Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Poezia (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=115)
-   -   POEZI DHE PROZE...VETEM PER TY....QE JE KETU...ATJE. (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=15348)

CICErrrIMA 23-03-06 19:17

Ne Pranveren E Hershme
 
[SIZE="5"][/SIZE][COLOR="RoyalBlue"][/COLOR]

Nuk jemi pare,shume vite me ralle
te gjithe me thone se nuk ke ndryshuar
e une te pres me malle
Me zemer te lenduar.


Ne beharin e pranveres se hershme
une te pres tek vendi i vjeter
e dij se do vijsh,vendlindja te th`rret
zemra ime e lodhur po pret.

Tere k`to vite te kujtova ty
kur zbardhte dita dhe kur ngrysej
te pres,te te shikoj ne sy
shpirti im ne lote po mbytet.

CICErrrIMA 23-03-06 19:33

Cka Bejne Nuk Dijne
 
Ketu Te Xhvishin,te Lodhin ,te Ngordhin
Te Presin,te Mposhtin,ne Varr Te Fundosin,
Por , Ne Kembe Te Veta Gjithnje Qendroj
Nuk Me Mbyllin Hund As Goje...
Ato ...qe Per Mjekun Kane Nevoje!

Ketu Te Corodisin,te Shtrydhin,te Derdenisin,
Te Lodhin Me Shume Se Gurin,se Lisin..
Ketu ...sikur Mushkonjat Te Pickojne,
Te Prishin,te Torturojne.
Ato Vertet...te Rrenojne.

*e Deri Kur * Dikush Tash Foli
Do Na Terboni,do Na Kerc`noni
O Zot I Thuaj Furtunes :le Te Vij,
Nga Faqa E Dheut Le Te I Fshij.
O Fali O Zot,cka Bejne Nuk Dijne.

CICErrrIMA 23-03-06 20:35

Ne Pritje Te Nje Agimi Qe Vonohet
 
Ne Pritje Te Nje Agimi Qe Po Vonohet
Ne Bijte E Shqipes,te Dheut ,te Tokes
Shume Kem Prit` E Jem Zvarritur
Per Nje Drite, Se Shume Kem Pritur.

Do Vij Nje Dite Qe Shume Vonohet
Kur Te Gjithe Duhet Te G`zohen
Do Vij Nje Dite Ku Do Flasin Malet
Do Hidhet Valle ,kenga S`do Ndalet!

Ne Keto Troje Shekullore
Jane Ngritur Shume Permendore
Rruga Dhe Hapi Me Nuk Ndalohet
Drejt Nje Agimi Qe Po Vonohet.

CICErrrIMA 23-03-06 20:51

Keshtjella E Dashuris
 
[SIZE="4"][/SIZE][COLOR="Magenta"][/COLOR]

Keshtjelle dashurie kam ngritur per ty,
deri ne qiell,ku nuk sheh drita ne sy
e kam rrethuar me gjemba dhe roje
keshtjell dashurie ,qe s`kane pare k`to troje.

E kam ndertuar me muaj,me vite
nuk e rrezove,nuk e godite
e kam ndertuar me endrra ,me kenge
do e mbroj pellembe per pellembe.

Nuk e prishen ererat me shi
as akulli, as bora ,asnje stuhi
E kam bekuar si vleren e shenjte
e kam ruajtur si arine e shtrenjte.


Une drita e henes udhen ndricoj
une dielli i dites vesen largoj
ne ankthe kujtoj ditet e rinis
nuk rrezohet keshtjella e dashuris.

CICErrrIMA 27-03-06 18:39

Hijet E Zeza
 
[COLOR="Magenta"][/COLOR][SIZE="6"][/SIZE]


NUK ME LODHIN DOT ,ERERAT E KQIJA
AS FJALET,AS GJEMAT,AS HIJET E PISTA
NUK ME LODHIN QE GJITHNJE PO EKZISTOJNE
ME LODHE FATI I VENDIT TIM...I VENDIT TONE.

ATO NUK SHKULEN,NGA DHEU NUK C`RRENJOSEN
ATO PER FYTYRE ,JO NUK MERAKOSEN,
PERSE JETOJNE,TOKEN E RENDOJNE
PERSE PERENDI,PERSE VEHTEN NUK E DOJNE.

KTHEHU SHIKO BOTEN,PESHTYJNE KAH KALON
EDHE PSE DIKU FEJA ,ATE E NDALON,
MERRE NJE CIK ZJARR,NGROHE ZEMREN TENDE
ULU SHIKO ANASH,JANE NJEREZ E JO SENDE.


VALLE KESHTU KANE LINDUR,SURRAT PER TU BERE?
APO GJAKU I KEQ ,NUK MUND TE NXAJNE MEND,
TE VESHTIRE E KAM ,KETE PER TA KUPTUAR,
O KUR TE VDESIN,KUSH KA ME I KUJTUAR???

CICErrrIMA 05-04-06 20:16

Ne vazhdim...
 
[B][/B][COLOR="Magenta"][/COLOR][SIZE="5"][/SIZE]

Ku mbete me pyete,me thirrje gjysmecirrese,
ku shkove,para syve me humbe ,sylakuriqe,
ku tani veshtron,me sy perlotur shiqon
a thua do pres deri ne amshim,o shpirti im?
Jo,une jam ne vazhdim...

Mengjezet e pranveres, thua mi ke falur,
valle ku u trete,ashtu kembezbathur ???
Jo,nuk me inkurajon perqafimi yt,
gjithnje po me lodhe,gjithnje po me mbyt,
po shpirti im...une jam ne vazhdim.

Fjala yte e rende ,qe ma the at vere,
ne zemer me vret,gjithnje shume po ther,
nuk te prita,me lodhi ai shiqim
nuk jam si ahere ,atje...
ne vazhdim!

Tash vazhdoj udhes,me gjemba te shtruar,
nuk me sheron plagen,jam ende i s`muar,
ne rrezen e nxehte te krahrorit tim,
dikush tjeter flen,me mbush me gezim
sepse nuk jam me si TI ...ne vazhdim!



SIKUR...


Sikur te ngryset dhe mos te zbardhe
jo me shume,por vetem nje jave
do kisha shume endrra,ngadal t`i shijoj
oh sa kishin zgjatur,nje film te xhiroj!!!

Kujt t`i drejtohem ,ta ndaloj henen
vec sa te shkruaj,vetem per ty kengen?!
Kujt te i drejtohem ne kete bote te vrazhde,
andaj rri i strukur,gjithnje pa dal jashte.

Nese nje dite endrra ,do te me plotsohet
trupi im i lodhur nga gjumi s`do zgjohet,
sikur nje dite endrra do me behet zgjenderr,
ti do te jesh nuse,e une do jem dhenderr!!!

Sikur une dhe ti,do ta kthenim kohen
por jo per nje ore si ne krejt Europen,
do kishim ndryshuar,ne dhe bota mbare,
lote ne sy askush,jo...s`na kishte pare!



