Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Mėsime nga Kurani (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=136)
-   -   Citate nga dijetaret islam (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=32318)

Kosova19 15-12-11 17:34

Titulli: Citate nga dijetaret islam
 
[CENTER][SIZE=3][COLOR=darkred][CENTER][FONT=Comic Sans MS]Shėndeti i zemrės dhe sėmundja e saj ndikojnė nė shėndetin e trupit dhe sėmundjen e tij.[/FONT][/CENTER]
[/COLOR][/SIZE][/CENTER]

[SIZE=2]I dėrguari i Allahut –paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi tė- ka thėnė:[/SIZE]
[SIZE=3]
[RIGHT]ألا وإن في الجسد مضغة إذا صلحت صلح الجسد كله وإذا فسدت فسد الجسد كله ألا وهي القلب[/RIGHT]
[/SIZE]

[SIZE=2]“[COLOR=blue][B]Me tė vėrtetė nė trup ndodhet njė copė mishi, nėse ajo pėrmisohet i gjithė trupi pėrmisohet e nėse ajo prishet i gjithė trupi shkatėrrohet, ajo copė e mishit ėshtė zemra[/B][/COLOR]” transmeton imam Buhariu dhe Muslimi.

Nė kėtė hadith tregohet qartė se pėrmisimi i pjesėve tė trupit dhe shkatėrrimi i tyre ėshtė nė varėsi se ēka ka nė zemėr, nėse zemra ėshtė e shėndoshė gjymtyrėt e trupit pėrmisohen dhe si pasojė bėhen vepra tė mira dhe largohesh nga tė ndaluarat, por nėse zemra ėshtė e prishur edhe gjymtyrėt e trupit shkatėrrohen dhe si rrjedhojė pasohet me bėrjen e gjynaheve nė varėsi se sa zemra e pason epshin. Zemra ėshtė mbreti i gjymtyrėve, kurse gjymtyrėt janė ushtarė tė saj vighilent qė i binden asaj nė atė qė ajo i urdhėron si pėr mirė ashtu edhe pėr keq, nėse zemra ėshtė e devotshme atėhere edhe ushtarėt e saj janė tė devotshėm, e nė tė kundėrt ushtarėt e saj janė tė shkatėrruar.

Zemra nuk ėshtė e devotshme pėrderisa tė ngulitet mirė nė tė njohja e Allahut, madhėshtia e Tij, dashuria e Tij, frikėrespekti ndaj Tij, shpresa tek Ai, mbėshtetja e plotė tek Ai, Allahu i Lartėsuar ka thėnė:[/SIZE]
[SIZE=3]
[RIGHT]يَوْمَ لا يَنْفَعُ مَالٌ وَلا بَنُونَ * إِلا مَنْ أَتَى اللهَ بِقَلْبٍ سَلِيمٍ[/RIGHT]
[/SIZE]

[SIZE=2]“[COLOR=#0000ff][B]Atė ditė nuk i bėn dobi askujt pasuria e tij e as femijėt e tij, veē atij qė i ka ardhur Allahut me zemėr tė pastėr[/B][/COLOR]” Suretu Shuara: 88-89.

Zemra e pastėr ėshtė ajo zemėr e cila ka shpėtuar nga ēdo dyshim qė bie nė ndesh me tė vėrtetėn dhe nga ēdo epsh i ndaluar. Ajo zemėr ėshtė e shpėtuar nga shirku, dyshimi, syefaqsia, smira, urrejtja, gjithsesi gjynahet qė tė gjitha e sėmurin zemrėn e mund ta ēojnė atė deri nė vdekje, kurse pėrmendja e Allahut dhe bindja ndaj tij e gjallėron zemrėn, siē ka thėnė Allahu i Lartėsuar:[/SIZE]
[SIZE=3]
[RIGHT]أَلَا بِذِكْرِ اللَّهِ تَطْمَئِنُّ الْقُلُوبُ[/RIGHT]
[/SIZE]

[SIZE=2]“[COLOR=#0000ff][B]Zemrat nuk qetėsohen vetėm se me pėrmendjen e Allahut[/B][/COLOR]” suretu Rra’d: 28.[/SIZE]

[SIZE=2]Njė poet ka thėnė:[/SIZE]
[SIZE=3]
[LEFT]وقد يورث الذل إدمانها[/LEFT]
[/SIZE][SIZE=3][RIGHT]رأيت الذنوب تميت القلوب[/RIGHT]
[/SIZE]

[SIZE=3]
[LEFT]وخير لنفسك عصيانها[/LEFT]
[/SIZE][SIZE=3][RIGHT]وترك الذنوب حياة القلوب[/RIGHT]
[/SIZE]

[SIZE=2]
[CENTER]I pashė gjynahet qė e vdisnin zemrėn

Dhe se vazhdueshmėria nė gjynahe sillnin poshtėrim.

Lėnia e gjynaheve ėshtė gjallėri pėr zemrėn

Dhe ėshtė mė mirė pėr veten tėnde lėnia e tyre.[/CENTER]

E lusim Allahun e Madhėrishėm qė t’i pėrmisojė zemrat tona, o Ti qė i ndryshon zemrat forcoje zemrėn tonė nė fenė Tėnde, o Ti qė i drejton zemrat drejtoji zemrat tonė nė bindjen Tėnde dhe bindjen e tė dėrguarit Tėnd, Zoti ynė mos na i shtembėro zemrat tona pasi i udhėzove ato, dhe na dhuro neve nga mėshira Yte me tė vėrtetė Ti je Dhurues i madh.

Paqja dhe nderimet e Allahut qofsjin mbi tė dėrguarin e Tij, familjen e tij dhe mbi tė gjithė shokėt e tij.[/SIZE]


[CENTER][B][SIZE=2]Shkėputur nga libri:[/SIZE][/B]
[COLOR=darkred][SIZE=2][B]“Sėmundjet e zemrės dhe shėrimi i saj“[/B][/SIZE][/COLOR]

[SIZE=2][B]Tė autorit: [/B]
[COLOR=#8b0000][B]Abdullah ibn Xhar Allah ibn xharAllah.[/B][/COLOR]

[B]Pėrktheu: [/B]
[B][COLOR=#8b0000]Ylli Rama.[/COLOR][/B][/SIZE][/CENTER]

[SIZE=2][B]Marrur nga:[/B]
[URL="http://www.udhaebesimtareve.com/shendeti-i-zemres-dhe-semundja-e-saj-ndikojne-ne-shendetin-e-trupit-dhe-semundjen-e-tij/"][COLOR=red][B]www.Udha e Besimtareve.com[/B][/COLOR][/URL][/SIZE]

Kosova19 15-12-11 22:21

Titulli: Citate nga dijetaret islam
 
[SIZE=3][COLOR=purple][B]Ke kujdes namazin! [/B][/COLOR][/SIZE]
Shkruar nga Abdurr-Rrazak el-Bedr

