Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Kuzhina & Gatimi (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=130)
-   -   Recetat e mia (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=22045)

Linka_pz 12-06-07 11:53

Recetat e mia
 
Mishe i bardhe me majdanoz

1Kg copa mishi i bardhe
4 luge vaj ulliri
2 thelpinje hudher te grire
2 luge majdanoz i grire
piper i bluar, i fresket
kripe
1 gote qumesht
1/2 gote leng mishi ose koncentrat

Kontrolloni qe mishi te mos ket dhjamera. Ne nje tenxhere te larte,nxehni vajin dhe fergoni ne zjarr te avasht hudhren dhe majdanozin.Shtoni mishin dhe zijeni me lengun qe do te leshoj vete ,kur lengu te jete mpiksur apo shterrur ,sperkateni me piper te fresket,hidhni kripe,dhe mbulojeni me qumesht dhe leng mishi.Copat e mishit nuk duhet te mbulohen krejtesisht nga lengu i vete .Mbulojeni pjeserisht me kapak dhe zijeni ne zjarre te avashe duke e perzier shpeshsepse qumeshti tenton te ngjitet derisa salca te mpikset e tera dhe te formohet nje krem i dendur. Sherbejeni te nxehte ne nje pjate me bizele me hudher dhe majdanoz.
Ju beft mire!

Linka_pz 12-06-07 12:06

Fileto mishi me kerpudha


6 Luge vaj ulliri
500gr fileto mishi
kripe e piper i bluar, i fresket
300 gr kerpudha pylli te perziera
2 thelpinje hudher e grire holle
2 luge majdanoz e grire holle
125 ml.vere e bardhe

Nxehni 2 luge vaje ne nje tigan te gjere ne zjarr te forte .Skuqni mishin derisa te krijoje kore ne siperfaqe .Hidhni kripe e piper.Zijeni per 10 min. duke bere qe mishi te mberet i kuq nw qender .Hiqeni nga zjarri dhe lereni menjane.Nxehni vajin e mbetur ne tigan ,fergoni kerpudhate pastruara mire dhe te prera ne copa , hudhren dhe majdanozin per 8-10 min. ose derisa kerpudhat te zbuten .Hidhni veren dhe zijeni derisa ajo te avulloj .Hidhni kripe e piper sipas deshires .Mishin dhe salcen e kerpudhave sherbejeni se bashku.
Ju beft mire!

Linka_pz 12-06-07 12:20

Qofte me domate

2 luge qepe e grire holle
60 ml vaj ulliri
450 gr domate te fresketa ose kutie te qeruara dhe te prera ne copa
6 gjethe berzilloku
kripe e piper i bluar
125 gr buke e grire
60 ml. qumesht
450 gr mish i bluar viēi
125 gr djath deleje i forte i grire ose parmezan
2 veze te rrahura
2 luge majdanoz i grire
2 thelpinje hudher e grire


Ne nje tenxhere te madhe skuqni qepen ne vaj dhe shtoni domatet e berzillokun ,hidhni kripe e piper dhe zijeni ne zjarr te mesem per 10 min..Ne nje tas per perzieni buken e therrmuar me qumesht dhe shtoni mishin e grire ,djathin vezet majdanozin dhe hudhren.Hidhni kripe e piper dhe perzijeni qe te bashkohen ne nje te gjithe perberesit .Me kete perzierje beni qofte dhe verini ne salcen e domateve .Lerini ne zjarr te vlojne per 20-25 min.,duke i kthyer me kujdes ,sherbejini te nxehta.
Ju beft mire!

Linka_pz 12-06-07 12:33

Mishe qengji me domate


4 luge vaj ulliri
1 qepe , 1 karot , 1 kercell selino te grira holle
2 thelpinje hudher te grire holle
1 luge spec djeges i grimcuar
120 gr pershut e prere ne kube
1 kg.kofshe ose shpatull qengji ne copa
kripe e piper i zi sipas deshires
150 ml.vere e bardhe
1/2 kg. domate te pjekura te qeruara dhe te prera ne copa


Ne nje tenxhere te madhe , ose me mire vorbe balte nxehni vajin dhe skuqni qepen , karoten kercellin e selinos , hudhren ,majdanozin , specin dhe pershuten , ne zajrr te plote .Kur qepa dhe proshuta te kene marre ngjyre hidhni edhe mishin dhe lereni ne zjarr per 7-8 min.duke e perzier vazhdimisht .Hidhni kripe e piper , shtojini veren dhe kur te avulloje , shtojini edhe domatet. Verini kapakun dhe lerini te ziejne ne zjarr te avashte per 1 ore duke hedhur pak uje te nxehte , nese salca eshte therre shume .
Sherbejeni te nxehte
Ju beft mire!

Linka_pz 12-06-07 12:43

Torte me oriz

1 L.qumesht
pak kripe
250gr. oriz
80 gr. sheqer
lekura e nje limoni e grire
100 gr. bajame te pjekura
2-3 pika esence bajamesh te hidhura
4 veze te bardhe dhe te verdha vezesh te ndara
gjalp ose margarin ,
buke e therrmuar

Ne nje tigan me fund te trashe zijeni qumeshtin me kripe , pastaj i hidhni orizin dhe zijeni e sa ta hiqni nga zjarri , perzijeni mire sheqerin , lekuren e limonit te grire dhe lereni te ftohet Ne kete pike shtoni bajamet e grira esencen e bajameve te hidhura dhe te verdhat e vezeve , pastaj rrihni te bardhet e vezeve si bore me pak kripe dhe shtojani pjeses tjeter ngadal duke e futur lugen me levizje nga poshte lart per te mos e ulur vezen e rrahur . Bejeni me gjalpe dhe therrime buke nje tave me diameter 24 cm. dhe hidhni aty perzierjen e pergaditur .Piqeni torten ne furren e ngrohte tashme , ne 180 grade , per afro 40 min.
Ju beft mire!

