[b]LETER POPULLIT TIM
Populli im, buken e mengjesit nen sqetull, nje cigare tymzeze, sy rrathenxire nga pagjumesia. Ku po shkon kete fundshekull? Hapat e tu-. simfoni e nente bethoviane, mengjesi. dileme hamletiane, mesdita-. plak urt, femije rebel, ne c'enderr hyn, valle naten, nga c'enderr ne mengjes, valle del? Ti, i pasigurti si nje syth marsi, Ti, i sigurti si deti, me i urte se vete Buda, Me martir se Krishti, Me profet se Muhamedi. Lerme te t'i puth syte serish S E R I SH Syte, ah, syte, fole dhembjesh, arene tragjikomedish. T putha dhe putha gjithe pellumbat, Te qafova dhe qafova gjlthe detet. Ku po shkon, i bukuri im, kete fundshekull? Kudo shkofsh me merr me vete. Me merr ashtu thjesht, pa karrige, pa veture. Bardhyl Londo[/b] |
qe nje poezi qe me pelqen shume,
I am nobody! Who are you? Are you nobody too? Then there's a pair of us - don't tell They'd banish us you know. How dreary to be somebody! How public, like a frog to tell your name the live long day To and admiring bog! eshte e Emily dickinson, shume sen i mire nese analizohet mire. :wink: |
[color=blue]Dy fjalė nga autori Llemadeo
Nė shėnje rrespekti e ngushllimi pėr prindrit, motrat e vllezrit e tė afėrmit e atyre tė rinjėve qė humbėn jetėn nė udhet e Shqipėrisė, si dhe ne shenje kujtimi pėr ata nxėnes tė njomė gjimnaziste qė po shkonin pėr herė tė parė pėr tė parė atdheun amė Shqipėrinė, unė po u kushtoj kėtė elegji nė vargje, si njė simbol kujtimi tė pėrjetshėm pėr ata tė rinjė![/color] [b]Jo Fati juaj nuk ishte ashtu! Elegji Kjo pendė zeza mė dridhet sonte, Nėpėr fjalė tė pėrvajshme udhėn ka marrė Nepėr lot e lagur pėr ju o nxėnės, Pėr ju o vllezėr, o djem shqipėtarė. Nė qiejet e pafund zutė vėnd atje, Nė emėr tė mallit pėr Shqipėrinė. Njė udhė e gjatė qė kurrė mė sju kthen Ta shihni atdhun, kosovėn e liriė. Nėnat kur iu nisėn, motrat baballarėt, Fjalen udhe e mbarė ua thanė me zemėr, Ua dhanė me vete uratėn e shpirtit, Nė udhėt e atdheut ngado qė tė venit. Por ah, ai ēast i zi qė jetėn ua mori, Humnerės sė udhėve tė Shqipėrisė Zemrat e nėnave e tė motrave i dogji, Baballarėt e vllezrit i plasi nė shpirt. Ah, shoqerisė mbarė nė trojet shqipėtare Edhe ne kėndej detrave e udhve nė mėrgime Na mbyti dhėmbja pėr ju nė lot e vaje, Kėshtu siē po mė qan sot, ah kjo zemra ime! Ētė qaj me parė o engjuj shqipėtarė? Beratin, Rifatin, Xhevdetet, Agronin, Visarin, Mėgzonin , cilin me parė? Ju tė gjithė jeni nė shpirtin tonė si yje tė radhė! Si Ėngjuj u niset me mallin nė gji, Shqipėrinė mėmė ta shihni e ta gzonit, Por ah, ai fat i hidhur si njė helm i zi, Tė gjithve na rrėzojė, atje ku ju u hodhi. Nuk ishte fat i juaj vdekja kobzezė Por ishte fat i zi i mėmė Shqiperisė Qė dashurinė tuaj tė ua shpėrblejė, Me pritje humnerave tė pakujdesisė. Nuk ish veē faj i rėndė i tė gjithve atje, Pse pėrpara nuk u dolėn o bij tė mirė, Por ishte fat i zi i atyre qė mbi dhe Bėjnė vetėm hije bashkė me qeverinė Nuk ishte faj i udhve i maleve Shqipėtare, Sepse asfaltet maleve nuk zgjėrohen vetė, Por ishte dhe do jete faj i i pushtetarve, Qė kujdesin pėr njerzit e lėnė gjithnjė tė zbehtė! Por ah, tash kur jeta juaj shkojė nė gji tė dheut, Ėshtė