Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Kultura kombėtare (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=129)
-   -   Raca Shqiptare (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=23802)

Arb 10-01-08 00:15

Raca Shqiptare
 
[B][URL="http://vargmal.org/showthread.php?t=51"][COLOR=#800000]Raca shqiptare - J.Milaj[/COLOR][/URL] [/B]


[CENTER]

Jakov Milaj



[SIZE=4][B]Raca shqiptare[/B][/SIZE]

Studim Anthropologjik E Historik


Ismail Mal' Osmani, Botonjės - Tiranė
1944
[IMG]http://vargmal.org/attachment.php?attachmentid=27&d=1156737630[/IMG][/CENTER]

Arb 10-01-08 00:17

Titulli: Raca Shqiptare
 
[SIZE=2][B]PARATHĖNJE
[/B]___
Tė pėrgatitėsh njė studim anthropologjik e historik pa qėnė as athropolog as historian, duhet tė keshė shumė guxim. E unė kėtė guxim e mora, pse desha tė plotsojė, me sa mė qe e mundur, njė nevojė tė madhe shpirtrore, njė mungesė qė duhet tė ketė ndjerė Shqiptari : njohjen e vetvehtes.
E kaluara dhe e arthmja e njė kombi ndjekin njė rrugė tė caktuar, drejtimin e sė cilės, mė tepėr se fati, e japin fuqit biologjike. Prandaj, po tė kėrkojmė thellė thellė shkaqet e lulzimit ose tė teposhtes sė njė populli, do tė hasim, nė ēdo rasje, nė faktorė biologiikė.

Thesari m'i ēėmuar i njė shteti nuk pėrbėhet prej pasuris sė tokės e sė nėntokės sė tij dhe prej mundėsive tė zhvillimit ekonomik, por prej njerzve q'ai shtet mban nė gji, prej shpirtit q'i u jep giallėri kėtyre njerzve, prej gjakut qė qarkullon nėpėr venat e tyre. Raca, si pas mendimit tė tė gjithė biologve, pėrcakton prirjet shpirtrore tė njė populli, kanalizon dėshirat e mendimet, rregullon, pa e kuptuar, jetėn e individve, qoftė nė pjesėn vehtiake, qoftė nė mardhėnje me shoqi shojnė.

Ky studim nuk ėsht bėrė pėr t'u marrė me racizėm nė kuptimin politiko-filozofik qė i japin kėtij skaji popujt e tjerė tė botės. Nė njė vėnt si ky i yni, ku nuk njihen as fillet e shkencave biologjike dhe ku nuk dihet, as nė vija tė pėrgjithėshme, se cila ėsht paja morfologjike e shpirtrore qė ne na bėn tė ēquhemi nga popujt e tjerė tė Ballkanit e t'Evropės, tė hidhet nė shesh njė ide e kėtillė do t'ishte gjė fare e papjekur dhe nuk do tė jipte asnjė pėrfundim praktik.

Qėllimi i hartimit tė kėsaj vepre ka qėnė qė tė nxjerė nė shesh disa tė vėrteta, gjer mė sot tė panjohura, mbi racėn t'onė dhe t'u japė shkas, atyreve q'e ndjejnė vehten tė zotin, pėr t'u marrė pak mė tepėr me biologji e me anthropologji. Pėrfundimet qė ka pėr tė nxjerė [/SIZE][SIZE=2]lexonjsi nga kėto faqe janė tė thjeshta dhe, ndofta, tė njohura intuitivisht prej shumė Shqiptarvet, rne gjithė se tė mohuara prej tė huajvet dashakeqė : se populli arbėror ka njė origjinė tė vetme e tė pėrbashkėt; se ėsht anas (aukton) nė tė gjitha viset ku banon sot; se as midis myslimanvet e kristjanvet, as midis Gegvet e Toskvet nuk ka ndonjė ndryshim racor; e, mė nė funt, se ndihet nevoja pėr njė politikė shoqėrore qė tė synojė fuqizimin fizik tė racės shqiptare.

Kombi i ynė ndodhet, siē munt tė kuptohet lehtazi, nė kushte shumė te mira pėr sa i takon racės. Me njėri tjetrin nuk na lith vetėm gjuha e historija, por edhe gjaku e prandaj kemi trajta trupore e veēori shpirtrore tė pėrbashkėta.

Mė sa, nė cilin do nga shtetet e tjera tė Kontinentit t'onė gjejmė mė shumė se njė racė, me tipare fiziologjike e psiqike tė ndryshme, nė Shqipėri kemi vetėm racėn ilirike ose dinarike tė ēėmuar edhe prej racistėve mė orthodoksė si njė nga racat mė tė larta, mė tė gjalla e me shpirt tė pajosur me cilsi tė zgjedhura. Njėsija e racės duhet tė ketė rėndėsi tė madhe pėr Kombin t'ėnė tė mitur, pse nga kjo rrjeth diēka e rėndėsishme : divergjencat mendore e shpirtrore ndėrmjet Shqiptarvet duhet tė jenė shumė tė vogla, aspiratat kombėtare tė pėrbashkėta.

Ē'paradoks — kishte pėr tė thėnė ndonjė lexonjės — me njėmėndsin (realiietin)! Po tė jetė kėshtu, shkenca nuk i pėrgjigjet sė vėrtetės... Nuk po shihni se si Shqiptarėt po orvaten t'i hanė kokėn shoqi shojtė ?

Por unė kujtoj se kjo armiqsi e sotme nuk ka asnjė themel. Ėsht njė krizė shpirtrore e ēastit dhe e shėruarshme, njė farė nevralgjije qė do tė kalojė mbrėnda pak kohe.

Mbushen plotė pesė vjetė qė ndodhemi nė luftė, nė njė luftė tė tmerrėshme ku raca, popuj e idera po pėrleshen si kurrė ndonjė herė tjetėr. Valėt e pėrthyera tė kėsaj ndeshje kaq tė madhe duhet tė ndiheshin edhe nė vėndin t'ėnė. Kėtu takuan tokė djerre, por pjellore, mėndje tė padjallzuara, ndėrgjegje tė patrajtuara sa e si duhet e prandaj bėnė veprėn e tyre. Mėkati, pra, pėr kėtė gjėndje q'u kriiua, nuk ėsht i racės e, pėr rrjedhim, jo i turmės shqiptare, por — pse mos t'a themi? — i atyreve q'u takonte barra t'a lėronin kėtė turmė, i udhėheqėsve tė sajė tė djeshėm intelektualė e politikanė qė kanė punuar pak, shumė pak, pėr tė njohur psikėn e Shqiptarit, pėr tė kuptuar prirjet e mbėhit e sajė dhe pėr t'u dhėnė atyreve drejtimin e duhur.[/SIZE]
[SIZE=2][/SIZE]
[SIZE=2]>>>>>>>>[/SIZE]

Arb 10-01-08 00:18

Titulli: Raca Shqiptare
 
[SIZE=2]Ndofta — t'a pėrmėndim edhe kėtė — kemi tė bėjmė me njė fatalitet historik me rrėnjė pėrjashta botės s'onė. Pėr kombet e tjera, pėrpara se luftėtari t'i drejtojė shigjetėn e funtme armikut q'e mbante nėn zgjedhė dhe politikani tė pėrpiqet tė sjellė bashkimin e mbrėndshėm ose tė bėjė politikanizėm, punoi historjani, filozofi, hartisti, shkencėtari i cilės do dege. Nė Shqipėri, pėr shkak tė rrethanave qė nuk mvareshin prej nesh, mėndjet drejtonjse munguan gjatė periudhės sė Rilindjes. Vetėm harti, letėrsija, beri diēka pėr tė mėkėmbur ndėrgjegjen kombėtare, e cila, gjer nė vjetėt e mbramė tė tetqindshit, venitej nė lethargjin e rėndė qė patėn krijuar tri a katėr vargje shekujsh robėrije. Por edhe drita e tij qe shumė e zbehtė dhe rruga pėr t'arritur pikėn e synimit shumė e vėshtirė pse krejt e parrahur. Vullnetet e ndėrgjegjet e reja, q'ishin tė domosdoshme pėr t’i dhėnė jetė njė shteti tė pavarur jo vetėm politikisht por edhe shpirtėrisht, nuk u krijuan dot.

Sido qoftė, gjėndja e sotėshme ka tė bėjė vetėm me faktorė tė jashtėm e jo me pajėn shpirtrore t'ethnosit t'ėnė e prandaj do tė pėrmirsohet shumė shpejtė pa lėnė vrraga pėrēarje. Jemi, qė tė gjithė, bij tė njė race tė vetme, vllezėr; shpejtė do t'i njohim gabimet qė kemi bėrė e do t'i kėrkojmė ndjesė shoqi shojtė. Gjaku uj s'bėhet.

Pėr tė caktuar fatin qė na ruhet pėr tė nesėrmen, kemi njė a tout tė madhe nė dorė : pėrnjėsin (uniformitetin) e brumit qė pėrbėn Kombin t'ėnė. Nė qoftė se intelektualėt e ndėrgjegjshėm do t'i pėrvishen me mish e me shpirt' punės qė tė zbulojnė problemet shpirtrore e lėndore tė fisit arbėror dhe t'u gjejnė atyreve zgjidhjen e drejtė, nuk duhet tė trėmbemi pėr t'arthmen. Vetėm duhet punė, pun' e parreshtur mendimtarėsh tė vėrtetė.

Kjo punė ėsht shumė m'e rėndė tek ne se sa te popujt e tjerė tė botės. Duhet nisur prei themelit. Ėsht mirė t'i njohim ė t'i themi vetė tė metat t'ona: jemi njė popull anakronik n'Evropėn e sotėshme. Ne s'e kemi trajtuar akoma ndėrgjegjen kombėtare, kurse kombet e tjera kanė shkuar shumė pėrpara. Por, me gjithė vėshtirsit e mėdha qė paraqiten, munt t'i a dalim ēdo pengimi. Raca e jonė i ka dhėnė botės sė huaj vlefta tė larta e tė shumta nė pėrpjestim me numrin e pėrfaqsonjėsve tė sajė. Ajo ruan, sigurisht, energji tė mėdha edhe sot e kėsaj dite. Kėto energji do tė nxjerin, me doemos, shkėndi xixllonjse qė do t'a ndriēojnė kėtė popull dhe do t'i tregojnė drejtimin qė duhet ndjekur.[/SIZE]
[SIZE=2][/SIZE]
[SIZE=2]>>>>>>>>>>>[/SIZE]

Arb 10-01-08 00:18

Titulli: Raca Shqiptare
 
[SIZE=2]Por, pėrpara sė gjithash, detyrohemi tė gėrmojmė veēorit e lėndės sė grestė qė pėrbėn popullin t'ėnė. Njė kirurg nuk do t'u a dilte asnjė herė nė krye operacjoneve qė bėn po mos tė njihte imtėsisht shtretrit anatomikė tė pjesės ku do tė vėrė thikėn. Gjithashtu, njė intelektual ose burr shteti do t'i mbrapshtonte shumė punėt nė vėnt qė t'i ēonte nė rrugė tė mbarė, po mos tė njihte si duhet popullin nė tė cilin edhe ai bėn pjesė.

— Gnothi safton, i tha Orakulli i Delfit filozofit Sokrat.


>>>>>>>>>>>>>>[/SIZE]

Arb 10-01-08 00:19

Titulli: Raca Shqiptare
 
[CENTER][SIZE=2]***[/SIZE][/CENTER]
[SIZE=2][/SIZE]
[SIZE=2]Qėllimi q'u ndoq nė hartimin e kėsaj vepre ka qėnė shumė i kufizuar. Ėsht pėrmėndur edhe mė parė : t'i jipet rasja lexonjsit tė thjeshtė qė tė nxėjė disa tė vėrteta rreth racės sė tij, tė dijė se midis tij dhe atyreve qė flasin njė gjuhė me tė nuk ka asnjė ndryshim gjaku e pra t'a njohė Shqiptarin, qė prej Mitrovice e gjer nė skajin mė jugor tė Ēamėris, si vllan e vetė.[/SIZE]
[SIZE=2][/SIZE]
[SIZE=2]Gjuha e pėrdorur ėsht e thjeshtė dhe, pėr tė bėrė qė teksti tė kuptohet lehtė, janė mbledhur, nė njė kaptinė tė veēantė, disa shėnime e sqarime biologjike tė vulgarizuara. Rrjeshtimi i lėndės ėsht bėrė nė mėnyrė qė seicili lexonjės tė gjejė diēka qė t'a interesojė. Pranė pjesėve me pėrmbajtje vetėm biologjike, janė shtjelluar subjekte ethnografikė e historikė.[/SIZE]
[SIZE=2][/SIZE]
[SIZE=2]Por kam shpresė se edhe intelektuali i paspecjalizuar n'anthropologji e nė histori do t'i lexojė me interes kėto pak faqe. Janė, me sa di unė, tė parat qė shkruhen mbi racėn t'onė nė gjuhėn shqipe e prandaj shumė-kushit nuk do t'i ketė rėnė rasja qė tė mirret me problemet qė qeken nė kėtė vepėr.[/SIZE]
[SIZE=2][/SIZE]
[SIZE=2]Pėr tė mundur tė konsultojė sa mė shumė nga studimet e autorvet tė huaj qė janė marrė me anthropologjin e me ēėshtje tė tjera shqiptare, kam qėnė i detyruar t'ė marrė hua libra nėpėr miq, tė ēqetsojė ndokėnd qė tė mė pėrkthejė ndonjė vepėr prej gjermanishtes e tė kėrkojė kėshilla nga ata qė janė mė tė zotė se unė. Duke i u dhėnė funt kėtyre rreshtave, e ndjej pėr detyrė t'i u falem nderit me zėmėr qė tė gjithve.[/SIZE]
[SIZE=2][/SIZE]
[SIZE=2]Tiranė, Jenar 1944.[/SIZE]
[SIZE=2][/SIZE]
[SIZE=2]AUTORI[/SIZE]

Arb 10-01-08 00:19

Titulli: Raca Shqiptare
 
[B][SIZE=2]RACA DHE KOMBI


[/SIZE][/B][RIGHT][INDENT][INDENT][SIZE=2]Ē' ĖSHT ANTHROPOLOGJIJA - PĖRKUFIZIMI I RACĖS - LIGJĖT E MENDEL-it - SHĖNIME ANTHROPOMETRIKE - KLASIFIKIMI I RACAVET DHE RACA ARJANE - METIĒJATI - RACA, KOMBI, GJUHA[/SIZE][/INDENT][/INDENT][/RIGHT]


[SIZE=2]Ndryshimet e fytyrės e tė mėnyrės sė jetesės i u kanė rėnė nė sy vėzhgonjėsve qė nė kohėt mė tė lashta. Ndėr dokumentat e hieroglifuar t'Egjyptjanvet gjėnden pėrshkrime tė shumta popujsh qė kishin marėdhėnje me nėnshtetasit e Faraonvet. Bibla, nė kaptinėn e dhjetė tė Gjenezės (tė bėrėt) pėrmban njė dokument tė famshėm ethnologjik tė kohės. Ndėr Grekė e Latinė, pastaj, kemi shėnime tė shumta e vepra tė tėra ku fise e raca tė ndryshme tė dheut pėrshkruhen pėr bukuri duke u ndjekur njė farė sistemi shkencor. Mjafton tė pėrmėnden emrat e Herodotit, Aristotelit, Tacitit e Plinit tė Vjetėr pėr tė kuptuar se shumė ndėr eksponentėt e mendimit helenik e italik i kanė kushtuar me zell studime tė vlefshme atyre shkencave qė sot thirren ethnografi, ethnologji e anthropologji.

Studimet shumzohen gjatė Mesjetės dhe zėnė vėnt kryesor hė numrin e diturive tė kohės, atėherė kur Evropjanėt mundėn tė zbulojnė kontinente tė reja dhe tė hyjnė thellė nėpėr ato qė njiheshin edhe ndėr kohėt e moēme. Mė nė funt, nė shekullin e nėntmėdhjetė, njoftimet e mbledhura mbi dukjen e mbi zakonet e njerėzve disiplinohen, caktohen vijat qė duhen ndjekur pėr kėrkimet e reja dhe arrihet, nė kėtė mėnyrė, nė shkencat e vėrteta qė pėrbėjnė historin natyrore tė njeriut.

Emri i anthropologjis ėsht.i vjetėr: e pėrdor Aristoteli nė kuptimin e fjalimit mbi njerin e do t'a pėrdorin gjer nė ditėt t'ona filozofėt me domethėnjen e njė doktrine tė natyrės njerzore. Nga mezi i shekullit tė shkuar ky skaj pėrhapet si sinonim i “historis natyrore tė njeriut” (Broca) dhe pėrhapja e tij bėn qė tė lihet pas dore kuptimi filozofik.
[/SIZE]

Arb 10-01-08 00:20

Titulli: Raca Shqiptare
 
[SIZE=2]>>>>>>>>>>[/SIZE]
[SIZE=2][/SIZE]
[SIZE=2]Skajet ethnografi e ethnologji q'e kanė rrėnjėn nė konceptin e popullit (gėrqisht ethnos) janė tė kohėve tė reja. Pėrkufizime tė qarta mbi to mungojnė edhe sot e kėsaj dite, pse dijetarė tė shteteve tė ndryshme i u japin kuptime qė nuk pėrputhen kryekėput njėri me tjetrin. Me gjithė kėtė, pėrmbajtja e ethnografis ėsht pėrcaktuar, nė pėrgjithsi, nė kuptimin e njė disipline thjeshtėsisht pėrshkronjėse, e cila ka pėr barrė mbledhjen e lėndės q'ėsht pėr t'u vrejtur mbi kulturat e sotėshme tė popujve tė ndryshėm. Ethnologjija ėsht shkenca krahasonjėse e induktive qė ka pėr detyrė pėrpunimin e mėpastajshėm dhe diskutimin e kėsaj lėnde sė mbledhur.

