Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006 (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=144)
-   -   Lajme te shpejta! (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=18734)

Murgesha 21-01-06 20:18

Lajme te shpejta!
 
Qytetaret e Prishtines po bajne homazhe per Dr. Rugoven para Teatrit Kombetar.

Lajmerohet se edhe ne te gjitha qytet tjera ne Kosove po bahen homazhe me qirinj.

Dilaver 21-01-06 20:21

[img]http://www.kosovapress.com/foto/qirnjeteperrugoven.jpg[/img]

Prishtinė, 21 janar 2006 (Kosovapress) Time: 19 : 40

Nė shenjė nderimi pėr jetėn dhe veprėn e kryetarit tė Kosovės Ibrahim Rugova, disa qindra qytetarė para teatrit Kombėtar nė Prishtinė po ndezin qirinj.

Psikologu 21-01-06 20:26

Ne komunen e Klines ne sheshin Nenė Tereza po behet homazh me rastin e vdekjes sė Kryetarit tė Kosves dr:Ibrahim Rugova, ku ėshtė vendosur fotografija e presidentit dhe janė dhezur qirinjė tė shumtė.
Nga Klina njoftohemi se kryetari i kesaj komune zoteriu Ramė Manaj mbajti njė fjalim ku me ketė rast i shprehi ngushllimet familjes sė Kryetarit Rugova dhe popullit shqiptarė.

MemphiSx 21-01-06 20:58

Edhe ne Komunen e Gjakoves,me organizim te FR te LDK-se u organizua ndezja e qirinjeve ne sheshin Nenė Tereza.
Qytetaret e Gjakoves me mjaft dhimbje e priten lajmin per vdekjen e Presidentit Rugova.
Pritje te shumta nga qytetaret e Gjakoves po bėhen edhe ne zyret e LDK-se ne Gjakove.

Barb|Ka 22-01-06 00:38

Edhe ne Prishtine po solidarizohen shume....Qytetare po dhezin qirinj dhe po luten per Fatin ton....
I qoft i lehte dheu zoteri Ibrahin rugoves....

[b][color=black][size=7]E gjith Kosova eshte me ty!!![/size][/color][/b]

doGzona 22-01-06 01:07

[b]Qytetarėt e Tiranės ndezin qirinj nė sheshin Skėnderbej [/b]

Tiranė, 21 janar - Qytetarėt e Tiranės, kanė fiulluar sot pasdite homazhet nė nderim tė Presidentit Ibrahim Rugova.
Prej orės 16.00 banorė tė kryeqytetit kanė ndezur qirinj nė sheshin Skėndėrbej, pėrballė monumentit tė heroit Kombėtar “Gjergj Kastriot Skėndėrbeu”.
Parlamenti Rinor ftoi tė gjithė qytetarėt e Tiranės tė ndezin qirinj nė homazh tė Presidentit Ibrahim Rugova, i cili u nda nga jeta sot nė mesditė.

Murgesha 22-01-06 15:03

[b]<<Libri i Pikėllimit>>[/b]

[url]http://www.ibrahimrugova.org/[/url]

Dilaver 22-01-06 15:52

[b]Forumi i Rinisė i LDK sė pėr Presidentin Rugova do tė vazhdojė me ndezjen e qirinjve nė tė gjitha qendrat e Kosovės[/b]

Prishtinė, 22 janar - Forumi i Rinisė i LDK sė nė njė takim konsultativ ka vendosur qė nė shenjė nderimi dhe respekti pėr Presidentin Rugova tė vazhdojė me ndezjen e qirinjve nė sheshe apo nėpėr shtėpi nė tė gjitha qendrat e Kosovės prej orės 19.00 - 19.30, deri mė datėn 25.01.2006.
Nė Prishtinė ndezja e qirinjve do tė bėhet para Teatrit Kombėtar.





[quote=Murgesha][b]<<Libri i Pikėllimit>>[/b]

[url]http://www.ibrahimrugova.org/[/url][/quote]

Psikologu 22-01-06 20:13

Nga Durresi informohemi se ne ketė qytet jan dhezur qirinjet e shumtė ne perkujtimin dhe nderimin e presidentit tė Kosoves Dr:Ibrahim Rugova.
Burimet na informojnė se numri i njerezve ne keto qaste sa vjen dhe rritet shumė e mė shumė.

Psikologu 22-01-06 20:28

Nga Tirana lajmerohemi se ne sheshin Skenderbeu janė mbledhur shumė qytetar tė cilet perpos ndezjes sė qirinjeve kan vendosur edhe njė fotografi tė presidentit tė Kosoves Dr:Ibrahim Rugova.
Burimet na infromojnė se numri i qytetarve tė cilet vijnė pėr ti berė nderim personalitetit tė presidentit tė Kosoves Dr:Ibrahim Rugova ėshtė vetem duke u shtruar nga qasti ne qast.

Murgesha 22-01-06 21:21

[img]http://www.trepca.net/2006/foto/presidenti_homazh.jpg[/img]

[b]Prishtinė, 22 janar 2006 /TN /QIK[/b] - Dhjetėra mijėra qytetarė, nga tė gjitha anėt e Kosovės dhe nga viset tjera shqiptare, kanė shkuar nė rezidencėn e Presidentit tė Kosovės nė Velani, pėr t'i bėrė homazhe Presidentit Rugova dh epėr tė ndarė dhembjen e pikėllimin me familjarėt, tė afėrmit, miqtė e bashkėpunėtorėt e Presidentit Rugova.

[img]http://www.trepca.net/2006/foto/060122homazh03.jpg[/img]

Sot madje nga Tirana kishte ardhur princi Leka I pėr tė shprehur respektin ndaj personalitetit tė Presidentit Rugova.

Tė gjithė pleq e tė rinj, burra dhe gra, qytetarė tė zakonshėm dhe drejtues e pėrfaqėsues tė institucioneve dhe tė asociacioneve tė ndryshme, tė heshtur, tė zymtė dhe me sy tė pėrlotur, kanė pritur nė radhė tė gjata pėr ta nderuar njeriun qė u shndėrrua nga njė udhėhqės shpirtėror i shqiptarėve tė Kosovės nė simbol tė idealit pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės.

[img]http://www.trepca.net/2006/foto/060122homazh02.jpg[/img]

[b]Tė gjithė e pėrjetuan humbjen e Presidentit Rugova si njė humbje tė madhe, tė pakompensueshme pėr Kosovėn. [/b]

[b]"Humbje e madhe pėr Kosovėn",[/b] deklaroi njė plak qė kishte ardhur pėr tė shprehur dhembjen e tij pėr Presidentin Rugova.

[b]"Ai ishte njeriu qė diti tė na ofrojė e tė na bashkojė, kur e kishim mė sė vėshtiri. Na la nė kohė tė vėshtirė", [/b]shtoi plaku, me lotė ndėr sy.

Rreshti i njerėzve qė duan ta shprehin dhembjen e pikėllimin pėr humbjen e Presidentit Rugova ėshtė shumė i gjatė.

[b]Tė gjithė duan ta nderojnė njeriun qė sublimoi dhe artikuloi ėndrrėn dhe aspiratat e popullit tė Kosovės pėr liri e pavarėsi, pėr Plakun Presidentin e Kosovės, Ibrahim Rugova. [/b]

[img]http://www.trepca.net/2006/foto/060122homazh01.jpg[/img]

Murgesha 23-01-06 14:48

[img]http://www.trepca.net/2006/foto/060123homazhe_kuvend.jpg[/img]

Qytetarėt e Kosovės bėjnė homazh presidentit tė tyre.

