Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Politika (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=108)
-   -   Astrit Salihu apo Isa Mustafa? (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=28285)

pirro 10-10-09 09:55

Astrit Salihu apo Isa Mustafa?
 
Ishte nje dabat ne Klan Kosova te cilin e percjella> te ftuat ishin Isa Mustafa, Astrit Salihu, Vegim Gashi dhe Besnik Tahiri.

Ishte nje dabat i papermbajtshem, sidomos nga ana e Isa Mustafes, ku ne raste te caktuara shperthente dhe me fyrje nga te gjitha anet dhe nuk e kishte ne kontroll veten e tij. Sidomos ne momentin kur astrit Salihu i tha qe ndertimet paleje jane fryer ne rreth 2000 cope prej momentin kur eshte kryetar Isa.

sherri 10-10-09 11:46

Titulli: Astrit Salihu apo Isa Mustafa?
 
Pirro! une jam per qet Salihun, se nime ish i vym hahahahahha a e pe qysh e fshijke Prishtinen....do e kendojshin me def: u qu nusja ne sabah ka rrok fshisen me bismilah.........

Kaqanikasja 10-10-09 12:35

Titulli: Astrit Salihu apo Isa Mustafa?
 
[B][SIZE=5]Astrit Salihu[/SIZE][/B]

panta_rhei 10-10-09 12:42

Titulli: Astrit Salihu apo Isa Mustafa?
 
pirro, meqė dokesh njifar agjenti shikist i fortė... a nuk kishe pritu me na tregu pak pėr qit astrit salihun, ēka osht puna e tij, ēka ka punu ky ktynehere, pak pėr tė kaluarėn e tij... po nejse, me hesap ju "patriotat" iu keni kthy rrėnjėve kohėve tė fundit... ju po krenoheni me bijt e udbashėve, besa edhe bijt e udbashėve po krenohen me juve... sidomos shkėlzen maliqi osht kah kallet mbas juve kohėve tė fundit.

Sa pėr Prishtinėn, mendoj se pdk-ja osht pajtu qė kryetar i Prishtinės pėr mandatin e ardhshėm tė jetė pėrsėri Isa Mustafa. Kėt' sen e din edhe vet astriti.

uck_aksh 10-10-09 13:05

Titulli: Astrit Salihu apo Isa Mustafa?
 
[QUOTE=panta_rhei]pirro, meqė dokesh njifar agjenti shikist i fortė... a nuk kishe pritu me na tregu pak pėr qit astrit salihun, ēka osht puna e tij, ēka ka punu ky ktynehere, pak pėr tė kaluarėn e tij... po nejse, me hesap ju "patriotat" iu keni kthy rrėnjėve kohėve tė fundit... ju po krenoheni me bijt e udbashėve, besa edhe bijt e udbashėve po krenohen me juve... sidomos shkėlzen maliqi osht kah kallet mbas juve kohėve tė fundit.

Sa pėr Prishtinėn, mendoj se pdk-ja osht pajtu qė kryetar i Prishtinės pėr mandatin e ardhshėm tė jetė pėrsėri Isa Mustafa. Kėt' sen e din edhe vet astriti.[/QUOTE]






Biografia dhe pėrvoja akademike
Dr.sc. Astrit SALIHU ėshtė i lindur nė vitin 1966 nė Prishtinė, ku edhe ka mbaruar shkollėn fillore dhe shkollėn e mesme. Dr.sc. Astrit SALIHU nė vitin 1989 ka pėrfunduar studimet nė Fakultetin Filozofik tė Universitetit tė Prishtinės, drejtimi filozofi-sociologji. I njėjti ėshtė regjistruar nė vitin shkollor 2006/07 nė studimet e doktoratės tė Fakultetit Filozofik tė Universitetit tė Zagrebit. Mė 25 korrik 2008, pėrfundoi kėto studime duke mbrojtur punimin e doktoratės me titull: “Aporitė e modernes: kritika e rrėfimeve tė mėdha“ me ēka fitoi thirrjen Doktor i shkencave humaniste nga fusha e filozofisė.

Qė nga viti 1993 ėshtė duke punuar si asistent nė Departamentin e Filozofisė-Sociologjisė, pėrkatėsisht nga viti 2001 nė Departamentin e filozofisė, prej kur edhe ėshtė i autorizuar si mėsimdhėnės i lėndėve “Historia e filozofisė antike” dhe “Hyrje nė Filozofi”. Kėto lėndė i mban me kompetencė profesionale, pėrkushtim dhe pėrgjegjėsi tė lartė.

Publikime, artikuj dhe libra
Dr.sc. Astrit SALIHU ka botuar mė tepėr se 12 artikuj filozofik nė revista teorike dhe gazeta, si “Thema”, revistė e Shoqatės sė filozofėve dhe sociologėve tė Kosovės, “MM”, revistė e Qendrės pėr Studime Humanistike “Gani Bobi”, “Pėrparimi”, revistė shkencore; nė javorja “Zėri i rinisė”, “Sheshi”, “Koha”, si dhe nė gazetat e pėrditshme “Rilindja”, “Koha ditore”. Kėta artikuj i ka pėrmbledhur nė publikimet e tij, “Diskursi filozofik i postmodernes”, Pejė: Dukagjini (Biblioteka Fryma), 1997, dhe “Postmoderna e interpretuar pėr shqiptarėt” botuar nė Prishtinė: Botim i revistės MM, 2007. Ai ka redaktuar pėr botim publikimin “Mediat & Zgjedhjet. Performaca e mediave gjatė zgjedhjeve lokale nė Kosovė.” Botuar nė Prishtinė: Qendra pėr studime Humanistike ‘Gani Bobi’, 2001.
Dr.sc. Astrit SALIHU ka botuar artikuj dhe recensione tjera nė revistat lokale, si dhe ato regjionale, siē janė: “Vecer” Ljubjanė, “Makedonsko Delo” dhe “Dnevnik” Shkup, “Naša Borba”, Beograd, “Monitor”, Podgoricė etj. Kandidati nė kėto shkrime tregon aftėsi tė larta nė paraqitjen dhe analizėn e rrjedhave politike dhe shoqėrore – si dhe fenomeneve kulturore tė trajtuara nga aspekti filozofik dhe estetik.
Ndėr artikujt e botuar do tė veēonim: “Sokrati: vetėnjohja nė vdekje”, “Postmoderna. Fundi i iluzioneve tė mėdha”, “Frojdi dhe moderna”, “Buzėqeshja filozofike pėr vdekjen e njeriut”. Kandidati ka botuar edhe 2 intervista me filozofėt Jürgen Habermas si dhe Lino Veljak. I njėjti ka botuar nė revistat e lartpėrmendura edhe mė tepėr se dhjetė ese pėr ēėshtje tė ndryshme nga fusha e artit, politikės, kulturės etj.
Dr.sc. Astrit SALIHU ka botuar edhe tre libra nga fusha e filozofisė postmoderne: “Diskursi filozofik i postmodernės” “Dukagjini” Pejė, 1997, “Postmoderna e interpretuar pėr shqiptarėt” “MM”, 2005 dhe “Aporitė e modernes – kritika e rrėfimeve tė mėdha”, “Rizoma” Prishtinė, 2009. Dy librat e parė kryesisht paraqesin pėrmbledhje tė artikujve tė botuar nė revistat shkencore vendore dhe regjionale nga fusha e filozofisė artit dhe kulturės.
Ndėrsa libri i tretė - “Aporitė e modernes – kritika e rrėfimeve tė mėdha”, ėshtė publikim i punimit tė doktoratės tė mbrojtur nė Universitetin e Zagrebit dhe paraqet njė kontribut tė veēantė nė literaturėn filozofike shqiptare. Ky libėr, siē e vlerėson Prof.Dr. Muhamedin Kullashi, nė parathėnie tė kėtij botimi, “ ofron njė studim tė thelluar filozofik... pėr pėrfaqėsuesit e shquar tė postmodernizmit: Jean-Franēois Lyotard, Gilles Delueze, Jean Baudrillard, Michael Foucault, por edhe tė Jurgen Habermas, Richard Rorty, si edhe tė Max Horkheimer dhe Theodor Adorno”. Dr. Salihu nė mėnyrė kritike analizon nocionet themelore tė filozofisė moderne, siē janė: nocioni i subjektit, mendjes dhe historisė , si dhe idealet e saj tė mėdha si : iluminizmi, liria dhe drejtėsia, ky kėtė e bėn nga prizmi i kritikės qė kėsaj filozofia ia bėn filozofia postmoderne. Kėtu ai i referohet autorėve dhe veprave mė tė mėdha tė filozofisė moderne, si Descartes-it, Kant-it, Hegelit e tj si dhe atyre tė postmodernės . Dr.sc. Astrit SALIHU me njohjen e lartė tė literaturės, problemeve dhe nocioneve filozofike, me qasjen kritike, si dhe me aftėsinė e sintetizimit dhe nxjerrjes sė pėrfundimeve pėr ēėshtje mė tė ndėrlikuara filozofike, dėshmon aftėsi dhe kompetencė tė lartė profesionale nė fushėn e filozofisė.