Por prap tė dy skajet nuk janė pėrdorur vetėm nė kėtė kuptim. Shumė herė nėn emrin “shkenca anthropologjike” dijetarėt kanė pėrmbledhur ethnologjin sė bashku me anthropologjin. Kurse, duke pranuar njėsin e kėtyre dy disiplinave, pėrdorimi shkencor italjan e ka mbajtur tė ndarė anthropologjin — studimi i problemeve biologjike, sistematike e racore tė njeriut — nga ethnologjija qė studjon grumbullimet dhe kulturat e njerzve. 1)[/SIZE]

Arb 10-01-08 00:23

Titulli: Raca Shqiptare
 
[CENTER][SIZE=2]***[/SIZE][/CENTER]

[SIZE=2]Fjala “racė” ėsht pėrmėndur shumė ndėr kėta vjetėt e fundit. Ku me kuptimin shkencor, ku me kuptimin e njė doktrine politike qė ka marrė emrin racizėm e qė ka krijuar bazėn e lėvizjevet politike tė disa popujve.

Ky studim nuk ka pėr qėllim qė tė hyjė thellė n'anthropologji, as tė mirret me ēėshtje filozofike abstrakte ose me racizėm e prandaj, pėr t'i dhėnė lexonjsit rasje qė tė marrė vesh ē'ėsht raca, po japim disa pėrkufizime tė hartuara prej shkencėtarėsh rrymash tė ndryshme e qė nuk bjenė nė kundėrshtim, por e plotsojnė shoqi shojnė.

“Raca, thot Guenther, pėrfaqson njė grup njerzor qė, pėr lidhjet ndėrmjet veēorive fizike dhe pajosieve shpirtrore tė veēanta, dallohet nga cilido grup tjetėr njerzor dhe krijon elementa qė i pėrngjajnė njėri tjetrit.” 2)

Eugen Fischer, qė ėsht njė ndėr mė tė mėdhenjt eksponentė tė racizmit gjenetik, e pėrkufizon me kėto fjalė racėn: “ėsht njė trunk i pėrcaktuar nga grupe “genėsh” 3) tė barabar-tė, jo prej njerzish q'i pėrngjajnė shoqi shojtė vetėm ndėr trajta tė pėrjashtėme : ėsht njė grup qė trashgohet.4)[/SIZE]
[SIZE=2][/SIZE]
[SIZE=2][/SIZE]
[SIZE=2]_____________
1) Renato BIASUTTI : “Origine e sviluppo delle scienze anthropologiche”, nė Razze e Popoli della Terra, faqe 13, 14, 15.
2) J. EVOLA : “Mito del sangue”, Hoepli, Milano, 1942, faqe 2.
3) Fuqija qė kanė gametėt (spermatozoidėt dhe ovulėt) pėr tė shkaktuar dukjen e veēorive somatike tė posaēme, i veshet pranis, nė nukleo, tė lėndėve kimike tė veēanta qė thirren me emrin “faktorė”, “determinantė” ose “genė”. Morgani dhe shkolla e tij i mbajnė “genėt” si thėrmije qė kanė seli tė caktuar ndėr kromozomė.[/SIZE]
[SIZE=2]

[/SIZE]

Arb 10-01-08 00:24

Titulli: Raca Shqiptare
 
[SIZE=2]Alessandro Ghigi thot: “sistematiku munt tė pohojė qė raca ėsht njė entitet i dalluarshėm pėr njė sasi karakteresh morfologjike e fiziologjike tė pėrcjellėshme me anėn e trashgimis, qė duken ose, sido qoftė, qė munt tė zbulohen me metodat e verés sė zakonėshme e tė statistikės.” 5)

Nga kėto tri pėrkufizime tė rėndėsishme del nė shesh se shumica e shkencėtarve me fjalėn racė nuk pėrfshijnė vetėm njerz qė kanė veēori somatike krejtėsisht tė njėjta, por qė kanė, bashkė me trajtat e pėrjashtėme, tė pėrngjarėshme edhe disa cilsira shpirti qė i afrojnė midis tyre e qė trashgohen prej atit e nėnės te bijt e bijat.

Shkencėtarė tė tjerė nuk i japin rėndėsi kaq tė madhe pjesės shpirtrore. Njė ndėr ta, Boule, jep kėtė pėrkufizim : “pėr racė duhet kuptuar vazhdimtarija e njė tipi fizik qė shpreh afėrsit e gjakut dhe qė pėrfaqson njė grupėzim kryesisht natyror duke mos patur nė pėrgjithsi asgjė tė pėrbashkėt me popullin. me kombėsin, me gjuhėn e me zakonet qė janė grupėzime kėmb' e krye artificiale dhe aspak anthropologjike dhe qė s'kanė tė bėjnė veēse me historin, mbasi janė prodhime tė sajė.” 6)

Pikėrisht kėtu ngul kėmbė edhe De Lapouge: “raca ėsht pėrmbledhja e disa individve qė kanė tė pėrbashkėt njė farė tipi tė trashguarshėm; nocioni i racės ėsht i rendit zoologjik, vetėm zoologiik.” 7)

Por, pėr kėtė vepėr do t'ishte ndofta m'i pėrshtatshėm pėrkufizimi i Martial-it qė i u shtėmėnget rymave politike, nuk lė pėrjashta pajėn shpirtėrore dhe i jep rėndėsi kryesore historis: “Thirret racė pėrmbledhja e njė popullsije, karakteret psikologjike tė sė cilės, tė fshehura ose tė ēfaqura (posaēėrisht gjuha) dhe vizat anthropobiologjike pėrbėjnė mbrėnda kohės (historis) njė njėsi tė dalluar.” 8)

_____________
4) J. EVOLA : Op. cit. faqe 92 - 93.
5) Alessandro GHIGI : “Problemi Biologici della Razza e del Meticciato”, Nicola Zanichelli Editore, Bologna, 1939, faqe 8.
6) Eugéne PITTARD : “Les races et l'histoire”, Albin Michel Editeur, Paris, 1932, faqe 4.
7) Giovanni MARRO : “Primato della Razza Italiana, Casa Editrice Giuseppe Pfincipato, Milano, Messina, 1940. Faqe 50.
8) Dr. René MARTIAL : “Race, Hérédité, Folie”, Mercure de France, Paris, 1938, faqe 1. - Kaptina e parė e kėtij libri ėsht pėrkthyer shqip prej Autorit tė kėsaj vepre dhe ėsht botuar nė “Pėrpjekja Shqiptare”, Viti i dytė, faqe 386.[/SIZE]

Arb 10-01-08 00:25

Titulli: Raca Shqiptare
 
[SIZE=2]Ky pėrkufizim cakton edhe programin e pėrgjithshėm tė punės s'onė nė tė cilėn flitet pėr origjinėn dhe pėr lėvizjet mė te mėdha historike tė racės shqiptare, pėrshkruhen vijzat morfologjike dhe kufizohet puna mbrėnda kufijve toksorė qė pėrmbajnė ata pėrfaqsonjės tė racės qė flasin njė gjuhė tė vetme, shqipen.

[/SIZE][CENTER][SIZE=2]***[/SIZE][/CENTER]

[SIZE=2]Pėr t'a afruar lexonjsin mė tepėr me njė nga problemet themelore tė racės, me trashgimin, mė duhet lė flas pak mbi ligjet qė e rregullojnė kėtė. Kuptohet qartaz se nuk do tė kishte pse tė flitej pėr origjinėn ilire tė Shqiptarve e pėr pastėrtin e racės sė tyre nga elementa tė huaj, po tė mos ishin zbuluar ligje me saktėsi mathematike qė rregullojnė kalimin e veēorive trupore e shpirtrore tė njerėzve prej njė brezi nė brezat e ardhshėm.

Vetė Darwin-i kishte nxjerė nė shesh fakte tė rėndėsishme duke studjuar dukjen dhe shpėrndarjen e disa karaktereve ndėr ibridė. Weismann-i shpreh konceptin e vazhdimis sė plazmės germinative tė prindėrve ndėr fėmij e prandaj, gjer nė njė farė pike, tė pavdeksis sė sajė. Tashi dimė se kjo vazhdimi, e prandaj ruajtja e karakterevet tė njeriut, njėmėndsohet (realizohet) me anėn e kromozomėve, qė janė trupa tė vogjėl tė ngjyrosur, nė numėr tė caktuar pėr setcilėn specie e qė pėrmbahen prej tė gjitha qelizave (ēelulave) tė farės s'organizmave bimore e shtazore. F. Galton hartoi pastaj theorin e trashgimis atavike, si pas sė cilės grumbulli i cilsive tė njė individi i u detyrohet jo vetėm prindėrvet, por edhe gjyshėrvet e stėrgjyshėrvet nė mėnyrė zvoglonjse (dekreshente) me largėsin e brezave. Por kjo theori, me gjithė se e pėrmirsuar nga Pearson, nuk puqet krejtėsisht me theorit e hartuara nga Mendel-i.

Nė vitin 1865-66, njė murg austriak, Grigor Mendel, mbillte nė kopshtin e kuvėndit pizele e bimė tė tjera dhe kryqėzonte varietetet e ndryshme pėr tė shikuar se si trashgoheshin ndėr ibridėt karakteret e tyre. Zbuloi nga kėto vėzhgime tri ligjė biologjike me rėndėsi kryekreje qė nuk bėnė pėrshtypje tė madhe atėherė kur u botuan pėr herė tė parė, por qė mė vonė, mė 1900, u vėrtetuan prej tre botanikėsh tė ndryshėm dhe formuan, qė prej kėsaj kohe, themelin e njė disipline tė re qė shkoi pėrpara me hapa shumė tė shpejta, tė gjenetikės.
[/SIZE]

Arb 10-01-08 00:26

Titulli: Raca Shqiptare
 
[SIZE=2]Prej kėsaj kohe u ndie nevoja qė tė kėrkoheshin e tė zgjidheshin edhe pėr njerin problemet e ndryshme tė trashgimis e t'ibridizmit. Nė kėtė mėnyrė gjenetika u fut n’anthropologji. Studimet e bėra gjer mė sot tregojnė se nė trashgimin e shumė veēorive tė ndara (si ngjyra e syvet, ngjyra dhe trajta e flokėvet, trajta e hundės, shumė sėmundje q'i sjell individi me vehte kur lind etj...) vėrtetohen plotėsisht tė tri ligjėt e Mendel-it. Tė thjeshtėsuara ato munt tė shprehen nė kėtė mėnyrė:

1. — LIGJA E ZOTRIMIT OSE E UNIFORMITETIT : kur kryqėzohen dy bimė o kafshė, qė ndrrojnė njėra prej tjetrės pėr njė karakter tė vetėm, i cili karakter nė njėrėn ėsht zotronjės dhe nė tjetrėn i mbėshehur, ne brezin e parė shihet vetėm karakteri zotronjės.

SHĖMBULL I: duke mbarsur njė pizel me fara tė verdha me polinėn e njė pizeli me fara tė blerta, tė gjitha farat e para qė na jep ky kryqzim janė tė verdha, pse ngjyra e verdhė ėsht zotronjėse mbi ngjyrėn e blertė.
SHĖMBULL II: Po tė kryqzojmė bimėn “gojė e luanit” me lule tė kuqe me njė tjetėr me lule tė bardha, lejnė lule me ngjyrė tė ndėrmjeme: gojė luani me ngjyrė trėndafili.

2. — LIGJA E NDARJES SĖ KARAKTEREVE : nė qoftė se mbarsen njėra me tjetrėn fara me origjinė tė kryqėzuar, nė brezin e dytė ato japin fara qė kanė karakterin zotronjės (tė verdha nė shėmbullin e parė) dhe fara qė kanė karakterin e mbėshehur (tė blerta po n'atė shėmbull), nė njė pėrpjestim tė qėndruarshėm 3:1 (pra, nė katėr, tri fara tė verdha dhe njė tė blerėt). Nė shėmbullin e dytė, tė gojės sė luanit, nga tė cilėt njė e katėrta ėsht me lule tė kuqe, njė e katėrta me lule tė bardha dhe dy tė katėrtat janė me lule ngjyrė trėndafili.

3. — LIGJA E PASTĖRTIS SĖ GAMETEVE NDĖR IBRIDĖT: nė qoftė se mbillen pizele tė brezit tė dytė, do tė kemi njė brez tė tretė, nė tė cilin dallohet:
[/SIZE]

Arb 10-01-08 00:28

Titulli: Raca Shqiptare
 
[SIZE=2]) Pizelet e blerta prodhojnė vetėm pizele tė blerta ;
b) farat e verdha, nė dukje omogjene, nė brezin e trete japin njė tė tretėn e farave me ngjyrė tė verdhė, qė nuk e ndryshon mė ngjyrėn ndėr brezat e ardhėshėm;
c) dy tė tretat qė mbetėn japin njė pėrzjerje farash te verdha e tė blerta nė raportin 3:1, njė soj si nė brezin e dytė,
ē) kėto farat e fundit — tė verdha e tė blerta bashkė, si pas raportit mendeljian 3:1 — ndjekin tri rregullat e mėsipėrme, do me thėnė farat e blerta prodhojnė vetėm fara tė blerta, farat e verdha prodhojnė fara tė verdha tė pastėrta dhe fara tė verdha qė japin fara nė dy ngjyra si pas raportit tė mėsipėrm.[/SIZE]
[SIZE=2][/SIZE]
[SIZE=2][img]http://vargmal.org/attachment.php?attachmentid=28&d=1156737757[/img][/SIZE]
[SIZE=2][/SIZE]
[SIZE=2]Nė brezin e parė (I) kemi “fėmij” me karaktere tė pėrziera; nė brezin e dytė (II) duken karakteret fillestare nė gjysmėn e “fėmijvet”; nė brezin e tretė (III) karakteret fillestare duken edhe nė gjysmėn tjetėr tė “fėmijve” qė, nė krye, dukesh sikur kishin vetėm karaktere tė pėrziera.
[/SIZE]
[SIZE=2][/SIZE]
[SIZE=2][img]http://vargmal.org/attachment.php?attachmentid=29&d=1156737766[/img][/SIZE]
[SIZE=2][/SIZE]
[SIZE=2]Nė brezin e parė (I), trashgimija m'e dobėt (shėnuar me katrorin e bardhė) duket sikur ka humbur, por del prap nė shesh nė brezin e dytė (II) e nė tė tretin (III). Nė brezin e tretė (III) kjo trashgimi len edhe nga “bijt” ku, nė brezin e dytė, dukej sikur kishte humbur.[/SIZE]

Arb 10-01-08 00:29

Titulli: Raca Shqiptare
 
[SIZE=2]Riprodhimi i gojės sė luanit bėhet sipas skemės I.

Sa thamė mė sipėr tregon se gametėt mbeten tė pastėrt sa do qė bima ėsht ibride, pra e pėrzierė.

Kjo ligjė e tretė do tė vlente edhe pėr trashgimet e ndryshme, shpirtrore ose trupore, tė species njerzore. Veēorit qė trashgohen munt tė pėrcillen (transmetohen) edhe veē e veē. pa patur me doemos marėdhėnje midis tyre. Prandaj ėsht gabim tė ēfaqen gjykime tė papjekura rreth karakterit tė njė individi duke u mbėshtetur vetėm mbi pamjen e tij fizike. Kjo gjė do t'ishte e drejtė vetėm sikur tė kishim pėrpara syve kryqėzimin e dy pėrfaqsonjėsve tė dy racave tė pastėrta. Por praktikisht dy raca njerzore krejt tė pastėrta ėsht e pamundur tė gjėnden n'Evropė. Kuptohet pra se njė njeri me dukje tė racės nordike, i hollė, i gjatė, flokverdhė, nuk ka me doemos cilsira shpirtrore tė kėsaj race; nga ana tjetėr, munt tė ngjajė dėndur qė nė njė shtat trashalluk tė shkurtėr tė njė brakiqefali tė gjėndet njė shpirt nordik.

