Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Mėsime nga Bibla (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=137)
-   -   Pyetje per qeshtjet e ndryshme ne fene Krishtere (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=19286)

Giovanni 07-01-08 20:21

Titulli: Pyetje per qeshtjet e ndryshme ne fene Krishtere
 
[B][COLOR=#000080]Profetesha Ana


[/COLOR][/B]Profetesha [B]Ana[/B] ishte bija e Fanuelit, prej fisit te Aserit, shume e vjeter. Porsi [B]Simoni[/B] edhe ajo ishte tip ideal i nje te drejti, te pershpirterise ne Beslidhjen e Vjeter, me agjerim e dhe me lutje. Me kete mori fund Beslidhja e Vjeter duke dhene deshmi per Jezusin, me te cilin filloi nje kohe mesianike - [B]Beselidhja e Re (BR).[/B]

[B][COLOR=#000080]Vizita e dijetarve


[/COLOR][/B]Dijetaret ne lindje ishin njerez qe merreshin, pos te tjerash edhe me magji dhe astrologji.

Duke percjelle nje udhe arriten ne Jerusalem. Ishin nga lindja. [B]Lindja[/B] per shkrimtaret e pare te [I]Kishes Antike[/I] [B](Shen Justini, Klementi i Aleksandrise)[/B] ishte Persia, Mesopotamia dhe Arabia. Tradita e vjeter e kishes i quan mbreter, me siguri per arsye te dhuratave mbreterore qe sollen. Pasi qe u informuan ne Jerusalem, arriten ne Betlehem dhe i dhuruan: ar, kem dhe mirre. Te mesuarit ne enderr prej Hyjit qe te mos ktheheshin tek Herodi ne Jerusalem, u kthyen ne vende te tyre.

[B]Shen Mateu[/B] nuk na tregon numrin, as emrat e dijetarve. Nje tradite shume e vjeter na thote se ishin tre dijetar mbreter. Ketyre tre dijetarve edhe iu dhane emrat: [B]Gaspri[/B], [I]perfaqesues i Azise[/I]; [B]Melkiori[/B], [I]perfaqesues i Europes[/I] dhe [B]Baltazari[/B], [I]perfaqesues i Afrikes. [/I]

Porosia e [B]shen Mateut[/B] eshte: filozofia, teologjia, pushteti pagan, pushteti boteror e njerezor vjen per te adhuruar te Verteten, Dijen dhe pushtetin Hyjnor.
Vizita e dijetareve duhet te kete ndodhur diku ne mes te vitit [B]5.[/B] [I]para Krishtit.[/I]

[B][COLOR=#000080]Ikja ne Egjipt dhe kthimi ne Nazaret


[/COLOR][/B]Pasi qe dijetaret nuk u kthyen ne [B]Jerusalem[/B] per ta njoftuar Herodin per mbretin, keshtu qe Herodi u zemerua. Engjelli nxiti [B]Jozefin[/B] te shkonte me [B]Marine[/B] ne [B]Egjipt.[/B] Por me koke e paguan moshataret e pafaj te Jezusit - deshmitaret e Jezusit me jete.

[B]Jozefi[/B] me familje banoi ne Egjipt derisa vdiq Herodi. Ne vitin 4 para Kr. kishte deshire te kthehej ne Betlehem, por pasi qe ne vend te Herodit erdhi Arhelai i cili ishte i ngjashem me te atin, pati frike. Prandaj mori rrugen per ne Nazaret te Galilese.

[B][COLOR=#000080]Jezusi fėmijė nė Tempull[/COLOR][/B]

Kur [B]Jezusi[/B] mbushi dymbedhjete vjet, prinderit e moren me vete ne Jerusalem per [B]Pashke.[/B] Por duket se ligji obligonte cdo djalosh qe, porsa ti mbush dymbedhjete vjet, te shkoje per Pashke ne Jerusalem. Arriten ne Jerusalem dhe e festuan Festen. Pas feste u kthyen per ne [B]Galile.[/B] Por Jezusi qendroi ne Jerusalem. Kur prinderit hetuan se biri i tyre nuk ishte me ta, u kthyen dhe e kerkuan. Pas tri ditesh e gjeten mes dijetaresh, duke i degjuar dhe duke iu bere pyetje. Jezusi ne pyetje te Nenes pse e beri kete dha nje pergjigje, qe ata nuk e kuptuan. Mbi kete do te flasim me vone, kur do te bejme fjale mbi Jezusin dhe prinderit e tij.

Jezusi i kthye me ta nga Nazareti, ku u rrit me dashuri dhe kujdes te prinderve, duke qene i degjueshem.

Kjo eshte e vetmja ngjarje, episod ne femijerine e Jezusit prej kthimit nga Egjipti deri ne fillim te veprimtarise publike.

Kjo ngjarje ndodhi per Pashke ne vitin [B]6[/B] pas eres sone.

Giovanni 07-01-08 20:22

Titulli: Pyetje per qeshtjet e ndryshme ne fene Krishtere
 
[B][COLOR=#000080]Rinia dhe [I]'jeta e fshehte[/I]' e Jezusit


[/COLOR][/B]Pas kthimit ne Nazaret Jezusi perparoi ne pervetesimin e diturive (ne moshe) e ne hir para Hyjit e para njerezve.

Jezusi eshte rritur me nje zhvillim njerezor. Ketu mendohet ne zhvillim, rritjen morale, trupore, intelektuale e fetare: i pjekur ne teresi. Me perjashtim te mekatit, Jezusi ishte njeri i vertete porsi te tjeret.

[I]Koncili i trete[/I] ne [B]Konstantinopol[/B], viti [B]368[/B], deklaron se ne Jezusin ekzistonin [I]2. natyra[/I]: ajo [I]hyjnore[/I] dhe [I]njerezore[/I] [te pandara, te paperziera, ne te njejtin Jezu Krishtin Zotin tone].

