Re: Titulli: Re: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
[QUOTE=murrizi;1991638]....edhe qetu je ardh a ?
hej mar makresh se sa i zoti je bo.[/QUOTE] Ka vakt tash se ju ka hy Zanzibari...asi far zgrejza ner pantolla u ka ardh pi Sllovenije e Greqije tuj i njek, e tash mule me sha Adelinen sa s`ka nis me i kall Albini i Kurtve...Bajagi i djegi ajo video Adem Jashari-Tahir Meha-Adelina Ismajli qe e kan ba rinia,po s`ke cka ban bre burre koha po ec,rinia s`po han bari :) |
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
Kjo e paska venin n'Cirk si akrobate ateher ahahahahahahahaaa
|
Titulli: Re: Titulli: Re: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
[QUOTE=Legend;1991689]Ka vakt tash se ju ka hy Zanzibari...asi far zgrejza ner pantolla u ka ardh pi Sllovenije e Greqije tuj i njek, e tash mule me sha Adelinen sa s`ka nis me i kall Albini i Kurtve...Bajagi i djegi ajo video Adem Jashari-Tahir Meha-Adelina Ismajli qe e kan ba rinia,po s`ke cka ban bre burre koha po ec,rinia s`po han bari :)[/QUOTE]
ahahahahhaa o ju po t'shtishi me zor me kesh ahahahahahahaaa Rinia s'po han jo bari, po kasht nese bejn krahasime te tilla !!! |
Re: Titulli: Re: Titulli: Re: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
1 Bashkangjit/je
[QUOTE=Elina;1991684][SIZE=3]Legend...pak ma lart the qe don vetem debat konstruktiv?....e ktu po don me ua thy turit disave...s'ka kuptim a :biggrin:[/SIZE]
[SIZE=3][/SIZE] [SIZE=3]Nejse...e sa per teme...e bukur esht boll...qe lakmi i marr...edhe cka i kam marre lakmi ma s'shumti...me nje mbremje diku kur kendoj para disa muajve a nuk e di sakt...kur u xegerrnu shkalleve...haj thash me veten,,,po lakmi po t'marr oj Adeline qe s'paske problem me unaza te shpines,se mu me sakatun tybe :eek::tongue:[/SIZE] [SIZE=3][/SIZE] [SIZE=3][/SIZE] [SIZE=3] Ps.Adeline vec perpara motrushe....je me e mira :biggrin:[/SIZE] [SIZE=3][/SIZE] [SIZE=3][/SIZE] [SIZE=3][/SIZE][/QUOTE] Me ty tentova me pas debat konstruktiv por... Keta qe ju flas me "turinje" njihemi moti dhe kemi hmm...tjera debate qe me se paku kane lidhje me Adelinen ;) Qe eshte engjull ne zemer,e burrnesh ne dore,gjarper ne skene,e perendeshe ne dukje,ato kush s`mundet me mohu. P.S: Adelinen e ki ne Paris ty e festu datelindjen sonte shiko ne fb te fanpage te saj,a edhe ti me shpalle Adeline a? :) Eshte nder,me beso eshte nder me te cilin krenohem ne cdo sekond te jetes. Ah sa per publik e sa e dojnė une nuk flas,ka dhan zoti foto e kamera veeeq mu ul e me kqyr. |
Re: Titulli: Re: Titulli: Re: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
[QUOTE=Makresh;1991696]ahahahahhaa o ju po t'shtishi me zor me kesh ahahahahahahaaa
Rinia s'po han jo bari, po kasht nese bejn krahasime te tilla !!![/QUOTE] Jooo qe je tuj kesh me zor e tuj qit vner per goje ato nuk pe dyshojmi hiiiq,po mos u nxej bre burr se sendet e mira vijne ngadale,ka video edhe nga koncerti ne Skenderaj,ka video edhe nga shumeee koncerte tjera e nese ne qe e dojm hajm kashte,demek poplli per ty qenka i krisur qe 25 vite e mban kete vajze ne Top 1 a? Mos harro,fill mbas shpalljes se rezultateve te zgjedhjeve mbreme ne RTK e ke pas...reprizen e emisionit "Pa skenar retrospektive" - Adelina Ismailin 8 vjeqare tuj e sha sistemin serb duke thene "Po na vjedhin femijerine,na ktheni lodrat na largoni pushket"...Koincidence? Hehe jo valla.Aktualitet i kohės? Po tybe tan diten ;) |
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
[FONT="Book Antiqua"][SIZE="3"]boll inat me te ardhe moj motrushe Eline, qy merr mand Adelina ne Paris e ti hala nuk shkove ....
