Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Sporti (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=118)
-   -   Barcelona (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=21804)

Gega 1 10-12-11 21:09

Titulli: Barcelona
 
A di kush me m`tregue, a ka shanse per Realin sonte ?
E kom qitu ni shqipe,per Real e Ronaldo, i kalle krejt kojshine!
Po ia kom droen,m`qet pune nese hupe Reali.:biggrin:

Oqeani 10-12-11 21:22

Titulli: Barcelona
 
[QUOTE=Gega 1;2162897]A di kush me m`tregue, a ka shanse per Realin sonte ?
E kom qitu ni shqipe,per Real e Ronaldo, i kalle krejt kojshine!
Po ia kom droen,m`qet pune nese hupe Reali.:biggrin:[/QUOTE]


Persehndete shokun, njehere dhe juve ju pershendes - Sa per Real e Barēa - tash ia therri gjum - po nejse pyete at shokun tuaj : A po i ndajshin/ ndajke diēka nga fitimi : Reali/ Ronaldo !

Ani mos te merzitet edhe nese humbe !

Loja do jet baraz !

Gega 1 10-12-11 21:30

Titulli: Barcelona
 
[QUOTE=Oqeani;2162900]Persehndete shokun, njehere dhe juve ju pershendes - Sa per Real e Barēa - tash ia therri gjum - po nejse pyete at shokun tuaj : A po i ndajshin/ ndajke diēka nga fitimi : Reali/ Ronaldo !

Ani mos te merzitet edhe nese humbe !

Loja do jet baraz ![/QUOTE]
I pershendetun je dhe ti nga une...
Mire e kie,s`i qet sen n`kulete,le t`fiton sa te don Reali.
Edhe mu ma merr menja, qe Reali e ka zor me fitue.
Baraz,kisha thane edhe une.

panta_rhei 10-12-11 21:34

Titulli: Barcelona
 
U vendose ajo pune, 3 me 1 fiton Reali.

valiii 10-12-11 23:52

Titulli: Barcelona
 
[QUOTE=panta_rhei;2162675]Ku doni me ba venin sonte, o lepurushat e guardiolles??? :biggrin:

HALA MADRIIID !!![/QUOTE]

Haaaaaaahahahahahahaahaahahaaaa..

e_martumja 10-12-11 23:55

Titulli: Barcelona
 
ska koment BRAVO

Gjiki 11-12-11 00:00

Re: Barcelona
 
Fitun Shkiet :) urime ju koft

e_martumja 11-12-11 00:01

Titulli: Re: Barcelona
 
[QUOTE=Gjiki;2162946]Fitun Shkiet :) urime ju koft[/QUOTE]
cilen loje e shikove :biggrin:

panta_rhei 11-12-11 00:10

Titulli: Barcelona
 
[QUOTE=valiii;2162942]Haaaaaaahahahahahahaahaahahaaaa..[/QUOTE]

valiii,
pse po bohesh qeshtu?
o moderator, ku jini??? kqyre valin qysh pe prish temeeennn, qy

valiii 11-12-11 00:50

Titulli: Re: Barcelona
 
[QUOTE=Gjiki;2162946]Fitun Shkiet :) urime ju koft[/QUOTE]

Gjiki, shkijet e kane nje fjale per ju qe nguteni me fol "da ne bi bilo tuzno bilo bi smesno"...

Moderator, qy panta pom thote lepurosh, fshija shkrimin se prishem :))

Virti 11-12-11 01:16

Titulli: Re: Barcelona
 
[QUOTE=Gjiki;2162946]Fitun Shkiet :) urime ju koft[/QUOTE]

lexo pak kush eshte Katalonia!

LaCoStA 11-12-11 08:49

Titulli: Barcelona
 
[QUOTE=panta_rhei;2162905]U vendose ajo pune, 3 me 1 fiton Reali.[/QUOTE]

O pant, mos e ke dit rezultatin e s'ke desht me pranu, tani veq jau ke ndrru vendet? :smile:

Edhe une e kom pas prognozu qet rezultat, ama ne favor te Barcelones, kuptohet! :smile:


P.S - A t'kom kallzu ku e bojn/a venin mas ksaj loje?

LaCoStA 11-12-11 08:52

Titulli: Re: Barcelona
 
[QUOTE=Gjiki;2162946]Fitun Shkiet :) urime ju koft[/QUOTE]

Qekjo eshte eshte "Fair Play".

Ke than qe ki me ardh edhe me ma uru, ama per mue qeky nuk eshte urim, por ofendim!