Nga pikpamja e “seleksionimit tė racės”, sikur theorit e Mendel-it tė jenė tė vėrteta edhe pėr farėn njerzore, rrjeth se, sikur tė ndalojmė pėr disa breza me radhė ēdo kryqzim t'ibridve tė njė race me elementa tė njė race tjetėr, nė pjellėn do tė kemi dal' e nga dalė shpėrndarjen e veēorive tė pėrziera. Me anėn e kėsaj shpėrndarje do t'arrijmė, mė nė funt, tė kemi veēorit origjinale krejt tė pastra: e atėherė, duke veēuar mbajtėsit e kėtyre cilsive tė cilat qė nė fillim kanė shkatrruar njė racė — racėn nordike, pėr shėmbull — do tė kemi prapė racėn e pastėr tė njėherėshme. Duke u mbėshtetur nė mendelizmin theorik Gjermanija nacional-socialiste ka marrė masa pėr Aufnordung-un, do me thėnė pėr rikthimin e popullit tedeshk nė racėn “nordike”. Kjo doktrinė, gjithashtu — nė lidhje me ridaljen e papritur tė njė karakteri tė futur nė varguan e trashgimit me anėn e njė elementi biologjik tė sėmurė — ka frymėzuar racizmin gjerman; pėr tė marrė masat e ndryshme qė kanė bėrė kaq shumė bujė rreth hygjienės e rreth profilaksit tė racės.

Por a do tė jetė vallė i sigurtė pėrfundimi i kėtyre masave, ashtu siē thonė ligjėt e gjenetikės ? Shkencėtarėt jo gjermanė nuk janė tė njėj mendimi mbi pėrfundimin pozitiv tė Aufnordung-ut e tė profilaksit tė racės. 9)

_____________
9) Spjegime tė qarta e tė shumta mbi kėtė argument jep H. S. JENNINGS nė veprėn e vetė “Ereditį biologica e Natura umana”, pėrkthyer prej inglishtes nga Prof. Paolo ENRIQUES, e botuar nė A. Mondadori, Milano, 1934. Tė shifen sidomos faqet 211-212 e tutje.[/SIZE]

Arb 10-01-08 00:30

Titulli: Raca Shqiptare
 
[SIZE=2]>>>>>>>>>>>>>>>>[/SIZE]
[SIZE=2][/SIZE]
[SIZE=2]Anthropologjija, pėr tė studjuar njė grup njerzish, mbėshtetet nė disa masa e pėrshkrime tė njė pjese individėsh pėr tė cilėt besohet se pėrfaqsojnė grupin. Mbėshtetet, prandaj, nė probabilitetin, i cili i afrohet mė tepėr sė vėrtetės sa m'i math te jetė numri i vėzhgimeve.

Karakteret somatike qė do t'i duhen mė shumė lexonjsit tė kėtij libri janė kėto:

1. — NGJYRA E LĖKURĖS: nuk ėsht i lehtė caktimi i sajė, pse racat e ndryshme kanė ngjyra qė i u pėrngjajnė shumė njėra tjetrės dhe qė nuk ka se si tė pėrshkruhen me fjalė. Pėrveē ngjyrės sė pėrgjithėshme tė njė race janė edhe ato tė cilitdo individi veēanėrisht. Shkenca, pėr t'i bėrė ball kėtij studimi tė ngatrruar, pėrdor shkallėn kromatike tė Von Luschan-it nė tė cilėn ngjyrat e lėkurės, nga m'e qarta gjer te m'e errta, ndahen nė tetė klasė dhe seecila klasė ndėr numra qė shkojnė nga 1 deri nė 36. Racat qė mbajnė numrat mė tė vegjėl, pse mė tė bardha, janė ato qė rrethojnė Baltikun dhe detin e Veriut, kurse mė t'errtat, q'arrijnė nė ngjyrėn gati tė zezė, janė ato tė zonavet tropikale tė Sudanit.

Ngjyra ka rėndėsi tė veēantė nė caktimin e racavet, pse ajo nuk shtohet ose paksohet prej ambientit sikurse munt tė besojnė ata qė shohin trupat tė nxirė prej rrezeve tė diellit, por ėsht e trashėguarshme nė pjellė edhe kur ambienti ndryshohet. Zezaku i Afrikės mbetet i zi edhe kur len e rritet n'Evropėn e veriut, ndėr sa Evropjani bardhosh qė ka kaluar verėn lakuriq nė ndonjė ranishtė fillon tė marrė prap ngjyrėn qė kishte porsa nis punėn e tij tė pėrditėshme nė hije.

2- — NGJYRA E SYVET mvaret nga dy ngjyra t'agut (iridit) nga tė cilat njėra ndodhet nė siipėrfaqen e mbrėndėshme, tjetra nė tė jashtmen. Ndėr albinėt (sybardhėt) kėto ngjyra mungojnė qė tė dyja dhe agu merr nga gjaku ngjyrėn e trėndafilit. Nė syt bojė qielli mungon vetėm ngjyra e jashtme, kurse e mbrėndėshmja ėsht e kuqe e ēelėt, Edhe nė syt ngjyrė ulliri tė hapėt thuaj se mungon ngjyra e pėrparshme e agut, por kjo shtohet gjithnjė e mė tepėr nė syt me ag ngjyrė gėshtenje t'errėt dhe tė zezė. Nė trashgimin ngjyra e syvet ndjek ligjėt mendeljane.

3. — EDHE NGJYRA E FLOKVET jepet prej dy ngjyrash: njėra e verdhė nė tė skuqur pėrhapet barabar nė tė gji[/SIZE]
[SIZE=2]thė qimen dhe tjetra e gėshtenjtė pėrhapet si pluhur nė kokrra tė vogla. Kur kjo e fundit mungon, flokėt janė tė kuqė. Edhe pėr flokėt ėsht vėrtetuar mendelizmi: flokėt e gėshtenjtė, pėr shėmbull, nuk janė prodhimi mesatar qė rrjeth nga kryqzimi i niė flok-verdhi me njė flok-zi, por pėrbėjnė njė karakter tė pavarur. Ka rėndėsi tė dihet edhe se ngjyra m'e errėt ėsht zotronjse mbi ngjyrėn mė tė hapėt, por kjo vlen vetėm pėr tė rriturit; fėmijt shumė herė kanė flokė me bojė tė ēelėt qė vijnė duke u nxirė me kalimin e moshės.

4. — TRAJTA E FLOKVET DHE GRADA E LESHTORIS.

Kemi dy trajta tė ndryshme flokėsh: flokė tė pėrdredhur tė shkurtėr e tė hollė dhe flokė tė drejtė tė gjatė e tė trashė. Por njė sasi e madhe trajtash tė ndėrmjeme ka shkaktuar qė kėto tė mblidhen nė tri kategori: elikotrikė (nė trajtė tė spirales), flokė tė pėrdredhur a kaēurrela; cimotrikė, me valė; lisotrikė tė drejtė tė trashė dhe shumė a pak t'ashpėr, tė pėrngjarshėm deri diku me lelėn e kalit.

Ndėr rasje kryqėzimesh midis njerzish me flokė qė kanė trajtė tė ndryshme ėsht vėnė re se zbatohen pikėrisht ligjėt e Mendel-it.

Shkalla e leshtoris duket se ka lidhje tė ngushtė me trajtėn e flokvet, Me gjithė se pėrfaqson njė karakter njerzor parak (primitiv), duket se atė e kanė humbur tė gjithė lisotrikėt qė janė gati qose dhe njė pjes' e elikotrikvet, ndėrsa e kanė ruajtur tė gjithė cimotrikėt.

5. — LARTĖSIJA E TRUPIT tė njeriut (mashkullit tė pjekur) mė kėmbė ndryshon nga 120 nė 190 centimetra. Shumica e madhe e njerzve janė tė lartė prej 142 nė 180 centimetra. Shtati i gruas ėsht mesatarisht 12 centimetra m'i ulėt nga ai i burrit.

Lartėsit e shtatit ndahen prej anthropologve nė tetė klasė:

Shtate shumė tė ulta deri 147.9 cm. Kl. I.
Shtate t'ulta prej 148 deri 152.9 cm. “ II.
“ 153 “ 157.9 “ “ III.
Shtate tė mesme “ 158 “ 162.9 “ “ IV.
“ 162 “ 167.9 “ “ V.
Shtate tė larta “ 168 “ 172.9 “ “ VI.
“ 173 “ 177.9 “ “ VII
Shtate shumė tė larta “ 178 cm. e pėrpjetė “ VIII.[/SIZE]

Arb 10-01-08 00:32

Titulli: Raca Shqiptare
 
[SIZE=2]Njerzit e gjatė gjėnden pėrgjithėsisht ndėr vende tė hapta, si ndėr zona me klimė tė butė ashtu nė zonėn tropikale.

Pėrveē lartėsis sė shtatit, anthropologu i u jep rėndėsi tė veēantė edhe pėrpjestimeve tė pjesve te ndryshme tė trupit. Matet, pėr shėmbull, gjatsija e shalės, e krahut dhe e segmentevet tė tyre, diametrat transversalė tė bustit, trajta e syrit dhe e kapakėvet tė tij etj....

Ndėr kohėt e fundit u fol shumė edhe pėr grupėzimet e gjakut, por hė-pėr-hė dallimi i racave tė ndryshme si pas grupeve qė: paraqiten prej individve nuk ka hyrė preras nė shkencė.

6. — TRAJTA E FYTYRĖS DHE TREGONJSI I SAJĖ. Ndryshimet fizionomike qė bjenė mė tepėr nė sy mvaren nga ndryshimet e eshtrave qė pėrbėjnė fytyrėn, dhe pjesėt e tjera tė kafkės qė ndodhen afėr sajė. Mbi njė sipėrfaqe shumė tė vogėl anatomike paraqitet gama m'e gjėrė e ndryshimeve morfologjike. Disa nga veēorit nuk munt tė maten e prandaj bėhet pėrshkrimi i tyre, disa tė tjera nuk munt tė diktohen veēse ndėr kafka pa mish, kurse ka veēorira qė munt t'analizohen me anė masash mbi njerin e gjallė dhe janė pikėrisht dimensioniet absolute e relative tė fytyrės dhe dimensionet e hundės.

Tregonjsi fizionomik i fytyrės ėsht raporti nė mes tė lartėsis nasion-mento 10) dhe tė gjėrėsis mė tė madhe e cila gjėndet duke matur hapsirėn nė mes tė dy zigomeve (mollzave tė faqes). Nė tregonjsin morfologjik tė fytyrės mirret si skaj krahasimi gjėrsija e sajė dhe flitet pėr fytyra tė shkurtra, te mesme ose tė gjata.

Tregonjsi morfologjik i fytyrės ndryshon nė mes tė 73.4 e 93.7; qė do tė thotė se lartėsija nga nasion nė mjekėr ėsht 7 ose 9 tė dhjeta tė gjėrsis mė tė madhe bizigomatike.

7. — TRAJTA E HUNDĖS DHE TREGONJSI I SAJĖ. Pėrveē ndryshimevet tė profilit ka rėndėsi trajta dhe gjėrsija ,e flegravet (vrimavet tė hundės). Tregonjsi hundak ėsht raporti qe rrjeth nga gjėrsija m'e madhe e flegravet dhe lartėsija e pėrgjithėshme e hundės. Ky tregonjės kalon mesatarisht prej 60.4 gjer nė 112.1. Nė bazė tė tregonjsit hundak kemi hunda tė holla e tė gjata (leptorrine: deri nė 70), hunda te mesme (mesorrine : prej 70 deri nė 85) dhe hunda tė sheshme ose tė shtypura (platirrine : prej 85 e tutje.)[/SIZE]
[CENTER][SIZE=2]problemin e racės shqiptare. Duhen gjurmime tė tjera, duhen studime tė reja. Haberlandt e Lebzelter, pėr shėmbull, pretendoinė se gjatė matjeve janė siguruar pėr tipin e veēantė tė Kthellės tė zbuluar me kohė prej Baron Nopsca-s dhe qė dallohet prej tė tjerėve pėr trajtė tė ngjyrosur fortė si tipi alpin, pėr shtat tė shkurtėr, pėr iperbrakiqefali, pėr hundė tė drejtė dhe pėr fytyrė shpesh herė nė trajtė trikėndshi. Mbi vėndin qė duhet tė zėrė ky tip nė sistematikun e racave nuk dihet gjė me siguri. Ishuj q'e pėrmbajnė atė janė zbuluar edhe nė Bosnje e nė Sėrbi. Por a janė tė sakta shėnimet e kėtyre autorve ? Ku e ka origjinėn ky tip pėr tė cilin Pittard-i nuk thotė asgjė, pse duket qė nuk ka ditur ē'kanė shkruar dy anthropologėt e sipėrm, dhe qė Weninger-it nuk i ka rėnė nė sy asnjė herė, me gjithė se e ka njohur nga Nopcsa ? Por pyetjet nuk kufizohen vetėm nė tipin e Kthellės. Dyshime lejnė sa tė duash edhe pėr pėrqindjet e trajtave tė ndryshme e pėr saktėsin e pėrshkrimit tė kėtyre trajtave. E, tė gjitha kėto, jo pse anthropologve tė pėrmėndur i u mungonte zotsija, por pse kėta nuk kanė pasur rasje e kohė tė 'grumbullojnė lėndė mė tė shumtė.

Mbledhjen e kėsaj lėnde ne nuk duhet t'a kėrkojmė prej tė huajvet, por prej vetė Shqiptarvet. Ndėr emrat e autorve te shumėt q'u pėrmėndėn mė lartė, lexonjsi do tė ketė vėnė ré se ka edhe disa ballkanas qė s'janė mjaftuar me studimin e racave tė tyre, por kanė futur hundėn edhe nė pėrshkrimin e racės s'onė. A nuk munt tė mirremi edhe ne me gjurmime tė kėtij fari ? Kemi, kėtu, disa profesorė shkollash tė mesme qė kishin pėr tė dhėnė kontribut tė ēquar nė studimet anlhropologjike, sikur tė kishin njė shtytje dhe mundėsit pėr t'u pėrgatitur.

Kėtė shtytje dy organe duhet t'a japin: Ministrija e Arsimit dhe Instituti i Studimeve Shqiptare. Pėr tė zbuluar origjinėn t'onė dhe pėr tė njohur vetvehten duhet t'i kushtojmė kujdesin e duhur studimit tė racės qė do tė kishte pėr ne rendėsi tė barabartė, nė mos mė tė madhe, me studimin e gjuhės e tė historis.

Nė parathėnjen e librit Les Anciens Peuples de l'Europe tė Dottin-it, Camille Julian-i shkruan kėto fjalė: «ēėshtja e racės, sido qė tė zgjidhet, ėsht ēėshtja mė e rėndėsishme nė historin e popujvet. Munt edhe tė thuhet se ne nuk e kallzojmė kėtė histori veēse pėr t'arrijtur nė zgjidhjen e problemit tė racės.» 19)

_____________
19) PITTARD : «Les races et l'histoire», faqe 6.[/SIZE]
[/CENTER]

Arb 10-01-08 00:33

Titulli: Raca Shqiptare
 
[CENTER][SIZE=2]III.

[B]ORIGJINA E RACĖS SHQIPTARE[/B][/SIZE][/CENTER]
[INDENT][INDENT][RIGHT][SIZE=2]PROVA GJUHĖSORE PER AUTOKTONIN E RACĖS SHQIPTARE - ZBULIMET ARKEOLOGJIKE - MENDIMI I ANTHROPOLOGVET - BESIMI I DIELLIT DHE BESTYTNl TĖ SOTĖSHME - PĖRFUNDIM.[/SIZE][/RIGHT]
[/INDENT][/INDENT]
[SIZE=2]Pesė vjetė mė parė, Shpend Bardhi pat botuar nė Pėrpjekjen Shqiptare njė studim sintetik mbi origjinėn e popullit t'onė. 1) Duke marrė pėr bazė gjurmimet e linguistėve dhe t'albanologėve mė tė rėndėsishėm tė botės, ai rrihte me radhė hipothezat e ndryshme qė mbėshteten sidomos nė gjuhė.

Kemi shumė rasje qė provojnė se origjina e gjuhės sė folur nga njė popull nuk ka asnjė lidhje me racėn sė cilės ky popull i pėrket. Kėshtu, pėr shėmbull, s'kanė tė bėjnė aspak me arjanizmin, e posaēėrisht me racėn nordike t'Anglosaksonėve, tė gjitha ato fise me ngjyrė tė ndryshme qė, nė tė pesė kontinentet e dheut, miren vesh nė mes tė tyre me anėn e inglishtes. Por, pėr Shqiptarėt gjak e gjuhė kamė burim tė njėjtė e prandaj studimi i Shpend Bardhit do t'i zinte me shumė tė drejtė faqet e kėsaj kaptine, sikur mos tė donim tė kėrkojmė edhe ndonjė burim tjetėr pėr tė provuar mė me siguri se ē'ėsht kjo raca shqiptare duke nxjerė argumentat jo vetėm nga gjuha, por edhe nga arkeologjija, nga mithologjija e nga kėrkimet anthropologjike.

Linguistėt ndahen nga njėri tjetri pėr origjinėn e gjuhės e tė popullit t'onė, me gjithė se kurrkush nuk mohon prejardhjen e sajė indo-europjane. Kjo prejardhje ėsht vulosur nga Franz Bopp-i qė, nėpėr studimet filologjike, ka vėrtetuar preras karakterin arjan tė gjuhės e pra tė popullit t'onė.