Pėrvoja profesionale dhe hulumtuese
Dr.sc. Astrit SALIHU karrierėn e tij e ka filluar si gazetar nė tė pėrditshmėn “Rilindja”, nga viti 1989-1994; Pastaj si redaktor dhe analist politik nė gazetėn javore “Koha” prej 1994-1996; nė tė pėrjavshmen “Zėri” 1996-1997; Drejtor i Qendrės Humanistike “Gani Bobi” 1997 si dhe udhėheqės i projektit “Monitorimi i mediave” prej viti 1997-2002; Nga viti 2002-2004 ka ushtruar detyrėn e Zėvendėsdrejtorit Gjeneral tė Radio Televizionit tė Kosovės, mediumi mė i madh dhe i vetmi publik nė Kosovė.
Dr.sc. Astrit SALIHU po ashtu ka udhėhequr dhe ka marrė pjesė nė disa hulumtime empirike pėr ēėshtje dhe tema tė lidhura me mediat, opinionin publik, demokracinė, demografinė, tė realizuara nga Banka Botėrore, Qendra Humanistike “Gani Bobi” (Prishtinė), Argument (Beograd), Instituti pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare (Zagreb), Instituti pėr Shkenca Sociale (Beograd) etj.
Dr.sc. Astrit SALIHU e njeh gjuhėn angleze dhe atė serbo-kroate.

fadil 10-10-09 13:31

Titulli: Astrit Salihu apo Isa Mustafa?
 
Kapėrcimi i Isės
Isa Mustafa u transformua nga njeri shumė i qetė - nė njė njeri tė pakontrolluar dhe idhnak. Tentimi pėr ta ndryshuar imazhin e tij tė zakonshėm - i urtė e i ftohtė, i doli kontraproduktiv. Profesor, mė mirė tė shkonte dikur qetėsia sesa tash mungesa e kulturės.


Doni ta fusni Isa Mustafėn nė siklet? Vetėm pyeteni! Mjafton. Pyeteni ēfarėdo qoftė dhe pėrnjėherė do ta shihni transformimin e njė akademiku tė heshtur nė njė tė moshuar tė pakontrollueshėm e idhnak.

Njė pėrzierje mes magjepsjes, habisė dhe shashtrisjes. Ky ishte konstatimi i parė, tek shihja shqetėsimin dhe neveritjen qė Kryetarit aktual tė Prishtinės ia sillte presioni i pyetjeve qė atij nuk i pėlqenin.

Paaftėsia pėr tė dėgjuar kundėrshtarin, fatkeqėsisht, ėshtė njė sėmundje mjaft e pėrhapur, e cila prek shumėkėnd. Veē zor se do tė na shkonte mendja edhe pėr Isa Mustafėn.
Opinioni pėr tė m’u ndryshua nė debatin e katėr kandidatėve kryesorė pėr Kryetar tė Prishtinės. Nėn atė presion, mes Astrit Salihut, Besnik Tahirit dhe Vegim Gashit, ndoshta e pamė Isėn e vėrtetė.

Debati i parė televiziv i katėr kandidatėve pėr Kryeqytetin, tė enjten nė Klan Kosova, erdhi si uverturė e njė fushate verbalisht brutale qė do ta kemi prej 15 tetorit e deri nė ditėn kur prishtinasit do ta zgjedhin Kryetarin e katėr vjetėve tė ardhshme.

Edhe pse herėt, cilėsia e pėrmbajtjes dhe performimit brenda njė debati, shpesh na ndihmon ta zgjedhim kandidatin pėr tė cilin do tė votonim. Por, gjuha abuzive qė pėrdori Isa Mustafa, nuk tė bėn ta marrėsh udhėn deri tek kutia e votimit.

I ndier keq, ndoshta nga imazhi i tij i zakonshėm – ai i njė menaxheri tė ftohtė qė kinse mė tepėr i pėlqen puna se ekspozimi – pėr ta ndryshuar kėtė imazh, pėshtymat e tij verbale nuk ua kurseu fytyrave tė kandidatėve qė sivjet i konkurrojnė pėr postin e tij aktual.
Goja e tij refuzuese e dėrgoi pėrtej sjelljes normale dhe tė kulturuar tė njė Kryebashkiaku, Profesori dhe Njeriu.

Nė pėrpjekje pėr ta prezantuar vetėm me tone pozitive realitetin e deformuar tė njė Kryeqyteti qė e jetojmė ēdo ditė, qė sot ka pamjen mė kaotike urbane, Kryetari ynė duarlidhur i Prishtinės vetėm sa s’u nxori edhe njė gjuhė klouni shikuesve dhe tre kundėrshtarėve qė kishte pėrballė.
Astrit Salihun, qė prezantoi mirė e bindshėm emra e shifra konkrete tė problemeve qė i ka Prishtina, Mustafa e kėshilloi “tė mos rrente”; ia mohoi tė drejtėn qė tė fliste pėr ēėshtjet urbane, ia kontestoi pohimet e tij pėr fushat e gjelbėruara tė Kryeqytetit, pėr mėnyrat e mbjelljes sė barit, e nė fund ia pėrplasi edhe akuzat pėr pėrkatėsi klanore e SHIK’ore.

Sjellja e Salihut ishte panevojshėm e butė pėrballė arrogancės nevrastike tė Mustafės. Shkonte deri tek pajtimet me tė. Pse duhet pajtuar me njė oponent politik, qoftė edhe nėse ka bėrė diēka tė hajrit nė qytet? Diēka qė e ka pėr detyrim. E sa pėr rrethin e famshėm tė QKU, pėr ēka Mustafės ka mbetur t’i thuret vetėm edhe njė kėngė, pėrflitet se ai ėshtė bėrė vetėm pas njė kėrkese tė EULEX’it, tė vendosur nė zyrat e ish-Farmedit.