Fshatari 23-01-06 16:13

Amaneti i presidentit
 
Agjensia e lajmeve Rojters njofton qė presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, nė testamentin e vetė ka kėrkuar tė varroset nė varrezat e martirve dhe deshmorve tė kombnit nė Prishtinė.
E lehtė i qoftė toka e bekuar e Kosovės !
Amen!

Fshatari 23-01-06 16:20

Presidenti i parė i Kosovės tė lirė, Ibrahim Rugova, do tė pushojė pėrjetshėm nė varrezat e kombit pranė martirve dhe deshmorve tė Uēk-sė .
Ky ka qenė "amaneti" i presidentit para se tė ndahej nga kjo botė.

Bond 23-01-06 20:33

[quote=MemphiSx]Gjith ata qe deshirojn qe te japin komentet e tyre,ate munden ta bejne permes faqes se hapur vetem per ngushllime.

[url]www.ibrahimrugova.net[/url]

Njekohsisht edhe Forumi Yne i Dardanis dergoi ngushllimet e saja Familjes Rugova dhe tere popullit Shqiptar.[/quote]


[url]www.ibrahimrugova.net[/url]

Dilaver 23-01-06 21:03

[quote=Fshatari]Presidenti i parė i Kosovės tė lirė, Ibrahim Rugova, do tė pushojė pėrjetshėm nė varrezat e kombit pranė martirve dhe deshmorve tė Uēk-sė .
Ky ka qenė "amaneti" i presidentit para se tė ndahej nga kjo botė.[/quote]


Varrimi i Rugovės do tė jetė kombėtar dhe shtetėror, thotė Hamiti


Prishtinė, 23 janar 2006 (Kosovapress) Time: 19 : 11

Naser Rugova, kėshilltar i kryeministrit dhe i afėrm i Ibrahim Rugovės, ka thėnė pėr Kosovapress se varrimi i kryetarit tė vendit do tė bėhet nė varrezat e dėshmorėve nė lagjen “Velania” tė Prishtinės. Roje nderi gjatė tėrė ditės ka bėrė Garda e Trupave Mbrojtėse tė Kosovės, ndėrkaq nė orėt e mbrėmjes rojė nderi janė duke bėrė pjesėtarėt e SHPK-sė.

Lona 24-01-06 13:06

Kosova nuk dëshiron përfaqësues serbë në varrimin e Rugovës

Prishtinë, 24.11.2006, 12:40


Asnjë përfaqësues zyrtar i autoriteteve të Serbisë nuk do të jetë i mirëseardhur në varrimin e kryetarit të Kosovës Ibrahim Rugova.

Këtë, siç transmeton agjencia e lajmeve Makfaks, e shkruan sot shtypi në Prishtinë, duke iu referuar burimit anonim në Qeverinë e Kosovës.

Duke komentuar paralajmërimin e kryetarit serb Boris Tadiq për prani në varrimin, një përfaqësues i Qeverisë së Kosovës i cili ka kërkuar të mbetet anonim, ka thënë se Kosova nuk dëshiron prani të Beogradit në lamtumirën e fundit të kryetarit të vet.

Shtypi në Prishtinë bën të ditur se Tadiqi ka kërkuar nga UNMIK-u që t`i mundësojë të enjten të marrë pjesë në varrimin e Rugovës, porse, administrata civile e Kosovës, tani për tani, nuk jep informata për kërkesën e kryetarit serb. /Makfaks/

Lona 24-01-06 13:10

Shqipėria me njė delegacion 30 anėtarėsh nė varrimin e Rugovės

Tiranė, 09:20


Shqipėria nė varrimin e kryetarit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, qė do tė mbahet tė enjten, do tė jetė e pranishme me njė delegacion 30 anėtarėsh, lajmėron korrespondenti i Makfaks-it nga Tirana.

Delegacionin do ta kryesojė kryetari i kėtij shteti Alfred Moisiu, ndėrsa nė tė do tė jenė edhe kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ish-kryeministri Fatos Nano, ish-kryetari Rexhep Mejdani, si dhe disa pėrfaqėsues tė partive politike tė kėtij vendi.

Kuvendi shqiptar mbrėmė mbajti seancė komemorative kushtuar kryetarit tė ndjerė tė Kosovės, Ibrahim Rugova.

Lona 24-01-06 14:02

[b]TMK-ja ka përgjegjësi të plotë për organizimin dhe mbarëvajtjen e ceremonisë së varrimit të Presidentit Rugova [/b]

Këshilli Organizativ për organizimin e ceremonisë së varrimit të kryetarit Rugova, ua ka caktuar Trupave të Mbrojtjes së Kosovës për detyrë të bëjnë nderime gjatë homazheve dhe të përcjelljes së funeralit me nderime ceremoniale.

Nga data 23.01.2006, në orën 8.00 – Njësitë e nderit të TMK-së do të qëndrojnë pranë arkivolit të presidentit në Hollin e Kuvendit të Kosovës gjatë homazheve treditëshe Më 26 janar, Trupat e Mbrojtjes së Kosovës kanë përgjegjësinë e plotë të përcjelljes së funeralit nga Kuvendi i Kosovës deri te Salla e Sportit “ 1 Tetori”, në Qendrën e Studentëve, ku do të bëhet ceremonia e fundit lamtumirës. Organizimi dhe mbarëvajtja e ceremonisë janë përgjegjësi e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës.

Në përfundim të kësaj ceremonie TMK do të përcjellë me nderime arkivolin e presidentit deri në varreza dhe me rastin e lëshimit të trupit në varr do të përcillet me të shtëna nderi.

Për këtë ceremoni Komandanti i TMK-së ka urdhëruar ngritjen e gatishmërisë dhe angazhimin e të gjitha Zonave dhe Njësive Vartëse të TMK-së, thuhet në një kumtesë për media të nënshkruar nga Zëdhënësi i TMK-së, kolonel Shemsi Syla

Lona 24-01-06 14:05

[b]Rugova, Kosova me himn dhe flamur[/b]

Flamuri i Kosovės i ideuar nga Rugova, ka simbolet e Dardanisė antike, krahinė e Ilirisė sė lashtė.

Ky ėshtė flamuri qė ruan simbolin kombėtar shqiptar, shqiponjėn dykrerėshe, por nė njė fushė blu qė simbolizon shtetin e pavarur tė Kosovės. Kjo hyn nė ngjyrat e Bashkimit Evropian dhe paralajmėron edhe tė ardhmen e integrimeve euroatlantike tė Kosovės. Kryetari i shtetit e ideoi kėtė si flamur shtetėror tė Kosovės, por flamuri kombėtar mbetet ai qė ėshtė edhe pėr shqiptarėt e Kosovės.Himni i Kosovės ėshtė njė kėngė e vjetėr patriotike e ēetave kryengritėse tė vitit 1910 dhe paraqet luftėn, idealet dhe ėndrrėn e shqiptarėve tė Kosovės pėr shtet, liri e pavarėsi. Ai ėshtė ndryshuar sė fundmi, po pėrsėri me idenė e Presidentit tė Kosovės.

/ 24 01 2006/V.H.