NE PELLGUN E ADRIATIKUT TE KALTER


Nen driten e anijes qe cante dallget e terbuara,une dhe ti ishim ulur prane ures se kapitenit te lodhur,qe vec e kishte nxene gjumi.Kokat i kishim kthyer pas,dhe veshtronim dritat e qytetit qe vinin e zvogloheshim nga casti ne cast,derisa u shuan nga horizonti i hapur.Te sigurt qe askush nuk na njihte,kerkonim vendstrukje te kendshme dhe qetesuese.Nuk donim te hanim darke.As gjumi nuk na mori.Donim vetem liri.Ate e kishim pritur ngahera.Larg nga tollovia dhe zhurma e udhetareve kishim frik se do na mungonin oret,sepse edhe minutat u shendrruan me vone ne sekonda...Une para syve kisha engjullin e diteve te sotme...dhe ia nisa:
qe kur e ke kuptuar...qe kur e ke ndjer se te dua...qe kur me do ti mua...qe kur...qe kur...qe kur???
Ti sikur turperoheshe pakez,por duke shikuar medoemos dy apo tri hera anash,peshperiteshe : qe moti...Pa mbaruar fjalen te pyeta:E atehere,perse me lodhe? Ti buzeqeshe dhe me the *dashuria dhe lumturia jane me te bukura derisa i presim *.Pas pak ,perqafimi i epshem rrenqethi trupin,dridhi buzet por edhe zemrat.Lotet dolen ,por u ndaluan nen shtresat e bebzave qe shendrisnin adriatikun e kalter,me shume se dritat e anijes gjigante.Ne ate moment i harrova te gjitha brengat,lodhjet,deshprimet dhe levizjet e perditshme qe ishin shendrruar para shume viteve, ne mekanizem robotik.Shpirti gjeti mprehje,fjalet veshet qe e ndigjonin me endje kurse zemra pushim...inkurajim,sherim.
Ne pellgun e adriatikut te kalter u betuam ne besnikeri,sinqeritet,dashuri dhe durim te dyanshem.
E vetmja menyre qe zemrat mund te mbijetojne ne kete jete te mosbesimit dhe te varfer nga dashuria,sepse ate pak kush sot e dhuron.Ate e mbajne per vehte narcizet dhe egoistet,te pasurit dhe ato qe asnjehere nuk e kuptuan dhe kurr nuk e kane ndjere me shpirt.Ne,njerezit e thjeshte te kesaj bote ,jemi altruistet dhe filantropet e fundit te dashuris se dlirte dhe te paster,te gjakut te paster.
Diku para mengjezit na nxuri gjumi per pak sekonda,por sapo u kujtuam per pranin e njeri-tjetri perseri u zgjuam te perqafuar .Ende nuk e kam te qarte si ndikon dashuria ne muskulaturen e syrit.Perse e le pa gjume.
Ne pellgun e thelle te adriatikut,mu ne zemren e tij u bashkuan dy zemra qe kishin vetem nje qellim: ta shijojne dashurin e sinqerte te lindur bashke me takimin e tyre te pare,para shume viteve.
Edhe sot e ndjej afer doren e saj.por lundrimi i asaj nate me gezon cdo here para se te mbylle syte per te u pergatitur per nje dite te re.Kuptohet,qe perseri te dhurojme dashuri...

CICErrrIMA 12-04-06 20:07

[COLOR="Orange"][/COLOR][SIZE="5"][/SIZE]


NE GJURMET E KOHES

Hapin nuk e hudhi aty ku shkelet bari,
as qelqi as druri,as derrasa e kalbur.
Hapin e kam te sigurt,pa rremuje e zhurme
e kam te lire ,te bute te shurdhe!

Nuk dua te shkelas ku me thoni ju
vetetima te motit te lige,hije te pameshirshme...
dua te eci rruges,me gropa ate e du`
dua te lepij balten,ajo eshte e shijshme!

Gjurmet e mia jane gjurmet e kohes,
te mikut ,te shokut,si e krejt botes,
nuk dua lemoshe,nuk dua deklarata boshe
as fraza te thata...sikur nuk me njohe.


I therras te gjithe,qe gjurmet kane humbur
afrohu ne vesh, te them nje kenge te bukur,
me e mire eshte jeta ,si shumica e botes,
nese gjithmon ecen ne gjurmet e kohes.

Frikohu fjaleve te bukura,kur ti thote armiku,
ne fytyre te tij ,nuk shihet dot miku
ec me hap te vet,drejtohu vetem tokes
ec me hap te vogel,por ne gjurm`t e kohes!



I ULUR PRANE TEJE


Nuk me intereson
cila dite eshte neser ,
as kur do vij vera
mua me intereson ti,
s`me interesojne te tjera,
Afrohu ...afrohu te lutem,
rri pakez prane meje
shume i lumtur ndihem
i ulur prane teje.
Ne ate nate kur dolem ,
se bashku buze detit
te perqafuar folem
nen pallate te mbretit.
Sikur s`te kam pare
shume vite me rralle?!
sikur s`jem ndigjuar
as me celulare?!
Ankohesh qe nuk me sheh,
qe nuk jemi pare!
Se ne zemren time
une sec
cela varre.
Jo nuk e besoj,
veshet me shurdhuan
zemra ime e mjere
tash sec eshte
lenduar.
Te lutem rri dhe pak
i ulur prane meje...
Une i lumtur jam
i ulur prane teje.

CICErrrIMA 13-04-06 20:16

Perseri Te Takova
 
[COLOR="Orange"][/COLOR][SIZE="5"][/SIZE]


Ne memoaret e mia mbete e shenuar me doreshkrim te bukur sepse emrin tend kurdoher e shkrova me kujdes.Ne zemren time gjithmone ke zene vend te vecant.Ne kujtimet e mija ishe e paharruar.Kujtimi ne emrin tend, kurdoher me sillte para syve bukurin mahnitese qe ta kishte falur natyra ty.Nuk jemi pare as ndigjuar nje kohe shume te gjate.Ishim miqe te vjeter dhe te vertet.Por,perse kurr nuk u takuam?
Duke menduar mu per kete gje,befas mora vesh se ti ishe kthyer ne vendlindje pas shume viteve ne mergim.Rastesia thone qe eshte mbreti i mrekullirave.Ashtu na ndodhi edhe neve ,u takuam atje ku se bashku niseshim per ne shkollen fillore e pastaj edhe ne ate te mesmen.
Kishim ndryshuar te dy,bile shume...me the.Shternguam doren njeri-tjetrit dhe shiqimet nuk nderpriteshin.Syte kishin zene vend dhe dukej thua se gjeten pushimin e shume kerkuar.Ishin ngulitur ne nje pike te perbashket dhe nuk donin te ndrronin drejtimin.Dicka me zuri frymen,me rrenqethi trupin dhe zemra trokiti me shpejt kurse ty te kapluan djerset dhe u skuqe pakez.Me le te kuptoj qe as ti nuk e kishe harruar simpatin qe dikur kishim patur per njeri-tjetrin.Ndoshta na bren ndergjegja te dyve perse filluam dhe mbaruam vetem me simpati.
Filluam e folem per te kaluaren.Nuk ishim takuar qe nga fundi i viteve te 80-ta.Kohe bukur te gjate.Ti, ne ballin dhe fytyren tende ,kishe vulen e moshes dhe jetes pa brenga,por shiqimi yt dukej se fliste ne vend te shpirtit te lodhur.E tradhetonte ate.Me bene te kuptoj qe ishe shume e lodhur dhe se te kishte kapluar nostalgjia edhe per guret e rrugices sone.Asaj ku kalonim per te shkuar tek lumi i fshatit,buze shtepis se mesueses se anglishtes.Cdo gje per ty kishte ndryshuar,andaj ndjeve edhe me teper nostalgji.Syte tuaj kerkonin pamjen e vjeter,kerkonin vendlindjen ashtu sic e kishe mbajtur ne mend.Por,me beso ,une ketu e harrova si eshte dukur.
Ne syte tuaj une gjeta pergjigjen e gjithe ketyre viteve qe e kerkova ne bashkebisedim me mergimtaret tane.A thua ia vlen te largohesh?Valle, a ia vlen te vritet shpirti per nje kafshate buke me te bute.Une them qe jo,dua ta ngrej te forte ashtu sic e ka gatuar edhe gjyshja ime e ndjere.E them kete sepse thelle ne shpirt e ndjej mungesen e tyre.
Ne fund u pajtove me mua,sepse vertet te kishte lodhur malli per vendlindje.Nise e pyete per te gjithe,pa harruar asnje nga moshataret tane.Femijet tuaj diku vec kishin mbrritur dhe humbur nga horizonti.U ndame per te u takuar ndonje here tjeter.Ashtu premtove,por vrapimi pas pasardhesve te largoi dhe nuk te solli me kurr ne vendin e vjeter.Sa here e vras mendjen,si do ishte jeta jone sikur te gjithe te i kishin mbetur besnik vendlindjes.Ne nje gje jam, me se i sigurt.Asnje nuk kishte vdekur nga uria.



M E R G I M T A R E !


Vetem akulli shkrihet ne rrezen e diellit
sapuni ne duarte e nenave tona
duke lare kemishen e djalit
lotet nuk mund t`i ndalin.
Jo,nuk mund t`i ndalin!

Mergimtare ,me ze te larte i therras!
cirrem,digjem,po pelcas.
Mergimtare,juve po iu therrasin
cirren,digjen,po pelcasin.
Po...po pelcasin!

Mergimtare,kthehuni ne vendlindje
eja shih vogelushet po rriten,
ai mesuesi i vjeter ka vdekur,
vec pullazi gjalle ka mbetur!
eja....atje je i tretur!