Mė mirė nuk kaloi as Besnik Tahiri. Edhe pse duke pėrgjithėsuar problemet, pa qenė shumė konkret, sidoqoftė shfaqi seriozitetin dhe pėrkushtimin me tė cilin i ka hyrė garės pėr Prishtinėn. Pėr kėtė pėrkushtim, nga Mustafa u quajt indirekt “rrugaē”, e nė njė dalldi paternaliste, “nuk e ke moshėn t’i t’mė mėsosh mua”, ai iu drejtua shpėrfillshėm me gjuhėn e njė babe tė hallakatur, qė kriter tė vetėm tė matjes sė menēurisė ka moshėn. Nga ta ketė trashėguar kėtė sjellje?

Njėsoj si Astrit Salihu, edhe sjellja e Besnik Tahirit dominohej nga njė respekt i tepėrt ndaj Kryetarit tė Prishtinės. Sidoqoftė, edhe pse i ri nė moshė, Tahiri ia dha njė leksion Profesorit Isa Mustafa, kur u fol pėr “gabimin si diēka njerėzore”.
Aha... tė mos harroj edhe Vegim Gashin, kandidatin e AKR’sė.
Edhe ai ishte aty. Nėse do qė tė jetė pjesė e debateve zgjedhore, atij i nevojitet njė sforcim pjesėmarrjes nė debat dhe heqja dorė nga njė gjuhė mirėsie, si ajo e Dėshmitarėve tė Jehovait.
Me gjithė mohimet e secilit argument nga Mustafa, e pa ofruar kundėrargumentet e veta, nė paraqitjen e parė tė kandidatėve, debati nuk ishte i pėrgjumshėm, qė premton debate atraktive pėr t’u pėrcjellė.

Sigurisht, pėr Isa Mustafėn do tė jetė tejet e zorshme tė ballafaqohet drejtpėrsėdrejti me ato qė nuk ka bėrė nė Kryeqytet. Besoj shumė se kėto ditė armiku mė i madh i debateve ėshtė Isa Mustafa. Nga ajo qė pamė nė Klan Kosova, si nė secilėn studio televizive ku i duhet tė pėrgjigjet nė disa pyetje, ai ndihet parehatshėm dhe i huaj.

Show nė TV Klan Kosova do tė ishte shumė mė tėrheqės, nėse aty do tė ishte edhe kandidati tjetėr nga ADK, Rexhep Osmani. Pres me padurim qė kėtyre ditėve tė shoh ballė pėr ballė Isa Mustafėn dhe Rexhep Osmanin. Ėshtė baraspesha e vetme pėr gjuhėn e ēoroditur tė Mustafės.
Pasi pashė debatin, pasi dėgjova gjuhėn e re, ofenduese, tė Isa Mustafės, gjithēka qė kisha menduar pėr tė, ndryshoi.

Edhe pse, ma merr mendja, nuk i bėhet vonė pėr opinionin tim.

fadil 10-10-09 14:13

Titulli: Astrit Salihu apo Isa Mustafa?
 
Ftesė nė Studio pėr Isėn
Kandidati i PDK’sė pėr Prishtinėn, Astrit Salihu, ka ftuar Isa Mustafėn e LDK’sė pėr debat. Ai ka propozuar qė tė ketė tri debate ndėrmjet tyre, gjatė dy javėve tė fundit tė fushatės.

Nga Express mė 09.10.2009 nė ora 19:23

Kandidati i PDK’sė pėr Prishtinėn, Astrit Salihu, pėrmes njė letre tė hapur ka bėrė ftesė pėr debate me Kryetarin aktual tė Kryeqytetit, Isa Mustafa.

Ai ka falenderuar Klan Kosovėn qė mbrėmjen e sė enjtes mblodhi sė bashku kandidatėt qė do tė garojnė pėr Kryetar tė Prishtinės.

“Isha shumė i kėnaqur qė pata mundėsinė pėr t’i diskutuar planet e mia pėr ta bėrė Prishtinėn qė funksionon me oponentėt e mi tė dalluar. Sido qė tė jetė, ne duhet tė shkojmė njė hap pėrpara. Ndėrsa nata e mbrėmshme ishte argėtuese dhe e kėnaqshme pėr tė gjithė, ishte njė program televiziv. Qytetarėt e Prishtinės meritojnė tė shohin njė debat tė vėrtetė ndėrmjet meje dhe Kryetarit Mustafa, duke e pasur tė qartė se njėri nga ne tė dy do tė jetė kryetari i ardhshėm i Prishtinės”, thuhet nė letrėn e Salihut.

Ai ka ftuar shtypin dhe televizionet qė debatet mes tij dhe Kryetarit Mustafa t’i bėjnė realitet.

“Njerėzit meritojnė t’i dėgjojnė planet tona pėr temat dhe ēėshtjet qė janė tė rėndėsisė jetike pėr jetėn e tyre, nė mėnyrė qė ata pastaj ta bėjnė zgjedhjen mė tė mirė pėr tė ardhmen e tyre.”

Salihu ka propozuar qė tė ketė tri debate ndėrmjet Isa Mustafės dhe tij, gjatė dy javėve tė fundit tė fushatės.

“Njėri debat duhet tė jetė pėr ekonominė dhe planin pėr tė krijuar mė shumė vende tė punės nė Prishtinė. Debati i dytė duhet tė adresojė ēėshtjet urbane, si parkingu, shkollat, uji dhe gjendja e ndėrtesave publike tė banimit. Debati i tretė duhet tė jetė njė debat publik me qytetarė, ku vetė qytetarėt do tė na bėnin pyetje pėr tema qė atyre ju interesojnė”, thuhet mė tej nė letrėn e tij.

Sipas tij, ky format debatues ėshtė fer dhe do t’ju mundėsojė qytetarėve ta bėjnė njė vendim informues se cili do ta bėjė Prishtinėn qė funksionon dhe cili vetėm do tė premtojė, por do tė dėshtojė pėr tė vepruar.

pirro 10-10-09 14:38

Titulli: Astrit Salihu apo Isa Mustafa?
 
[quote=panta_rhei]pirro, meqė dokesh njifar agjenti shikist i fortė... a nuk kishe pritu me na tregu pak pėr qit astrit salihun, ēka osht puna e tij, ēka ka punu ky ktynehere, pak pėr tė kaluarėn e tij... po nejse, me hesap ju "patriotat" iu keni kthy rrėnjėve kohėve tė fundit... ju po krenoheni me bijt e udbashėve, besa edhe bijt e udbashėve po krenohen me juve... sidomos shkėlzen maliqi osht kah kallet mbas juve kohėve tė fundit.

Sa pėr Prishtinėn, mendoj se pdk-ja osht pajtu qė kryetar i Prishtinės pėr mandatin e ardhshėm tė jetė pėrsėri Isa Mustafa. Kėt' sen e din edhe vet astriti.[/quote]

Si gjithehere je bajat e pa shije, krejt shkrimet i ke njejt, qendron larg temes dhe permbajtes se saj.

Lexoje ate qe e ka shkrujt UCK AKSH.

panta_rhei 10-10-09 15:39

Titulli: Astrit Salihu apo Isa Mustafa?
 