hahhahaha,ha\ ps. ska fjal , eshte femer qe ja kam zili vetem per nje ..qe budallte e gjinise se kundert i sjell ne gisht , aftesi qe jo cdo femer e posedon.[/SIZE][/FONT] |
Re: Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
[QUOTE=jadore;1991776][FONT="Book Antiqua"][SIZE="3"]boll inat me te ardhe moj motrushe Eline, qy merr mand Adelina ne Paris e ti hala nuk shkove ....
hahhahaha,ha\ ps. ska fjal , eshte femer qe ja kam zili vetem per nje ..qe budallte e gjinise se kundert i sjell ne gisht , aftesi qe jo cdo femer e posedon.[/SIZE][/FONT][/QUOTE] Ke plotesisht te drejte,jeta per dikan nane per dikan njerke eeh... dhe pajtohem me ty ne cdo pike perveq asaj qe meshkujt i quan "budalle" (nuk quditem nese i ban 70 vjet pa burre ne forume) dhe...nuk i shikon videot e koncerteve te Adelines ku GJITHMONE rendet e para jane te mbushura me femra te pakomplexuara (kryesisht) qe perbejne ne shumicen e rasteve me shume se gjysmen e publikut.(Kqyre foton lart veeeq pak) A po don foto tjera nese s`beson o parfum?T`kalli foto e kam zbulu facebook-un u knaqa :D Veq mos me thuaj prap qe je femer te lutnaaaaa,s`di pse po me dukesh si Prishtinasja_ kogja nifar burri asht:) Ja nise edhe ti...aaaa thi Legend jam,duheni me m`shperbly qe ju largova nga politika e dheza kete teme me 2 postime :) |
Re: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
2 Bashkangjit/je
[B]Adelina Ismaili "ndėrpret" mėsimin nė Drenicė.[/B]
[B][I]Njė ngjarje sa e pazakontė, aq sa pėr tė qeshur bėri qė nė njė nga shkollat e mesme nė Drenas tė ndėrpritet mėsimi nga profesori kujdestar sepse nxėnėsit zėvendėsuan foton e Kryetarit tė Kosovės me atė tė ...Adelina Ismailit. Kjo nuk i ndaloi tė vrapojnė nėpėr koridoret e shkollės me foton "ADELINA PĖR PRESIDENT" Madje, duke treguar se sa e adhurojnė Adelinėn, ata bėnė foto. Ne po u sjellim disa nga fotot e kėsaj ngjarje ku mė pas disa nxėnės janė pėrjashtuar nga kjo shkollė,njėri nga ta,B.M madje ka denoncuar nė polici dhe drejtorin e shkollės pėr ushtrim dhune fizike ndaj tij.[/I][/B] |
Titulli: Re: Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
[QUOTE=Legend;1991795]Ke plotesisht te drejte,jeta per dikan nane per dikan njerke eeh... dhe pajtohem me ty ne cdo pike perveq asaj qe meshkujt i quan "budalle" (nuk quditem nese i ban 70 vjet pa burre ne forume) dhe...nuk i shikon videot e koncerteve te Adelines ku GJITHMONE rendet e para jane te mbushura me femra te pakomplexuara (kryesisht) qe perbejne ne shumicen e rasteve me shume se gjysmen e publikut.(Kqyre foton lart veeeq pak)
