![]() |
Titulli: POEZI NGA GURI SYLAJ
[QUOTE=GURI SYLAJ;2142002]Fjalet qe kurr nuk t'i thash
Nndoshta ke prite te te them me shume por nuk gjeja shprehje tjeter -vertete, TE DUA , te thash ,nuk ika aty ,bashk edhe sot, kemi mbete! Ka mbete shumecka pa u thene edhe pse ecim me nje hije, jo pse nuk dija ,thjeshte, nuk doja ne fjalen lart eshte e tera -dije!! Falenderimi na takon te dyve , tash kur ne "bjeshke ka rene bore"- kishte dicka hyjnore ne mes nesh kur, edhe sot, ecim dore per dore!! Per shumecka qe nuk folem nuk pendohem as tash , per hire te nje fjale magjike te pa thena edhe i lash!![/QUOTE] Shume e bukur kjo poezi,komplimente ([COLOR="Wheat"][SIZE="2"]nese eshte e juja,kuptohet[/SIZE][/COLOR]!) |
Titulli: POEZI NGA GURI SYLAJ
Hyna ne Dardani me pa cka po bahet
a jan tuj pi kafe apo hala fjete a ka krise dashnia -ndoshta edhe shahen po as per fare kosi,nja s'munesh me e gjete! Do qe po i zateti krejt tebdil jan ba kan vesh rroba te reja -deri ne qorapa me ndejt veq palut - s'mundesh me i njofte po kur po livritin po i njoh ne hapa! Njeri shlap a shllup tjetri hapa te ime i bijne Dardanise kryq edhe terthure njeri ece ngadal tjetri si vetim njani ne brez nje shoke tjetri nje uqkur!! Nreqnu e ujdisnu qysh t'ua kana qefi por kete Sofer te Madhe kurr mos e harroni le te bije qiftelia e le te kercas defi ndeje e nje fjale te mire ketu t'a dhuroni! Per kete far pshtjellimi nuk e pata dert po e kam sikletin -po me pshtillet Dashnija ajo shetit shehrit me naj mercedes e une rri pres kot- ketu te Dardania! Apo ndoshta ne koke e ka qitun plisin e vjen e me sillet ketu si naj fare trimi le qe me korit mu po e korite fisin mandej shpies tone ma mire me i dal timi! |
Titulli: POEZI NGA GURI SYLAJ
Shume te nderuar miqe te vargut te shkruar!
Me nje falenderim vllezrore po ju drejtohem sot, per perkrahjen dhe ndihmen qe me keni dhene , qe te jemi bashk ketu ne kete faqe! Me rastin e 30.000 leximeve ,qe per mua personalisht, eshte njera prej dhuratave me te cmuara. Ju falenderoj dhe uroj qe te jemi bashk edhe shume kohe!! Me nderime e rrespekt G.Sylaj |
Titulli: POEZI NGA GURI SYLAJ
VARGJE MALLI !
Nen hijen e fjales rri edhe pushoj qe lojes ne enderr t'i uroj rrugetimin, peshen e te pa thenes sa here e takoj si gurgullime kroni -peshe e qon kujtimin!! Marre vargun per dore e ne heshtje ecim filloj te qendisi, si ne gjergjef per paje, zgjedhim rruge e fjale me kusht te mos ngecim, te marrim hjeshine e lulekuqeve ne grunaje! Ky vargu i im eshte paksa i rende ndodhe qe edhe te mos kuptohet dot, eshte varg mergimi ,vjen nga dhe i huaj; cdo shkronje ne vete ka nga nje pike lot!! Eshte gjuhe shpirti- thelle nga zemra del, qe ike nga vetevetja ne nje dite te bardhe, dhe tere melodin e vare ne nje tel , ne rrugen e kthimit, per tek Ti me ardhe. Do te vije bashk me mallin qe e barte me vete, me prite para portes ku u ndame atehere, Lotet si kristale n'a rane permbi bore , imazh qe nga une nuk ike asnjehere! Me prite ne rrugicat qe n'a donin shume ku vdekjen me sy e shihnim cdo dite , nga ketu ,per Ty, do te sjelle nje lule qe me Ere Kosove per Ty e kam rrite! Me prite para kulles dua t'a shoh ballin si dielli mengjeseve kur del permbi mal me prit tek oxhaku ku do t'a djege mallin, gjithecka qe me ka mbete Ty due me t'i fale!! Te bredhim arave tona bukatore ne freskin e mbrejeve te diteve ne vere, me gaz t'i