Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Politika (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=108)
-   -   Lajme aktuale nga vendi ! (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=31723)

Zero Cool 08-07-11 19:45

Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
 
Reciprocitet me Serbinė!


[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0708203628144_m.jpg[/img]


Kryetari i Kuvendit tė Republikės sė Kosovės, Jakup Krasniqi, ka deklaruar tė premten se kur ėshtė fjala pėr zgjidhjen e problemeve praktike ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė, ato duhet tė zgjidhen mbi bazėn e reciprocitetit, si dy shteteve tė lira dhe tė pavarura. “Ne jemi shprehur tė gatshėm tė dialogojmė me Serbinė, por ēėshtja e statusit tė Kosovės ėshtė e mbyllur njėherė e pėrgjithmonė”, ka thėnė Krasniqi nė takimin me kryetaren e Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave, Louise Arbour.

Duke folur mė tutje pėr marrėdhėniet e Kosovės me Serbinė, kryekuvendari Krasniqi ka thėnė se Serbia e ka refuzuar ofertėn e fqinjėsisė sė mirė. “Ne ia kemi zgjatur dorėn e fqinjėsisė sė mirė Serbisė, por ajo e refuzon kėtė ofertė dhe vazhdimisht i dėmton interesat e Kosovės, pėrzihet nė punėt tona tė brendshme dhe manipulon me komunitetin serb nė Kosovė”.

Krasniqi theksoi se gjatė tre vjetėve tė pavarėsisė Kosova ka miratuar legjislacionin e shtetėsisė sė saj. Mbėshtetur edhe nė Pakon e Ahtisarit, sipas tij, janė formuar institucionet e sistemit demokratik tė vendit.

Ndėrkaq duke folur pėr prezencėn ndėrkombėtare nė Kosovė, Krasniqi tha se kjo prezencė ishte e domosdoshme dhe shumė e rėndėsishme, sidomos nė aspektin e sigurisė. “Gjatė viteve tė lirisė dhe tė pavarėsisė Kosova ka marrė shumė pėrgjegjėsi, qė po i ushtron me shumė kompetencė e pėrgjegjėsi. Prezenca ndėrkombėtare ka ndihmuar nė ndėrtimin e demokracisė nė Kosovė, por prezenca ndėrkombėtare ka pasur edhe dobėsitė e saj qė janė reflektuar nė formėn mė tė rėndė nė veriun e Kosovės, ku ende nuk ėshtė vendosur rendi kushtetues dhe shteti ligjor”.

“Zyra Civile Ndėrkombėtare ka luajtur rol pozitiv, por ka ardhur koha qė kjo zyrė tė shuhet, sepse ėshtė bėrė e panevojshme mbikėqyrja ndėrkombėtare e pavarėsisė sė Kosovės”, ka thėnė ndėr tė tjera Krasniqi.

Zero Cool 11-07-11 10:17

Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
 
Thaēi, frikė nga ndikimi i Sali Berishės



[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0711092254495_m.jpg[/img]


Vizita dhe ndikimi politik i Sali Berishės nė Kosovės e kishin brengosur kryeministrin Hashim Thaēi, verėn e vitit 2009, pak muaj para zgjedhjeve lokale tė 15 nėntorit.

Nė njė bisedė private me zyrtarėt e Ambasadės Amerikane nė Prishtinė, Thaēi ishte shprehur i brengosur nga pėrzierja e politikės sė Shqipėrisė nė Kosovė, qė sipas tij po e bėn kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha.

Kėshtu thuhet nė njė kabllo ende tė pabotuar diplomatike tė Wikileaksit, qė ėshtė dėrguar nga ambasada amerikane nė State Departament dhe njė kopje tė sė cilės e posedon Koha Ditore.

Nė njė bisedė private menjėherė pas takimit, Thaēi i tha tė ngarkuarit se ishte i brengosur nga pėrzierja e Sali Berishės nė politikėn e Kosovės. Takimi i Thaēit me zyrtarin amerikan kishte ndodhur disa ditė pas pritjes qė Sali Berisha i kishte bėrė Ramush Haradinajt nė Tiranė, me tė cilin nėnshkroi marrėveshje bashkėpunimi mes Partisė Demokratike tė Shqipėrisė dhe Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės.

Sipas kabllos diplomatike, Thaēi kishte pėrmendur se Berisha planifikonte njė vizitė ta realizonte nė vjeshtė dhe se ai do ta mirėpriste njė vizitė nga Berisha nė Kosovė, mirėpo nuk kishte dėshirė ta shihte atė duke bėrė fushatė pėr Lidhjen Demokratike tė Kosovės apo AAK.

Pėr mė tepėr Thaēi ishte shprehur se pėrzierja e politikės nga Shqipėria nė Kosovė paraqiste kėrcėnim pėr Kosovėn, ndėrsa ka kėrkuar ndėrhyrje te amerikanėt duke theksuar se Kosova ėshtė shtet i pavarur dhe jo krahinė e Shqipėrisė. Ai po ashtu kėrkoi nga SHBA qe Berisha te pėrmbahet nga deklarimet apo veprimet qe ngrisin frike nė rajon nga pan-shqiptarizmi.

Nė komentet qė pėrmbyllin kabllon diplomatike, i ngarkuari me punė Murphy shton se “pajtohet qė pėrfshirja e politikanėve nga Shqipėria dhe nga Kosova nė garat jashtė vendeve tė tyre ėshtė problematike dhe nuk ndihmon. “Edhe pse dyshojmė qė nėse Berisha do tė pėrqafonte PDK-nė, Thaēi do tė kishte mė pak brenga pėr kėrcėnimin nga politika panshqiptare pėr Kosovėn dhe rajonin, ne poashtu besojmė se do tė mund tė ishte e dobishme t’i pėrkujtojmė bashkėbiseduesit tanė nė rajon pėr dėmin potencial qė manovrat e tyre afatshkurtra politike tė pėrbashkėta”, thuhet nė komentet e fundit tė kabllos diplomatike.

Ambasada e SHBA-sė nė Prishtinė nuk ka komentuar kėtė pjesė tė dosjes sė WikiLeaks-it. “Departamenti i Shtetit nuk komenton lidhur me materiale tė supozuara, pėrfshirė dokumente tė klasifikuara qė mund tė kenė rrjedhur”, thuhet nė pėrgjigjen e Ambasadės sė SHBA-sė, dėrguar gazetės nėpėrmjet zyrės sė saj pėr informim.

Gazeta nuk ka arritur tė sigurojė edhe qėndrimin e Qeverisė sė Kosovės. Nė mungesė tė njė zėdhėnėsi tė Qeverisė, gazeta ka provuar disa herė tė kontaktojė me zėvendėskryeministrin Hajredin Kuēi, por ai nuk u ėshtė pėrgjigjur thirrjeve.

Zero Cool 11-07-11 10:19

Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
 
Nuk do tė konfiskohen dokumentet e reja serbe


[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0710164410761_m.jpg[/img]


Ministri i Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thėnė se policia e Kosovės “do t’i tolerojė dhe nuk do t’i konfiskojė” dokumentet e reja tė cilat Ministria e Punėve tė Brendshme e Serbisė ua lėshon serbėve tė Kosovės, deri nė zbatimin e marrėveshjeve tė arritura mes Prishtinės dhe Beogradit.

“Ia kam transferuar drejtorit tė policisė vendimin qė tė tolerohet posedimi i dokumenteve tė reja. Nė kėtė kuptim, nuk do duhej tė ketė mė probleme dhe t’i konfiskojė policia. (Ndėrkaq) qėndron vendimi pėr ndalimin e qarkullimit tė automjeteve me targa tė reja me iniciale tė qyteteve tė Kosovės qė i lėshon MPB-ja e Serbisė”, ka deklaruar Rexhepi pėr Tanjug.

Ai ka theksuar se vendimi pėr moskonfiskimin e dokumenteve tė reja do tė vlejė deri nė implementimin e marrėveshjeve tė arritura nė procesin e bisedimeve mes Prishtinės dhe Beogradit.

Siē raporton Politika, duke komentuar konfiskimin nga Policia e Kosovės nė muajt e fundit tė dokumenteve qė i lėshon MPB e Serbisė, Rexhepi ka thėnė se dokumentet nga MPB e Serbisė qė i posedojnė serbėt e Kosovės janė ilegale nė vendin tonė, dhe pėr atė arsye ato janė konfiskuar.

Zero Cool 11-07-11 10:20

Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
 
Gjendja e veteranėve, alarmante


[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0710162929287_m.jpg[/img]


Gjendja e rreth 100 veteranėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės tė cilėt shėnojnė ditėn e 49-tė tė grevės po pėrkeqėsohet nė vazhdimėsi. Kryetari i kėshillit pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Luftėtarėve tė UĒK-sė, Xhevdet Qeriqi, qė po ashtu ėshtė nė grevė, ka deklaruar se kėrkesa e grevistėve pėr pėrshpejtimin e miratimit tė Ligjit pėr veteranėt e UĒK-sė nuk ėshtė pėrfillur fare nga institucionet e larta tė vendit.


Ai ka thėnė se temperaturat e nxehta dhe gjendja e grevistėve ka bėrė qė tė krijohet njė situatė alarmante, ndėrsa pėrkundėr kėsaj, sipas tij, drejtuesit e institucioneve nuk i pėrfillin ata.

Nga ana tjetėr, mjekėt thonė se gjendja shėndetėsore e grevistėve ėshtė e pėrkeqėsuar, duke qenė se shumica e tyre kanė tension tė lartė apo vuajnė nga ndonjė sėmundje kronike. Ashtu qė u kanė rekomanduar disa prej grevistėve qė urgjentisht ta lėshojnė tendėn dhe tė shkojnė nė ambiente shtėpiake pėr shkaqe shėndetėsore qė tė mos rrezikohet mė shumė shėndeti i tyre.

Pėrkundėr kėsaj, grevistėt do ta vazhdojnė grevėn, ata madje kanė paralajmėruar edhe njė protestė, ku do tė ftohen tė gjithė veteranėt e UĒK-sė.

Zero Cool 11-07-11 10:26

Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
 
Selimi: Kosova nuk ėshtė e kryeministrit


[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0710110304970_m.jpg[/img]


Deputeti i Lėvizjes “Vetėvendosje”, Rexhep Selimi, ka thėnė se Kosova menjėherė duhet t’i ndėrpresė bisedimet me Serbinė, pasi qė nėse ato vazhdojnė, sipas tij, vendi do tė pėsojė humbje tė tjera.

Nė njė intervistė pėr tė pėrditshmen Zėri, Selimi ka deklaruar se marrėveshjet e arritura nė Bruksel mes Kosovės dhe Serbisė kanė qenė njė “lajm i pritshėm i keq”, duke shtuar se ky “nuk do tė jetė rezultati mė i keq nėse kėto bisedime vazhdojnė”.

Selimi e ka akuzuar kryeministrin Hashim Thaēi duke thėnė se ai po mundohet t’i pėrvetėsojė meritat pėr ēdo gjė nė Kosovė dhe se po sillet si pronar i luftės dhe pavarėsisė.

“Ėshtė shumė e kuptueshme. Ju e keni parė kryeministri i njė vendi duhet tė jetė nė shėrbim tė atij vendi. Ėshtė ekzekutivi, ėshtė ai njeri i cili e ka kėrkuar njė mandat qė t’iu shėrbejė qytetarėve. Nė rastin tonė konkret, kryeministri vėrtet ka vazhduar tė sillet si pronar i luftės ēlirimtare, sepse ai mė shumė se njė herė ėshtė deklaruar se ‘unė e bėra luftėn’, ka folur nė veten e parė. Pastaj, ‘unė e shpalla pavarėsinė’, e bėra autostradėn, pastaj pėr ēdo tė mirė qė ka ardhur nė vend ai ka folur nė veten e parė dhe po ashtu pretendon tė thotė se ‘unė do ta ēoj Kosovėn nė integrime Evropiane’”, ka thėnė Selimi.