A po don foto tjera nese s`beson o parfum?T`kalli foto e kam zbulu facebook-un u knaqa :D Veq mos me thuaj prap qe je femer te lutn[FONT="Book Antiqua"][SIZE="3"]aaaaa,s`di pse po me dukesh si Prishtinasja_ kogja nifar burri asht:) Ja nise edhe ti...aaaa thi Legend jam,duheni me m`shperbly qe ju largova nga politika e dheza kete teme me 2 postime :)[/QUOTE]kush po bane dert moj perr Adelina e Qadelina , Une kam dert qysh me ja mush mendjen Elines qe le se nuk po shkon qe nuk po shkon ne Paris po e Zhvicrren e humbi gati me keto mant qe i ka e qe ju ka tek veq kryt e vet cka i thote. ps. motrushe, kiss Ty andej nga Tokbaschqja.. je ma e mira, top one ..bile edhe Adelines ja kalon ..besom[/SIZE][/FONT] |
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
kur po e knon kangen e amanetiti
makreshit po i djersitet kryt |
Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
[QUOTE=Guri i madh;1991905]kur po e knon kangen e amanetiti
makreshit po i djersitet kryt[/QUOTE] Po be, shum ma njeri kryt. N'dac beso n'dac jo : Per striptizėn e saj qė e ngjyti me fjal tė shenjta, Adelina meriton te likuidohėt me 7 pluma njėrin pas tjetrit, sigurisht bashk me ata guxhart qe e likunshin kryt. Me fe s'ka hajgare dhe s'ka kurfar mėshire ! |
Titulli: Re: Titulli: Re: Titulli: Re: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
[QUOTE=Legend;1991742]Jooo qe je tuj kesh me zor e tuj qit vner per goje ato nuk pe dyshojmi hiiiq,po mos u nxej bre burr se sendet e mira vijne ngadale,ka video edhe nga koncerti ne Skenderaj,ka video edhe nga shumeee koncerte tjera e nese ne qe e dojm hajm kashte,demek poplli per ty qenka i krisur qe 25 vite e mban kete vajze ne Top 1 a? Mos harro,fill mbas shpalljes se rezultateve te zgjedhjeve mbreme ne RTK e ke pas...reprizen e emisionit "Pa skenar retrospektive" - Adelina Ismailin 8 vjeqare tuj e sha sistemin serb duke thene "Po na vjedhin femijerine,na ktheni lodrat na largoni pushket"...Koincidence? Hehe jo valla.Aktualitet i kohės? Po tybe tan diten ;)[/QUOTE]
Pash nji Zot, a po mendon qe po ma nin shum per adelinen a ?! Le qiko le, se krejt fush te kukshe. Kjo ndoshta shpjegohet edhe me faktin qe je ushqye me detelin pergjat e 25 vite. Ka nje her kur po fol per Adelinen, po ngjet sikur me fol per vet-vetėn. Nuk eshte ēudi nese edhe vet je adelina e ta merr mendja qe je bo naj far legenke. Legenke, ne te cilėn derdhėt llomi i te gjithėve. |
Titulli: Re: Titulli: Re: Titulli: Re: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
Ja kisha ndalu paraqitjen ne krejt TV-t e Radiot...nuk ka gje ne te per me pa ashtu keshtu!