Linka_pz 14-06-07 13:01

Rizoto me majdanoz

30gr palce e therrmuar mire
30 gr gjalpe
3 luge vaj ulliri
1-2 thelpinj hudher e grire
350 gr oriz i imet
7. 5 leng zarzavatesh ose koncentrat vegjetal
1 luge plot me berzillok i grire
1 luge me majdanoz te grire
kripe e piper
3 luge djathe deleje i forte ose parmezan i grire

Ne nje tenxhere shkini ne temp. te ulet pascen .Pas 1-2 min. shtoni gjalpin ,vajin, hudhren dhe lerini te fergohen edhe nje min.Shtoni orizin ,lerini te marre shije duke e perzier vazhdimisht ,pastaj filloni ta lagni me lengun e zarzavateve ,pak nga pak duke e perzier vazhdimisht.Pak min. para se orizi te jete gati shtoni berzillokun dhe majdanozin .Provojeni per kripe dhe shtojini edhe piperin dhe ne fund i shtoni djathin e therrmuar .

Linka_pz 14-06-07 13:21

Domate me oriz


6 domate te pjekura te rrumbullaketa
6 luge oriz
1 thelb hudher
1 luge majdanoz i grire
5 luge vaj ulliri
kripe

Ua prisni fundin e domateve duke i zbrazur nga tuli dhe vendosni te kullojne per pak min. Nderkaq perzijeni orizin me tulin e domateve ,hudhren e grire holle ,majdanozin , 2 luge vaj dhe pak kripe.Kriposini leht se mbrendshmi domatet dhe mbushni me perzierjen e pergaditur. Mbulojini me fundet qe i keni vene menjane , vendosni ne nje ene zjarrduruese te qelqit duke i hedhur 2 gisht uje dhe nje sperkatje vaj .Kalojini ne furre tashme te nxehur ne 200 grade dhe piqini per rreth 30 min.
Ju beft mire !

Linka_pz 14-06-07 13:38

[B]Buke thekre[/B][B]


30 gr.maja birre kfasac
1 luge me sheqer
3 l. uje i vaket
450 gr miell thekre
250 gr miell i bardhe
1 luge me fara koperi
2 luge kripe
2 luge vaj ulliri ose vaj


Hidhni ne nje pjate dy tipet e miellit dhe farat e koperit , perziejini me kujdes dhe hidhni kripe ,shtoni majane ,vajin dhe perzijini mire dhe lejini te vij apo te bymejet posate mbaroj ardhja e pare e brumit kthejeni mbrapsht brumin mbi tavolinen e ebere me miell dhe punojeni apo ngjesheni per 1 deri ne 2 min. Ndajeni ne 4-6 pjese ,ne forme te rrumbullaket .Lereni te vijne per rreth 1 ore .
Piqeni ne furre ne temp. 200 grade per rreth 30 min .
Ju befte mire ! [/B]

Linka_pz 15-06-07 13:55

Torte me gjize dhe fruta pylli

500gr. gjize pa kripe
270 gr sheqer
1 kos yogurt
400 ml. ajke
500gr fruta pylli te perziera
lengu i nje gjysem limoni
2 pjese pandispanje te blera pra pete brumi per torte


Ne nje pjate perzieni gjizen s situr mire me 120 gr,. sheqer dhe me kos.Rrihni ajken deri sa te trashet dhe shtojani perzierjes me ngadale qe te moj arij shfryerjen .Shtoni pastaj 100 gr . fruta pylli dhe perzijini ,sistemoni nje disk pandispanje ne fundin e tepsis, hidhni persiper kremin e gjizes duke e niveluar mire dhe mbulojeni me diskun tjeter .
Ne nje tenxhere te vogel vendosni ne zjarr frutat qe qe mbeten me sheqerin qe ka tepruar dhe lengun e limonit dhe zijeni ne zjarr te plote derisa te jene bere si shirup .Lerini te ftohen . Me kete perzierje frutash lyni siperfaqen e tortes dhe vereni ne frigorifer per 3 ore se paku.
Ju befte mire !

Linka_pz 15-06-07 14:02

Krem me bajame te thata


300ml.qumesht
1 levore limoni
4 te verdha vezesh
150 gr miell i bardhe misri
100gr bajame te thata

Zijeni qumeshtin me lekuren e limonit hiqeni nga zjarri dhe largojeni lekuren e limonit .Rrihni te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te zbardhen ,duke i perzier me miell te bardhe misri e duke i tretur me qumesht in e nxehte . Zijeni kremin ne zjarr shume te ulet duke e perzier vazhdimisht dhe lereni te vloje afro 3 min. Hiqeni enen nga zjarri , perzijini aty bajamet e thata , por mbani ca edhe per dekorim . Kremin sherbejeni ne kupa teke me garniture bajamet e thata te lena menjane.
Ju befte mire !