[QUOTE=e_martumja;2162947]cilen loje e shikove :biggrin:[/QUOTE]

Garant nja Partizan e ku me dit qka ka kqyr?! :biggrin:

LaCoStA 11-12-11 08:58

Titulli: Barcelona
 
[SIZE=4][B]Nė ‘el Clasico’ fjalėn e ka Barcelona[/B][/SIZE]

[IMG]http://www.telegrafi.com/fo/sport/f.1210235249549_m.jpg[/IMG]

[B]Real Madridi nuk ka arritur ta thyejė ‘tabunė’ e quajtur Barcelona, pasi sėrish ėshtė turpėruar nė Santiago Bernabeu me rezultat 1-3.[/B]

Edhe pse tė gjithė analistėt e futbollit mendonin se Los Merengues kanė arritur nivelin e katalunasve, superderbi evropian e dėshmoi tė kundėrtėn- Barcelona vazhdon tė jetė mė e fortė.


[I][B]Pjesa e parė[/B][/I]
Vetėm 22 sekonda pas fishkėllimės sė parė tė gjyqtarit, vendasit krijuan epėrsi pas njė gabimi tė portierit Valdes, ndėrsa realizues ishte Karim Benzema.

[IMG]http://www.telegrafi.com/fo/2010/1karimb.jpg[/IMG]

Njė gabim e bėri edhe Sergio Ramos, nga i cili nuk arriti tė pėrfitojė Lionel Messi, pasi goditjen e tij e mbrojti Iker Casillas.

Njė rast shumė tė volitshėm e pati edhe Cristiano Ronaldo, i cili pranoi njė top tė mirė nga Benzema, mirėpo goditja e tij pėrfundoi jashtė kuadratit tė portės.


[IMG]http://www.telegrafi.com/fo/2010/alexis.jpg[/IMG]

Derisa Los Blancos po zhvillonin lojė tė mirė dhe po e dominonin takimin, Lionel Messi bėri nga ato magjitė e zakonshme tė tij pėr ta nxjerrė Alexis Sanchezin ballė pėr ballė me Casillasin, dhe kiliani e barazoi rezultatin (30’).

Nė vazhdim, Barcelona dalėngadalė filloi ta nivelizojė takimin dhe kohė pas kohe tė imponojė lojėn e vet nė fushė, megjithatė Reali nuk ndalej sė sulmuari.


[I][B]Pjesa e dytė[/B][/I]
Nė fillim tė fraksionit tė dytė tė lojės, Cristiano Ronaldo ekzekutoi dy gjuajtje tė lira, mirėpo nė asnjėrėn nuk u tregua i rrezikshėm.

[IMG]http://www.telegrafi.com/fo/2010/1xavih.jpg[/IMG]

Minuta e 53-tė ishte fatale pėr portierin Casillas, kur pas njė goditje nga distanca tė Xavit, Marcelo e devijoi topin nė rrjet, pėr t’i kaluar mysafirėt nė epėrsi.

Jose Mourinho reagoi menjėherė duke inkuadruar Ricardo Kaka (Mesut Oezil) dhe Sami Khedira (Lassana Diarra) pėr tė freskuar skuadrėn e tij. Mirėpo, pas njė rasti tė humbur nga Ronaldo, Blaugranėt e shėnuan golin e tretė.

[IMG]http://www.telegrafi.com/fo/2010/1fcesc.jpg[/IMG]

Pas njė krosimi brilant tė Dani Alves, ish-lojtari i Arsenalit, Cesc Fabregas, shtangu tifozėt nė Bernabeu duke shėnuar me kokė (66’).

As inkuadrimi i Gonzalo Higuain (Angel Di Maria) nuk po jepte rezultat pėr Mbretėrit, pėrkundėr se ata sulmonin dhe krijonin raste shėnimi, Barcelona po e diktonte lojėn e vetė nė fushė.

Nga njė rast tė mirė shėnimi e patėn tė dyja palėt, mirėpo as Kaka e as Iniesta nuk shėnuan, ashtu qė takimi pėrfundoi me rezultat 3-1 nė favor tė Blaugranėve.

[IMG]http://www.telegrafi.com/fo/2010/1cristi.jpg[/IMG]

Me kėtė fitore, Barcelona merr kreun e tabelės nė La Liga me pikė tė barabarta me Real Madridin qė ka njė ndeshje mė pak tė zhvilluar.