A po ti shumė me shije...
Lexoji shkrimet e ekspressit qe tri javė edhe leht vėrehet kush qėndron pas astrit salihut...
...pastaj... nime, qysh e hape ti qit temė????!!!!! ...apo, partia mėmė ta ka dhėnė pėr detyrė me ia promovu dy kandidatėt e koalicionit qeverisės... qita dy kryesore, e pastaj cilido qė fiton prej kėtyre dyve, njėsoj ėshtė... sa ma shumė vota qė merr ldk-ja qaq ma i fortė hashimi edhe pdk-ja... njėjtė sikur sistemi i putinit nė rusi, edhe mediat edhe kundėrshtarėt edhe kundėrkandidatėt tė gjithė duhet tė jenė njerėz tė sistemit dhe nė shėrbim tė putinit, po mendoj tė hashimit..i

pirro 10-10-09 16:19

Titulli: Astrit Salihu apo Isa Mustafa?
 
Masi spo din po duhet me te mesu. Ne fund te fundit ja kemi obligim njani tjetrit me e msu dhe me u mundu me msu. Tash ti tuj u mundu mos me kane bajat je ka bohesh edhe ma shume edhe i merzitshem.

Hala e me sistem te putinave, me zbulime me kunderzbulime je ka jeton nje ete spiunazhi te thukt me doket ahhahaha

Qe te ndihmoj ty dhe temes se hapur:

Merru me Isa Mustafen dhe Astrit Salihun ( ashtu siq eshte tema )

Merru me premtimet qe ka realizuar Isa Mustafa

Merru me premtimen qe nuk ka realizuar Isa Mustafa

Merru me ndertimet paleje qe jane bere ne Prishtine

Merru me prishjen e ndertimeve qe ka bere Isa Mustafa ( opps ska prish kurgjo hala )

Merru me haritmet e planeve urbanisitike te planifikuara nga Isa Mustafa

Mirepo qe don ti , apo qe ke ide shkruj per putina zbulime kunder zbulime , mirepo hap tema te reja.

bert 10-10-09 21:32

Titulli: Astrit Salihu apo Isa Mustafa?
 
jane te dy kelyshe dhe hajdute. bojkotoni zgjedhjet dhe mos i lejoni me ne qeverisje hajdutet

MemphiSx 10-10-09 22:08

Titulli: Astrit Salihu apo Isa Mustafa?
 
Valla bre Uck,shum biografi t'gjate i paskan bo :D thuajse osht ka kandidon per kryetar t'ish jugosllavis :(

Kush e mban ne mend Astrit Salihin e pas luftes mundet me njoft ma mir!

Ky njeri pas luftes,ka shkru shum shkrime n'epoke t're kunder Ibrahim Rugove! Gjuha e tij,qe eshte perdore n'ate gazete ka qen gjuhe rrugaqesh qe me i thon dikujt qe e ka kry krejt ket shkolle,e po shkrun ksi fjale,pernime kishin mendu a mos osht prej fizit zulu t'afrikes :(


Astrit Salihu osht kart qe PDK ka me e djeg,sic e ka djeg Fatmir Limen dy her radhazi! PDK-s nuk i intereson a fiton Astriti a jo!
Paska fol Astriti edhe per ndertime pa leje! A e din Astrit kush jan kta ndertues,dhe a guxon Astriti me i prish keto ndertime,nese rastesisht vjen ne pushtet! Pergjigjja eshte JO,e madhe bilem!!
Keshtu qe mos ia ngritni kaq larte figuren e Astrit,se me bo me hi me lexu ne DARDANI,mendon se pernime osht kaq i madhe hahaahah!!

Guri i madh 10-10-09 23:17

Titulli: Astrit Salihu apo Isa Mustafa?
 
astriti i RTK es esht bethlpirs i hashimit i njejt me milazim krasniqin , ose njerz qe vrapojn pas topave te DASHIT , ose njerz te deshtuar edehe pse intelektualisht jan ma te ngritur se HASHIMI

Oqeani 10-10-09 23:30

Titulli: Astrit Salihu apo Isa Mustafa?
 
Kuptova sa lexova !!!!

Pyes !
[SIZE=4]Cile eshte i ndershem ne Kosovė ?[/SIZE]
Flm per pergjegjen.

Guri i madh 10-10-09 23:48

Titulli: Astrit Salihu apo Isa Mustafa?
 
[quote=Oqeani]Kuptova sa lexova !!!!

Pyes !
[SIZE=4]Cile eshte i ndershem ne Kosovė ?[/SIZE]
Flm per pergjegjen.[/quote]



po nese ja mbulon te kqijat dikush dikujt esht i barabart me keq bersin


vetem mbane mend se nji i aferm politikisht i HASHIM THAQIT i merr nga 1500 € PER ME U REGJISTRUE ne univerzitetin e prishtines , e kjo pun ka marr hov pas ardhjes se MUJ RUGOVES ne krye te univerzitetit te kosoves , nese doni pas nji jave ju tregoj me emer e mbiemer venbanim etj , edhe kur info pres hesht ndaj ktyre dukurive Guri i madh nuk hesht

Oqeani 11-10-09 00:17

Titulli: Astrit Salihu apo Isa Mustafa?
 
Sa me lotojne syte !

GURI SYLAJ 11-10-09 07:51

Titulli: Astrit Salihu apo Isa Mustafa?
 
[quote=MemphiSx]Valla bre Uck,shum biografi t'gjate i paskan bo :D thuajse osht ka kandidon per kryetar t'ish jugosllavis :(

Kush e mban ne mend Astrit Salihin e pas luftes mundet me njoft ma mir!

Ky njeri pas luftes,ka shkru shum shkrime n'epoke t're kunder Ibrahim Rugove! Gjuha e tij,qe eshte perdore n'ate gazete ka qen gjuhe rrugaqesh qe me i thon dikujt qe e ka kry krejt ket shkolle,e po shkrun ksi fjale,pernime kishin mendu a mos osht prej fizit zulu t'afrikes :(


Astrit Salihu osht kart qe PDK ka me e djeg,sic e ka djeg Fatmir Limen dy her radhazi! PDK-s nuk i intereson a fiton Astriti a jo!
Paska fol Astriti edhe per ndertime pa leje! A e din Astrit kush jan kta ndertues,dhe a guxon Astriti me i prish keto ndertime,nese rastesisht vjen ne pushtet! Pergjigjja eshte JO,e madhe bilem!!
Keshtu qe mos ia ngritni kaq larte figuren e Astrit,se me bo me hi me lexu ne DARDANI,mendon se pernime osht kaq i madhe hahaahah!![/quote]

Pasi i lexova me vemendje shkrimet ne kete teme vrejta dy gjera karakteristike!
Mbrojtja e vijes politike me syze te "gjelberta"!!
Dhe atakimi i kundershtarit me syze te "zeza"!
Ai qe vije ne krye te Prishtines duhet te jet i vetedijshem se 60% te situates e ka jasht kontrollit!
Per te pas sukses ne rrenimin e objekteve pa leje dhe pengimin e atyre qe po ndertohen pa leje dihet ku duhet me e fillu aksionin por ..... vendimin per kete nuk e merr i Pari i Prishtines por klanet mafioze qe udheheqin Prishtinen e edhe Kosoven e ku edhe Qeveria e Partite Politike jan jasht loje por jo edhe individ brenda tyre !!
Prishtines nuk i duhen " EMRIME" si ne rastin e Rektorit por i duhen njerez qe dijn dhe qe kan nje rezultat sado te vogel ne punen e tyre ne te kaluaren!
Por ,ka mundesi ,qe Astriti te behet kryetar i Prishtines por jo i zgjedhur por i "EMRUAR"
Rezultati i keti "Emrimi" do te jet nje carje e thelle ne mes partive ne Kooalicion dhe nje vije e re ndarese brenda per brenda Kosoves edhe ashtu me plot VIJA !!
Per Prishtine nuk jan ne gare Isa Mustafa e Astrit Salihu por Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaqi !

uck_aksh 11-10-09 10:44

Titulli: Astrit Salihu apo Isa Mustafa?
 