Mergimtare....

CICErrrIMA 13-04-06 20:58

Naten e mire
 
[COLOR="Orange"][/COLOR][SIZE="5"][/SIZE]


Kur u takuam,te perlotur u ndame,
rinia kish kaluar,i thame udhe te mbare
te te harroj ,do e kem te veshtire,
ti ike ulargove,pa thene naten e mire!


Kujtimet shpirtin me pickuan,si kurr me pare
duhet te jetojme,edhe pse te ndare,
nuk te trazova,une te lash te lire,
edhe pse kur ike ,s`me the naten e mire!


S`do takohemi me,si veren e kaluar,
si t`ja shpjegoj zemres,ska per ta kuptuar,
te te harroj ,do ta kete te v`shtire
perse ti s`i the,vec *naten e mire*?!



NE VEND TE PAQES KERKOJ QETESI

Me the eshte e pamundur te lidhim paqje
edhe pse me puthe,ti dy here ne faqe
e une te kerkova ,pak dashuri
ne vend te paqes ,per zemer qetesi!

U ndame ne nismen tone te dyte,
u ndame ,sa cel e mbylle syte,
e kaluara jone,tash ka pak rend`si
ne vend te paqes,kerkoj qetesi!

Tani me kerkon,te ia nisim nga e para,
ne dashuri,jo nuk behen gara,
ne vend te sharjes,kerkoj dashuri
ne vend te paqes ,kerkoj qetesi!

CICErrrIMA 19-04-06 17:55

Sonte
 
[COLOR="Orange"][/COLOR][SIZE="5"][/SIZE]




NJE MIKU IM I VJETER ME THA:

Sonte jam i gezuar!
Sonte do e kaloi nje nate mikluese!
Sonte do ha darke TEK AJO,
fat te mire,te lutem me uro!


Sonte...nuk e dij,ndoshta definitivisht
do martohem!
U gezova per endrren e tij,
u gezova ,sa me nuk dij.

Shokun tim e njohe qe moti,
per ATE gjithmone, i shpetonte loti.
Sonte tha ,do jet si ne vere,
perseri AJO do me perkedhel.

Nje miku im i vjeter me tha:
dashuria or` mik keshtu e ka!



SHIU I PRANVERES


Dielli kish kohe qe kishte perenduar
u mblodhem te gjithe,radion per t`ndigjuar,
neser do bie shi,perulu ombrelles,
do bie shi,shiu i pranveres.

Nuk me gezon shiu,me ze dikush thirri,
nuk me gezon, as marsi as prilli,
memzi pres te vij, nxehtesia e veres,
jo s`me pelqen, shiu i pranveres!

Mua me pelqen,qe kur s`me kujtohet!
edhe e dashura ime,shiut i gezohet,
do e kerkojme shiun ne stinen e veres,
edhe shiun e dimrit,por dhe te pranveres!


E KISHA TE VESHTIRE...


Nuk me kujtohen fjalet qe mi the ate nate qe binte shi.
Jo e dashur,nuk me kujtohet qe kur duhemi une dhe ti!
Tash veshtroj oren,vone thote se ka shkuar
eja shkojme ne shtrat,pak e kem` tepruar!!!
Desha te te them por e kisha te veshtir
ne duhet te ndahemi,sa me pare,me mire!


Ti perseri syte i ngul ne rrudhat e ballit tim,
i numron te gjitha,thua qe s`kam guxim
te largohesha e kisha te veshtire,
fjala s`del nga goja...fjala LAMTUMIRE!
Desha te te them,por e kisha te veshtir
ne duhet te ndahemi,sa me pare,me mire!


E rende eshte ndarja kur dashuria s`ka mbarim,
do doja edhe pak te te dua,ty o shpirti im,
por ja qe koha nuk na premton tjeter,
vec se te ndahemi,gje me shume s`na mbetet!
Desha te te them,por e kisha te veshtir:
ne duhet te ndahemi,sa me pare...me mire.


NE MENGJEZET E SHPRESAVE TE HUMBURA


Ishte shume veshtire atyre diteve te zgjohesha nga gjumi.Vertet,gjumi me dilte heret,por nuk levizesha dot nga shtrati derisa dielli kishte kaluar mbi catine time.Ne mendjen time kujtoja endrrat e nates.Edhe shpjegimin e tyre lexoja,por prap nuk e kisha me lehte.Me kishte braktisur edhe ajo e cila e fundit vdes tek njeriu...shpresa.Atehere,dalngadal duke u zvarritur prane shtratit,mbi koken time ,nisja e bezdisesha radion e lodhur e raskapitur me muaj pa pushuar.Ne ditarin tim,perkujtohesha per ditet dhe mengjezet e para qe kishin lindur pa shpresa.Prane tij nje fletore rrinte e paprekur.Ne te kisha filluar enkas per ty te thurja poezi.Ishe bere inspirimi im i vetem atyre diteve.Pushimi vjetor sapo kishte filluar.Cdo hap tendin,fjale apo shiqim une e kujtoja me nostalgji dhe dhimbje ne shpirt.Me the se ne mes nesh cdo gje ka mbaruar dhe se dyshon ne nje nisme te re.Fole,fole por asnjeher nuk me shiqove ne sy.Kisha fituar bindjen se dikush te ka bindur kunder ndjenjave tuaja,te kane imponuar qendrim te kundert nga ai qe gjithmone kishe per dashurin tone.Me befasove mua por me duket edhe vehten tende.Fjalet ne ditarin tim i rrijne besnik asaj kohe.Aty nuk ka te vertet te shtremberuar,aty nuk ka hile e dashur!Sepse e verteta nuk vdes.Ajo jeton e gjalle,edhe pse koha mundohet ta ndryshoi sikurse edhe njerezit te cileve nuk iu pelqen.Une dhe ti me vone perfundimisht u ndame.Pas nje kohe jo te gjate une udhetova large,kurse ti mbete prane atyre qe sot nuk i sheh me shpesh se mua.Ceshte e verteta,ato te cilet na ndane sot nuk* jetojne me*,kurse te tjeret kane harruar se cka quhet lumturi.
Sot,pas shume viteve njeriu medoemos bene finalizimin e te te gjithave kahjeve te jetes,drejtimeve te gabuara dhe atyre qe sollen suksese,fat dhe lumturi.
Nuk me le te qete fakti se ne duheshim,ate mos u mundo ta mohosh sepse dashuria lexohet ne syte e atyre qe sinqerisht dashurojne.Ajo nuk mund te fshihet.Ce do,kur nga ajo gje nuk kemi dobi,as une e as ti.Kur te kujtoj ty,padashur me mbjelle paknaqesi kujtimi ne mengjezet e shpresave te humbura.Uroj qe njerezit e mire te kesaj bote kurr mos te i perjetojne.

CICErrrIMA 27-04-06 19:02

Rrethi I Vetmise
 
[COLOR="Orange"][/COLOR][SIZE="5"][/SIZE]


Njeriu e ndien dhembjen kur jeta e mashtron,e ndien demoralizimin kur humb dashurine dhe besimin ne njerez.Tash une i humbur rri ne udhekryq te jetes,numeroj ditet dhe mendoj per peripetite e jetes dhe valet e saj.Ne frymen e krenarise rinore,cdo gje kam bere per te tjere e me te tjere,por ky ishte rrethi magjik,dhe askush s`ka dashur te dale nga ky rreth,sepse ishte oaze e vetekenaqesise se bukurise njerezore per vete menyren e te jetuarit.
Jeta e mberthyer ne rrathet e vetmise,me perkujton boemet amerikane dhe tregimet e shkrimtareve.Rrethi mahnites eshte opsesion vetmie i cili pa tjeter shkaterron Egon.Jane keto mesime te cilat thone se njeriu mund te ndahet nga normalja pozitive jetesore dhe te menduarit,rezonimit,ne nje periudhe te gjate.
Cdo gje duhet te kaloje e ne duhet te mbesim njerez,ndersa kuptimin per jete e humbim kur sillemi pas gjerave te parendesishme,kur keto gjera per ato,nuk kane vlere dhe dashuri.
Dhe e dashur,pas ketij absurdi jetesor cka mbetet? A ke ti dore dhe force per te ndryshuar dicka,per te kendelle pak shprese dhe iluzion,qe bota te behet me e mire.Ndoshta te gjitha keto marrezira jane kafshate e madhe per ty e dashur.Por,te gjitha keto fjale jane fjalet pershendetese e gjenerates dhe deshire.Ndoshta e gjitha kjo mbetet enderr dhe deshire elitiste,sepse frikohem se po shkeli ne ardhmerin e mjegullt!
E dashur,ndoshta ky rreth mahnites,eshte vule vetmie...do te jete ndoshta edhe i gabueshem per shumice!? Si thua Ti e dashur ?

jadore 27-04-06 20:16

[FONT=Arial][SIZE=3].... kerkoj falje per nderhyrje ne mes te keti monologu esse-ist , deshta vetem te pershendes keto cicerrima demethenese -respekt ![/SIZE][/FONT]

CICErrrIMA 08-05-06 20:44

Nje kenge nga large...
 