[FONT=arial]Shejkh Abdurr-Rrazak el-Bedr: Transmetohet nga Enes bin Malik, shėrbėtori i tė Dėrguarit tė Allahut (sal Allahu alejhi ue selem), duke thėnė:[/FONT]
[FONT=arial][/FONT]
[B][FONT=arial]“Shikimin e fundit me tė cilin pashė tė Dėrguarin e Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) ishte ditėn kur e largoi perden nė ditėn e hėnė.”[/FONT][/B]
[B][FONT=arial]Dita e hėnė koha pas agimit, ishte dita kur ka vdekur i Dėrguari ynė (sal Allahu alejhi ue selem). D.m.th. nė ditėn e hėnė kur ka kaluar njė pjesė e mirė e agimit tė asaj dite. [/FONT][/B]
[B][FONT=arial][/FONT][/B]
[FONT=arial]Nė mėngjesin e sė hėnės, kur njerėzit ishin tė radhitur nė safa pas Ebu Bekrit pėr tė falur namazin e sabahut, Profetin (sal Allahu alejhi ue selem) veēse e kishte rėnduar sėmundja, ai hapi perden dhe i shikonte sahabet.[/FONT] [FONT=arial]Enesi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė) e cilėsoi me fjalėt e tij duke thėnė: [/FONT]
[B][FONT=arial]
[/FONT][/B]
[B][FONT=arial]Kur e pash, fytyra e tij ishte sikurse fletė e petėzuar; - qė do tė thotė se ishte shumė e pastėr, e bukur, e ēelur dhe e lulėzuar. [/FONT][FONT=arial]Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) kur e hoqi perden dhe i shikoi sahabet, buzėqeshi. [/FONT][/B]
[FONT=arial][/FONT]
[FONT=arial]Vėllezėr tė nderuar, kėtė buzėqeshje vėne nė qendėr tė vėmendjes! Sepse ajo ka peshė dhe vlerė tė madhe.[/FONT] [FONT=arial]Profeti ynė (sal Allahu alejhi ue selem) kur e hoqi perden nė atė ditė kur edhe ka vdekur, dhe kjo gjatė namazit tė sabahut, i shikoi sahabet...[/FONT] [FONT=arial]Shikoi nė ndikimin e edukimit tė tij ndaj sahabeve, i cili padyshim se ishte prej dhuratave mė tė ēmuara nga ana e Allahut pėr tė; dhe edukata mė e mirė ishte ajo e namazit, sė bashku me xhematė, e me rregulla tė caktuara nė safa, tė nėnshtruar ndaj Allahut, tė pėrulur ndaj Tij, duke e adhuruar vetėm Allahun, duke shpresuar shpėrblimin dhe duke ju frikėsuar ndėshkimit tė Tij.[/FONT]
[FONT=arial]
[/FONT]
[FONT=arial]I shikoi ata [/FONT][FONT=arial]Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) dhe buzėqeshi duke i parė kėta njerėz besimtarė tė sinqertė, tė edukuar me iman tė drejtė, tė edukuar me namaz, tė edukuar me adhurim ndaj Allahut tė Madhėruar...[/FONT] [FONT=arial]Buzėqeshi Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) i gėzuar dhe i kėnaqur.[/FONT] [FONT=arial]Tė nderuar vėllezėr, nga kjo mėsojmė se namazi me xhemat ka vlerė tė madhe dhe zė vend tė rėndėsishėm nė fe![/FONT]
[FONT=arial]
[/FONT]
[FONT=arial]Ky ishte Profeti ynė (sal Allahu alejhi ue selem) nė fund tė jetės sė tij madhėshtore, e mbushur pėrplot thirrje pėr t’u drejtuar kah Allahu i Lartėsuar, e mbushur pėrplot kėshilla pėr robėrit e Allahut e mėsime tė fesė sė Tij,[/FONT] [FONT=arial]Nė momentet e fundit tė jetės sė tij, i shikon shokėt e tij, tė radhitur nė safa nė xhami dhe buzėqesh (sal Allahu alejhi ue selem) i gėzuar, i hareshėm dhe i kėnaqur me kėtė mirėsi tė madhe. [/FONT]
[FONT=arial][/FONT]
[FONT=arial]
[/FONT]
[FONT=arial]Nga kjo, gjithashtu mėsojmė humbjen dhe privimin e madh pėr ata qė nuk falen fare apo nuk janė tė kujdesshėm ndaj namazit! [/FONT] [FONT=arial]Personi i tillė ėshtė i privuar pėrtej mase prej asaj qė Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka buzėqeshur dhe ėshtė gėzuar pėr sė tepėrmi, nė momentet e fundit tė jetės sė tij![/FONT] [FONT=arial]Andaj, keni parasysh kėtė buzėqeshje, sepse ajo ka peshė dhe vlerė tė madhe. [/FONT][FONT=arial]Ai i cili e do sinqerisht Profetin (sal Allahu alejhi ue selem), kjo buzėqeshje i zė vend tė veēantė nė zemrėn e tij dhe vlerė tė madhe nė vetveten e tij![/FONT] [FONT=arial]Kjo ēėshtje, ėshtė ajo qė Profetin tonė (sal Allahu alejhi ue selem) e ka gėzuar pėr sė tepėrmi![/FONT]
[FONT=arial][/FONT]
[FONT=arial]Ku ėshtė dashuria e sinqertė pėr Profetin (sal Allahu alejhi ue selem) tė cilėt nuk e falin namazin, pasojnė epshet e tyre, bėjnė vepra tė kėqija dhe e lėnė anash tė nėnshtruarit ndaj Zotit tė tokės e tė Qiejve, i Lartėsuar qoftė Ai?! [/FONT] [FONT=arial]Robi i Allahut, duhet ta gjykoj vetveten denjėsisht dhe tė mendojė nė kėtė ēėshtje thellėsisht![/FONT]
[FONT=arial][/FONT]
[B][FONT=arial]Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) e hoqi perden dhe shikoi nė tubimin e besimtarėve nė safa, nė shtėpinė e Allahut, nė xhaminė e tij (sal Allahu alejhi ue selem), prapa mė tė drejtit dhe mė tė mirit tė kėtij umeti Ebu Bekrit (Allahu qoftė i kėnaqur me tė); buzėqeshi ai (sal Allahu alejhi ue selem). [/FONT][/B]
[B][FONT=arial]Ndėrsa sahabet u gėzuan shumė dhe menduan se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) do tė dalė pėr t’ua falur atyre atė namaz, mirėpo ai i bėri me shenjė Ebu Bekrit qė tė qėndrojė nė vendin e tij.[/FONT] [FONT=arial]Pas kėsaj, e uli perden Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) dhe mbeti nė shtėpinė e tij deri kur edhe vdiq (sal Allahu alejhi ue selem) po nė atė ditė pasi kaloi pjesa mė e madhe e agimit.[/FONT][/B]
[B][FONT=arial][/FONT][/B]
[B][FONT=arial]Pėrktheu: Usame Morina
Burimi: [URL]http://www.youtube.com/user/audiosunneti#p/u/1/9oJzeBmLxMw[/URL]
[/FONT][/B]

Kosova19 16-12-11 15:10

Titulli: Citate nga dijetaret islam
 
[B][SIZE=3]Cili ėshtė lloji mė i vėshtirė i durimit?[/SIZE][/B]

Shkalla e vėshtirėsisė nė pėrmbajtjen nga disa gjėra varet nga fuqia e motivit tė njeriut dhe aftėsisė pėr ta bėrė veprėn nė fjalė. Kushdo qė s'ka motiv pėr tė vrarė, apo pėr tė vjedhė, apo pėr tė pirė alkool, apo ēfarėdo qoftė tjetėr, dhe njėkohėsisht s'ka mundėsi ta bėjė kėtė, do ta ketė tė lehtė tė bėjė durim nga kėto gjėra. Kushdo qė ka motiv tė fortė pėr tė bėrė njė vepėr tė keqe dhe ka mundėsi pėr kėtė, do tė ketė shumė vėshtirė tė bėjė durim e tė pėrmbahet. Pėr sunduesin ėshtė tepėr vėshtirė tė pėrmbahet nga bėrja e padrejtėsive dhe e shtypjes [dhulm], pėr njė tė ri ėshtė tepėr vėshtirė tė pėrmbahet nga kurvėria, dhe pėr njė tė pasur ėshtė tepėr vėshtirė tė pėrmbahet nga ndjekja e dėshirave dhe e kėnaqėsive fizike.

Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thėnė:

"Allahu do ta lavdėrojė njė tė ri qė kurrė s'ėshtė sjell nė mėnyrė tė pahijshme" [Ahmed].

Nė njė tjetėr hadith, ai i referohet atyre qė do tė jenė nė hijen e Fronit tė Allahut, pėr durimin e tyre tė pėrsosur, siē ėshtė durimi i njė sunduesi totalitar nė tė qenit i drejtė nė ēdo situatė, pavarėsisht ndjenjave personale; durimi i njė tė riu nė adhurimin ndaj Allahut dhe ndrydhjen e tekave dhe tė dėshirave tė tij; durimi i njė njeriu qė jep sadaka dhe e mban atė tė fshehtė; durimi i njė njeriu qė u reziston joshjeve tė njė gruaje tė bukur dhe tė pushtetshme; durimi i dy burrave qė takohen dhe ndahen pėr hir tė Allahut, pėr mbajtjen e marrėdhėnieve pėr hir tė Allahut; dhe durimi i atij qė qan nga frika prej Allahut, duke e mbajtur tė fshehtė kėtė dhe duke mos i treguar askujt pėr kėtė. Tė gjitha kėto janė prej llojeve tė vėshtira tė durimit. Ndaj, dėnimi i njė tė moshuari qė bėn kurvėri, i njė mbreti qė rren dhe i njė tė varfri qė ėshtė arrogant, ėshtė mė i ashpėr, sepse ėshtė lehtė pėr ta tė pėrmbahen nga ky lloj veprimi dhe nuk kėrkon shumė mund. Qėndrimi i tyre tregon se ata me paramendim po rebelohen kundra Allahut.