[QUOTE=Oqeani]Kuptova sa lexova !!!!

Pyes !
[SIZE=4]Cile eshte i ndershem ne Kosovė ?[/SIZE]
Flm per pergjegjen.[/QUOTE]


sa po shoh un nuk ka te ndershem kosova nje ka qen ai ka qen ish Presidenti yn Mulla rugova ai ka qen ma i ndershem

ka qen aq i ndershem saqe populli i vet kur ka perjetu masakrat me te mdhaja ai nderin qe kishte shkonte te kasapi i shqiptareve dhe u perqafonte


KOSOV NUKLIND ME NJERI I NDERSHEM

MemphiSx 11-10-09 14:56

Titulli: Astrit Salihu apo Isa Mustafa?
 
[quote=uck_aksh]sa po shoh un nuk ka te ndershem kosova nje ka qen ai ka qen ish Presidenti yn Mulla rugova ai ka qen ma i ndershem

ka qen aq i ndershem saqe populli i vet kur ka perjetu masakrat me te mdhaja ai nderin qe kishte shkonte te kasapi i shqiptareve dhe u perqafonte


KOSOV NUKLIND ME NJERI I NDERSHEM[/quote]


Ruaja ndershmerin,ketij plakut qe e ki n'avatar,qe kur t'vdes ti bahet nje vorrim i ndershem!!!!

IBRAHIM RUGOVE,eshte normale qe ska me lind ma n'Keto Troje,se paku edhe nje shekull!!

Kjo u pa ne vorrimin e tij!! Sdo koment tjeter apo???


Ihhhhh qi kom qu pesh komunistat me kto fjale ahahhah!!

fadil 11-10-09 15:10

Titulli: Astrit Salihu apo Isa Mustafa?
 
Beteja mes aleatėve
Lutfi Haziri kėrkon nga Hashim Thaēi qė ta rishikojė strategjinė e kandidatėve tė PDK’sė pėr kryetarė tė komunave. Ai mbron Isa Mustafėn dhe kritikon mėnyrėn se si Astrit Salihu po bėn fushatė pėr PDK’nė. A mund tė ndikojė debati i ashpėr PDK - LDK nė tė ardhmen e koalicionit qeveritar? Analistėt shohin rritje tė ambicieve politike tė Isa Mustafės dhe hapjen e debatit pėr koalicionin, pas 15 nėntorit.

Nga Pėrparim Isufi mė 11.10.2009 nė ora 9:39

Lidhja Demokratike e Kosovės (LDK) ka shfaqur shenja tė qarta shqetėsimi pėr mėnyrėn se si partneri i madh nė koalicionin qeveritar, Partia Demokratike e Kosovės (PDK), ėshtė duke trajtuar punėn dyvjeēare tė kryetarit aktual tė komunės sė Prishtinės, Isa Mustafa.

Nė fakt, gara pėr Prishtinėn mund tė konsiderohet si befasia mė e madhe e deritanishme e procesit parazgjedhor pėr mėnyrėn se si ėshtė duke u zhvilluar. Isa Mustafa i LDK’sė qė kėrkon edhe njė mandat dhe Astrit Salihu i PDK’sė kanė shkėmbyer kritika tė ashpra ndaj njėri- tjetrit dhe subjekteve politike qė pėrfaqėsojnė, nė pėrballjen e parė televizive pėr zgjedhjet e 15 nėntorit pėr kryetar tė komunės.

Kjo e ka bėrė tė pazakontė njė ballafaqim tė tillė tė mėrkurėn nė mbrėmje, nė studion e Televizionit KlanKosova. Nė Qeverinė e Kosovės, PDK ka LDK’nė si partnere tė koalicionit, ndėrsa nė qeverisjen lokale tė Prishtinės, LDK ėshtė partneri i madh.
Kryesia e LDK’sė i kėrkon pėrgjegjėsi kryeministrit Hashim Thaēi nėse debati PDK- LDK do tė gjenerojė akuza edhe mė tej.

Lutfi Haziri, nėnkryetar i LDK’sė, ka thėnė tė shtunėn pėr Express se njė debati tė tillė i ka paraprirė Astrit Salihu, pėrderisa Mustafėn e sheh nė pozicion mbrojtės. Por Haziri kėrkon ndėrhyrjen e kryetarit tė PDK’sė pėr ta qetėsuar situatėn. “Lideri i PDK’sė dhe kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi do tė duhej ta rishikojė strategjinė e kandidatėve tė PDK’sė nė mėnyrė qė tė mos lejojė qė koalicioni tė hyjė nė kėndin ku duhet domosdoshmėrish tė japė pėrgjegjėsi”, thotė Lutfi Haziri, qė nė tė njėjtėn kohė drejton shtabin zgjedhor tė LDK’sė.

Ai nuk pėrjashton mundėsinė qė debati tė ashpėrsohet edhe mė tej, nė javėt e ardhshme.
Madje zyrtarisht fushata zgjedhore nuk ka filluar ende. Tek pas pesė ditėve, liderėt e partive dhe kandidatėt nėpėr komuna do tė kenė tė drejtėn tė mbajnė fjalime nėpėr tubime publike. Por nė terren, muajin e fundit, gjithēka ėshtė dukur si fushatė. Lutfi Haziri thotė se nuk varet nga LDK’ja mėnyra se si do tė zhvillohen raportet e kėsaj partie me PDK’nė gjatė kohės sė fushatės.

“LDK ka kulturė politike tolerante. Ne edhe kemi ftuar pėr tolerancė politike parazgjedhore. Na ėshtė imponuar dhe natyrisht LDK qėndron prapa z. Mustafa edhe si kryetar komune edhe si kandidat pėr njė mandat tjetėr”, thotė ai. Ndėrsa pėr Astrit Salihun thotė se ai ka bėrė “akuza tė paargumentuara”. “Kandidati i LDK’sė nuk mund tė ndihet defansiv nė kohėn kur kėrkohet nga ai ta mbrojė punėn qė ka arritur, suksesin qė e ka, dhe ta paraqesė vizionin qė ka pėr mandatin e ardhshėm”, shprehet ai.

Sado qė mund tė jetė rasti mė i freskėt, Prishtina nuk ėshtė rasti i vetėm ku partnerėt qeveritarė nė qendėr ‘i drejtojnė shpatat’ njėri- tjetrit nė nivel lokal. Nė Gjilan, vetė Haziri, por edhe kandidati i partisė sė tij pėr kryetar tė komunės, Fatmir Rexhepi, kritikojnė qeverinė lokale tė drejtuar nga PDK’ja. Megjithatė, pėr nėnkryetarin e LDK’sė, kjo ka njė shpjegim.

“Nėse nė Prishtinė, pėrkundėr koalicionit qė ka LDK me PDK’nė nė komunė, po targetohet kryetari i komunės, natyrisht se edhe LDK, nė komunat ku ėshtė opozitė, do ta targetojė kryetarin e komunės qė vjen nga PDK pėr menaxhim tė keq”, thotė Lutfi Haziri.
Por a mund qė njė debat i tillė tė gjenerojė krizė nė koalicionin qeveritar? “Pėr shkak tė debatit pėr alternativa zhvillimore nė komunė, jo. Pėr shkak qė kandidatėt tanė duhet tė jenė argumentues dhe tė mbrohen nga akuzat e pabaza, jo. E pėr kėtė punė gjuha jonė politike ėshtė e kujdesshme, por nuk do tė kemi tolerancė kur akuzohemi pa bazė”, thotė Haziri.