Urata 24-01-06 22:08

[b]Komuna e Prishtinės organizon transportin pėr qytetarėt[/b]
Prishtinė, 24 janar - Tė gjithė qytetarėt qė udhėtojnė me tren nė linjat Kaēanik Fushė Kosovė dhe Mitrovicė Fushė Kosovė, pėr t'i bėrė homazhe trupit tė pajetė tė Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova, transporti i tyre i organizuar sot dhe nesėr do tė bėhet deri nė Prishtinė, mbrapa Pallatit tė Rinisė. Kjo marrėveshje ėshtė arritur sot, pas njė takimi tė drejtorit pėr Shėrbime Publike dhe Komunikacion nė Komunėn e Prishtinės, Avdurrahman Krasniqi dhe pėrfaqėsuesve tė Hekurudhave tė Kosovėsa. Transporti i qytetarėve qė udhėtojnė nė kėtė linja pėr homazhe, nė tė dy drejtimet do tė bėhet pa pagesė.
Ndėrkaq, pėr ditėn e varrimit mė 26 janar qytetarėt qė udhėtojnė nė kėto dy linja rreth organizimit si dhe pėr mundėsin e angazhimit tė njė linje nga Peja pėr nė Prishtinė, do tė informohen me kohė, thuhet nė njė njoftim tė komunės sė Prshtinės.

[b]JU LUMTE![/b]

Psikologu 24-01-06 22:19

[b]Mijėra qytetarė dhe zyrtarė vendorė e ndėrkombėtarė po i bėjnė homazhe kryetarit Ibrahim Rugova

TMK konfirmon se ka marrė pėrgjegjėsinė pėr nderimet ushtarake gjatė ceremonive mortore tė kryetarit Rugova

Prishtina ofron transport pėr ata qė vijnė nga anė tė ndryshme tė vendit pėr t'i bėrė nderime kryetarit Rugova

Meteorologėt thonė se ditėn e varrimit tė kryetarit Rugova, temperaturat do tė jenė mė tė larta

Ushtarakėt gjerman tė KFOR-it nė Prizren thonė se ndjejnė dhimbje pėr kryetarin e Kosovės

Aeroporti ka siguruar derivatet, mbėrrin nė 40 numri i kėrkesave pėr aterrime shtesė

UNMIK-u i thotė Tadic-it se s'ėshtė moment i pėrshatshėm pėr tė ardhur nė Kosovė

KFOR shpėrndanė pamflete pėrmes tė cilave ngushėllon pėr vdekjen e kryetarit Rugova

Shtohen hyrjet nėpėr pikat e kalimit kufitar, policia thotė se rrugėt janė tė kalueshme

Homazhe nė Akademinė e Shkencave tė Shqipėrisė pėr kryetarin Rugova[/b]

Lona 25-01-06 11:26

24.01.2006
[b]Këshilli Ekzekutiv i Varrimit të Presidentit Rugova, i mbledhur sot pasdite nën drejtimin e kryetarit të Këshillit, akademik Nexhat Dacit, u njoftua për punët përgatitore që kanë bërë grupet operative për organizimin e ceremonisë së varrimit të Presidentit Rugova. [/b]

Këshilli vlerësoi se përgatitjet po shkojnë me ritmet e planifikuara, duke veçuar punën e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës (TMK) dhe të Shërbimit Policor të Kosovës (SHPK) në gjithë këtë proces. Gjithashtu, Këshilli sërish vlerësoi lart sjelljen dinjitoze dhe devotshmërinë e qytetarëve të Kosovës, të cilët në numër të madh vazhdojnë të bëjnë homazhe në nderim të figurës së Presidentit Ibrahim Rugova.
Këshilli i Varrimit miratoi elementet kryesore të protokolit të ceremonisë së varrimit të Presidentit. Ceremonia qendrore do të mbahet ditën e enjte në Sallën "1 Tetori", duke filluar nga ora 13:00, ndërsa varrimi në Varrezat e Dëshmorëve në lagjen "Velania" të Prishtinës.
Në ceremoninë zyrtare në sallën "1 Tetori" fjalë rasti do të mbajnë: shefi i UNMIK-ut Soren Jesen Petersen, kryetari i Kuvendit të Kosovës, akademik Nexhat Daci, kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, nënkryetari i LDK-së, Kolë Berisha, dhe përfaqësuesi i familjes së Presidentit Rugova.
Këshilli i Varrimit u njoftua se delegacione të shumta nivelesh të ndryshme qeveritare kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në ceremonitë mortore të Presidentit Rugova.
Orari për homazhet publike në hollin e Kuvendit të Kosovës për ditën e mërkurë mbetet ai që ishte shpallur në fillim, nga ora 09:00 deri në 18:00. Mirëpo, do të ushtrohet fleksibiliet ndaj fluksit eventual të madh të qytetarëve në orët e pasdites.
Këshilli Ekzekutiv i Varrimit do të mblidhet të mërkurën në orën 17:00 në ndërtesën e Qeverisë, për të saktësuar detajet përfundimtare të ceremonisë së funeralit të Presidentit Rugova, thuhet në një komunikatë të Këshillit. qik

Lona 25-01-06 12:59

[b]Rugova do të varroset nesër[/b]
Prishtinë, 25.01.2006, 12:45


Rreth 40 delegacione të shteteve dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare do të jenë të pranishëm të enjten në Prishtinë në lamtumirën e fundit për kryetarin e Kosovës Ibrahim Rugova, lajmëroi sot Këshilli për varrim i Qeverisë kosovare.

Maqedoninë në varrimin e Rugovës duhet ta përfaqësojë shefi i shtetit Branko Cërvenkovski, ndërsa do të jenë të pranishëm edhe liderët politik shqiptarë në vend.

Janë paralajmëruar edhe burrështetas dhe përfaqësues të lartë të qeverive nga thuajse të gjitha vendet e rajonit, si dhe nga Bashkimi Evropian në emër të të cilave në varrimin do të jenë të pranishëm përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë Havier Solana dhe komesari për Zgjerim, Oli Ren.

Mbetet e hapur çështja nëse në varrimin do të jetë i pranishëm kryetari i Serbisë Boris Tadiq, i cili shprehu dëshirë dhe për këtë kërkoi leje nga UNMIK-u.

Pas shpalljes së lajmit se Këshilli për varrim i Qeverisë së Kosovës ka refuzuar kërkesën e Tadiqit, shefi i UNMIK-ut Soren Jesen Petersen deklaroi se vendimi për këtë mbetet në familjen e Rugovës.

"Familja e kryetarit të ndjerë të Kosovës është ajo që duhet të vendosë nëse kryetari serb do të jetë i pranishëm në varrimin", deklaroi mbrëmë Peterseni pas takimit në Prishtinë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Nexhat Daci.

Kryetari i Kosovës Ibrahim Rugova do të varroset të enjten pasdite në varrezat e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në lagjen Velani të Prishtinës.

Shoqatat kosovare të veteranëve të UÇK-së sot përmes kumtesës porositën se janë kundër asaj që Rugova të varroset në varrezat në Velani.

Mediumet kosovare lajmërojnë se edhe krahas rezistencës së veteranëve të UÇK-së, punët rreth ceremonisë së nesërme zhvillohen me dinamikën e duhur.

Varrimi i Rugovës, në pajtim me dëshirën e anëtarëve të familjes së tij më të ngushtë, do të bëhet pa ceremoni fetare.

Në varrimin është paraparë të flasin pesë udhëheqës, prej të cilëve tani për tani është e njohur se do të mbajnë fjalim shefi i UNMIK-ut Soren Jesen Petersen dhe kryetari i Kuvendit Nexhat Daci.

Televizioni i Maqedonisë (TVM) me teknikë dhe personel do t`i ndihmojë Televizionit të Kosovës (RTK) në realizimin e transmetimit të ceremonisë mortore që drejtpërdrejt do të emetohet në programin në gjuhën shqipe të TVM-së.

Redaksia shqiptare në TVM lajmëroi se do të ndihmohet me dy automjete raportuese, teknikë me 40 persona profesionalë.

Këshilli për varrimin e kryetarit Rugova lajmëroi se aeroporti i Shkupit sot dhe nesër do t`i vihet në ndihmë aeroportit të Prishtinës për arritjen e delegacioneve për varrimin e nesërm.