Durimi nė pėrmbajtjen nga veprimet e kėqija sa i pėrket tė folmes dhe marrėdhėnieve seksuale

Prej llojeve mė tė vėshtira tė durimit ėshtė pėrmbajtja nga veprimet e kėqija qė kanė tė bėjnė me tė folmen dhe me marrėdhėniet seksuale. Veprimet e kėqija nė tė folur, si pėrgojimi e ofendimi, tė gėnjyerit pėr tė bėrė telashe mes njerėzve, lavdėrimi i vetvetes nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė apo tėrthorazi, dhe ofendimi i njerėzve qė s'i pėlqen dhe lavdėrimi i atyre qė i pėlqen, tė gjitha kėto janė zbavitėse dhe dėfryese. Ka njė motiv tė fortė pėr tė bėrė kėso veprime tė kėqija, dhe ėshtė fare lehtė tė lėvizet gjuha e tė flitet, kėshtu qė durimi i kėrkuar nė kėto raste ėshtė veēanėrisht i vėshtirė. Ndaj, pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] i ka thėnė Muadhit:"Kontrollo gjuhėn tėnde".

"Do tė merremi nė pėrgjegjėsi pėr ēfarė themi?" – pyeti Muadhi.

"A ka diēka tjetėr veē keqbėrjes sė gjuhės qė i bėn njerėzit tė hidhen me fytyrė nė xhehenem?!" – u pėrgjigj pejgamberi.

Njėherė pasi veprimet e kėqija tė bėhen shprehi, durimi bėhet edhe mė i vėshtirė. Kėshtu, mund tė shohėsh njė njeri tė falė namaz gjithė natėn, tė agjėrojė gjithė ditėn, tė pėrmbahet nga prekja e njė jastėku tė mėndafshtė, megjithėkėtė, ai pėrgojon, ofendon dhe bėn ērregullime mes njerėzve.

Marrė nga Uddet es-Sabiriin ue Dhakirat i Ibn Kajjim el-Xheuzi

Kosova19 25-12-11 13:37

Titulli: Citate nga dijetaret islam
 
[B][SIZE=3]Menyrat e perhapjes se ATEIZMIT MODERN
[/SIZE]
[/B][I]Ateizmi ėshtė bėrė njė fenomen epidemik vetėm pasi ēifutėt bėnė plane pėr ta pėrhapur mes njerėzve dhe pėr ta bėrė doktrinė falė organizatave dhe shteteve tė mėdha qė e pėrqafuan atė.[/I]
MĖNYRAT E PĖRHAPJES SĖ
Falėnderimi i qoftė Allahut, paqja dhe bekimi qofshin mbi tė Dėrguarin e Allahut.

Ateizmi asnjėherė nė historinė njerėzore nuk ka qenė tipar i dukshėm i njė bashkėsie njerėzore apo doktrinė e pėrkrahur nga organizata dhe shtete, por njė fenomen individual i rrallė. Rreth tij bashkoheshin disa grupe tė vogla amatorėsh tė krimit, padrejtėsisė dhe agresionit. Mund tė ketė qenė vetėm ndonjė tendencė e ndonjė njeriu tė mashtruar, qė ka mohuar Zotin dhe e ka shpallur veten pėr Zot dhe njerėzit e kanė adhuruar atė pėrveē Allahut tė Lartėsuar.

Ateizmi ėshtė bėrė njė fenomen epidemik vetėm pasi ēifutėt bėnė plane pėr ta pėrhapur mes njerėzve dhe pėr ta bėrė doktrinė falė organizatave dhe shteteve tė mėdha qė e pėrqafuan atė.

Nė Protokollin e katėrt nga "Protokollet e djajve sionistė" thuhet: "[B]Ne duhet tė heqim mendimin pėr Zotin nga mendjet e njerėzve “tė lajthitur” e injorantė[/B][B][1] [/B][B]dhe nė vend tė tij tė vėmė llogaritje matematikore dhe dėshira materialiste."[/B]

Pėrhapja e ateizmit gjatė shekujve 19 dhe 20 nga ēifutėt, nga njerėzit e shitur pėr ta dhe nga agjentėt e tyre ėshtė bėrė nė dy mėnyra. Mėnyra e parė ka qenė ngritja e motos sė racionalizmit dhe sekularizmit, qė dominoi fuqishėm nė mendimin perėndimor.

Mėnyra e dytė ka qenė pėrhapja e marksizmit me gjithė filozofinė qė pėrmban, motot, programet dhe gjitha llojet e kurtheve dhe mashtrimeve tė tij.

Pėr tė pėrhapur ateizmin kanė pėrdorur disa metoda, disa prej tė cilave janė:

1. Njollosja e famės sė praktikueseve tė fesė dhe udhėheqėsve fetarė me anė tė shpifje ve, siē thuhet nė protokollin e shtatė: "Jemi lodhur shumė qė tė rrėzojmė dinji tetin e praktikueseve tė fesė nė sytė e njerėzve, por kemi arritur tė dėmtojmė misionin e tyre, i cili ishte pengesė serioze nė rrugėn tonė.” Nė protokollin e nėntė thuhet: "Ne e kemi ma shtruar brezin e ri dhe e kemi bėrė tė prishur dhe tė kalbur duke i shėrbyer parime dhe teori pėr tė cilat e dinim shumė mirė se janė plotėsisht gėnjeshtra dhe trilli me, por ishim ne ata qė ua servirėm atyre.”

2. Parandalimi i lėvizjeve fetare nė vend, sado tė dobėta, duke punuar vazhdimisht dhe me vigjilencė pėr tė zhdukur ēdo mision tė fesė, duke e goditur atė me dhunė dhe pa mėshirė. Meqė feja luan rol tė rėndėsishėm nė ndėrtimin e popujve, ata punuan ta rrethojnė atė nga ēdo anė duke e akuzuar me shpifje tė rėnda dhe duke i
larguar njerėzit nga ajo me ēdo mėnyrė.

3. Inkurajimi i shkrimtarėve ateistė, duke u dhėnė atyre tė gjitha liritė qė tė kundėrshtojnė apo tė abuzojnė me shkrimet e tyre ndaj ndjenjave fetare.

4. Fokusimi nė mendjet e njerėzve se koha e Islamit ka marrė fund dhe prej tij nė ditėt e sotme kanė mbetur vetėm adhurimet formale.

5. Ndėrprerja e lidhjeve fetare midis popujve dhe krijimi i lidhjeve tė tjera mes tyre.

6. Mbulimi i jetės me gjėra qė e prishin fenė, si: tregime, skena, ligjėrata, gazeta, lajme, libra qė nxisin nė ateizėm dhe bėjnė thirrje nė tė, tallen me fenė dhe pasuesit e saj dhe bėjnė thirrje qė tė ekzistojė vetėm shkenca.

7. Shkatėrrimi i vlerave fetare dhe shpirtėrore me pretendimin se nė to ka defekte
dhe tė meta dhe se nuk janė nė pajtim me mendjen apo kohėn qė jetojmė.

Megjithatė, pavarėsisht nga kėto forca, tė cilat po e luftojnė fenė, feja islame ende dėrgon rreze ndriēuese, ende vazhdon tė prodhojė fuqi, miliona njerėz janė kthyer e vazhdojnė tė kthehen nė fe, e kanė bėrė atė fenė preokupim kryesor, e mbrojnė dhe e pėrhapin anekėnd globit.