Linka_pz 19-06-07 11:33

[B]Pule e pjekur


1 luge rozmarin te grire
2 thelpinje hudher te grire
kripe
piper i bluar i fresket
1 pule 1.2kg
1 limon i tere
5 luge vaj ulliri


Perzijini bashk rozmarinin dhe hudhren me kripe e piper dhe lyjeni pulen e pastruar mire mbrenda dhe jasht , futni nje kokerr limon te lare mire ne mbrendesi te pules , do te sherbej per ti dhene shije te kendshme dhe per te eliminuar yndyrnat . Vendosni pulen ne nje tave te lyer me vaj , piqeni ne furren e nxehur 200 grade . Perpara se ta hiqni nga furra , pula duhet te marre ngjyren e duhur do te keni arritur nje rezultat te mire nese pula eshte e pjekur jasht dhe bbrenda mire . Sherbejeni menjehere duke e prere ne katersh , ose ne pjese me te vogla ,sherbejeni me patate dhe sallate te gjelbert !
Ju befte mire !
[/B]

Linka_pz 19-06-07 11:43

[B]Qengj me Patate [/B]


1 kg mish qengji i prere ne copa
750 gr patate ,te prera ne copa te medha
4 domate te medha te prere ne katersh
1 qepe mesatare ne feta
4 luge vaj ulliri
kripe e piper i zi sipas deshires
1 degez rozmarin
1 luge rigon


Vendosni qengjin ,patatet , domatet dhe qepen ne nje tave qelqi te madhe . Hidhni vaj , pak kripe e me shume piper ,rozmarin dhe rigon. Mbulojeni dhe futeni ne furre tashme te nxehur ne 200 grade per rreth 1 ore , ose derisa mishi te zbruhet mire , duke e lagur shpesh me pak vere te badhe .Sherbejeni te nxehte .
Ju befte mire !

Linka_pz 20-06-07 13:40

[B] Buke me rozmarine



1 dege rozmarine
4-5 luge vaj ulliri
15 gr.maja per buke
2 luge plote me sheqer
140 ml.uje i vaket
350 gr. miell
80 gr rrush i thate
1-2 luge kripe


Shkeputeni rozmarinen nga deget por mund te perdoret edhe e thate , duke lene ca prej tyre menjeane, fergojini ne nje tigan me tre luge vaj , ne zjarr te ngadalte per afer 10 min. Hiqni nga zjarri filtrojeni dhe lereni te vaket . Pergaditni majan , hidhi miellin ne nje tas te madh , hidhni kripe , vaj, sheqerin dhe ujin e mbetur duke e perzier , shperlajeni rrushin e thate shkundeni dhe tereni .Si te vije brumi pas 2 oresh vendosni ne siperfaqen e punes te bere me miell , punojeni apo ngjesheni per 3 min. duke e shtuar rrushin dhe rozmarinen .
Ndajeni ne 6-8 racione dhe lyjeni ne siperfaqe me vajin e mbetur , duke formuar rrumbullake . Vendosini ne tave per pjekje , large njeri nga tjetri dhe ne secilen beni dy te prera ose dy vija qe te piqet me leht .
Lerini te vijne per 30 min.
Piqni ne furre ne 200 grade per rreth 20 min.
Ju befte mire !

[/B]

Linka_pz 27-06-07 12:55

Pice me kerpudha


250 gr. kerpudha
2-3 luge vaj ulliri
1 luge plot me majdanoz
1 thelb hudher i grire
kripe , piper


Pergaditni brumin me qumesht , ve krip 1 luge sheqer dha pluhur per ardhje.
Qeroni kerpudhat dhe fshijini me nje lecke te lagesht per te eliminuar dheun , pastaj pritni ne feta te holla .Ne nje tenxhere nxehni nje luge vaj ulliri , shtoni kerpudhat dhe ,ne nje flake shume te larte , lerini te skuqen per 2-3 min Hidhni majdanoz e hudher , perzijini dhe lerini menjane . Si te vije brumi punojeni per 1 min. ne tavolinen e bere me miell .Formojeni picen dhe shtrojeni ne tave . Hidhni kerpudha , pak kripe e piper si dhe vajin e mbetur .Piqeni ne furre ne 250 grade per 10-20 min. Sherbejeni picen te nxehte .
Ju befte mire !!

luckyman 27-06-07 19:50

[quote=Linka_pz]Mishe qengji me domate


4 luge vaj ulliri
1 qepe , 1 karot , 1 kercell selino te grira holle
2 thelpinje hudher te grire holle
1 luge spec djeges i grimcuar
120 gr pershut e prere ne kube
1 kg.kofshe ose shpatull qengji ne copa
kripe e piper i zi sipas deshires
150 ml.vere e bardhe
1/2 kg. domate te pjekura te qeruara dhe te prera ne copa


Ne nje tenxhere te madhe , ose me mire vorbe balte nxehni vajin dhe skuqni qepen , karoten kercellin e selinos , hudhren ,majdanozin , specin dhe pershuten , ne zajrr te plote .Kur qepa dhe proshuta te kene marre ngjyre hidhni edhe mishin dhe lereni ne zjarr per 7-8 min.duke e perzier vazhdimisht .Hidhni kripe e piper , shtojini veren dhe kur te avulloje , shtojini edhe domatet. Verini kapakun dhe lerini te ziejne ne zjarr te avashte per 1 ore duke hedhur pak uje te nxehte , nese salca eshte therre shume .
Sherbejeni te nxehte
Ju beft mire![/quote]émémmmémmm,.njamnjam,.:biggrin: .
Ej kur po na thirré nje naté per darké :biggrin: uné do e sjelli Veren (t`kuqe).