|
Re: Titulli: Re: Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
[B][COLOR="DarkRed"]RIKTHIMI TRIUMFAL DHE VEZULLUES I ADELINĖS[/COLOR]![/B]
[B]Zj.Adelina pas nje periudhe mese dy vjeēare, jeni kthyer serish ,do te thoshim ne menyre brilante. A ishte kjo nje qetesi, sikurse thuhet, para fortunes artistike? -Se pari,pergezimet e mia me te ngrohta per revisten.Po,u ktheva ne Kosove,Shqiperi,Maqedoni e Mal te Zi me nje turne e cila vertet rezultoi shume e suksesshme.Nuk behet fjale per qetesi,se paku jo tek une.Kam dy vite qe aktivisht veproj ne Zvicer dhe France,nuk po flas vetem per koncerte dhe kenge te reja shqipe,por per depertimin ne tregun e huaj i cili rezultoi i suksesshem.Ndoshta prirja qe para cdo vepre te mbyllem ne studio dhe ta finalizoj deri ne detajin e fundit ka bere qe te krijohet pershtypja qe para fortunes kam qetesine.Por kjo eshte vecori e cdo krijuesi te vertete besoj. Ju jeni e vetmja femer, e cila qe nga femijeria e keni ruajtur stilin origjinal dhe e keni krijuar autoritetin, pikeisht per shkak te stilit tuaj, por edhe te menyres se interpretimit te kengeve, pastaj veshjes, tekstit dhe zerit ? -Dikur mendoja qe fati dhe vetem fati me ka ndihmuar.Tani e di qe edukimi dhe shkollimi im ne lemin e muzikes klasike qe nga fillimi me ka bere qe karrieren ta mendoj si nje simfoni e cila ka shume variacione ne vete,por tema gjithmone mbetet e njejta.Ne boten ku krijohet muzika moderne as qe mund te imagjinohet nje kenge pa nje imazh te caktuar dhe gjate te menduar.Une kam pasur fatin qe kisha nje nene moderne e cila ka njohur shume trendet boterore atehere kur fillova te kendoj dhe fjala “trend boteror” tingellonte si dicka totalisht e panjohur.Une kerkoja,ajo me mesonte.Zgjodha rrugen time,dhe me vendosmeri vazhdoj ta perfeksionoj. Per ju, lirisht mund te thuhet se jeni e ardhuruar nga te gjitha shtresat dhe mjediset. Mund te thuhet se jeni artistja e rralle qe keni perfituar zemrat e te gjitha moshave. Sa jeni e vetedijshme per kete dhe si e vleresoni kete? -Shpesh e kam thene qe dallget e adhurimit me te cilat perballem ne raste te ndryshme,me rrezojne edhe mua.Une artin te cilin e dhuroj e perjetoj si dicka krejtesisht normale qe jeton ne mua dhe e kam me borxh ta ndaj me tjeret.Kur shperblehem me dashuri altruiste per dicka qe une e konsideroj totalisht normale,nuk mund te aktroj gjoja se keto gjera jane te kuptueshme.Cdokush qe skenen e perjeton te shenjte,admirimin e njerezve e perjeton si bekim dhe aty nuk ka vend per frenim ndjenjash. Nga natyra jene e dashur, e shoqerueshme dhe shume e ngrohte, kurse ne kenget tuaja ka gjithcka, dashuri, revolte, kushtrim... -Kenget e mia behen per ata qe i degjojne dhe une inspirohem nga jeta e njerezve te zakonshem.Kenget e mia flasin per jeten, me te gjitha te mirat dhe te keqijat e saj.Konsideroj egoizem te kendoj per veten,megjithate pas dy dekadave karriere te cilen e njohin shumica shqiptare,une nuk mund te shperfill ndodhite rreth meje dhe eksperiencat e atyre qe iu kendoj.Po te ishin kenget e mia autobiografike,secila do titullohej “Dashuri” (qesh).Jam ne nje stad jetesor ku kam gjetur gjithe te mirat e kesaj bote,kam gjetur veten,jam njohur me Adelinen e vertete ku vetem per negativitet nuk ka vend.Kam zbuluar qe jeta eshte e bukur ne momentin qe e do te tille.Derisa shume kolege kete vere me komplimentonin:”Kurr me mire s`te paskam pa” mendoja me vete “Sa pak duhet per lumturi”... Jeni