Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Poezia (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=115)
-   -   POEZI NGA GURI SYLAJ (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=15912)

GURI SYLAJ 26-07-12 20:34

Titulli: POEZI NGA GURI SYLAJ
 
Ali Podrimes

U ngjite Bregut te Vargut,
deri ne maje.
Mbete Bajrak!
E vargu gjugj -pa TY.
Sikur kto copa gjugje te Atdheut.
Sikur kjo harte harrnash,
qe nuk po e kepim dot,
as me laps e as me gjak ...e as me Lote!!!

GURI SYLAJ 10-12-12 11:39

Titulli: POEZI NGA GURI SYLAJ
 
Dymbedhjete vjete pa ty Sharki !!


Cka ka ,vella, Sharkija sot,
qe s'po bije por po nxjerre lote.
E qele drita e e errre nata,
dymbedhjete vjete vjerrun e ngrata.

Bvete per Mujen e bvete per Beqen ,
bvete per kanget qe kurr nuk vyshken.
Dymbedhjete vjet varun pran pushkes ,
asht merzite ,telat po i ndryshken.

Dymbedhjete vjete pa Mujen e Beqen,
dymbedhjete vjete pa ty Sharki !
Me ka marre malli per Za te juajin ,
pa kange te tyne s'muj po rri .

Moj Sharki sot falma vajin ,
t'a ndiej zanin sikur atehera!
Ne Ode te burrave ,ne mes te ushtareve,
eeeuuuu Dimni ike se vjen Pranvera!

Kange per Shoten e per Azemin ,
"Therret Prizreni mori Shkoder".
Bjere Sharki e hiqma mallin ,
per kta trima e per ate Voter!

Zani i Mujes e zani i Beqes,
pushon ne telat e tu Sharki.
Lavdi trimave per jete te jeteve ,
per Kosove rane ,per Shqipni!

Kalimero 10-12-12 12:02

Titulli: POEZI NGA GURI SYLAJ
 
[QUOTE=GURI SYLAJ;2142002]Fjalet qe kurr nuk t'i thash

Nndoshta ke prite te te them me shume
por nuk gjeja shprehje tjeter -vertete,
TE DUA , te thash ,nuk ika
aty ,bashk edhe sot, kemi mbete!

Ka mbete shumecka pa u thene
edhe pse ecim me nje hije,
jo pse nuk dija ,thjeshte, nuk doja
ne fjalen lart eshte e tera -dije!!

Falenderimi na takon te dyve ,
tash kur ne "bjeshke ka rene bore"-
kishte dicka hyjnore ne mes nesh
kur, edhe sot, ecim dore per dore!!

Per shumecka qe nuk folem
nuk pendohem as tash ,
per hire te nje fjale magjike
te pa thena edhe i lash!![/QUOTE]

pasha qikit kapuq , qijo pizi pum pilqen be shumee
ere ti o sil, qkruj qisishnepizi ma qpesh

ere ti o sil t dishiroj viq shnet ere pare :biggrin:

GURI SYLAJ 07-02-13 11:35

Titulli: POEZI NGA GURI SYLAJ
 
Enderr per Ikje !!

Nate e gjate ,
e zeze -Terr,
me vete me merr !
Nuk dij ,
je engjull apo dajall,
per Ty ndjeje mall!!
Me vete ,me merr!
Nuk ka rendesi ,
... ne Parajs apo ne Ferr!!
Ikim, me agimin e pare ,
atje ku ka fare e are!!
Atje ku ka Shqiperi,
atje ku ka shqipetare !!

GURI SYLAJ 07-02-13 11:36

Titulli: POEZI NGA GURI SYLAJ
 
Rrjedhe !!

Ne cdo flete,
mbushur me shkronja malli,
palohen dite ,vite
e , edhe me shume !!
Kohe e vlere ,dhurate!
Plot miresi ,edhe te tjera !
Qe rrjedhe, pandalshem ,
si lum!!

GURI SYLAJ 20-03-13 17:43

Titulli: POEZI NGA GURI SYLAJ
 
Varre Gurbeti!

Ka kohe ,jam bere dallendyshe!
Kethehem, vetem here pas here ,fluturim.
Kaloj shtigje ,brigje ,shtete ,kontinente,
por , kurrkund, nuk ka si Atdhe i IM !!