[COLOR="Orange"][/COLOR][SIZE="5"][/SIZE]



Nje kenge e njohur nga large...
ndigjohet !
Nje ze i embel nga large...
jehon!
I ulur rri dhe po e pres,
e pres ketu,ne cdo mengjez.

Akoma mire nuk po ndigjohet
zeri i saj kujtimet i zgjone
e pres te vij dhe te kuptohet,
me duket se eshte,kenga e jone.


*Zenkat e rendojne dashurine...*
po, me pelqen kjo kenge e dashur!
por ne vend te zenkave kemi dashurine
nje jete,dy zemra,dy shpirta te k`naqur!

Ne,nuk ndigjojme nota percarese
as tekste muzike qe lajmerojne ndarje...
muzika jone ,dashurise i kendon
shpirtin e prek,zemrat i gezon!


Nje kenge e njohur,me mbush me ndjenja
nje ze i embel me thote : une erdha
tingellon nga erresira nje ze i bukur
O shpirti im,ti ku je strukur.

CICErrrIMA 09-05-06 18:54

Perse?
 
[COLOR="Orange"][/COLOR][SIZE="5"][/SIZE]


Perse?
Ne suazat e jetes djaloshare,
ne gryken e gremines
ne thundren e ariut,
ne endrrat e mengjezit...
TE KERKOJ!

Perse?
Ne kujtimet rinore,
ne albumet e nostalgjise,
ne poezit e shkruara per ty,
ne ditet e merzis,
TE KUJTOJ!

Perse?
Ne pune dhe rruge,
ne kremtet familjare,
ne driten e henes,
ne mendje dhe shpirtin e lodhur
TE DASHUROJ!



SYRI YT


Syri yt veshtron kaltersine!
Qielli po qane ,
nga bukuria e rradhe.
Ndjenje dashurie po me mbyt
me shume,me bukur ,se...
SYRI YT!!!
Ne majin e kuq,
ne ditet me diell,
gjerdan i bukur,
i hijeshise.
Po, i kujtoj une ditet
e beqarise...
dhe dicka perseri
me nxen ne gryke,
me shume,me rende
se SYRI YT!
Nuk i frikohem lotit
tend,
as buzeqeshjes qe te ngrine
ne vend!
Por shiqimi yt
me mbyt...ah ai
SYRI YT!

CICErrrIMA 25-05-06 22:37

[COLOR="DarkOrange"][/COLOR][SIZE="5"][/SIZE]


NE JEMI ATO...
(Kushtuar pamvarsis se Malit te Zi)


E prisnim ate dite,si vjollca pranveren
e prisnim ate nate si lakuriqi i verber,
ferrate dhe gjarperinjte nga rruga u larguan,
ne strofullen e vet,me duket se shkuan.

Eshte nje populle fisnik dhe krenar,
eshte nje populle ,besnik,legjendare,
Ne nje dite,dy shtete ne ballkan,
e kush e ka kete force ,si populli shqiptar!?

Si kurr me pare,mora fryme lirshem,
e veshtire eshte ,te jem i vetedijshem,
endrra shekullore tani u be zgjenderr
e festoj ate nate cdo emer dhe qender!

Shume nga keto troje,large jane larguar,
por te gjithe u kthyen,LIRINE na e dhuruane!
Me duket se tani te gjithe e kane kuptuar,
se populli shqiptar nuk duhet debuar!

Ne nuk jemi ,kulshedra grabitqare
por populle i vuajtur ,me njemije halle,
ne nuk jemi armiqet e brendshem,
numer i vogel por te madhe zemren.

Tytat e topave na mbanin ne shenjester,
nuk do rrini ketu,ju do ikni neser!
Ne nuk luftuam ,me arme e me lote,
pamvarsin fituam vetem me nje dore!

Mos renko ti nene,se djemte jane te ndare,
do jetojne te lumture ngado qe t`ia mbajne
kudo qe sot gjinden,stergjyshrat iu kane jetuar,
por kudo qe t`jene,s`do jene te okupuar!

Ndoshta eshte me mire,qe jane te merguar,
forca e tyre ka nis per te u treguar,
pesha e tyre kurr ska qene e lehte,
le te rrojne te gjithe,kudo qe te jene!

Vitet po kalojne,viktimat nuk harrohen,
por rruga e nisur duhet te vazhdohet!
Ne qiell eshte nje ylle ,qe udhet pagezon,
buzeqeshje te fshehur,gjithnji me dhuron.

CICErrrIMA 05-06-06 20:39

Takimi me ty,dikur dhe sot!
 
[COLOR="Orange"][/COLOR][SIZE="5"][/SIZE]



Duke u nisur per te te takuar,rruges mendova cka duhet te flas?Pasi rruga nuk ishte edhe aq e shkurter,monologun tim e peshperita bukur mire me vetvehte dhe mund te them qe arrita ta kuptoj se nuk jam aq keq me fjalor dashurie,e dashura ime.Por,gjithnje mbeten frika para se te nxjerr nga goja dy-tri fjalet e para,sepse nuk jam i sigurt se edhe ti me do ashtu si te dua une ty!!!
Me kujtohet,edhe pse ne njiheshim pothuajse qe moti,nuk veshtronim njeri-tjetrin miqesisht,butesisht...thua se nje dite do dilnim ne fushebeteje dhe duel ne jete a vdekje,e jo ne takim dashurie!
Shpesh, vehten e gjej duke menduar si u njohtuam.Ashtu mendova edhe ate dite qe ne vehte peshperita cka te them dhe cka te flas,zemren ta pushtoj! Ti...gjithmone ishe shume krenare dhe e vendosur .Pothuajse gjere ne mendjemadhesi shkonte EGOJA yte.Ishe teper e bindur se nje dite do vendosesh dhe nuk do pendohej kurr per vendimin e marre ne rinin tende. Asnjehere nuk i je bindur fjaleve te gjenerates tende,por as atyre qe une te i kam folur,apo jo ?
Sot,pas shume viteve ,ti perseri ben takim me mua.Sot,pas shume luhatjeve,ngritjeve dhe rrezimeve ,ti ulesh dhe para meje kerkon ndjese!Sot,une prap po dal ne takim,dhe prap si dikur,me ty!Por kesaj here une nuk bej koncept si ne provim apo takimet e para.Sot nuk kam nevoj sepse nuk kam frik pergjigjen tende si atehere kur me le te vetmuar duke mos e ndigjuar as fjalen time te fundit qe doja ta rrefeja me lote ne sy!Sot, nuk peshperis asnje fjale sepse ato jane akumuluar vite te tera dhe presin te shperthejne,te marrin hovin dhe rrugen e pakthyeshme.Ato kerkojne liri...te fluturojne!
Sot,pas shume takimeve ,qe cdo kush i mban ne kujtes..une kete dua ta harroj sepse nuk me duhet aroma e lules se vyshkur.Kete takim nuk dua ta numeroj me ato ku zemra ndjente kenaqesi....Fjalet nuk i zgjodha dhe andaj perfundoj shume shpejt,pa filluar mire.

CICErrrIMA 07-06-06 19:51

Ndarja jone!
 
