HAKERRIM
Qė nga Korēa gjer te Shkodra mbretėron njė errėsirė, nėpėr fusha, nėpėr kodra, vėrshėllen njė egėrsirė! Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or e ēas, Pėr ēakallin, nat e errėt, ėshtė ras e deli ras! Hani, pini dhe rrėmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka, tė pabrek ju gjeti dreka, milionier ju gjeti darka! Hani, pini e rrėmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe, gjersa populli bujar tju pėrgjigjet: peqe, lepe! Ai rron pėr zotrinė tuaj, pun e tija, djers e ballit, ėsht kafshit pėr gojėn tuaj. Rroftė goja e ēakallit! Shyqyr zotit, ska mė mirė, lumturi dhe bukuri, dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz edhe turi! Hani, pini dhe rrėmbeni, ėshtė koha e ēakenjvet; hani, pini e rrembeni, ėsht bot e maskarenjve; Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith aksione, monopole, ekselenca dhe shkelqesa, tuti quanti come vuole! Nėnshkrim i zotris suaj nėpėr banka vlen milion, ju shkėlqen nė kraharuar decorata Grand Cordon! Dhe kėrkoni me ballhapur (!) komb i varfėr tju thėrres gjith me emrin tingėllonjės: Ekselenca e Shkelqes dhe tė quheni pėrhera luftėtar e patriot, nė ka zot dhe do duroj, posht ky zot, ky palo zot! Grand Cordon i zotrissate, qė nė gji tė kan vendosur, ėsht pėshtyma e gjakosur e atdheut tė vremosur; dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr, ėsht trikėmbshi qė pėrdita varet kombi nė litar! Dhe zotrote kullurdise, diē, u bėre e pandeh, kundėr burrit tė vėrtetė zė e vjell e zė e leh! E na tunde, na lėkunde, nėpėr salla shkon e shkunde, mbasi dora e armikut ty me shok tė heq pėr hunde. Rroftė miku yt i huaj, qė pėr dita los e qesh, tė gradoi katėr shkallė, pse i the dy fjal nė vesh! Koha dridhet e pėrdridhet, do vij dita qė do zgjidhet dhe nga trasta pem e kalbur doemos jasht do hidhet! Koha dridhet e pėrdridhet, prej gradimit katėr shkallė nuk do mbetet gjė nė dorė veē se vul e zezė nė ballė! Mirpo ju qė skeni patur as nevoj as gjė tė keqe, mė pėrpara nga tė gjithė, ju i thatė armikut: Peqe! Qė tė zinit njė kolltuk, aq u ulėt u pėrkulėt, sa nė pragun e armikut vajtėt si kopil u ngulėt! As ju hahet, as ju pihet, vetem titilli ju kihet Teksa fshat i varfer digjet kryekurva nis e krihet! Sidomos ju dredharakė, ju me zemra aq tė nxira, ju dinakė, ju shushunja, ju gjahtar nė errėsira! Ēna pa syri, ēna pa syri!... Hunda juaj ku nuk hyri: te i miri, te i ligu, te spiuni mė i ndyri! Dallavera nėpėr zyra, dallavera nė pazar, dallavera me tė huaj, dallavera me shqiptar Vetėm, vetėm dallavera, dhe nė dėm tė kėtij vėndi qė ju rriti, qė ju ngriti, qė ju ngopi, qė ju dėndi! Nėse kombi vete mbarė, nesėr ju veproni ndryshe, dylli bėnet si tė duash, kukuvajk dhe dallandyshe kukuvajka gjith, me lajka, neser silleni bujar, nėnė dorė e nėnė maska, shkoni jepni njė kapar! Dhe kujtoni tash e tutje me tė tilla dallavera kukuvajka do pėrtypi zog e zoga si pėrhera Ja, ja grushti do