mbylle rrudhat qe jan qendise moti doren tende mbi floke t'a ndiej dhe nje here!! Me kete gjuhen e shpirtit qe te flas cdohere, melodi e zemres te hyj ne kengen tone. T'a njoha buzeqeshjen kur dole ne dere shume vite i humbem ,kjo eshte dita e jone! Shume vera kaluan qe lule nuk pashe, dimrat mi ngrinin edhe fjalet ne varg . I mblodha kujtimet , trup e trup ju rashe, te shihnja veq ne enderr se ishe shume larg! Ne kete madheshti me plot bereqete qe e solli vera e motit ne vazhdim ne gryken e bjeshkes -melodi e fyellit mi trazon kujtimet me mbushe permallim! Do te ngjitemi Sybregut e t'a shohim fushen Ti shohim shtepit e bera me gure, nje pergdhelje syri ,nje lot mallengjimi edhe pse shumecka nuk eshte si dikure!! Te zbresim posht grykes per t'a fresku ballin me ujein e bjeshkes te ftofet sikur bore, te trokasim dere me dere per me e hjeke mallin si dikure te shetisim kapun dore per dore!! |
Titulli: POEZI NGA GURI SYLAJ
Kenge per Mentor Morinen
Te Guri i Gradines gjemon istikami, bini djem heu ju lumte pushka therret Tahir Sinani! Une jam Mentor Morina , pushken e kam mike. Kenge e krisma i kemi bashk per Shqipnine Etnike. Pushka ime Pushke Lirie, gjithmone plot per hasem, Njemi lplumba i kam per lufte, dy i ruaj per dasem. N'bjeshke te Berishes i kem do djepa, kam dale me u ba roje , sa te ndegjohet kenga ime , shkau nuk shkele ne keto troje. Te Guri i Gradines gjemon istikami, bini djem heu ju lumte pushka therret Tahir Sinani! |
Titulli: POEZI NGA GURI SYLAJ
"Gjuha Ime"
Harroni ato Burime, tani,do flasim ,gjuhen time! Harroni Krojet, do te flasim si flasin Prrojet! As Nane e as Hane nuk ka ne keto ane. Nene e Hene , Partia na ka thene! Ti, rri pak me larg , te vije ere Maloku. E ti! Ti ,eja me afer, Shoku! E , more MIDHAT, pune qe me nxore sot. Emrin nuk po t'a shkruaj dot! BARI ,more fatzi, cfar te beje me ty or i gjore? As nuk te han , as nuk te ndegjon Delja me Kembore !! ... nester (me falni) NESE..me shume!! |
Titulli: POEZI NGA GURI SYLAJ
Plage Fjalesh !
Plage fjalesh nga kafshim i qakejeve, as te ike,as te ndalem! I ligu behet mbret, ne kete mbreteri hajdutesh, as Zotit nuk po mund t'i falem. Athua pse po ndodhe keshtu? Zoti ,te gjithe ,na meson per mire! Ndoshta, pak i fale pernjemende, e shume ,fort shume ,me pahire! O Zot ! Dje e pardje nuk pata faj. Po ,pse,pse edhe Sot ? Pse nuk po mi thane keta lot? Nuk i kam per vete! As per ne !! Vaji eshte per femijte tane , lotet jan per tonin Atdhe! |
Titulli: POEZI NGA GURI SYLAJ
Urime KOSOVE
Si Agimet Pranverore, permbi Trojet tona Etnike. Agim Gashi me sharki, bashk me Kengen Heroike. Si Shqiponje qe fluturon, cep me cep Trojeve te veta. Agim Gashi -ze bilbili, i thot Shqipnise mire se te gjeta. Zanin Pushke e telin plumb, ner beteja e neper gezime. Fale me shendet ke nga Kosova, nga keto Troje shume Urime! |
Titulli: POEZI NGA GURI SYLAJ
SOT DHE KETU !
Are pa gardh e pa hulli, plot bar te keq e kuaj llaqmi. Zabel pa lisa ,aty ketu ndonje shkurre, kulla te hieshme po brenda asnje burr! Kuvende plot me fjale qyqare, Kuvendare qe shiten per nje grusht pare.. Makina te shtrenjeta qe ikin me yrysh, brenda gomare qene a ndonje klysh. Nuk kan race ,as ngjyre ,as emer, gjitmone, me vete, ndonje femer. Eshte kjo enderr qe nuk e kape dot, apo realja ketu dhe sot. Ne daq qesh,ne daq qaje me lot! |
Titulli: POEZI NGA GURI SYLAJ
Epopejae Koshares!