[COLOR="Orange"][/COLOR][SIZE="5"][/SIZE]



Sonte ti largohesh ne muzgun e mbremjes.I kthehej se ardhures,jetes qe zgjodhe.Me thua qe e ke te veshtire te ndahesh nga une dhe mallkon krahet e avionit i cili pret hyrjen tende!Si te besoj? Ke te mallkoj? Si ta pranoj realitetin e hidhur? Kush dhe pse duhet te vuaj gabimet e rinis se hershme?Nje mije pyetje pa asnje pergjigje! Heshtje ! Ankthe ! Zemerim !
E keqa qendron aty qe me vone te gjitha keto kalojne ne nostalgji dhe depresio,merzi. Mua me mbetet doemosmeria qe te pajtohem me kete.Ty ndoshta te duket e lehte,mua e pamundur!Ne e dashur jetojme per opinion! Sikur te mos ekzistonin dogmat patriarkale te mesit tone,ku dhe si do perfundonte dashuria dhe lidhja jone?
Perseri lote dhe perseri ndarje.Mbaj mend nje thenie ne nje skene filmike para shume viteve : *njeriu gelltit nje luge corbe te prishur dhe e vjelle krejt jeten*. Perse neve na ndodhi kjo.Perse e gelltitem se bashku? Perse,perse,perse...Njemije pyetje pa asnje pergjigje!
Jeta thone,ece,vazhdon...e dij,ajo nuk ndalon per dy udhetar,sepse ka mjafte stacione tjere ku dhuron lumturi dhe fat. Ne nuk e verejtem kur kaloi prane neve.Na la te pikelluar,te lodhur dhe te merzitur.Jeta thone ka shtigje mjaft,por porta hyrese njehere e hapur nuk nderron vend aq lehte sepse rruga nuk shpie ne hyrje tjeter.Vetem nje e ka te pershtateshme. Bari duhet te lulezoj dhe te mbyll varret,por, kurdoher do tregojme me gishte : ja, aty dikur ishte hyrja ne livadhin tim,tendin...te ynin! Jeta kerkon te jemi aktore pa diplome. Duhet te qeshim kur zemrat qajne. Nuk mund te qajme sepse aktoret do pushoheshin nga puna.Dhe jeta vazhdon.Nje ndarje paralajmeron nje takim tjeter,ku ta dij une se kur dhe ku?! Ndoshta me as nuk do takohemi kurr! Te ia nisesh nga nje fillim tjeter? Shumica ashtu thote. Pyes zemren time : a mundej o e gjore....ej, zgjohu nga gjumi,ti sapo i ke mbushur te njezetat,perse kaq shpejt u lodhe ? Jeta eshte para teje. Bota eshte e jotja. E dine e dashur se si me pergjigjet ?Jo.
Ti ,kurr nuk do ta kuptosh gjemen e saj .Ajo nje dite do ndalet dhe mjeku nuk do konstatoi vdekjen e saj,por...semundjen e rende dhe te pasherueshme. Ilaci i saj do kerkohet aty ku i mbollem kujtimet tona.
Pacienti s`do pres te ulet nga mali tufa e barnave sherues. Kam frike se per cdo gje,do jete shume vone!!!


Syte,qe do me vrasin


Perseri ne ndahemi bashke
jo kurr me teper,nuk jemi dashte!
Si tani jeten,une ta vazdhdoj?
Si mundem valle,te te harroj ?

Ditet e kaluara ,do mbesin kujtime
nje ylle i shkeputur nga endrra ime,
shume perqafime ne lote e ne vaje
si mundet jeta,ne te na ndaje?

Asnjeren se deshte,ashtu si ty,
me malle i putha ato dy sy
tash me harro,mos me kujto mua
edhe pse une,ty shume te dua!

Te them mos vuaj,te lutem shko !
Njehere ne jete,ti me ndigjo!
Me lere te vuaj edhe per ty,
me lere te vuaj per ato sy!

CICErrrIMA 08-06-06 19:52

Z E M R A
 
[COLOR="SandyBrown"][/COLOR][SIZE="5"][/SIZE]


Fishkellima e eres ,shpirtin ma trazon,
po erret nje dite qe zemren me lodhi,
ajo tash po qan,shume sec po renkon,
nje pjese te saj,e dashura e mori!


Nuk dua jo,lemoshe as ngushellim,
nuk dua fjale,dua t`me harroni
zemra po merr fryme,por me pertim,
mos i beni ze,duhet ta kuptoni!

Ne mengjezin e ri,te dites qe do vije
ndryshe do zgjohet,ndoshta do sherohet,
mos i beni ze,nuk do t`ia dij,
as kur zbardhe dita,por as kur erresohet!!!

Zemra ime e dashur... PO ,i di te gjitha,
por ndigjo mire: ajo nuk tradhton,
qetesin e saj une gabim e prisha,
per ate ajo,po qane,po loton.

Do te vij nje dite,ndoshta do sherohet!
por dhimbjen qe ka, kur s`do e harroi,
para se te dashuroj,mire do mendohet
nuk do durojne me....JO,kush ta lendoj!


Ate dite qe u bashkuan...


E prisnim qe moti ato te bashkohen,
e prisnim te gjithe edhe te martohen,
e kujtojme te gjithe bashkimin e tyre
jo askush ate nate,s`ju besonte syve!

Nje kohe te gjate rrinin te larguar,
edhe pse ishin,shume te dashuruare,
ja pra dashuria, edhe njeher fitoi
dy zemra qe duhen,ne fund i bashkoi.

Gezuam te gjithe,me kenge e me valle,
shoku yne sot beri, nje dasem te madhe,
urojme qe te jene ,gjithmone te bashkuar
ne njeri-tjetrin shume te dashuruare!

CICErrrIMA 12-06-06 15:44

[COLOR="SandyBrown"][/COLOR][SIZE="5"][/SIZE]


Nuk kam te drejte!


Nuk kam te drejte
te te therras *dashuri*
tash ti,large je trete,
atje ne Angli.


Nuk dua te te prish qetesin,
ATE e zgjodhe per vehte,
nuk dua ta prish lumturin,
por,ne zemer me mbete.


Nuk kam te drejte - JO,
te dua kur s`me do,
nuk kam te drejte - JO
e lire nga une jeto !

E harrove dashurine tone,
te ta kujtoj eshte vone,
nuk kam te drejte -JO
te dua kur s`me do!!!



KESAJ NATE...

Kesaj nate kur malli me kaploj,
ne dhomen e erret,rri dhe po mendoj,
ku shkuan ato vite,qe me deshe mua?
Perse rri e heshtur,pse s`me tregon mua?

Kesaj nate,nuk po me ze gjumi,
dashuria thone,eshte me e rende se plumbi,
kesaj nate une te kujtoj ty
me dhimbje ne zemer,e me lote ne sy.

Ku shkuan agimet qe i pritem bashke?
Cka do te thote bota,kur une te dal jashte!?
Ku shkuan ato puthje,perqafimet tona?
Ti me the *TE DUA*,une kurr se harrova!

Tani ne vetmi,kjo nate po kalon,
perse zemra ime,ti s`po me kujton?
Sa shpejte me harrove,large ti je larguar,
mua me le vetem,me le te pikelluar!

CICErrrIMA 02-07-06 20:46

E J A....
 
[COLOR="Orange"][/COLOR][SIZE="5"][/SIZE]



Vetmia buron nga lodhja,
dashuria bie viktime e thashethemeve
ne perditshmerine monotonike
bukuria ka emer femre!


Nuk dua ta dij ku gjindej,
dua te pres afersine,
largesia nuk sheron plaget,
puthja me gisht nuk largon merzin.


Tash me sy,te percjell dielli,
hena u ngrit ne parajsen qiellore,
nuk po flasin per ne,eja
buzeqeshja ime u zhduk,ti e more...

CICErrrIMA 14-07-06 21:08

Ne muzgun e mbremjes
 
[COLOR="Orange"][/COLOR][SIZE="5"][/SIZE]


Ne muzgun e mbremjes qe po afrohet,
po me flladit nje ere e lehte,
veshtrimin larg e kam hjedhe,
mundohem ty me te gjete!

E dij qe kjo nate, ty te gjen large,
vjen tek ti,dhe je e lumtur,
nuk po merakosej per endrrat e mia,
per qetesin time,per gjumin e humbur.

Nuk lodhej me brenga te vjetra,
histori e vjeter,per ty e harruar!
Une gjithnje flladitem ne muzgun e mbremjes,
por nuk e le,ty pa te kujtuar!