edhe autore e e kenges emblematike “Ushtrine time do ta beje”....keni patur nje guxim te madh, por keni shfaqur edhe nje sinqeritet dhe dashuri per Atdheun e per Pavaresinee tij, pra Pavaresine e Kosoves? -Duhet patur guxim qe te duash.Une kam zgjedhur mjete qe ta shpreh admirimin tim per Kolosin i cili ne kohen me te rrezikshme per kombin tone,pati guximin qe te krijoj nje realitet ku ne frymonim me nje shprese qe nje dite vertet do flasim shqip,kendojme shqip,do kemi atdheun tone,flamurin,pavaresine.Ibrahim Rugova na i solli te gjitha keto.Vertet e dua kombin,vendin tim si cdo njeri normal ne bote.Por ishte vetem nje njeri i cili vertet na mesoi si te duam kete vend.Me e pakta qe nje pesembedhjete vjeqare si une mund te bente ne ate kohe ishte t`i kushtonte nje kenge e cila me dukej dhurate simbolike per nje Kolos siq ishte Ai.Do te isha e cmendur po te mos perfshija atdhedashurine ne veprimtarine time.Por,edhe me keq,do isha totalisht e pandershme sikur te harroja kend e permendin burreshtetasit e tere botes si babain e shtetit kosovar. Njiheni per levizjet artistike ne skene, per grimin, lukun, menyren e interpretimti, pra jeni artiste komplete. A eshte dhunti e Zotit,apo keni punuar me fanatizem? -Patjeter qe eshte dhurate nga Zoti,jo cdokush perjeton nje kenge te vetme me cdo atom te qenies se vet. Por edhe puna,nuk do thoja me fanatizem me tingellon si shprehje kur gjerat behen me force,por puna me dashuri kur mezi pret qe te nisesh ushtrimet,inqizimet,etj., per nje koncert per mua eshte kalim ne nje dimenzion tjeter ku gjithcka eshte aq pozitive saqe me ngjan vetja sikur nje femi qe ka hyre ne boten e perralles.Skena eshte vend ku realitetin e vrazhde e kthej ne humoreske,jeten,e tille siq eshte,e bej enderr te bukur. Meqe e permendem Zotin, ju jeni nje besimtare e shkelqyer, meqe luteni per fatin dhe per shendetin e te gjitheve, por edhe fatin tend individual e familjar? -Jam besimtare ne suaza te normales.Aq sa lutem per mireqenien time dhe te afermeve primarisht,aq mundohem edhe te bej ne vepra per ta. Eshte njė thenie se kush kendon, nuk mendon keq, a eshte kjo e vertete? 8)Kjo thenie ka kohe qe eshte e kontestuar (qesh).Varet cka kendon. Gjithcka eshte relative. Prusti,me nje rast shprehet se do te deshironte te ishte i pakontestuesehm. Mendoj se edhe ju ne sferen e artit muzikor jeni e pakontestueshme dhe keni nje adhurim,do te thoshim platonik? -Deri tani nuk doja t`ju falenderoja,sepse e tere intervista do te ishte perplot falenderime.Por tash vertet ju falenderoj nga zemra.Cdo gje lidhur me mua qe eshte tentuar te vehet ne pikepyetje,eshte vertetuar keto dy vitet e fundit.Guxoj te them qe per keto dy vite une ne cdo cep te botes shqiptare e kam kuptuar qe po...jam e pakontestueshme.Kam punuar me njerez te deshmuar,kam qene vetja dhe kam dhuruar gjithmone dashuri reale,te palimituar dhe si te tille e kane pranuar ata qe me degjojne e shikojne. Tek ju shihet nje shpirt i madh, pastaj nje pesimizem, ka edhe sarkazme, mllef dhe optimizem. A mendoni se permes artit, thuhen te gjitha,por edhe behet njefare humanizimi i shoqerise? -Ky eshte misioni i artit muzikor.Pershkrimi i fenomeneve shoqerore me tingull e fjale ne menyre qe te tentosh ta thuash ate qe tjeret nuk e kane shansin apo guximin ta thuan.Dhe duan ta degjojne nga tjetri.Ok,kohen e fundit verehet nje tendence qe njerezit duan te degjojne vetem kenge optimiste,per te ikur nga