“Kemi thyerje tė Kodit Zgjedhor dhe fillim tė parakohshėm tė fushatės. Debati nuk ka qenė pjesė e fushatės, por pjesė e njė debati pėr Prishtinėn me kandidatėt. Rrėshqitja nė njė debat tė nxehtė ka qenė e injektuar nga Astrit Salihu dhe Besnik Tahiri”, thotė ai.
Nė debat, edhe Mustafa ėshtė lėshuar nė akuza tė ashpra ndaj PDK’sė nė pjesėn e qeverisjes nacionale. Madje nė raste tė caktuara ka pėrmendur terma “klane”, “SHIK”...
Por Haziri e ka arsyetuar kėtė fjalor tė pėrdorur. “Argumentimi i tij nė mėnyrėn e tillė ka qenė mundėsia e tij e fundit qė tė argumentojė me gjuhė tė njėjtė gjithēka pėr tė cilėn ėshtė akuzuar pa bazė atė ditė”, ka thėnė ai.

Gazeta ka provuar gjatė tėrė ditės sė shtunė tė kontaktojė zyrtarė tė lartė tė PDK’sė pėr tė folur pėr ēėshtjen, por kjo ka qenė e pamundur. Vetė moderatori i debatit, Baton Haxhiu, thotė pėr Express tė ketė pritur njė pėrballje tė tillė Mustafa- Salihu. “Astrit Salihu ka dalė me spot dhe e kam pritur se Isa Mustafa do tė ketė njė reagim tė tillė”, thotė Baton Haxhiu. Por pėrtej njė pėrballjeje kandidatėsh, Haxhiu sheh diēka tjetėr nė kėtė mes.

“Nuk ėshtė betejė mes dy kandidatėve por ėshtė betejė e Isa Mustafės pėr njė pozicion tė ri nė politikėn e Kosovės. Ka pasur fjalor lideri dhe ka dashur t’i pėrgjigjet slloganit tė Astrit Salihut ‘Isa Mustafa ėshtė njeri i mirė...’”, thotė Baton Haxhiu. Kėtė ai e shpjegon me faktin se Mustafa, sipas tij, ka pasur gjuhė mė tė ashpėr ndaj kryeministrit Hashim Thaēi se sa ndaj rivalit tė tij pėr Prishtinėn, Astrit Salihu.

Njė rikonfirmim eventual i Mustafės nė krye tė Prishtinės, thotė Haxhiu, do t’i forconte pozitat e tij brenda partisė “Beteja pėr Prishtinėn ėshtė betejė e LDK’sė sė ardhshme kundėr kėsaj LDK’je e jo betejė e koalicionit aktual. Pas betejės sė Prishtinės ose do tė ketė lider tė ri tė LDK’sė ose dominim tė plotė tė PDK’sė. Kėto janė dy ēėshtje shumė tė qarta”, thotė ai.

Dhe si pasojė, koalicionin qeveritar PDK- LDK mund ta presė punė e madhe nė ditėt pas 15 nėntorit. “Tema e parė pas zgjedhjeve lokale do tė jetė koalicioni qeveritar dhe funksionimi e tij”, parashikon Baton Haxhiu. Praktika e debateve zgjedhore pėrcillet me vlerėsime tė gjera tė analistėve pėr fituesit nga pėrballjet.

Por Baton Haxhiu nuk pranon ta pėrcaktojė fituesin. “Nuk ėshtė e ndershme qė unė si moderator ta bėj kėtė. Unė e kam nė mendje atė qė e konsideroj si fitues, por nuk mund ta them. Mund tė flas kur tė pėrfundojnė zgjedhjet”, thotė ai.

fadil 11-10-09 15:15

Titulli: Astrit Salihu apo Isa Mustafa?
 
Pershendetje:

Z.Haziei a mos ke menduar se PDK.ja do te beje fushat ne favor te partis suaj, fushata behet per te fituar, e jo per te humbur, e ne kete raste do te fitoj bindshem PDK.ja dhe ju duhet te reformoheni dhe ne sken te qitni lider te rinje, me ide demokratike e jo njerz te regjur nga komunizmi, dhe njerz qe nuk e duan LDK.ne siq eshte rasti me Isa Mustafen, sepse dihet botrisht se deri ne momentin kur e keni kandiduar per kryetar te prishtines Isa Mustafa ska qen i angazhuar askund ne LDK .

MemphiSx 11-10-09 18:49

Titulli: Astrit Salihu apo Isa Mustafa?
 
.....se harrova me ia u thon edhe do fjale per Astritin!

E kish qit ni spot me vullnetar (jo t'edi rames hahah) tuj e pastru Prishtinen!

Merrne me mend bre qka jon n'gjendje me bo njerzia veq me hyp ne pushtet e me vjedh khaaaaaaaaaaaa!

uck_aksh 12-10-09 15:00

Titulli: Astrit Salihu apo Isa Mustafa?
 
[QUOTE=MemphiSx]Ruaja ndershmerin,ketij plakut qe e ki n'avatar,qe kur t'vdes ti bahet nje vorrim i ndershem!!!!

IBRAHIM RUGOVE,eshte normale qe ska me lind ma n'Keto Troje,se paku edhe nje shekull!!

Kjo u pa ne vorrimin e tij!! Sdo koment tjeter apo???


Ihhhhh qi kom qu pesh komunistat me kto fjale ahahhah!![/QUOTE]


ti kam dhan shum pergjegje po masat e dhunshme jan ne FD e spo i lan mu postu

bert 12-10-09 19:52

Titulli: Astrit Salihu apo Isa Mustafa?
 
me duket se ky forum ka moderatore serbet pasi spo na lane vend ne shqiptareve. postimet po na fshihen. ma mire vijani emnin forumi i serbise

pranveruesi 12-10-09 20:39

Titulli: Astrit Salihu apo Isa Mustafa?
 
...une mendoj se isa Mustafa e ka te sigurte Prishtinen ne baze te lokalizmit te popullit te Prishtines. Ku nje shumice e konsiderueshem jane me rrenje nga llapi, keshtu qe per inat pa vlersuar fare punen e tij ai i merr votat, kote e kane jo veq PDK po cdo parti tjeter ne Prishtine se eshte forte ne duar te llapjaneve...


tungiii

Murgesha 12-10-09 20:46

Titulli: Astrit Salihu apo Isa Mustafa?
 
[quote=bert]me duket se ky forum ka moderatore serbet pasi spo na lane vend ne shqiptareve. postimet po na fshihen. ma mire vijani emnin forumi i serbise[/quote]

Pershendetje Bert!




Ti si tė duash ban po ta kesh me dije se nuk do tė tolerohesh ta fyesh kaq rėndė kėtė staf!!

Urata 12-10-09 21:05

Titulli: Astrit Salihu apo Isa Mustafa?
 
Nuk e njoh Astritin(zanin i a kom nie), veq bir i asaj Nene qe une e njoh s'munet me kon i 'livdueshem...!

Prind e vlla me nuse i ka ketu!

GURI SYLAJ 12-10-09 21:15

Titulli: Astrit Salihu apo Isa Mustafa?
 
Une e njoh Astritin !Profesor ne Katedren e Sociologjise!
Po nuk pajtohem me vlersimin e juaj e nderuara Urate!
Ju me siguri e dini biseden ne mes Skendrbeut dhe Leke Dgagjinit rreth ceshtjes pse gjaqet jan baras!??
Sepse trandafili qet gjemba e gjembat trandafila!!!