Nje pike ne horizont,ne sy me eshte ngulitur
tik-taku i zemres me kujton vetmin,
nje mimoze e vogel,sa pak qe eshte rritur,
aty buze meje,me kujton rinin.

CICErrrIMA 03-08-06 21:27

Ti...
 
[COLOR="SandyBrown"][/COLOR][SIZE="5"][/SIZE]


Ne rrugen e harruar,
takohemi perseri!
Gremine u be,per cudi!
U fundos bota ne kerkime joshese.
Perse mallkon fatin,jo,S`E DI?!

Kthehesh e lodhur,
ne gjurmet e vjetra!
Kerkon qetesi,per zemer, sherim,
mua... s`me ledhatoj jeta,
po tretem i humbur,
atje,ne mergim.

Fajin,
nuk e kam une!
Gjithnje po mbetet
jetim.
Te dua,zemer...
per mua je ende
mallkim!!!

AKT 17-03-07 00:18

Jo, Nuk Mundem Pa Ty
 
Jo,
nuk mundem pa ty,
jo,
dua te te veshtroj ne sy!
Aty kerkoj rrezet sheruese
per zemren time
mallengjyese!
Jo,
nuk mundem pa ty,
jo,
dua te te veshtroj ne sy!
Aty kerkoj shpresen e humbur
per shpirtin tim,
ne lote te mbytur!




PERSERI TE KERKOJ


Ringjallje,ngushellime
jete me hile!
Dua ta ndryshoj
kahhjen tek ti
ta drejtoj!
Perseri te kerkoj
dua,me duhet ,
te te takoj.
Me kerko
mua lehte me gjene
jam aty ku ngula vend.
C rrenjosi rrenjet e mija
beri....beri te lira!



VETEM NJE DESHIRE


E kam,
e ruaj,
nuk e tregoj,
vehtes ia mohoj.
E kam nje deshire!
E ruaj
per ty!
Do ta tregoj
kur te vijsh...
te lutem
kesaj rralle
mos ma PRISH!!!


E DIJ...


I kam te qarta
rrezet e diellit,
shiu si formohet,
lumi pse del nga shtrati,
perse bene ftohte ne dimer...
Thuaj...fundi yne te mos vij,
sepse TE DUA
ate e dij.


I D E A L E !

Dielli i pranveres
lajmeron nxehtesi globale!
Ne syte e mij gjitnje ke qene
IDEALE!
Ashtu ke mbete...
ashtu me je trete...


Tash te kerkoj,
te kthehem kohe pas kohe,
kur nostalgjia me kaplon
zemra ime e lodhur...
ty te kujton!!!
Afrohu te them te verteten,
mos u ben mendjemadhe,
sepse per mua,ti je
I D E A L E .

AKT 19-03-07 21:46

Nuk E Dij Perse?
 
Kur shfletoj albumet,tek fotografia e jone ndaloj...
nuk e dij perse,lotet me shpetojne !
gjithnje po me lodhe ,vetem nje mendim,
perse u largove ,shkove ne mergim?!

Kur shfletoj ditarin,kudo te gjej ty,
keq e ndjej vehten,zemren ma ke thy,
nuk e dij perse,kjo ndjenje me percjell,
kur jam i vetmuar,te kujtoj perher!

Kur jam ne shoqeri,emri yt perflitet,
shume genjeshtra flasin,shume per ty po shpifet,
nuk e dij perse,ato fjale i thone?!
une te te harroj,jo nuk me ndihmojne!!!


PERSHENDETJE NGA SHKODRA NGA EX CICERRIMA(AKT)

AKT 27-03-07 21:31

A duhet valle, te deshperohem?!
 
[SIZE="5"][/SIZE][COLOR="SandyBrown"][/COLOR]


Nisja e fillimeve te para eshte zbehur,
e rende eshte e verteta , pa alkohol *e dehur*!
Nuk jetohet nga lavdia e se kaluares
gjithmone te presin ne krye te punes!
Jo,i fjetur
jo i tretur,
aty buze BUNES.

Kujt te i rrefehem kesaj nate te vrazhde?
Nuk mundem si ateher kur ne ishim bashke!
Kujt te i tregoj ,dhimbjen ta lehtesoj,
jo,as une kete gjendje,jo nuk e kuptoj!!!

Me therrasin te dal,vet i kam mesuar,
le te shkoj nje nate,mua pa me ndigjuar!
Nuk flitet per kohen e kaluar
as per te rejat,por as per te shkuarat!

AKT 27-03-07 21:46

Perseri me lajmerohesh!
 
[COLOR="SandyBrown"][/COLOR][SIZE="7"][/SIZE]

Gjerat nuk i kemi shoshitur,mbeten fjalet memece.
Te shurdhet nga veshet,te verber nga syte,
Rinia kalon,perseri te kaluares i kthehesh,
nostalgjia te lodhi,ma thote zeri yt!!!
Por,mua kjo gje,jo aspak nuk me habit!
Thelle diku ne zemer,ke hyre dhe ke zbrit,
aty qendron,qane dhe deshperon,
aty vec gjema yte,me ze po renkon!
Nje dite te re te gjitha do i kuptosh!
Perse deri ne ate pike , ti vetem do shkosh?!
Nuk po te genjej,te drejten ta them une...
as qe me bie ndermend, mendjen te ta mbushe.

Perseri lajmerohesh,si vjollca ne pranvere!
Perseri te pres,te ta them ne vere,
fjalen e fundit dua te ma ndigjosh :
Mos lejo qe jeta, te dyve t`na shkoi bosh!!!

AKT 02-04-07 18:17

Bota e imazheve te humbura!
 
[COLOR="Orange"][/COLOR][SIZE="6"][/SIZE]


Jemi buze gremines qe don te na gelltis,
afrohemi se bashku,pa pasur aspak frike,
shterngohemi duarsh dhe qiellin veshtrojme
duam njeri-tjetrin prap te dashurojme...

Ti je bota ime,imazhi im i humbur,
te gjeta perseri, dua te te bej te lumtur,
dua perseri, te duhemi si dikur,
pa ty jam i lodhur,pa ty jam i s`mur!!!

Afrohu...te dua,me shume se ateher!
Afrohu te lutem,nje here te marr er`,
ditet qe do vijne do jene me te bukura...
afrohu ti *bote* e imazheve te humbura!!!

Linka_pz 02-04-07 20:54

[LEFT] [B]Dimėr[/B][/LEFT]
Shpirti im qe sot y mbyll
Dhe gezimin m'a perzuri.
Neper mal e neper pyll
Zu debora prej qekuri.
Bjene floket nje-nga-nje
Mi katundin e shkretuar.
Dyke mardhur nene te
Dheri fjet e ri mbuluar
Flet nga-dal e shpirti im,
Dhe ne zi pikoj si fleta,
Pa me qit as pipelim
Tere fili, tere jeta.
Ne kaq heshtje-e qetesi
Ndjej vajtimthin e nje shpesi:
Psheretin me ze te ti
Jet' e trembur se mos vdesi...

Linka_pz 02-04-07 20:56

[LEFT][B]Mejtimi[/B][/LEFT]
Rri mejtohem shumė herė
Tek perėndon yll'i zjarrtė,
Edhe hapetė njė derė,
Soje rrjeth njė drit' e artė.
Retė, nga pak' e nga pakė,
Marrėn njė tjatėr fytyrė,
Bėnenė tė kuqe flakė,
E deti ndrin si pasqyrė.
Oh! sa tė bukura janė
Fushatė qė gjelbėrojnė,
Qiejtė qė s'kanė anė,
Luletė qė lulėzojnė,
Zoqthitė qė flasin belbėr
E fluturojnė ndė erė,
Pyll'i veshur mė tė gjelbėr,
Deti i qet' e i gjerė,
Lumi qė nxjerr oshėtimė,
Qė bubullin nėpėr male
Dhe ikėn me fishėllimė
Nėpėr fusha me ngadale,
Brigjet' e veshurė me bar,
Me lule, me gjeth, me fletė,
Rrahurė n'ergjėnt edhe n'ar,
Ahu me krye pėrpjetė!
Mė ēdo kėnt edhe mė ēdo vis
E mė ēdo ēuk' e ēdo brinjė
Shoh njė plep, njė vith a lis,
Njė qarr, njė bush, njė dėllinjė.
Hap sytė dhe pėrqark shikonj
Fushė, limė, brigje, male,
Edhe tė shkuarat kujtonj
Njė nga njė, dalengadale.
Pėr ata qė janė ndarė
Prej nesh, qė rrinim gjithė tok
Edhe mė s'i kemi parė,
Qė i patmė shpirt edhe shok,
Zėmėra mė pėrvėlohet
Edhe them vallė ē'u bėnė,
Kur shoh qė koha po ndrrohet
Dhe tė mugėtit ka rėnė,
Po rrjeth nėpėr hapėsirė
Edhe sa vete po shtohet,
Lint nata me errėsirė,
Dheu e qielli ndryshohet.
Kėshtu rrotullohet moti,
Yjt' e hėna sytė hapin
Dhe pas nomit q'u vu Zoti
S'rrinė, po gjithėnjė ēapin.
Lumi me njė psherėtimė
Ikėn edhe vete nė det,
Dėgjohet njė bubullimė,
Qė pėrhapetė pėrmbi dhet.
Duke shkuar dit' e net,
E duke ndėrruarė moti,
Vemi si lumi nė det,
Nga Zoti, prapė te Zoti.