Megjithese i ri, shihet se Jezusi eshte i vetdijshem se i takon vetem Atit te vet (Lk 2,49). Kete vetdije ai e kishte prej amshimit. Jezusi nuk u zhvillua, nuk u rrit ne natyren Hyjnore. Ne kete natyre, Jezusi ishte gjithnje i njejte. Keshtu qe cdo gje qe eshte njerezore ne Jezusin (cdo gje qe ka thene apo vepruar ne Toke) eshte edhe [B]hyjnore.[/B]

[B][COLOR=#000080]Pagėzimi i Jezusit

[/COLOR]Ungjijte sinoptik[/B] [B][I](Mateu, Marku dhe Luka)[/I][/B] na folin mbi pagezimin e Jezusit. Secili prej tyre e pershkruan kete ngjarje ne menyre te vet, duke pas parasysh qellimin e lexuesit.

[B]Ungjilli i katerte[/B] nuk flet mbi pagezimi e Jezusit, megjithate gjate leximit ai (pagezimi) mund te nenkuptohet.

[B]Sinoptiket [/B]pajtohen ne kete: [I]Jezusi u pagezua ne lumin Jordan[/I], e pagezoi sa ishte Gjoni. Pasi doli nga uji, u hap Qielli, zbriti Shpirti Shenjt ne te dhe u degjua zeri nga Qielli. Qe prej fillimit vendi i pagezimit merret nje vend afer kuvendit Prodromos (parardhes) perballe Jerihonit.

Si vit i pagezimit te Jezusit merret fillimi i vitit [B]28[/B][I] pas eres sone.[/I]

Ne pyetjen pse u pagezua Jezusi, [B]shen Luka[/B] na thote sepse Jezusi deshi te solidarizohet me popullin, hyri ne radhe me mekatar (lexo: njerėzimi).

Para se te futej ne uje, secili i rrefente mekatet. Kete e beri edhe Jezusi. Perse? Jo qe i rrefej mekatet e veta, por rrefej mekatet e popullit te vet.

[B]Teologjia[/B] e krishtere gjithmone takohej ne veshtiresi, kudo qe deshironte ta sqaroj pagezimin e Jezusit. Shkaku ishte rendesia e dyfishte e kesaj ngjarje. Teologjia e pare dhe eterit kishtare ne kete ngjarje shohin nje veper pendese dhe i dhane [I]kuptimin moralo-apologjetik[/I]. Eksegeza e sotme e cila mbeshtetet ne porosi te Bibles, e nderpren ne kete menyre sqarimin. [B]Eksegeza[/B] e sotme kesaj ngjarje i jep kuptimin mesian. Me Jezusin filloi koha mesiane. Hyji Jezusin e prezenton, porsi ai qe erdhi te flas ne emer te Atit. Jezusi do te jete ai qe do i zbatoi premtimet e vjetra (te BV). Ai eshte Biri (djali i deshirit), te cilin Ati e miratoi, ne te cilin banon shpirti i rilindjes se gjithesise.

[B][COLOR=#000080]Ne shkretetire


[/COLOR][/B]Pas pagezimit, Shpirti i Hyjit e coi Jezusin ne shkretetire qe ta tundoi Djalli. Jezusi ne shkretetire agjeroi [B]40 dite[/B] dhe [B]40 net.[/B]

[B]Numri 40[/B] ka nje domethenie tradicionale ne kontekstin e tundimit dhe agjerimit. Si psh. [I]Moisiu ishte ne Sinai per 40 dite[/I] (krahaso Dalja 34,28 ), [I]40 vjet populli i Izraelit kaloi ne shkretetire[/I] (Ligji i Perterire 8,2-3) e keshtu me radhe. Jezusi, prandaj ėshtė edhe [B]Moisiu i ri[/B] dhe Populli i ri i Hyjit.

Kėtė numer [B](40)[/B] nuk do te thote se duhet ta kuptojme vetem tradicionalisht. Kjo ngjarje ndodhi ne shkretetire te Palestines ne rrethin e Jerusalemit. Tunduesi ėshtė Djalli. Mateu dhe Luka na thone vetėm pėr tre herese se djalli e tundon Jezusin, mirepo tundimi zgjati tėrė kohen.

Tre tundimet e pershkruara kane domethenie mesianike. Prandaj djalli Jezusin e sulmon porsi Mesi.

Qellimi i tunduesit ėshtė ta largoi Jezusin nga kjo rruge mesianike, por Jezusi doli Fitues.

[B][COLOR=#000080]Veprimtaria publike e Jezusit[/COLOR][/B]


[B]Koha e fillimit[/B]

Perandorine romake e udhehiqte [B]Tiberi[/B] (14-37 pas Kr.). Ne Palestine [B]Arhelain[/B] e zevendesoi [B]Antipa[/B], por vetem ne Galile e [B]Peraj[/B], derisa Judeja qe prej vitit 6 pas Krishtit, ra nen sundimin e guvernatorit. Ne kohe kur [B]Jezusi[/B] filloi te vepronte, guvernator ishte [B]Ponc Pilati[/B] (26-36 pas Kr.). Po ne kete kohe kryeprift ishte [B]Kajfa[/B] (18-36 pas Kr.).

[B]Shen Luka[/B] duke dashur te caktoj kohen e fillimit te predikimit te Gjon Pagezuesit dhe fillimin e jetes publike te Jezusit, shprehet keshtu: "[I]Ne te pesembethjetin vit te sundimit te [B]Tiberit Cezar[/B]...[/I]" (Lk, 3,1). Duket se [B]Luka[/B] numeron vitet ne menyre siriane. Prandaj i pesembedhjeti vit i sundimit te Tiberit, do te ishte i 28 vit pas Krishtit. Po ne kete vit edhe mund te themi se Jezusi filloi realizimin e planit Hyjnor (predikimin e Mbreterise se Hyjit).

