Poezi nga Guri Sylaj
Aty ku fillon heshtja
nise friga. Kapak mbi kapak. Per t'a thy frigen mjafton vetem nje fjale, fjale qe e thyen heshtjen. --------------------------- Pike vese ne buzen tuaj nga shkrumbi me ruaj. Pike vese ne gjoksin tende, mbulom qe tq mos thahem. pike vese dikund ne ty, ece drejt- qe te behem pike gjaku. ---------------------------------------- Pike shprese skaje harrese rri ne heshtje dhe pres rrin ne heshtje dhe pret, nje dite, nje muaj nje vjet. Ebejme nje hap drejt njeri tjetrit qe te dalim- matane harreses. Guri Sylaj |
poezi nga Guri SYLAJ
Gurbeti
Si flete qe bie ngadal pa zhurme i ndrydhe kujtimet. Po shpirti nuk duron behet murlan behet stuhi qohet e vjen c'mallet ne preherin e lokes e zemren - ah zemren e mbush freski. ---------------------- |
POEZI NGA GURI SYLAJ
Jan shaluar atllare
me frej dikund tjeter vrapojn per te marre mygdyle si miqet e tyre te vjeter. Kali pa fre zgjedhe rrugen qe don vet ti nisesh per dikund por ai dikund tjeter te qet. Ndaleni vrapin kalores qe te shihni udhen me mire ky popull mygdyle jep vetem kur te jet i lire. Guri sylaj |
nga guri sylaj
Te prita
(kjo poezi i kushtohet SAMI BOGIQIT njerit prej ushtareve te UCK qe ra ne Gryke te Llapushnikut) Te prita me rrezet e para te Diellit, ne kete agim, kur vesa dhe loti lajn gjakun, kur motra lidhe plage e nena ndeze oxhakun. Te prita te dera e kulles qe Ti gjithemon i hapenje mikut nuk e dija a je ne Berishe, te Guri i Gradines apo ne Gryke te Llapushnikut. Ti s'erdhe, shkove pa zhurme mbete edhe pa nishana, Ti ishe i veprave jo i fjaleve hava, lum qe te rriti nena. Te prita me lulet e para te praneveres, qe femijte po i thurin kurore, Ti nuk po vije me i marr, po t'i sjellim ne, ti tani je DESHMOR. guri sylaj |
NGA GURI SYLAJ
NĖ VEND QE TE NDIHMOHEMI
NE SHTYHEMI NĖ VEND QE TE PERQAFOHEMI NE PSHTYHEMI. N'A JAN VERBU SYTĖ NG PSHTYMA. Guri Sylaj |
Nga Guri Sylaj
Ne djep n'a perkundi Shqipja
per nje Shqiperi kenget qe mbi koke n'a i kendonte ishin plote trimeri. N'a mbuloj me krahet e saje te n'a ruaj e te n'a rrite n'a dha zemer e beri trima t'i dalim zot ne kete dite. Sot ushtare po e percjell Lokja po me fale per kete Toke udhe e mbare e hallall gjirin, shko behu me shoke. Te mbare paqi e mire mbeteshi te gjitha ju moj loke, gjiri i juaj qe n'a rriti Dielle ju befte kesaj Toke. GURI SYLAJ 1992 Kosove |
Nga Guri sylaj
THERRET PRIZRENI MORI SHKODER
Therret Prizreni mori Shkoder hajde rrime se te kam moter. Merre Durresin e Tiranen se ne keshtu e gezojm nanen. Une i therras Peje e Gjakove Drenice ,Llap edhe Rugove. Vjen Decani e Mitrovica Kaqaniku e Kamenica vjen Gjilani e vjen Prishtina Ferizaj vjen edhe Klina ne kete Kala se bashku te rrina. Kur te vini mos harroni edhe Krujen ketu t'a ftoni. Qoni lajm edhe ne Gjirokaster ne Tepelene e ne Mallakaster, Mat , Mirdite, Kukesin me e thirre thirre Korcen me rrethine. E therrasTetoven e Gostivarin therras Ulqinin e Tivarin. Kam thirre Plaven me Gucine Hotin , Gruden e gjithe Malesine. E therras Dibren, Ohrin , Strugen merre Matin e merre Puken. Manastiri me ka que fjale gjithesesi une kam me dale se per Korqe malli me ka marr. Shkupi nje haber ma qet se a vjen se din as vet, veq nje bese me ka thene e ki here do kure tek ju do te vij. Bujanofcin e Presheven i kam thirre bashk me Camerine fjale e bese mi kan dhene se ate dite ketu do te vijn. Kah te vini dore per dore mos harroni e ktheni ne Vlore. Vlores qomnja nje porosi njat flamur do t'a merr ne gji. Te gjithe vllezer edhe motra eni ketu po n'a therret VOTRA: Nje kurore bashk t'a qendisim, njat Flamur ketu t'a ngrisim, te ndegjojne mbret e krajli se u be bashk- nje SHQIPERI. Me nderime Guri sylaj (ky tekst eshte shkruar me 25.02.1991 ne RAAB ) |