tė bjeri pėrmbi krye tė zuzarve, koha ėshtė e maskarenjve, po Atdheu i shqipėtarve! Edhe ju tė robėruar, rob nė dor tė metelikut, fshini sofrat e kujtdoj, puthni kėmbėn e armikut! Qė ta kesh armikun mik e pandehni mėnēuri, mjafton bėrja pasanik, pasanik dhe bej i ri, dhe u bėtė pasanik, me pallate, me vetura, kurse burrat mė fisnikė, japin shpirtin nė tortura! Vėndi qėnka sofr e qorrit, vlen pėr goj e pėr lėfytė, bėni sikur veni vetull, shoku shokut krreni sytė Dhe pėr njė kėrkoni pesė, po mė mir njėzet e pesė. Le tė rrojė batakēiu dhe i miri le tė vdesė! Po njė dit qė nis e vrėret do mbaroj me bubullimė, ky i sotmi zėr i errėt, benet vetėtimė dhe i bije rrufeja pasuris dhe, kėsi lloj, nuk ju mbetet gjė nė dorė, vetėm njė kafshit pėr goj! A e dini qė fitimi brėnda katėr vjet mizor nuk ėsht yti, nuk ėsht imi, ėshtė i kombit arbror, ėsht i syrit nė lot mekuar, ėsht i vėndit djegur, pjekur, Ju do thoni si tė doni po e drejta dermon hekur! Shkruar nga autori Ali Asllani nė vitin 1942. Por mjaft aktuale edhe pėr gjėndjen e sotme ...! |
[B][I]ISMAIL KADARE[/I][/B]
[B]VALLJA SHQIPETARE[/B] Tri herė opinga rrahu dheun Sikur kėrkoi leje prej tij. Pastaj shamia palėt ndehu Me qetėsi dhe madhėshti. Kėshtu midis qiellit dhe botės Vallja u lind, vallja u shpall. Kėmba sinjale i qon tokės Dhe dora qielit i jep lajm. Dhe vallja rrokulliset tutje Nė kohėra hedhur si hobe, Prilli pėrsipėr i hedh lule, Dhjetori borėn shkund atje. Valle shqipetare, shenja n'erė. Ylbere tirqesh tej tėhu. Kush ju kėrceu ju njėherė Dhe kėmbėt rob s'i mbenė te ju. Kush ra midis vorbullės suaj Dhe s'u pėrzhit, dhe s'u pėrflak. Ju bubullima me opinga, Qė nėpėr shekuj bridhni varg. |
Vėllezėr Shqipėtarė,
tė prekim urtėsinė, tė zėm udhėn e mbarė, tė ngjallim Shqipėrinė. Shqipėria ka qenė dhe do tė jetė, po sot nė ditėt tona tė metė tė mos ketė. E ka nderuar Zoti gjithėnjė Shqipėrinė ish fort mirė qėmoti, do bėhet dhe taninė. Naim Frashėri |
Dora jote Ledhatarja
Dora jote ledhataja, ėsht' e zbetė si qiri. Dora jote ledhatarja lėshon dritėn e dėborės. Kur t'a ndjeu magjinė-e pastėr qė tė shtrydheshe prej dorės, Shpirti im i frymėzuar regėtiu nė llaftari. Se me lėndė magjistare u pat bre tul' i saj; Tul'i saj u pat gatuar me vaj erė-e brumė dylli; I dha hėna pak tė ndezur, pluhur t'artė-i fali ylli, E kėshtu m'u duk hirplotė- haj! o dor'e vashės, haj! Nė vėshtrim tė dorės s'ate ē'pat, o! balli qė m'u vdar? Ē'pat qepall' e pėrlotur q'i ra pika tatėpjetė?- Dor'e bryllt' e vashės s'ime, dor'e paqme, dor' e zbetė, Vetėtiu me prush magjije e mė bėri mendimtar. Dora jote qė mė dhimbset, dora jote qė mė ēik; Dora jote qė mė shtrihet sipėr temblave gjumashe; Dora jote: zemra jote qė t'u nda mė pesė fashe... Dh'u bė dorė tė mė ndali ndaj dyshoj se mos ik... Llazer Gusho-Lasgush Poradeci |
[B][I]VOREA UJKO[/I]