J. G. von Hahn-i, konsulli zė-math i Austris nė Janinė, nė veprėn e tij Albanesische Studien, e gjen shqipen e sotshme bijė t'ilirishtes dhe Gustav Meyer-i, m'i madhi albanolog i shekullit tė kaluar, e pranon dhe mundohet t'a provojė kėtė hipothezė. Glotologė tė tjerė, ndėr tė cilėt Hirt e Pedersen, nuk e konsiderojnė gjuhėn t'onė tė rrjedhur nga ilirishtja, por nga thrakishtja; ndėrsa albanologu sėrb Bariq thotė pėr tė se ėsht njė thrakishte e ilirizuar. I famėshmi studjonjės i shqipes, Norbert Jokl, tė cilit i detyron shumė Kombi i ynė dhe albanologjija, ėsht i mendimit se shqipja ėsht njė gjuhė thrako-ilire.

_____________
1) Shpend BARDHI : «Origjina e popullit shqiptar», Pėrpjekja Shqiptare, Viti i dytė, faqe 322.[/SIZE]

Arb 10-01-08 00:34

Titulli: Raca Shqiptare
 
[SIZE=2]Kėtyre mendimeve qė nuk qėndrojnė kaq shumė larg njėri nga tjetri i u janė shtuar edhe dy tė tjera krejt tė ndryshme. Njėri — i August Schleicher-it — e vė shqipen nė njė degė indo-europjane bashkė me latinishten e me greqishten dhe i pėrmbleth qė tė trija nėn emrin «grupi pelazgjik»; tjetri — i August Friedrich Pott-it — thot se shqipja ėsht njė gjuhė iliro-pelazgjike para-indo-europjane. Por tė dyja kėto mendime kanė gjetur kundėrshtime tė forta ndėr glotologė. E para ėsht lėnė thuaj se mė nj'anė; e dyta ka shumė shkencėtarė kundra dhe, nė qoftė se mbrėnda caqevet tė filologjis ka ndonjė mbėshtetje, nuk pranohet n'asnjė mėnyrė nga shumica e historjanvet dhe e arkeologvet. Ndėr kėto kohėt e fundit as historjanėt as glotologėt nuk po flasin mė pėr njė gjuhė e njė popull pelazgjik para-indo-europjan, por pėr njė popull proto-ilir arjan, 2) pėr tė cilin as ata vetė nuk dinė se ē'ėsht me saktėsi.

Vlejnė pra tė mirren nė shqyrtim tri hipothezat e para.

Tė provosh nė se Shqiptarėt janė prej origjine thrake apo ilire ka rėndėsi tė veēantė pėr ne, pse po tė pranohet njėra ose tjetra nga kėto hipotheza do tė thotė tė vėrtetohet nė se Shqiptarėt kanė qėnė ngulur qė prej kohėve mė tė lashta nė viset qė zėnė afėr e ngjat edhe sot, apo janė tė shpėrngulur prej ndonjė treve tjetėr qė ndodhet mė afėr Detit tė Zi. Shpėrngulja sjell me vehte edhe pėrzierje gjaku, pse njė popull qė largohet prej njė toke e vėndoset nė njė tokė tjetėr duhet tė ketė pasur pėrpjekje, me doemos, mė parė me fiset q'e kanė dėbuar e pastaj me fiset qė ka gjetur nė vėndin e ri. Midis tij dhe kėtyre dy grupeve janė bėrė kryqėzime qė, nė pėrpjestim me kohėn e pėrpjekjes e me numrin e pėrbėrėsve tė fiseve tė huaja, kanė lėnė gjurmė shumė pak tė dukėshme nė brumimin e racės.

A kanė banuar, vallė, stėrgjyshėt t'anė nė viset ku stėrnipėt e tyre ndodhen edhe sot ? A po kanė ardhur kėtu prej njė treve qė gjėndet mė nga veri-lindja e qė kishte pėr qėndėr Nishin, domethėnė prej Dardanis qė pėrputhet me Kosovėn e sotėshme, ashtu si ē'thot Jokl-i ? A po, mė nė funt, pėrpara shkeljes sė Sėrbvet nė Ballkan, banonin mė afėr Detit tė Zi, nė trikėndshin Nish - Shkup - Sofie, ashtu si pohojnė Samdfeld-i e Weigand-i?


_____________
2) Domenico MUSTILLI : “La civilta preistorica dell'Albania”, Rivista d'Albania, viti 1940, fasc. III, faqe 308-309 dhe nga i njėjti auktor «Origini del Popolo Illirico», Rivista d'Albania, viti 1940, fasc. III, faqe 319-320.[/SIZE]

Arb 10-01-08 00:35

Titulli: Raca Shqiptare
 
[SIZE=2]Ndėr kėto kohėt e funtme pesha ėsht duke rėnduar mė tepėr nga ana e iliricitetit tė popullit shqiptar dhe nga anasija (autoktonija) ė kėtij populli. Njė albanolog i ri gjerman, Georg Stadtmueller, duke u mbėshtetur gjithnjė nė gjuhė e duke shqyrtuar fjalėt e huaja greke e latine tė Kishės qė kanė hyrė prej kohėsh mė shqipen, e gjen djepin e fisit t'onė nė njė vėnt qė duhet tė ndodhet pa tjetėr afėr Greqis nga njėra anė dhe afėr Dalmacis nga ana tjetėr, do me thėnė n'atė pjesė tė buzės lindore t'Adriatikut qė banohet edhe sot prej Shqiptarvet. Bilé, siē do tė shohim edhe mė pas, Autori i pėrmėndur ngul kėmbė pėr tė provuar se nė kohėn e shkeljes sė Sllavėve tė hershėm, hapsira jetsore e tė parvet t'anė kufizohej nė bjeshkėt e Shqipėris sė veriut e, pikėrisht, nė malet e nė luginat e krahinės se Matit. 3)

Pėrkrahsi m'i math i origjinės ilirike dhe i autoktonis sė Shqiptarvet ėsht profesori i Universitetit tė Palermos Francesco Bibezzo qė njihet prej tė gjithė botės si auktoriteti m'i lartė nė studimet mesapo-japige. Pėr tė provuar marėdhėnjet qė nė kohė e nė hapsirė lidhin shqipen me ilirishten e vjetėr dhe, pėr tė vėrtetuar vazhdimin historik e gjeografik tė Shqiptarvet tė sotshėm nga Ilirėt e lashtė, ai mbėshtetet nė monumentet dhe inskripcionet mesapike tė gjetura nė Pulje e nė Kalabri, tė cilat kanė pėrgjasim tė math me inskripcjonet e rralla ilirike qė janė zbuluar pėrkėtej detit Adriatik. Pėr spjegimin e kėtyreve duhet pėrdorur pa tjetėr shqipja e sotėshme e prandaj — arsyeton Bibezzo — kur shqipja dhe ilirishtja janė tė barabarta me njė gjuhė tė tretė, duhet tė jenė tė barabarta edhe me shoqja shoqen. Nė kėtė studim shumė tė vlershėm, tė cilit Shkencėtari i math po i kushton mėnt e djersė prej vjetėsh, ai arrin duke ndjekur tri rrugė: «I. Rindėrton nė tė gjithė hapsirėn sipėrfaqen gjuhėsore t'ilirishtes sė herėshme; II. shtrin dhe thellon mardhėnjet leksikore, fonetike e gramatikore tė shqipes me japigo-mesapishten; III. nė suazėn e pėrkatsive t'ilirishtes intensifikon kėrkesėn e ndonjė isoglose qė, edhe nė se numri i mbeturive gjuhėsore ėsht i vogėl, tė lidhet posaēėrisht shqipja me dialektet e folura lashtė nė tokėn me iliricitet ethnologjik e glosologjik tė provuar. 4) Nė lidhje me thrakishten, Gjurmonjsi i ēquar e thjeshtėson mjaft punėn, pse ai nxjer prova tė shumta pėr tė vėrtetuar se Thrakas e Ilirė kanė folur njė gjuhė ti vetme. 5)

_____________
3) Georg STADTMUELLER : «Historija Shqiptare nė pikėpamje tė Kombsis si problemė gjurmimesh», pėrkthim i Prof. Karl Gurakuqit, Hylli i Dritės, 1942, faqe 153.
4) Francesco RIBEZZO : «L'originaria area etno-linguistica dell'albanese e la sopravvivenza di una parola peonica in Italia», Rivista d'Albania, Viti 1941, faqe 129.[/SIZE]

Arb 10-01-08 00:36

Titulli: Raca Shqiptare
 
[SIZE=2]Ēėshtja e selis ku kanė zėnė fill Shqiptarėt ka dalė nė shesh rastėsisht ndėr fusha tė ndryshme studimi dhe prandaj nuk ėsht rrahur aq sa duhej prej shkencėtarvet. Nė kėto kushte pėrfundimet nuk duhen koinsideruar tė sakta, pse pikat e nisjes kanė qėnė tė kuifizuara. «Nė heshtjen e shkrimtarvet, thot Ribezzo, problemi u zgjith, si tė thuash, negativisht nga Hahn-i n'Albanesische Studien I (1853 faqe 213 e tutje): nė qoftė se pėrjashtohet invadimi sllav, nė Mesjetėn e lashtė e tė ré nuk ka lajme pėr asnjė tjetėr migracjon qė tė ketė mundur tė ndryshojė strukturėn ethnike e gjuhėsore tė Shqipėris dhe tė cungojė kėshtu vazhdimin e evolucjonit tė shqipes prej ilirishtes. Ky pėrfundim nuk ėsht pikėrisht njė circolo vizioso, siē mendon H. Hirt, do me thėnė qė shqipja ėsht zėvėndėsja e ilirishtes vetėm pse Shqiptarėt ndodhen nė selin e Ilirvet. Sot, mbeturit e pakta gjuhėsore t'ilirishtes nė fushėn toponomastike kanė nisur tė gjejnė nė shqipen elemente pėrgjegjse edhe pėr etimologjinė edhe pėr fonetikėn e tyre.» 6)

Mė poshtė, njė soj si Stadtmueller-i, Profesori i Palermos thot se “po tė mendohet qė fisi shqiptar vetėm nė kėtė krahinė (nė Shqipėrin e sotėshme) ėsht nė mardhėnje me helenizimin e vjetėr tė Maqedhonis e t'Epirit, me romaniziimin e krahinės danubiane e tė Dalmatis, me sllavizimin e Thrakės, rrjeth vetvetiu se kjo bėrthėmė (populli Shqiptar) mbetet nė vėndin ku gjėndej dhe ku historikisht e linguistikisht mund tė pritet, nė qoftė se ka lidhje kaq tė ngushta me thrakishten dhe me ilirishten, tė cilat ishin sipėrfaqe qė shtriheshin pėr bri njėra tjetrės nė kohėn romake.» 7)

Mė nė funt, pėrgjasimi i ilirishtes me shqipen, nga njėra anė, dhe i shqipes me thrakishten, nga ana tjetėr, toponimet e pėrbashkėta dhe qėnja e fiseve — si pėr shėmbull Peonėt — qė thirren herė ilire herė thrakase, tė bėjnė tė besosh se Thrakėt dhe Ilirėt pėrfaqsojnė dy emra tė njė ethnos-i tė vetėm tė ndarė dysh vetėm politikisht e gjeografikisht. 8)
[/SIZE]
[SIZE=2]_____________
5) Fr. RIBEZZO : «Premesse storico-linguistiche sull'autoctonia ilirica degli Albanesi», Rivista d'Albania, viti 1940, faqe 139-140.
6) RIBEZZO : «Pramesse storico-linguistiche ecc...», faqe 117.
7) RIBEZZO : «Premesse storico-linguistiche ecc...»,, faqe 118.
8) MUSTILLI : «L'illiricita del Popolo Albanese», Rivista d'Albania, . viti 1942, faqe 31.[/SIZE]

Arb 10-01-08 00:37

Titulli: Raca Shqiptare
 
[SIZE=2]Tė shkojmė mė tutje nė rrjeshtimin e provavet gjuhėsore e historike qė vėrtetojnė iliricitetin e popullit shqiptar, do tė zgjatemi shumė e do tė kapėrcejmė qėllimin e kėsaj vepre. Pėr tė pėrkrahur ndryshimin ethnik nė mes tė popullit qė banoi dikur nė Shqipėri dhe kėtij tė sotėshmit nuk mbetet veē se tė pranojmė hipothezėn e njė pushtimi tė huaj qė duhet tė ketė ngjarė pas rėnjes sė Perandoris sė Romės. Por arkeologjija na jep prova tė mjafta pėr t'a rrėxuar edhe kėtė pretendim.

Gėrmimet arkeologjike qė kanė tė bėjnė me qytetrimin dhe me popullin ilir janė shumė tė kufizuara. Ato tė Feniqit," tė Butrintit, t'Apollonis, tė Durrsit e tė ndonjė vėndi tjetėr nuk kanė rėndėsi tė madhe pėr kėrkimet ilire, pse kėto qėndra janė, nė pėrgjithsi, kollonira tė themeluara prej Grekėsh qė kaluan mė vonė nė dorė tė Romakvet e prandaj pika ku, mbi njė nėn-shtresė ilirike, vihen dy mbishtresa, njėra helenike dhe tjetra italike.

Por kėtė mungesė tė dukėshme e plotson, deri diku, Nekropoli i Komanit, zbuluar nė njė luginė tė Pukės qė pėrshkohet nga Drini. Gjurmė tė qytetrimit qė tregojnė varret e kėtij Nekropoli gjinden edhe nėpėr shumė krahina tė tjera tė Shqipėris, nė disa vise tė Greqis dhe, ēa ka pėr ne rėndėsi, n'Afionėn e ndodhur n'ishullin. e Korfuzit. Englezi Bulle, qė ka bėrė njė studim t'imtė mbi kėto varret e fundit, nxjer argumenta bindės pėr tė provuar se kėto, pėrveē ndonjė pėrjashtimi tė vogėl, i pėrkasin shekullit tė shtatė pas Krishtit. Varrezat e Komanit, si pas kėtij Autori, janė pak mė tė reja se ato tė-Korfuzit. 9) Dhe me tė vėrtetė edhe arkeologėt e tjerė kanė pranuar se grumbulli m'i math i tumuleve 10) tė Komanit duhet tė jetė i shekullit tė tetė pas Krishtit; por ka edhe mjaft asosh q'i pėrkasin njė kohe shumė mė tė lashtė. Materjali i mbledhur provon hapėt se nė popullin ilir ka pasur njė vazhdim tė qytetrimit halstattjan, 11) qė ėsht pėrhapur an' e kand tokės sė banuar prej fisevet tė tij. Rėndėsija e veēantė qė ka pėr thezėn qė po rrahim Nekropoli i Komanit rrjeth pikėrisht nga shkaku se varret qenė hapur ndėr epoka tė ndryshme. Arkeologėt qė kanė marrė nė studim materjalin e mbledhur mendojnė se njė pjes' e tij rrjeth prej njė kohe pėrpara shkeljes sė Romakvet nė Shqipėri. Kemi, pra, njė vazhdim traditash dhe ndikimet e ndryshme qe ka pėsuar populli ilir mbrėnda njė periudhe njėmij-vjeēare. «Nelkropoli, prandaj, provon evolucjonin e qytetrimit iliro-romak krahinor dhe vazhdimin e elementit ethnik.» 12) Tė njėj mendimi me Mustilli-n janė edhe Nopcsa, Traeger, Zeiss e shumė studjozė tė tjerė.

_____________
9) MUSTILLI : «L'illiricita del Popolo Albanese», faqe 36, 37, 38.
10) Tumul, tumule nga lat. TUMULUS - varre Ilirėsh tė rrumbullakta qė, pėr dhėn e hedhur mbi to, i pėrngjajnė njė kodrine tė lėmuar.
11) Qytetrimi halstattjan (nga emri i njė qyteti tė vogėl qė ndodhet n'Austrin e sipėrme, Halstatt, ku janė zbuluar varre historike me rėndėsi tė madhe) ka qėnė i pėrhapur ndėrmjet shekujve IX e V para Krishtit. Ėsht periudha kur punohet sė bashku hekuri dhe brunxi. Krijimin e kėtij qytetrimi tė rėndėsishėm gjurmonjsit i a mbėshtesin popullit ilir.[/SIZE]

Arb 10-01-08 00:38

Titulli: Raca Shqiptare
 
[SIZE=2]Ka ndonjė shkencėtar qė beson se nė varret e Komanit duhet tė gjėnden edhe pėrfaqsonjės tė popullsis sveve ose avare ose sllave. Hipotheza e parė ėsht rrėxuar prej dijetarvet mė tė rėndėsishėm, megjithse ndonjė shėnj' e racės nordike gjėndet nė kėtė Nekropol. Pėr Avarėt dihet me siguri se n'ushtrin e tyre kishte shumė Sllavė. Kėta nė shekullin e gjashtė shkelėn Ballkanin dhe nė krye tė shekullit tė shtatė elementi sllav q'erdhi me ta u pėrhap nė tė gjithė Gadishullin duke lėnė tė paprekura vetėm qytetet e Dalmatis, me pėrjashtim tė Salonės, bregdetin e Egjeut dhe njė rrip toke rreth e rrotull Konstantinopolit. Ėsht vėrtetuar historikisht se Avarėt vetėm tė shoqėruar nga Sllavėt kanė shkelur nė tokėt t'ona dhe se kėta tė fundit, pėr tė hyrė nė vise shqiptare, kanė gjetur vėshtirsira tė mdha, ēa vėrtetohet edhe nga numri shumė i kufizuar i mbeturive linguistike tė kėsaj epoke qė janė futur nė shqipen. Ėsht e vėrtetė se nė tumulet e Bosnjės, ku elementi sllav zuri rrėnjė tė thella, gjejmė shumė sende qė i u pėrngjaijnė atyreve q'u zbuluan nė Koman ; por dijetarėt janė tė sigurt se kėto sende janė mė tė vjetra nga pushtimi sllav.