C'jan keta krushq qe e kalojn Drinin, c'jan keta djem qe e thejn kufinin. c'jan keta burra qe e luajn gurin, c'jan keta trima qe e mbajn flamurin. C'jan keto pushke qe biejn ne Koshare, Rrasa e Zogut pse gjemon eshte Ushteria Clirimtare per Kosove ajo lufton. A s'me thua moj Zane e Malit ne ball te luftes kush ka dale Sali Ceku burr Kosove me Agimin lule djal. Qe nga Shala e gjere ne Koshare eshte nje za, nje pushke lirije, eshte Ushteria Clirimtare eshte KOSOVA Djep Trimerije. ** Kerset pushka ne Koshare si me u shemb orteku ne ball te luftes komandanti trimi Sali Ceku. Sali Ceku paska thene pasha Diell e pasha Hene pasha Shqipen ne Flamur nuk e le pa i hjeke keta gure. S'duroj gure ne troje te mija amanet e kam nga te paret s'duroj ndarje as s'duroj mure s'duroj gure qe i ndajne shqiptaret. Bini djeme pas meje armikut ne llogore keta gure qe na i vune per ndarje t'ua bejme gure per vorre. Kerset pushka ne koshare si me u shemb orteku ne balle te luftes komandanti trimi Sal Ceku. Nje plumb i mallkuar e ka marr ne ball bini djem dushmanit nuk vdes une jam gjalle. Ka dal Zana e Malit tek koka i qendron i merr nje grusht rreze Diellit ballin ia rrezon, i merr nje gjethe Lisit plagen ia mbulon, e merr nje grusht dhe Kosove te buzet ia ofron. Nga gjoksi i trimit e merr nje grusht trimeri qe t'a hedhe permbi Kosove si fare pere liri. Amanet Kosoven deri ne clirim ishte fjala e fundit e Komandantit Trim. Kerset pushka ne Koshare si me u shemb orteku ne ball te luftes ra deshmor Komandant Sali Ceku. ** E kam hape nje Toke te Re, per fare- plot me lapidare eshte ky vend lavdie me emrin Koshare. I kam mbjelle do lisa qe ne maje mbajn plisa. Ata nuk priten, cdo dite me te mdhenje rriten. Bejne hije ne kete Toke Lavdie. Ketu kishte gure qe benin mur m'a ndanin sofren dasmen m'a ndanin, m'a ndanin Shqipen ne Flamur. Faren qe ketu e hodha neper te gjitha Trojet Etnike e mblodha. Esolla ketu ne Koshare jo per grada e per kapuq as per pare. E solla per Kosoven- per Shqiperine per te gjitha Trojet tona KOMBETARE **** |
Titulli: POEZI NGA GURI SYLAJ
DIJE !!
Do te ju rrefej dicka qe e keni ndegju njemije here! Por,jo ne kete menyre. Ne politike mund te hysh edhe si engjull por, me dale,del i pafytyre! Politika eshte plot sherr. Po nuk pate fytyre ,te bene shok. E,po pate ,t'a merr ! Dilema linde; Si te ia bejme me politike!? Ua leme te pasureve, tha Baca Adem. Na ashtu ,keshtu, fike se fike!! Po mire ,popajtohemi. E,kah, kjo pasuri? Me pune, me gjak apo me hajni??? Qe te triat ,politikes, i kan hije! Por ,kur behen bashk, medet ! As nuk ke komb , as nuk ke shtet, as nuk ke LIRI- D I J E !!! |
Titulli: POEZI NGA GURI SYLAJ
Kam ba be moj Qike Tropoje !
Nga Kalaja ne Prizren, flas me Hanen mbi Shkelzen. Sa ia kam lakmi kesaj Hane , ka hijeshin e fytyres tane. Kam ba be moj Qike Tropoje, nuk marr nuse ne tjera troje. Je me e bukura ne Trojet tona , ta ka fresku me uje Valbona! Pritem qike se jam tuj ardhe , permbi vale te Drinit te Bardhe. Ne kaskade te Drinit behemi drite, ka shume kohe qe e pres kete dite. Per kete Gezim ne Trojet Etnike, kam ba ftese me loder. E kam thirre Janinen , Shkupin me gjithe Shkoder. Kenga e vallja Tropojane jan gezu per Dasmen Tane! |
Titulli: POEZI NGA GURI SYLAJ
Nuk dua!
Lulen ,si pushke te mbushur, nuk dua t'a shoh! As Diellin si zjarr qe pervelon. As Lirine ,si vrasese tinzare! Por rruget plot anketh ,plot frige. Mbushin perditshmerine tone, ne te sotmen e brisht e bizare! |
Titulli: POEZI NGA GURI SYLAJ
PAMVARESIA!!
Nje Shekull te prita,me kenge e me vaj, nje Shekull enderrova,po Ti s'vije dot. Nuk dij a Ti s'doje ,a Une kishna faj. Por mbas Njeqinde Vjeteve do te festojme, BASHK, SOT !! |
Titulli: POEZI NGA GURI SYLAJ
PAMVARESIA!!
Nje Shekull te prita,me kenge e me vaj, nje Shekull enderrova,po Ti s'vije dot. Nuk dij a Ti s'doje ,a Une kishna faj. Por mbas Njeqinde Vjeteve do te festojme, BASHK, SOT !! |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:19. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.