MOMENT ARBERESH[/B] E dua kumbonaren bizantine nė mes tė qiellit tė kaltėrt qė pingultaz zbret nė shpirtin tonė ndėrsa mbrėmja merr ngjyrė manushaqje dhe vajza e ėndrravet bisedon kokulur nė pragun e derės. Kėshtu pėrgjumshėm e vetmitar mė vijnė parasysh lėvizjet e fėmijnisė dhe fytyra fatkeqe e Garantinės. Dhe arrin nga largėsia e hijevet troku i kalit tė Konstantinit qė qaset me shpatulla vdekje. Dhe njė jehonė arbėreshe depėrton ajrin e zemrėn e ngjitet pėrpjetė si mister me flatrat e veta tė lehta e rrok kacavarset e murit, rrok heshtjeb, rrok gjakun tim. |
Ali Podrimja
[B]TATėPJETėS[/B]
Vetėm njėra anė dėgjohet Vetėm njėra dritare hapet po Dielli pik diku ngjeti Kur tė dėgjohet ana tjetėr Ana tjetėr a do tė shurdhohet A do tė mbyllet dritatja e zgurdulluar Dielli a do tė pikė edhe nė qatinė e kėrrusur Dėgjohet vetėm njėra anė Vetėm njėra anė Dhe gishtat nė vesh dhe fishkėllima Kur tė dėgjohet ana tjetėr A do tė harroje njeriu tė lehė A do ta zėmė Diellin tatė pjetės [B] Mė JETOHET[/B] Lehin Zoti im lehin E unė s'ka fjalė Pėr tokė kapem Mbahem pė qiell Lehin Zoti im lehin E mua mė jetohet. |
Dritero Agolli
[SIZE=4][B]PER GRATE TONA
[/B][SIZE=2]Sa pak k[/SIZE][/SIZE]ėndojmė pėr gratė tona. Pėr gratė tona tė bukura dhe tė mira. Qė na pėrkėdhelin me duar tė njoma, kur kthemi nga rrugė tė vėshtira. Gabohemi shumė, kur flasim e grijmė rreth gotės me birrė, rreth gotės me verė, se gjoja gratė tona e humbin freskinė, se gjoja ishin tė kėndshme njėherė... Ah, vėllezer s'humbet hijeshija e tyre. Ato pėrtrihen, ato lulėzojnė. Mjafton tė qėndrojnė pak nė pasqyrė, dhe bėhen prapė vajza tė njoma... E si tė mos kėndojmė, poetė, pėr ato qė kanė ditur nė jetė tė lindin kreshnikė e perri, nė maternitet e shtėpi, nė mal a nė arė duke prerė dru e duke hedhur farė... [I][B](1961)[/B][/I] |
[SIZE=2]Jetė e hidhur
Sa rėndė e shqiptoj kėtė fjalė Dora mė dridhet kur e shkruaj. Me shpirt, njėrit, duhet besuar Se jeta nuk ka lindur pėr tu hidhėruar. Sa fjalė tė buta ka nė jetė Sa zemra rrahin pėr tė mirė. Edhe shumė njerėz gabojnė Ata qė zemrėn e hidhėrojnė. Sa mirė do ishte gėzimi Nė sy do tė lexohej mirėsia, Nė zemėr do tė vėrehej butėsia Hidhėrimin nuk e duron njerėzia. [/SIZE] |
[SIZE=4][COLOR=red]Vuajtje dhe vetem vuajtje,[/COLOR][/SIZE]
[SIZE=3]Vujtjet tona s'kan te mbarume si neper shekuj ashtu dhe sot ndoshta prej zotit asht e shkrume qe shqiptari me derdh vec lot A mor Zot ti na ndihmo se ne ket glob vet na ke sjell turturat qe kemi hek ska roman qe i percjell Te pafajshmit neper varre cohen engjej e shikojn qe Kosova plot me halle Zoti kurr spo i ndihmon Hall i madh eshte te mos kesh hall ma i madh eshte qe te kesh se ne duart e hajdutit te shkon gjith mundi per lesh fukara kemi lindur fukara jemi tuj dek te pakten te vdesim me nder me njani tjetri mos me e terhek,,[/SIZE] |
Lart, Shqipėri,
ti je e zonja, nga lufta sot mos ndalesh; me trimėri porsi shqiponja armiqve mos iu falesh. Me sa mall e sa dėshirė Atė ditė po e pres, qė edhe unė atje i lirė pranė prindėrve tė vdes! ("Nė mėrgim") Asdreni, |