Giovanni 07-01-08 20:23

Titulli: Pyetje per qeshtjet e ndryshme ne fene Krishtere
 
[B][COLOR=#000080]Vendi i fillimit


[/COLOR][/B]Duke lexuar [B]sinoptiket[/B], fillimi i veprimtarise se Jezusit eshte i lidhur me Galilene, menjehere pas burgimit te Gjonit (Mt 2, 12). Mirepo ungjilli i katert, pra i [B]Gjonit[/B] ploteson sinoptiket. Ne kete ungjill lexojme se Jezusi nje kohe e kaloi se bashku me [B]Gjon Pagezuesin.[/B]

Jezusi, pra disa kohe veproi ne rrafshin e Jordanit, udhetoi ne Galile, pas pak kohesh shkoi ne Jerusalem per Pashke. Pershkon nje periudhe kohe edhe ne Jude, dhe pastaj kthehet perseri ne Galile

[B][COLOR=#000080]Sa zgjati jeta publike?[/COLOR][/B]


[B]Ungjilli i katert[/B] na thote qarte se [I]veprimtaria (ministeri)[/I] e Jezusit zgjati [I]tre vjet[/I]. Si argument kemi 3. festa te Pashkeve: 1. Pas mrekullise ne Kane, Jezusi shkoi per [B]Pashke[/B] ne Jerusalem (Gjn 2, 13.23); 2. Porsa u kthye ne Galile, buze liqenit e ushqeu nje turme te madhe njerezish me buke e peshk, ne nje kohe kur ishte afer festa e hebrenjve - Pashket (Gjn 6,4); 3. Jezusi arriti ne [B]Betani[/B] gjashte dite para Pashkeve (Gjn 12,1).

Tek [B]sinoptiket [/B], permendet vetem nje feste e Pashkeve; ajo para se ciles vdiq Jezusi.

Sot kryesisht pranohet: [B]Jezusi[/B] [I]veproi, predikoi, shpalli [B]Mbreterine e Hyjit[/B] per tre vjet.[/I]

[B][COLOR=#000080]JEZUSI DHE NXENESIT E TIJ


[/COLOR]Jezusi Mesues[/B]

Ne kohe te [B]Jezusit[/B] ishin shume mesues. Djelmoshat te cilet deshironin te pasuroheshin me dije mbi [B]Ligjin[/B] dhe [B]historine e Shelbimit[/B], zgjidhnin vete mesuesin dhe duke ndjekur mesimin e tij, arrinin gjer tek dija. Jezusi nuk ishte nxenes i asnje mesuesi te popullit te Izraelit. Ai ishte vete Mesues. Ishte [B]Mesues,[/B] por dallohej prej te tjereve. Jezusi vet zgjedh nxenesit e vet; nuk mbledh afer vete djeme, por njerez te pjekur ne moshe: koha e mesimit nuk eshte e kufizuar ne disa vjet, por qe te jene gjithnje me te dhe afer tij; Jezusi nuk perdor asnje metodologji mesimi, sic perdorin mesuesit e tjere. Ai i meson nxenesit e tij me fjale, vepra dhe me jete.

[B][COLOR=#000080]Thirrja e nxenesve[/COLOR][/B]


Sapo Jezusi filloi veprimtarine e tij publike, sikurse na thote ungjilli i katert filloi te mbledhe rreth vetes nxenesit. Duke lexuar [B]Gjonin[/B] lehte mund te mendohet se thirrja qe iu beri Jezusi nxenesve eshte e para dhe definitive, sepse nxenesit percjellnin ne cdo vend ku shkonte. Ne anen tjeter, sinoptiket flasin per disa thirrje, derisa Jezusi ishte ne Galile. Edhe ketu Ungjilli i katert i Gjonit, i ploteson sinoptiket. Prandaj ky problem me se miri eshte te zgjidhet ne menyre tradicionale, se eshte fjala mbi dy thirrje: thirrja e pare - e perkohshme, per te cilen na flet ungjilli i katert dhe thirrja e dyte definitive ne Galile, per te cilen na flasin me shume ungjijte sinoptike.

Jezusi zgjodhi [B]dymbedhjete nxenes[/B] ne nje mal (Mk dhe Lk). Ky mal gjendet afer Kafarnaumit dhe liqenit. Numri [B]12[/B] si numer i [I]12 fiseve te Izraelit[/I], eshte numer i persosur qe ne menyre simbolike zbatohet ne popullin e zgjedhur. Nga kjo edhe domethenia e [I]12 nxenesve[/I] te Jezusit; te cilet do te sundojne mbi dymbedhjete fiset e Izraelit (Mt 19,19). Sikurse e perfaqesuan Izraelin [I]12 fiset[/I] e Jakobit, popullin e ri te zgjedhur do ta perfaqesojne [I]12 nxenesit[/I] e Jezusit ne krye me [B]Pjetrin.[/B] Sipas shen Markut, qellimi i kesaj bashkesie eshte te jene me Jezusin dhe ti dergoje te predikojne. Ata do te predikojne cfare predikoi Jezusi. Ne cdo rast ata do te paraqiten me pushtetin e Jezusit. Ata do te jene te derguarit e Jezusit qe ne gjuhen greke do te thote "[I]Opustull[/I]". Ungjilli i katert nuk na thote asgje mbi zgjedhjen e dymbedhjeteve, porsi sinoptiket, por ne kete ungjill behet fjale gati mbi te gjithe keta nxenes te ngushte te Jezusit.