Linka_pz 28-06-07 13:02

Kroketa me djathe dhe proshute


0.5L. qumesht
pak kripe
100 gr. gjalpe
100 gr. miell
100 gr. proshute e pjekur
100 gr. djathe
4 ve
200 gr. buke te therrmuar
0.5L vaj per ti ferguar


Zijeni qumeshtin me kripe, nderkaq shkrini gjalpin ne nje tenxhere, shtoni miellin dhe perzijeni,pastaj shtoni qumeshtin ,pak nga pak, derisa te arrini nje perzierje te treshe dhe te njetrajtshme , hiqeni nga zjarri dhe shtoni proshuten , djathin dhe dy te verdha vezesh .Perzijeni mire dhe lereni te ftohet .Vezet e mbetura rrihni veq .Kur perzierja te behet e nje trajtshme , me nje luge formoni toptha ne madhesin e arres dhe kalojini per dy here ne vezet e rrahura dhe ne buken e therrmuar .
Fergojini ne vaj te nxehur mire , derisa te skuqen.Thithjani vajin e tepert me leter kuzhine dhe sherbejini.
Ju befte mire!

Linka_pz 28-06-07 13:13

[B]Rizoto me kungull


1 kg. kungull i verdhe
400 gr oriz per pilaf
4 luge vaj ulliri
100 gr gjalpe
1/2 gote vere e bardhe
1/2 L leng mishi apo koncentrat
100 gr kaēkavall
kripe e piper


Qeroni kungullin hiqjani filet dhe farat , pastaj priteni ne feta te holla.Ne nje tigan me fund te trashe tretni 50 gr gjalpe me vaj , hidhni kungullin dhe lereni ne zjarr te lehte , kur ai te jete gjysem i zier , shtoni orizin, kavurdiseni mire qe te marre shije , pastaj hidhni veren , kripe dhe piper .
Bejeni te zieje orizi ne flake shume te ulet , duke shtuar leng mishi pak nga pak dhe duke e perzier , duhet te behet i thate , por i bute . Hiqeni nga zjarri , hidhni gjalpin e mbetur dhe kaēkavallin, pastaj sherbejeni .
Ju befte mire !
[/B]

Linka_pz 05-07-07 15:02

[B] Kuleē me fara susani dhe djathe[/B]


20 gr maja birre apo maj per ardhje
1 luge sheqer panxhari
150 ml.uje i vaket
200 gr miell
150 gr miell integral
1 luge kripe
4 luge vaje ulliri
2 luge fara susami
6 luge djathe kaēkavall
pak parmixhan i grire


Majan e tretni ne pak uje .Hidhni ne nje ene te madhe dy tipet e miellit , kriprn, majan ,3 luge vaje dhe ujin e mbetur dhe i perziejme mire dhe e leme te bymejet . Si te kalojne 45 min., shtoni farat e susamit , punojeni edhe per 2-3min. dhe lereni te bymejet edhe 45 min te tjera . Shtrijeni brumin ne nje siperfaqe pune te bere me miell , duke i dhene nje forme katrore ne nje trashesi 1.5 cm.Priteni ne 12 porcione dhe dhe vendosni kuleqt ne nje tave te lyer me miell , hidhni siper vajin e mbetur dhe kaēkavall te grire, duke e shtypur me gishta qe te ngjitet mire .Piqeni ne furren e ngrohur me pare ne 200 grade per 12-15 min.Dhe sherbejeni te nxehte .
Ju befte mire !

Linka_pz 13-07-07 13:33

[B] Supe me oriz e spinaq


350 gr spinaq i fresket
30 gr gjalpe
1L leng mishi ose koncentrat
200 gr oriz jo krejt i imet
1 ve
kripe
piper i bardhe
3 luge djathe parmixhan i grire


Shperlajeni mire spinaqin , kullojeni, vendoseni ne nje tenxhere , mbulojeni dhe lereni te zieje ne flake te ulet per 2-3 min.Hiqeni nga zjarri , lereni te ftohet aq sa te shtypet me dore , pastaj grijeni trashe .Po ne ate tenxhere , te shperlare dhe te thare me nje lecke , shkrini gjalpin , shtoni spinaqin ,hidhni kripe dhe lereni te marrin shije per 3 min. duke i perzier shpesh .Mbajini menjeane.Vloni lengun e mishit , hidhni oriz dhe zijeni per 13-15 min. ,pastaj shtoni spinaqin e pergaditur me pare . Menjane rrihni vezet me kripe dhe piper sipas deshires dhe me djathin e grire .
Kete gatese hidhjani supes , duke e perzier dhe duke fikur menjehere jarrin .Sherbejeni pas gjysem minute.
Ju befte mire !
[/B]

Linka_pz 19-07-07 13:04

Peshk i furres me leter alumini


1 peshk i fresket rreth 1.2 kg
1 luge rozmarin e grire
1 luge majdanoz i grire
2 thelpinje hudhre te grire
1/2 limonit jo i grire
kripe
piper i bluar i fresket
4 luge vaj ulliri
1 flete leter alumini per furre


Pastroni peshkun ,pastaj shperlajeni dhe thajeni me leter kuzhine.Perzijeni rozmarinin dhe majdanozin e grire me hudhren e grire,pastaj shtojini kripe e piper dhe mbusheni peshkun me kete perzierje nga pjesa e hapur e barkut .
Lani dhe prisni limonin ne feta te holla dhe futini edhe ato ne pjesen e hapur te barkut, ne menyre qe ,te dale pak perjashta , ti japin nje game ngjyre interesante pjates . Sperkateni edhe ne siperfaqe peshkun me kripe e piper dhe vendosni ne letren e aluminit e pastaj ne furre , hidhni vaj dhe mbylleni letren , kalojeni ne furren tahme te nxehur ne 200 grade per 25 min.Dhe sherbejeni sapo te dale nga furra.
Ju befte mire!