e kotė tė thuhen kritika nėpėr rradhė Ajo dhėmbje e thellė qė nėnave u ther Nuk zbutet lehtė jo, kurrė, nga asnjė fjalė! Kjo vjeshtė aq e hidhur u erdhi nėnave, Qė shpresėn aq tė ndezur e patėn nė gji, Me nuse tė iu shihnin, me punė tė reja Pėr Kombin, pėr Kosven pėr nėnėn Shqipėri ! Motrat e gjora qė lotin derdhin lumė, Iu patėn dritė tė syrit nė ditet mė tė mira. Udhėt mė si shohin pėr ju, jo kurrė, Por lule do tė mbledhin pėr ju nėpėr lendina. Dhe do vijnė aq shpesh tek koka tej tek varri, Atje nė lendinė, ku ju, rrini pushuar, E ashtu me dhimbje do ta nisin vajin, Pėr ju o mė tė mirėt qė heret na shkuat ! Babat edhe vllezrit jo nuk mbahen dot, Vėshtirė e kanė o njerėz, tepėr tė vėshtirė, Cilit mund ti themi, ndali ata lot! Kur ai Vajė i tyre malet po i dridhė! Nuk mbahet jo dhėmbja, gjama nuk ndalon, Se ikja e juaj ishte krejt pa radhė, Nuk ishte luftė e rrebtė qė ju u rrėzoj, Por ishte fat i keq i Atdheut krahthatė! Qė ecėn i gjymtuar ashtu i sakatosur, Pa asnjė fuqi pėr vete as pėr ju Sepse ca zuzarė me shpirtin e helmosur I qėndrojnė nė kyre si krerė pa Tru! Pranvera kur tė vijė e vera tė lulezojė Atje tej nė lendinė do tė vijnė me trėndafila Shokėt edhe shoqet qė sot pėr ju vajtojnė Nėnat, baballarėt dhe motrat zemėr thyera. Do qajnė nėpėr vite koha vetė me lot, Pėr ditėn e zezė qė i ndodhi Shqipėrisė, Pse nė udhėt e liga humnera iu pėrpiu, Pėr fajet e shtetit, tė vetė qeverisė! Nuk mundėm qė tė hesht pa i thėnė dy fjalė, Pėr vetė kyrenministrin atė zemėr keq, Qė kur atdheu ka zi pėr vdekje tragjike Ai dėndet turrneve nė Turq e Grek e dreq! Oh, por ju o shpirtra tė mirė tė perėndisė, Qė shkuat tė njomė porsi Trėndafila, Iu qau njė komb i tėrė me lotėt e dashurisė, Nė gji iu mban me mall e gjithė shqiptaria! Ju nėna e ju motra qė lotėsh jeni mbuluar, Mbahuni fisnikrisht nė kohėn qė iu vrau, Ata nuk i harrojmė kurrė nė ditėt tona, Se dhėmbja edhe ne zemrat na i thau! Autori: Llemadeo Dukagjini 17.10 2004 Gjermani[/b] |
[color=black][/color][b]Mama Dhe Bijtė
Gjithmonė e mė rallė tė shohė, Gjithmonė e mė tepėr Cuditėm Si dola nga barku yt ,dhe ti je ime bije. Sepse je e vogėl, mama, e pafajshme Dhe lotėt i ke tė brishtė e tė rinjė. Ti qe u plake dhe qanė si foshnje Kur duhėt tė gėzohesh E qė pikėllimi tė ndjek si urith Pikėrisht kur liria hapė njė shtegė. Po ti je e vogel, mama, e pafajshme... O zot, c'deshi nje njeri si ti Nė kėtė botė tė sprovuar... Ti akoma s'ke mėsuar tė gėnjesh, E shtrenjtė dhe duart i ke si dy Bonbone tė vogla, tė ėmblat duar, tė sheqerta Nga lotėt e tu. Mireserdhe mama! Ja shtėpia, filaxhani i kafesė dhe mirėsjellja ime Tė sėrviret me kujdes, sofostike ėshtė, megjithatė Nė mode... Coje kokėn, perse qan? Bijte e tu janė rritur tashmė- Bisha sfiduese, s'i ndjek dot rreziku; Ty tė duan Misheredhimbsur, mama, Nuk tė harrojnė, Mė mirė vdesin, Ke dhe ti ne zemen e tyre nje dritare, Nje oval gezimi, drite e shprese, Sepse tė tute ishin naivėt, Si kuaj lufte, me syte e medhenj Ushqyer me ujėra kroi. I deshe fort, mama, sic dite i deshe, I mallkove fort, mama, sa munde i mallkove, Me zerin qe e kishte si varg rruazash mbi gur... Dikur...e mban mend, mama? Nė