Dilaver 25-01-06 19:32

[b]Mė shumė se 400 mijė veta [/b]i kanė bėrė deri mė sot homazhe Presidentit tė Kosovės Dr.Ibrahim Rugova, nė shenjė identifikimi me vullnetin e ikonės sė tyre historike. (deri tani)

Urata 25-01-06 19:59

[b]Ansambli "Rugova" i bėri homazhe Presidentit Rugova dhe ngushėlloi Kryesinė e LDK-sė
[/b]

[img]http://www.trepca.net/2006/presidenti/rugova_25_0_v1.jpg[/img]
--------------------------------------------------------------------------------

Prishtinė, 25 janar 2006 /TN /QIK - Anėtarėt e snsamblit autokton tė kėngėve dhe valleve "Rugova", tė veshur me kostume kombėtare, sot i bėnė homazhe Presidentit Rugova. Ky ansambėl kultivon traditėn burimore folklorike rugovase, krahinė e njohur kjo shqiptare, sė cilės i takon edhe familja e Presidentit Rugova.

Nė mesin e anėtarėve tė ansambilit ishin edhe moshat mė tė reja, tė cilėt do tė pėrcjellin kėtė traditė. Ky ansambėl, i ardhur nė tėrėsinė e tij pėr homazhe, mė pas ka ngushėlluar edhe kryesinė e LDK-sė, nė mesin e tė cilėve ishte edhe nėnkryetari Kolė Berisha.

Pas ngushėllimeve ata janė nėnshkruar edhe nė librin e zisė tė hapur nga LDK-ja, nė selinė e saj. Poashtu edhe nė selinė e LDK-sė, vazhdojnė tė vijnė numėr i madh i delegacioneve, si nga Zvicra, Suedia, Italia, Brukseli etj.

Urata 25-01-06 20:02

[b]Mesazhe ngushėllimi nga Bashkimi i Shoqatave Shqiptare dhe Arbėreshe nė Itali dhe tė tjera[/b]

[img]http://www.trepca.net/2006/foto/pres_rugova10.jpg[/img]



--------------------------------------------------------------------------------

Prishtinė, 25 janar 2006 /TN /QIK - Nė mesazhin e ngushėllimit qė ka arritur nga Bashkimi i Shoqatave Shqiptare dhe Arbėreshe nė Itali thuhet:

"Kombi ynė humbi njė figurė tė madhe, ēfarė tė rrallė i ka bota, njė intelektual tė rangut tė lartė botėror, njė politikan vizionar largpamės, njė luftėtar tė palodhshėm nė realizimin e aspiratave tona kombėtare – Presidentin e Parė tė Kosovės, Dr Ibrahim Rugova.

“Me veprėn e Tij, Rugova hyri nė historinė tonė kombėtare, duke zėnė vendin e merituar... menjėherė mbas Gjergj Kastriotit – Skėnderbeut dhe Gonxhe Bojaxhiut – Nėnės Tereze", thuhet nė ngushėllimet e kėsaj shoqate tė nėnshkruar nga Engjėll Koliqi.


Lidhja Shqiptare nė botė – Dega nė Itali: "Pranoni ngushėllimet tona pėr humbjen e Kolosit tė Madh tė Kombit – Ibrahim Rugova, ngushėllime qė ju vijnė prej zemrave tona tė djegura nga dhembja.

Tė jemi bashkė krenarė qė e patėm dhe ta nderojmė amanetin e tij pėr Kosovėn e Pavarur, pėr lirinė, paqen dhe demokracinė e mirėfilltė tė Kombit Shqiptar, tash e deri nė amshim.

Me lot nė sy e pėrnjėherėsh edhe me krenari, gjithmonė!", thuhet nė telegramin e kėsaj Lidhjeje.

Shoqata Shqiptare «KOSOVA»: "Lajmi pėr ndarjen e parakohshme fizike nga ne tė Presidentit Rugova, ka bombarduar keq zemrat tona mėrgimtare. Ju lutem pranoni ngushėllimet tona me porosinė pėr unitet kombėtar nė realizimin e aspiratave tona, ashtu siē na mėsonte gjithmonė Presidenti Rugova".

Shoqata Shqiptare «Shote Galica»: "Na ka tronditur tė gjithėve lajmi pėr ndėrrimin jetė tė Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova. Mirėpo, nė kėto ēaste dhembjeje, nė shpirtin tonė vjen edhe krenaria, kur dėgjon vlerėsimet nga mbarė bota se Rugova ishte njė personalitet i madh nė shėrbim tė paqes dhe tė dashurisė njerėzore dhe intelektual i mirėfilltė, qė do tė zėjė vendin e merituar nė historinė e mbarė njerėzimit!"

Bashkėsia Shqiptare nė Leko dhe rrethinė: "Ndėrroi jetė Babai i Pavarėsisė sė Kosovės, por nuk janė shuar aspiratat tona, qė do t'i realizojmė me frymėn e Shpirtit tė Shenjtė tė Ibrahim Rugovės! Ne shqiptarėt, qė nė Leko dhe rrethinė jemi rreth 3500, jemi tronditur thellė nė shpirt me humbjen e figurės sė madhe kombėtare – Ibrahim Rugova.

Ditėn e Madhe tė njohjes sė pavarėsisė do e kremtojmė me lot nė sy, por edhe me krenari, sepse shpirti i Rugovės do tė frymojė deri nė amshim nė zemrat e tė gjithė shqiptarėve!".

Urata 25-01-06 20:04

[b]Ekipi mjekėsor amerikan nga baza Landshtul bėri homazhe dhe i shprehu ngushėllime familjes sė Presidentit Rugova[/b]
[img]http://www.trepca.net/2006/presidenti/060125_amerikanet1.jpg[/img]

[img]http://www.trepca.net/2006/presidenti/060125_amerikanet2.jpg[/img]

--------------------------------------------------------------------------------



Prishtinė, 25 janar 2006 /TN /QIK - Ka qenė i prekshėm e emocional sot takimi i ekipit mjekėsor nga baza amerikane Landshtul tė Gjermanisė me familjen e Presidentit Rugova, i cili qė nga diagnostifikimi i sėmundjes sė rėndė tė Presidentit, ka bėrė ēmos pėr shėndetin e tij.

Guillermo Telez, nėnkolonel, kirurg, Joseph Flynn, major, onkolog dhe Kenny Davis, kapiten, teknik, sot bėnė homazhe para trupit tė pajetė tė Presidentit Rugova dhe i shprehėn ngushėllime familjes sė Presidentit, ku qėndruan pėr njė kohė tė shkurtėr edhe nė rezidencėn nė Velani.

Qė tė tre ata kanė ardhur shpesh nė Prishtinė nė rezidencėn nė Velani gjatė pesė muajve tė kaluara pėr ta shpėtuar jetėn e Presidentit nga sėmundja e rėndė.

Edhe gjatė momenteve tė fundit tė jetės sė Presidentit Rugova Tellez, Flin e Davis ishin pranė tij.

Urata 25-01-06 20:05

[b]FR i LDK-sė me njė mbledhje komemorative nderoi jetėn dhe veprėn e Presidentit Rugova[/b]
[img]http://www.trepca.net/2006/presidenti/060125_forumi.jpg[/img]

--------------------------------------------------------------------------------

Prishtinė, 25 janar 2006 /TN /QIK - Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike tė Kosovės mbajti sot njė mbledhje komemorative nė shenjė nderimi pėr jetėn dhe veprėn e Presidentit Ibrahim Rugova.