Mė tej, ai ka deklaruar se Kosova ka nevojė pėr njė qeveri tė pėrgjegjshme qė e udhėheq vendin nė kėto situata mjaft tė ndejshme, ndėrsa nuk ka nevojė qė askush tė sillet si ‘pronar’.

Zero Cool 11-07-11 12:40

Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
 
EULEX-i bllokon hyrjen nė Stacionin policor nė veri


[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0711130735740_m.jpg[/img]


Forca Speciale tė EULEX-it kanė mbajtur deri pak ēaste mė parė tė bllokuar Stacionin e policisė nė veri tė Mitrovicės, me qėllim tė parandalimit tė ēdo tentimi qė aty tė hyjė komandanti i shkarkuar Bratislav Kragovic.

Kjo, pasi Kėshilli i katėr komunave paralele tė veriut, dy ditė mė parė vendosi qė policėt serb tė mos zbatojnė asnjė urdhėr tė komandės qendrore nė Prishtinė, njofton Klan Kosova.

Derisa Kragovic, nuk u kthye sot nė zyrė, pėrfaqėsues tė komunės paralele i dorėzuan zv.komandantit tė stacionit, Darko Gusnic njė listė ku policėt duhet tė nėnshkruajnė se nuk pranojnė urdhra nga Prishtina.

Ndėrkohė, nė Zveēan nė kėto momente po mbahet njė protestė e organizuara nga Kėshilli Nacional Serb kundėr marrėveshjeve tė arritura nė Bruksel, ndėrmjet Prishtinės e Beogradit.

Zero Cool 11-07-11 14:43

Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
 
Thaēi: Berisha ndėrhyn ne Kosovė


[img]http://www.vizionplus.tv/images/stories/2011_07_11/hashim%20thai%20ok.jpg[/img]



“Pėrzierja e Shqipėrisė ne politiken kosovare pėrben njė kėrcenim pėr ne. Kosova ėshtė njė shtet i pavarur dhe jo krahinė e Shqipėrisė”. Ky ėshtė njė prej pasazheve te njė bisede private mes kryeministrit te Kosovės Hashim Thaēi dhe te ngarkuarit me pune ne ambasadėn e SHBA-ve ne Kosovė Mikael Merfi, me 13 gusht te vitit 2009, ne njė dokument konfidencial te publikuar nga Wikileaks
dhe te zbardhur nga gazeta Koha Ditore. Takimi i Thaēit me zyrtarin amerikan kishte ndodhur disa dite pas pritjes qe Sali Berisha i kishte bere Ramush Haradinajt, ne Tirane, me te cilin nėnshkroi marrėveshje bashkėpunimi mes PD-se dhe AAK-se. Ne kabllogramin e dėrguar ne departamentin e shtetit fjalėt e Thaēit citohen ne veten e trete: “Ne njė bisede private menjėherė pas takimit, Thaēi i tha te ngarkuarit me pune se ishte i brengosur nga pėrzierja e kryeministrit Sali Berisha ne politiken e Kosovės. Thaēi tha se pėrfshirja shqiptare ne politiken ne Kosove paraqet njė kėrcenim pėr Kosovėn dhe kėrkoi nga Ambasada qe te kundėrshtojė njė pėrfshirje te tille. Me tej kryeministri i Kosovės i kėrkoi diplomatit qe pėrmes ambasadės shqiptare te ndėrhyjė te kryeministri Berisha. Ai po ashtu kėrkoi nga Qeveria e SHBA-sė qe, pėrmes Ambasadės ne Tirane, te diskutoje me Berishėn dhe te kėrkojė nga ai te pėrmbahet nga deklarimet apo veprimet qe nxisin frike ne rajon nga panshqiptarizmi”. Sipas kabllos, ne takim kryeministri Thaēi kishte “shprehur dėshirėn e tij pėr bashkėpunim te vazhdueshėm me Ambasadėn” dhe “ėshtė zotuar se nuk do te marre asnjė vendim te rendesishem politik pa konsultime paraprake”.


[url=http://www.youtube.com/embed/bFx5iR32xt8] VIDEO[/url]

Zero Cool 11-07-11 15:49

Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
 
Wikileaks: Thaci fears from Berisha



[img]http://www.albeu.com/dokumenta/foto/Berisha-Thaci.jpg[/img]



Kosovo Prime Minister, Hashim Thaci, the political impact fears from the Albanian Prime Minister, Sali Berisha and his political impact on Kosovo. This uncertainty of Kosovo′s prime minister was found from a diplomatic cable of Wikileaks.


Thaci′s reaction came after a meeting of President Berisha in Tirana with the leader of AAK, Ramush Haradinaj.

Thaci has assessed the intervention of Berisha as a threat to the Kosovo, calling Kosovo a sovereign state. He has asked the Americans to prevent the influence of Berisha and pledged that he would not act without consulting the Americans

Zero Cool 11-07-11 16:05

Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
 
[QUOTE=Zero Cool;2090879]Wikileaks: Thaci fears from Berisha



[img]http://www.albeu.com/dokumenta/foto/Berisha-Thaci.jpg[/img]



Kosovo Prime Minister, Hashim Thaci, the political impact fears from the Albanian Prime Minister, Sali Berisha and his political impact on Kosovo. This uncertainty of Kosovo′s prime minister was found from a diplomatic cable of Wikileaks.


Thaci′s reaction came after a meeting of President Berisha in Tirana with the leader of AAK, Ramush Haradinaj.

Thaci has assessed the intervention of Berisha as a threat to the Kosovo, calling Kosovo a sovereign state. He has asked the Americans to prevent the influence of Berisha and pledged that he would not act without consulting the Americans[/QUOTE]




Ja prej ēka ishte frikėsuar Thaēi dhe kishte kėrkuar largimin e z. Sali Berisha nga bashkėpunimi me skenėn politike nė Kosovė.



[img]http://a7.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc6/267921_10150267752154617_505289616_7299716_3194166_n.jpg[/img]

Zero Cool 11-07-11 20:52

Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
 
Opozita i kėrkon Kuvendit t’u thotė “stop” bisedimeve


[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0711180931924_m.jpg[/img]



Opozita nė Kuvendin e Kosovės planifikon tė kėrkojė pėrkrahjen e pozitės pėr ta obliguar Qeverinė e Kosovės t’i ndėrpresė bisedimet dhe marrėveshjet e reja me Serbinė, nė kuadėr tė dialogut qė po zhvillohet nė Bruksel, nėn ndėrmjetėsimin e Bashkimit Evropian. Njė kėrkesė e tillė pritet tė bėhet publike gjatė seancės sė jashtėzakonshme tė Kuvendit e cila pritet tė mbahet brenda javės.

Tė tri partitė e opozitės presin qė edhe pozita t’i mbėshtes nė kėrkesėn e tyre pėr t’i ndėrpre bisedimet me Serbinė, pėrderisa Kosova, sipas tyre, tė mos jetė palė e barabartė. Ato i kanė proceduar tashmė Kryesisė sė Kuvendit 40 nėnshkrime tė deputetėve, me tė cilat e ftojnė kėtė organ tė thėrrasė seancė tė jashtėzakonshme nė lidhje me bisedimet me Serbinė dhe marrėveshjet e arritura.

Shefi i Grupit Parlamentar tė AAK-sė, Ardian Gjini, ka thėnė pėr Radion Evropa e Lirė se Kryesia e Kuvendit do tė vendosė tė martėn pėr ditėn e mbajtjes sė seancės, ku ai pret qė edhe pozita tė reflektojė pozitivisht nė raport me kėrkesat e opozitės.

Partitė nė pushtet janė treguar tė pėrmbajtura nga deklaratat pėrderisa tė mos i shohin kėrkesat e definuara nė letėr tė opozitės. Zyrtarė tė kėtyre partive vetėm rikujtojnė se Kuvendi tashmė ka miratuar njė rezolutė me tė cilėn delegacionit dhe qeverisė sė Kosovės, i janė pėrcaktuar vijat e kuqe nė lidhje me dialogut e filluar me Serbinė.

Por, opozita mendon se kėto vija tė kuqe tashmė janė shkelur nga ana e qeverisė. Andaj, ėshtė Visar Ymeri, deputet i Vetėvendosjes, ai i cili kėrkon qė Kuvendi tė marrė rolin qė i takon, dhe tė vendosė pėr hapat nė vijim nė raport me bisedimet me Serbinė.

“T’i debatojmė kėto marrėveshje, meqenėse konsiderojmė qė Kuvendi nė njė Republikė Parlamentare duhet doemos tė jetė organi mė i lartė edhe politik edhe legjislativ, e qė ėshtė nė kundėrshtim me atė se si po vepron qeveria e Hashim Thaēit, e cila vazhdimisht po synon ta minimizoj rolin e Kuvendit, duke i marrė tė gjitha pėrgjegjėsitė mbi vete”.

Zero Cool 11-07-11 20:56

Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
 
Serbi qė skulpturon Adem Jasharin...!



[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0711190249481_m.jpg[/img]



Dragisha Andrijevic nga Lipjani, nuk e ka aspak tė vėshtirė ta gravojė nė dru e qelq kryeheroin e shqiptarėve Adem Jasharin, stemėn e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, apo ish-presidentin e ndjerė, Ibrahim Rugova.

Ai deri mė tani ka bėrė dhjetėra gravime tė tilla me Adem Jasharin, UĒK-nė, UĒPMB-nė e Rugovėn, pasi qė ka hasur nė interesim tė madh tė shqiptarėve nga Kosova pėr blerjen e veprave tė tilla artistike.

“Nuk e kam aspak problem nėse njė myshteri vjen dhe e kėrkon qė ta blejė tė gravuar nė dru, apo qelq Adem Jasharin. Shumė tė tilla i kam bėrė edhe me Ibrahim Rugovėn, ish-presidentin amerikan Bill Clinton, Skėnderbeun, Nėnėn Terezė, stemėn e UĒK-sė e tė UĒPMB-sė etj.”, shprehet Andrijevic pėr gazetėn Zėri.

Ai thotė se kjo punė ėshtė biznes, nga e cila e siguron mbijetesėn pėr tė gjithė anėtarėt e familjes dhe nuk i interesojnė ēėshtjet politike, pėrderisa ēmimi i veprave tė tilla sillet prej 10 deri nė 40 euro. “Kėtė e kam biznes dhe nuk mė intereson aspak politika”, shprehet i prerė ai.

Andrijeviq mė herėt gravimet nė dru dhe qelq i kishte bėrė nė mėnyrė mekanike, ndėrsa biznesi i tij ka filluar tė zhvillohet pasi Komisioni Evropian ia ka dhuruar si donancion njė makinė tė kompjuterizuar gravuese, e cila ka kushtuar 3800 euro.

Zero Cool 12-07-11 10:33

Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
 
Diskutohet mbyllja e ICO-s pa e kryer punėn



[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0712085001970_m.jpg[/img]


“Shtetet mike” tė Kosovės kanė nisur tė shfaqin mospajtime rreth asaj se si duhet ecur pėrpara nė mbikėqyrjen e pavarėsisė.

Derisa takimi i Grupit Drejtues Ndėrkombėtar, qė do tė mbahet tė martėn nė Prishtinė, shpresohet se do tė rezultojė me gjetjen e njė formule tė pėrbashkėt pėr tė ardhmen e Zyrės Civile Ndėrkombėtare dhe zbatimit tė mandatit qė ajo ka nga Pakoja e Ahtisaarit si mbikėqyrėse e pavarėsisė, dallimet esenciale mes shteteve tė ndryshme tė GDN-sė kanė tė bėjnė me pėrmbylljen e mandatit dhe financimin e ICO-s, shkruan Koha Ditore.