Brenda kesaj bashkesie Jezusi kishte nje grup te vogel te perbere prej Pjetrit, Jakut dhe Gjonit. Keta ne nje menyre ishin [I]te privilegjuar[/I]. Kete e shohin te Mt 17,1-2; Mk 5,37-43; Lk 22,13 e ne vende te tjera. Pervec ketyre dymbedhjeteve, te cilet ishin anetaret e bashkesise se ngushte te Jezusit. Keshtu permenden [B]72 nxenes[/B]. Nga ky rreth i gjere, Jezusi zgjodhi dymbedhjete.

Giovanni 07-01-08 20:24

Titulli: Pyetje per qeshtjet e ndryshme ne fene Krishtere
 
[B][COLOR=#000080]Tė Dymbedhjetėt, Apostujt


[/COLOR]Ungjijte sinoptike[/B] dhe [B]Veprat e Apostujve[/B] permendin emrat e dymbedhjete nxenesve. Ne keto kater libra, regjistri i ketyre nxenesve gjithnje fillon me [B]Simon-Pjetrin[/B] dhe mbaron me [B]Juda Iskariot.[/B]

Duke i lexuar te gjithe keta regjistra takojme shume emra, me shume se dymbedhjete. Disa anetar te kesaj bashkesie kane emra te njejte, por per kete arsye pas emrit kane shtojce: emrin e Atit apo fisit.

Si shembull ta marrim Jakobin. Permenden dy [B]Jakoba[/B]: vellai i Gjonit - biri i Zebedeut i quajtur plak dhe Jakobi i biri i Alejit ose Jakobi i Ri. E njejta gje eshte me [B]Juden[/B]: Juda Tade dhe ai nga Karioti.

Juda, te cilin e takojme tek Lk dhe Vap eshte i njejti me Juden e Jakobit, te cilin e takojme te Mt dhe Mk.

E njejta gje eshte edhe me nxenesin Natanael. Kete nxenes me kete emer e takojme te Gjoni, derisa te te tjeret ky nxenes quhet Bartol. Edhe ketu eshte i njejti nxenes. Keshtu sqarohet kjo mjegull mbi shume emra ne regjistra te Apostujve.


[B]Te dymbedhjetet[/B] ishin keta: [B]Simon Pjetri, Andrea[/B] (i vellai i tij), [B]Jakobi Plak[/B] dhe i vellai [B]Gjoni[/B] (bijte e Zebedeut), [B]Filipi, Natanaeli-Bartoli, Toma, Levi-Mateu, Jaku i Ri, Alfeu, Juda Tadeu i Jakut, Simon Kenani-Zelltar, Juda[/B] nga Karioti.

[B][COLOR=#000080]Jezusi keshillon apostujt


[/COLOR][/B]Jezusi jo vetem qe i mesoi, u beri te mundshme ta njohin me mire se te tjeret, t'i shohin veprat e tij dhe ti degjojne fjalet dhe mesimin e tij, por edhe i qortoi dhe keshilloi.

Sa here qe ishte nevoja per [I]qortim[/I], Jezusi i qortonte. Jezusi kur i qorton nxenesit e tij, e ben kete plote kuptim dhe dashuri. Jezusi asnjehere nuk i qorton pa iu dhene shpjegimin mbi ate qe nuk kuptonin apo nuk kishin te qarte. Jezusi kishte durim te madh me nxenesit. Kete durim mund ta kuptojme vetem nese kemi parasysh faktin se Jezusi i pranoi keta njerez ashtu sic ishin, sepse kishte qellime te medha me ta dhe i donte per se tepermi. Qellimi i qortimeve eshte qe apostujt te forcohen e te pasurohen me shume.

Jezusi i qortoi nxenesit [I]individualisht[/I] dhe te gjithe se bashku. Individualisht Jezusi i qortoi [B]Gjonin[/B] dhe [B]Jakobin[/B], bijte e [B]Zebedeut[/B] (Mt 20, 28-28 ), [B]Pjetrin[/B] (Mt 16, 22-23), [B]Juden[/B] (Gjn 12, 4-8 ), [B]Filipin[/B] (Gjn 14, 8-9), [B]Tomen[/B] (Gjn 21, 27-28 ), perseri [B]Pjetrin[/B] (Gjn 21, 21-2) e keshtu me radhe.

Te gjithe se bashku Jezusi i qortoi atehere, kur shume nxenes - rrethi me i gjere i nxenesve - u larguan, sepse per ta ishte fjalimi i Jezusit mbi veten, porsi buke Jete (krah Gjn 6, 60-71; Mt 15, 1-20; Mk 9, 38-39).

Giovanni 07-01-08 20:25

Titulli: Pyetje per qeshtjet e ndryshme ne fene Krishtere
 
[B][COLOR=#000080]Detyrat e Apostujve


[/COLOR][/B]Thame se qellimi i Jezusit me nxenes ishte te jene prane tij, t'i shohin veprat e tij, ta degjojne. Me nje fjale t'formoje per vete.

Por [B]Jezusi[/B] nuk i mbajti gjithmone nxenesit afer tij. Pasi qe nje kohe e kaluan me Jezusin, pastaj i dergon neper fshatra, ku me vone ai do te kalonte neper keto fshatra. Me kete Jezusi deshiroi qe nxenesit e tij te fitojne eksperience ne te predikuar. Ky mision eshte i kufizuar: zgjate pak kohe. Detyra e nxenesve ishte te predikonin afersine e Mbreterise se Hyjit dhe nevojen per kthimin ne fe. Jezusi me kete rast u jep fuqi te bejne mrekulli. Keta duhet te prezantohen ne emer te Jezusit dhe me pushtet te tij. Nxenesit shkuan dhe pas disa ditesh u kthyen te gezuar (Mt 10, 1.5-16). Kete detyre nxenesit e bene me sukses. Mirepo detyrat e tjera qe do t'iu permendim me vone prisnin nxenesit ne te ardhmen e keto duhet t'i zbatonin.

