Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Poezia (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=115)
-   -   Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=21615)

Linka_pz 05-12-07 18:51

Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
 
Kёrkomё tek ndonjё varg


Nёse pik’ e lotit mbi letёr s’ёshtё tharё,
Dhe gёrmat pёrmbi tё ,vijnё e zbehen
Puthi fjalёt e shkruara,sa mё parё,
Se nё ujёvarё malli, loti kthehet.

Nёse mundohesh tё gjesh gishtat delikatё,
Mbi gjurmё dridhjesh letrёs sё shkruar,
Shiko si pёrkulen tё pabindurat,fjalёt
Si degёt e lisit prej bore rёnduar.

Nёse diku ndonjё varg vjen pёrgjysmё,
Pikё a presje diku nё s’kam vёnё,
Tё lutem, shpirt, mos i lodh sytё
Do ket’ qёnё mesnatё, gdhinte e Hёnё.

Nёse i lexon dikur, ti malli im i largёt,
Vargjet e mi rebelё nёn njё rimё,
Mёso se rrija netёve nёn dritёn e pakёt,
E kёrrusur mbi letёr, gёrvishja vetminё...

Ardita Jatru

Linka_pz 06-12-07 14:16

Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
 
Fundvjeshte


Vjeshta u shty tek dimri kete vit,
Po, besoni ne fjalet e mia,
Ne rrugen me te bukur
Gjethet rane ne dimer.
Gjethet i shkeli nje vajze duke vrapuar,
Stina mori me vete kujtimin e hidhur te saj.

[SIZE=2][COLOR=#0000ff]Alfred Perona[/COLOR][/SIZE]

BE LK 06-12-07 17:36

Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
 
Oj linka a ban me postu une poezi ketu apo jo?

Linka_pz 06-12-07 18:03

Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
 
[quote=BE LK]Oj linka a ban me postu une poezi ketu apo jo?[/quote]


[SIZE=3]Pershendetje BE LK ,veq urdhero ,je i mire se ardhur me poezit tuaja apo edhe te perzgjedhura nga ti!

Respekt per ty!
[/SIZE]

BE LK 06-12-07 18:07

Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
 
[QUOTE=Linka_pz][SIZE=3]Pershendetje BE LK ,veq urdhero ,je i mire se ardhur me poezit tuaja apo edhe te perzgjedhura nga ti!

Respekt per ty!
[/SIZE][/QUOTE]
Faleminderit. per lejen, qenke me zemer gjere se edi rama se edi nuk te jep kurre leje pa rryshfet. hahahahaha (pak shaka mos ma mer per ters )

Linka_pz 06-12-07 21:18

Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
 
Enderr mbrritje


E bukur
Mbremjeve te drojtura
Buze detit
Me vargje do mbuloj
Gjurmet
Perpelitur ne endren
E mberritjes.


Te nesermen
Mbushma lumturisht
Me bollekun e kendshem
Te qenies tende.


[SIZE=2][COLOR=#0000ff]Alfred Perona[/COLOR][/SIZE]


[RIGHT][/RIGHT]

Linka_pz 07-12-07 17:09

Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
 
Njė ditė e re

Mirmėngjes,
njė puthje bashkė me kafenė e nxehtė,
flokėt e shprishur dhe era e lėkurės tėnde
mbi jastėk.

Mirmėngjes,
djelli tek hyn nė dritare,
shtyn kėngėn e zogjve tė pranverės,
poezi.

Mirmėngjes,
nė sytė e zi, njė ditė e re dhuratė
behu mbartur me dashuri,
sa deti.

Njė ditė e re me ty,
ajėr, frymėmarrje, paqe, dritė,
Mirmėngjes!




[URL="http://letersia.zemrashqiptare.net/article/AutoreLLl/LuigjCekaj/4096/"]Luigj Ēekaj[/URL]

Linka_pz 07-12-07 22:34

Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
 
Dua sy!



Sy! a ka atje matanė rrugės?
Sy! tė mė shohin prapė se s’u ngopa
Sy! tė mė ndjekin nga pas se s’u ngopėn
Sy!..............................................................
Sy! ................................................................
Sy!...................................................................
Sy! a thua po mė mbetej fryma?
Sy! nėpėr ajėr, nėpėr tinguj se pashė njė risi
Sy! mė pillni pra, se po ngatėrrohem me rrymat
Sy!........................................................................
Sy!..........................................................................
Sy!...........................................................................