Derisa njė grup shtetesh duket qartė se tashmė kanė preferenca qė ICO-ja tė mbyllet sa mė parė-deri nė fund tė kėtij viti apo nė mars 2012, me pretendimin se “nuk ka mė punė pėr ICO-n”, disa shtete tjera janė tė mendimit se derisa synim duhet tė jetė mbyllja e ICO-s, njė gjė e tillė nuk duhet bėrė pa i kryer disa prej punėve tė mbetura- para sė gjithash decentralizimi nė veri, qė shihet si ēelėsi i fillimit tė integrimit tė kėsaj pjese problematike tė Kosovės.

Ndėrkohė, tė gjithė duket se e kanė problem ēėshtjen e financimit tė Zyrės Civile Ndėrkombėtare, e cila pėrkundur faktit se tashmė ka reduktuar misionin janė mbyllur tė gjitha zyrat rajonale, pėrveē asaj nė Mitrovicė, edhe mė tutje paraqet barrė financiare qė edhe pėr disa vende nuk duket edhe aq e arsyeshme, sidomos duke marrė parasysh efektet e misionit.

Zero Cool 12-07-11 10:35

Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
 
Vazhdojnė ēarjet nė LDK


[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0712083531498_m.jpg[/img]


sa Mustafa dhe Fatmir Sejdiu kanė vazhduar pėrplasjet pėr zhvillimet nė LDK. Sejdiu e quan tė padrejtė pėrsėritjen e zgjedhjeve nė Degėn e Gjakovės. Nga disa delegatė tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm, Mustafa u akuzua pėr ngulfatje tė reformave dhe pėr vendime si nė kohėn e komunizmit. U pėrmendėn edhe ekspertėt nė thonjėza tė partisė.


Lideri i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Isa Mustafa po vazhdon tė pėrballet Fatmir Sejdiun dhe njerėzit e tij.

Nė Mbledhjen e Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė kėsaj partie, tė hėnėn, Sejdiu ka kundėrshtuar pėrsėritjen e zgjedhjeve nė Degėn e Gjakovės, shkruan Express.

Sejdiu, i cili ėshtė Kryetar Nderi i LDK-sė, thotė se vendimi i Kryesisė sė partisė ėshtė i padrejtė. Nė kėtė mėnyrė, ai u doli nė krah zyrtarėve tė LDK-sė, tė cilėt e kishin pėrkrahur edhe publikisht nė garėn pėr kryetar tė LDK-sė, tė cilėn e humbi nė nėntor tė vitit tė kaluar.

“Ėshtė njė vendim i padrejtė qė ėshtė marrė ndaj Degės sė Gjakovės pėr shkak se e kam pėrcjellė atė proces me kohė dhe si duhet. E di se ka pasur nevojė tė bėhen plotėsime tė arsyeshme qė kanė qenė qėndrime tė Degės atje”, tha ai.

Ai nuk ėshtė qė udhėheqėsit e Degės sė “vjetėr” nė Gjakovė tė mbesin jashtė strukturave lokale. “Ėshtė ēėshtje e zhvillimeve tė mėtejshme. Unė mendoj qė ėshtė me rėndėsi tė ketė rezon tė gjithmonshėm qė tė ketė unitet tė pėrgjithshėm nė aktivizim tė gjithė potencialit politikė qė ka LDK-ja. Dhe, ka njerėz shumė tė mirė”, ka thėnė Sejdiu.

Zero Cool 12-07-11 10:36

Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
 
Isufi thėrret pėr bashkim tė opozitės


[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0712104735925_m.jpg[/img]


Nėnkryetari i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK), Ahmet Isufi, ka thėnė se nė Kuvendin e Kosovės duhet tė krijohet njė bllok i fuqishėm opozitar, i cili do ta detyronte Qeverinė e Kosovės tė bėhet mė e pėrgjegjshme karshi qytetarėve.

“Kur janė nė pyetje interesat madhore tė shtetit tė Kosovės kemi treguar se jemi tė gatshėm t’i bashkojmė forcat. Prej konstituimit tė Kuvendit AAK-ja ka luajtur rolin e iniciues sė ideve sė bashku me LDK-nė dhe Vetėvendosje!. Kur janė nė pyetje interesat e mėdha tė vendit duhet tė jemi bashkė. Besoj se nė rastin e dialogut jemi tė bashkuar. Pra, komunikimi me LDK-nė dhe VV-nė ėshtė i mirė dhe jemi dakorduar qė pėr shumė interesa tė bashkėpunojmė”, ėshtė shprehur Isufi.

Nė njė intervistė pėr gazetėn Epoka e re, Isufi ka vlerėsuar se Qeveria ėshtė duke krijuar imazh tė keq pėr Kosovėn nė arenėn ndėrkombėtare.

“Mendoj se funksionimi mė i mirė brenda institucioneve tė Kosovės ėshtė elementi garantues pėr shtimin e numrit tė njohjeve. Elemente tė tjera po aq tė rėndėsishme janė edhe zhvillimi ekonomik, siguria mė e madhe pėr investitorėt e huaj si dhe imazhi i krijuar nga institucionet e Kosovės dhe populli i saj nė arenėn ndėrkombėtare. Nė ēėshtjen e njohjeve kanė ndikuar edhe lajmet e kėqija pėr Kosovėn nė arenėn ndėrkombėtare”, ka thėnė Isufi.

Ai ka folur edhe pėr zhvillimet brenda AAK-sė. Isufi ka thėnė se Grupi Parlamentar i AAK-sė dhe strukturat e partisė janė tė bashkuara si kurrė mė parė, pavarėsisht mungesės fizike tė liderit Ramush Haradinaj.

Isufi ka bėrė me dije se AAK-ja gjatė kėsaj vjeshte do ta mbajė Kuvendin Zgjedhor me ose pa Ramush Haradinaj. Ai ka deklaruar se Haradinaj do tė jetė kryetar i AAK-sė, pavarėsisht epilogut tė rigjykimit ndaj tij nė Hagė. Isufi beson se Kuvendi Zgjedhor do ta fuqizojė edhe mė shumė AAK-nė.

Zero Cool 12-07-11 14:48

Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
 
Podujevė, dhjetėra gra nė histeri kolektive: Na helmoi magjia e zezė


[img]http://lajmifundit.com/wp/wp-content/uploads/2011/07/ambulanca124.jpg[/img]


Dhjetėra gra nga Podujeva nė Kosovė, nuk rezultuan tė helmuara edhe pse u paraqitėn nė spital me simptoma tė ngjashme.
E ēuditshmja ėshtė se ato kėrkuan ndihmėn e mjekėve pėr shkak tė njė histerie kolektive qė kanė pėrjetuar nga magjia e zezė teksa ishin mbledhur nė njė aheng, e qė rezultuan me alivanosje.
Mjekėt kanė konstatuar nė QKUK se nuk bėhet fjalė pėr helmim, por njė shqetėsim kolektiv.

Zero Cool 12-07-11 17:41

Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
 
I pėrgjigjet EULEX-it, imuniteti s’hiqet me rezolutė


[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0712180803834_m.jpg[/img]


Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, i ka drejtuar njė letėr misionit evropian pėr sundimin e ligjit, EULEX, ku i ėshtė pėrgjigjur kėrkesės sė kėtij misioni nė lidhje me fillimin e procedurave pėr heqjen e imunitetit tė disa deputetėve, ndaj tė cilėve po zhvillohen hetime.

Pėrmes kėsaj letre, Krasniqi i ka thėnė shefit tė EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac, se nuk ėshtė pėrgjegjėsi e Kuvendit qė tė merret me ēėshtjen e imunitetit. Andaj, ai i ka sugjeruar EULEX-it qė, bazuar nė Kushtetutėn e Kosovės, Qeveria vetė mund tė kėrkojė nga Gjykata Kushtetuese interpretim pėr imunitetin e deputetit.

“Nė rastin konkret, do tė ishte normale qė Qeveria, e cila ka shprehur interes pėr njė rezolutė tė tillė, ta paraqesė kėtė iniciativė nė Kuvend dhe Kryesia e Kuvendit do ta trajtojė atė sipas rregullores sė Kuvendit”, thuhet letrėn e Krasniqit.

Nė kėtė letėr, Krasniqi ka theksuar se nuk ka nevojė tė miratohet njė rezolutė nė Kuvend, kur Qeveria me Kushtetutė i ka tė pėrcaktuara tė drejtat e saj nė kėtė drejtim.

“Ėshtė shqetėsuese tė vėrejmė qė Qeveria kėrkon njė akt jodetyrues si rezoluta qė tė ushtrojė njė funksion tė saj kushtetues. Nėse do tė ishte nevoja e njė rezolute tė Kuvendit pėr ta vėnė nė lėvizje Qeverinė, qė kjo e fundit ta vėrė nė lėvizje Gjykatėn Kushtetuese, Kushtetuta do ta kishte pėrcaktuar njė gjė tė tillė. Pėr mendimin tonė, njė rezolutė e tillė do tė ishte nė vetvete njė akt antikushtetues, sepse do tė shkelte tė drejtėn e Qeverisė pėr ta pėrdorur paragrafin 10 tė nenit 93 nė lirinė dhe diskrecionin e saj tė plotė”, thuhet nė letrėn e Krasniqit.

Kjo letėr ka marrė mbėshtetjen e Kryesisė sė Kuvendit, pėrveē lėvizjes Vetėvendosje, e cila ka vlerėsuar se nuk ka nevojė t’i njihet EULEX-it kjo e drejtė qė e ka kėrkuar. Ndėrkohė, kryeministri, Hashim Thaēi nuk ka dashur ta komentojė kėrkesėn e EULEX-it lidhur me shqyrtimin e imunitetit tė deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės, tė cilėt janė nėn hetime. Ai ka thėnė se ende nė zyrėn e tij nuk ka shkuar ndonjė dokument zyrtar pėr kėtė ēėshtje, prandaj nuk dėshiron tė komentojė.

Zero Cool 12-07-11 19:48

Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
 
Mbikėqyrjes po i vije fundi


[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0712193336350_m.png[/img]


Kryeministri i Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi ka shtruar njė drekė pune pėr ambasadorėt e shteteve anėtare tė Grupit Ndėrkombėtar Drejtues. Nė kėtė drekė pėr ambasadorėt e vendeve qė e kanė njohur Kosovėn, ka marr pjesė edhe ndėrmjetėsi i Bashkimit Evropian nė dialogun nė mes tė Prishtinės dhe Beogradit, Robert Cooper dhe pėrfaqėsuesi i BE-sė nė Kosovė, Fernando Gentilini.

“Unė e falėnderojė z. Piter Faith pėr bashkėpunimin e shkėlqyeshėm qė kemi pasur mes Qeverisė dhe Zyrės Civile Ndėrkombėtare. Edhe nė takimin e sotėm tė Grupit Drejtues Ndėrkombėtar, kamė prezantuar qėndrimet e Qeverisė sė Republikės sė Kosovės. Takim ka qenė shumė korrektė, shumė konstruktiv dhe mbėshtetės nė procesin e konsolidimit dhe forcimit tė shtetit tė Kosovės”, ka thėnė kryeministri pėrpara mediave.

“Qeveria e Kosovės do tė vazhdojė me qeverisjen e mirė, efektive dhe efikase, sundimin e ligjit, qeverisjen transparente dhe me njė ballafaqim tė drejtpėrdrejtė me tė gjitha dukuritė negative. Do tė vazhdojmė reformat e thella demokratike qė duhet tė pėrfshijnė vendin, reforma kėto qė do ta pėrshpejtojnė procesin e integrimit tė Kosovės nė strukturat e NATO-sė e Bashkimit Evropian”.