Linka_pz 02-04-07 20:58

[LEFT][B]BALADĖ QYTETSE[/B][/LEFT]
Mbramė
qiella dhe hyjt e vramė
njė ngjarje tė trishtueme panė:
Hije... jo! - por njė grue
me ftyrė tė zbetė edhe me sy
tė zez si jeta e saj,
me buzėn tė vyshkuna nė vaj,
me plagė nė gjoks e stolisun
me veshje dhe me shpirt tė grisun,
me hije grueje,
njė kens kėso bote,
njė fantom uje
vallzonte valle nė rrugė tė madhe.
Dy hapa para, dy hapa mbrapa
me kambė tė zbathun,
me zemėr tė plasun.
Dy hapa djathtas, dy hapa majtas,
me flokė tė thime,
me ndjesi tė ngrime.
(Dikur,
kur gjit' e saj me kreni
shpėrtheheshin n'aromė,
kur ish e njomė -
atėherė e dashunojshin shum zotni.
E sot?)
Jeta e saj asht kjo vall' e ēmendun
nė rrugat e qytetit tonė,
njė jetėn e fikun, njė jetė e shterun,
shpin i molisun, zemėr e therun,
njė za vorri, njė jehonė
qė vallzon natėn vonė
nėpėr rrugat e qytetit tonė.

AKT 03-04-07 13:11

FALIMINDERIT QE I BEGATOVE POSTIMET E MIA ME VARGJET E POETEVE ME TE MEDHENJ SHQIPTAR.Naimi dhe Migjeni jane vertet te medhenj por edhe admiruesit e vargjeve te tyre.

Faliminderit

Linka_pz 03-04-07 13:33

Menderqofsh
Jan poezi te bukura,ja vlen

Linka_pz 03-04-07 13:34

[LEFT][B]Armiku im[/B][/LEFT]
[LEFT]Armiku im,
shpeshhere me fyeve ne menyren me te dobet,
shpeshhere te fyeva ne menyren me te ceket,
armiku im.
E c'do te ish jeta ime pa ty
dhe e jotja pa mua?
Askush s'mund ta dije.
(kur kushtezime mbaron
qenia zhduket)
Armik.Armiku im.
Prej teje rash ne gjurme dhe perfitim
te asaj qe kerkoja,
prej teje gjalleroji jeta ime, u zgjua,
u perbetua,
dhe ngashereu,
kur vrasja shpirtat ngertheu.
oh, ne te vertete ti je dashuria
dhe urrejtja ime,
armiku im.
Pikerisht ato,
qe ne zhvleftesuam
ndersa rruges ecem,
qe asnjeher s'i ditem,
s'i llogaritem,
TURMAT,
qe inerte derdhen
dhe fryme marrin
me injorim,
lane pasoje
mbi shpirtin tend
mbi shpirtin tim.[/LEFT]

Linka_pz 03-04-07 13:35

[LEFT] ANDRRA E VAJZĖS[/LEFT]
Shushuritja e leht’ e t’panjohtunit mė treti fare
dhe agime t’kaltėrta andrrova...
E nėpėr kunor lakmish pėr ‘limtare-
si lulja q’i jep qiellit lulzimin,
rinin ja dhurova.
Shkėlqyen yjet e qiellit si syt e tijė
tė thellė dhe tė ndritshm
dhe u shafit nėn te e kėrthnezta fuqi...
-Sonte shushurutja e leht’e t’panjohtunit
mė treti fare
dhe agimet e kaltėrta andrrova

Linka_pz 03-04-07 13:37

[LEFT] [B]Parisi, Vendlindja[/B][/LEFT]
Do te hyjme ne Paris
gurin tone aty do ta ngulim,
nuk do te na prese Teuta, Genti
nuk do te na prese hordhi e eger romake
nuk do te na prese njeri i gjalle.
Ne Paris do te hyjme
endrrat do ti varim ne krahe te lejlekeve
te nje krua do ti lajme syte , duart lythore
do ti leme netet ballkanike pas shpine
vallet , kenget , baladat , perrallat,
vetem fyellin do ta marrim
ti biem kur te na rroke malli,
kur humbim ne grumbullin e kloshareve,
te hijeve,
te minjve,
deri vone rrugeve te Parisit ne metro marramenthi,
do ti marrim ere ftoit te vendlindjes
per kohet pist do te flasim me gishta ,
nuk do te shkelim asnje mize,
nuk do te trembim asnje zog ,
nuk do te derdhim zjarr , vrer ,
mbi koke te njeriut,
Evropes se pergjumur sdo ti perulemi
as perendive te krisura.
Ma jep besen ,Lum Lumi,
se nuk do ta harrojme vendlindjen.

Linka_pz 03-04-07 21:00

[FONT=Arial][COLOR=#0000ff][B]NĖ DASHTĖ ZOTI[/B]

Nastradini ish qetuar
Dhe po rrij duke mejtuar;
Po pėrnjėherė u xgjua,
Sė shoqes i tha: "O grua,
Nesėrė jam pėr nė veshtė,
Se s'kam vatur kėtė vjeshtė,
Sindėkur vinja qėmoti."
Plaka tha : "Nė dashtė zoti."
Nastradini i tha : "Unė
S'e kėllas zotnė nė punė,
E shoh vetė punėn time,
E nuk e vė nėr mundime,
Qė tė doj' a tė mos dojė,
Se nukė mė flet me gojė."
Kėshtu the, o jetėgjatė!
Papo u ngrite me natė,
More shportat e gomarė,
Po s'tė vate udha mbarė!
Pėr rrush del njeriu i mjerė
E sjell shkarpa shumė herė.
Gjithė bota po punonin
E udhėtė po ndrejtonin.
Nastradinė kur e panė,
E zun' e mė nuk e lanė:
Gjithė ditėn gur' i gjori
Mbajti edhe pagė s'mori.
I kėputur, i drobitur,
I lodhur, i kahėnitur,
Natėn nė t'errėt u kthye,
Me pluhurė mbi qyrdye!
Erth mė der' e trokėlliti,
E shoqja nga shkalla xbriti,
Tha : "Kush ėsht' aty mė derė?"
Pa tha Nastradin' i mjerė:
"Nė dashtė zoti, jam unė,
Qė vajē' e s'bėra dot punė!"
Pa mė nesėret njė fqinjė,
Q'ish i varfėr e pa linjė,
Erth e i kėrkoi gomarrė,
Duke thėnė ca mė parė:
"Jemi pa buk' e pa ngrėnė,
Nė mulli drithė kam shpėnė,
Gjer mė tani ėshtė bluar,
Po s'kam kafsh', o i uruar."
Nastradini, pa mejtuar,
Tha : "Pėr dru e kam dėrguar,
Ka vaturė qė me natė,
I varfėri veshgjatė."
Ajy tha "e kam dėrguar",
Gomari palli nė quar!
Fqinja tha : "Pse mė gėnjeni,
Tė drejtėnė s'ma rrėfeni?
Ja se ku pėllet gomari,
Qysh e ka marė druvari!"
Nastradini tha : "S'kam parė
Kshu, tė besojnė gomarė!
Me fjalėn time s'je nginjur,
Qė jam sot plak e i thinjur,
Po dėgjon gomarrė ē'thotė,
Q'ėshtė pa mėnt e flet kotė.
Njeriu qė dėgjon gomarrė,
S'e ka punėn mbroth e mbarė."
Kėshtu tha, po tė vėrtetėn
E thosh gomari, tė shkretėn.[/COLOR][/FONT]

Linka_pz 03-04-07 21:02

[FONT=Arial][COLOR=#0000ff][B]TRATHĖTORĖTĖ[/B]

Shokė, kemi ne mest tėnė
Shum' armik' e trathėtorė!
Popo! mos u qoftė thėnė!
Veē qė s'kanė gjė nė dorė.