Linka_pz 01-08-07 14:10

Gatimi roman i mishit te qengjit


1 kg mish qengji
6 luge vaj ulliri
2 thelpinj hudher
2 luge rozmarin e grire
kripe e piper
1 gote vere e bardhe
1/2 gote uthull e bardhe
2 cironka


Priteni qengjin ne copa jo te vogla , verini ne nje tave , me vaj ,nje thelb hudher e nje luge rozmarin , hidhni kripe e piper dhe kalojini ne furre tashme te nxehur ne 200 grade. Pas 10 min. lagini me vere te bardhe dhe vazhdoni pjekjen per 50 min .duke i perzier here pas here . Nderkohe grini cironkat ne nje pjate bashk me thelpinjet e hudhrave hidhni edhe 1 luge rozmarin e uthull te bardhe . Ne fund te gatimit , kur mishi te kete marre ngjyren e duhur ,sperkateni me salcen e pergaditur dhe lereni te piqet edhe 5 min.
Sherbejeni te nxehte me patate te furres qe do t`ia shtoni mishit ne momentin e fundit .
Ju befte mire !

Linka_pz 01-08-07 14:22

Q[B]epe me djathe ne furre

12 qepe te bardha mesatare
30 gr. gjalpe
250 ml.leng mishi i pergaditur me mishe ose koncentrat
kripe e piper i zi i sapobluar
250 gr. djathe kaqkavall apo parmezan

Pastroni qepet . Lyjeni me gjalpe nje tave me diameter 25 cm dhe vendosni qepet . Hidhni nje sasi te mjaftueshme leng mishi per te mbuluar 1 cm fundin e taves , hidhni kripe e piper , mbulojeni dhe piqeni ne furren e ngrohur me pare ne 160 grade per 1 ore , ose derisa qepet te zbruhen .Nese eshte e nevojshme shtoni leng gjate gatimit .Hidhni djathe te grire dhe vendosni taven ne nje zgare per 5-10 min , ose derisa djathi te shkrihet dhe te marre ngjyre .Sherbejini te nxehte .
Ju befte mire!
[/B]

Linka_pz 04-08-07 10:35

[B] Mish viēi i mbushur ne qumesht



1 fete viēi rreth 800 gr.
krip
piper i bluar, i fresket
100 gr. proshute e thate
80 gr kaēkavall
4 luge vaj ulliri
rreth gjysem litri qumesht

Eliminoni dhjamrat e mundshem nga feta e mishit dhe rriheni leht , pasi ta keni mbuluar me leter alumini ,ne menyre qe te mos shkeputet .Bejeni me kripe e piper , mbulojeni me fetet e proshutes dhe mbi to vendosni kaēkavallin e grire.
Rrotullojeni feten e mishit dhe lidheni disa here rreth me spango kuzhine .Ne nje tigan pak a shume te thelle, nxehni vajin ne zjarr mesatar dhe skuqeni mishin .Hidhni pak kripe e piper , mbulojeni me qumesht , zijeni ne zjarr te ulet mbuluar pjeserisht me kapak , duke e kthyer disa here ,derisa salca te jete mpiksur e tera , do te duhet rreth nje ore .Sherbejeni mishin e prere ne feta ,te ngrohte , sherbejeni me pure patatesh .
Ju befte mire!


[/B]

Linka_pz 08-08-07 12:29

[B]Mish keci me limon [/B]



[B] 1 kg. mish keci[/B]
[B] 300-400 ml. leng mishi i ngroht [/B]
[B] lengu i dy limonave [/B]
[B] kripe e piper[/B]
[B] Vaj[/B]

[B] Vajin vendoseni ne tigan ,vendosni copat e mishit te kecit ,hidhni kripe e piper dhe piqeni ne furre ne 180-200 grade per me pak se nje ore , duke e kthyer mishin here pas here e duke e lagur me leng mishi . [/B]
[B]Ne fund sperkateni me leng limoni. [/B]
[B]Kjo gates mund te realizohet dhe te jet e shishme edhe me mish qengji [/B]

[B]Ju befte mire![/B]

Linka_pz 18-08-07 08:26

[B]Paēe Koke[/B]


Pėr 4-5 persona duhen:
Lėng koke 1 litėr, gjalpė ose vaj 1 filxhan kafeje, miell 1 luge kafeje, spec djegės 1/2 luge kafeje, kripė, piper, uthull 2-3 lugė, hudhra 4-5 thelpinj, 1 qepė, karrota 2-3 copė, selino, majdanoz
Koka pastrohet, copėtohet, vihet nė ujė tė ftohtė qė tė lahet e ti ikė gjaku, pastaj vendoset nė tenxhere, mbulohet me ujė tė ftohtė dhe vihet ne zjarr. Kur tė ketė marrė i hiqet shkuma dhe lihet tė ziejė nė zjarr tė ngadaltė, duke i hedhur qepė karrota, selino, kripė, piper, dafinė majdanoz. Lihen derisa tė jenė zier mirė d.m.th. kur mishi tė ndahet lehtė nga kocka. Kullohet, qėrohet mishi nga kockat dhe pritet nė copa tė vogla kubike. Nė njė tenxhere hidhet yndyrė, pak salcė dhe lėngu i marrė nga zierja e kokės. Kur lėngu tė ketė marrė valė, shtohet mishi i zier, pak spec i kuq dhe lihen tė ziejnė nė zjarr te avashėm edhe per disa minuta duke i hedhur kripė e piper tė zi.
Nė fund paēes i hidhen hudhra tė shtypura me uthull.