Apostujt duhet te jene kripa dhe drita e botes (Mt 5, 13-16) ta duan njeri-tjetrin me te njejten dashuri me te cilen i deshi Jezusi ata (Gjn 13, 34). Kete dashuri ata do te tregojne duke iu sherbyer njeri-tjetrit. Apostujt per detyre kane qe ta bejne ate qe Jezusi e beri ne darken e fundit, kur e dha trupin e tij dhe gjakun per ushqim (Lk 22, 19).

Pasi qe u ngjall Jezusi, sa here takohej me nxenesit e vet i mesonte, u jepte shpjegime, sqarime, i qortonte dhe u jepte detyra.

Para se te ndahej prej tyre iu jep detyren: "[I]Shkoni e beni nxenes te mi te gjithe popujt. Pagezoni ne emer te Atit, Birit dhe Shpirtit Shenjt. Mesoni dhe zbatoni gjithcka qe ju kam urdheruar. Dhe ja une jam me ju gjithmone deri ne te sosur te botes[/I] (Mt 28, 19-20). [I]Dilni ne mbare boten e predikoni Ungjillin te gjithe njerezve[/I] (Mk 16, 15). [I]Ju jeni deshmitaret e mi[/I] (Lk 24,48 ). Me nje fjale nxenesit, apostujt duhet te jene Jezusi i dyte. Keto detyra nxenesit me fuqi te tyre nuk jane te afte t'i zbatojne. Jezusi mbi ta dergon Shpirtin Shenjt, i cili do t'iu jap fuqi, do t'i udhezoje dhe do t'iu ndihmoje (Gjn 16, 15-20).

Veēanerisht [B]Jezusi[/B] e detyron Pjetrin: "[I]Ty t'i jap celsat e Mbreterise se qiellit: gjithcka te lidhesh mbi toke, do te jete lidhur edhe ne qiell e gjithcka qe do te zgjidhesh mbi toke do te jete e zgjidhur edhe ne qiell[/I] (Mt 16, 17-20). [I]Simon... por ti kur te kthehesh, forcoji vellezerit e tu[/I] (Lk 22, 32). [I]Kulloti qengjat, delet e mia[/I] (Gjn 21, 15-16).

[B][COLOR=#000080]Jezusi ēfare u premton Apostujve?


[/COLOR][/B]Jezusi nxenesve nuk u dha vetem detyra. Ai u premtoi edhe shperblime, vuajtje dhe ndihme. Per cdo gje qe do te bejne per Jezusin, do te fitojne shperblimin.

Pas bisedimit me djaloshin e pasur (Mt 19, 16-22). Jezusi bisedon mbi veshtiresine e njeriut i cili eshte i lidhur dhe i dhene me mish e me shpirt vetem pas pasurise tokesore (te tij) e jo te fitoje Mbreterine e Hyjit.

Nxenesit degjuan keto fjale dhe u mrekulluan. Te habitur fillojne te pershperitin ndermjet tyre kush mund te shelbohet. Pjetri, ne emer te tjereve, thote se ata nuk jane te ngjashem me kete djalosh, sepse lane gjithcka dhe shkuan pas Jezusit. Pjetri e pyeti Jezusi per shperblimin. Jezusi i pergjigjet: shperblimi i tyre eshte roli te cilin do ta kene ne diten e gjyqit. Do te ulen ne 12 frone e do t'i gjykojne 12 fiset e Izraelit. Ky shperblim do t'i pres ne ate jete (Mt 19, 23-38 ). Te Luka lexojme kete:[I] nuk mund te gjendet ky njeri, qe la per dashuri ndaj Mbreterise se Hyjit... qe te mos marre shumefish edhe ne kete boten e ne boten e ardhshme, jeten e pasosur[/I] (Lk 18, 29-30).

Jezusi iu premton nxenesve dhe te gjithe atyre qe e pranojne para njerezve se jane te tij, se do t'i pranoje para Atit se jane te tij (Mt 10, 32-33). Jezusi nxenesve te vet iu premton se do te shkoje nga ata, por do te kthehet perseri e do ta shohin (Gjn 14, 19).

Eshte interesante se Jezusi iu premton shperblime nxenesve, premton edhe salvime. Duket se per Jezusin salvimet qe do t'i perjetojne nxenesit jane njelloj shperblimi. Salvimet ne te ardhmen me siguri do t'i presin nxenesit: "do t'i dorezojne gjyqeve, do t'i frushkullojne nder sinagoga, do t'i nxjerrin para qeveritareve dhe para mbreterve per shkakun tim, qe te deshmoni para tyre" (Mk 13, 9). "[I]Te lumte ju kur t'ju shajne e t'ju salvojne dhe kur per shkakun tim, t'i thone te gjitha te zezat kunder jush, por ne rrene. Gezohuni e galdoni, sepse i madh do te jete shperblimi juaj ne qiell. Jo, po keshtu i salvuan edhe profetet para jush[/I] (Mt 5, 11-12). [I]Bota do t'i urreje, sepse ata me nuk jane te botes.[/I]

[I]Arsyeja qe bota do t'i urreje eshte se jane te Jezusit. Por edhe Jezusin e urrejne para tyre..."[/I] (Gjn 15, 18-27).