Miliona njerėz nė mbarė botėn konvertohen nė Islam, i shfaqin haptazi mėsimet e tij dhe thėrrasin tė tjerėt nė tė. Tė vėrtetėn ka thėnė Allahu kur thotė: [B][I]"Mbeturinat[/I][/B][B][I]hidhen, ndėrsa ajo qė u shėrben njerėzve[/I][/B][B][I]mbetet nė tokė.[/I][/B][I]” [/I][I]Er-Ra’d: 17[/I]


[I]Mahmud ABDUL-HAMID[/I]
[I]Pėrshtati me disa shkurtesa dhe ndryshime tė vogla:[/I]
[I]Xheladin LEKA[/I]
[I]Zyrih / Zvicėr[/I][

1] Me fjalėn tė lajthitur dhe injorantė ata kanė pėr qėllim ēdo njeri tjetėr pėrveē ēifutėve. Rrėnja e kėtij nėnēmimi ndaj tė tjerėve rrjedh nga bindja e tyre djallėzore se kinse ata qenkan populli i zgjedhur i Allahut, ndėrsa ēdo njeri tjetėr ėshtė vetėm shėrbėtor dhe rob i tyre (sh.p.).

[B]Dėlirje&Edukim [/B]

Kosova19 25-12-11 15:59

Titulli: Citate nga dijetaret islam
 
[SIZE=3][COLOR=darkred][B]Gjykimi pėr tė prezantuar nė ceremonitė e jobesimtarėve [/B][/COLOR][/SIZE]
Shkruar nga Muhenna bin Jahja esh-Shami

[FONT=arial]Imam Muhenna bin Jahja esh-Shami: Imam Ahmedi ka thėnė se, nuk ėshtė e lejuar pėr tė prezantuar nė festat e tė krishterėve dhe ēifutėve. Ai e dėshmon kėtė me fjalėn e Allahut tė Madhėruar:[/FONT]

[FONT=arial]“(Robėrit e Zotit janė) [B]Edhe ata qė nuk dėshmojnė rrejshėm dhe kur (rastėsisht) kalojnė pranė tė keqes, largohen duke e ruajtur dinjitetin dhe nderin.”(25:72)[/B][/FONT]
[FONT=arial][/FONT]
[FONT=arial]Ai e komentoi kėtė si:[/FONT]

[FONT=arial][B]"Kjo do tė thotė e diela para pashkėve dhe vetė ceremonia e saj[/B] (pashkėt)[B]."[/B][/FONT]

[FONT=arial]Ky transmetim dėshmon se, nuk ėshtė e lejuar pėr tė prezantuar nė ceremonitė e jobesimtarėve dhe ky ėshtė mendimi bazė i medhėhebit Hanbeli.[/FONT]

[FONT=arial]Muhana ka thėnė: << E kamė pyetur Imam Ahmedin nė lidhje me prezantimin nė ceremonitė qė bėhen kėtu nė Sham (shembuj tė tyre janė Tur Tabur [1], Dijar Ejub [2] dhe tė tjera tė cilat myslimanėt prezantojnė nė to, duke ardhur nė tregjet e jobesimtarėve pėr tė blerė dhe shitur, gjėra si: lopė, dele, miell, grurė dhe gjėra tė tjera. Mirėpo ata nuk hyjnė nė kishat e tyre); - Ai tha: [B]“Nėse ata nuk hyjnė nė kishat e tyre, por janė prezent vetėm nė tregjet e tyre, atėherė s’ka tė keqe nė kėtė”.[/B] >>[/FONT]
[FONT=arial][/FONT]
[FONT=arial][1] Ndryshe quhet edhe[B] ‘Ceremonia e Zotit’[/B] ose [B]‘Festa e Shpalljes’.[/B] Me kėtė festė, tė krishterėt pretendojnė se Zoti Jesuzi ju shfaq tre nga shokėt e tij nė Kodrėn Tabur. Kjo festė festohet nė muajin gusht.
[2] Dijar Ejub ėshtė njė fshat nė Havran nė periferi tė Damaskut. Thuhet se aty jetoi Ejubi (alejhis-selam), nė tė u sprovua dhe aty gjendet varri i tij.
Kėtė festė tė krishterėt e quajnė edhe ‘Dita e mėrkurė e Ejubit’.

Kontrolloi: Usame Morina
Burimi: Masail-ul-Imam Ahmad bin Hanbel
Fusnotat: Ismail Gazi Merhaba
[/FONT]

Kosova19 25-12-11 16:08

Titulli: Citate nga dijetaret islam
 
[B][SIZE=3]Krishtlindjet s’kanė tė bėjnė me Islamin[/SIZE][/B]
Shkruar nga Imam Sujuti
[B][SIZE=3][/SIZE][/B]
[FONT=arial]Hafidh Xhalal-ud-Din es-Sujuti: Prej risive (bidateve), ėshtė ajo qė ka tė bėj me festat e dimrit. Ata pretendojnė se kjo ėshtė koha kur Isai (alejhis-selam) ka lindur. Ēdo gjė qė veprohet gjatė kėtyre netėve, i pėrket veprave tė ndaluara. Shembuj tė tyre janė ndezja e qirinjve, gatimi i ushqimit pėr kėto festa, etj.[/FONT]

[FONT=arial]Festimi i ditėlindjeve, ėshtė prej tė krishterėve dhe nuk ka tė bėj asgjė me islamin. Gjeneratat e mė hershme nuk njihnin ceremoni tė ngjashme si kėto. Nė fakt, kjo rrjedh nga tė krishterėt. [/FONT]

[FONT=arial]Ata nė kėtė festė, e kanė shtuar njė gjė tjetėr e cila nuk ka tė bėj asgjė me tė, ajo ėshtė ndezja e qirinjve dhe kjo pėr shkak tė motit tė ftohtė.[/FONT]
[FONT=arial][/FONT]
[FONT=arial]Kontrolloi: Usame Morina
Burimi: al-Amr bil-Ittiba uen-Nahi anil-Ibtida, faqe. 145
[/FONT]

Kosova19 25-12-11 16:10

Titulli: Citate nga dijetaret islam
 
[SIZE=3][COLOR=red][B]T’i urosh dhe bekosh ceremonitė e jobesimtarėve [/B][/COLOR][/SIZE]
[B][SIZE=3][COLOR=#ff0000][/COLOR][/SIZE][/B]
[FONT=arial]Pyetje: Ēfarė ėshtė vendimi pėr t’i uruar dhe bekuar ceremonitė e jobesimtarėve, si p.sh. vitin i ri e festa tė tjera? [/FONT]
[FONT=arial]Shkruar nga Shejkh Fuzan [/FONT]

[FONT=arial]Shejkh Fauzan: Nuk lejohet tė marrėsh pjesė nė ndonjė nga festat e jobesimtarėve, ceremonitė dhe lutjet e tyre. Nuk ėshtė e lejuar tė marrė pjesė nė to, ose t’i pėrgėzosh ata nė festat e tyre. Pėrveē kėsaj, nuk ėshtė e lejuar pėr tė ngrėnė mishin dhe ushqimet e tyre qė ėshtė pėrgatitur nė lidhje me festimet dhe festat e tyre. [/FONT]
[FONT=arial]
[/FONT]
[FONT=arial]Nėse ju e bėni kėtė, atėherė ti je pėrkrahės dhe bashkėpunėtorė i tyre. Allahu (te ala) ka thėnė kur Ai pėrmendi robėrit e Tij:[/FONT]
[B]"Dhe ata tė cilėt nuk dėshmojnė gėnjeshtrėn[/B][FONT=arial] (nuk rrinė aty ku flitet dhe punohet gėnjeshtra dhe nuk bėjnė dėshmi tė rreme)[/FONT][B].’’[/B][FONT=arial] 25:72[/FONT]
[FONT=arial][/FONT]
[FONT=arial]Kontrolloi: Usame Morina
Burimi: [url]http://alfawzan.ws/node/13189[/url]
[/FONT]

Kosova19 25-12-11 18:35

Titulli: Citate nga dijetaret islam
 
[SIZE=1][SIZE=2][B][IMG]http://a2.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash4/309237_285068731522745_100000588626906_1106141_479227658_n.jpg[/IMG][/B][/SIZE]
[SIZE=2][/SIZE]
[SIZE=2][B]Nje person i thote Hasan el Basriut:[/B] Ma kane kerkuar vajzen disa njerez te ndryshem per martese? Kujt me keshillon tia jap?
Tha: Jepja nje te devotshmi, sepse nese do e doje do e nderoje, e nese nuk do e doje se paku nuk do i beje padrejtesi.[/SIZE]
[/SIZE]