Urata 12-10-09 21:23

Titulli: Astrit Salihu apo Isa Mustafa?
 
[QUOTE=GURI SYLAJ]Une e njoh Astritin !Profesor ne Katedren e Sociologjise!
Po nuk pajtohem me vlersimin e juaj e nderuara Urate!
Ju me siguri e dini biseden ne mes Skendrbeut dhe Leke Dgagjinit rreth ceshtjes pse gjaqet jan baras!??
Sepse trandafili qet gjemba e gjembat trandafila!!![/QUOTE]

Femiu eshte pasqyre prindi....! Children what they live they learn...! Femiu cka te jeton e meson...! Une u nisa nga kjo e thene Z. Sylaj!

ps: nuk ndrroj mendjen prap!

dhe tjetra:

e thene nga populli: cka te pjelle maca hajne minje....!

fadil 12-10-09 21:27

Titulli: Astrit Salihu apo Isa Mustafa?
 
Sfidėn parasysh
Jam i befasuar me reagimin e Isa Mustafės. Gjatė fushatės mund tė ketė fėrkime, por nuk pres tė dėmtohet partneriteti PDK-LDK. Nėse ndodh ndryshe, PDK ėshtė e gatshme tė ballafaqohet me realitetet e reja. Nė kėtė garė kemi hyrė pėr tė fituar. PDK do tė ndihet rehat, kur ta fitojė Prishtinėn. Hajredin Kuēi, Nėnkryetar i PDK’sė, flet pėr Express.

Nga Leonard Kerquki mė 12.10.2009 nė ora 8:18

Nėnkryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės, Hajredin Kuēi, ėshtė befasuar me qėndrimin dhe gjuhėn qė manifestoi Isa Mustafa nė debatin e parė tė garės pėr Kryetar tė Prishtinės.
Nė Klan Kosova, tri ditė mė parė, u shfaq imazhi i paparė deri mė tash i Kryetarit tė Prishtinės.
Aty, ai hodhi akuza tė shumta nė adresė tė Qeverisė Thaēi, foli pėr SHIK’un, e tentoi ta paraqesė veten superior ndaj kandidatėve tė tjerė.
Hajredin Kuēi thotė se nuk e ka pritur njė sjellje tė tillė nga Mustafa.

“Natyrisht ka qenė debati i parė. Por, pėr befasinė time, ka qenė mė i ashpėr sesa ėshtė menduar. Mė shumė ka pasur reagime dhe kundėrreagime, sesa qė ka pasur oferta serioze. Po e them sinqerisht, ka pasur kandidatė qė nuk janė shquar se mund tė jenė reagues tė tillė ose reagues tė vrazhdė”, ka deklaruar Nėnkryetari i PDK’sė, nė njė intervistė pėr Express, tė dielėn.

“Personalisht e njoh Kryetarin Mustafa si njeri qė nuk reagon lehtė ose tė paktėn nuk reagon me vrazhdėsi. Ndoshta atė natė ka qenė njė reagim i tij mė i madh, sesa qė mund tė jetė”, ka shtuar ai.

Akuza kryesore e Isa Mustafės ėshtė se Qeveria Thaēi e ka bllokuar Ligjin pėr Prishtinėn. Tė dielėn, betejės sė tij pėr kėtė Ligj, i ėshtė bashkuar edhe Presidenti Fatmir Sejdiu, duke pohuar se ky ėshtė njė borxh qė Qeveria duhet ta kryejė.

Por, Hajredin Kuēi ka njė shpjegim.
“Sa i pėrket Ligjit pėr Prishtinėn, mendoj se Kryetari Mustafa dhe tė tjerėt e dinė se aty janė dy probleme kyēe: problemi i parė ka tė bėjė me pėrqindjen e ndarjes sė buxhetit, pėr ēka ka edhe reagime edhe nga Fondi Monetar Ndėrkombėtar. Dhe problemi i dytė ka tė bėjė mė pronėsinė e Pallatit tė Rinisė”, ka thėnė ai.

Reagimet e papėrmbajtura dhe akuzat e rėnda qė u hodhėn nga Isa Mustafa nė debatin e parė tė garės pėr Kryetar tė Prishtinės, shtruan sėrish dilemėn e madhe nėse do tė arrijė apo jo qė tė mbijetojė koalicioni aktual PDK-LDK, pas zgjedhjeve tė sivjetshme lokale tė 15 nėntorit.

Dilemat shtrohen pasi qė gjuha elektorale ka filluar tė ashpėrsohet mes partnerėve, ndėrsa synimi kryesor i tė dyja partive mbetet Kryeqyteti.

Hajredin Kuēi thotė se, gjatė fushatės zgjedhore, mund tė ketė acarim tė marrėdhėnieve, por ai nuk beson se mund tė dėmtohet partneriteti i ndėrtuar mes PDK’sė dhe LDK’sė.

“Besoj se figurat kyēe tė tė dyja partive do tė jenė tė kujdesshme. Natyrisht se do tė kemi sfida gjatė kėsaj gare, ashtu sikurse mund tė ketė edhe fėrkime. Por, nuk besoj se do tė shkojnė nė atė shkallė sa tė prishen qėllimet e koalicionit. Ne nuk e kemi krijuar kėtė koalicion pėr hir tė individėve, por pėr hir tė qėllimeve politike dhe parimeve qė ia kemi dhėnė vetes”, ka thėnė ai.

Nė tė kundėrtėn, Kuēi thotė se PDK’ja ėshtė e gatshme tė ballafaqohet me realitetet qė mund tė krijohen.

“Sido qė tė jetė, PDK’ja ėshtė e gatshme qė tė ballafaqohet me realitete, sa herė qė krijohen ato”.

Ndryshe nga Hajredin Kuēi, Nėnkryetari i LDK’sė, Lutfi Haziri, parashikon vėshtirėsi gjatė kėsaj vjeshte, derisa akuzon kandidatėt e PDK’sė pėr acarim tė raporteve mes partnerėve tė koalicionit.

“Lideri i PDK’sė dhe Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, do tė duhej ta rishikojė strategjinė e kandidatėve tė PDK’sė nė mėnyrė qė tė mos lejojė qė koalicioni tė hyjė nė kėndin ku duhet domosdoshmėrish tė japė pėrgjegjėsi”, ka thėnė Haziri, njė ditė mė parė, nė Express.

Ai ka konsideruar se Isa Mustafa ėshtė provokuar nė debat nga kandidati i PDK’sė, Astrit Salihu.
“LDK’ja ka kulturė politike tolerante. Ne edhe kemi ftuar pėr tolerancė politike parazgjedhore. Na ėshtė imponuar dhe natyrisht LDK’ja qėndron prapa z. Mustafa edhe si kryetar komune edhe si kandidat pėr njė mandat tjetėr”, ėshtė shprehur ai.

Hajredin Kuēi nuk e pranon kėtė justifikim.
“Provokimi nė politikė nuk ėshtė justifikim pėr politikanin”, ka thėnė ai.

Prishtina tash e dhjetė vjet qeveriset nga LDK’ja. Por, sivjet PDK’ja duket tė jetė jashtėzakonisht e interesuar pėr t’ia marrė bastionin mė tė madh partnerit nė Qeveri.
Hajredin Kuēi thotė se PDK’ja do tė ndihet rehat, vetėm kur ta fitojė Prishtinėn.