Shko Dallėndyshe
Udha e mbarė se erdh pranvera, shko, dallėndyshe tue fluturue, prej Misirit n'dhena tjera, fusha e male tue kėrkue; n'Shqipni shko, pra, fluturim, shko nė Shkodėr, n'qytetin tim. Shėndet prej meje tė m'i falėsh saj shpisė vjetėr ku kam le, me ato vende rreth t'pėrfalesh, ku kam shkue kohėn e re; atje shko, pra, fluturim, fal me shndet qytetit tim. Me ato male, me ato kodra, me ato prroje rreth t'pėrfalesh n'ato fusha qė m'ka Shkodra tė lulzueme, aty t'ndalesh; tue kndue me ambėlcim, fal me shndet qytetit tim. T'mujsha dhe un' me fluturue dojsha dhe un' me u nisė me ty, dojsha n'Shkodėr me kalue, m'e pa prap at'vend me sy! Por... ti shko atje... fluturim e ti qajma fatin tim. Filip Shiroka, |
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
Poemė pėr Adem Jasharin
1. Nėpėr shtigjet e Drenicės, u ba koh, qė ka ra malli, i mungon Kosovės Baca, i mungon Adem Jashari. Nga Drenica n,Dukagjin, mbeti Bac, Adem Jashari, asht, kudo nėpėr Kosovė, e askund si gjendet varri. Ah, medet Kosova e lashtė, ah, medet Kosova e Re, me legjenda m,i ke shekujt, ditėt po i ngrys me varre. ēdo konak e ka nji kangė, nji legjend, ēdo vend e ka, i merr qielli luftėtarėt, brenda varri nuk i mba. Ah, medet e gjithė Drenica, gjithė Jasharėt i vrau shkjau, e l-shon zanin Azem Galica, Adem Jashari, bre burrė mbahu! Vetėtima po mbjell Sharri, nga Prizreni nė Rugovė, n,vrap ka mbetė Shaban Palluzha, me flamurin e kuq nė dorė. Boletini shtegut t,malit, krah i ec Hasan Prishtinės, Hamzė Jashari pa dalė dita, ja mbledh zjarrin vetėtimės. 2. Za legjenda na ka ba, pėr me le a pėr me vdek, janė ilirė e dardanė, janė Bato e Skanderbeg. Shkrepi dielli me vetėtima, n,lisa t,moēėm u zgjua mali, nė Kosovė ka ra dita, za ka ba Adem Jashari. Moj Kosovė me f-tyr nane, moj Kosovė me zemėr burri, gjith, ata qė ranė pėr ty, e lanė gjakun tek flamuri. UēK- emrin e mori, Ushtria jonė Ēlirimtare, kanė ardh, burrat ku kanė qenė, porsi lisat jan, kthy n,male. Rrin n,Prizren e rri n,Dukagjin, n,Fushė -Kosovė e nė Prekaz, rrin n,Shalė e Caralevė, rrin n,Jezercė e n,Karadak. Nė UĒK tė gjith, shqiptarėt, jan, ba varg e jan, ba male, gjith Kosova kala asht, ba, o me vdek o me mbet, gjallė. 3. Is, Boletini malit ka zbrit, Dedė Gjo Luli ka lan, varrin, Azem Bejta i ka ikė shpellės, kuvend bajn, me Adem Jasharin. Dor, e burrit asht, shtėrngue, pėr Kosovė me derdh gjak, zani i burrit asht, digjue, derė mė derė e prag mė prag. 1000 vjet pre e vra, pėr liri e pėr flamur, 1000 vjet n,llogore mbetė, e nė sy pa vu gjumė. Ka 1000 vjet nė viset tona, kemi le e kemi vdek, po kush e polli kėt, "soj" hasmi, pėr me u vra vjet pėr vjet? 4. Asht, me male Kosova ime, i ka fushat tė pa-anė, djemt-lisa, ēikat-selvi, qė robninė supeve se mbajnė. I ka fushat me lulėkuqe, i ka malet, drurė tė lartė, i ka agimet lot,-fėmije, i ka mbrėmjet larė nė ar,. I ka varret me amanete, i ka kangėt lashtėsi, i ka dasmat me