Kosova19 25-12-11 21:15

Titulli: Citate nga dijetaret islam
 
[IMG]http://www.wia-kompetenz.ch/fileadmin/images/startseite/schluessel_kompetenz.jpg[/IMG]

[SIZE=3][COLOR=#8b0000][B]BĖHU ĒELĖS PĖR TĖ MIRĖN[/B][/COLOR][/SIZE]

[SIZE=2]Nga Enes ibėn Maliku, radijAllahu, transmetohet se ka pohuar qė i Dėrguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thėnė: [I]"Me tė vėrtetė ka njerėz[/I] [I]qė janė ēelėsa pėr tė mirėn dhe mbyllės pėr tė keqen,[/I] [I]por ka njerėz qė janė ēelėsa pėr tė keqen e mbyllės[/I] [I]pėr tė mirėn. Lum ai nė duart e tė cilit Allahu bėri[/I] [I]ēelėsat pėr tė mirėn dhe mjerė ai nė duart e tė cilit[/I] [I]Allahu bėri ēelėsat pėr tė keqen!" [/I][1][/SIZE]

[SIZE=2]Kush ia do tė mirėn vetes, qė tė jetė ndėr ata qė janė ēelėsa pėr tė mirė dhe mbyllės pėr tė keqen, tė cilėt njėkohėsisht janė edhe fatlumėt, atėherė duhet tė ketė parasysh ēėshtjet[2] qė vijojnė:[/SIZE]

[SIZE=2]1. Tė jetė i sinqertė nė fjalė dhe nė vepra sepse sinqeriteti ėshtė baza e ēdo tė mire dhe burimi i ēdo mirėsie.[/SIZE]

[SIZE=2]2. Tė lutet dhe t'i kėrkojė Allahut sukses sepse lutja ėshtė ēelės pėr ēdo tė mirė. Allahu nuk e refuzon lutjen dhe nuk e nėnēmon besimtarin kur e thėrret Atė.[/SIZE]

[SIZE=2]3. Tė kujdeset pėr kėrkimin dhe marrjen e dijes sepse dituria tėrheq mirėsinė dhe begatinė dhe mbron nga tė kėqijat e tė ligat.[/SIZE]

[SIZE=2]4. Tė pėrqendrohet nė adhurimin e Allahut, posaēėrisht te farzet si namazi, i cili ndalon nga veprat e liga dhe tė kėqija.[/SIZE]

[SIZE=2]5. Tė pajiset me edukatė tė lartė dhe tė largohet nga edukata e ulėt.[/SIZE]

[SIZE=2]6. Tė shoqėrohet me vepėrmirėt sepse qėndrimi me ta ėshtė shkak pėr t'u rrethuar nga melaike dhe e pėrfshin mėshira e Allahut. Tė largohet nga shoqėrimi me tė kėqijtė e tė ligėt sepse me ta ulen shejtanėt.[/SIZE]

[SIZE=2]7. Tė kėshillojė njerėzit pėr sa kohė gjendet mes tyre, duke i orientuar pėr tek e mira dhe duke i larguar nga e keqja.[/SIZE]

[SIZE=2]8. Tė kujtojė ringjalljen dhe qėndrimin para Allahut, Zotit tė botėve, i Cili i shpėrblen vepėrmirėt pėr tė mirat dhe mėkatarėt pėr mėkatet. Allahu i Lartėsuar thotė: [I]"E kush punon ndonjė tė[/I] [I]mirė sa grimca, atė do ta shohė. Dhe kush punon[/I] [I]ndonjė tė keqe sa grimca, atė do ta shohė."[/I][3][/SIZE]

[SIZE=2]Shtytja pėr tėrė kėtė ėshtė dashuria e njeriut pėr tė mirėn dhe pėr dobinė e njerėzve, pasi kurdo qė ėshtė prezente dėshira, qėllimi i paluhatshėm dhe kėrkimi i ndihmės sė Allahut pėr kėtė, ky njeri do tė jetė me lejen e Allahut nga ēelėsat e sė mirės dhe mbyllės i sė keqes. Allahu u jep sukses robėrve tė Tij dhe ia hap rrugėn kujt tė dojė, se Ai me tė drejtė ėshtė dhėnėsi i suksesit.[/SIZE]

[SIZE=2][1] Transmeton ibėn Maxheh (237), kurse Albani e cilėsoi tė mirė (hasen) nė Sahih Sunen ibėn Maxhe (194).[/SIZE]

[SIZE=2][2] Shejhu, Allahu e ruajtė, i pėrmendi ēėshtjet shkurtimisht pa argumente, edhe pse argumentimi pėr to ėshtė mė se i njohur pėr muslimanėt dhe nė veēanti pėr nxėnėsit e dijes (sh.p).[/SIZE]

[SIZE=2][3] Ez-Zelzele: 7-8.[/SIZE]

[SIZE=2][I]” Fevaid El-Menthure” Dr. AbduRrazak ibėn AbdulMuhsin el-Bedr[/I][/SIZE]

[SIZE=2][I]Pėrshtati: Namik VEHAPI[/I][/SIZE]
[SIZE=2][I]Gjakovė / Kosovė[/I][/SIZE]

Kosova19 26-12-11 20:21

Titulli: Citate nga dijetaret islam
 
[B]Keshilla nga Hasan El Basriu [/B]
''Njeriu ėshtė i dobėt dhe i pafuqishėm, andaj le tė ngarkohet aq sa mund tė bartė. Sepse, nėse ngarkohet me detyra tė shumta, ekziston frika nga pėrtesa dhe braktisja e punėve''.

"Njeriu eshte gjithmone ne shenjester, te sprovave, fatkeqsive ose vdekjes".
Hasan el Basriu

''Mendimi i drejtė dhe devotshmėria janė veprat mė tė mira.Kush e rregullon veten e tyre sipas tyre ėshtė i sigurt se do te shpėtojė''.
Hasan el-Basriu

I ėshtė thėnė Hasen Basriut, Allahu e mėshiroftė:
“Ē’ėshtė puna me adhuruesit (qė falen natėn), fytyrat e tyre dallohen, janė mė tė mirat.”
Ka thėnė: “Ngase ata janė vetmuar me Allahun, Ai i ka hijeshuar me dritėn e Tij.”

"Kjo bote eshte treg ne te cilin fitohet bota tjeter".
Hasan el Basriu.

Hasan el-Basriu ka thėnė: “Shenja e largimit prej All-llahut ėshtė preokupimi i njeriut me gjėrat qė nuk i pėrkasin.”

Kosova19 29-12-11 00:03

Titulli: Citate nga dijetaret islam
 
[B][U][FONT=Trebuchet MS] [/FONT][/U][/B]
[CENTER][SIZE=5]Hadithi 36-[COLOR=darkred] O Zoti im, fale popullin tim se ata nuk dinė[/COLOR][/SIZE][/CENTER]


Nga Ebu Abdurrahman Abdullah ibėn Mes’udi radijAllahu anhu transmetohet se ka thėnė: “Sikur e shikoj tė Dėrguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem se si tregon pėr njėrin nga Pejgamberėt e Allahut salavatullahi ve selamuhu alejhim, tė cilin e ka rrahur populli i vet aq shumė sa e ka pėrgjakur, ndėrsa ai duke fshirė gjakun nga fytyra thoshte: “O Zoti im, fale popullin tim se ata nuk dinė.’’ Muttefekun alejhi.