realiteti i cili vertet mbetet i vrazhde tek ne,dhe muzika ende perceptohet si nje ikje ne kenaqesi.Kjo nuk eshte negative,ne momentin qe nderthuret me grimca realiteti aktual.Atehere vertet behet nje lloj humanizimi i shoqerise. Por ne momentin qe kemi dy ekstreme,kenge qe s`kane asnje porosi ne tekst vetem muzike vallezimi apo kenge ku ekzagjerohen fenomenet negative,atehere nuk kemi te bejme me art. Ju njiheni edhe per inkorporimin e folklorit tone ne kenget tuaja, pastaj duetet, pastaj kendimi ne grup, por duket se individualiteti juaj eshte plot bujė. Kur thuhet Adelina, aty nuk diskutohet, dihet se Adelina eshte njeshi? -Pa fundesisht faleminderit.Kam pasur fatin qe kam bashkepunuar me njerezit me te shquar te ketij kombi ne lemin e muzikes,dhe kjo me ka bere te njoh cdo segment te artit muzikor shqiptar.Nga te gjithe kam mesuar nga pak,por me se shumti nga Sabri Fejzullahu,nje legjende e gjalle e artit muzikor kosovar.Mbi dy decenie jam deshmitare e gjalle qe ai njeri kur shkel skenen,edhe pa asnje fjale te vetme te thene,publiku ekzaltohet.Dhe guxoj te them qe nuk ka me sikur ai as nuk do te kete kurr.Eh,kam patur fatin te shikoj cfare eshte te jesh i vetem ne skene dhe ta sundosh cdo dromce rreth teje.Ne skene jam bashkepuntorja me e mire,por kur jam vetem jam Adelina.Aty eshte universi im dhe i atyre qe me duan. Ne Kosove, por edhe ne Perendim keni shume adhurues, perkrahes,por edhe ndonje dashakeq. Mendoni se ia vlen te mirreni me ta, ose, a i besoni thenies se Kadarese, se rrufeja godet ne Olimp? -Jeta nuk eshte interesante pa qelbesirat,ne te kunderten do harroja si eshte te pastrosh (qesh).Per fatin tim,tashme jemi ekip i gjere,ku me individe apo struktura te caktuara qellimkeqija merren njerezit adekuat ne ekipin tone.Dhe,po...Plotesisht besoj tek Kadareja,posaqerisht ne thenien:”Mos ji i ashper me artistin,o sundimtar”[/B] |
Re: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?
1 Bashkangjit/je
[B]I beson fatit dhe a mendon se fati eshte percaktues i fatit?
-Besoj ne fat,megjithate ka gjera qe ndodhin ne jete dhe nuk arrijme ti spjegojme dot.E bukur kjo Fati percaktues i fatit...Definitivisht. Aktualisht jeni ne Zvicer, duket se atje e keni gjetur nje fole te ngrohte dhe do te qendroni per nje kohe? -Aktualisht jam ne France dhe qendrimi im ne Zvicer e France ka nje qellim.Futjen e muzikes shqipe ne show biznesin europian.Kjo po ndodh,ju e dini qe akti final eshte publikimi dhe mezi po pres qe te publikohen te gjitha ato pune qe kam bere ketu . Koheve te fundit keni patur disa koncerte shume te suksesshme, qofte neper Kosove, por edhe jashte. Cila eshte e vecanta e tyre. Perteritja e repertorit, stili, zhanri, veshja... -Koncertet e mia jane show tash e dy vite,ndoshta kjo eshte e vecanta.Aty ka zhanre te panumerta muzikore qe nga baladat e hip-hop deri tek folklor e rock,kendim acapella qe gjithmone e kam praktikuar ne koncerte,balerine e balerina,shume paraqitje ne shume stile asnjehere nen 45 minuta,komunikim dhe humor,etj.Me mbetet merak qe nuk kisha mundesine qe te performoja ne piano per shkak te kushteve te limituara teknike,gje qe ne diaspore e bej me shume qejf tash e dy vite.Ne pergjithesi,ishin koncerte fantastike. Ju, brenda nje kenge keni disa pamje, dmth nga ana e jashtme dukeni perfekt, kurse nga ana shpirterore, poashtu? A mendoni se keto dy komponete duhet te koordinohen mire, qe kenga te dale e realizuar? -Thone qe nje shpirt i shemtuar i mbyllur brenda nje fytyre te bukur,denohet perjetesisht me ziline.Kam patur fat qe kete ndjenje nuk e kam perjetuar vet kurr.Asnjehere ne jeten time nuk do te mund te punoja nje projekt,ne momentin qe nuk jam 100% e kenaqur shpirterisht me veten.Dukja e jashtme eshte nocion relativ,cdo njeri me shpirt te bukur eshte i bukur.Asnje bukuri fizike nuk nevojitet per nje hit. A eshte e realizuar ne jete dhe ne skene, Adelina? 