Kujtimi ka mbete ai ,si dikur!
Gjithecka ketu tash eshte ndryshe ,
veq varreve e edhe keta gure!

Per vendelindjen, edhe sot, ndjeje mall!
Kur, me shume njoh varre,
se sa njerez qe jan gjalle!!

Guri Sylaj

natyra 21-03-13 03:02

Titulli: POEZI NGA GURI SYLAJ
 
[QUOTE=GURI SYLAJ;2276713]Varre Gurbeti!

Ka kohe ,jam bere dallendyshe!
Kethehem, vetem here pas here ,fluturim.
Kaloj shtigje ,brigje ,shtete ,kontinente,
por , kurrkund, nuk ka si Atdhe i IM !!

Kujtimi ka mbete ai ,si dikur!
Gjithecka ketu tash eshte ndryshe ,
veq varreve e edhe keta gure!

Per vendelindjen, edhe sot, ndjeje mall!
Kur, me shume njoh varre,
se sa njerez qe jan gjalle!!

Guri Sylaj[/QUOTE]

[I][B]Keshtu vetem dikur kan kjen burrat,me vler!,,E te rralle ne fjale.[/B][/I]
te lumt per [U][I][B]Poezin[/B][/I][/U] i nderuari Sylaj.

Edhe se,kam frige,per [B][I]Ata/o[/I] [/B]qe aqe pak kan mbetur[I][B]/te gjallet[/B][/I],jan kthye ne varre,[U][I][B]Valle!

Pershendes.
[/B][/I][/U]

GURI SYLAJ 09-03-14 18:06

Aw: Poezi nga guri sylaj
 
UNE DHE MILINGONJA

Njė dite shkela mbi njė milingone,
Neper labirintin e kėpucės shpėtoi!
Kur ndėrrova hapin e Dielli ra mbi te ,
Kthej kokėn dhe me qortoi !

Ore ti, mamut apo njeri ,ē’fare je?
Mos me preje rrugėn herėn tjetėr.
,lazdrak si nuk sheh pėr toke ,
e din ,unė jam kėtu Zonje e Vjetėr !?

U mvrenjeta ,desha edhe ta shaje
Por ,nga brenda ,diēka me tha ndal!
Gati e mbyte ,pa te bere asnjė faj
e,tash ,donė me e bė mut edhe me fjale !!

GURI SYLAJ 09-03-14 18:07

Aw: Poezi nga guri sylaj
 
SHQIPTAR !!

Hija jote tejzgjatur shekujve,
e larte ,e kėrrusur, e shtrire !
Ne lufta ,ne paqe ,i pėrgjakur
Por kurrė i vrare,kurrė i pėshtire.
Ne trollin tan si dje edhe sot ,
Hije po - por kurrė zot!
Luftėrat i Pate , te pėrditshme .
Me armiq plote lavdi ,
E me vetveten te neveritshme .
Moti ,sikur ti, fliste edhe Zoti.
Te mashtruan ,te tradhtuan
Te vodhėn shumėēka qe pate
Edhe Zotin ta ndėrruan.
Moti ,Zot e Fe ,
E kishe Trollin ,e kishe gjakun
E kishe Gjuhen ,e kishe ketė Atdhe !
Neper shekuj ruajte ēka mujte .
Bijtė e Ademit NE jemi !
Urrejtjen ndaj njeri tjetrit e ruajtėm,
Si name te pėrēarjeve, edhe sot, e kemi .
I provove edhe njėqind zota tjerė
Nuk te sollėn asgjė te mire
Te lan hije ne Trollin tėnd
Te gjeten e te lan –te mjere !
Ngritu ,kthjellu ,fol e falu te Zoti ,
Me gjuhen ,nėne te gjuhėve ,si moti !!

GURI SYLAJ 21-03-14 20:33

Aw: Poezi nga guri sylaj
 
NE KETE SHETITORE ......!!

Turpin ,te veshur me para ,
E shoh ,pėr ēdo dite, ne qytet !
Ka shume shoke ,shume miq.
Kurrė ,ama hiq kurrė,nuk ėshtė vet!!