Kjo ceremoni mortore, e cila u mbajt nė sallėn e kuqe tė Pallatit tė Rinisė, filloi me njė minut heshtje, ndėrsa njė fjalė rasti e mbajti Sejdė Tolaj kryetar i Forumit Rinor tė LDK-sė, ku ndėr tė tjera tha:

“Ne kemi njė pėrparėsi ndaj gjeneratave tjera! Tė tjerėt kanė jetuar nė kohėra e sisteme tė ndryshme, ndėrsa ne i takojmė vetėm njė epoke – epokes sė Ibrahim Rugovės! Dhe pėr kėtė mburremi shumė!”

Tolaj theksoi se shtetet mund t’i krijojnė vetėm kolosėt dhe Dr.Ibrahim Rugova ishte i tillė, ndėr mė tė medhenjtė qė ndonjėherė ka patur populli shiptar. Andaj kolosėt nuk vdesin kurrė.

Tolaj theksoi se Presidenti Rugova ishte njeri i Kosovės, ishte udhėheqėsi shpirtėror e faktik, qė e lindi vet populli i Kosovės, duke shtuar se ai na shpėtoi nga shpėrbėrja e plotė si komb dhe na riktheu dinjitetin e nėpėrkėmbėmbur me shekuj.

Kreu i Forumi Rinor tė LDK-sė ka nėnvizuar se merita i takon Presidentit Rugova qė kaloi periudha e pasluftės pa tronditje e gabime, pėr ta bėrė kėtė vend tė vogėl shtet sovran e demokratik!

Urata 25-01-06 20:13

[b]Njė tren speciale nesėr niset nga Peja pėr nė Prishtinė[/b]Prishtinė, 25 janar - Nesėr mė 26 janar, tė gjithė ata qė dėshirojnė tė marrin pjesė nė varrimin e Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova, nga qyteti i Pejės nė mėnyrė tė organizuar nė orėn 8.50 min. niset treni i cili, nė Prishtinė prapa Pallatit tė Rinisė, arrin nė orėn 10.30, ndėrsa kthimi i trenit pėr nė Pejė bėhet nė 16.00. Itinerari i linjave hekurudhore nga Kaēaniku pėr nė Prishtinė dhe nga Mitrovicė nė Prishtinė, mbetėt i njėjtė.
Stacioni i zbritjes dhe i kthimit tė qytetarėve nga kėto qytete ėshtė mbrapa Pallatit tė Rinisė, nė Prishtinė

Urata 25-01-06 20:14

[b]Nesėr nga ora 07:00 deri 19:00 ndėrpritet transporti nė tė gjitha rrugėt magjistrale dhe rajonale[/b]
Prishtinė, 25 janar - Me qėllim qė ceremonia e funeralit tė Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova tė zhvillohet pa pengesa dhe sa mė mirė, ministri i Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit, Qemajl Ahmeti ka nxjerrė njė Urdhėresė pėr transportin e obliguar tė mallrave nė relacione dhe periudhė tė caktuar.
Me kėtė urdhėresė, e cila hyn nė fuqi menjėherė, ministri Ahmeti urdhėron tė gjithė drejtuesit e automjeteve tė transportit tė mallrave, qė me datėn 26 janar nga ora 07:00 deri nė orėn 19:00 tė ndėrpritet transporti nė tė gjitha rrugėt magjistrale dhe rajonale tė Kosovės

Urata 25-01-06 20:14

[b]KFOR-i nderon Presidentin Rugova[/b]
Prishtinė, 25 janar – Qė nga e marta, KFOR-i ka filluar shpėrndarjen e postereve nėpėr rrugėt e Prishtinės, me tė cilat i shprehin ngushėllime familjes dhe popullit tė Kosovės pėr Presidentin Dr Ibrahim Rugova dhe i sigurojnė qytetarėt se mbėshtetja e paqeruajtėsve ndėrkombėtarė tė NATO-s (KFOR) do tė vazhdojė edhe mė tej. Nė posterin, qė ushtarėt e KFOR-it po ua shpėrndajnė qytetarėve dhe i cili po emitohet nė mediat elektronike dhe po botohet nė mediat e shkruara, thuhet:
“President i Kosovės, Zoti Ibrahim Rugova ndėrroi jetė pas njė sėmundjeje tė rėndė dhe tė gjatė. Ne i shprehim ngushėllime tė sinqerta tė gjithė qytetarėve tė Kosovės dhe nderojmė kujtimin pėr tė dhe dėshirėn e tij pėr paqe. Qytetarėt e Kosovės mund tė llogarisin nė pėrkrahjen e vazhdueshme tė KFOR-it.”, thuhet nė posterin e KFOR-it.

Urata 25-01-06 20:15

[b]Hotel "Grand" i rezervuar nė tėrėsi[/b]Prishtinė, 25 janar - Zyrtarėt e hotelit "Grand" kanė bėrė tė ditur se janė rezervuar gati tė gjitha kapacitetet e kėtij hoteli reprezentativ tė Kosovės. Pjesa mė e mirė e hotelit tashmė ėshtė rezervuar pėr delegacionet e huaja. Shqipėria ėshtė vendi qė ka rezervuar mė sė shumti vende. Qeveria e saj ka rezervuar 23 vende, por nga Shqipėria pritet tė vijnė 50 vetė. Po kėshtu Princ Leka ka rezervuar dhe do tė vijė sėrish nesėr pėr tė marrė pjesė nė varrimin e Presidentit Rugova. Nga Mali i Zi ėshtė konfirmuar rezervimi i 10 vendeve. Nė kėtė hotel kanė rezervuar vende Kroacia, Holanda, Indija, Malajzia, Austria. Nga SHBA janė rezervuar mbi 26 vende, ndėr ta edhe biznesmeni shqiptar Hari Bajraktari, nga Gjermania janė rezervuar vendet pėr njė delegacion 10 anėtarėsh, Rusia ka rezervuar 4 vende, Norvegjia 3 vende. Nė hotelin "Grand" ka rezervuar edhe i mirėnjohuri Kai Aide, ambasadori norvegjez nė NATO dhe ish-i dėrguari i Sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė, Kofi Anan, pėr Kosovė. Edhe nė hotelet e tjera tė Prishtinės dhe tė Kosovės ka pasur rezervime tė pjesėmarrėsve nga vendet e ndryshme tė botės nė ceremoninė mortore tė Presidentit Dr. Ibrahim Kosova.

Urata 25-01-06 20:15

[b]Katrinė Kolona e Bernar Kushner e pėrfaqėsojnė Francėn nė varrimin e Presidentit Rugova[/b]
Prishtinė, 25 janar - Katrinė Kolona, ministre e deleguar pėr Ēėshtjet Evropiane, do ta pėrfaqėsojė Francėn nė varrimin e Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova. Ajo do tė jetė e shoqėruar nga Bernar Kushner, ish-pėrfaqėsuesi i parė special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė, nė vitet 1999-2001, ka njoftuar Ministrisa franceze e Punėve tė Jashtme.

Urata 25-01-06 20:20

Homazhet pėr Presidentin Rugova vazhdojnė pėr tė tretėn ditė me radhė

[img]http://www.trepca.net/2006/presidenti/060125homazhe01.jpg[/img]

[img]http://www.trepca.net/2006/presidenti/060125homazhe02.jpg[/img]


--------------------------------------------------------------------------------

Prishtinė, 25 janar 2006 /TN /QIK - Homazhet pėr Presidentin Rugova po vazhdojnė pėr tė tretėn ditė me radhė.

Me gjithė temperaturat e ulta (deri nė minus 15 gradė), edhe nė orėt e sotme tė mėngjesit qytetarė tė shumtė presin nė rresht pėr t'i bėrė nderimet e fundit Presidentit tė Kosovės.