“Tash kur jemi nė prag tė nxjerrjes sė Raportit tė Progresit, Kosova besojė se e meriton liberalizimin e vizave, marrėdhėniet kontraktuale dhe marrėdhėniet tregtare me Bashkimin Evropian. Kosova do tė vazhdojė tė ndėrtojė raporte tė shkėlqyeshme me tė gjitha vendet e rajonit, dhe nė kuadėr tė saj edhe nė kuadėr tė pėrgjegjėsive kushtetuese dhe ligjore edhe tė dialogimit me Serbinė”.

“Ėshtė hera e parė qė Kosova si shtet takohet nė nivel tė barabartė me pėrfaqėsuesit e Serbisė. Tri konkluzione tė cilat kanė dalė deri mė tani, konkluzione kėto qė ndėrlidhen drejtė pėr sė drejti me jetėn e qytetarėve dhe dy vendeve dhe popujve tanė”.

“Gjithashtu ėshtė shumė me rėndėsi tė theksojė se Qeveria e Kosovės ėshtė duke punuar ngushtė me z. Faith dhe me ICO-nė nė procesin e pėrmbylljes sė pavarėsisė sė mbikėqyrur. Ne veē kemi pėrmbyllur mbi 90 pėr qind tė kėrkesave nga dokumenti i Presidentit Ahtisaari. Do tė vazhdojmė tė punojmė bashkėrisht edhe nė agjendėn e mbetur shtesė, pra tė asaj qė ka mbetur pėr tė pėrmbyllur”, ka thėnė ndėr tė tjera kryeministri.

Zero Cool 12-07-11 20:17

Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
 
Oto fon Habsburg, dikur u bojkotua, dje u nderua


Prishtinė, 12 korrik 2011 - Ministri i Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Kosovės, Enver Hoxhaj, dje mori pjesė nė ceremonitė mortore pėr t'i dhėnė nderimet e fundit pinjollit tė familjes sė fundit perandorake austro hungareze, Oto fon Habsburg, njė mik i madh i shqiptarėve dhe i Kosovės, i cili vdiq mė 4 korrik. Ishte ky njė gjest i mirė dhe i duhur institucional. Madje Hoxhaj citohej tė ketė folur me pietet, ashtu siē e meritonte i ndjeri Fon Habsburg. Por, duhet tė kthehemi prapa pėr shtatė vjet, kur Partia Demokratike e Kosovės, sė cilės i takon ministri Hoxhaj, bojkotoi njė vizitė tė Oto fon Habsburgut nė shtator tė vitit 2004. Ndonėse ishin nė koalicion qeverisės me LDK-nė, deputetėt e PDK-sė, bashkė me ata tė AAK-sė dhe tė koalicionit serb Kthimi, pėr arsye qė nuk u bėnė tė ditura, injoruan dhe bojkotuan seancėn solemne tė Kuvendit tė Kosovės (18 shtator 2004) nė tė cilėn foli Oto Fon Habsburg, atėbotė kryetar i Unionit Panevropian dhe eurodeputet shumėvjeēar. Fon Habsburg, atėherė 92 vjeēar, mbajti njė fjalim inspirativ rreth dyzet minuta, nė anglisht, pa lexuar. U prit me ovacione fjalimi i tij, por mbeti shija e hidhur pėr bojkotimin e kėsaj seance nga ana e deputetėve tė PDK-sė dhe AAK-sė, ndonėse fare nuk habiti bojkoti i Kthimit. Mes tjerash Fon Habsburg kėrkoi qė Kosova tė bėhet e pavarur. Gjatė asaj vizite Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova i dorėzoi kryetarit tė Unionini Panevropaian "Medaljen e Artė tė Lirisė", me tė cilin e kishte dekoruar me rastin e 5-vjetorit tė ēlirimit tė Kosovės. Gjatė vizitės Fon Habsburg, bashkė me Presidentin Rugova, do tė vendosin kurora lulesh para monumentit tė Skėnderbeut nė Prishtinė si dhe do tė vizitojnė Kompleksin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Pra ishte viti 2004, dhe vetėm katėr muaj muaj mė parė kishin ndodhur trazirat e njohura tė marsit dhe dihen imazhet e kėqija qė shkonin nė botė nga Kosova. Tė rrallė ishin miqtė qė na vinin nė vizitė... Ē'ėshtė e vėrteta, AAK pas njė kohe do ta pėrmirėsojė gabimin e vet. Gjatė vizitės sė fundit tė Oto fon Habsburgut nė Kosovė nė vitin 2007, nė nderim tė figurės sė tij me propozim tė AAK, komuna e Deēanit do ta emėrtojė njė rrugė me emrin e Oto fon Habsburgut.

Zero Cool 12-07-11 22:56

Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
 
Dell Jakupit: Po i mbron miqtė e tu



[img]http://info-kosova.net/lajme/politikana/politikana_jashtit/cristopher_dell2.jpg[/img]



Ambasadori amerikan, Christopher Dell del kundėr Jakup Krasniqit, dhe qėndrimit tė tij kundėr heqjes sė imunitetit tė deputetėve nėn hetime. Nėpėrmjet Zėrit tė Amerikės Dell i ka ēuar selam Krasniqit se me kėtė akt po e sfidon komunitetin ndėrkombėtare, dhe se SHBA do tė rishqyrtojė partneritetin me tė, nė rast se nuk ndryshon qėndrim.

Nė njė intervistė ekskluzive pėr Zėrin e Amerikės, ambasadori Dell tha se "me kėtė qėndrim, kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi ka zgjedhur tė sfidojė komunitetin ndėrkombėtar, tė sfidojė miqtė mė tė mirė tė Kosovės nė emėr tė mbrojtjes sė njė apo dy miqve tė tij. Pėrderisa zoti Krasniqi nuk dėshmon ndjenjė mė tė lartė tė pėrgjegjesisė pėr tė zgjidhur shumė probleme qė ka pasur deri tash, do tė jetė e pamundur pėr Shtetet e Bashkuara qė tė vazhdojnė tė punojnė me tė si partner”, ka thėnė Dell nė Ditarin qė transmetohet nesėr.

Kryeparlamentari Krasniqi ia ktheu letrėn EULEX-it duke thėnė se nuk ėshtė pėrgjegjėsi e Parlamenti tė merret me ēėshtjen e imunitetit dhe se nė bazė tė Kushtetutės, qeveria mund tė kėrkojė nga Gjykata Kushtetuese interpretim pėr imunitetin e deputetėve.

Zero Cool 13-07-11 15:11

Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
 
Hoxhaj kėrkon Udhėrrėfyesin pėr vizat


Ministri i Punėve tė Jashtme i Republikės sė Kosovės, Enver Hoxhaj, duke iu drejtuar Komisionit pėr Politikė tė Jashtme tė Parlamentit Evropian, ka kėrkuar nga Brukseli qė Kosova tė mos mbetet njė shtet i harruar nė zemėr tė Evropės.


Nė ditėn e parė tė vizitės nė Bruksel, Hoxhaj, ka zhvilluar takime me pėrfaqėsues tė lartė tė institucioneve tė BE-sė, si dhe i ėshtė drejtuar me njė fjalim Komisionit pėr Politikė tė Jashtme tė PE-sė, ndėrsa ka kėrkuar Udhėrrėfyesin pėr liberalizimin e vizave dhe vendosjen e marrėdhėnieve kontraktuale tė Kosovės me BE-nė.

"Nėse brenda kėtij viti ne nuk do tė marrim udhėrrėfyesin pėr liberalizimin e vizave, ky do tė ishte mesazhi mė negativ pėr qytetarėt e Kosovės. Ne jemi qytetarėt e vetėm nė rajon qė nuk kemi tė drejtėn e lėvizjes pa viza nė Evropė. Do tė ishte shumė keq nėse pėrēohet mesazhi se kosovarėt janė popull i harruar. Prandaj, ne kėrkojmė udhėrrėfyesin pėr liberalizimin e vizave, nė mėnyrė qė tė vazhdojmė pėrmbushjen e standardeve evropiane”, ka thėnė Hoxhaj, gjatė fjalimit para eurodeputetėve, duke kėrkuar po ashtu qė Kosova tė ketė marrėdhėnie kontraktuale, marrėdhėnie tregtare me Bashkimin Evropian.

Ndėrkaq, nė takimin me raportuesen pėr Kosovėn nė Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek ėshtė diskutuar pėr mėnyrat e pėrmbushjes sa mė tė shpejtė tė kritereve pėr liberalizimin e vizave, duke u pajtuar se Kosova duhet tė marrė gjatė kėtij viti, udhėrrėfyesin dhe tė vendos marrėdhėnie kontraktuale me BE-nė.

Hoxhaj gjatė ditės ėshtė takuar edhe me kryesuesin e delegacionit tė PE-sė nė marrėdhėniet me Shqipėrinė, Kosovėn, Bosnjėn dhe Hercegovinėn, Malin e Zi dhe Serbinė, Eduard Kukan.

Me kėtė rast, Kukan ka thėnė se Kosova ka perspektivė evropiane, duke shtuar se Kosova duhet tė ketė trajtimin e njėjtė me shtete tjera tė rajonit edhe sa i pėrket liberalizimit tė vizave.

“Pajtohem qė qytetarėt e Kosovės nuk po trajtohen njėjtė si qytetarėt e tjerė tė Ballkanit, sa i takon procesit tė liberalizimit tė vizave. Nė kėtė aspekt, BE-ja duhet tė bėjė mė shumė. I bėjmė thirrje Komisionit Evropian qė mos tė humbas kohė, por tė fillojė dialogun pėr procesin e liberalizimit tė vizave me Kosovėn dhe tė jap udhėrrėfyesin pėr kėtė proces”, tha Kukan.

Hoxhaj ka pasur njė drekė punė edhe me Pierre Mirel, drejtor pėr Ballkanin Perėndimor nė KE, gjatė tė cilės ėshtė diskutuar pėr ēėshtje konkrete qė lidhen me proceset integruese tė Kosovės nė strukturat e Bashkimit Evropian, duke pėrfshirė edhe procesin e liberalizimit tė vizave pėr qytetarėt e Kosovės.

Zero Cool 13-07-11 15:43

Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
 
PETICION NĖ MBĖSHTETJET TĖ RAMUSH HARADINAJT


[img]http://www.rtklive.com/photos/medium/rtklive041613072011_ramush-haradinaj-.jpg[/img]


Rreth 300 personalitete nga fusha akademike kanė nėnshkruar njė peticion nė mbėshtetjet tė kryetarit tė AAK-sė, Ramush Haradinaj. ...



Peticioni do t’i dorėzohet presidentit tė Tribunalit tė Hagės Patrick Robinson dhe nė tė do tė shprehet besimi ndaj pafajėsisė sė Haradinajt dhe bashkėluftėtarėve tė tij. Gjykimi i pjesshėm i Ramush Haradinajt do tė fillojė nė muajin gusht.

Zero Cool 15-07-11 11:21

Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
 
Zyrtarėt komunalė vodhėn peshqirėt e hotelit


[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0714152405664_m.jpg[/img]


Njė delegacion i komunės sė Gjilanit nė muajin maj kishte udhėtuar pėr nė Durrės dhe ditėn e kthimit, posa kanė hipur nė autobusė pėr t’u nisur drejt Kosovės, janė ndalur nga personeli i sigurimit tė hotelit. Ata kanė kėrkuar qė t’i hapin valixhet zyrtarėt komunalė, dikush kishte lajmėruar se ky delegacion kishte vjedhur peshqirėt e hotelit.


Kėshtu, sigurimi gjen se vjedhja ishte kryer dhe kthen prapa peshqirėt nė hotel. Ky udhėtim ishte organizuar nėn patronazhin e kryetarit tė kėsaj komune, Qemaj Mustafa, i cili e pranon se ka dėgjuar nė njė debat publik se ka ndodhur njė rast i tillė.

Mirėpo, ai ka thėnė pėr gazetėn Zėri se deri tani askush nuk e ka njoftuar zyrtarisht pėr kėtė rast.