flamurė, thellė legjenda ka nė gji. I ka mortet dit, betimi, si asht, guri fjalėn e ka, fole trimash asht, Atdheu, veē pej zemrash i bam, kala. 5. Mal me lisa ēue n,kamė, ka ushtue krej shqiptaria, Adem Jashari burr, drenice, shkėlqen si prelud liria. Shteg mė shteg e natė mė natė, ditė mė ditė hasmi e ndjek, za i burrit s,shuhet kurrė, as nė gjallje e as i vdek. Pėr ēdo ditė hasmi i vjetėr, n,gjak e gjini don, me shkret, ia vret nipat, i vret foshnjat, kullat n,zjarrr pėrher, ia djeg. Za i burrit nėpėr male, za u l,shon gjith, shqiptarve, mos e humbim atdheun tonė, dhe tė vramit i ngre nė varre. 6. Gjam, e madhe n,Kosovė ra, thuj, Jasharėt i shojti shkjau, historia na bani za, Nanė Kosova, Ti sot mbahu! Mbi Jasharėt ra murtaja, mbi Jasharėt vdekja s,fali, u vra plaku, u vra plaka, u vra foshnja, vajza, djali. 1000 vjet mbi dheun tonė, aq nji vdekje s,ishte parė, Bacė Ademi majė lisi, pėr Kosovėn ka mbetė gjallė. Njerėz pa fund thėrret liria, legjend burri kėrkon malli, nė krejt lirinė e Kosovės, fytyrėn la Adem Jashari. Fryn nė Sharr e nė Jezerc, nė Drenicė e nė Rugovė, se ndal vrapin ai burrė, me flamurin ton, nė dorė. Nuk ka vdek e as do vdesė, Ai Bacė Adem Jashari, nga 1000 vjet nėpėr luftėra, pėr liri ka ra shqiptari... (dhjetor '99) Rajmonda Maleēka (Shqiperi) |
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
[B]Fatet
[/B]E kalova Murin e Berlinit Nė majė tė gishtėrinjve mė njė trendafil nė dorė. Frikėsohėsha se lėndoja shpirtėrat e rėnė, Kur deshta ta kapercej edhe Murin Shqiptarė, para kėmbėve mė ra koka ime nė gjak e larė. Njė grua veshur me tė zeza kodrave,fushave ma kėrkon varrin, e trupit tim. Qdo ditė zgjohėt nė mes jush njė torzo i tmerrėshem i qytetėrimit. A nuk ju shqetėson se gjymtymi im akuzon? (Ali Podrimja) |
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
[B]Vdekja e Nositit[/B]
Me zjarr ju flas...me zjarr. Nė gjirin tim kam hapur varr... qė ti jap shpresė dhe t'ia marr... Unė ik liqenit zemėrak fatlum dh'i pastėr si zėmbak, po zemra ime kullon gjak; Se vijn urtuar zogjtė e mi, dh'u jap ushqim me dashuri- njė dashuri pėr llaftari: Pa nis, ah, gjirin ta godas... dh'e hap, ah, gjirin mė njė ēas... dh'i nginj, ah, zoqtė e vdes me gas!... Ahere helmohet e buēet pas mallit tim liqeni i shkret, e rrit tallazin posi det. Ai e tund, ai e shkund, ai e hap sa me tė mund, gjėr mu nė gjit, gjer mu ne fund. E shpirtin duke ma percjellė, mė thotė, ah, shih se sa ėshtė i fellė, ky gjiri i em qė tė pat pjellė... ...Me zjarr ju flas, me zjarr. (Lasgush Poradeci) |
Titulli: Poezi Nga Poetė tė Ndyshėm
Nata e Poeteve
Kur heshtja mbulon ēdo gjė Kur tė gjithė flenė Zgjohen poetėt Pėr tu djegur nėpėr vargje Ata ia shtrydhin Gjakun e keq mendimit Shpirti i tyne shesh betejash Nga temperatura e fjalėve Vdesin ngadalė pa klithma Din Mehmeti |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 02:30. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.