Edhe per vuajtjet qe do t'i durojne per Jezusin do te marrin shperblim. Dhurata me e madhe dhe me e mire qe u premtoi Jezusi nxenesve dhe Kishes eshte Shpirti Shenjt. Jezusi do ta dergoi Mbrojtesin, i cili do ta vertetoje se bota eshte ne gabim ne lidhje me mekat, me drejtesi dhe me denim. Shpirti i se Vertetes, qe Jezusi premton, do ta zbuloje te ardhmen (Gjn 16, 8-13). I njejti Mbrojtes do t'iu mesoje te gjitha dhe do t'iu perkujtoje gjithcka, u tha (Gjn 14, 26). I premtuari Shpirt, i cili do te zbrese mbi ta, do t'i bej deshmitar te Jezusit ne Jerusalem, ne mbare Judene, ne Samari, pastaj dhe me gjere ne skajin e botes (Vap 1, 8 ). Fuqia e tyre ne te predikuarit e Lajmit te gezueshem dhe zjarri ne deshmine e apostujve mbi Jezusin, do te jete Shpirti Shenjt. Ky Mbrojtes do t'i udheheq qe ta njohin te Verteten. Mbrojtesi do te qėndroj me ju gjithmonė; Shpirti i sė Vėretės qė bota s'mund ta marr, sepse nuk e sheh as nuk e njeh. Ju e njihni sepse Ai banon nė ju dhe ėshtė nė ju, Jezusi nuk do tė le apostij bonjak; [I]"do tė vij tek ju"[/I].(gj 14;18)

Me fuqine e Shpirtit Shenjt te premtuar, Apostujt do te jene te afte, te gatshem t'i kryejne detyreat, t'i zbatojne urdherat qe ju dha Jezusi derisa ishte gjalle dhe pas Ringjalljes.

Giovanni 07-01-08 20:29

Titulli: Pyetje per qeshtjet e ndryshme ne fene Krishtere
 
[B][SIZE=3][COLOR=red]JEZUSI[/COLOR][/SIZE][/B]
[B][COLOR=magenta]- Nga Katekizmi i Kishės Katolike -[/COLOR][/B]


[B]430[/B] [B]Jezus[/B] nė hebraisht d.m.th.: [I]“Zoti shpėton”[/I]. Nė momentin e Lajmėrimit, engjelli Gabriel thote se emri personal i tij do tė jete Jezus, emer i cili nė tė njejten kohė e shpreh dhe thekson identitetin dhe misionin e vet. Me qenė se vetem Zoti mundet t'i falė mėkatet, ai nė Jezusin, Birin e pėrjetshėm tė vetin tė bere njeri, “do ta shelbojė popullin e vet prej mėkateve tė tija.” (Mt 1, 21). Kėshtu, nė Jezusin, Zoti , e rilind tė gjithė historinė e shpėtimit nė dobi tė njerzve.

[B]431[/B] Nė historinė e shpėtimit, Zoti nuk eshte kufizuar pėr ta liruar Izraelin prej “skllaverisė” (Lp 5, 6) duke e nxjerrė nga Egjipti, por e shėlbon edhe prej mėkateve tė tija. Me qenė se mėkati eshte pėrherė fyerja e bere ndaj Zotit, vetėm Zoti mundet ta fshije. Prandaj Izraeli duke njohur gjithnje e me shume tėrėsinė e mkatit, nuk mundet te kerkoj shėlbim nė asgje tjetėr vetėm nė thirrjen e emrit tė Zotit Shpėtimtar.

[B]432[/B] Emri i Jezusit dtth se vet Emri i Zotit eshte i pranishėm nė personin e Birit tė vet tė mishruar pėr Shelbimin e pėrgjithshėm dhe pėrfundimtare nga mekati. Vetėm emri hyjnor e sjell shpėtimin, dhe qė prej tani mund ta therrasin tė gjithė sepse, me Mishrimin, ai u bashkua me tė gjithė njerzit, ashtu qė “vetėm nėpėr Tė fitohet shėlbimi. Sepse pėr tė vėrtetė, s’ka asnjė person (nė gjuhen greke eshte emėr, nė shqip eshte pėrkthyer person) tjetėr nėn kėtė kupė qielli qė Hyji ua dha njerėzve me anėn e tė cilit do tė mund tė shėlbohemi.” (Vap 4, 12).

[B]433[/B] Kryemeshtari, mbasi qė me gjakun e flisė e ka sterpikė pajtimtoren e Shejtrores mbi shejtrore, e ka thirrur, vetėm njė herė nė vit, Emrin e Zotit pėr faljen e mėkateve tė Izraelit. Pajtimorja ishte vendi i pranisė sė Zotit. Kur shėn Pali thotė pėr Jezusin se “Atė Hyji e caktoi tė jetė, nė saje tė fesė, fli pajtuese me anė tė gjakut tė vet.” (Rom 3, 25), deshiron ta vertetoj se tė qenit njeri tė tij “sepse Hyji nėpėr Krishtin e pajtoi botėn me vetvete” ( 2 Kor 5, 19).

[B]434[/B] Ngjallja e Jezusit eshte lavdėrimi i emrit tė Zotit Shpėtimtar sepse tani emri i Jezusit e shfaq nė plotėsi pushtetin suprem “Emėr qė eshte mbi ēdo emėr” (Fil 2, 9-10). Shpirtrat e kėqij frigohen prej Emrit tė tij dhe nė kėtė emėr nxenėsit bejnė mrekulli; dhe ēdo gje qė ata kėrkojnė prej Atit nė emrin e tij, Ati ju jep.

[B]435[/B] Emri i Jezusit eshte nė qendėr tė lutjes sė krishterė. Tė gjitha lutjet liturgjike pėrfundojnė me formulėn “nėpėr Zotin tonė Jezu Krshtin (…)” Lutja “Tė falemi Mari” e arrin kulmin nė fjalėt “ dhe i bekuar eshte fryti i barkut tėnd Jezus.” Lutja e zemrės, e rėndomtė te lindorėt e thirrun edhe “Lutja e Jezusit”, thotė: “ O Zot Jezu Krishti, Biri i Zotit, ki mėshirė pėr mue mėkatarin”. Shumė tė krishtenė, si shėn Gjon d'Ars, vdesin me vetėm njė fjalė nė buzė: “O Jezus”.