Qytetrimi i Komanit, pra, ėsht njė fazė e mėvonėshme e qytetrimit tė zbuluar nė Bosnjė. Ai i pėrket kohės romake. Edhe sikur tė mos pranohet se njė pjes' e varrevet tė zbuluara janė tė kohės romake, duhet pėrjashtuar njė herė e mirė mundėsija e njohjes sė pėrfaqsonjėsve tė ndonjė fisi sllav ose avar, t'ardhur nė Shqipėri nė mes tė shekujvet gjashtė e shtatė pas Krishtit, ndėr tė vdekurit e Komanit. Pėrkundrazi, duket krejtė e natyrėshme qė ata t'i pėrkasin atij ethnos-i qė banonte nė kėtė krahinė edhe nė kohėn romake dhe qė kishte zėnė vėnt qė prej epokės sė hekurit, nė tė cilėn epokė gėrmimet arkeologjike vėrtetojnė pranin e tij. 13) Zbulimi i varrezavet ilirike tė Korfuzit nuk ėsht spjeguar akoma ; por ka tė ngjarė qė disa familje tė visevet t'ona tė kenė shkapėrcyer detin pėr shkaqe tė panjohura prej nesh dhe tė jenė vėndosur n'ishullin mė tė math tė Jonit.


_____________
12) MUSTILLI : “L'illiricita del Popolo Albanese”, faqe 37.
13) MUSTILLI : “L'illiricita del Popolo Albanese”, faqe 39.
[/SIZE]

Arb 10-01-08 00:39

Titulli: Raca Shqiptare
 
[CENTER][SIZE=2]***[/SIZE][/CENTER]

[SIZE=2]Anthropologėt i akuzojnė pa prerė arkeologėt, pse kėta, nė gėrmimet qė bėjnė, nuk ēajnė kokėn pėr tė ruajtur kafkat e mbeturit e skeletrave tė njerzve qė zbulojnė. Bėjnė, nė kėtė mėnyrė, njė mėkat tė math, pse nuk i u japin rasje pėrfaqsonjėsvet tė shkencės sė rėndėsishme t'anthropologjis qė tė ēfaqin mendimin e tyre mbi racėn qė ka banuar nė njė vėnt. Kjo mungesė kujdesi e arkeologve, pėr tė cilėn kaq dėndur fshan Eugéne Pittard-i, bje nė sy me njė herė nė gėrmimet e shumta qė janė bėrė nė Shqipėri. Nga kėto gėrmime, pėr fat tė keq, vetėm katėr kafka Shqiptarėsh tė lashtė janė mbledhur e studjuar gjer mė sot; qė tė katra janė nxjerė nga varret e Komanit, nė Kalan e Dalmaces afėr Shkodrės. Dy ndėr to vėrtetojnė dolikoqefalin e Ilirvet, kurse dy tė tjerat janė brakoide. 14) Por njė numėr kaq i vogėl nuk mjafton pėr tė provuar me njė farė saktėsije nė se Shqiptarėt e sotshėm janė apo jo pasardhėsit e Ilirvet. 15)

Kemi, veē, njė nekropol tė vjetėr qė ka njė farė rėndėsije pėr ne: ėsht ai i Glasinacit qė gjėndet nė Bosnje 26 kilometra lark Sarajevės, nė njė vėnt, domethėnė, qė ndėr kohėt e moēme, banohej funt e majė prej Ilirėsh. Gėrmimi nė varret e tij ka nisur gjashtdhjetė vjetė mė parė. Kafkat e gjetura nė to janė studjuar qė mė 1907 nga Weisbach-u. Pėrfundimi i kėtyre studimeve vėrteton se midis sosh ndodhen disa tė tipit dolikoqefal, disa tė tipit mesoqefal dhe disa tė tjera tė tipit brakiqefal. Shifet pra, se tė paktėn dy raca tė ndryshme, ajo nordike e ajo dinarike pėrfaqsohen nė Nekropolin e Bosnjės. Si pas Schwidetzky-t, numri i kėtyre racave arrin nė tri: nordike, mesdhetare e dinarike. Tipi nordik ose verjak ēfaqet nė dy variante, nė njė trajtė me kafkė tė lartė dhe nė njė trajtė me kafkė t'ulėt. Ndėr kafkat mesoqefale shihet qartė njė kalim drejt tipit dinarik, sidomos nė trajtim tė kafkės mbrapa. Pjesa nordike ėsht m'e shumta (gati gjysma), pastaj vjen pjesa dinarike (gati njė e treta), kurse tipi mesdhetar ėsht mė i vogli nė numėr.

_____________
14) R. BATTAGLIA : “L'Europa Danubiano-Balcanica”, faqe 778-779.
15) Pastaj, nė lidhje me trajtėn e kafkavet tė gjetura nė Koman, duhet bėrė edhe njė veré tjetėr : ky Nekropol ndodhet nė buzė tė Drinit, pra nė tė vetmen rrugė tė natyrėshme qė ka lidhur, qė nė kohėt e lashta, Dardhanin me Detin Adriatik. Kemi tė bėjmė me njė zonė transiti ku ėsht e pamundur tė kėrkohet omogjenitet shumė i math anthropologjik. Rėndėsi tė vėrtetė pėr ne duhet tė kishin skeletet e zbuluara nė ndonjė sipėrfaqe tė veēuar, nė ndonjė luginė tė rrethuar prej malesh, pėr shėmbull. Vetėm kėtu duhen kėrkuar tipet e vėrteta t'Ilirvet tė lashtė. — Mbi sipėrfaqet e veēuara e sipėrfaqet e transitit, shif MARRO : «Primato della Razza Italiana», faqe 44, 45, 46.[/SIZE]

Arb 10-01-08 00:40

Titulli: Raca Shqiptare
 
[SIZE=2]«Po t'i ikqyrim rrashtat nė pikėpamje tė kohės — shton Anthropologu gjerman — shohim se kėtu kemi tė bėjmė me rrashta tė njė periudhe mjaft tė gjatė, pra tė kohėve tė ndryshme. Racat atėherė na tregojnė njė ēnordizim, domethėnė njė paksim tė racės verjake nė dobi tė racave tė tjera. Raca verjake na ēfaqet m'e rrallė nė grupet mė tė reja». 16) Por, le tė flasim mė vonė pėr kėtė ēnordizim qė nuk vėrteton se kemi tė bėjmė me gjak t'ardhur, por ėsht vetėm njė kalim prej dolikioqefalije nė brakiqefali, njė fenomen, pra, shkencorisht i zbuluar, me gjithė se nuk ėsht spjeguar edhé.

Otto Reche, nė veprėn e vetė Raca dhe djepi i Indo-giermanvet (1936), duke pranuar se tė gjakut ilir kanė qėnė edhe fiset qė banonin nė kohėt e para tė metalit krahinėn Picenum t'Italis lindore, merr nė shqyrtim skeletet e nxjerra nga varret qė janė zbuluar afėr Novilara, Belmonte dhe Ancona. Kafkat janė, tė gjitha, tė gjata e tė ngushta, me fytyrė tė hequr e tė gjatė e me hundė tė hollė. Gjatsija mesatare e skeletevet arrin nė cm. 167,7. Shihet ēiltas se i pėrkasin racės nordike. 17)

Njė dėshmi tjetėr mbi racėn ilirike munt t'a nxjerrim nga sa kanė shkruar kronikanėt e vjetėr mbi nėntė nga perandorėt e Romės a tė Bizancit qė kishin arrijtur kulmin e hierarqis politike e ushtarake nė buzė tė Teverit ose tė Bosforit duke u nisur prej visevet t'ona. Kėta janė Klaudi, Apoloni, Probi, Valentiniani i Parė, Kostandini i Math, Kostanci i dytė, Juliani, Kostanc Klori dhe Kostandin Gali. Me pėrjashtim tė Julianit qė kishte flokė tė zezė, tė tetė tė tjerėt ishin flokartė. 18) Historiani latin Taciti i pėrshkruan Ilirėt si njė popull i fuqishėm, me flokė e me sy t'errėt, i pėrkurmė, i matur, guximtar, kryelartė, qė do mė shumė blegtorin se sa bujqėsin dhe nxjer ushtarė shumė tė mirė. 19)
_____________
16) I. SCHWIDETZKY : "Ilirėt e Glasinacit si racė", nė Bota Shqiptare, 1943, faqe 101 - 102.
17) BOTA SHQIPTARE faqe 100.
18) BOTA SHQIPTARE faqe 100.
19) BOLDRINI : «Op. Cit.», faqe 28.[/SIZE]

Arb 10-01-08 00:41

Titulli: Raca Shqiptare
 
[SIZE=2]Po t'u hedhim njė sy mozaikvet tė Justinianit tė Madh dhe tė sė shoqes sė tij Theodhora, qė janė ndėrtuar nė Ravenna nė shekullin e gjashtė, i pari nė Kishėn e Shėn Apolinarit tė Ri dhe i dyti nė kishėn e Shėn Vitalit, do
[/SIZE]
[SIZE=2]tė na bjenė nė sy me njė herė tiparet dinarike tė Ligjvėnsit tė math Kosovar, ndėrsa Perandoresha duket se ėsht e racės mesdhetare. 20)

Nga kėto pak shėnime kuptojmė se anthropologjija nuk ka nė dorė lėndė tė nxjerė nga tumulet qė tė mjaftojė pėr tė vėrtetuar origjinėn ilire tė Shqiptarvet, me gjithė se nuk e mohon n'asnjė mėnyrė kėtė tė vėrtetė. As kronikat e vjetra nuk na japin pėrshkrime qė tė kenė njė farė rėndėsije nė kėtė drejtim. Veē, qė tė gjitha kėto provojnė katėrēipėrisht se Ilirėt ishin indogjermanė me tipare q'i u pėrngjanin pak a shumė nordikvet.

Por antropologėt nuk mbėshteten vetėm nė matjen e tė vdekurvet pėr tė shprehur mendimin e tyre mbi origjinėn e njė populli. Ata, edhe duke vėzhguar pėrfaqsonjsit e gjallė dhe duke bėrė analize tė holla, munt tė thonė se cilės race i pėrket njė popull. Kėshtu, pėr shėmbull, Pittard-i, i mbėshtetur nė pėrfundimet e anthropometris, thotė kėto fjalė pėr origjinėn t'onė: “Nuk e di nė se linguistėt kanė rėnė nė godi pėr tė caktuar origjinėn e gjuhės shqipe. Por besoj se anthropologėt do tė mirren vesh shumė lehtė pėr tė caktuar vėndin e kėsaj race. Duket qė tashi, me gjithė se kėrkimet nuk janė nė gjėndje tė na e mėsojnė preras, qė ne mund t'i vėndosim Shqiparėt nė njė nga suazat e klasifikimit tė sotshėm tė racave evropjane: n'atė tė racės dinarike. 21)

Nė racėn dinarike hyjnė popujt qė banojnė, pėrveē viseve tė tjera, Alpet Dinarike, qė prej Istries gjer nė jugė tė Shqipėris, duke ndjekur gjithkund bregdetin lindor t'Adriatikut e prandaj popujt qė ndodhen nė viset ku mė parė banonin Ilirėt. Raca dinarike, ose adriatide e Biasuttit dhe raca ilirike janė sinonime. 22)

Nė parathėnjen e njė vepre tė hartuar nga Lumo Skėndua, Pittard-i e jep vėndimin e tij mbi origjinėn e popullit t'onė me kėto f jalė: “Shqiptarėt mė duken tė jenė stėrnipat mė autentikė t'ilirvet tė vjetėr.» 23)

_____________
20) A. A. VASILIEV : «Histoire de l'Empire Byzantin», Paris, 1932, Tome I faqe 173 e 201.
21) PITTARD : “Les Races et l'histoire”, faqe 362.
22) Po tė bėjmė korrigjimet e duhura nė lidhje me origjinėn ilirike tė Shqiptarve, mendimi i Mehdi Frashrit pėrkon plotėsisht nė kėtė pikė : «kur thonė anthropologėt raca dinarike, duan tė thonė raca ilirjane e cila, tue u pėrzierė me Thrakasit, dhe mbase me elemente tė mėparėshme, formoi racėn arbėrore ose shqiptare».
«Histori e Shqipėris, etj.», faqe 70-71.
23) “Les Albanais, me paraisse-nt etre les descendants les plus authentiques des anciens Illyriens». Shif parathėnjen e veprės “Les Albanais chez eux et a l'étranger”, Lausanne 1919, faqe 4.[/SIZE]

Arb 10-01-08 00:41

Titulli: Raca Shqiptare
 
[SIZE=2]Por, thuaj se tė gjithė anthropologėt kanė vėzhguar nė popullin t'ėnė tipare qė provojnė se duhet tė ketė, me doemos, kryqzime me raca tė huaja. Krerėt dolikoqefalė, syt e kaltėrt e flokėt e verdhė, qė hasen aty kėtu edhe ndėr ne, nuk janė veēorira tė racės dinarike. Lindin, pra, dyshime qė duhen sqaruar. Spjegimin na e jep, deri diku, Marcello Boldrini. Ky, me gjithė se nuk e largon preras dyshimin e kryqzimevet, qoftė edhe shumė tė kufizuara, me racat sllave, thot se “kushtet gjeografike, faktorėt ekonomikė, ndryshimet e pėrgjasimet anthropologjike me popujt fqinjė, gjuha, zakonet pėrkrahin hipothezėn e pėrzierjevet tė vjetra qė munt tė kenė ndodhur edhe pėrpara vėndosjes sė kėtij populli nė selin e sotėshme...” 24) Kush munt tė thotė, atėherė, se Ilirėt e lashtė, kur zunė vėnt nė Gadishullin ballkanik, nuk ishin, qė tė gjithė, tė njė tipi tė vetėm fizik, por kishte midis tyre individė tė pajosur me te gjitha tiparet qė shihen edhe sot nė popullin shqiptar ?

Tashi duhet bėrė edhe njė pyetje me rėndėsi qė ka lidhje vetėm me tregonjsin qefalik: kur pėrshkrimet e vjetra dhe kafkat e tė vdekurvet thonė se llirėt kanė qėnė kokė-gjatė, si munt tė spjegohet brakiqefalija e fortė qė vihet ré nė Shqiptarėt e sotshėm e, pėrgjithėsisht, edhe nė pėrfaqsonjsit e tjerė tė racės dinarike? Anthropologėt pėr shumė kohė janė orvatur t'a spjegojnė kėtė fenomen. Kanė thėnė nė krye se, kur nė disa varre, si pėr shėmbull nė Glasinac, shihen ndėr kohė tė ndryshme kafka qė kalojnė nga dolikoqefalija nė brakiqefali, ka njė popull kokė-shkurtėr qė vjen prej sė largu dhe pėrzihet me vėndėsit kokė-gjatė. Bile, pas njė hipoteze tė dytė — tė dalė gjithnjė nė kohėn kur anthropologjija gjendej nė shpėrgėnjt e foshnjėris — brakiqelalija kishte origjinė aziatike, domethėnė ngastrat qė popujt brakiqefalė zinin nė kartėn e Evropės ishin trevat ku popujt indo-gjermanė ishin pėrzierė me popujt jo tė gjakut arjan t'ardhur prej kontinentit lindor. Por sot tė dyja kėto hipotheza janė rrėxuar preras dhe prej tė gjithė shkencėtarėvet ėsht pranuar se popujt kokė-shkurtėr kanė rrėnjė kryekėput evropjane. 25)

_____________
24) Marcello BOLDRINI : «Op. Cit.», faqe 44.
25) Renato BIASUTTI : «La classificazione delle Razze Umane», faqe 276 e 301.[/SIZE]

Arb 10-01-08 00:43

Titulli: Raca Shqiptare
 
[SIZE=2]Anthropologėt janė, gjithashtu, tė mendimit — me gjithė qė fenomeni nuk ėsht spjeguar edhé — se nė disa zona tregonjėsi qefalik vjen duke u rritur; po kalohet pra vazhdimisht prej kafkave dolikoide nė kafka brakoide pa patur pėrzjerje gjaku. Pittard-i kėtė fenomen e ka vėnė ré nė komunėn e Londrės dhe nė krahinėn e Savojės; 26) Biasutti thot se kėtė shndrrim tė trajtės sė kokės nuk -duhet tė lodhemi pėr t'a kėrkuar ndėr gėrmime tė banesavet tė dikurshme tė popujvet, pse sot, nė shumė krahina t'Evropės, nga tė cilat nė disa lugina t'Alpeve, ėsht e dokumentuar shtesa e brakiqefalis. 27)

Nė kohėn kur Franz Bopp-i dhe shkolla e tij bėnin krahasime ndėrmjet gjuhėsh tė ndryshme pėr tė zbuluar nė to karakterin hindo-gjerman, njė studjonjės i math engles, Max Mueller-i, shkruante se popujt qė flitnin gjuhė tė njė rrėnje, kishin edhe besime qė i pėrngjanin mjaft njėri tjetrit. 28) Theorija e tij qe luftuar prej shumė kuj pėr njė kohė tė gjatė, por mė vonė u kuptua se lufta qe e pavėnt. 29) U pranua gati nga tė tėrė mithologėt se nė themel theorija e Max Mueller-it ishte e drejtė e prandaj, edhe njė herė nisėn kėrkimet nė kėtė drejtim.