Linka_pz 23-08-07 21:37

sallate dimerore



Priteni sallaten apo lakren ne fije te holla
Grini karoten
Pergatisni salcen e sallates ne kete menyre. Vaj ulliri aq sa te arrije per sallaten, utthull 1/2 e sasise se vajit te ullirit.
Shtojini salces nje salce ulliri dhe dy thelbinj hudhre te shtypur. Kripe dhe piper te zi.
Perzijini ingredientet mire dhe hidhjani sallates siper. Kujdes! Per ata qe nuk e durojne hudhren mund ta lini jashte recetes. Perndryshe, sasite e ingredienteve mund t'i provoni per te gjetur masen e tyre te sakte sipas shijes suaj. Perzierja e rekomanduar me siper eshte relativisht e shijes se forte.

Linka_pz 23-08-07 21:41

[B]"BOMBICA ME FIQ"

400 gr. sheqer
11 lug uje
1 margarin(1 pako gjalp 150gr)
250 gr, arra te bluara
150 gr biskota te bluara (plazma keks)
1 lug rum
1 cokollate
500 gr fiq.

Sheqeri me ujin ziejn pastaj i shton arrat biskotat rum cokollaten dhe gjalpin.
5oo gr fiq ( te blera ne pako) i le ne uj te ngroht qe te zbuten ia heq bishtat me kujdes dhe i mbush me thelba arre, duke mos e car kokrren e fikut

I mbeshtjell me masen e fituar mesiper, i rrotullon ne kokos ose arra te bluara dhe i le ca ore derisa te forcohen mire
Pastaj i ndan pergjysem dhe mmmmmmmmm jan te mrekullueshme !
Po ti provoni do me kujtoni Biles jan dhe shume te bukura per tu par, sepse dallohet arra ne mes , fiku dhe masa qe mbeshtjell ![/B]

Kavaleri 30-08-07 09:24

Hmm po e zoja qenke, a t`kisha pas gru paskam pas me u knaq tu honger tyli jemeki.
P.s te lumt dora per keto recepte.

Qe ta pruna ni thes me patate, nese ke nevoj edhe per kryp,apo byber veq trego.
haaaa haaaaaaa p`shuuuuuuuuuuuuuuuu.

Linka_pz 31-08-07 08:23

[INDENT][FONT=Arial,Helvetica,Sans Serif][SIZE=2][FONT=courier] [B][U][FONT=Times New Roman][SIZE=4]Pėrbėrėsit pėr 4 persona:[/SIZE][/FONT][/U][/B] [I][FONT=Times New Roman][SIZE=3][COLOR=#660066]6 vezė, 200 gr mish vici i grirė, 40 gr bukė e thekur e grirė, 30 gr miell, vaj ulliri, kripė, piper.[/COLOR][/SIZE][/FONT][/I]


[/FONT][/SIZE][/FONT][/INDENT][FONT=Arial,Helvetica,Sans Serif][SIZE=2][B]Procedure[/B][/SIZE][/FONT][INDENT][FONT=Arial,Helvetica,Sans Serif][SIZE=2] [/SIZE][/FONT][FONT=Arial,Helvetica,Sans Serif][SIZE=2][FONT=Times New Roman][SIZE=4][I]Zihen 4 vezė nė njė enė plot me ujė. Koha e zierjes duhet tė jetė ekzaktėsisht 8 minuta nga momenti qė fillojnė zierjen. Pas kėsaj, ftohen nė ujė tė ftohtė tė rrjedhshėm, u hiqet lėvozhga, u hidhet pak kripė dhe piper.[/I][/SIZE][/FONT][/SIZE][/FONT]
[FONT=Arial,Helvetica,Sans Serif][SIZE=2] [/SIZE][/FONT][FONT=Arial,Helvetica,Sans Serif][SIZE=2][FONT=Times New Roman][SIZE=4][I]Merret me dorė pak mish i grirė dhe mbulohen vezėt e ziera.[/I][/SIZE][/FONT][/SIZE][/FONT]
[FONT=Arial,Helvetica,Sans Serif][SIZE=2] [/SIZE][/FONT][FONT=Arial,Helvetica,Sans Serif][SIZE=2][FONT=Times New Roman][SIZE=4][I]Nė njė tas rrihen vezėt e mbetura. Mielli dhe buka e thekur e grirė vendosen nė dy pjata tė ndryshme.[/I][/SIZE][/FONT][/SIZE][/FONT]
[FONT=Arial,Helvetica,Sans Serif][SIZE=2] [/SIZE][/FONT][FONT=Arial,Helvetica,Sans Serif][SIZE=2][FONT=Times New Roman][SIZE=4][I]Vezėt e mbuluara me mishin e grirė lyhen me miell, lyhen me vezėt e rrahura, dhe pastaj lyhen me bukėn e thekur tė grirė.[/I][/SIZE][/FONT][/SIZE][/FONT]
[FONT=Arial,Helvetica,Sans Serif][SIZE=2] [/SIZE][/FONT][FONT=Arial,Helvetica,Sans Serif][SIZE=2][FONT=Times New Roman][SIZE=4][I]Pastaj skuqen pėr 10 minuta nė vajin e ullirit tė nxehur shumė, rrotullohen shpesh, kullohen nė kartėn e kuzhinės, u hidhet kripė dhe shėrbehen tė ngrohta.[/I][/SIZE][/FONT][/SIZE][/FONT]