[B][U]Shpjegimi[/U][/B]

Nė kėtė hadith, Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem po tregon diqka qė ka ndodhur me Pejgamberėt e mėhershėm alejhimus-salatu ves-selam. Allahu i kishte obliguar Pejgamberėt ta kumtonin shpalljen, siē thotė Allahu nė Kur’an: “Allahu e di mė mirė se kujt ia jep mesazhin e Vet.” (El-Enam: 124) Ata kishin merita nė mbajtjen e pėrgjegjėsisė, nė kumtim, nė thirrje, nė urdhėrin pėr tė mirė e ndalim nga e keqja dhe nė durim ndaj tė gjitha kėtyre. Kishte Pejgamberė qė lėndoheshin me fjalė dhe vepra, madje disa prej tyre edhe janė vrarė. Allahu e ka sqaruar kėtė nė Kur’anin Fisnik: “Edhe para teje (o Muhamed) shumė tė Dėrguar janė mohuar, por ata e kanė duruar mohimin dhe lėndimin (qė kanė pėsuar), derisa u ka ardhur ndihma Jonė, sepse askush nuk mund t’i ndryshojė vendimet e Allahut. Ti tashmė ke dėgjuar pėr ata tė Dėrguar. Nėse ty tė duket e rėndė pėr t’u mbajtur pėrbuzja e tyre, atėherė - kėrko nėse mundesh – njė zgavėr nė tokė ose shkallė nė qiell, qė t’u sjellėsh atyre njė mrekulli!” Nėse mund ta bėsh njė gjė tė tillė, bėje atė. “Sikur Allahu tė donte, do t’i kishte mbledhur ata nė rrugė tė mbarė”, mirėpo nuk e bėri ngase ashtu ishte urtėsia e Tij, qė ata tė pėrgėnjeshtrojnė me qėllim qė tė dallohet e kota prej sė vėrtetės. “Prandaj mos u bėj nga ata qėnuk e dinė kėtė.” (El-Enam: 34-35).

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tregon pėr njėrin prej Pejgamberėve se populli i tij e ka rrahur dhe ia ka pėrgjakur fytyrėn. Ai fshiu gjakun nga fytyra dhe tha: “O Zot! Falja populli tim se ata me tė vėrtetė nuk dinė.” Ky ishe kulmi i durimit. Kur njė njeri rrihet pėr diēka tė dunjasė, do tė mbushet me mllef e zemėrim dhe do tė hakmerret, por ky thirrės nė rrugėn e Allahut duron derisa ia pėrgjakin fytyrėn dhe thotė: “O Zot! Falja popullit tim, ngase me tė vėrtet ata nuk dinė.” Ky hadith nuk ishte vetėm njė histori e bukur sa pėr tė kaluar kohėn, por qė tė marrim mėsim prej saj dhe tė ecim nė atė rrugė. Allahu subhanehu ve teala thotė: “Nė tregimet e atyre (tė Dėrguarve) ka kėshilla pėr ata qė janė me mend.” (Jusuf: 111) Le t’i pranojmė kėshillat qė tė bėjmė durim ndaj mundimeve dhe lėndimeve, qofshin ato me fjalė apo vepra, nė thirrjen tonė pėr nė fenė e Allahut subhanehu ve teala dhe tė themi:
Ti nuk je gjė tjetėr vetėm njė gisht qė pikon gjak
nga vėshtirėsitė qė ke ballafaquar nė rrugėn e Allahut.

Tė bėjmė durim ndaj asaj qė dėgjojmė, ndaj asaj qė thuhet pėr ne pėr shkak tė thirrjes nė rrugėn e Allahut subhanehu ve teala dhe ta shohim kėtė si ngritje tė gradave tona, si pastrim prej mėkateve tona. Ndoshta nė thirrjen tonė kemi mangėsi nė sinqeritet apo nė formėn dhe mėnyrėn e thirrjes dhe kėto fjalė qė dėgjojmė do tė jenė pastrim nė kėto mangėsi, pasi njeriu sado qė tė punojė, prapėseprapė ka mangėsi dhe puna e tij nuk mund tė pėrsoset vetėm nėse do Allahu. Nėse mundohet nė rrugėn e Allahut kjo ėshtė kompletim i thirrjes dhe ngritjes sė tij nė grada tė larta, prandaj le tė durojė dhe shpresojė shpėrblimin e tė mos zmbrapset, tė mos thotė se ėshtė munduar, lėnduar, lodhur. Ėshtė obligim tė durosh sepse dynjaja nuk ėshtė e gjatė, ditėt i ka tė numėruara dhe ikin, prandaj duro derisa tė tė vijė vdekja. Nė fjalėn e Abdullah ibėn Mesudit radijAllahu anhu: “Sikur e shikoja tė Dėrguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ai na tregonte neve...”, ka argument se folėsi pėrmend diēka qė e forcon memorizimin mė tė mirė tė lajmit apo hadithit. Kjo metodė ėshtė e njohur tek njerėzit, qė thonė: “Sikur po e shoh filanin duke thėnė kėshtu...”, d.m.th. sikur po e shoh tani dhe sikur po e dėgjoj tani. Pra, nėse njeriu pėrdor kėtė metodė pėr ta forcuar mė shumė lajmin apo thėnien e tij atėherė nė kėtė ka shembull nga tė parėt e mirė, Allahu qoftė i kėnaqur me ta.

Allahu na dhėntė sukses.

___________________________

Shkėputur nga libri “Komentar i Librit Rijadu Salihin” nga dijetari Muhamed ibėn Salih El Uthejmin
Pėrktheu nga arabishtja: Bali Sadiku, Eshrefedin Ismajli, [FONT=Tahoma][SIZE=3][COLOR=#5a0003]Fidan[/COLOR][/SIZE][/FONT] [FONT=Tahoma][SIZE=3][COLOR=#5a0003]Xhelili[/COLOR][/SIZE][/FONT], Fehmi Dalipi, Sabahudin Selimi, Unejs Murati, Xheladin Leka
Recensent: Bali Sadiku, [FONT=Tahoma][SIZE=3][COLOR=#5a0003]Fidan[/COLOR][/SIZE][/FONT] [FONT=Tahoma][SIZE=3][COLOR=#5a0003]Xhelili[/COLOR][/SIZE][/FONT], Sabahudin Selimi, Xheladin Leka
Botimi i parė, Gjilan 2011[FONT=Arial][COLOR=#0000ff] [/COLOR][/FONT]

Kosova19 29-12-11 16:43

Titulli: Citate nga dijetaret islam
 
[CENTER]
[SIZE=5][B][COLOR=navy][IMG]http://www.albselefet.com/images/smilies/bismilah.gif[/IMG][/COLOR][/B][/SIZE]
[SIZE=3][B][COLOR=navy]Fetva:[/COLOR] [COLOR=blue]Dispozita mbi paratė e kompensuara nga kompanitė e sigurimeve[/COLOR][/B]
[/SIZE][SIZE=2][FONT=Arial][U]Fetva nr. 4862[/U]
Komisioni i Pėrhershėm pėr Studime dhe Fetva, nė pėrbėrje tė anėtarėve:
[B]Abdulaziz ibėn Baz, Abdurrezak Afifi, Abdullah ibėn Gudejan, Abdullah ibėn Kuud.[/B]
Pėrktheu: [B]Jeton Bozhlani[/B][/FONT][/SIZE][/CENTER]


[SIZE=2][FONT=Arial][B]Pyetje:[/B] Ka marrė flakė dyqani i njė muslimani, dhe si pasojė ėshtė djegur i gjithė malli qė gjendej nė tė. Mirėpo pronari e ka siguruar dyqanin prej vitesh nė njė kompani sigurimesh, ndėrsa kompania i ka kompensuar tė gjitha humbjet. Prandaj si ėshtė gjykimi i Allahut lidhur me atė pasuri tė kompensuar, veēanėrisht kur dihet se sasia e kompensuar e tejkalon dyfishin e vlerės sė asaj qė klienti i ka paguar kompanisė prej vitesh, gjithashtu duke e ditur se nė disa shtete sigurimet janė tė obliguara?


[B]Pėrgjigje:[/B] Ky lloj i sigurimeve quhet sigurim komercial, i cili ėshtė haram; pėr shkak se pėrmbanė kamatė, bixhoz, pėrmban pasiguri nė humbje dhe fitim si dhe pėrvetėsim tė pasurive me pa tė drejtė. Ndėrsa ai qė i ka ndodhė fatkeqėsia, e ka tė lejuar tė marrė kompensim nė atė sasi sa i ka paguar kompanisė, ndėrsa pjesėn qė e tejkalon ua jep tė varfėrve apo e shpenzon nė ndonjė punė tjetėr tė dobishme, dhe ky person duhet tė tėrhiqet nga kompania e sigurimeve.