18) Po,me plot gojen them po.Ne jete kam gjetur realizimin e endrres me te fshehur dhe paqen me cdo gje rreth meje.Ne skene jam realizuar shume kohe me pare,prandaj them qe muzika ne vendet shqipfolese per mua mbetet nje hobi qe e kam me borxh per fansat. Njiheni per fjalorin shume te drejtperdrejte, pastaj e thuani pa hezitim ate qe e mendoni, keni patur sekuenca per qėndrimin tuaj transparent dhe per fjalet qe i thuani pa ekuivoke? -Eshte ne natyren time qe gjerat ti them ashtu siq jane dhe pa bishtnime.Nuk jam femije komunizmi,faleminderit Zotit!Kam vuajtur nga e verteta direkte qe edhe sot e kesaj dite vazhdoj ta them,kam rrezikuar jeten time dhe te familjes,por e rendesishme eshte qe asnjehere ne jete nuk jam perkulur para poshtersise dhe asgje e thene nga une nuk ka rezultuar genjeshter.Kjo per mua ka rendesi. Cka do te behej Adelina, po te mos behej kengetare, mbase artiste? 20)Ndoshta aktore.Nuk di,vertet nuk kam ide si do ishte jeta ime pa kengen. Ju e pushtoni skenen dhe e kallni, sikurse thuhet..dukeni e magjishme ne skene. A mendoni se vete arti eshte magji, eshte mrekulli... -Faleminderit perseri.Definicion konkret per artin nuk ka,as nuk do te kete.Une e perjetoj si nje mrekulli.Eshte nje bote tjeter ku hyn per te perjetuar lirine e plote,ku krejt trupi dhe shpirti behen nje per te qene ne funksion te nje ndjenje te magjishme qe dhuron nje ritem,fjale apo tingull i caktuar.Dhuroj tere pozitivitetin tim,aq sa ne fund te cdo koncerti une humb 1 deri ne 2 kg.Dhe pas gjithe asaj vjen ajo prehja e kenaqshme,ajo buzeqeshja qe nuk me hiqet me dite te tera.Eshte me shume se mrekulli. A mendoni se artin nuk mund ta bejne te gjithe dhe, ai, arti, tashme eshte cenuar nga te kater anet me lloj lloj kengetareje, e zhanri te muzikes se huazuar nga kushedi kush? -Jo,artin nuk mund ta bejne te gjithe.Artin mund ta kritikojne te gjithe (qesh).Une dikur apeloja qe te behet nje demokratizim,nje liri absolute e hyrjes ne skene te gjithkuj qe donte te kendonte sepse ankoheshin qe nuk kane hapesire.Sot kemi me shume kengetare sesa nxenes te shkollave te mesme,dhe tragjedia me e madhe qe po i ndodh kultures sone eshte sjellja e meloseve qe historikisht kane shkaterruar qelizen e identitetit tone.Por,kemi fat qe kombi yne nuk pranon cdo gje qe i servohet dhe perkunder numrit enorm te kengetareve ne skenen tone muzikore,ne gishta te nje dore mund te numerohen ata qe mbushin nje salle me publik.Kjo eshte arsyeja pse kerkoja demokratizimin.Qe degjuesi te beje filtrimin.Dhe saktesisht kjo ka ndodhur. Si e vleresoni rrugetimin e muzikes sone ne keto dhjete vjetet e fundit dhe nese duhet vleresuar me note, cka note do ti jepnit, ju? -Nuk mund te themi qe s`ka pasur perparime te dukshme.Gjeja me pozitive qe ka ndodhur eshte sjellja e trendeve boterore siq jane hip-hop,r`n`b,dance,besa edhe perparimi i rock-ut kohen e fundit.Them qe idealja ishte kur bashkoheshin me muziken tone autoktone.Por,infiltrimi i sllavizmave,pastaj muzikes rome,turke,etj., mund