Ėsht pohuar prej tė gjithvet se baza e mithologjis arjane ėsht besimi i diellit. Ky besim, si ndėr popuj tė tjerė tė lashtė me gjuhė arjane ashtu edhe ndėr Ilirėt, qe nė pah tė math dhe, pėr ēudi, pjesė tė tij kanė mbetur gjallė gjer nė ditėt t'ona nė popullin shqiptar.

Disa vjetė mė parė u zbulua n'Austri kryeqyteti i krahinės Noricum qė banohej prej Ilirėsh.30) Thirrej Noreia dhe gjėndej nė malin Lugenboden. Ndėr sa ndėrtesa tė tjera u zbulua edhe pallati mbretror dhe, jo shumė lark kėtij, njė tempull i goditur nė tė tretin shekull para Krishtit. Ky tempull ėsht i rrumbullakėt, 31) me tetė metra diametėr dhe i rrethuar me njė postrehė, pullazi i sė cilės mbahej, si duket, me shtylla tė drunjta. Nė mes ishte altari, i pėrbėrė prej katėr rrasash tė tė mėdha e tė rėnda, tė latuara e tė ngritura mbi tokė. [/SIZE]
[SIZE=2][/SIZE]
_____________
[SIZE=1]26) PITTARD : «Les Races et histoire», faqe 19, 28, 29 e tutje.
27) BIASUTTI : .L'Umanita attuale», faqe 229, 230.
28) J. EVOLA : «Il Mito del sangue», faqe 9.
29) Raffaele PETTAZZONI : (Accademico d'Italia) : «Antichi culti nella penisola balcanica», Rivista d'Albania, 1941, faqe 109.
30) GELASIUS : «Bindimi i Diellit ndėr Ilirėt», Hylli i Dritės, 1913, faqe 77.
31) THALLOCZY shkruan se Ilirėt “kishin tempuj tė rrumbullakėt, tė goditur pėrmbi bregore...” Bota Shqiptare, faqe 106.[/SIZE]

Arb 10-01-08 00:44

Titulli: Raca Shqiptare
 
[SIZE=2]Ndėn altar ndodhej vatra e zjarmit pėr flit qė truheshin. Ndonjė statujė Perėndije nuk u gjet nė kėtė vėnt tė shėnjtė, pse besimi i Ilirvet ishte pa ikona. Por mėnyra e ndėrtimit tė kujton me njė herė tempujt e vjetėr tė Romės ku nderohej dielli.
[/SIZE]
[SIZE=2]Nė majė tė njė kodre qė gjėndet pranė katundit Igls nė malsi tė Tirolit, Zonja Miltner ka zbuluar njė tempull tjetėr ilir, nė mes tė tė cilit u gjet shtrirė njė rras’ e madhe qė pėrbėnte altarin. 32) Nė mėngjes, kur dielli dilte pėr tė parėn herė nė buzė tė malit, rrezet e tij binin mu nė mes t'altarit duke-kaluar nėpėr njė gallustėr tė hapur, pėr kėtė qėllim, nė pullas. Qė kjo ndėrtesė ėsht faltore nuk duhet tė kemi asnjė dyshim; varret rreth - e - rrotull sajė vėrtetojnė se, njė soj si sot, edhe Ilirvet tė moēėm i u pėlqente t'i varrosnin tė dashurit e tyre afėr tokės sė bekuar.

Ndėr popujt e tjerė tė vjetėr qė banonin nė Ballkan, kulti i diellit ka qėnė shumė i pėrhapur. 33) Ky kult as nuk ka qėnė i njohur nė kohėn greke arkaike e klasike me pėrjashtim tė Helios-it nė Rodi; por edhe pėr kėtė dyshohet se mos ka origjinė tė huaj. Njė filozof platonik, Maksimi prej Tiros, tregon se fisi ilir i Peonvet adhuronte diellin nė trajtė tė pafytyrzuar tė njė disku tė vogėl tė lartėsuar mbi njė shkop tė gjatė. Nė monedhat e mbretit Lykkeios tė Peonis, qė qe aleat i Ilirvet tė tjerė e i Thrakasvet kundėr Mbretit tė Maqedhonis, shihet dėndur koka e Apollit stolisur me dafina; ky ka qėnė perėndi qė pėrfytyronte diellin.

Edhe Thrakasit qė, si ē'thamė, janė tė njėj gjaku e gjuhe me Ilirėt, e adhuronin diellin. Sofokliu, nė tragjedin e ēdukur Tereus, vė kėto fjalė nė gojėn e Thrakasit Orfé: “O Diell hyll shumė i nderuar prej Thrakasvet, miq tė kuajve.” Nė njė tragjedi tjetėr t'Eskilit, Bassaridet, Orfeu squhet qė me natė pėr t'u ngjitur pėrpara agimit nė majėn e malit Pangeo qė t'i falej Diellit, i cili pėr tė ishte Perėndija m'e madhe.

Nuk ka shėnja tė shumta t'adhurimit tė diellit anikonik nga ana e Thrakasvet. Por provohet mirė besimi i tyre ndaj Apollit, tė cilit shumė herė i ngjiten mbiemra vendės, si pėr shėmlbull Sitalkas, ashtu si ē'janė thirrur shumė nga princat e vėndit, dhe Zerynthois qė pėrfaqson emrin e njė fisi tė tyre. Fytyra e “kalorsit thrakas” ka zakonisht rreth kokės njė kurorė rrezesh, shėnj' e qartė kjo qė vėrteton lidhjen shpirtrore tė popullit me diellin
_____________
32) GELASIUS : «Op. Cit.» faqe 80.
33) Mbi adhurimin e diellit ndėr Ilirė, Thrakas e Maqedhonas, shif PETTAZZONI, «Op. Cit.»[/SIZE]

Arb 10-01-08 00:45

Titulli: Raca Shqiptare
 
[SIZE=2]Tė pėrmėndim, me qėnė se ra rasja, edhe njė legjendė maqedhonase, mbassi edhe populli qė polli Lekėn e Math ėsht, si pas mendimit tė shumicės sė historjanvet, i njė origjine me Ilirėt. Perdika, themelonjsi i shtėpis mbretnore tė Maqedhonis, ishte m'i vogli i tre vllezėrve tė cilėt, nga toka [/SIZE][SIZE=2]e Iliris, kishin shkuar nė Lebaia dhe ishin marrė nė shėrbim si barinj' prej mbretit tė vėndit. Kur mbretresha mbrunte bukėt, kishte vėnė ré se kurdoherė buka e Perdikės bymehej dy herė mė shumė nga bukėt e tjera. I a kallxon kėtė gjė Mbretit dhe ky, i trėmbur prej kėtij farė paralajmėrimi, i dėbon tė tre vllezrit. Ata kėrkojnė rrogėn q'u qe caktuar, por mbreti nuk u a jep. Veē, u tregon kėtyreve diellin qė n'atė ēast po hynte nė shtėpi nga njė bir' e pullazit, dhe u thotė: “kjo ėsht rroga qė ju meritoni.” Dhe ja ku Perdika pėrgjigjet nė kėmbė e nė dorė: “edhe ne e pranojmė” dhe, me njė thikė qė kishte me vehte, shkroi mbi tokė rrethin e diellit. Pastaj hyri tri herė mbrėnda kėtij dielli tė vizatuar pėr dhé e u largua bashkė me tė vllezrit. Vepra me karakter magjik dha pėrfundimin e pritur, pse Perdika, kur pushtoi tė gjithė Maqedhonin, u bė edhe zot i Lebaia-s. Legjenda dėshmon hapėt se edhe ndėr Maqedhonas dielli adhurohej.

Ndėrsa ky adhurim i diellit tregon me saktėsi vulėn arjane qė mbante populli ilir dhe popujt q'ishin tė njėj gjaku me tė, traditat e mbetura gjer mė sot ndėr Shqiptarė flasin hapet mbi origjinėn ilire tė popullit t'onė.

Populli i malevet dhe i fushavet beson edhe sot me kėmbėngulje nė diellin. Njėzet shekuj krishterimi e myslimanizmi nuk kanė mundur t'i a ērrėnjosin kėtė besim. Ai vazhdon tė hetohet pėr diell e pėr rreze tė tij. Njė varg bestytnish (supersticjonesh) e lidhin me tė. Nė folklorin t'onė gjėnden pjesė tė shumta kėngėsh nė tė cilat kreshnikėt flasin me diellin si tė flisnin me njė vehtje tė gjallė, i kėrkojnė atij tė mira dhe i binden.

Por ka edhe mė. D. Nikollė Gazulli na tregon se Ilirėt kishin pėr simbol tė diellit kryqin me grepēa, atė qė kanė pasur edhe tė gjithė popujt arjanė dhe qė pėrfaqsonte zjarmin, flakėn e gjallė. 34) Ky simbol, na siguron Autori, ėsht i njohur edhe sot ndėr malsit e Snkodrės. Shumė gra e qėndisin kryqin me grepēa ndėr xhubleta tė tyre. Nė hetimet qė ai ka bėrė duke pyetur ato qė mirren me kėto qėndima, ka nxėnė se ky trashgim u ka mbetur prej plakash tė moēme.

[/SIZE][CENTER][SIZE=2]***[/SIZE][/CENTER]

[SIZE=2]Tashi tė pėrmbledhim mendimet mbi origjinėn e racės shqiptare.

_____________
34) GELASIUS: (pseudonimi i D. Nikollė Gazullit) «Op. Cit.» faqe 83 - 84. Kryqi me grepēa mbahet si emblema e Pantheonit arjan dhe e qytetrimit arjan. Gjermanėt e sotshėm e kanė vėnė atė nė flamurin kombėtar pėr tė kallxuar lidhjen e ngushtė shpirtrore tė lėvizjes sė tvre me traditat e mbetura trashgim prei stėrgjyshėrve.[/SIZE]

Arb 10-01-08 00:46

Titulli: Raca Shqiptare
 
[SIZE=2]Pamė nė kėto faqe se Ilirėt janė popull me gjak e gjuhė indo-gjermane dhe se Shqiptarėt janė bijt e tyre tė vėndosur nė krahinat e sotshme qė nga kohėt mė tė lashta.

Nga theorit e ndryshme linguistike, shkencėtarėt po pėrkrahin mė shumė atė qė thotė se gjuha shqipe ėsht njė gjuhė thrakoilire dhe, duke qėnė se po provohet se Thrakas e Ilir janė dy degė tė njė [I]ethnos-i[/I] tė vetėm, duhet pranuar mendimi i Ribezzo-s, si pas tė cilit Shqiptarėt e sotshėm janė pasardhėsit e Ilirvet.

Kėrkimet arkeologjike na vijnė nė ndihmė pikėrisht atje ku lajmet historike mungojnė dhe provat gjuhėsore nuk kanė fuqi. Ėsht njė periudhė kur karta ethnografike e Ballkanit ėsht pėrzier shumė, pse popuj tė ndryshėm aziatikė janė dyndur mbi tokėt e Gadishullit dhe popujt anas (autoktonė) kanė qenė tė detyruar tė ndryshojnė vėnt. Zbulimet e tumuleve tė Komanit dhe ato tė Afionės japin lėndė tė mjaftė pėr tė vėrtetuar vazhdimin e elementit ethnik qė nga shkatrrimi i Perandoris sė Romės gjer nė shekullin e tetė pas Krishtit. Pas kėsaj kohe historija nuk flet mė pėr migrim fisesh tė huaja nė tokėn e banuar prej Shqiptarvet.

Anthropologėt nuk kanė lėndė tė mjaftuarshme skeletrike pėr tė vėndosur se Shqiptarė e Ilirė janė njė racė e vetme. As kronikanėt e vjetėr nuk pėrshkruajnė gjė me saktėsi. Por nga studimet e bėra mbi Shqiptarėt e sotshėm provohet se kėta janė tė njė race tė vetme qė thirret dinarike ose ilirike dhe kanė afrim vetėm me ata popuj qė janė vėndosur nė vise ku historikisht provohet se ka njė nėnshtresė tė dėndur Ilirėsh.

Mė nė funt, nga mithologjija nxjerrim gjith ato prova pėr tė vėrtetuar se tė parėt t'anė ishin arjanė dhe se Shqiptarėt e sotshėm ruajnė edhe sot shumė besime nė lidhje me diellin. Kėto bestytni na kanė mbetur trashgim nga besimet e Ilirvet.

“Shqiptarvet tė soēėm, thot Arturo Galanti, i u pėrshtatet, emri neo-ilir, porsi Grekvet tė rinj ai i neo-helenvet dhe Italjanvet, Frėngjvet, Spanjolvet, Portogezvet e Rumunvet emri neo-latin”. 35) Krahasimi i Auktorit italjan mbėshtetet mė fortė nė gjuhė e qytetrim se sa nė gjak. Shqiptarėt janė stėrnipėt e drejtė-pėr-drejtė t'Ilirvet, jo vetėm pse rrėnja e gjuhės sė tyre ėsht ilire dhe se qytetrimi i vėrtetė i tyre mban shumė elemente tė qytetrimit tė kėtij populli, por mė tepėr pse nė venat e tyre lėviz po ai gjak qė dikur i u jipte jetė e gjallėri IIirvet tė lashtė.
[/SIZE]

Arb 10-01-08 00:47

Titulli: Raca Shqiptare
 
[CENTER][B][SIZE=2]IV.

RACA SHQIPTARE NĖPĖR SHEKUJ[/SIZE][/B][/CENTER]
[INDENT][INDENT][RIGHT][SIZE=2]NDIKIMET NĖ GJAK DHE NDIKIMET NĖ GJUHĖ E QYTETRIM - KOLONIT GREKE DHE PUSHTIMI ROMAK - DYNDJET E SĖRBVET E TĖ BULLGARVET - DIASPORA E PARĖ SHQIPTARE - MYSLIMANIZMI DHE RACA - SHQIPTARĖT NE KOSOVĖ - SHQIPTARĖT E MĖDHENJ.[/SIZE][/RIGHT]
[/INDENT][/INDENT]

[SIZE=2]Tė flaē pėr origjinėn e largėt tė njė populli evropian, nuk ke thėnė kurrgjė pėr racėn e tij, pse dyndjet e shumta tė popujvet qė kanė mbushur faqet e historis sė mesme e tė ré, qė nga shkatrrimi i Romės gjer nė ditėt t'ona, kanė lėnė, pa dyshim, gjurmė tė pashlyershme nė kartėn ethnografike tė kėtij kontinenti. Shumė popuj,dikur krejt tė pastėr pėr racė, sot janė ndryshuar kaq fort, sa qė munt tė thuhet se nė venat e tyre qarkullon ēdo lloj gjaku tjetėr pėrveē atij tė fisit q'i u ka lėnė emrin ose, ndonjė herė, gjuhėn. Shėmbullin mė tė gjallė na e japin Grekėt e sotshėm. Thezin e shpallur nga Fallmerayer-i e pėrkrahin edhe anthropologėt: shumė pak gjak i u ka mbetur fqinjvet t'anė tė jugės nga Elenėt e moēėm. Gjuha e Omerit mbulon me mantelin e sajė njė tok Shqiptarėsh e Sllavėsh t'ardhur nė Gadishullin elenik gjatė sundimit bizantin q' i a ka ndryshuar krejt vijat morfologjike dhe veēorit psiqike popullit vėndės.

Po ajo vėré munt tė bėhet edhe pėr pjesėn mė tė madhe t'ilirvet tė vjetėr. Fiset e tyre, tė shumta nė numėr, ishin pėrhapur qė pėrtej Danubit — Baviera, Austrija e Hungarija banoheshin prej tyre 1) — gjer nė gjirin e Ambracis dhe njė vijė qė ndjek afėr e ngjat kufirin e paraluftės midis Jugosllavis e Rumanis dhe Jugosllavis e Bullgaris i ndante, nga ana e lindjes, me popujt fqinjė q'ishin, edhe kėta, tė njė gjaku me ta. Mbrėnda kėtij trekėndshi kaq tė math, sot zė vėnt njė grumbull popujsh tė ndryshėm: Gjermanė, Kroatė, Sėrbė, Malazias, Bosnjakė e Hercegovinas, Bullgarė, Shqiptarė e Vllehė, pa pėrmėndur grupet e tjera mė tė vogla qė janė infiltruar mė me pakicė. Pėr tė kuptuar si kanė ndodhur kėto shtrajtime ethnike, duhen pėrmėndur pa tjetėr lėvizjet e fisevet tė ndryshme qė janė sjellė ndėr kėto vise e qė kanė lėnė nė racė gjurmė tė pashlyershme.