nga guri sylaj
PER TY TOKA IME
Rruge egjate rruga e Drinit kalon neper token time, fale me shendet Shqiperi dhe Ty Kosove Trime. Rruge e gjate rruge e mergimit kalon neper zemren time, qaje me lote ketu ne dhe te huaj per ty Toka Ime. Njera rruge eshte plot uj tjetra eshte plot lote, lotet e mi per Ty Atdhe Drini s'i zen dot. Do te vij dite e bardhe te ju kam me ardhe, syte t'i laj ne Dri, ne Kosove pushken te marr e te dal ne kufi per Kosoven time, per ty Nene Shqiperi u gezofshim more. Guri Sylaj '94 |
nga guri sylaj
POST FESTUM
Mos bene me gisht kah flamuri, pashe koken e shokeve qe nuk i ke pran me mure kthe koken e shih mbrapa, shiko femijt e tyre- nuk kan cka te han. Mos fol fjale te medha mos thuaj se kemi bere shume, kur nuk e dijm ku i kemi te vdekurit e Mitrovicen na ndan nje muri-lum. Mos qit ne krah cka fytyra nuk e bane mos i ndyj xhepat me pare lufte-lirie ndoshta dikujt i bejne nder por ty, miku im , nuk te ka hije. Guri Sylaj |
NGA GURI SYLAJ
KUR DESHTEM TE FLASIM
ISHTE NATE NUK SHIHESHIM A MENDONIM SE NJIHESHIM. KUR DESHTEM TE FLASIM ISHTE ZHUREM NE I BERTITNIM NJERI TJETRIT POR DEGJONIM VETEM ZHURMEN. KUR DESHTEM TE BISEDOJME ISHTE LUFTE CDO FJALE PIKONTE GJAK. EJA TASH TE BISEDOJM SHTRUAR SI VLLEZER NE DRITE NE QETESI NE LIRI KU CDO FJALE TE PIKOJ VEQ DASHURI. Guri Sylaj |
NGA GURI SYLAJ
MARGARITARIT ME TE SHTRENJET NE BOTE
JAM SHQIPETARE EMRIN E KAM D I E L L E MEME E KAM K O S O V E N PASHA TOKE E QIELL. MEME E KAM KOSOVEN E MEME E KEMI SHQIPERINE JAM MOTRA E SHQIPONJES PASHA PERENDINE. Guri Sylaj |
Mos m'a dridh ylberin
te shkruar ne qerpik bukuroshja ime merri krahet e eres lotit mbyllja rrugen te mos pikoj ne zemer hapi rruge praneveres. Neper rruget me balte merre vargun tim- falja ketij qyteti nuk do te rri larg jush deri ne amshim, zemra tek ju me mbeti. Mos m'a dridhe qepallen se zemra s'duron- lotin tende ne face, ne festivalet tona kendoje vargun tim Lule Manushaqe. GURI SYLAJ |
Jan shaluar atllare
me frej dikund tjeter vrapojn per te marre mygdyle si miqet e tyre te vjeter. Kali pa fre zgjedhe rrugen qe don vet ti nisesh per dikund por ai dikund tjeter te qet. Ndaleni vrapin kalores qe te shihni udhen me mire ky popull mygdyle jep vetem kur te jet i lire. Guri sylaj ******* Guri Sylaj - poet kete poezi vecova si karakteristike e shprehjes krijuese - narracion poetik i tradites, ngritur ne piedestal modern te shprehjes metaforike. Tentim per mbyllje te deres se ferrit shqiptar. Nderime! Odise |
ODISE
Ju falenderoi nga zemra per keta pak rreshta qe per mua jne shume. Me nderime Guri Sylaj |
poezi nga guri sylaj
MOJ KOSOVE ME PLIS SI BORA
Moj Kosove me plis si bora gjithe me mall me u ba SHQIPNI, cila ere po isjell keta hora qe keto dite t'i kan veshe ne zi. C'eshte kjo dore qe po i pret lisat kush po don me e ndale praneveren, cila dore po i kuqe keta plisa ardhmerise kush po i mbyll deren. Djemet me te mire kush po t'i vret moj Kosove mori burrneshe, pasha besen nje fare te keqe e ka mbjell dikush ne mes nesh. Eshte tradheti- s'ka emer tjeter ne mesin tone po bene konak, s'eshte e re - eshte shume e vjeter vret me moh e vret pa hak. A ka kush qe e ndal kete dore kesaj te keqe me i dal perball, te shpetojm per pa u ba hore te shpetojm per pa u ba prralle. Moj Kosove me plis si bora gjithe me mall me u ba Shqipni, cila ere po i bjen keta horra qe keto dite t'i kan veshe ne zi. GURI SYLAJ |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:22. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.