te jete fatal per kulturen tone.Vazhdoj te kembengul qe nuk kam asgje kunder ketyre meloseve,por kam shume kunder kur anashkalohet melosi i mrekullueshem unik shqiptar dhe perkthejme,pa nevoje,nga tjeret.Eshte tragjike.Nuk mund te jap nje note sepse kemi te bejme me dy ekstreme. Keni filluar te ,pushoni,edhe skenat e Evopes. A keni menduar te realizoni edhe ndonje cikel kengesh ne gjuhen angleze, apo ne ndonje gjuhe tjeter? -Oh,faleminderit.Po,jemi duke punuar intenzivisht ne ate drejtim dhe me fatin e shendetin,do te kem album me kenge ne gjuhen angleze,dicka edhe franqeze,patjeter edhe shqipe. A jeni e lumtur dhe cka do te thote lumturia per ju? -Per mua lumturi eshte te jem shendosh e mire une dhe njerezit qe i dua,te zgjohem dhe te bi ne gjume e buzeqeshur dhe kenaqur me diten qe kam kaluar,te jem e rrethuar me njerez pozitiv.Po,mund te them qe jam e lumtur. Dashuria do ta shpetoje boten. I besoni kesaj thenie? -Shpresoj... Nga bisedat tuaja ne radio, gazeta dhe neper televizione hetohet nje fjalor i gdhendur, i paster dhe mjaft i ngritur. A lexoni dhe, ndoshta edhe keni provuar per te shkruar, e kam fjalen poezi se tekste kengesh, e di, qe te shumtat i shkruan Ti? -Te jesh person publik ne shekullin 21 dhe te kesh fjalor te kufizuar eshte me shume se turp.Thone qe nuk ka liber te keq.Une them qe ne krevat mashkullin me te mire e zevendeson libri me i keq.Nuk mbaj ne mend kur me kane kaluar 48 ore pa lexuar.Kam marrur guximin qe te shkruaj tekste kengesh,jo vetem per vete.Por jo me shume.Sa me shume qe lexoj, e kuptoj qe shkrimtaret lindin dhe nuk behen. Duket se baladat i kendoni, ose, sikurse thuhet i vajtoni mese miri? -Kete ma ka thene dhe Nexhmije Pagarusha. Eshte nje kompliment qe rralle perjetohet,sepse thone qe zeri i nje kengetareje me se miri degjohet ne nje balade.Fatkeqesisht,rralle me ka ndodhur qe dikush te me beje balade per ambitusin tim,kompozitoret ne te kaluaren me shume punonin per te shfaqur vepren e vet dhe une duhet t`i pershtatesha edhe kengeve qe nuk kishin te benin aspak me ate qe une me se miri kendoj.Por,jam pershtatur mire dhe tani jam mbushur mend qe te mos kendoj kenge qe nuk me shkojne (qesh). Cila grua eshte model per ju? -Gjyshja ime e ndjere. Cili mashkull eshte tip per ju? -Ai cili kur i qendroj afer,asgje tjeter me s`ka rendesi. Cka mbeti pa u thene e qe deshironi ta thuani? -Dua te apeloj tek te gjithe ata qe po lexojne kete interviste qe te lexojne veprat e arvanitasit Aristidh Kola,njerit nder shqiptaret me te medhenj ne jete qe me ka rastisur ta lexoj,vepra ne te cilat me fakte te paevokueshme deshmohet qe ne shqiptaret jemi populli i pare ne Gadishullin Ilirik dhe Iliada e Homerit eshte e shkruar ne shqipen e vjeter-ne ilirisht,e fakte tjera qe me kane lene pa mend.Jane vepra qe me kane ndryshuar cdo botekuptim,posaqerisht pas vrasjes mizore qe iu be ketij njeriu te madh. Kur mund t'iu shohim ne Kosove? 32)Besoj dhe shpresoj qe nga tetori do te jem perseri ne Kosove per disa dite. Urime, dhe fat e shendet se te tjerat, pastaj vijne vete.... -Gjithashtu dhe juve.Cdo te mbare. Faleminderit per kohen dhe gatishmerine tuaj per kete bisede. Faleminderit juve qe kisha privilegjin te pergjigjem ne pyetje qe vertet ngacmojne imagjinaten time,dhe rasti per te qene ne revisten tuaj eshte nje nder.[/B] |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:50. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.