_____________
1) Karl PATSCH : «Ilirėt», pėrkthyer prej Karl Gurakuqit, Tiranė, 1923, faqe 5.
[/SIZE]

Arb 10-01-08 00:48

Titulli: Raca Shqiptare
 
[SIZE=2]Edhe kur njė popull, si Ilirėt, zė vėnt nė njė trevė tė caktuar dhe heth rrėnjė ndėr viset mė tė pėrshtatėshme pėr banesė, nuk siguron pastėrtin e gjakut pėr sa kohė popuj tė tjerė, pėr arsye imperializmi ose pse vazhdojnė jetėn endacake, hidhen nė trevėn e tij dhe ose e pushtojnė ushtarakisht ose depėrtohen (infiltrohen) nė tė. Kėta, nė ēdo rasje, i a turbullojnė pak a shumė qytetrimin dhe i a pėrziejnė gjakun. J. Brunhes, nė veprėn e tij La Géographie de l’Histoire i dallon lėvizjet e popujve «nė lėvizje qė ndryshojnė karakterin e racave pse veprojnė nė turma tė mėdha (racial drift) e nė lėvizje qė ndryshojnė vetėm qytetrimin e tyre (cultural drift), pse tė riardhurit nuk bėjnė gjė tjetėr veēse depėrtohen, treten nė popullsin e mė parėshme tė vėndit ; por edhe depėrtimi (infiltrimi) nuk kalon pa lėnė ndonjė ndikim nė racė 2)».

Mendimi i kėtij Auktori i pėrngjan, me gjithė se nuk pėrputhet, edhe pėrfundimit nė tė cilin arrin Pittard-i. Anthropologu zviceran mendon se shumė rrallė ndoth qė njė popull t'i japė veēorit e veta fizike njė populli tjetėr qė pushton. Pikėrisht kėtė thonė edhe Gini, Martial-i e Genna. I pari flet mbi qėndresėn e pamposhtur tė veēorive anthropologjike tė popujvet tė sunduar pėr ball ndikimevet tė popujvet sundonjės ; i dyti thot se metiēėt e lindur nga kryqzimet e Galvet me Romakėt i humbėn dal-e-ngadalė shėnjat e romanizimit pėr shkak tė kryqzimevet tė mėvonėshme me elementin vėndės ; i treti pėrmėnt se si depėrtimet e Asirvet tė vjetėr ndėr Ebrej nuk kanė numdur tė ndryshojnė pėrbėrjen etnike tė kėtyreve tė fundit, me gjithė se tė dy kėta popuj i pėrkisnin trungut semit 3).

Popujt qė kanė patur tė bėjnė me Ilirėt gjatė shekujve kanė qėnė kolonizatorė, pushtonjės ushtarakė ose migrantė endacakė. Kėta nuk kanė patur kontakt tė barabartė me tė gjithė turmėn ilirike tė pėrhapur nė njė trevė kaq tė madhe. Por, ndėrsa ndrydhja e tyre ka qėnė m'e fortė pėr disa fise e vise, ka qėnė shumė m'e dobėt ose nuk ėsht ndier aspak ndėr fise e vise tė tjera. Disa nga kėta popuj nuk kanė lėne gjurmė veēse nė qytetrim; kurse disa tė tjerė kanė lėnė shumė gjak ndėr viset e pushtuara. "Vetėm ai grup i Ilirvet qė mė vonė u ēqua me emrin Shqiptar, qėndroi m'i pastėrti dhe, me gjithė se e ndjeu mjaft ndikesėn e qytetrimit tė huaj, mbeti gati krejt i paprekur pėr nga raca.

Por, pėr tė kuptuar kėtė tė vėrtetė, duhet tė hyjmė pak nė histori e tė flasim, nė vija tė pėrgjithėshme, mbi trajtėn e pėrpjekjevet qė Ilirėt e moēėm e Shqiptarėt e mėvonshėm patėn me tė huaj.


_____________
2) Henri BERR : nė Parathėnje tė veprės «Les Races et l'Histoire», faqe 13.
3) Shif mbi kėtė argument: MARRO : «Op. Cit.», faqe 39 e tutje.
[/SIZE]

Arb 10-01-08 00:49

Titulli: Raca Shqiptare
 
[CENTER][SIZE=2]***[/SIZE][/CENTER]

[SIZE=2]Nė jugė tė viseve qė banoheshin prej tė parvet t'anė qėndronte njė popull shumė m'i qytetruar e m'i organizuar se ata. Grekėt kishin zėnė vėnt nė njė tokė tė varfėr. Pėr tė jetuar nė nivelin q'i u impononte qytetrimi, kishin nevojė pėr tė shfrytzuar vise mė tė pasura tė banuara prej popujsh qė ata i thirrnin barbarė. Kishin, pėr ato kohė, njė industri tė pėrparuar dhe, mbi tė gjitha, njė tregti shumė tė zhvilluar. I u shisnin «barbarvet» mallra tė fabrikuar nė qytetet e tyre tė shkėlqyera ose tė blerė ndėr vise tė tjera tė Mesdheut dhe i u mirrnin ē'u duhej pėr tė jetuar: drith, metale tė ēėmuarshme e ēdo pasuri tjetėr. Deti Mesdhé ishte qarkuar prej kollonive tė tyre tė lulzuara. Edhe nė Bregun lindor t'Adriatikut, Grekėt themeluan njė vark qytetesh midis sė cilave ēquhen Buthroton, Phoinikon, Apollonia, Dyrrachion, Nymphaion e Lissus.

Ndikimi helen ndėr kėto vise ėsht ndier mė fort nė kulturė. Nė besim e gjuhė ka lėnė vrraga tė lehta. Por kudo, nė njė sipėrfaqe tė kufizuar. Nė veri nuk largohej shumė prej rretheve tė kollonis, ndėrsa ne jugė, hinterlandi shtrihej diēka mė tepėr. Pėrveē skelave tė bregdetit, nė mes t'Apollonis e tė Butrintos kemi edhe disa qėndra tė tjera greke, sidomos nė Mallakastėr, qė shėrbenin si tregje ku, midis vendėsvet e t'ardhurvet shkėmbeheshin prodhime bujqėsore me lėndė industrore. Kultura q'u pėrhap nė kėto vise ishte greke. Por harti grek, diku diku merr trajta tė posaēme qė kanė lindur nga shpirti krijonjės i vėndit. Shėmbull: kapitelet e stilit apolloniat tė zbuluara nė Pojan nga Kryetari i Misjonit frėng Léon Rey. Por, sidoqoftė, mbetemi nė fushėn e kulturės. Pėrzierje gjaku nuk ka pasur aspak, ose ka pasur aq shumė pak sa qė nuk vlen as tė zihet me gojė.

Me pushtimin romak ndikesa e huaj bėhet shumė m'e fortė. Passi Mbreti i funtmė i Ilirvet, Genci, thyhet, zihet rop (nė vitin 168 para Krishtit) dhe dėrgohet nė Romė pėr tė stolisur karrocėn triumfore tė Pretorit Lucius Anicius, tė gjitha tokėt e Mbretris sė tij e tė fisevet tė tjera bjenė dal-e-ngadalė nė dorė t'ushtris sė fortė tė Qytetit tė shiat kodravet. Populli ngadhnjimtar nuk ėsht vetėm i fuqishėm ushtarakisht, por qėndron edhe shumė pėrpara nė qytetrim. Ndikimi i tij, nė krye i kufizuar, u pėrhap nė tė katėr anėt e tokės ilire, por nuk e romanizoi krejtėsisht popullin qė banonte nė tė.
[/SIZE]

Arb 10-01-08 00:50

Titulli: Raca Shqiptare
 
[SIZE=2]Ky ndikim nuk qe i barabartė nė tė gjitha viset ; diku u ndie shumė mė tepėr e diku shumė mė pak. Drejtimet e tij pėrputhen me ato q'u ndoqėn nga legjionet ushtarake. Ndjekin pra rrugėt e detit e ato tė tokės qė topografikisht nuk pengojnė kalimin. Nė vija tė pėrgjithėshme presioni romak u ndie mė tepėr nė bregdetin dalmatin, rreth e rrotull rrugės Egnatia qė shkonte nga Apollonia e Durrsi deri nė Salonik dhe nė luginėn e Danubit. Nė kėtė tė funtmen, sidomos, presjoni ka qėnė shumė m'i fortė, pse legjionet e Romės kishin zėnė vėnt me shumicė jo aq pėr tė siguruar arterjet mė tė rėndėsishme tė lėvizjes sė tyre nga sulmet e vendėsvet, se sa pėr tė penguar, nė njė vark fortifikimesh, — q'u shtuan shumė mė tepėr nė kohėn e Justinianit e tė perandorvet tė tjerė tė Bizancit — ēdo mėsymje tė papritur tė popujve nomadė e gjysėm t'egjėr qė vinin prej veriut e prej veri-lindjes. Kemi pra disa pjesė tė tokės ilire shumė tė ndikuara e disa tė tjera, posaēėrisht viset malore ose tė varfra ekonomikisht ose ato q'u ndodhėn lark kėtyre rrugėve jetike pėr Romėn, gati tė paprekura.

Qytetrimi i Romės la gjurmė tė pashlyershme nė ēdo sektor tė jetės. Gjuha pėsoi mė fortė se tė gjitha. Nė shumė vise ilirishtja nuk u fol mė dhe vėndin e sajė e zuri latinishtja. «Sikur tė zgjaste edhe ca kohė ky zhvillim, thot Stadtmüller-i, atėherė gjuha e herėshme shqipe mbrėnda njė ose dy shekujve do t'i ishte shtrue krejtėsisht romanizimit dhe Shqiptarėt e sotshėm do tė flitshin nji dialekt romak qi do t'ishte shumė i afėrm me gjuhėn rumune 4).»

Por, ndėrsa qytetrimi e gjuha e ushtarvet tė Romės u pėrhap ku mė shumė e ku mė pak nė tė gjithė Ilirin, asnjė historjan nuk flet pėr depėrtim gjaku latin. Studimet anthropologjike, nga ana tjetėr, e provojnė, siē do tė shohim, kėtė pastėrti. Legjionet e Romės nuk patėn kontakte tė shumta me popullsin vėndėse. Nga viset e Ballkanit, vetėm nė Dacje 5), e pra shumė lark prej tokės shqiptare, thot historija, u themelua njė koloni romane e shumtė nė numėr, por edhe kjo duhet tė jetė larguar q'andej mė 271 pas Krishtit, nė kohėn e Aureljanit, atėherė kur kėrcėnimi i Gotvet e kishte bėrė tė vėshtirė qėndrimin e sajė.


_____________
4) STADTMUELLER : «Op. Cit.», nė Hylli i Dritės 1942, faqe 150.[/SIZE]

Arb 10-01-08 00:51

Titulli: Raca Shqiptare
 
[SIZE=2]Nga ana tjetėr, sundimi romak ka qėnė shumė i butė me popujt e nėnshtruar qė nuk i qitnin ngatrresa. Ja ē'shkruan Patsch-i pėr tė: «Romanėt nė luftė qenė t'egjėr, e shtrojshin pa farė dhimbe ēdo kryengritje. Por pėrkundrazi, kur sipėranija e tyne njihej e nderohej, atėherė i u jipshin tė nėnshtruemvet nji liri shumė tė gjanė. Ata nuk u pėrkitshin nė kombėsin (mendo racėn) e tyne, as nė besim, as nė kulturėn qi kishin; edhe n'administratė i lijshin tė lirė, pėr sa u jipshin leje interesat e Mbretnia, [I]Ata nuk kėrkojshin prej tė nėnshtruemve qi tė shkriheshin e t’asimiloheshin me ta[/I]; por asht e dijtun se pushtimi prej nji populli tė fortė, tė dijtun e tė pėrparuem, linte me doemos gjurmėt e veta nė popullin e mundun. Prej kėsaj pune kuptohet lehtazi, qi tė nėnshtruemit, porsa shihnin se rifitimi i vetqeverimit tė tyne nuk ishte i mundun, i shtroheshin gjėndjes sė re, pėrparojshin, por tue ruejtė vetit kombtare 5)... »

Dhe duhet t'ishte pikėrisht kėshtu. Ndryshe nuk ka si tė spjegohet fakti qė gati dy qint vjetė pas pushtimit nga Roma, fiset ilire e kishin akoma tė ndezur ndjenjėn e liris dhe, shumė ndėr to, tė prira nga Desetiatėt e tė komanduara nga Bato-ja, nisėn kundėr Romakve luftėn pėr shkundjen e robėris, luftė kjo qė zgjati plot tre vjetė (deri mė 9 pas Krishtit) dhe pati episoda tė shkėlqyershėm trimėrije 6)

[/SIZE][CENTER][SIZE=2]***[/SIZE][/CENTER]

[SIZE=2]Gjatė sundimit tė Perandoris bizantine, popuj tė shumtė racash tė ndryshme i turren tokėvet tė pasura tė Gadishullit, i drejtohen shumė herė Kostantinopolit dhe e ndryshojnė kryekėput kartėn ethnike tė visevet ku shkelin. Shumė nga kėta kalojnė nėpėr krahinat ilire, por kalim meteorėsh: vrasin, plaēkitin, pa lėnė asnjė trragė tjetėr. Kėshtu ndoth me Gotėt, me Hunėt, me Antėt, me Hungarėt, me Avarėt 7).

Tė huaj qenė edhe Venecjanėt, Amalfitanėt e Raguzanėt qė mbajtėn shumė koloni nė bregun e Adriatikut, por as pėrpjekjet me kėta popuj nuk kanė ndonjė rėndėsi, pse krijuan vetėm marėdhėnje tregtare e jo lidhje gjaku. Nga kėta, Venecjanėt kanė pasur edhe njė farė sipėranije politike ndėr disa krahina afėr detit. Mė vonė Normanėt e Angjevinėt krijuan mbretrira qė mbetėn mė kėmbė pėr shumė vjetė; por kemi tė bėjmė gjithnjė me sundime politike e ushtarake e jo me migracjone popujsh tė tėrė qė munt tė ndryshojnė gjakun e vėndasvet me tė cilėt pėrzihen.


_____________
5) Karl PATSCH : «Ilirėt», faqe 41 - 42.
6) PATSCH : «Ilirėt», faqe 36, 37, 38.
7) PITTARD : nė veprėn e cituar «Lee Races et l'Histoire» faqe 15 pėrmėnt rasjen e Vizigotve qė mbrėnda tridhjet e nėnt vjetėsh bėjnė qindra lėvizje nė Ballkan, n'Itali e nė Spanjė. Ėsht e natyrėshme pyetja : Ē'farė ndikese racore munt tė kenė pasur ata ndėr viset qė shkelėn?[/SIZE]

Arb 10-01-08 00:52

Titulli: Raca Shqiptare
 
Dy rreziqe i janė kėrcėnuar racės shqiptare gjatė sundimit bizantin: ai i greqizmit dhe ai i sllavizmit. Ndėrsa i pari do tė ndihej vetėm nė gjuhė e nė kulturė, i dyti do t'ishte me tė vėrtetė rrezik pėr ēdukjen ose pėrzierjen e fortė tė gjakut e prandaj do tė kishte pėr rrjedhim shuarjen e njėsis racore shqiptare nė Ballkan.

Njė farė ndikese tė helenizmit e ndjeu populli i ynė porsa Perandorija e Lindjes u nda nga ajo e Perėndimit. Thuaj se e gjithė toka e Ilirvet mbeti nėn Bizantinėt e prej tyre mori pjesėrisht fén orthodokse dhe pėsoi n'organizimin shoqėror, ekonomik e familjar mbresa tė forta qė kanė mbetur tė pashlyera gjer nė ditėt e sotėshme. Sikur kjo Perandori t'ishte ushtarakisht m'e fuqishme, me kulturėn e sajė tė zhvilluar, me ligjėt e pėrsosura dhe me administratėn e mėnēme kishte pėr t'a greqizuar shumė shpejt vėndin t'onė, por ngatrresat e mbrėndėshme dhe luftrat e jashtėme e penguan njė veprim tė kėtillė. Nga kjo pikpamje krijimi i Perandoris latine tė Bizancit nė Kryqėzatėn e katėrt e, bashkė me kėtė, forcimi i auktoritetit tė Dogėvet dhe sundimi i Normanvet e i Angjevinvet kanė qėnė njė farė kundėrpeshe e nevojshme 8). Por pengimin mė tė math helenizimit i a solli dyndja e Sllavėvet, do me thėnė e Serbėvet dhe e Bullgarėvet, nė Ballkan. Kjo ēduku njė rrezik, por ngjalli njė rrezik tjetėr shumė mė tė math.

Sėrbėt ishin bujqė e druarė 9) dhe prandaj tė pazotė pėr luftė. Pėrhapjen dhe fitimet e tyre u a detyrojnė Avarvet prej gjaku turk qė dikur, si fise ushtarake kalorse, shkonin jetė nomade nė krahinėn e Panonis. U dukėn nė tokėn bizantine nė kohėn e mbretrimit tė ēquar tė Justinianit, por, me gjithė se nė fillim nuk patėn sukses pse fuqija e monarkut ilirjan ishte e madhe, nuk shkoi kohė qė tė bėhen element i rrezikshėm pėr Perandorin.