[/FONT][/SIZE]

Kosova19 29-12-11 18:15

Titulli: Citate nga dijetaret islam
 
[LEFT][SIZE=3][COLOR=blue][B][IMG]http://forum.hawahome.com/nupload/180676_1252811839.jpg[/IMG][/B][/COLOR][/SIZE][/LEFT]

[LEFT][SIZE=3][COLOR=blue][/COLOR][/SIZE]
[SIZE=3][COLOR=blue][B]RESPEKTIMI I PRINDERVE[/B][/COLOR][/SIZE][/LEFT]

[LEFT]Muslimani beson nė tė drejtėn e prindėrve tė tij mbi tė dhe nė obligueshmėrinė e respektimit tė tyre, bindjes ndaj tyre dhe bamirėsisė ndaj tyre. Jo sepse ata kanė qenė shkak i ardhjes sė tij nė jetė, as sepse ata i kanė bėrė mirė atij dhe janė pėrpjekur e munduar pėr rritjen e tij, dhe kėshtu ai duhet t’u kthejė tė mirėn me tė mirė, por sepse Allahu i Madhėruar e ka bėrė tė obligueshme bindjen ndaj tyre dhe i ka ngarkuar fėmijės mirėsjelljen dhe bamirėsinė ndaj prindėrve tė tij, madje Ai ka bashkuar mes tė drejtės sė prindėrve dhe tė drejtės sė Tij pėr t’u adhuruar vetėm Ai dhe asgjė tjetėr pėrveē Tij.
Allahu i Madhėruar thotė: “Zoti yt ka pėrcaktuar (urdhėruar) qė tė mos adhuroni askėnd e asgjė veē Atij dhe qė tė jesh i pėrkushtuar ndaj prindėrve tė tu. Nė qoftė se njėri prej tyre ose tė dy ata arrijnė moshėn e pleqėrisė dhe ti je gjallė me ta, mos u thuaj atyre ndonjė fjalė pakėnaqėsie e mosrespekti, as mos e ngrini zėrin duke u thėnė “Uf!”, por folu atyre shprehje nderuese e me respekt. Dhe ule mbi ta krahun e nėnshtrimit, tė mirėsisė e tė pėruljes me mėshirė dhe thuaj: “Zoti im! Mėshiroji ata dy siē mė rritėn mua, kur unė isha i mitur!” [El Isra: 23-24].[/LEFT]

[LEFT]Allahu i Madhėruar gjithashtu thotė: “Dhe Ne kemi kėrkuar nga njeriu tė jetė i pėrkushtuar e i dėgjueshėm ndaj prindėrve tė tij. Nėna e tij e mbarti atė me mundime pas mundimesh e vėshtirėsi pas vėshtirėsish dhe dhėnia e gjirit ėshtė dy vjet –mė falendero Mua dhe prindėrit e tu –tek Unė ėshtė kthimi i fundit.” [Lukman: 14].
I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), atij burrit i cili e pyeti: “Kush ka mė shumė tė drejtė pėr shoqėrinė dhe kujdesin tim?”, i tha: “Nėna jote.” –Po pastaj? –Nėna jote. –Po pastaj? –Nėna jote. –Po pastaj? –Babai yt.”[1]
I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) gjithashtu ka thėnė: “Allahu ua ka bėrė tė ndaluar (haram) mosrespektimin e nėnave, mosdhėnien dhe kėrkimin dhe varrosjen e vajzave tė gjalla. Ai e urren pėr ju thashethemet, pyetjet e shumta dhe shpėrdorimin e pasurisė.”[2][/LEFT]

[LEFT]Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) gjithashtu ka thėnė: “A t’iu njoftoj pėr gjynahet mė tė mėdha nga tė mėdhatė? –Po, o i Dėrguari i Allahut! –thanė ata. –Shokvėnia Allahut, mosrespekti i prindėrve dhe –atėherė u ngrit ulur pasi ishte i mbėshtetur dhe tha- a nuk ėshtė fjala e rremė dhe dėshmia e rreme?! A nuk ėshtė fjala e rreme dhe dėshmia e rreme (prej gjynaheve mė tė mėdha)?!” –Pastaj vazhdoi ta pėrsėrishte kėtė saqė Ebu Bekra thotė: Thashė me vete: Ah! Sikur tė heshtte!”[3]
Dhe ka thėnė: “Fėmija nuk mund t’ia shlyejė prindit tė tij vetėm nė rast se e gjen atė tė jetė skllav, pastaj ta blejė dhe ta lirojė atė.”[4]
Ndėrsa Abdullah ibėn Mesudi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ka thėnė: Pyeta tė Dėrguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): Cila ėshtė puna mė e dashur tek Allahu i Lartėsuar? Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Sjellja mirė me prindėrit.” –Po pas kėsaj? –Xhihadi nė Rrugė tė Allahut.” –Pastaj aty erdhi njė burrė i cili i kėrkonte leje tė Dėrguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr tė shkuar nė xhihad dhe ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tha: “A i ke gjallė prindėrit? –Po, -tha ai. –Atėherė tek ata bėj xhihad (pėrpiqu tė kujdesesh pėr ta)!”[5][/LEFT]

[LEFT]Njė burrė prej ensarėve erdhi tek i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe i tha: O i Dėrguari i Allahut! A ka mbetur ndonjė gjė nga bamirėsia ime ndaj prindėrve tė mi, pas vdekjes sė tyre? –“Po, katėr gjėra: Lutja dhe kėrkimi falje pėr ta, pėrmbushja e marrėveshjeve tė tyre, nderimi i shokut tė tyre dhe mbajtja e lidhjeve farefisnore nga tė cilat ti nuk ke lidhje farefisnore tjetėr veēse nga ana e tyre. Kjo tė ka mbetur ty nga bamirėsia ndaj tyre pas vdekjes sė tyre.”[6]
I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) gjithashtu ka thėnė: “Prej respektit mė tė madh ėshtė qė burri tė mbajė lidhjet shoqėrore tė babait tė tij pas vdekjes sė tij.”[7]
Pėrderisa muslimani i aprovon kėto tė drejta tė prindėrve tė tij mbi tė dhe i plotėson ato si bindje ndaj Allahut tė Madhėruar dhe pėr tė pėrmbushur amanetin e Tij, atėherė ai mvishet gjithashtu me moralet dhe sjelljet e mėposhtme, kundrejt prindėrve tė tij:[/LEFT]

[LEFT]1. Bindja ndaj tyre pėr gjithēka qė ata e urdhėrojnė apo qė e ndalojnė atė, pėrderisa nė atė gjė nuk ka kundėrshtim tė Allahut dhe tė sheriatit tė Tij, pasi qė nuk ka bindje ndaj krijesės nė kundėrshtim tė Krijuesit. Allahu i Madhėruar thotė: “Por nėse ata tė dy pėrpiqen me ty, qė ti tė mė shoqėrosh Mua tė tjerė pėr tė cilėt ti nuk ke asnjė dije, atėherė mos iu bind atyre, por sillu me ta nė dynja me dashamirėsi dhe ndiq rrugėn e atij i cili mė kthehet Mua me pendim dhe nėnshtrim.” [Lukman: 15].
Ndėrsa i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Bindja ėshtė nė tė mira e tė ligjshme.” Dhe ka thėnė: “Nuk ka bindje ndaj krijesės nė kundėrshtim tė Krijuesit.”[/LEFT]

[LEFT]2. Nderimi dhe madhėrimi i vendit tė tyre, mėshirimi i tyre, respektimi i tyre me fjalė dhe vepėr. Mosofendimi i tyre, mosngritja e zėrit mė shumė se ata, mosecja para tyre, mosprivilegjimi i gruas apo i fėmijės para tyre dhe moslėnia e tyre pėr shkak tė tyre (gruas dhe fėmijės). Tė mos udhėtojė veēse me lejen dhe pėlqimin e tyre.[/LEFT]

[LEFT]3. Bamirėsia ndaj tyre me gjithēka qė mundesh dhe ke mundėsi prej llojeve tė bamirėsisė e shpirtbutėsisė, si tė ushqyerit dhe tė mbathurit e tyre, tė kuruarit e tė sėmurit prej tyre, largimi i ndonjė tė keqeje nga ata dhe dhėnia e jetės pėr ta.[/LEFT]

[LEFT]4. Mbajtja e lidhjeve farefisnore nga ana e tyre, lutja dhe kėrkimi falje pėr ta, pėrmbushja e marrėveshjeve tė tyre me tė tjerėt dhe nderimi i shokut tė tyre. [/LEFT]