[B][SIZE=3][COLOR=#ff0000]Krishti


[/COLOR][/SIZE]436[/B] [B]Krisht[/B] vjen prej pėrkthimit tė shprehjes hebreje [I]“Mesia”[/I], dhe dtth “I Shuguruari”. Dhe kjo i behet Krishtit emėr personal vetėm pėr atė se ai e pėrmbush nė menyrė tė pėrkryer dėrgimin e Zotit tė cilin ky emėr e pėrmban nė vete. Nė Izrael nė emėr tė Zotit kane qene tė shuguruar apo tė lyer njerezit me misionin tė cilin Zoti ju ka besuar. Ashtu ishte me mbretėrit, meshtarėt, nė raste tė rralla, me profetė. Kėshtu eshte dashur te jete me Mesinė tė cilin Zoti e ka derguar qė pėrfundimisht ta themelojė mbretėrinė e vet. Mesia eshte dashur te jete i shuguruar me Shpirtin e Zotit, nė tė njejten kohė si mbret e meshtar, por edhe si profet. Krishti e ka pėrmbushur shpresėn mesianike tė Izraelit me shėrbimin e tij tė trefishtė tė meshtarit, profetit dhe mbretit.

[B]437[/B] Engjelli ju ka lajmėruar barinjve lindjen e Jezusit si lindje tė Mesisė sė premtuar tė Izraelit: “Sot nė qytetin e Davidit ju lindi Shelbuesi – Krishti, Zot” (Lk 2, 11). Ai qė prej fillimit eshte “ai tė cilin e ka shugurue Ati dhe e ka dėrgue nė botė” (Gjn 10, 36), i ngjizur “shenjt” (Lk 1, 35) nė kraherorin virgjinor tė Marisė. Jozefi ka qene i thirrur prej Zotit qė ta “merr” tek vetja “Marinė” tė “fejuarėn” e vet, “shtatzėnė me “atė qė eshte ngjizun nė tė (...) prej Shpirtit Shenjt” (Mt 1, 20), dhe se Jezusi, i “quajtur Krisht”, tė lindet prej tė fejuares sė Jozefit nė brezninė mesianike tė Davidit (Mt 1, 16).

[B]438[/B] Shugurimi mesianik i Jezusit e zbulon misionin e vet hyjnor. “Ai eshte ajo qė dtth vet emri i tij, sepse nė Emrin e Krishtit nėnkuptohet ai qė e ka shuguruar, ai i cili eshte i shuguruuar dhe vet shugurimi me tė cilin eshte i shuguruar: ai qė e ka shuguruar eshte Ati, i shuguruari eshte Biri, kurse ka qene i shuguruar nė Shpirtin i cili asht shugurimi” shugurimi i tij i pėrjetshėm mesianik asht i zbuluar nė kohėn e jetės sė tij tokėsore nė momentin kur ka qene i pagezuar prej Gjonit, kur Hyji e ka “shuguaruar me Shpirtin Shenjt e me pushtet” (Vap 10, 38) “t'i zbulohet Izraelit” (Gjn 1, 31) si Mesia i tyre. Veprat dhe fjalėt e tija do ta zbulojnė si “Shenjtin e Zotit” (Mk 1, 24; Gjn 6, 69; Vap 3, 14).

[B]439[/B] Shumė hebrenj poashtu edhe disa paganė tė cilėn e kanė mbajtur shpresėn e tyre i kanė njohur nė Jezusin vijat themelore tė “birit tė Davidit” mesianik tė cilin Hyji ia kishte premtuar Izraelit. Jezusi e ka pranuar emrin Mesi nė tė cilin ka pasė tė drejtė, por jo pa kufizim, sepse njė pjesė e bashkėkohasve tė tij e ka kuptuar tepėr njerzore, nė thelb politike.

[B]440[/B] Krishti e ka pranuar dėshmimin e fesė me tė cilin Pjetri e ka pranuar Mesi, duke e shpallur atėherė pikerisht vuajtjen e afėrt tė Birit tė njeriut. Ashtu e ka zbuluar pėrmbajtjen e plotė tė dinjiteti tė vet mesianiko mbretėror, nė njėjtėsinė trascendente tė Birit tė Njeriut “zbriti nga qielli” (Gjn 3, 13) sikurse edhe tė misionit tė tij shpėtimtar si Shėrbėtori i vuajtur: “Biri i Njeriut (…) s’erdhi pėr tė qenė shėrbyer, por pėr tė shėrbyer e pėr tė flijuar jetėn e vet si shpėrblim pėr tė gjithė!” (Mt 20, 28). Kėshtu kuptimi i plotė i dinjitetit tė tij mbretėror shfaqet vetėm nga lartėsia e kryqit. Poashtu pas ngjalljes dinjiteti i tij mbretėror do tė mundet tė jete i shpallur prej Pjetrit para popullit tė Zotit: “Le ta dijė, pra, pa farė dyshimi mbarė populli i Izraelit se pikerisht kėtė Jezus, qė ju e kryqėzuat, Hyji e bėri Zotėri e Mesi.” (Vap 2, 36).

rilinda 11-02-08 13:32

Titulli: Pyetje per qeshtjet e ndryshme ne fene Krishtere
 
Ndoshta edhe e ka bėrė dikush kėtė pyetje ama me njė shikim tė pjesėrishėm nuk e pash.

Pse besimtarėt mė tė devotshėm tė fesė krishtere i praktikojnė veshjet e njejta me ato tė myslimanėve, e nė tė njejtėn kohė akuzohen myslimanėt pėr veshje mesjetare?!?


Shėndet!
Rilinda

rilinda 24-02-08 00:44

Titulli: Pyetje per qeshtjet e ndryshme ne fene Krishtere
 
Edhe pas 13 dite unė mbeta pa pėrgjigje. A thua pse? :rolleyes:

[quote=rilinda]Ndoshta edhe e ka bėrė dikush kėtė pyetje ama me njė shikim tė pjesėrishėm nuk e pash.