“Po tė mė vijė me shkrim se njė gjė e tillė ka ndodhur, unė kėtė rast do ta dėnoj shumė rėndė, kushdoqoftė qė ka tentuar ta bėjė njė gjė tė tillė”, ka thėnė Mustafa.

Selver Xhelili, drejtor i Rinisė, Kulturės dhe Sportit nė komunėn e Gjilanit, e pranon tė ketė ndodhur ky rast, i cili ėshtė edhe vėllai i pronarit tė hotelit ku ka qėndruar ky delegacion. Ai thotė se nuk ka qenė prezent gjatė kėtij problemi, dhe se nuk di mė shumė lidhur me kėtė gjė, pėrveēse janė konfiskuar peshqirėt qė kanė tentuar tė vidhen.

“Ato tentime pėr vjedhje nuk e di a kanė qenė tė qėllimshme apo jo, por sipas mendimit tim mund tė jenė edhe tė paqėllimshme. Duke marrė valixhet kanė mundur t’i ngatėrrojnė, ndėrsa kontraktori ka kėrkuar mirėkuptim pėr ndonjė ngatėrresė, ku janė kthyer peshqirėt dhe gjithēka ka vazhduar nė rregull mė pas”, ka thėnė ai.

Xhelili ka thėnė se nga komuna ėshtė kontraktuar kompania e autobusėve “Merkatori”, e cila ka dėrguar stafin e komunės sė Gjilanit nė hotelin e vėllait tė tij.



[b] muhahahahhahaha gjilani :P [/b]

Zero Cool 15-07-11 12:34

Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
 
Rasti Haradinaj: Dėshmitarėt kryesorė nuk dėshmojnė


[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0715124315305_m.jpg[/img]



Nė dokumentin pėrmbledhės tė para seancave gjyqėsore tė paraqitur nga mbrojtja e Haradinajt, bėhet e ditur se dy dėshmitarėt kryesor, Shefqet Kabashi dhe Dėshmitari 80 sėrish do tė refuzojnė tė dėshmojnė kundėr Haradinajt, njofton radio Dukagjini. Nga ana tjetėr, avokati mbrojtės Michael O’Reilly thekson se pėr shkak tė procedurave i gjithė procesi ndaj Haradinajt mund tė zgjas disa muaj.


Nė pjesėn hyrėse tė dokumentit pėrmbledhės tė para seancave gjyqėsore tė paraqitur nga mbrojtja e Haradinajt, thuhet se prokuroria ka kėrkuar qė tė thirren dy dėshmitarė tė cilėt kanė qenė tė ftuar tė dėshmojnė edhe mė parė, Shefqet Kabashi dhe Dėshmitari 80.

Mirėpo, qė tė dy kėta refuzuan qė tė dėshmojnė nė gjykim, ndėrkohė qė kanė deklaruar se do tė refuzojnė edhe nė rigjykim. Njė gjė tė tillė e konfirmon edhe avokati mbrojtės i Haradinajt, Michael O’Reilly.

“Dėshmitari i mbrojtur 80 ėshtė kontradiktor nė shumė ēėshtje, madje edhe nė ēėshtjet kyēe. Dėshmia e tij ka shenja tė dallueshme trillimi. Pėr mė tepėr Dėshmitari 81, i cili sipas prokurorisė plotėson atė ēfarė ka deklaruar dėshmitari 80, por e gjithė kjo ka efekt tė kundėrt. Dėshmia e tij dallon nė aspektin faktik nga versioni qė ka deponuar dėshmitari i ri i mbrojtur i quajtur 81, dhe kėshtu provat qė ata pėrmendin bien nė kundėrshti me njėra tjetrėn”, thuhet nė kėtė dokument.

Po ashtu nė njė deponim gojor tė mėvonshėm, Dėshmitari 81 tėrhoqi pjesė tė rėndėsishme tė deklaratės sė tij tė parė dhe ka bėrė njė varg ndryshimesh nga ato qė i ka thėnė mė herėt.

Sipas mbrojtjes kjo dėshmi duhet refuzuar. “Kjo dėshmi nuk ėshtė e sigurt dhe nė asnjė mėnyrė nuk e bėnė z. Haradinaj pėrgjegjės pėr krimet e supozuara nė Jabllanicė”, thuhet nė dokumentin pėrmbledhės.

Prokuroria poashtu kėrkon qė tė pėrfshihen edhe dėshmitarėt e tjerė tė mbrojtur siē janė Dėshmitari 75 dhe 76 qė deklarojnė se kanė qenė prezent nė Jabllanicė, por asnjėri prej tyre nuk e ka parė Haradinajn nė Jabllanicė dhe dėshmitė e tyre mund tė konsiderohen tė vjetruara.

Ndryshe, thuhet se i mbetet dhomės sė apelit tė vendos se cilėt dėshmitar janė tė pranueshėm e cilėt jo, madje kjo edhe mund ta zgjas procesin ndaj Haradinajt nė pėrgjithėsi.

“Mendoj se do tė zgjas disa muaj. Saktėsisht procesi nė gjykatė do tė zgjasė vetėm disa javė por do tė duhen disa muaj qė tė pėrfundojnė tė gjitha procedurat”, ka thėnė avokati.

Zero Cool 15-07-11 14:52

Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
 
Daci dėnohet “sa pėr sy e faqe”


[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0715150006311_m.jpg[/img]


Gjykata Supreme e ka vėrtetuar dėnimin ndaj ish kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Dacit pėr shpėrdorim tė detyrės si dhe dėnimet e shqiptuara.

Bėhet e ditur se njė trup gjykues i pėrzier me dy gjykatės kosovar dhe njė tė EULEX-it nė Gjykatėn Supreme, nė aktvendimin e tyre lidhur me ankesėn e parashtruar, kryesisht e kanė konfirmuar, ndėrsa e kanė ndryshuar pjesėrisht vendimin e shkallės sė parė tė Gjykatės sė Qarkut nė Prishtinė kundėr Nexhat Dacit dhe Ahmet Alishanit tė datės 10 nėntor 2010.

“Gjykata Supreme e vėrtetoi dėnimin e Nexhat Dacit pėr shpėrdorim tė detyrės si dhe dėnimet e shqiptuara”, thuhet nė njoftimin e EULEX-it.

Mė tej pohohet se “Gjykata supreme e ka modifikuar aktgjykimin e shkallės sė parė vetėm pėr arsye formale pėr sa i pėrket kontributit tė Ahmet Alishanit, dhe i ka rishkruar pjesėt pėrkatėse tė dispozitivit, deri sa u vėrtetua cilėsimi i kontributit tė Ahmet Alishanit si ndihmė nė shpėrdorim tė detyrės tė kryer nga Nexhat Daci. Po ashtu, Gjykata Supreme i urdhėroi tė pandehurit qė bashkėrisht t’ia kompensojnė Kuvendit shumėn prej 1.540 euro pėr dėmin e shkaktuar me kėto vepra penale. Ndalimi pėr Nexhat Dacin qė tė ushtrojė funksione publike u anulua”.

Rasti kishte tė bėnte me blerje tė pasurisė dhe shėrbimeve me urdhėr tė Nexhat Dacit e qė u paguan nga buxheti i Kuvendit tė Kosovės, kurse u pėrdorėn privatisht. Nexhat Daci nė atė kohė ishte kryetar i Kuvendit, kurse Ahmet Alishani ishte kėshilltar pėr Siguri i Kryetarit tė Kuvendit.

Gjykata e Qarkut nė vitin 2010 e shpalli Nexhat Dacin fajtor pėr shpėrdorim tė detyrės dhe e dėnoi me njė vit e 6 muaj burgim. Ahmet Alishani kishte ndihmuar nė kėtė vepėr penale dhe u dėnua me 6 muaj burgim.

Tė dyja dėnimet u patėn pezulluar pėr njė periudhė verifikimi prej 2 vitesh. Pėrveē kėsaj, gjykata e kishte shqiptuar ndalimin e ushtrimit tė funksionit publik pėr dy vite pas vuajtjes sė dėnimit.

Ky aktgjykim lidhur me ankesėn ėshtė shpallur mė 13 korrik 2011. Aktgjykimi i Gjykatės Supreme ėshtė pėrfundimtar. Kundėr kėtij vendimi nuk ka ndonjė masė ligjore.

Zero Cool 16-07-11 09:03

Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
 
[img]http://a7.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc6/261597_10150248270592252_567412251_7804024_6657650_n.jpg[/img]

Zero Cool 16-07-11 19:00

Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
 
Shaip Muja e fsheh kompaninė


[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0716130107822_m.jpg[/img]



Deputeti i Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK) nė Kuvendin e Kosovės, Shaip Muja, ka hapur kompani pėr energjetikė, por kėtė nuk e ka deklaruar nė formularin e deklarimit tė pasurisė pranė Agjencisė Kundėr Korrupsion (AKK), edhe pse e obligon ligji.


Nė Ligjin pėr deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisė dhe dhuratave tė zyrtarėve publik, neni i 4 i tij, definohet qartė se nė zyrtar i lartė, qė nė kėtė kategori hyjnė edhe deputetėt, duhet tė deklarojė zotėrimin nga ana e tyre tė aksioneve nė shoqėri komerciale.

Por deputeti Muja, qė ishte edhe kėshilltar i kryeministrit Hashim Thaēi, ka deklaruar vetėm 50 % tė aksioneve nė kompaninė “Ana Derm”, pėr ē’gjė edhe ėshtė duke u hetuar nga AKK-ja, shkruan Zėri.

Edhe pse gazeta ka insistuar, nė AKK nuk kanė dashur tė bėjnė me dije se a po hetohet deputeti Muja edhe pėr mosdeklarimin e aksioneve nė kompaninė pėr energjetikė, por vetėm kanė konfirmuar hetimin.

“Agjencia ėshtė duke e trajtuar rastin pėr veprimet e mundshme tė konfliktit tė interesit, deputeti Muja ėshtė duke bashkėpunuar me ne. Ligji pėrcakton se faza e hetimeve ėshtė e mbyllur pėr publikun, ne do ta publikojmė vendimin definitiv”, ka thėnė pėr “Zėrin” Hasan Preteni, drejtor i AKK-sė.

Ndryshe, kompania mė e re e deputetit Muja, me emrin “Kosova Green Energy” dhe “Zėri” ka siguruar njė certifikatė tė kėtij biznesi tė regjistruar mė 2 prill tė kėtij viti.

Sipas kėsaj certifikate, deputeti Muja ėshtė nė ortakėri me Ali Kastratin, por nuk dihet pėrqindja e aksioneve tė secilit nė kėtė kompani. Pos pronarė, nė kėtė biznes qė tė dy aksionarėt, Shaip Muja e Ali Kastrati janė regjistruar edhe si persona kontaktues tė biznesit nė fjalė.

Deputeti Muja edhe pas njė javė pritjesh nuk ka dashur tė prononcohej pėr kėtė ēėshtje, njėjtė sikurse nuk ka dashur tė flasė as pėr pėrqindjen e jashtėligjshme tė aksioneve nė kompaninė “Ana Derm”.

Ky deputet i pozitės, qė ėshtė ndėr 12 milionerėt e Kuvendit tė Kosovės, ka deklaruar se ka nė pronėsi me njė pasuri qė kalon vlerėn mbi 2 milionė euro. Pėrveē tė tjerash, si tė hyra ai ka paraqitur pagėn vjetore nga Kuvendi nė shumė 14.880 euro nė vit dhe tė ardhurat nga 50% e aksioneve nė “Ana Derm”, qė sipas deklarimit tė pasurisė, nuk arrijnė mė shumė se 5.000 euro pėr vit.