Harruanė mėmėdhenė
Dh' e lanė kombinė tėnė
E njė tjatėrė na gjenė!
Popo! mos u qofte thėnė!

Lanė zonjėn e lėvduar
E zunė njė kurvė shtrigė,
Tė ndyr' e tė mallėkuar,
Tė fėlliqur e tė ligė.

Lanė mėmėn tė xhveshur
Dhe mundohenė pėr botė,
Pa dhe bota duke qeshur
U thotė: mundohi kotė!

Qysh u bėnė Efialtė
E nuk e njohin tė mirėn,
Uthullėn pandehin mjaltė
Edhe dritė errėsirėn!

Buk' e mėmėdheut zėntė
Tradhėtorėt e pabesė!
Dhe Zoti dėrrmėn u dhėntė,
Kurrė mos paēinė pjesė!

Miqt' armiq i kanė bėrė,
Armikėtė miq i zunė,
Qysh janė fyell tė tėrė!
Ē'ėshtė kjo e madhe punė!

Fajn' e math kur do ta njohin
Njerėzit e mallėkuar?
Dritėnė pse nuk e shohin,
Apo janė tė verbuar?

Janė sė gjithash tė marrė
Dhe tė liq me tė vėrtetė,
Mėmėdheut bėjnė varrė,
Po do tė bienė vetė,

Se mbretėron e vėrteta,
S'del kurrė gėnjeshtr' e shkretė
T'ish ashtu, qe prishur jeta,
S'kish mbetur gjė e vėrtetė.

Ata turpinė fitojnė,
Nderr' e tyre posht' e hedhin
Dhe armikėtė gėzojnė
E nė errėsirėt bredhin.

Nuk ėshtė kurrė haruar
Dh'e mira dh'e lig' e shkretė,
Tė gjitha janė paguar,
S'ka mbeturė gjė nė jetė.

Lerini, pa do ta gjėjnė,
Tė vėrtetėn do ta njohin,
Se tani s'e dinė c'bėjnė,
Janė tė verbėr e s'shohin.

O, popo ē'turp kanė marrė!
Janė bėrė tradhėtorė
Dhe s'janė mė shqipėtarė,
Se nga kombi hoqnė dorė.

Me tė huajnė u bėnė,
Me armikn' e Shqipėrisė,
S'duanė gjuhėnė tėnė
Armikėt' e Perėndisė!

Ndjej, o Zot, se nukė dinė
Se ē'bėjnė, janė mahnitur,
Rrahin tė prishin shtėpinė
Pun' e lig' edh' e mėrzitur.

Tė gjorėt janė nė gjumė,
Tė vėrtetėnė s'e dinė,
Do tė mundohenė shumė,
Pasdaj mėnttė do t'u vinė.

Vėllazėrin' e harrojnė
Dhe kombin e mėmėdhenė,
Dhe armikėtė dėgjojnė
Edhe s'dinė se ku venė.

Hiqni dorė, hiqni dorė!
Mblithni mėntt' e tupėrohi,
Mos u bėni trathėtorė,
Se pasdaj do tė pendohi.[/COLOR][/FONT]

Linka_pz 03-04-07 21:02

[FONT=Arial][COLOR=#0000ff][B]FALJA[/B]

Zot i math e i vėrtetė
Qė kreve ē'shohėm nė jetė,
Edhe tė tjerė qė janė
Pa funt pa krye pa anė,
Edhe kudo je ti vetė,
Syri yn tekdo shikon,
Qė nga lint e gjer tek pėrndon,
Mė ēdo vėnt tė sheh fuqinė,
Urtėsin' e madhėrinė,
Falna gjithė mirėsitė,
Epna dituri e dritė,
Tregona udhėn' e mirė,
Mos na lerė n'errėsirė,
Dhurona gjithė tė mirat,
Mėrgona nga tė pėshtirat.

Zot! Falna vėllazėrinė,
Dashurin' e miqėsinė,
Epna dėshirė tė msojmė,
E tė mirat tė punojmė,
Bėna tė but' e tė qetė,
E tė urt' e tė vėrtetė,
Jetėnė ta trashėgojmė.[/COLOR][/FONT]

AKT 14-04-07 20:03

Sonte,te besoj!
 
[COLOR="SandyBrown"][/COLOR][SIZE="6"][/SIZE]



Shume kemi ndigjuar per fjalen astrologji
yjet nga qielli ne zemer si ndikojne,
kemi pyetur si shpjegohet ajo fuqi,
perse fjalet mallengjyese zemren e lendojne?
Sapo dua me fjale te te zbus,
ti me len te flas,s`guxon t`me nderpres kush,
don te me ndigjosh,vec fjale don nga une
kerkon te verteten qe se flet askush.
Sonte duhet te i besoj...thua me vehte.
Ne mes rreshtave tuaj...gjej te verteten.
Sonte te besoj,mesnata ka kaluar
yjet nga qielli,shpirtin kane trazuar
edhe pse te large,une te dashuroj
sepse thjesht: une sonte te besoj!

AKT 24-04-07 20:03

O F Sh A M ė Z E M R E !
 
[SIZE=2][COLOR=red]Pėrpėlitjet e fundit nuk i kuptova,[/COLOR][/SIZE]
[SIZE=2][COLOR=#ff0000]psherėtimėn tėnde desha ta ndigjoj,[/COLOR][/SIZE]
[SIZE=2][COLOR=#ff0000]e din se mė shpejt me trokiti zemra?![/COLOR][/SIZE]
[SIZE=2][COLOR=#ff0000]Pa qėllim e bėra , e ytja tė rėnkoj![/COLOR][/SIZE]
[SIZE=2][COLOR=#ff0000]JO, nuk e kupton ti,[/COLOR][/SIZE]
[SIZE=2][COLOR=#ff0000]se unė tė dashuroj![/COLOR][/SIZE]
[SIZE=2][COLOR=#ff0000][/COLOR][/SIZE]
[SIZE=2][COLOR=#ff0000]Mėrzitėm pa ty,tė kėrkoj gjithandej...[/COLOR][/SIZE]
[SIZE=2][COLOR=#ff0000]u larguam pa u bashkuar mirė,[/COLOR][/SIZE]
[SIZE=2][COLOR=#ff0000]rrėnqethjet e trupit nuk i harrova,[/COLOR][/SIZE]
[SIZE=2][COLOR=#ff0000]ofshamė zemre,frymėmarrje e vėshtirė![/COLOR][/SIZE]
[SIZE=2][COLOR=#ff0000]JO,nuk e kupton ti,[/COLOR][/SIZE]
[SIZE=2][COLOR=#ff0000]pse jam ende i "lirė" ![/COLOR][/SIZE]
[SIZE=2][COLOR=#ff0000][/COLOR][/SIZE]
[SIZE=2][COLOR=#ff0000]Nė livadhin tim,lulet kanė buluarė,[/COLOR][/SIZE]
[SIZE=2][COLOR=#ff0000]ēdo njėra prej tyre mė kujton rininė,[/COLOR][/SIZE]
[SIZE=2][COLOR=#ff0000]ofshamė zemre,ah kujtim i ėmbėl,[/COLOR][/SIZE]
[SIZE=2][COLOR=#ff0000]oh tė flasin,oh qė nuk dijnė!?[/COLOR][/SIZE]
[SIZE=2][COLOR=#ff0000]JO,nuk e kupton ti,[/COLOR][/SIZE]
[SIZE=2][COLOR=#ff0000]...kerkoj dashurinė.[/COLOR][/SIZE]
[SIZE=2][COLOR=#ff0000][/COLOR][/SIZE]


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:00.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.