Pse besimtarėt mė tė devotshėm tė fesė krishtere i praktikojnė veshjet e njejta me ato tė myslimanėve, e nė tė njejtėn kohė akuzohen myslimanėt pėr veshje mesjetare?!?


Shėndet!
Rilinda[/quote]

Giovanni 26-02-08 13:46

Titulli: Pyetje per qeshtjet e ndryshme ne fene Krishtere
 
[quote=rilinda]Ndoshta edhe e ka bėrė dikush kėtė pyetje ama me njė shikim tė pjesėrishėm nuk e pash.

Pse besimtarėt mė tė devotshėm tė fesė krishtere i praktikojnė veshjet e njejta me ato tė myslimanėve, e nė tė njejtėn kohė akuzohen myslimanėt pėr veshje mesjetare?!?


Shėndet!
Rilinda[/quote]

E nderuara rilinda, feja katolike nuk ju imponon besimtarve se si te vishen, por thjesht gjdokush vishet per qefin e vete.
Te vjetrit ende veshin veshjet kombtare por nuk ju imponon feja keto veshje.

Nese don pergjigje mbi veshjet kete pyetje mund ta besh te nenforumi i modes besoj se do te kesh pergjigje me gjere...

Me nderime Giovanni.

Preshevar 26-02-08 13:58

Titulli: Pyetje per qeshtjet e ndryshme ne fene Krishtere
 
[quote=giovanni]E nderuara rilinda, feja katolike nuk ju imponon besimtarve se si te vishen, por thjesht gjdokush vishet per qefin e vete.
Te vjetrit ende veshin veshjet kombtare por nuk ju imponon feja keto veshje.

Nese don pergjigje mbi veshjet kete pyetje mund ta besh te nenforumi i modes besoj se do te kesh pergjigje me gjere...

Me nderime Giovanni.[/quote]

A ka tė drejta nje "Motėr nderi" te shkon nė kishė trupin lakuriq ?!....

Ose me shkurt, A ka rregulla nė Krishterizėm ?

Murgesha 26-02-08 14:44

Titulli: Pyetje per qeshtjet e ndryshme ne fene Krishtere
 
E kam edhe unė njė pyetje. Kėto motra nderi qė po pėrfliten tash, a janė tė detyruara tė shkojnė ashtu apo e bėjnė kėtė nga vullneti i tyre i lirė?

Giovanni 26-02-08 14:52

Titulli: Pyetje per qeshtjet e ndryshme ne fene Krishtere
 
[quote=Murgesha]E kam edhe unė njė pyetje. Kėto motra nderi qė po pėrfliten tash, a janė tė detyruara tė shkojnė ashtu apo e bėjnė kėtė nga vullneti i tyre i lirė?[/quote]


Si motrat e nderit ashtu edhe prifterinjet ....nuk jan de detyruar por nga vullneti i tyre.


Sa i perket pyetjes se Preshavarit per veshkjt e motrave te nderit Aty ka rregull dhe duhet te mbahen ato rregulla.

Preshevar 26-02-08 15:13

Titulli: Pyetje per qeshtjet e ndryshme ne fene Krishtere
 
[quote=giovanni]Si motrat e nderit ashtu edhe prifterinjet ....nuk jan de detyruar por nga vullneti i tyre.


Sa i perket pyetjes se Preshevarit per veshjet e motrave te nderit ( pyetje qe kam fshir) Aty ka rregull dhe duhet te mbahen ato rregulla.[/quote]

E pash qe e fshire, per ket edhe s'lejon te zhvillohet nje debat. Si psh: Pyetjen qe e kam ber para dy tri faqėve, erdhe dhe e inondove me historin e Jezuit qė s'me interesoj aspak. Si moderator te ka pas hije ta hapesh nje tem dhe ta postosh vetem linkun per tek kjo tem. E jo ta mbulosh gacėn me hi.

Bėhu pak "Tolerant" :lol:

Giovanni 26-02-08 15:22

Titulli: Pyetje per qeshtjet e ndryshme ne fene Krishtere
 
[quote=Preshevar]E pash qe e fshire, per ket edhe s'lejon te zhvillohet nje debat. Si psh: Pyetjen qe e kam ber para dy tri faqėve, erdhe dhe e inondove me historin e Jezuit qė s'me interesoj aspak. Si moderator te ka pas hije ta hapesh nje tem dhe ta postosh vetem linkun per tek kjo tem. E jo ta mbulosh gacėn me hi.

Bėhu pak "Tolerant" :lol:[/quote]


[B]Po dal nga tema por ti e meriton me te dhen pergjigje.[/B]

[B]Une ka shume kohe qe jam te dardania.de po nuk kam shume mesazhe se nuk shkruaj budallaqe siq ben ti shkruaj kur eshte nevoja.[/B]
[B]Dhe deri me tani nuk me ka ndodhe qe te me fshihen postimet sepse i permabahem temave te forumit e jo si ti prap po e theme.[/B]

[B]Ti nuk ben pyetje sepse nuk din ta formosh nje pyetje...... Ti ben vetem provokime, ateher nese provokon edhe pergjigjen do ta merresh me provokim.[/B]


[B]Andaj tu kisha lutur qe te mos besh pyetje.... me pare mesohu se si behen pyetjet pastaj ben pyetje.[/B]

Preshevar 26-02-08 15:30

Titulli: Pyetje per qeshtjet e ndryshme ne fene Krishtere
 
Dole nga tema per t'mos then asgje,... apo ndoshta s'ta lejon forumikatolik mu pergjigj para se t'konsultohesh me dajen e vogel ?

S'po di, si mos qen te ksaj bote ju. Mir qe ju ka len Zoti me fshisa ne dor e po fshini.

Pytjet e mia jan direkte, s'ka terthorazi ą la don leshi.


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:37.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.