shtėpi kėndoje, Ishe e re, e bukur Tani e kuptoj. Perėndimi vdiste i lumtur pėr atė llojė kėnge, Dhe syri yt i lumtur pėr atė llojė kėnge, Dhe jeta ishte oganike, mama: Luanin kalamajtė, Naivett qė ti i rite me delir horizonti... Ja ku i ke pėrballė, tė rrahur me jetė e me sprovė, Felligeshtia i ka vrarė, por gjakun nuk ua ka sterpikur. Jane tė virgjer, mama, tė pėrdalet e tu, Jane tė virgjer, Lakuriq tė pambrojtur, me gjithcka tė fituar me Dhembe. Mos i shajė, mama, se ben fajė. Mos i truaj. Te kane dashur, mama, te kane dashur. I duaj. (Kurre prindi nuk mund te mberrije dashurine e femijes.) Kthehu, ece nė vete, mama, Mos qaj mė. Jane te fundit vjete te tute, ne Kėtė femijeri te dytė Mund tė ngrohė pak dielli, Po t'i teresh syte. Fshiji lotet, mama, jemi dermuar, Tė buzėqeshėsh pak, kjo ėshtė bukė pėr ne. O femija im i deshperuar, Mekati me i madh i perendise mbi dhe. -------Mimoza Ahmeti [/b] |
[color=black][/color][b]Koha e Pamjaftuėshme
S'kam kohė tė harrojė shumė gjėra Qė nga mėndja ti nxjerr pėrjetė. Pėr tragjiket e vjetėr e shkreptimat Do t'me duhen se paku dy vjet. Dhe ndoshta po aq pėr Danten, Pėr frengjishten tok me plazhėt po aq, Ndoshta gratė do tė jen duke fshirė Kur muzgu do tė afrohėt ndėrkaq. Si udhėtari me peshė tė tepėrt Para avionit qė niset pas pak I ngarkuar rėndshėm ende Do t'afrohem tek varri humbak. Nga supet si ta heq kėtė barrė? Ku ta hedh kėtė peshė, si? Me tė s'mundė tė zbresė atje poshtė Por as lart dot s'e le kurrsesi. I menduar gjerė nė cast tė fundit Nga mosthėnia, nga pengu tragjik, Njė shenje ndoshta te pakuptuėshme Do t'iu bėjė tė gjithėve e do ik. ------------Ismail Kadare[/b] |
Dita e Bardhč
Pse nuk vjen ti o ditč e bardhč Kur tč presim me padurim Pse nuk nxiton ti o ditč e re Tč na i mbushčsh zemrat me gčzim. Athua zoti mos na mallkoi Qč tč mbesim nč errčsirč Pse nuk vjen ti ditč e bardhč Pse nuk vjen ti ditč e dčlirč. Pse s`i lčshon rrezet e sč mirčs Qč ajo zemrat tč na i galdojč Pse nuk na e ndritč fatin E tč keqijat tč na i largojč. Pse nuk vjen ti ditč e bardhč Kur ne tč presim me padurim Nč zemrat tona ndčrto folenč Nč shpirtčrat tanč tč mos ketč trishtim. Hanmije-Mimka Gashi |
[color=black][/color][b]Pelegrini
Unė jam prej kohėsh Pelegrin Udhėtar nė vėndin e shpresės sė thyėr Jam ndarė pa dashur nga karvani im Mes shtigjeve nga vapa e shirat gryer. Kėrkoj karvanin tim nė rene e shpat Karvanin qė e ka ndruar drejtimin me kohė Ndaj nė udhė jam krejt i humbur,jam fillikat Me shami tė grisur lidhur nė kokė. Pėr ujė buza ime u dogjė u bė zhur Dhe sytė mė shpojnė nga shterja e lotit Mė duhėt tė arrij karvanin e tretur qėkure Capitur mes vapės,mes shiut e tė ftohtit. Unė jam prej kohėsh Pelegrin Shtegtar i karvanit tė humbur Dhe bartė nė kurriz njė premtim Tė dhėnė gjyshėrve tė mundur -------Dritero Agolli[/b] |
[b]Ti do te heshtesh