Nė “Ana Derm”, deputeti Muja ka 50% tė aksioneve, kurse 50% tė tjera i takojnė gruas sė tij, Anita Muja. Ajo ėshtė edhe pronare nė kompaninė tjetėr private “Ana-Z”, me anė tė sė cilės ka pėrfituar njė kontratė nga fondet publike tė Radiotelevizionit tė Kosovės (RTK), por qė kėta tė fundit nuk pranojnė tė bėjnė publike vlerėn e saj.

Me anė tė kėsaj kontrate, kompania e gruaja e deputetit tė PDK-sė, Shaip Muja, Anitės, “Ana-Z” qė ka edhe 50% tė aksioneve nė kompaninė e burrit “Ana Derm”, qė nga 1 maji ka filluar tė realizojė emisionin “Estetika dhe shėndeti”, i cili do tė transmetohet sė paku deri nė dhjetor tė kėtij viti.

Zero Cool 17-07-11 09:29

Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
 
Prokuroria e EULEX vendos ta marrė nė pyetje Limajn


[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0717095036771_m.jpg[/img]


Prokuroria e EULEX-it ka vendosur qė ta marrė nė pyetje ish-ministrin, Fatmir Limaj, 16 muaj pas bastisjeve qė janė bėrė nė Ministrinė e Transportit dhe Postė Telekomunikacionit, si edhe nė pronat e familjarėve tė tij- shkruan e pėrditshmja Koha Ditore.

Deputeti aktual i Partisė Demokratike tė Kosovės do tė paraqitet para prokurorėve ndėrkombėtarė mė 20 shtator, pikėrisht nė kohėn qė e ka paralajmėruar edhe kryeprokurorja nė largim e Prokurorisė Speciale tė Kosovės, Isabelle Arnal.

Pranimin e ftesės qė i ėshtė bėrė Limajt pėr t’u paraqitur nė prokurori e ka konfirmuar tė shtunėn pėr gazetėn avokati mbrojtės i tij, Tomė Gashi. Ai i ka shprehur haptas dyshimet se ky veprim i EULEX-it ka prapavijė politike.

“Ēfarė arsyeje ka misioni i EULEX-it ta thėrrasė dikė nė pyetje pas 16 muajve qė ka bėrė spektakėl. Ligji ia lejon, por nuk ėshtė normale”, ka deklaruar Gashi. Pėr bindjen e tij, kjo gjė ėshtė duke u bėrė pėr tė vetmin qėllim qė tė kėrkohet nga Gjykata Supreme zgjatje tė hetimeve edhe pėr sė paku gjashtė muaj tė tjerė, pasi brenda kėsaj periudhe nuk ėshtė gjetur asnjė dėshmi qė do ta bėnte klientin e tij, fajtor pėr keqpėrdorim tė detyrės zyrtare.

Zero Cool 17-07-11 15:03

Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
 
Kosovė, grupet parlamentare nė Kushtetuese pėr imunitetet


[img]http://lajmifundit.com/wp/wp-content/uploads/2011/07/kuvendi_kosove.jpg[/img]


Pas refuzimit nga kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, EULEX-i do tė provojė njė rrugė tjetėr qė tė bindė Kuvendin pėr tė nxjerrė njė rezolutė qė tė pyes Gjykatėn Kushtetuese pėr imunitetin e deputetėve.
Pas refuzimit nga kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, EULEX-i do tė provojė njė rrugė tjetėr qė tė bindė Kuvendin pėr tė nxjerrė njė rezolutė qė tė pyes Gjykatėn Kushtetuese pėr imunitetin e deputetėve.
Sipas gazetės Ekspress, EULEX-i tani do t’u dėrgojė letėr tė gjitha grupeve kuvendare qė tė deklarohen pėr rezolutė.

Zero Cool 17-07-11 20:30

Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
 
FSK nė marshimin katėrditor nė Holandė


[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0717132542480_m.jpg[/img]


Njėsiti i specializuar i FSK-sė do tė jetė pjesė e njė marshimi tradicional ushtarak, i cili do tė mbahet pėr katėr ditė, nga 19-23 korrik 2011, nė Nijmegen tė Holandės.

Kjo ėshtė hera e parė qė FSK-ja po merr pjesė nė marshin tradicional, i 95-ti me radhė, nė tė cilin do tė marrin pjesė rreth 5.000 ushtarakė nga vende tė ndryshme, tė cilėt do tė marshojnė 160 kilometra, katėr ditė nga 40 kilometra.

Ministri FSK-sė, Agim Ēeku dhe zėvendėskomandanti i FSK-sė, gjeneralmajor Rrahman Rama, tė shtunė solemnisht pėrcollėn skuadrėn, e cila do tė pėrfaqėsojė FSK-nė nė Holandė.

[i]Mediat i kane dhe rendesi ketij lajmi, une vertete nuk e di se si qendron puna per pjesmarrje nga vendet jasht Holandes, e sidomos si qendron puna per me marre pjese pjesetaret e nje ushtrie te huaj ne kete marshim 4 dite nga 40km, por per neve "Holandezeve" kjo eshte nje procedure e thjeshte [b] bile bile edhe turisti jone u pat lajemru 1 vjet ma heret, por per fat te keq mas 300-400 metrash marshimi, e nderprejti :( LOLzz[/b][/i]

Oqeani 17-07-11 20:38

Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
 
[QUOTE=Zero Cool;2093140]FSK nė marshimin katėrditor nė Holandė


[IMG]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0717132542480_m.jpg[/IMG]


Njėsiti i specializuar i FSK-sė do tė jetė pjesė e njė marshimi tradicional ushtarak, i cili do tė mbahet pėr katėr ditė, nga 19-23 korrik 2011, nė Nijmegen tė Holandės.

Kjo ėshtė hera e parė qė FSK-ja po merr pjesė nė marshin tradicional, i 95-ti me radhė, nė tė cilin do tė marrin pjesė rreth 5.000 ushtarakė nga vende tė ndryshme, tė cilėt do tė marshojnė 160 kilometra, katėr ditė nga 40 kilometra.

Ministri FSK-sė, Agim Ēeku dhe zėvendėskomandanti i FSK-sė, gjeneralmajor Rrahman Rama, tė shtunė solemnisht pėrcollėn skuadrėn, e cila do tė pėrfaqėsojė FSK-nė nė Holandė.

[I]Mediat i kane dhe rendesi ketij lajmi, une vertete nuk e di se si qendron puna per pjesmarrje nga vendet jasht Holandes, e sidomos si qendron puna per me marre pjese pjesetaret e nje ushtrie te huaj ne kete marshim 4 dite nga 40km, por per neve "Holandezeve" kjo eshte nje procedure e thjeshte [B]bile bile edhe turisti jone u pat lajemru 1 vjet ma heret, por per fat te keq mas 300-400 metrash marshimi, e nderprejti :( LOLzz[/B][/I][/QUOTE]


Ani se rrafsh e kan hahahah - mos t'a kalojne kufirin me dale ne kojshillek ahahah

Zero Cool 18-07-11 13:20

Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
 
Serbisė do t`i kėrkohet njohja e Kosovės pėr nė BE


[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0718092307595_m.jpg[/img]


Gjermania e mbėshtet hyrjen e Kosovės dhe tė Serbisė nė BE si dy shtete. Por sipas ambasadorit tė parė tė Gjermanisė nė Republikėn e Kosovės, BE-ja asnjėherė nuk do t`i pranojė brenda vetes dy shtete qė nuk e njohin njėra-tjetrėn.


Nė njė intervistė pėr “Kohėn Ditore” ambasadori nė largim i Gjermanisė, Hans Dieter Steinbach, ka thėnė se nė rrugėn e Serbisė drejt BE-sė do tė vijė edhe momenti kur ajo do tė duhet ta njohė Kosovėn. Pas tre vjetėsh shėrbimi si ambasador i Gjermanisė nė Kosovė, ambasadori Steinbach flet edhe pėr shumė zhvillime tjera. Sipas tij problemet e veriut do tė duhej tė adresoheshin pas njė kohe nė dialogun mes Kosovės dhe Serbisė.

I pyetur se a ekziston ndonjė rrezik qė do tė dėshtojė ekzistimi i Kosovės si shtet, ambasadori nė largim i Gjermanisė ishte i prerė: “ Jo nuk ka. Nuk ka, sepse Kosova tash njihet nga 76 shtete. E di se procesi i njohjeve ėshtė ngadalėsuar pak, por besoj se do tė ketė njohje tė reja. Ajo qė pėr Gjermaninė ėshtė shumė, shumė, shumė e qartė ėshtė sovraniteti i Kosovės. Sa herė qė dikush tė flasė pėr prekjen e sovranitetit tė kėtij vendi, sa herė qė dikush tė flasė pėr ide tė ndarjes sė kėtij vendi, sa herė qė dikush flet pėr ndryshimin e kufijve tė kėtij vendi, Gjermania do ta kundėrshtojė. Gjermania do tė kundėrshtojė, sepse ėshtė bindur se vetėm kufijtė e sigurt nė kėtė regjion sjellin stabilitet nė Ballkan, dhe jo vetėm nė Ballkan, por nė gjithė Evropėn”

Por, Steinbach nuk e fsheh shqetėsimin pėr veriun. Ka disa vėshtirėsi me tė cilat po pėrballemi nė veri. “Nė njė moment nė tė ardhmen, veriu duhet tė jetė pjesė e dialogut. Jo nė kuptim tė ndarjes apo diēkaje tjetėr tė ngjashme, por nė kuptimin e krijimit tė kushteve tė jetės qė serbėt e veriut tė pranojnė shtetin e Kosovės”, tha Steinbach.

Ai ka theksuar se ėshtė fakt se Kosova ėshtė shtet sovran dhe dialogu duhet tė zhvillohet nė kushte dhe mbi bazėn e dy shteteve tė pavarura. Gjermania e ka njohur pavarėsinė e Kosovės e edhe tė Serbisė. Tė dyja kėto shtete synojnė BE-nė, dhe ky dialog lehtėson kėtė qėllim tė tillė. Duhet biseduar. Duhet biseduar edhe pėr ēėshtjet e ndėrlikuara, jo vetė tė lehtat. Rrethanat janė krijuar me nisjen e kėtij dialogu.

Por, pėr hyrjen nė BE tė Serbisė, ai tha se ėshtė njė proces i gjatė, si pėr Serbinė, si pėr Kosovėn, si pėr shtetet e tjera nė regjion. “Unė mund t’ju garantoj se BE-ja kurrė nuk do tė pranojė dy shtete qė nuk e njohin njėra-tjetrėn”, tha ai.

Zero Cool 18-07-11 13:22

Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
 
Asistenca e BE-sė pėr 2011-2013, 70 milionė euro


[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0718124309884_m.jpg[/img]


Ministri i Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi tha tė hėnėn se i gjithė mekanizmi ndėrinstitucional pėr ri-integrimin e personave tė riatdhesuar ėshtė funksional dhe ka shėnuar rritje tė konsiderueshme nė trajtimin e kėrkesave pėr ndihmė personave tė riatdhesuar. U tha se asistenca e BE-sė pėr vitet 2011-2013 do tė jetė 70 milionė euro dhe se 30 pėr qind e asistencės sė pėrgjithshme do tė fokusohet nė asistencėn pėr zbatimin e kritereve pėr procesin e liberalizimit tė vizave.


Ministri Rexhepi kėshtu njoftoi nė takimin e 11-tė, tė Grupit punues pėr liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian, nė tė cilėn morri pjesė ministri ministrja pėr Integrime Evropiane, Vlora Ēitaku, zyrtarė tė lartė tė MPB-sė dhe ministrive tjera, si dhe zyrtarė tė tjerė tė institucioneve tė vendit dhe atyre ndėrkombėtare.

Ai tha se gjatė periudhės raportuese ėshtė pėrmbyllur me sukses pėrzgjedhja e kompanisė pėr prodhimin e pasaportave biometrike dhe se ėshtė finalizuar projekti pėr skanimin dhe digjitalizimin e regjistrave civil.