[B]Lajmi me poshte, eshte per te njejten arsye/shkak, por qe tranmetohet nga nje portal tjeter (i shikuar dhe komentuar nga nje kend tjeter)[/B]


[B][SIZE=4]Barcelona-gjithė penicilin pėr Realin [/SIZE][/B]


[URL="http://indeksonline.net/repository/images/sport/10_12_11_75817_barc.jpg"][IMG]http://indeksonline.net/repository/images/sport/10_12_11_75817_barc.jpg[/IMG][/URL]


Tė gjitha bastet e parashikimet bien. Real Madridi i Jose Mourinhos gjunjėzohet si zakonisht nė Santiago Bernabeu kur pėrpara i del Barcelona e Pep Guardiolas.

Stadiumi i madh i kryeqytetit spanjoll ishte gati pėr festėn e pritur, dhe shpėrtheu kur kishin kaluar saktėsisht 22 sekonda. Karim Benzema shfrytėzoi pasimin pas njė gabimi tė Valdes pėr rezultatin 1:0. Nuk kish si tė niste mė mirė, por do tė pėrfundonte krejt keq.

Shumė shpejt Barcelona e mori lojėn nėn kontroll dhe u shpėrblye nė minutėn e 30 kur pas driblimit tė 3 lojtarėve kundėrshtarė, Sanchez shėnoi pėr barazim. Nė pjesėn e dytė, Barcelona sulmoi sėrish dhe njė gjuajte e fortė e Xavit u devijua nga Marcelo pėr epėrsinė e parė tė Barcelonės 1:2.

Nė minutėn e 53 ndodhi kjo. Ronaldo pati raste qė nuk i shfrytėzoi dhe dėnimin pėrfundimtar Reali e mori nė minutėn e 66, kur njė krosim i mirė i Dani Alves e gjeti kokėn e Cesc Fabregas pėr 1:3.

Historia pėrsėritet dhe Reali harron kur fiton nė Ligė ndaj Barcelonės, e cila tani barazon pikėt me tė, por me njė ndeshje mė shumė.

LaCoStA 11-12-11 09:02

Titulli: Barcelona
 
[SIZE=3][B]El Clasico: Vlerėsimet e lojtarėve[/B][/SIZE]


[B]Ka marrė fund dhe El Clasico i parė i kėtij sezoni i zhvilluar nė Santiago Bernabeu, njė klasike ku Barcelona pos qė rrėmbeu pėrkohėsisht kreun e klasifikimit, i dėshmoi botės sė futbollit se ėshtė ende gjallė dhe nė nivelet mė tė larta. [/B]

Reali e filloi mirė takimin, por gabimet e Cristiano Ronaldos dhe klasi i lojtarėve tė Barcelonės bėnė qė edhe njėherė Blaugranėt tė dalin nga Bernabeu kryelartė, por kush ishin mė tė mirėt dhe tė dėshtuarit e ndeshjes, ja vlerėsimet e lojtarėve.

[IMG]http://www.telegrafi.com/fo/2010/superclasico/ronaldo350.jpg[/IMG]

[B]Real Madrid[/B]

Iker Casillas – 6.5
Fabio Coentrao – 5.5
Pepe – 6.0
Sergio Ramos – 5.5
Marcelo – 5.0
Xabi Alonso – 6.0
Mesut Ozil – 6.5
Lassana Diarra – 7.5
Andel Di Maria – 7.0
[B]Cristiano Ronaldo – 5.0 (i dėshtuari i ndeshjes)[/B]
Karim Benzema – 6.0
[I]Zėvėndėsuesit[/I]
Sami Khedira – 5.0
Kaka – 5.5
Higuain - minutazh i vogėl.


[IMG]http://www.telegrafi.com/fo/2010/superclasico/barcelona350.jpg[/IMG]


[B]Barcelona[/B]
Victor Valdes – 5.0
Daniel Alves – 6.5
Carles Puyol – 7.5
Gerard Pique – 7.5
Eric Abidal – 6.0
Sergioi Busquets – 6.0
Xavi – 8.0
Cesc Fabregas – 8.0
[B]Andres Iniesta – 9.0 (lojtari i ndeshjes)[/B]
Alexis Sanchez – 8.0
Lionel Messi – 7.5
[I]Zėvėndėsuesit[/I]
Seydou Keita – minutazh i vogėl
David Villa – minutazh i vogėl
Pedro – minutazh i vogėl



P.S - Ni foto qe ke tu kajt Kristina, nuk e pruna se m'erdh gjynah prej tifozeve te Realit! :smile:


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:26.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.