[/INDENT]

Linka_pz 03-09-07 17:11

[B]Rolo Me Mish Te Grire[/B]



Per te bere kete lloj gatimi duhet te kemi
mish te grire 500-1000gr
sallam te grire ne feta 3-4 cope
djathe kackavall ne feta 3-4 cope
veze te ziera 4 cope
ereza te ndryshme piper rigon dhe kripe
buke bajate
marrim mishin egrire dhe e pergatisim si per qofte ku e perziejme me buken bajate,erezat dhe kripen.Perzierja duhet te behet mire derisa te marre trajte te njejte dhe pastaj e shtrijme ne nje leter alumini dhe aty shtrojme sallamin djathin dhe vezet pasi ti kemi vene mbeshtjedhim me kujdes letren e aluminit dhe e leme 5 min keshtu dhe pastaj heqim letren e aluminit dhe e vendosim ne nje tepsi te lyer me vaj dhe e sperkasim dhe siper me pak vaj dhe e fusim ne furre ku e pjekim ne 200 grade per 30-45 min nqs deshironi mund te shtoni dhe patate te prera te medha(ne fillim roloja duhet te jete e mbuluar me leter alumini)
ju befte mire.

Linka_pz 05-09-07 22:00

Strudel me Molle

Masat:
2 filxhane caji miell
1 kokerr veze
2-3 luge gjelle gjalp
3-4 kokrra molle
2 filxhane fafeje sheqer
1 luge gjelle buke te grire
pak kanelle edhe karafil

Mielli i situr hillet ne tryeze, hapim nje grope ku hillen ne mes vezet, gjalpi dhe sasia e ujit. Zihet brumi i forte edhe lihet te qendroje per 20-30 min. Pastaj hapen petat e holla. Peten e sperkasim me gjalpe, mbulohet me molle te grira holle dhe te sperkatura me sheqer te perziera me buke te bardhe te thare, e shtypur holle me kanelle pluhur. Mbeshtillet me forme roleje. Vendoset ne tepsi edhe lyhet me gjalpe. Shpohet ne disa vende me maje te thikes edhe vihet te piqet ne temp 200-250 (400) grade per 25-30 minuta. Pas pjekjes i hillet sheqeri puder.

Mollet pergatiten keshtu: i qerojme, i pastrojme, i presim ne feta te holla, ne rast se jane te forte i kalojme ne tigan ose ne tepsi edhe futen ne furre per ti zbutur gati 20-30 min, duke i shtuar sheqer dhe pak gjalpe. Nqs mollet jane te buta trazohen me sheqer e kanelle.

Per mbushje mund te perdoren: qershi, kajsi, vishnje etj. Gjithashtu mund te perdoren peta te gatshme nqs doni.

Linka_pz 11-09-07 20:33

Gjyveē me patate

Pėr 4-5 persona duhen:
Mish 500 g. patate 1.5 kg. Vaj 4-5 lugė gjelle, qepė 1 kokėrr, salcė domate 1 lugė gjelle jo e plotė, kripė, piper i zi, spec i kuq, majdanoz.

Mishi pritet nė thela, skuqet me qepė, shtohet pak salcė domate ose domate tė grira hollė, kripė, piper, dafinė, ujė sa tė mbulohet mishi dhe lihet tė ziejė nė zjarr tė ngadaltė.
Ndėrkaq pėrgatiten patatet tė cilat pastrohen, lahen, priten nė feta tė rrumbullakėta me trashėsi 1 cm dhe skuqen lehtė me yndyrė.
Nė tavė vendosen thelat e mishit, mbi to patatet, kripė, piper, pak spec i kuq dhe nė fund lėngu i mishit. Tava lihet nė furrė pėr gjysmė ore. Pasi hiqet gjyveēi, vihet nė pjatė dhe spėrkatet me lėngun e vet e majdanoz tė grirė hollė.

Linka_pz 15-09-07 21:41

[B]HAVAI TOST[/B]

6 feta te holle buke te bardhe
6 feta te holle proshute (sallami)
6 feta ananasi(komposto)
6 feta te holla kackavall i bute
6 kokrra qershi

1.Mbi fetat e bukes vendosen me radhe : proshuta(ose sallami),ananasi,kackavalli dhe ne qender kokrra e qershise.
2.Futen ne furre per 15 min dhe sherbehen te nxehta.

Linka_pz 30-09-07 16:52

Titulli: Recetat e mia
 
[B] Keksa me susam

2 te verdha vezesh ,
4 luge gjelle sheqer ,
125 gr. gjalp,duhet te jete ne temperatur te dhomes
2 gota uji miell,
1 bakin
1 sheqer vanilje
susam.