“Pėrkundėr punėve tė mėdha qė kemi kryer, ka ende punė tė cilat duhet ndėrmarrė qė tė pėrmirėsojmė sundimin e ligjit nė Kosovė dhe njėkohėsisht tė pėrfitojmė nga liberalizimi i vizave. Me hapjen e dialogut pėr liberalizim tė vizave do tė krijohet njė situatė e re e cila do ta dinamizojė procesin, kėshtu qė duhet pėrmbajtur deri nė fund tė procesit tė liberalizimit”, tha Rexhepi

Ndėrsa ministrja, Vlora Ēitaku tha se me datėn 1 korrik ka pėrfunduar raundi i takimeve tė Dialogut tė procesit tė Stabilizim Asociimi. Ajo tha se Ministria e Integrimit Evropian dhe Ministria e Punėve tė Brendshme kanė koordinuar pėrgatitjen e pyetėsorit pėr zbatimin e procesit tė ri-integrimit nė nivel lokal.

Ajo bėri tė ditur se asistenca e BE-sė pėr vitet 2011-2013 do tė jetė 70 milionė euro dhe se 30 pėr qind e asistencės sė pėrgjithshme do tė fokusohet nė asistencėn pėr zbatimin e kritereve pėr procesin e liberalizimit tė vizave.

Grupi Punues pėr Liberalizim tė Vizave me BE-nė mban takime tė rregullta me ē’rast nga pėrfaqėsuesit e institucioneve tė Republikės sė Kosovės raportohet pėr tė arriturat e fundit pėr procesin e Liberalizimit tė Vizave me BE-nė.

Zero Cool 18-07-11 13:24

Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
 
LDK: PDK-ja pa njerėz tė kulturuar


[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0718140112992_m.jpg[/img]


Ministri Memli Krasniqi dhe ekipi i PDK-sė i instaluar nė Ministrinė e Kulturės, Rinisė dhe Sportit, sipas partisė mė tė madhe opozitare nė vend, LDK-sė, vazhdon tė shkelė ligjet e shtetit dhe tė sillet pa asnjė kulturė dhe etikė.


LDK pėrmes njė komunikate pėr media vlerėson se dy veprimet e fundit tė paligjshme tė ministrit janė emėrimet e Kėshillave tė Teatrit Kombėtar dhe tė Galerisė sė Arteve tė Kosovės. Kėshilli i Teatrit Kombėtar tė Kosovės ka mandat deri nė vitin 2013, ndėrsa ai i Galerisė sė Arteve tė Kosovės deri nė vitin 2012, potencon kjo parti nė reagimin e saj.

Me kėto veprime tė kundėrligjshme ministri Krasniqi dhe PDK-ja po forcojnė rendin e rrugės qė kanė vendosur nė Ministri dhe qė po e shtrijnė edhe nė institucionet e kulturės, thuhet nė reagim.

“Me sjellje tė papėrgjegjshme dhe tė paligjshme PDK ja po synon tė politizojė gjithēka, po synon tė largojė nga institucionet e kulturės njerėzit e kulturės dhe tė instalojė aty njerėz tė politizuar dhe pa asnjė dije”, vlerėson LDK.

Lidhja Demokratike e Kosovės konsideron se politizimi dhe shkelja e ligjeve janė veprime tė denja vetėm pėr njė parti pa program pėr kulturėn dhe pa njerėz tė kulturuar siē ėshtė PDK-ja.

Lidhja Demokratike Kosovės edhe njė herė kėrkon nga kryeministri qė ai, partia dhe njerėzit e tij tė heqin dorė nga veprimet e paligjshme, jonormale dhe joetike.

“Me kėto veprime, kryeministri, nėpėrmjet njerėzve tė tij, po rrezikon punėn e institucioneve dhe tė njerėzve tė kulturės”, theksohet nė fund tė reagimit tė LDK-sė.

Zero Cool 18-07-11 14:05

Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
 
Tensionohet situata nė ‘Lagjen e Boshnjakėve’


[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0718144725527_m.jpg[/img]


Tensionohet situata nė ‘Lagjen e Boshnjakėve’, pas njė vendimi tė administratės sė UNMIK-ut pėr rrėzimin e shtėpisė sė Sebahate Selacit, e cila ka filluar ndėrtimin e saj ditė mė parė, raporton korrespondenti i Koha.net nga Mitrovica.


Pak para mesdite dy inspektorė serbė ( tė UNMIK-ut), tė shoqėruar nga njė patrullė e policisė kanė vendosur nė njė cep tė shtėpisė nė ndėrtim njė vendim me tė cilėn kėrkohet qė tė ndėrpriten punėt, sepse qenka ndėrtim “ilegal” dhe “do tė rrėnohet”.

Ndėrsa, sipas vendimit, tė gjitha shpenzimet rreth kėtij rasti do t’i bartė pronari i shtėpisė, qė nė kėtė rast ėshtė shqiptar. Sebahtja nėse pėr ndėrtim nuk bėn kėrkesėn nė administratėn e UNMIK-ut, nė veri tė Mitrovicės, nė afat prej 48 orėve, ajo, administrata e UNMIK-ut do tė rrezojė shtėpinė e saj. Nė anėn tjetėr vetė pronarja ka theksuar se kėrkesėn pėr ndėrtim e ka dorėzuar nė komunėn e Mitrovicės nė jug tė qytetit.

Nė pjesėn veriore tė qytetit nė fakt ėshtė e pamundur bėsh njė gjė tė tillė pėr shkak tė mungesės sė qarkullimit tė lirė.

“Unė shtėpinė tim jam duke e ndėrtuar nė pronėn time dhe me ēdo mjet nuk do ta mbroj nga rrėnimi”, ėshtė shprehur ajo, duke shtuar se administrata e UNMIK-ut ėshtė e pėrbėrė nga strukturat paralele serbe dhe etnikisht e pastėr serbe.

Albert Gashi, njė ndėr fqinjėt ka theksuar se Qeveria e Serbisė ka ditė qė ka filluar ndėrtimin e njė banese shumėkatėsh nė Lagjen e Boshnjakėve, nė pjesėn lindore. Ne banorėt d tė organizohemi dhe do tė ndalojmė punėn e strukturave paralele, ndėrsa atė objekt do tė rrafshojmė pėr tokė, ka thėnė Gashi.

Zero Cool 19-07-11 13:19

Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
 
Granatė dore afėr selisė sė EULEX-it nė Prishtinė


[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0719140929313_m.jpg[/img]


Sot rreth orės 09:00 policia nėpėrmes rrugėve operativa ka marrė njė informacion lidhur me prezencėn e njė mjeti shpėrthyes tė vendosur nė njė qese plastike afėr rrethojave tė ndėrtesės sė EULEX-it nė rrugėn “Luan Haradinaj” nė Prishtinė, njofton pėrmes njė kumtese Policia e Kosovės.


Menjėherė pas marrjes sė informacionit policia ka dalė nė vendin e ngjarjes dhe ka ndėrmarrė tė gjitha masat e nevojshme pėr tė siguruar zonėn e rrezikut dhe parandaluar ndonjė shpėrthim eventual, njofton Koha.

Nė tė njėjtėn kohė, nė vendngjarje ėshtė ftuar edhe njėsia e specializuar pėr largimin e mjeteve shpėrthyese tė cilėt menjėherė kanė filluar kontrollimin nė vendin e ngjarjes pėr tė gjetur dhe konstatuar se pėr ēfarė mjeti eksploziv bėhet fjalė.

Kontrolli i detajuar i vendngjarjes ka rezultuar me gjetjen e mjetit shpėrthyes, granatė dore, e cila nė mėnyrė tė kontrolluar ėshtė tėrhequr nga vendi i ngjarjes.

Pėr shkaqe sigurie pėrgjatė periudhės sė kontrollimit tė vendngjarjes dhe kėrkimit pėr mjetin shpėrthyes policia ka bllokuar segmentin e rrugicės ku ėshtė gjetur mjeti shpėrthyes pėr ta liruar mė pas atė pėr qarkullim normal.

Zero Cool 19-07-11 13:22

Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
 
Hetime tė reja pėr “Medicus”


[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0719102549942_m.jpg[/img]


Dy aktakuzat e ngritura nė rastin “Medicus” me sa duket “nuk po ua mbushin syrin” prokurorėve tė EULEX-it, tė cilėt nuk kanė tė ndalur duke hetuar kėtė rast. Ani pse gjer mė tani janė ngritur e konfirmuar dy aktakuza nė lidhje me rastin “Medicus” me gjithsej shtatė tė pandehur, Prokuroria Speciale e EULEX-it ėshtė duke vazhduar me hetime nė kėtė rast. Aktakuza tė reja, sipas burimeve tė gazetės, pritet tė ngrihen derisa hetimet janė duke vazhduar.
“Janė dy aktakuza tė konfirmuara pėr tė cilat ende nuk ka filluar gjykimi por hetimet janė zgjeruar dhe mund tė ketė aktakuza tė reja”, i ka thėnė njė burim gazetės Zėri me kusht anonimiteti.

Ky zyrtar i afėrt me hetimet nuk ka mohuar se nė mesin e tė dyshuarve qė mund tė pėrfshihen nė aktakuzėn e re ėshtė edhe ish-kėshilltari i kryeministrit, tashmė deputet nė Parlamentin e Kosovės nga radhėt e PDK-sė, Shaip Muja. Ky i fundit, sipas burimeve nė prokurori, dyshohet se ka pasur ndikim nė dhėnien e licencės pėr transplantim organesh nė klinikėn “Medicus”.

“Nuk mund tė flasim nė kėtė kohė pėr emra, por pėr emrin konkret qė ju po pėrmendni nuk mund as tė pohoj e as tė mohoj hetimet”, ka vazhduar mė tej ky zyrtar.

Por, megjithatė, gazeta ka mėsuar se tashmė nė listėn e tė dyshuarve nga prokurorėt specialė ėshtė Shaip Muja dhe dy zyrtarė tė tjerė tė lartė tė vendit. Ata dyshohen se kanė qenė pjesė e krimit tė organizuar nė krimin qė dyshohet se ėshtė kryer nė klinikėn private “Medikus”, klinikė nė tė cilėn ilegalisht ėshtė bėrė transplantimi i organeve.

Por, zyrtarisht EULEX nuk ka dhėnė detaje nė lidhje me hetimet qė po vazhdojnė nė rastin “Medicus”. Zėdhėnėsi Blerim Krasniqi vetėm ka rikonfirmuar se gjer mė tani janė tė ngritura dhe konfirmuara dy aktakuza me gjithsej shtatė persona tė akuzuar.

Nė aktakuzėn e parė, pėr tė cilėn gjykimi pritet tė fillojė nė tetor tė kėtij viti, sipas tij, janė tė akuzuar pesė persona pėr tė ashtuquajturin rasti “Medicus”.

“Pohohet se veprat penale janė kryer nė vitin 2008 nė Klinikėn Medicus nė Prishtinė, ku janė pėrfshirė viktima nga vende tė ndryshme. Katėr tė pandehurit do tė pėrballen me akuza tė trafikimit tė personave me qėllim tė heqjes sė organeve, si dhe tė krimit tė organizuar. Tre tė pandehur do tė pėrballen me akuzė pėr ushtrim tė paligjshėm tė aktiviteteve mjekėsore. Dy tė pandehur do tė pėrballen me akuzė pėr shpėrdorim tė pozitės zyrtare”, ka pohuar Krasniqi.

Tė akuzuarit nė aktakuzėn e parė janė Lutfi Dervishi - urolog, Driton Jilta - kirurg, Ilir Rrecaj - mjek dhe ish-sekretari i Ministrisė sė Shėndetėsisė, Sokol Hajdini - specialist anesteziolog, Sylejman Dulla - anesteziolog, Islam Bytyqi po ashtu anesteziolog dhe Arban Dervishi, i biri i mjekut Lutfi Dervishi.