[LEFT][1] E transmeton Buhariu, Muslimi, etj.[/LEFT]

[LEFT][2] E transmeton Buhariu dhe Muslimi.[/LEFT]

[LEFT][3] E transmeton Buhariu dhe Tirmidhiu.[/LEFT]

[LEFT][4] E transmeton Ebu Daudi, Tirmidhiu, Ibėn Maxheh, etj.[/LEFT]

[LEFT][5] E transmeton Buhariu, Muslimi dhe Nesai.[/LEFT]

[LEFT][6] E transmeton Ebu Daudi. Hadithi ėshtė i dobėt, siē e ka konsideruar tė tillė shejh Albani.[/LEFT]

[LEFT][7] E transmeton Muslimi (1979).[/LEFT]

[LEFT][COLOR=#008080]Shkėputur nga libri “Minhaxhu el Muslim” [/COLOR]
[COLOR=#008080]Autor: Ebu Bekėr Xhabir el Xhezairi[/COLOR]
[COLOR=#008080]Pėrktheu: Bledar Albani [/COLOR][/LEFT]

Kosova19 29-12-11 19:30

Titulli: Citate nga dijetaret islam
 
[CENTER][B][FONT=Arial][SIZE=3][IMG]http://imagecache.te3p.com/imgcache/9e0ed16c4cd52ffcb90703e7862258f6.jpg[/IMG][/SIZE][/FONT][/B][/CENTER]

[CENTER][B][FONT=Arial][SIZE=3][COLOR=darkgreen]Lidhja farefisnore ėshtė obligim varėsisht nga mundėsitė [/COLOR][/SIZE][/FONT][/B]
[I][FONT=Arial][SIZE=2]Fetaua Ibn Baz [/SIZE][/FONT][/I]
[FONT=Arial][SIZE=2][9/414] [/SIZE][/FONT][/CENTER]

[LEFT][B][FONT=Arial][SIZE=2]Pyetje: [/SIZE][/FONT][/B][FONT=Arial][SIZE=2]Kam motra tė martuara dhe nėna ime ėshtė e martuar pėr njė burrė tjetėr, meqė babai im vdiq. Unė punoj nė ushtri dhe dėshiroj qė t’i vizitoj ata, por pozita ime nuk ma lejon kėtė dhe jam i martuar. Kur shkoj dhe largohem nga familja, mė duhet tė qėndroj aty sė paku tri ditė dhe, gjatė kėsaj kohe, nuk do tė mund tė kujdesem pėr gruan dhe fėmijėt. Pra, a ėshtė kjo ndėrprerje e lidhjes farefisnore, duke ditur qė kam dhe dhjetė muaj qė s’kam lidhje me ta? [/SIZE][/FONT][/LEFT]

[LEFT][B][FONT=Arial][SIZE=2]Pėrgjigje: [/SIZE][/FONT][/B][FONT=Arial][SIZE=2]Lavdi Allahut. Mbajtja e lidhjes farefisnore ėshtė obligim, varėsisht nga mundėsitė qė kanė tė afėrmit. Nė kėtė ka dobi tė shumta dhe interes tė madh. Ndėrprerja e lidhjeve farefisnore ėshtė nga mėkatet e mėdha, pėr shkak tė thėnies sė Allahut: [/SIZE][/FONT][/LEFT]

[CENTER][B][FONT=Arial][SIZE=2]« Ndoshta, nėse ju japim pushtet, ju bėni ērregullime nė tokė dhe i ndėrpritni lidhjet farefisnore. Kėta i ka mallkuar Allahu, kėshtu qė as nuk dėgjojnė, as nuk shohin » [/SIZE][/FONT][/B][FONT=Arial][SIZE=2][Muhamed, 22] [/SIZE][/FONT][/CENTER]

[LEFT][FONT=Arial][SIZE=2]I dėrguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] ka thėnė: [/SIZE][/FONT][/LEFT]

[CENTER][FONT=Arial][SIZE=2][COLOR=red]"Nuk do tė hyjė nė xhenet ai qė i ndėrpret lidhjet farefisnore"[/COLOR] [Muslim] [/SIZE][/FONT][/CENTER]


[LEFT][FONT=Arial][SIZE=2]Dhe thėnia e tij [salallahu alejhi ue selam] ndaj atij qė e pyeti: [/SIZE][/FONT]
[FONT=Arial][SIZE=2]- O i dėrguar i Allahut, kė ta nderoj? [/SIZE][/FONT]
[FONT=Arial][SIZE=2]- Nėnėn tėnde, - iu pėrgjigj. [/SIZE][/FONT]
[FONT=Arial][SIZE=2]- Pastaj kė? [/SIZE][/FONT]
[FONT=Arial][SIZE=2]- Nėnėn tėnde. [/SIZE][/FONT]
[FONT=Arial][SIZE=2]- Pastaj kė? [/SIZE][/FONT]
[FONT=Arial][SIZE=2]- Nėnėn tėnde. [/SIZE][/FONT]
[FONT=Arial][SIZE=2]- Pastaj kė?, - pyeti pėr tė katėrtėn herė. [/SIZE][/FONT]
[FONT=Arial][SIZE=2]- Babanė tėnd, pastaj tė afėrmit tjerė. [Muslim] [/SIZE][/FONT][/LEFT]

[LEFT][FONT=Arial][SIZE=2]Dhe ėshtė transmetuar besnikėrisht nga ai [salallahu alejhi ue selam]:[/SIZE][/FONT][/LEFT]

[CENTER][FONT=Arial][SIZE=2][COLOR=red]"Kush do qė t’i shtohet furnizimi dhe jetėgjatėsia, le t’i mbajė lidhjet farefisnore" [/COLOR][/SIZE][/FONT][/CENTER]

[FONT=Arial][SIZE=2]Hadithet mė kėtė domethėnie janė tė shumta. Ty tė takon t’i mbash lidhjet farefisnore aq sa ke mundėsi, duke i vizituar kurdo qė tė lehtėsohet kjo, nėpėrmjet korrespondencės/shkrimit apo nėpėrmjet telefonit. Po ashtu, duhet tė mbash lidhjet nėpėrmjet pasurisė, nėse i afėrmi ėshtė i varfėr. Allahu i lartėsuar ka thėnė: [/SIZE][/FONT]

[CENTER][B][FONT=Arial][SIZE=2]« Kini frikė Allahu aq sa keni mundėsi » [/SIZE][/FONT][/B][FONT=Arial][SIZE=2][et-Taghebun, 16] [/SIZE][/FONT][/CENTER]

[CENTER][B][FONT=Arial][SIZE=2]« Allahu nuk e ngarkon asnjė shpirt pėrtej mundėsive tė tij » [/SIZE][/FONT][/B][FONT=Arial][SIZE=2][el-Bekare, 286] [/SIZE][/FONT][/CENTER]

[LEFT][FONT=Arial][SIZE=2]Dhe pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thėnė: [/SIZE][/FONT][/LEFT]

[CENTER][FONT=Arial][SIZE=2][COLOR=red]"Kur tė urdhėroheni pėr ndonjė gjė, bėjeni atė aq sa keni mundėsi".[/COLOR] [[/SIZE][I][SIZE=2]Muteffekun alejhi[/SIZE][/I][SIZE=2]] [/SIZE][/FONT][/CENTER]

[URL="http://www.mburoja.net"]www.mburoja.net[/URL]

Kosova19 29-12-11 21:03

Titulli: Citate nga dijetaret islam
 
[IMG]http://a7.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash4/408628_10151098009740647_755650646_22727655_338599431_n.jpg[/IMG]

[FONT=Arial][SIZE=2]Ebu Derda radijallahu anhu ka thene:[/SIZE][/FONT]
[SIZE=2][FONT=Arial]Muslimani nuk mund te jape nje sadaka me te mire dhe me te dashur tek Allahu se sa nje keshille qe ia ofron njerezve rreth tij, te cilet ndahen prej tij duke pas perfituar nga keshilla e tij.[/FONT][/SIZE]

[SIZE=2][FONT=Arial]Marre nga libri Sifetu es-Safueh 1/242[/FONT][/SIZE]


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:56.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.