Ata vijnė nga vise tė ndryshme tė Kosovės, shumė prej tyre me portretin nė duar tė Presidentit.

Kanė ardhur edhe shumė bashkatdhetarė tanė nga Evropa, SHBA-ja dhe vendet e tjera.
Po ashtu edhe nė tė gjitha qytetet e Kosovės po bėhen homazhe pėr Presidentin Rugova, ku janė hapur edhe librat e zisė.

Janė mbajtur edhe mbledhje komemorative si nė Gjakovė, Pejė, Istog, Mitrovicė, Prizren, Fezizaj, Gjilan Podujevė, Drenas, Skėnderaj, etj.

Homazhe nė hollin e Kuvendit tė Kosovės do tė bėhen edhe nesėr paradite.

Ndėrkohė, po bėhen pėrgatitjet intensive pėr zhvillimin e ceremonive mortore pėr ditėn e nesėrme mė 26 janar, pėr t'i dhėnė lamtumirėn e fundit Presidentit Rugova.

Zana_ch 25-01-06 20:26

[b]AKTIVITETE INTENSIVE NĖ AEROPORTIN E PRISHTINĖS[/b]



Albana Isufi, Prishtinė


Aeroporti i Prishtinės ėshtė vėrshuar sot nga fluturimet speciale, me tė cilat, delegacione shtetėrore dhe personalitete botėrore nga shtete tė ndryshme po mbėrrijnė nė Prishtinė, pėr tė marrė pjesė nė varrimin e nesėrm tė presidentit Ibrahim Rugova.
Zėvendėsdrejtori i pėrgjithshėm i aeroportit tė Prishtinės, Afrim Aziri, thotė se vetėm gjatė ditės sė sotme kanė mbėrritur 26 aeroplanė speciale, ushtarakė dhe komercialė dhe po aq do tė largohen nga aeroporti i Prishtinės.
Aziri thotė qė kanė pėrgatitur edhe plane emergjente nė rast tė shtimit tė numrit tė fluturimeve.
“Aeroporti i Prishtinės i ka kryer tė gjitha pėrgatitjet e domosdoshme pėr pritjen e fluksit tė trafikut. Deri tash nuk kemi probleme serioze, i kemi planifikuar tė gjitha aktivitetet dhe nė rast emergjente kemi planet rezervė, tė cilat i zbatojmė nė rast se rritet numri i trafikut. Sa i pėrket infrastrukturės, edhe tė gjitha tjerave, aeroporti i Prishtinės ėshtė nė gjendje gatishmėrie pėr ta pėrballuar ēdo befasi”.
Edhe kompanitė hoteliere nė Prishtinė janė mobilizuar pėr tė pritur numrin e madh tė mysafirėve nga bota e rajoni.
Sabri Mikullovci, drejtor i Hotelit Grand, njėri nga hotelet mė tė mėdha qė gjendet nė qendėr tė Prishtinės, thotė se vetėm pėr mysafirėt e qeverisė janė rezervuar qindra shtretėr. Ai thotė se pothuajse tė gjitha vendet tashmė janė zėnė.
“400 shtretėr janė nė dispozicion tė qeverisė, me numrin me tė madh ėshtė delegacioni i Shqipėrisė dhe i Malit tė Zi dhe shumė rezervime kanė bėrė zyrat diplomatike evropiane”.
Nė anėn tjetėr Shėrbimi Policor i Kosovės, qė nga e shtuna, ditėn kur edhe ndėrroi jetė presidenti Ibrahim Rugova, ka rritur masat e sigurisė, duke shtuar numrin e policėve nė rrugė.
Zėdhėnėsja Sabrije Kamberi thotė se Shėrbimi Policor i Kosovės deri tash ėshtė fokusuar mė shumė nė ruajtjen e rendit nė kryeqytet, pėrkatėsisht para ndėrtesės sė Kuvendit, ku qytetarė tė shumtė po i bėjnė homazhe presidentit Ibrahim Rugova, trupi i pajetė i tė cilit tash 3 ditė ėshtė i vendosur nė ndėrtesėn e Kuvendit tė Kosovės. Por, pėr shkak se nga aeroporti i Prishtinės delegacione tė huaja shtetėrore po vėrshojnė nga Prishtinė, Kamberi thotė se SHPK ka shtuar pjesėmarrjen e policėve nė kėtė rrugė magjistrale.
“Pėrveē patrullimeve rutinore qė po i bėjnė, janė tė vendosur edhe nė pika kontrolli nė mėnyrė qė ta vėzhgojnė mė pėr sė afėrmi situatėn se si ėshtė duke rrjedhur trafiku dhe tė gjithė kėto”.
Shėrbimi Policor i Kosovės ėshtė ngarkuar nga kėshilli ekzekutiv i varrimit tė presidentit, qė tė ruajė sigurinė gjatė gjithė kohės sa zgjasin ceremonitė mortore. Vetėm nė rast nevoje, SHPK do tė ndihmohet nga KFOR-i dhe policia e UNMIK-ut.
Ndėrkohė, Ministri i Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit, Qemajl Ahmeti, ka lėshuar njė urdhėresė, me tė cilėn urdhėrohen tė gjithė drejtuesit e automjeteve tė transportit tė mallėrave, qė nesėr nga ora 07:00 deri nė orėn 19:00 tė ndėrpresin transportin nė tė gjitha rrugėt magjistrale dhe rajonale tė Kosovės.

Fshatari 25-01-06 21:26

[quote=Urata][b]Katrinė Kolona e Bernar Kushner e pėrfaqėsojnė Francėn nė varrimin e Presidentit Rugova[/b]
Prishtinė, 25 janar - Katrinė Kolona, ministre e deleguar pėr Ēėshtjet Evropiane, do ta pėrfaqėsojė Francėn nė varrimin e Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova. Ajo do tė jetė e shoqėruar nga Bernar Kushner, ish-pėrfaqėsuesi i parė special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė, nė vitet 1999-2001, ka njoftuar Ministrisa franceze e Punėve tė Jashtme.[/quote]

Artikull i Bernard Couchner, botuar dje me 24 janar nė gazetėn mė tė njohur franceze, "Le Monde" [b]:"...Sans lui, sans son obstination lisse, sans la persistance de son refus, il n'y aurait aujourd'hui ni Kosovo ni espoir de liberté pour cette province serbe...".[/b].
Pėrkthim : "Pa tė(Rugovėn), pa kokėfortėsinė e tij tė butė, pa kėmbźnguljen e tij tė vazhdueshėm, sot nuk do tė kishte as Kosovė as shpresė pėr lirinė nė kėtė [b]provincė serbe..."[/b].
Pėr shprehjen se Kosova ėshtė "territor i serbisė", tadiē shkaut iu ėshtź refuzuar ardhja nė funeralin e presidentit Rugova.
"Provincė serbe" dhe "territor serb" kanė kuptim tė njėjtė.
Nuk duhet diskriminuar : pėr deklarata publike tė njėjta u duhet rezervuar i njėjti tretman : tadiēit dhe kushnerit nuk u duhet lejuar hyrja nė Kosovė.

MemphiSx 25-01-06 22:41

Edhe ne kto ore te vona,e shum te ftohta vargu i njerzve ska te ndalur,per ti bere homazhe Presidentit Rugova.
Edhe ne zyret e LDK-se ne Prishtine,edhe tani ne kto momente turma njerzish vijn qe te ngushllojn Kryesin e LDK-se,dhe te lejn mesazhet e tyre ne Librin Perkujtimor.
Deri ne momentin kur do te ndahemi(fizikisht)nga Presidenti Rugova,kan mbet shum pak kohe.
Lutemi per Presidentin Rugova,qe te prehet ne paqe.