Edhe dje , edhe sot.Per nesėr nuk e dijė.
Kryelartė ece ne balle.
Tash ,mbrapa e ka njė qytet ,
Jo si dje ,njė mėhalle!

A je ,si je ,Burrė! I tha dikush.
E pa ,qeshi ,dhe treti !
Unė jam TURPI ,mos me fyej ,
Burrėrinė mbaje pėr veti !

Kur del ,ne shėtitore ,festave,
Plote kėnge ,valle e hare!
Kot ,kote flasim .Fjalėt i merr era .
Ne ” shėtitoren” e turpit valėzojmė ne !

GURI SYLAJ 07-12-14 20:21

Titulli: POEZI NGA GURI SYLAJ
 
UNE DHE LOJA ME ZJARRIN
E preka ,me dogji !
Por me ike nuk ika .
as me e fike nuk e fika .
Behemi miqe
me tha nje dite .
Ti me jepe shpirt ,
une te ngrohe -te jape drite !
U tha ,u be !
Edhe kur me te perpiqem
as nuk fiket ,as nuk digjem !

GURI SYLAJ 13-12-14 19:25

Titulli: POEZI NGA GURI SYLAJ
 
MARJONETE !
Nese nuk ke guxim
vallen tande me e luajt deri ne fund
s'ka gje
Luaj vallen e te tjereve
Edhe ashtu ,ke thene ,kemi vetem nje jete
Prap do te ngelesh njeri
Por ,jo ai qe deshte
jo ai qe enderroje
Do te behesh Njeri
MARJONETE
s.b
----------------------
KAMELEON !
Nese nuk mundesh
me e ndryshu Boten
ndrysho veteveten
Sa here qe qeifi ta don
Prap do te mbetesh Njeri
Por, me garderobe
KAMELEON
s.b
---------------------------
KOHE PABESISHE
E fus doren ne xhep
dhe, fillova te dyshoj
T'i besesoj
a mos t'i besoj!
Ato qe mbrenda i lash
nuk ishin !
As nuk i mora per vete
as ,dikujt tjeter, nuk ia dhash
Mendova se kam veshe
Pallto tjeter!
Jo ,eshte Pallto e Re
Ato i kishte marre
Dora Tjeter
s.b

GURI SYLAJ 15-09-16 10:24

Titulli: POEZI NGA GURI SYLAJ
 
AUTOPORTRET

Ti, Det i trazuar nga valet,
si fytyre plaku plote rrudha,
ku meshifen gezime e lote.

Qetesohu, qe Dielli e Hana te behen sy.
paqetoj valet te mos ndiqen,
mos te behen, si ky shpirti im sot.

Mos u perplas me bregun
kure nuk te ka faj.
Behu pasqyre e yjeve ne qiell,
te shohin edhe ata shkelqimin qe kan.

Mos ngjaso ,me shpirtin tim sot
shprendane buzeqeshje per rreth
e brenda zien si vullkan.

Ne konakun e shpreses nguju
qe nje dite te behet me mire .

Sikur Ti, Det, qe sot je trazu
Njeqinde vjet ky shpirt
ne nje rrugetim te veshtire .

GURI SYLAJ 16-09-16 21:00

Titulli: POEZI NGA GURI SYLAJ
 
ATY KU TOKA E DETI PERPLASEN NE MES VETI

Per nje Hark Ylberi u bene miq.
Atehere kur bota nuk ishte vetem se nje hiq.

Kur nisen, njeri me e gerry e tjetri me i nxane prite,
u pa se sherri do te plase nje dite.

Harruan betimin ,harruan edhe fjalen e nderit.
Nisen me u kacafyte per ngjyrat e ylberit.

Ti! Ti pa mua nuk ke ku te mbahesh!
Edhe ti pa mua ,do te teresh,do te thahesh.

Une dua ngjyren e kuqe,kurse une, te zeze, nje ngjyre.
Perlaheshin e nuk ndaheshin,qiellin e kishin pasqyre.

Toka e deti u shane e pershane,u lagen e u thane
por ,veq u bene hore se me u nda nuk u ndane.

power8 20-04-17 06:33

Titulli: POEZI NGA GURI SYLAJ
 
I paska ik frymezimi gurit qe nga 16/09/2016 ! lol!


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:16.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.