_____________
[SIZE=1]8) N. JORGA : «Bréve Histoire de l'Albanie et du Peuple Albanais», Bucarest, 1919, faqe 18.
9) STADTMUELLER : «Op. Cit.», Hylli i Dritės, 1942, faqe 150.[/SIZE]

Arb 10-01-08 00:52

Titulli: Raca Shqiptare
 
[SIZE=2]Shkelėn nė dy valė viset e Iliris. Vala e parė nuk ka asnjė rėndėsi, pse mėsymjet bėhen nė grupe tė vogla dhe jo prej njėsish politike t'organizuara. Qėllimi i kėtyre lėvizjeve nuk qe qė tė kėrkonin banesa tė reja, por qė tė bėnin plaēkė; pas ēdo mėsymje ata ktheheshin rishtas pėrtej Danubit ku kishin banesėn e zakonėshme.

Vala e dytė qe shumė m'e rreptė. Tė bashkuar me Avarėt, ata mė 578 shkretuan Thrakėn, Ilirin e vise tė tjera dhe u hodhėn gjer nė Greqi 10). Selaniku u mėsye pėr tė parėn herė prej tyre.

Jehona e pushtimevet tė kėtyre fiseve barbare u pėrhap shpejt nė tė gjithė Perandorin, pra deri nė vise tė largėta t'Azis e t'Afrikės. Duket se nė disa luftėra kėta kanė bashkėpunuar edhe me fise ilire. Peshkopi egjyptian i Nikiu-s shkruante aso here nė kėtė mėnyrė: «[I]Nė lidhje me Perandorin romane ka lajme se mbretrit e kėsaj kohe, bashkė me Barbarėt, me popuj tė huaj e me Ilirjanė, rrėnojnė qytetet kristjane dhe marrin banonjsit robėr. Vetėm qyteti i Salonikut ka mundur tė shpėtojė pse i ka muret e forta dhe, pėr hir tė mbrojtjes sė Zotit, popujt e huaj nuk kanė mundur t'a marrin ; por i gjithė populli i krahinės ka dalė fare[/I] 11)».

Kuptohet nga kjo kronikė se munt tė ketė pasur njė farė bashkėpunimi midis Sėrbve dhe njė pjese Ilirjanėsh ndėr vjetėt e parė t'ardhjes sė tyre nė Ballkan ose, tė paktėn, ordhit sllave nuk duhet tė jenė pritur keq prej Ilirvet nė krahinat e tė cilėvet zunė vėnt. E kjo duhet t'i ketė sjellė dobi tė madhe praktike popullit vėndas: ndalimin e ēfarosjes ose tė largimit tė tij nga toka ku banonte qė prej shekujsh. Por, sidoqoftė, kurrgjė nuk i pengonte Sėrbėt qė tė shtriheshin sa nga veri-perndimi aq nga lindja. Disa nga fiset e tyre pushtuan bregdetin dalmatin, tokėt qė sot thirren Sloveni e Kroaci dhe arrijtėn nė veri gjer sa u takuan me popujt gjermanė e me Hungarezėt. Nė kėtė trevė tė gjėrė ata u pėrzien me Ilirėt e i u dhanė kėtyreve gjuhėn. Tė tjera fise u pėrhapėn nė tokėn qė pėrbėn Sėrbin e sotėshme, nė Bosnje, Hercegovinė, Mal tė Zi e u shtyjtėn deri n'Alpet Shqiptare.

Kjo pjesė e dytė ka pėr ne rėndėsi shumė mė tė madhe pse, ndėrsa e para zuri vėnt nėpėr treva tė cilat qė prej kohėsh ishin romanizuar, kjo, me lėvizjet e herė-pas-herėshme ka qėnė njė kėrcėnim i vazhduarshėm pėr atė grup t'Ilirvet qė mė vonė u thirrėn Arbėr.


_____________
10) V. N. ZLATARSKI : «Die Besiedelung der Balkanhalbinsel durch die Slaven», nė Revue Int. Et. Balk., 1938, faqe 361 e tutje.
11) VASILIEV: “Op. Cit.” tome I, faqe 223, 224.[/SIZE]

Arb 10-01-08 00:53

Titulli: Raca Shqiptare
 
[SIZE=2]Rėndėsi mė tė madhe nga Sėrbėt pėr Shqipėrin e pa-romanizuar tė shekujvet XI, XII, XIII kanė Bullgarėt. Kėta, kur shkelėn pėr tė parėn herė nė Ballkan t'udhėhequr nga Asparuchi dhe u vėndosėn nė Dobruxhėn e sotėshme, ishin tė pakėt nė numėr, por luftarė tė zotė e prandaj shumė tė rrezikshėm pėr Perandorin e Bizancit. Nga kontakti qė patėn me Sllavėt, tė cilėt n'atė kohė ishin pėrhapur nė jugė tė Danubit, u sllavizuan e u shtuan tepėr, pse nė rreshtat e tyre hyri edhe shumė element sėrb. Muarėn pra gjuhėn e tyre, fén kristjane dhe, sidomos, gjakun sllav. Nxunė, gjithashtu, mjeshtrinė kryesore tė Sėrbvet, bujqėsin.

Nė takimet qė kėta Bullgarė tė sllavizuar patėn me Shqiptarėt, prej shekullit tė shtatė deri nė shekullin e dhjetė, jetuan nė paq 12). Nė tre shekujt e pastajshėm kemi periudhėn perandorake bullgare. Tė prirė prej Perandorit tė tyre Simeon i Math, kėta luftojnė kundėr Bizancit, e thyejnė nė shumė anė ; i u shpallin luftė Sėrbvet, i mposhtin edhe kėta. Mė 917 Shqipėrija e jugės, Epiri me kryeqytetin e tij Nikopolis, dhe njė pjes' e Shqipėris sė mesme bjenė nė duart e tyre.

Qėndrimi i Bullgarėvet nė Shqipėri ka lėnė shumė fjalė nė gjuhė e, sidomos, shumė emra nė toponomastikė. Munt tė linte edhe shumė gjak e munt t'i sllavizonte krejtė krahinat jugore sikur Perandorija bizantine tė mos ishte fuqizuar pas njė shekulli nėn skeptrin e perandorvet maqedhonas. Nga kėta, Vasili i dytė, Bullgaroktoni, e sulmoi Carin Samuel disa herė, shkaktrroi ushtrin e tij tė fortė dhe, mė 1018, i dha pėrkohėsisht funt fuqis sė madhe qė pat krijuar Simeoni. Mbretrija bullgare, kaq e rrezikėshme pėr racėn t'onė, u bė copė e thėrrime dhe vėndin e sajė e zuri Perandorija bizantine, sundimi i sė cilės kishte mė tepėr karakter administrativ. Pėr administrimin e visevet shqiptare u krijua thema e Dyrracchium-it, me Durrsin si kryevėnt.

Por disa familje bullgare duhet tė kenė mbetur nė Shqipėri edhe pas shkatrrimit t'organizatės sė fortė politiko-ushtarake. Ndikesa e kėtyre elementeve tė mbetura, e mbajtur gjallė prej Patriarkatit t'Ohrit qė ndodhej mu nė zėmėr tė Shqipėris, u pėrtėrit edhe njė herė me rilindjen e Perandoris bullgare nėn Ivan Asenin e parė. Pėr fat kjo pėriudhė perandorake e dytė nuk zgjati pėr shumė kohė, pse, me vdekjen e Asenit tė dytė (1241), fuqija e tij, qė munt tė krahasohej me atė tė Carit tė parė, u ēduk me njė herė nga luftrat e mbėndėshme dhe, bashkė me tė, edhe ndikesa bullgare nė Shqipėri mori funt.



_____________
12) STADTMUELLER : «Op. Cit», Hylli i Dritės, 1942, faqe 158.[/SIZE]

Arb 10-01-08 00:57

Titulli: Raca Shqiptare
 
Nė kėtė kohė eksistenca e njė Shqipėrije kombėtare, «e njė toke tė banuar vetėm prej kėsaj race», nuk munt tė vihet nė dyshim. Kur Ivan Aseni, Car i Bullgarve, ai qė do t'i jepte funt Despotatit t'Epirit, fal njė piivilegj tregtije, e vėndos krahinėn e Devollit nė «tokėn e Arbanases.» Mbishkrimi i mirėnjohur i Tėrnovos, nė tė cilin Sovrani bullgar numron tė gjitha pronat e tij, shėnon edhe njė «tokė e Arbanases» pranė njė «toke greke» ... Barinjt shqiptarė, njė soj si barinjt e famshėm vllehė, pėrmėnden nga gjysma e shekullit tė XIII.» 13)

Me shekullin e XlV-tė fillon tė bėhet fjalė edhe njė herė pėr Sėrbėt. Kėta nisėn t'organizohen politikisht e ushtarakisht. Mbretrija e themeluar prej Stefan Nemanjės zgjati thuajse njė shekull dhe, nėn Stefan Dushanin, u zgjerua kaq shumė sa pėrmblodhi nė gjirin e sajė, pėrveē Sėrbis sė Vjetėr, edhe tė gjithė Shqipėrin me kufijt ethnikė tė sotshėm, Greqin, Maqedhonin e njė pjesė tė Thrakės. Stefan Dushani vetė, ditėn e pashkėve tė vitit 1346, u kurorzua «perandor i Sėrbėve, Shqiptarėve, Bullgarėve dhe Grekėve» prej patriarkut sėrb tė Shkupit nė prani tė patriarkut bullgar t’Ohrit, tė kryeigumenit tė Malit tė Shėnjtė e tė shumė peshkopve tė tjerė, tė mbledhur nga tė gjitha viset e Mbretėris sė tij tė gjėrė dhe po pėrgatitej pėr t'i rėnė Kostantinopolit 14). Por vdekja e tij e papritur (1355) shkaktoi edhe vdekjen e rrezikut sllav pėr Bizancin dhe pėr vėndin t'onė. Princat e vogjėl u shpallėn me njė herė mė vehte dhe prenė ēdo marėdhėnje me Sėrbėt. Tyrqit, mė nė funt, i dhanė shkelmin e vdekjes organizimit tė Car Dushanit kur, nė luftėn e Kosovės (1389), vranė krajlin e tyre tė funtėm, Lazarin.

_____________
13) JORGA : «Bréve Histoire de l'Albanie etc.», faqe 21, 22.
14) Nė vėnt qė t'i nėnshtronte, Perandori Sėrb u mundua mė shumė qė tė bėhej mik i Shqiptarvet e prandaj jo vetėm u suall mjaft mirė, por edhe futi shumė ndėr ta n'ushtrin e tij tė madhe. «Venetikasit i quanin ushtarėt e Gjeneralit tė tij Perljubi, qė hyri gjer nė kėshtjellin e Pteleonės, me emrin Albanenses». Dr. Milan SYFFLAY : «Sėrbėt dhe Shqiptarėt», Tiranė, 1926, faqe 113.

Arb 10-01-08 00:57

Titulli: Raca Shqiptare
 
Kur Sllavėt shkelėn ndėr viset ilire, gjetėn atje kėto popullsira: nė veri tė Danubit, Gjermanė; nė disa koloni bregdetase, Grekė; nė tė gjithė pjesėn veriore tė Ballkanit, prej Adriatikut gjer nė kufi tė Dakjes, Ilirė tė romanizuar e disa Romakė; ndėr disa vise malore e tė varfra qė nuk pėrshkoheshin prej rrugėsh tė rėndėsishme, llirė tė pastėr nga gjaku qė vetėm nė gjuhė e nė qytetrim kishin ndjerė pak a shumė ndikimin latin. Ordhit e reja barbare e detyrojnė popullsin e vjetėr tė romanizuar e tė greqizuar tė viseve tė mbrėndėshme tė Ballkanit qė t'ikij e tė vėndoset nė qytetet e bregut t'Adriatikut e nėpėr ishujt e detit ku qėndroi nėn mbrojtjen e flotės bizantine 15). Njė numėr i vogėl shkoi nė male ku pjesėrisht u shqiptarizua, pjesėrisht u sllavizua. Njė pjesė tjetėr — dhe kjo duhet tė jetė m'e madhja — pranoi tė bashkėjetojė me pushtonjsit e tė ndjekė lėvizjet e tyre ushtarake dhe dal' e ngadalė e humbi gjuhėn e vetė. Eksistenca e Morlakvet si njėsi ethnike e dalluar mirė deri nė shekullin e XVII-tė, tregon se disa nga Ilirėt e romanizuar kaluan ndėr male 16).

Nė kėtė mėnyrė krahinat e gjėra qė dikur banoheshin prej Ilirėsh, qė nga Danubi e gjer nė rrėzė t'Alpeve Shqiptare dhe qė nga bregdeti dalmatin e gjer nė viset mė tė skajėshme tė lindjes, sllavizohen tė gjitha. Ka midis kėtyreve ishuj qė e kanė mbajtur tė pastėr gjakun shqiptar dhe tė paprekur gjuhėn gjer nė shekullin e XIV-tė 17); por edhe kėta ishuj me kohė asimilohen.

Studimet anthropologjike vėrtetojnė qartas se nė trajtimin racor tė popullit sllav tė jugės ka shumė gjak ilir 18). Bilé, munt tė thuhet se e gjithė pjesa perndimore e Gadishullit ilirik qė pėrmbleth Kroatėt, Dalmatinėt, Bosnjakėt, Malazezėt, Shqiptarėt dhe gjysmėn e Grekvet ėsht e popullzuar prej fisesh qė kanė tė gjitha tiparet e racės ilirike e prandaj pėrbėjnė sė bashku njė unitet ethnik tė ēquar mirė. Kartat e botuara prej Pittard-it nė Les Peuples des Balkans flasin qartas pėr kėtė tė vėrtetė.

_____________
15) STADTMUELLER : «Op. Cit.», faqe 151.
16) SUFFLAY : «Op. Cit.», faqe 107 e 117. Gjika BOBICH : «I discendenti degli Illiri, i Morlacchi», Difesa della Bazza. Anno III, 5 - 20 Shtator 1940, Nr. 21 - 22
17) «Pėr rranzė tė detit, Shqiptarėt nė kohėn e mesme mrrijshin nė veri ma larg se sot. Degėt e trupit shqiptar tė premuna nga kolonizimi sloven i zhupanvet tė vjetėr ndėrmjet Ulqinit, Budues e liqenit tė Shkodrės, shiheshin nė tė 13-tin e tė 14-tin qindvjet pėr qark tė Raguzės e tė Kotorrit...» SUFFLAY: «Op. Cit.», faqe 109.
18) Pittard-it, q'ėsht njė nga njohsit mė tė mirė tė kushteve anthropologjike tė Balkanit, i ėsht mbushur mėndja se pjesa m'e madhe e popullsive balkanike me gjuhė sllavishte nuk i pėrket trungut tė vjetėr sllav, por ėsht e sllavizuar. Jugosllavėt shkruan ai, pėrbėjnė njė shėmbull interesant tė gabimeve qė shkaktohen nga konceptet gjuhėsore. Shif B. BATTAGLIA : «Op. Cit.», faqe 763.

Arb 10-01-08 00:58

Titulli: Raca Shqiptare
 
Hapsira ku shtrihet raca shqiptare pas vėrshimeve sllave ėsht pra shumė e kufizuar: pėrfshin disa malsira tė Shqipėris sė sotėshme. Si pas Stadtmüller-it vetėm krahinėn e Matit 19). Por thezi i albanologut tė ri gjerman, qė ka hasur nė kundėrshrime tė shumta, nuk duhet t'i pėrshtatet shumė sė vėrtetės. Po tė jetė siē thot ai, ku u gjeten qindra mijrat e Shqiptarvet q'u shpėrndanė, duke nisur prej tė XI-it shekull, nė tė gjithė Greqin perndimore e jugore, nė viset e Vardarit e tė Kosovės e, mė vonė, pas luftravet me Tyrqit, edhe n'Itali? Por t'a lėmė mė nj'anė kėtė ēėshtje. Ėsht punė historianėsh dhe linguistėsh tė zotė pėr t'a shoshitur thezin e Stadtmüller-it.

Duhet pranuar veē, se sipėrfaqja toksore ku shtrihej raca shqiptare ishte shumė e kufizuar gjer nė shekullin e njėmbėdhjettė, do me thėnė deri nė shkatrrimin e Perandoris sė parė bullgare tė themeluar nga Cari Simeon.


***

Pas tatėpjetės sė kėsaj fuqije fillon zgjerimi i hapsirės jetsore tė Shqiptarvet, mė parė nė fusha e kodrina tė Shqipėris sė mesme e jugore prej nga dėbohen ose nėnshtrohen pronarėt e bujqit sllavė 20); mė pas nė vise mė tė largėta drejt Greqis. Lajmin mė tė parė tė migracjonit shqiptar nė gadishullin elenik e kemi nga vjetėt 1021-1022 21).

_____________
19) STADTMUELLER : «Op. Cit.», faqe 153.
20) STADTMUELLER : «Op. Cit.», faqe 218.
21) Jean G. KERSOPOULOS : «Chronologie Albanaise», Extrait de la revue «Les Balkans», Athénes, 1937, faqe 20.


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:08.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.