Faleminderit,Familje Rugova qe na dhurove nje bir Kosove.

Fshatari 26-01-06 12:45

Nisin ceremonite per varrimin e presidentit Rugova. Trupi i pajete trasportohet drejt salles “1 Tetori”



Nga Ina Koxha-Daniela Bonollari
PRISHTINE (26 Janar)


Ora 12:36-Mberrin ne sallen "1 Tetori“ princi shqiptar Leka Zogu I . Sapo ka mberritur ne Sallen "1 Tetori“ edhe princi shqiptar Leka Zogu i Ii cili gjithashtu po kryen homazhe ne trupin e pajete te Rugoves. Dje ai eshte pritur nga kryeparlamentari, Nexhat Daci.

Ora 12:35-Delegacioni maqedonas mberrin ne sallen "1 Tetori". Presidenti i Maqedonise Branko Cervenkovski ka hyre ne sallen e madhe ku eshte vendosur trupi i pajete i Presidentit Ibrahim Rugova dhe po ben nderimet e fundit per te ndjerin.

Ora 12:30-Kryeadministratori Soren Jesen Petersen dhe Kryeministri Bajram Kosumi ulur prane njeri tjetrit. Dy drejtuesit kryesore te Kosoves pasi kane bere homazhet e fundit prane trupit te pajete te Presidentit Ibrahim Rugova jane ulur prane njeri-tjetrit ne sallen "1 Tetori".

Ora 12:20-Ne aeroportin e Prishtines ka mberritur delegacioni i fundit, ai slloven. Sapo ka zbritur ne aeroportin e Prishtines delegacioni i shtetit te Sllovenise, i fundit qe pritej te mberrinte ne Prishtine per t'i bere nderimet e fundit Ibrahim Rugoves. 25 Fluturime "VIP“ jane bere ne drejtim te Prishtines dhe mesohet se nuk kane pasur probleme pavaresisht kohes se keqe.

Ora 12:18-Mberrin ne sallen "1 Tetori" delegacioni i Shqiperise, kryesuar nga Presidenti Moisiu. Presidenti Alfred Moisiu, kryeministri Sali Berisha, kryeparlamentarja, Jozefina Topalli nenkryetari i Partise Demokratike, Bamir Topi, Ministri i Jashtem Besnik Mustafaj sapo kane mberritur ne sallen "1 Tetori" per ceremonine perkujtimore ndaj Presidentit Rugova. Delegacioni shqiptar po kryen homazhe para trupit te pajete te Rugoves.

Ora 12:17-Ahtisar nderon para trupit te pajete te Rugoves. I derguari i Kombeve te Bashkuara per procesin e negociatave per te ardhmen e Kosoves dhe njekohesisht kryenegociator i tyre, Marti Ahtisar beri homazhe para trupit te pajete te liderit kosovar Ibrahim Rugova.

Ora 12:15-Opozita kosovare homazhe para trupit te pajete te Presidentit Rugova ne sallen “1 Tetori”. Kreu i PDK, Hashim Thaci, Kreu i Ora, Veton Surroi dy figura te opozites politike kosovare dhe i sapoliruari nga burgu i Hages, Fatmir Limaj kane mberritur ne sallen “1 Tetori” ku po bejne homazhe para trupit te pajete te Ibrahim Rugoves.

Ora 12:05-Delegacionet e huaja lene shenimin e tyre ne librin e zise. Ministrja e Jashtme e Zvicres, Mishel Kalmi Rej, ministri i Jashtem gjerman Franc Valter Shtajnmajer dhe eurodeputetja Doris Pak jane personalitetet nga delegacionet pjesemarrese te huaja qe deri me tani kane lene shenimin e tyre ne librin e zise, i cili eshte hapur me rastin e vdekjes se Presidentit Ibrahim Rugova.

Ora 12:02-Pritet mberritja e Havier Solanes ne sallen e Homazheve. Nderkohe, delegacione tjera jane duke arritur ne sallen “1 Tetori”. Deri ne ora 13.00 pritet te arrijne edhe shefi i diplomacise evropiane Havier Solana, komisionari evropian per Zgjerim Oli Ren, pastaj delegacioni i larte shteteror i Shqiperise udhehequr nga presidenti Alfred Moisiu, pastaj presidenti i Maqedonise Branko Cervenkovski, ai i Sllovenise Janez Dernovshek, delegacioni presidencial i SHBA-ve, ai i Britanise se Madhe, Gjermanise, etj. Jane gjithsej 36 delegacione qe kane paralajmeruar ardhjen ne ceremonine e varrimit te kryetarit te ndjere Ibrahim Rugova.

Ora 12:00-Tirane, qytetaret kryeqytetas keqardhje per humbjen e Rugoves. Banore te Tiranes shprehin keqardhjen per humbjen e Rugoves. Nga Tirana ku pritet te mbahet nje minute heshtje ne nderim te Rugoves qytetare te shumte shprehim konsideratat me te larta per Presidentin Rugova dhe e cilesojne vdekjen e tij te parakohshme. „Ai e ka dashur aq shume pavaresine e Kosoves. Nuk mundi t’a shohe dot te lire vendin e tij. Shpresojme qe endrra e tij te plotesohet“, shprehen ata.

Ora 11:55-Vatikani homazhe mbi trupin e Rugoves. Sapo ka bere homazhe trupit te pajete te kryetarit te Kosoves, Ibrahim Rugova, delegacioni i Vatikanit. Nderkohe ne sallen „1 Tetori“ po pritet qe edhe delegacionet e tjera te vazhdojne te bejne homazhe. Pasi pershkoi kryeqytetin, i vendosur ne Shtratin e Topit, me nderime te larta te Togut te Nderit te Trupave te Mbrojtjes se Kosoves (TMK), i percjelle nga zyrtare te larte vendas e nderkombetare si dhe nga mijera qytetare qe percillnin parakalimin ne te dy anet e rrugeve. Ne kete ceremoni do te marrin pjese 36 delegacione te huaja, perfaqesues te institucioneve te vendit dhe misionit nderkombetar ne Kosove, KFOR-it, zyrave te huaja diplomatike ne Prishtine.

Ora 11:45-Atmosfera ne Shqiperi e ‘heshtur’, ne nderim te Rugoves. Ne Shqiperi atmosfera eshte gjithashtu e trishte ne diten kur do t’i jepet lamtumira presidentit te Kosoves Ibrahim Rugova. Te gjitha veprimtarite kulturore, artistike dhe sportive jane pezulluar dhe jane shtyre per nje date te mevonshme dhe flamuri kombetar eshte vendosur tashme ne gjysmeshtize. Nderkohe qe me kerkese te qeverise te gjitha radiotelevizionet po respektojne diten e zise duke transmetuar muzike funeber apo te lehte. Ne momentin kur arkivoli me trupin e Presidentit Rugova do te zbrese ne banesen e fundit ne varrezat ne Kodren e diellit ne Prishtine aty ku prehen edhe lufteraret e UCK e gjithe Shqiperia do te ndalet. Nje minute heshtje dhe te gjitha borite e makinave do te degjohen ne shenje nderimi per presidentin kosovar qe nderoi jete.

Ora 11:40-tridhjete e gjashte delegacione te huaja marrin pjese ne ceremonine perkujtimore ne sallen “1 Tetori”. Ne ceremonine perkujtimore per Rugoven ne sallen “1 Tetori” ne Prishtine do te marrin pjese 36 delegacione te huaja, perfaqesues te institucioneve te vendit dhe misionit nderkombetar ne Kosove, KFOR-it, zyrave te huaja diplomatike ne Prishtine. Ndryshe, gjate gjithe rruges prej hollit te Kuvendit te Kosoves e deri te salla “1 Tetori”, kortezhi eshte percjelle nga qytetare te shumte qe kishin dale t’i benin pershendetjet e fundit kryetarit te ndjere Ibrahim Rugova.