Loreta Mema

Linka_pz 08-12-07 18:43

Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
 
Loti

Loti si vesa
Lagu lendinen e qete
Te shpirtit te saj.

Me mbeten ne sy
Lotet
E dot s’po qaj.

[SIZE=2][COLOR=#0000ff]Alfred Perona[/COLOR][/SIZE]

[RIGHT][/RIGHT]

luan_i 09-12-07 00:33

Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
 
Pershendetje dhe pėrgėzime Linka. Je e rrallė dhe shumė e merituar.

[I]Rastėsi...[/I]

Rastėsi shikimi nė shfletim dardan
Njohje e zorshme, pa emėr, mbiemėr…
Insikti fletė, nė rrahje zemrash
Njohje, rinjohje
Dilemė
Dhe thurrje fjalishė e rikthim nė tė parėn
Pėrsėri ecje alfabetike
Rrugėtim i gjatė
Sa e gjatė kjo natė, ndoshta ditė ėshtė
Nuk e dij
Errėsira ka mbuluar vendin tim
E unė, unė...
Rrugėtoj me shpresėn e madhe
Me pagjumėsinė.

luan_i 09-12-07 00:34

Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
 
Pershendetje dhe pėrgėzime Linka. Je e rrallė dhe shumė e merituar.

[I]Rastėsi...[/I]

Rastėsi shikimi nė shfletim dardan
Njohje e zorshme, pa emėr, mbiemėr…
Insikti fletė, nė rrahje zemrash
Njohje, rinjohje
Dilemė
Dhe thurrje fjalishė e rikthim nė tė parėn
Pėrsėri ecje alfabetike
Rrugėtim i gjatė
Sa e gjatė kjo natė, ndoshta ditė ėshtė
Nuk e dij
Errėsira ka mbuluar vendin tim
E unė, unė...
Rrugėtoj me shpresėn e madhe
Me pagjumėsinė.

Linka_pz 09-12-07 11:54

Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
 
[quote=luan_i]Pershendetje dhe pėrgėzime Linka. Je e rrallė dhe shumė e merituar.

[I]Rastėsi...[/I]

Rastėsi shikimi nė shfletim dardan
Njohje e zorshme, pa emėr, mbiemėr…
Insikti fletė, nė rrahje zemrash
Njohje, rinjohje
Dilemė
Dhe thurrje fjalishė e rikthim nė tė parėn
Pėrsėri ecje alfabetike
Rrugėtim i gjatė
Sa e gjatė kjo natė, ndoshta ditė ėshtė
Nuk e dij
Errėsira ka mbuluar vendin tim
E unė, unė...
Rrugėtoj me shpresėn e madhe
Me pagjumėsinė.[/quote]


[SIZE=3]Pershendetje ,Luan_i te falenderoj qe Poezit tuaja ke shpreh deshire ti postosh ketu .
Suksese !
[/SIZE]

Ma-Origano 09-12-07 14:08

Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
 
Thnx Linka_pz Te Bukura Jane

Linka_pz 09-12-07 14:20

Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
 
[quote=Ma-Origano]Thnx Linka_pz Te Bukura Jane[/quote]


[SIZE=3]Flm ,shume dhe une qe ndoshta nuk kam talent per shrime .......por ja qe me keto perzgjedhje ,Ma bete Zemren Mal.

Ju falemnderit shume ,shume te gjitheve !
[/SIZE]

Linka_pz 09-12-07 14:45

Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
 
U lodha bre!

U lodha bre! Po ju a u lodhėt?
Se unė po jetoj pa e ditur
Po ju si po jetoni?
Ju shoh tek kaloni
Vetėm kaq, asgjė me tėpėr
Ju pėrshėndes e hesht prekshėm
Po mė anashkalon jeta si nė hije
Legjendė me hile, pa shije
Ky trishtimi me zile
Lėmoshė dua, nė ballin e bebes
Hej, lėmoshė se jam jetime
Nė rrugėn e pėshtyme..




Laureta Mema


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:04.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.