Aktakuza e dytė ndėrkaq e cila ėshtė ngritur mė 10 qershor tė kėtij viti, sipas Blerim Krasniqit, i ngarkon dy shtetas tė huaj Yusuf Ercin Sonmez, shtetas turk, dhe Moshe Harel, shtetas izraelit. Ndonėse tė akuzuar, qė tė dy gjenden jashtė vendit ndėrsa pėr ta ėshtė lėshuar fletarrest ndėrkombėtar.

Zero Cool 19-07-11 13:23

Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
 
Krasniqi nuk tėrhiqet nga pėrgjigjja dhėnė EULEX-it


[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0719120758681_m.jpg[/img]


Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi nuk e ka ndėrmend tė heqė dorė nga pėrgjigjja qė ia ka dhėnė EULEX-it, lidhur me ēėshtjen e imunitetit tė deputetėve. Ai tha se ēėshtja e imunitetit tė deputetėve ėshtė mirė e qartėsuar me ligjet nė fuqi dhe Kushtetutėn, prandaj sipas tij, Kuvendi i Kosovės nuk do tė nxjerrė Rezolutė pėr tė kėrkuar qartėsim nga Gjykata Kushtetuese e Kosovės.
Ai pas mbledhjes sė Kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės, tha se ēėshtja e imunitetit ėshtė tepėr e qartė dhe kushdo qė ka paqartėsi, kėtė vetė mund ta kėrkojė nė Gjykatėn Kushtetuese tė Kosovės.

Krasniqi ka vlerėsuar ditė mė parė se nuk ėshtė pėrgjegjėsi e Kuvendit qė tė merret me ēėshtjen e imunitetit. Andaj, ai i ka sugjeruar EULEX-it qė, bazuar nė Kushtetutėn e Kosovės, Qeveria vetė mund tė kėrkojė nga Gjykata Kushtetuese interpretim pėr imunitetin e deputetit.

Ndryshe, nė mbledhjen e Kryesisė sė Kuvendit u vendos tė mbahen dy seanca, njėra kėtė javė dhe tjetra javėn e ardhshme.

Zero Cool 19-07-11 20:59

Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
 
S’ka marrėveshje tė reja, anulohet raundi i gjashtė


[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0719190744897_m.jpg[/img]


I dėrguari i Bashkimit Evropian nė dialogun mes Prishtinės dhe Beogradit, Robert Cooper ka njoftuar tė martėn se raundi i gjashtė, apo takimi i paraparė pėr tė mėrkurėn mes palėve ėshtė anuluar. Ai ka thėnė se deri nė muajin shtator mė nuk do tė ketė takime mes dy delegacioneve.
“Kemi marrė vendim qė tė anulojmė takimin e nesėrm tė dialogut dhe i kam informuar qė tė dy palėt pėr kėtė”, ka thėnė Cooper, pėr tė shtuar se takimi ėshtė shtyrė, meqė nuk dukej se palėt do tė dakordoheshin pėr ndonjė marrėveshje.

“Tash jemi nė fazėn e diskutimeve ku jemi shumė afėr marrėveshjeve pėr disa ēėshtje dhe nuk ka pse tė mbahet takimi pėrderisa nuk jemi nė gjendje qė tė arrijmė ndonjė marrėveshje”, ka thėnė i dėrguari i BE-sė nė dialogun mes Kosovės dhe Serbisė, njofton REL.

“Ishte e qartė se kjo nuk do tė ndodhte nesėr, kėshtu qė vendosėm se do tė ishte mė mirė qė tė mos kishte takim, por tė rifillojmė nė shtator, ku mendoj se do tė ketė njė perspektivė mė tė mirė pėr pajtueshmėri pėr ēėshtje tė caktuara”, ka thėnė Cooper.

Ndėrkohė shefja e delegacionit te Kosovės, Edita Tahiri, ka thėnė se raundi i gjashtė i dialogut ėshtė anuluar me “fajin e palės serbe e cila nuk ėshtė treguar e gatshme ta pranojė marrėveshjen pėr tregtinė e lirė, pėrkatėsisht njohjen e vulave tė doganave tė Kosovės, tė njohura tashmė nga Bashkimi Evropian”.

Pėrmes njė deklarėte pėr media, kryengorciatorja kosovare, ka thėnė se mė kėtė qėndrim, Serbia vazhdon tė shkel parimet e lėvizjes sė lirė tė mallrave, si njė prej parimeve fundamentale tė Bashkimit Evropian. Ajo ka porositur Serbinė qė orientimi proevropian nuk bėhet me retorikė, por me politika e vendime proevropiane.

Zero Cool 20-07-11 11:40

Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
 
Vetėvendosje: Diplomohet Edita Tahiri!



[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0720123744596_m.jpg[/img]


Aktivistė tė lėvizjes Vetėvendosje ndėrmorėn para ndėrtesės sė Qeverisė aksionin simbolik, me ē’rast zėvendėskryeministres Edita Tahirit iu nda “diploma e Universitetit tė Hajnisė dhe kompromiseve me Serbinė”. Diplomė kjo, siē tha Vetėvendosje pėr kursin “Negociatat dhe koncesionet marramendėse me Serbinė”, pėr tė cilin kryenegociatorja ėshtė vlerėsuar me notė maksimale 10.


Aktivisti Frashėr Krasniqi, me kėtė rast tha se nuk do shumė mend pėr tė vėrejtur se si Qeveria dhe pushtetarėt e Kosovės, pėrveē qė janė tė shitur e tė korruptuar, janė edhe shumė tė paditur.

“... Megjithatė, problemi kryesor nuk po na del tė jetė padituria e tyre. Nė fund tė fundit, njeriu kur ka vullnet pėr tė fituar dije e fiton atė. Kėshtu, Qeveria e Kosovės, pėrveē qė nuk po di me zhvillu ekonominė e vendit, me shtri sovranitetin e shtetit, me rritė mirėqenien e qytetarėve, ajo as nuk po ka vullnet t’i bėjė kėto. E megjithatė, ka plot gjėra tjera pėr bėrjen e tė cilave kjo Qeveri ėshtė shumė e vullnetshme. Dhe ėshtė aq e vullnetshme sa qė ėshtė bėrė profesioniste. Ajo ka shumė vullnet ta pasurojė veten, duke e shitur Kosovėn”, tha Krasniqi.

“Ka kohė qė nė vendin tonė ėshtė themeluar njė universitet i ri: ai i Hajnisė dhe Kompromiseve me Serbinė. Atyre qė i ndjekin mėsimet nė tė u mėsohet pėr teknikat mė tė zhvilluara tė vjedhjes sė pasurisė publike, u mėsohet pėr mėnyrat mė tė sofistikuara tė keqpėrdorimit tė pushtetit... Njė kurs special dhe shumė intensiv, qė ofrohet nė kėtė universitet, i pajisė pjesėmarrėsit me shprehinė e servilitetit dhe kompromiseve tė vazhdueshme me Serbinė. Rektori i kėtij universiteti, kryeministri Hashim Thaēi, po kujdeset vazhdimisht qė t’i edukojė nė kėtė frymė studentėt qė i ka pėrreth vetes dhe t’i bėjė ata sa mė tė pėrshtatshėm pėr t’i kryer punėt e ndyta nė saje tė sė cilave ky rektor ia ruan pushtetin vetes”, u shpreh mė tej aktivisti i Vetėvendosjes.

Sipas tyre, e diplomuara mė e re nė Universitetin e Hajnisė dhe tė Kompromiseve me Serbinė ėshtė zėvendėskryeministrja Edita Tahiri. “Kjo e fundit, me rezultat maksimal – notė 10.00 – arriti ta kalojė kursin e negociatave dhe koncesioneve marramendėse me Serbinė”, tha ai.

Sipas tij, Tahiri sė bashku me kryeministrin Hashim Thaēi, treguan zell tė pashoq nė pėrmbushjen e kėrkesave tė shtetit qė pėr ēdo ditė e cenon sovranitetin dhe pavarėsinė e Kosovės.

Zero Cool 20-07-11 14:34

Titulli: Lajme aktuale nga vendi !
 
Vihet gurthemeli i burgut tė sigurisė sė lartė


[img]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0720142728776_m.jpg[/img]


Kryeministri i vendit, Hashim Thaēi nė ceremoninė e vėnies sė gurthemelit pėr ndėrtimin e burgut tė sigurisė sė lartė nė Gėrdofc tė Komunės sė Podujevės tha se ndėrtimi i tij paraqet projektin kapital tė radhės dhe i kontribuon drejtpėrdrejt sundimit tė ligjit nė Kosovė.


Ai tha se ky projekt do tė realizohet i bashkėfinancuar nga Qeveria e Republikės sė Kosovės dhe Komisioni Evropian, kurse 19 hektarė tokė janė ndarė nga Komuna e Podujevės.

“Qeveria e Republikės sė Kosovės mbi vete ka pasur dhe ka barrėn e reformimit dhe kompletimit tė tė gjitha segmenteve tė nevojshme tė funksionimit tė shtetit. Prandaj, jam plotėsisht i vetėdijshėm pėr nevojėn e njė transformimi tė vazhdueshėm dhe tė mirėfilltė tė sistemit tė drejtėsisė nė Kosovė”, tha ai.

Ai tha se bashkėfinancimi i kėtij projekti nga Qeveria e Kosovės dhe Komisionit Evropian paraqet formėn mė tė mire tė harmonizimit tė prioriteteve tė Qeverisė me kėrkesat e integrimit evropian dhe koordinimit me Instrumentin e Para-anėtarėsimit pėr Republikėn e Kosovės.

“Ndėrtimi i kėtij objekti i kontribuon drejtpėrdrejt fuqizimit tė kapaciteteve dhe infrastrukturės tė sundimit tė ligjit nė Kosovė. Ky projekt ju mundėson tė burgosurve tė shfrytėzojnė masat e nevojshme pėr pėrmirėsimin e tyre dhe ri-integrimin nė jetėn ekonomiko-shoqėrore. Ky investim do tė ndikoj nė shkarkimin e institucioneve tjera korrektuese nė Kosovė gjė qė ndikon nė ngritjen e efikasitetit dhe nė pėrmbushjen e detyrave tė tyre”, tha ndėr tė tjera kryeministri Thaēi.

Ministri i Drejtėsisė, Hajredin Kuēi fillimin e ndėrtimit tė burgut tė sigurisė sė lartė e vlerėsoi si tė rėndėsisė vitale pėr Shėrbimin Korrektues tė Kosovės.

“...Motoja e jone se ligji duhet tė sundohet me ligj promovohet edhe sot, qė nėnkupton qė ata tė cilėt do tė jenė nė kėtė objekt, do t’i kenė tė drejtat e tyre ligjore sipas standardeve evropiane”, tha ministri Kuēi.

Ndėrsa, shefi i Zyrės Ndėrlidhėse tė KE-sė nė Kosovė, Kjartan Björnsson tha sė ndėrtimi i kėtij burgu do tė jetė njė hap tjetėr i rėndėsishėm pėr konsolidimin e sundimit tė ligjit dhe pėrmbushjen e standardeve evropiane.

“Ndėrtimi i kėtij burgu ėshtė edhe njė hap tjetėr i rėndėsishėm pėr konsolidimin e sundimit tė ligjit nė Kosovė, ėshtė edhe njė standard tjetėr pėr mbrojtjen e drejtave tė njeriut, duke u bazuar nė Konventėn Evropiane tė Drejtave tė Njeriut, po ashtu do tė pėrmbushet njėrin ndėr kriteret kryesore tė Komitetit Evropian pėr Parandalimin e Torturės”, tha Björnsson.


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:25.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.