Ti do te heshtesh gjate ate dite, ndoshta per fare ate nate, kur te mos jete mbi sferen e humbur te tokes, figura ime krenare me syte e fuqishem si shpeze qe vec lirise i perkasin, qe ti ti i deshe aq shume. Ti do te heshtesh djale, ti do te heshtesh,burre, ti do te heshtesh,shpirt, kur te mos jem me une. Dhe mjekra jote peshtetur mbi klavikul, do te heshte. Oh,nuk do te jete me ajo heshtje,nje nga ato qe vibrojne afrimin. Ajo heshtje e madhe, ajo heshtje e mungeses, ajo heshtje e kthimit tend, ne nje,ne nje,ne nje. Ti qe gjithmone me mua ishe dy, dhe prape njesuar, po kurre bir vetmie. Do te heshtesh, ti qe aq pak flisje dhe heshtjet i krisje ti qe i kishe fjalet si guaska te rralla, qe m'u desh aq rruge te eci per ti gjetur, do te heshtesh ti,qe aq shume te desha, Do te kthehesh ne nje burre si mijera (kurre nuk mbaron argateria se ngreni burra.) Do te heshtesh.Do te cohesh.Do te ikesh qe andej, krahthyer drejt gojes se argaterise do t'ikesh duke tu zvogluar trupi,shpatullat ne largesi. (Pika me rafte sa fort ti desha shpatullat!) Do te ikesh argati im,do te zhdukesh, dhe ketu historia jone do te mbaroje historia jone e padegjuar qe e pergjonin yjet e pikuar e qe kapnim me dore nen cati. Mimoza Ahmetaj[/b] |
[b]Poema e Mjerimit
Kafshatė qė s'kapėrdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatė qė tė mbetė nė fyt edhe tė zė trishtimi kur shef ftyra tė zbeta edhe sy tjeshilta qė t'shikojnė si hije dhe shtrijnė duert e mpita edhe ashtu tė shtrime mbrapa teje mbesin tė tan jetėn e vet derisa tė vdesin. E mbi ta n'ajri, si nė qesendi, therin qiellėn kryqat e minaret e ngurta, profetėnt dhe shejtėnt nė fushqeta tė shumngjyrta shkėlqejnė. E mjerimi mirfilli ndien tradhti. Mjerimi ka vulėn e vet t'shėmtueme, asht e neveritshme, e keqe, e turpshme, balli qė e ka, syt qė e shprehin, buzėt qė mė kot mundohen ta mshefin - janė fėmitė e padijes e flitė e pėrbuzjes, t'mbetunat e flliqta rreth e pėrqark tryezės mbi t'cilėn hangri darkėn njė qen e pamshirshėm me bark shekulluer, gjithmon i pangishėm. Mjerimi s'ka fat. Por ka vetėm zhele, zhele fund e majė, flamujt e njė shprese t'shkyem dhe tė coptuem me t'dalun bese. Mjerimi tėrbohet n'dashuni epshore. Nėpėr skaje t'errta, bashkė me qej, mij, mica, mbi pecat e mykta, t'qelbta, t'ndyta, t'lagta lakuriqen mishnat, si zhangė; t'verdhė e pisa, kapėrthehen ndjenjat me fuqi shtazore, kafshojnė, pėrpijnė, thithen, puthen buzėt e ndragta edhe shuhet uja, dhe fashitet etja n'epshin kapėrthyes, kur mbytet vetvetja. Dhe aty zajnė fillin t'marrėt, shėrbtorėt dhe lypsat qė nesėr do linden me na i mbushė rrugat. Mjerimi nė dritzėn e synit t'kėrthinit dridhet posi flaka e mekun e qirit nėn tavan t'tymuem dhe plot merimanga, ku hije njerzish dridhen ndėr mure plot danga, ku foshnja e smume qan si shpirt' i keq tu' ndukė gjitė e shterruna t'zezės amė, e kjo prap shtazanė, mallkon zot e dreq, mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randė. Foshnj' e saj nuk qesh, por vetėm lėngon, e ama s'e don, por vetėm mallkon. Vall sa i trishtueshėm asht djepi i skamit ku foshnjėn pėrkundin lot edhe tė fshamit! Mjerimi rrit fėmin nė hijen e shtėpive tė nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis, ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive kur bashkė me zoja flejnė nė shtretėnt e lumnis. Mjerimi pjek fėmin para se tė burrnohet, don ta msojė t'i iki grushtit q'i kėrcnohet, atij grusht qė n'gjumė e shtėrngon pėr fytit kur fillojnė kllapitė e etheve prej unit dhe fetyrėn e fėmis e mblon hij' e vdekjes, njė stoli e kobshme nė vend tė buzqeshjes. Nji fryt kur s'piqet dihet se ku shkon qashtu edhe fėmia n'bark t'dheut mbaron. Mjerimi punon, punon dit e natė tu' i vlue djersa nė gjoks edhe nė ballė, tue u zhigatun deri n'gjujė, n'baltė e prap zorrėt nga uja i bahen palė-palė. Shpėrblim qesharak! Pėr qindenjė afsh nė ditė - vetėm: lekė tre-katėr dhe "marsh!". Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme, buzėt e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme, trupin pėrmendore e njė tregtis s'ndytė, qė asht i gjikuem tė bijė nė shtrat vet i dytė, dhe pėr at shėrbim ka pėr tė marrė do franga ndėr ēarēafė, ndėr fėtyra dhe nė ndėrgjegje danga. Mjerimi gjithashtu len dhe n'trashigim -jo veē nėpėr banka dhe nė gja tė patundshme, por eshtnat e shtrembta e n'gjoks ndoj dhimbė, mund qė t'len kujtim ditėn e dikurshme kur pullaz' i shpis u shemb edhe ra nga kalbsin' e kohės, nga pesha e qiellit, kur mbi gjithēka u ndi njė i tmerrshmi za plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit, ish zan' i njeriut qė vdiste nėn tra. Kėshtu nėn kambėt'randė t'zotit t'egėrsuem - thotė prifti - vdes ai qė ēon jetė tė dhunuem. Dhe me kėto kujtime, ksi lloj fatkeqėsinash mbushet got' e helmit nė trashigim brezninash. Mjerimi ka motėr ngushulluese gotėn. Nė pijetore tė qelbta, pranė tryezės plot zdrale tė neveritshme, shpirti me etje derdh gotėn n'fyt pėr me harrue nandhetenand' halle. E gota e turbull, gota satanike tu' e ledhatue e pickon si gjarpni- dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni, nėn tryezė qan-qeshet nė formė tragjikomike. Tź gjitha hallet skami n'gotė i mbyt kur njiqind i derdh njė nga njė nė fyt. Mjerimi ndez dėshirat si hyjet errsina dhe bajnė tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima. Mjerimi s'ka gėzim, por ka vetėm dhimba, dhimba paduruese qe t'bajnė t'ēmendesh, qė t'ap in litarin tė shkojsh fill' e t'varesh ose bahe fli e mjerė e paragrafesh. Mjerimi s'don mshirė. Por don vetėm tė drejt! Mshirė? Bijė bastardhe e etėnve dinakė, t'cilt n'mnyrė pompoze posi farisejt i bijnė lodėrtinės me ndjejt dhelparak tu' ia lėshue lypsiti njė grosh tė holl' n'shplakė. Mjerimi asht njė njollė e pashlyeme n'ballė tė njerzimit qė kalon nėpėr shekuj. Dhe kėt njollė kurr nuk asht e mundshme ta shlyejnė paēavrat qė zunė myk ndėr tempuj. ---------Migjeni[/b] |
[color=blue][b]FEMIJA BRENDA MEJE
Kam nje femije diku ne qenien time, qe cdo mengjes me zgjon me nje deshire te cmendur, te harroj kush jam e te kthehem mbrapsht ne kohera. Te rend ne rruge e te luaj kukafshehtasi, te harrohem pas trungje pemesh e detyrat t'i le pa bere, e kur e lodhur nga dita te jem, t'i ulem gjyshes ne preher e t'i lutem t'me tregoje perralla derisa te me zere i embli gjume. Te me zgjoje cukitja e zogut ne dritare, e ne aventura me Tipin te kridhem, te shtrihem mes gjethesh e te mos leviz, derisa dielli te puthet me perendimin, e dashuria perveluese e atij bashkimi te shkrije friken e strukur tek une. Te ndaloj ne rruge e cdo vjershe qe mbaj mend ta recitoj me ze te larte, t'i varem degeve te kumbulles