Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Poezia (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=115)
-   -   Ecje pa mbarim (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=17677)

hajredin kovaci 28-09-05 14:06

[b]Po bej cmos[/b]

Bera cmos qe te shkruaj poezi
dhe te mbylli kete fundshekull
sado i keq qe ishte
me tragjedi vaje e ikje
Po bej cmos qe te shkruaj poezi
per kete fillimshekull
pa ankthe e trishtime
pa degjuar me krrokame korbash te zi
pa lodhur duke vrapuar
per te ikur nga gjarperinjt e gjakut

hajredin kovaci 28-09-05 14:08

[b]Ritual[/b]


E hengre Basri Capriqi
nje kokerr fik
ne Parge
te mbeti ne Qafe
ne fyt
e,kalove mbi Kurriz
ne Tivar e pe sa eshte sahati
dhe erdhe
e pive nje kafe
ne"Morea"
si ritual

hajredin kovaci 29-09-05 13:19

[b]Eshte nje dite[/b]


Eshte nje dite e gjate nje vit
Eshte nje vit i gjate nje shekull
Eshte nje pike e kuqe e madhe
Eshte nje pike e zeze e vogel
Jan dy pika
Lote gezimi lote hidherimi
Eshte nje lume
pa mbarim me rrjedhe pa kthim
Eshte nje burim
qe kurre nuk shterret
uji i ftofte ben zemren gur
shpirti i perflaket freskohet
Eshte nje yll
i vetem ne qiell
leviz ngadale shndrit si diell
Eshte nje dite plote diell
Eshte nje vit plote vere

hajredin kovaci 29-09-05 13:20

[b]Basti[/b]

Dy kuaj vraponin
cili i pari
do te mberrije
qelloja pra
cili kale arriti
i dyti
kur kali i bardhe arriti
i pari?

hajredin kovaci 29-09-05 13:23

[b]Kodra e Keqe[/b]

Kah Kodra e keqe
eshte frike te kalohet vete naten
nese degjoni muzike
hapin mos e ndalni
dikush po martohet
nese degjoni vaje
mos u frikesoni
dikush ne kurbet paska vdekur
nese degjoni brohoritje
behuni edhe me trima
Gjergjelezalia mund Bajlozin

hajredin kovaci 29-09-05 13:27

[b]Tollovi e madhe[/b]


Ora shtatembedhjete e tridhjete
e dy tre kater minuta
kujdes me thane
mos u sill naten
une vec ne poste desha te shkoj
te lajmeroj gruan
me siguri ajo s“ mendon si nena
ne poste tollovi e madhe bicikletash
disa mbanin nga dy
kabinat s“ishin parapare per bicikleta

hajredin kovaci 29-09-05 13:34

[b]Po ndezen llambat[/b]

Valle kush na e beri qimen tra e mizen buall
Jetojme ne kohen e roboteve prej mishi
Ose po kthehet koha e faraoneve legjendave
Llambat e vajgurit po ndezen perseri
Cila je Ti qe luan me kohen
Apo mallkon nenen qe te lindi

hajredin kovaci 30-09-05 12:16

[b]Keshtu e kane keto pune[/b]


S“kemi c“te bejme
keshtu e kane keto pune
dikush ecen me vrap
dikush ne vend numeron
dikush qane sa s“pelcet
dikush qeshe e cirret
dikush s“eshte aty
numerohet se ka qene
dikush eshte prezent e
s“bie ne sy fare
dikush vdes per lirine qe s“e ka
dikush s“cane koken fare
dikush ike
dikush ha e pi sa s“ben
dikush vdes urie

hajredin kovaci 30-09-05 12:17

[b]Tretje[/b]


E bardha po erret
E erreta po zbardhet
te dyja po ndryshojne
Por njera po tretet

hajredin kovaci 30-09-05 12:20

[b]Rruge pa emer[/b]

Rruge rruge rruge
te gjera te gjata po emer
djathtas me plepa te gjate majtas
sa makina mbi ju kalojne
gjithe ate lesh te bardhe n“hava qe cojne
u ngite se rrahuri
mbi ju te gjithe kalojne
rruge te gjera te gjata pa emer
qe bashkoheni dikund

hajredin kovaci 05-10-05 09:43

[b]Moti neser[/b]

Thellesisht jam i shqetsuar
c“kohe do te kemi neser
nje bresher i papritur
mund te na i prishe te mbjellat

hajredin kovaci 05-10-05 09:45

[b]Mos thuaj po[/b]


S“ndalet dot era
kur fryne me terbim
s“kapet dot zogu
ne fluturim
diellu s“ulet dot
e verteta s“lihet dot
pa u thene
kur eshte e vertete
s“kupton dot pa e provuar
c“mund te te ndodhe ne jete

hajredin kovaci 05-10-05 09:46

[b]Perzierje[/b]

Mbyllni dritaret
dyert mbyllni
mos dilni perjashta
lulet kane cele
qente e ngordhur qelben
jane crregulluar ererat

hajredin kovaci 05-10-05 09:48

[b]Enderrat[/b]


Thone se endrrat
dalin te kunderta
c“te bej me gjithe keto te mira
kur gjithmone shoh enderra te keqija

hajredin kovaci 05-10-05 09:50

[b]Largepamesi[/b]


Ule pak koken o njeri
mos shiko larg
me nenin kaq e kaq
denohesh per largpamesi
kushedi o njeri
sa te tjere para teje
ne emer te popullit
jane denuar per largpamesi


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:20.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.