Ora 11:25-Delegacioni i partise socialiste mberrin ne sallen 1 Tetori. Delegacione te shumta nga vendi dhe bota jane duke arritur ne sallen “1 Tetori” ne Prishtine, ku ne ora 13.00 pritet te filloje ceremonia kryesore me rastin e varrimit te kryetarit te ndjere Ibrahim Rugova. Deri tani ka ardhur nje delegacion i Partise Socialiste te Shqiperise me ne krye Edi Ramen, nje delegacioni i Partise te Bashkimit Demokratik per Integrim i Maqedonise me ne krye Ali Ahmetin, ish-kryeministri Ilir Meta, kryetar i LSI-se, nje delegacion nga Ukraina, ish-shefi i UNMIK-ut Mihajl Shtajner, nje delegacion nga Vatikani kryesuar nga kryeipeshkvi Pier Luigi Celata, pastaj delegacione nga Franca me ne krye ministren per ceshtje evropiane Ketrin Kolona, ne delegacion nga Turqia, Mali i Zi, Pakistani, etj.

Ora 11:20-Delegacionet e huaja mberrijne ne sallen “1 Tetori”, homazhe para trupit te Rugoves. Delegacionet e huaja po akomodohen ne sallen “1 Tetori” ku pritet te filloje ceremonia perkujtimore per Presidentin Ibrahim Rugova. Personalitete te larta te institucioneve kosovare, nderkombetare dhe te huaja po mberrijne ne sallen “1 Tetori” per t’i bere homazhe Rugoves. Kreu i Partise Socialiste, Edi Rama, Sekretari i Pergjithshem i PS, Pandeli Majko e Arta Dade kane bere homazhe para trupit te pajete te Ibrahim Rugoves. Homazhe kane bere dhe boksieri i mirenjohur kosovar, Luan Krasniqi e kreu i BDI ne Maqedoni, Ali Ahmeti.

Ora 10:20-Trupi i pajete i presidentit Ibrahim Rugova eshte vendosur ne qender te palestres “1 Tetori” ne Prishtine ku do te zhvillohet ceremonia perkujtimore. Ne sallen “1 Tetori” pritet te flasin: Kryeadministratori Soren Jesen Petersen, Kryeministri Bajram Kosumi, Perfaqesuesi i Larte i BE se, Javier Solana, Nenkryetari i LDK se, Kole Berisha, Perfaqesuesi i SHBA ve, Sekretari Alphonso Jackson, i deleguar i Presidentit Bush dhe Kyetari i Kuvendit te Kosoves, Akademik Nexhat Daci.

Ora 09:20-Sot Kosova i jep lamtumiren e fundit Presidentit te vet, Dr.Ibrahim Rugova, i cili do te prehet ne Varrezat e Deshmoreve ne lagjen Velania ne Prishtine. Ceremonite e sotme filluan qe nga ora 8.00 dhe deri ne oren 9.00
Njesiti i TMK se i beri nderime Presidentit Rugova, ne hollin e Kuvendit te Kosoves.

Ne oren 9 e 15 minuta para Kuvendit te Kosoves trupi i Rugoves i mbuluar me flamurin e Dardanise eshte nisur per ne palestren "1 Tetori", ku do te zhvillohen ceremonite kryesore te funeralit dhe ku do te mbahen rreth 6 fjalime per Presidentin Rugova. Rruga qe do te pershkroje trupi nga Kuvendi drejt palestres “1 Tetori” eshte rreth 3 kilometra dhe kalon mes per mes Prishtines.
Kortezhi, te cilit i jane bashkuar zyrtaret me te larte te Kosoves dhe shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, po kalon neper sheshin "Skenderbej" dhe rrugen "Nena Tereze" drejt salles "1 Tetori" ne Qendren e Studenteve, ku do te zhvillohet ceremonia zyrtare dhe perkujtimore. Prane arkivolit jane 7 kurora lulesh, nga familja e Presidentit, UNMIK-u, KFOR-i, Presidenca, Qeveria, Kuvendi dhe LDK-ja . Rreshta te gjate te qytetareve qendrojne te heshtur aneve te rruges nga po kalon kortezhi mortor ndersa Sherbimi Policor i Kosoves dhe UNMIK kane shtuar masat e sigurise.

Ne sallen “1 Tetori” pritet te flasin: Kryeadministratori Soren Jesen Petersen, Kryeministri Bajram Kosumi, Perfaqesuesi i Larte i BE se, Javier Solana, Nenkryetari i LDK se, Kole Berisha, Perfaqesuesi i SHBA ve, Sekretari Alphonso Jackson, i deleguar i Presidentit Bush dhe Kyetari i Kuvendit te Kosoves, Akademik Nexhat Daci.
Gjate kater diteve te kaluara me qindra mijera qytetare te Kosoves, por edhe nga vise e tjera shqiptare dhe diaspora, neper nje kohe te acarte, i bene homazhe dhe nderuan me pietet te madh Presidentin qe tashme te gjithe e quajne historik te Kosoves.
Tashme kane mberritur ne Prishtine shume delegacione te jashtme ne nivel presidentesh, ministrash, ambasadoresh dhe diplomatesh te niveleve e te ndryshme.
Keshilli ritheksoi se gjate 15 diteve te zise se shpallur kombetare, qe ka filluar te henen me 23 janar 2006, nuk do te kete aktivitete politike, kulturore dhe sportive.

Keshilli i Varrimit ne perberje te gjere do te takohet diten e premte, ne ora 11:00, ne ndertesen e Qeverise per te vleresuar mbarevajtjen e ceremonive perkujtuese dhe mortore per Presidentitn e ndjere, Dr. Ibrahim Rugova.

Ora 09:00-Presidenti i Kosoves do te varroset ne oren 15.00 ne Varrezat e Deshmoreve ne Velani. Ceremonia zyrtare mortore per kryetarin e ndjere te Kosoves, Ibrahim Rugova do te mbahet sot ne sallen “1 Tetori” ne oren 13, nderkohe qe varrimi, i percjelle me fjalimet e zyrtareve te larte vendore e nderkombetare, dhe me te shtena te Togut te Nderit te Trupave Mbrojtese te Kosoves, do te behet ne oren 15 ne Varrezat e Deshmoreve ne lagjen Velania, te Prishtines

(NEWS24/Balkanweb)

Fshatari 26-01-06 12:51

Ora 12:40-Presidenti shqiptar Moisiu ulur prane Solanes.Shefi i Bashkimit Europian per Politika te Jashte e Siguri, Havier Solana sapo ka kryer homazhet para trupit te pajete te Rugoves ka zene vend ne sallen "1 Tetori" per te marre pjese ne ceremonine perkujtimore. Kamerat kosovare kane fokusuar Solanen te ulur prane Presidentit shqiptar Alfred Moisiu. Nderkohe kryeministri shqiptar Sali Berisha vihet re se eshte ulur prane ciftit Haradinaj.

Ora 12:40-Perfaqesuesi i larte i BE, Havier Solana dhe eurokomisioneri Olli Rehn mberrijne ne sallen "1 Tetori". Shefi i Bashkimit Europian per politika te Jashte e Siguri, Havier Solana dhe eurokomisari Olli Rehn kane kryer homazhe para trupit te pajete te Presidentit Rugova.


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:50.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.