derisa te me dhembin krahet, mamin ta mbys me kersheri e vellait te vogel floket t'ia shkul sa per te marre mbrapsht nje te share; te ha dhe cokollate pas cokollate, pa u merakosur per linjat, e paraleleve t'u gjarperosem me elasticitetin e nje gjimnasteje, si dikur... Kam nje femije te prape brenda vetes, qe nuk e njeh fjalen "mos" e i pelqen te thote "s'dua", nje femije qe seriozitetin e te rritures nuk e duroka dot me. E dua, e dua cmendurisht kete rebele te pafajshme, ne heshtje e kundroj e fanatisht e ruaj. Cfare bekimi te kesh nje femije brenda vetes, qe pafundesisht ta duash e ta kesh zili! Irma Spaho.[/b][/color] |
[b]NOLI
Marshi i Barabajt Allalla, o rezil e katil, allalla, Shtroni udhen me hithr e me shtok turfanda Gumezhit, o zinxhir e kamcik, baterma, Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba! Trathetor, ti na nxive, na le pa atdhe, Ti na cthurre, na ckule, na cduke cdo fe, Varferi, poshtersi, roberi ti na dhe, Derbeder, ujk e derr: Hosanna, Barabba! Ne budrum, neper llom e kufom u mallkofsh, Ne sketerren, katran e tiran, u harbofsh, Me tam-tam e allarm e me nem u shurdhofsh, Ne zendan mbreterofsh: Hosanna, Barabba! O i cgryer, i shyer, i vyer per hu, Turpendotkundermonjes te krrusen mbi gju Dallkauket, kopuket e turmat pa tru, Zemerkrundegerdhu: Hosanna, Barabba! Allalla, o rezil e katil, allalla, Shtroni udhen me hithr e me shtok turfanda, Gumezhit, o zinxhir e kamcik, baterma, Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba![/b] |
[b]DRITERO AGOLLI
I Perndjekuri I Dashurise Une jam i burgosuri yt Rroj me prangat qe ti me ke vene Po cudi as qelia s'me mbyt Dhe s'me mbyt as dritarja e zeze Kur ti prangat m'i hodhe ne mish Une i putha duart e tua Eshte rast i pashembullt ta dish Qe xhelatin ta puth a ta dua I perndjekuri yt erotik I perndjekur te mbetet gjithmone Erotim i mire a i lig Hidhmi duart ne fyt, torturome Ky burgim sa do zgjase s'e di I perjetshem do kisha deshire Vec ti eja me shih ne qeli Te perndjekurit tend i vjen mire.[/b] |
[b]Netė Shkurti
Tė shtėna Nata shpohet e pikon U mbush qyteti me ujė prej macesh Tė shtėna, tė shtėna Rrėzohet gjumi pėrmbi nėnat Rrjedh nėpėr udhė qumėshti i gjirit Valiumi Frika qytetare, meshė e mekur nėn bankat e drunjta Tė shtėna tė shtėna Zhurmojnė nėpėr qepalla kėpucėt e rėnda Me kėmbė tė mitura ushtarėsh brenda ---------Ervin Hatibi[/b] |
[b]Eja trishtim
Eja, trishtim , Eja me hapa fletėsh qė biėn nga degėt, Eja me hapa shiu qe kėputet nga fletėt... Eja trishtim , Eja me hapa tingujsh qė dridhen nė mbrėmje, Eja me hapa zemrash qė rrahin mė dhimbje... Eja , trishtim, O preher i ėmbėl qe nuk mė braktise kurrė, O strehė e qetėsise sime, O ėndėrrime tė mia, O gji i shpresės sime. Eja , trishtim, Trishtim , Eja. ---------Bilal Xhaferi [/b] |
[b]AZEM SHKRELI
Liqeni Flas me ty Ti hesht e luan me valė. Ti s'je mė syri Im as loti i saj. Flas me ty Ti shikon pulėbardhat. Pėr Shėn Naumin Paske zemėr t'gjerė Flas me ty, Ti kotesh mrekullie. Mė vjen tė zbres nė fund t'fundit Tė vdes i gjelbėrt me algjet.[/b] |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:39. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.