2 te verdha vezesh , sheqerin , gjalpin ,miellin ,bakinin dhe sheqeri e vaniljes i gatuajme me dore derisa te tretet mire gjalpi por brumin nuk duhet ta bejme te forte ,pastaj brumin e formojme ne forme te arres ,e lyajme me te bardhat e vezeve dhe pastaj ne susam , dhe i pjekim ne temperatur 200 G
Ju befte mire !
[/B]

Linka_pz 03-10-07 21:05

Titulli: Recetat e mia
 
[B]Gjelle me mish te grimcuar


2 Qepe
1 luge gjalp
2 karrota te prera ne rrathe
1/2 e mishit e prere ne ne copa jo shume te vogla
250 gr bizele
250 gr . kerpurdha
1 gjethe gjethe dafine
kripe , piper majdanoz


Qepa e grire imet fergohet 5 min .shtohen karrotat dhe mishi i prere dhe se bashku fergohen edhe 5 min . ne zjarr te ulet .
Gjella kriposet , piperoset ia hedhim edhe gjethen e dafines per arome , 1/2 e gotes me uje dhe e mbuluar zihet 35-40 min.ne zjarr te ulet , shtohen kerpurdhat dhe vazhdon zierja gjersa te zihet mishi .
Bizelet zihen veq ,kullohen dhe hidhen ne gjelle, perzihen me kujdes i hidhet majdanozi i grire ,dhe sherbehet me pure patatesh ose pilaf .
Ju befte mire !

[/B]

Brahim Pit 05-10-07 20:37

Titulli: Recetat e mia
 
Linka po i marr lakmi atij mashkulli qe te merr ty (nese s'je e martume hala) se po dijshe shume rezepte. :wink:

Po pyetja eshte a i ke gatu te gjitha keto. Nese po shkruje ka nje yllze edhe me komet a e preferon a jo :smile: :wink:

Linka_pz 07-10-07 10:55

Titulli: Recetat e mia
 
Linka po i marr lakmi atij mashkulli qe te merr ty (nese s'je e martume hala) se po dijshe shume rezepte. :wink:

Po pyetja eshte a i ke gatu te gjitha keto. Nese po shkruje ka nje yllze edhe me komet a e preferon a jo :smile: :wink:



Hahhahaha, flm shume Brahim Pit......

Po I KAM GATUAR POR JO TE GJITHA ,keto jan disa nga mijera recetat qe kam ,nga shume gjuhe .....!

Linka_pz 08-10-07 13:34

Titulli: Recetat e mia
 
[B]Sulpite[/B]

Perberesit per 5 persona:
10 veze;
6 luge sheqer;
miell;
qumesht.

Pregatitja: 10 vezet i rrahim me 6 luge sheqer. Me pas i shton gjysem litri qumesht dhe 9 luge miell dhe i perzjejme te gjitha. Leyjme nje tave me vaj dhe hedhim brumin ne te, dhe e pjekim ne temperature te larte. Me pas bejme sherbetin duke zjere 1 liter uje me 10 luge sheqer. Kete sherbet ja hedhim sulpites se nxehte.
Sherbehet e ftohte

Linka_pz 09-10-07 14:27

Titulli: Recetat e mia
 
Patėllxhanė tė mbushur
Pėr 4-5 persona duhen:
Patėllxhanė 1 kg,
qepė 6-7 kokrra ose salcė njė lugė gjelle,
hudhra 2 kokrra, kripė, piper, majdanoz.

Patėllxhanėve u qėrohet bishti, u hiqet lėkura nė tre rripa sipėr dhe nga tė dyja anėt. Priten pėr sė gjati te pjesa e sipėrme deri nė mes tė tulit. Patėllxhanėt vendosen nė ujė me kripė pėr gjysėm ore. Ndėrkohė nė tigan me yndyrė skuqet qepa e grirė nė formė gjysėmrrethi,shtohen domate tė qėruara dhe tė prere nė copa tė vogla; vazhdon kaurdisja nė zjarr tė avashėm nė mėnyrė qė qepa tė zbutet.

Nė fund shtohen hudhra tė grira, majdanoz, kripė, piper dhe pak uthull. Patėllxhanet kullohen, shpėlahen dhe skuqen nė tigan me pak yndyrė pastaj rreshtohen nė tavė, hapen nė vendin e prerė dhe mbushen me masėn e pėrgatitur. Sipėr u vihet nga njė fetė domate.
Shtohet fare pak ujė dhe piqen pėr njė orė nė furrė jo shumė te nxehtė.

illyria 11-10-07 21:32

Titulli: Recetat e mia
 
[B][SIZE=2]Mish i bardhė pule me karrota pėr 4 persona[/SIZE][/B]
Reēetė shumė e thjeshtė

[B]Nevoiten:[/B]
2 copė mish tė bardhė pule
500 gr karrota
1 patate e madhe
1 qepė
1 thelb hudhre
pak shampinjon(nga konzerva)
pak bizele (nga konzerva)
magdanoz i freskėt
kripė
biber
vaj

[B]Pėrgaditja:[/B]
Mishi copėtohet nė pjesė tė vogla (katrorė 2 cm),vendoset tė fėrgohet nė vaj.Patatja vendoset tė zihet nė enė tjetėr me lėvore.Pasi tė fėrgohet mishi,largohet nga ena.Nė tė njėjtin vaj vendosen karrotat e prera nė shkopinj 3-4 cm dhe qepa e prerė imėt.Fėrgohen mirė dhe pastaj vendoset mishi paraprakisht i fėrguar,patatja e qėruar dhe e prerė nė katrorė 1-1,5 cm,shampinjonėt dhe bizelja,hudhra e prerė imėt,kryposet me kripė dhe biber,mė nė fund vendoset magdanozi i freskėt dhe i prerė imėt.Sipas dėshirės shtohet ujė.
Shumė thjeshtė dhe shumė shijshėm,e kam provuar vetė disa herė.
[SIZE=5][COLOR=seagreen][I]Ju bėftė mirė![/I][/COLOR][/SIZE]


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:50.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.