“Ne do tė bėjmė krejt ēfarė ėshtė e mundur nė rregullat demokratike qė ta fitojmė Prishtinėn. Dua tė them se PDK’ja do tė ndihet rehat kur ta fitojė Prishtinėn”.
Ai beson se prishtinasit do ta votojnė sivjet PDK’nė, pasi qė kanė mundur tė shohin ndryshimet qė janė bėrė anekėnd Kosovės gjatė qeverisjes sė kėsaj partie.

“Pėr herė tė parė, pas 10 vjetėsh, njerėzit kanė mundur ta shohin ndryshimin qė ka sjellė qeverisja jonė nė nivel tė Kosovės. Unė jam i bindur se edhe Prishtina do tė bėhet pjesė e atyre ndryshimeve qė i kemi bėrė anekėnd Kosovės”, ka thėnė Nėnkryetari i PDK’sė, Hajredin Kuēi.

Ai ka dhėnė shpjegime edhe rreth marrėveshjes qė kanė ndėrtuar lideri i PDK’sė dhe ai i LDK’sė pėr zgjedhjet e sivjetshme lokale.
“Ne kemi pasur marrėveshje nė kuptimin e ruajtjes sė parimeve dhe kodit tė etikės zgjedhore. Por, nė asnjė rast nuk kemi pasur dhe nuk kemi marrėveshje me askėnd pėr asnjė komunė. Ne kemi hyrė nė garė pėr tė fituar nė secilėn komunė dhe do tė bėjmė ēdo veprim demokratik qė ta arrijmė kėtė synim”, ka thėnė Kuēi.

GURI SYLAJ 12-10-09 21:28

Titulli: Astrit Salihu apo Isa Mustafa?
 
...shume e drejte kjo qe e thoni por megjitheate gjaqet jan baras dhe ketu ka nje arsye te madhe dhe shume te drejte!
Por une kam nje qellim tjeter qe ne debate te tilla ,sidomos politike ,nenat ,baballaret ,nuset te mbesin jasht loje sepse Familja eshte e shenjet!!

Urata 12-10-09 21:48

Titulli: Astrit Salihu apo Isa Mustafa?
 
[QUOTE=GURI SYLAJ]...shume e drejte kjo qe e thoni por megjitheate gjaqet jan baras dhe ketu ka nje arsye te madhe dhe shume te drejte!
Por une kam nje qellim tjeter qe ne debate te tilla ,sidomos politike ,nenat ,baballaret ,nuset te mbesin jasht loje sepse Familja eshte e shenjet!![/QUOTE]

ke te drejte.....! nuk kam mendue ne gjera t'renda/shejta....! e kam pa qe Nena e Astritit eshte grindavece.......! ne asnje menyre skam mendue ne gjera tjera.....!

Flm. Baci Gur....!

ps: une kuptova qe jane ngrinde njerezit......!!!!!!!! ne asnje menyre skam aludue ne dicka tjeter....! Per kalem/akademikllek sun ja kalon askush vllaut/kunates se Astrit ketu....!


psps: Bac, sikur jem leshue shume n'shaka ketu n'dardani....! dhe tjetra gati me te gjithe po njihemi....! ata qe m'njohin do ta kuptonin muhabetin tim.....!!!!!!


t'falenderoj prap!

fadil 12-10-09 22:08

Titulli: Astrit Salihu apo Isa Mustafa?
 
Pershendetje:

Une mendoj se Prof.Dr. Astrit Salihu duhet te fitoj ne zgjedhjet lokale ne 15 Nentorit ne Prishtine, per arsye se ai eshte nje figur e shquar Politike, eshte nje njeri qe rreth emrit te tije nuk lidhet asnje skandal dhe per shkak te pregaditjes se tije profesionale, akademike, dhe politike ai duhet te fitoj ne Prishtine, sepse Astrit Salihu eshte i vetmi nder pretendentet per kete poste qe mundet me bere ndryshime pozitive per prishtinen, sepse perpos arsyeve qe i ceka me larte, ai i takon partis e cila e udheheq pushtetin qendror, dhe me kete ai do te kete edhe nje karte shum te forte ne dore per ti realizuar premtimet e tije individuale dhe partiake, sepse PDK.ja do te beje qmos qe ne mesin e prishtinalive te krijoj bindjen se me te vertet Partia Demokratike e Kosoves dhe kandidati i saje e duan Prishtinen dhe jane njerze qe dine ti kultivojn dhe mbrojn vlerat e kryeqytetit te Kosoves.

MemphiSx 12-10-09 22:15

Titulli: Astrit Salihu apo Isa Mustafa?
 
[quote=fadil]Pershendetje:

Une mendoj se Prof.Dr. Astrit Salihu duhet te fitoj ne zgjedhjet lokale ne 15 Nentorit ne Prishtine, per arsye se ai eshte nje figur e shquar Politike, eshte nje njeri qe rreth emrit te tije nuk lidhet asnje skandal dhe per shkak te pregaditjes se tije profesionale, akademike, dhe politike ai duhet te fitoj ne Prishtine, sepse Astrit Salihu eshte i vetmi nder pretendentet per kete poste qe mundet me bere ndryshime pozitive per prishtinen, sepse perpos arsyeve qe i ceka me larte, ai i takon partis e cila e udheheq pushtetin qendror, dhe me kete ai do te kete edhe nje karte shum te forte ne dore per ti realizuar premtimet e tije individuale dhe partiake, sepse PDK.ja do te beje qmos qe ne mesin e prishtinalive te krijoj bindjen se me te vertet Partia Demokratike e Kosoves dhe kandidati i saje e duan Prishtinen dhe jane njerze qe dine ti kultivojn dhe mbrojn vlerat e kryeqytetit te Kosoves.[/quote]


Qysh more ska lidhje me skandale!!!!! Vetem qe osht kandidat i PDK-s osht skandal :D :D hahahahh!!

Duke e lexu raportin e BE-s,qe osht komplet kunder ksaj qeverie,duke fillu qe nga korrupsioni,shkelja e ligjeve,emerimet politike,kontrabanda,mosfunksionimi i shtetit ligjor, etj etj,detyrimisht bindesh se secili antare me detyre ne PDK,eshte i korruptun!!

panta_rhei 12-10-09 22:28

Titulli: Astrit Salihu apo Isa Mustafa?
 
[quote=fadil]Astrit Salihu eshte i vetmi nder pretendentet per kete poste qe mundet me bere ndryshime pozitive per prishtinen, sepse perpos arsyeve qe i ceka me larte, ai i takon partis e cila e udheheq pushtetin qendror, dhe me kete ai do te kete edhe nje karte shum te forte ne dore per ti realizuar premtimet e tije individuale dhe partiake, sepse PDK.ja do te beje qmos qe ne mesin e prishtinalive te krijoj bindjen se me te vertet Partia Demokratike e Kosoves dhe kandidati i saje e duan Prishtinen dhe jane njerze qe dine ti kultivojn dhe mbrojn vlerat e kryeqytetit te Kosoves.[/quote]

A e vėrtetove tė fadil me qit shkrim se qeveria dhe pdk-ja nuk i kanė ndihmu isa mustafes sepse nuk ka qenė nga pdk-ja, ndėrsa me pas qenė kryetari nga pdk-ja, i kish ndihmu... a e ke tė kjartė tash se sa ia doni ju tė mirėn prishtinės edhe prishtinalive???!!!
astrit salihu mundet me i pasė shumė pėrparėsi... por nuk ka karakter lojaliteti ndaj konkurrencės... ėshtė thjeshtė njė oportunist i madh... shumė i mjerė ėshtė morali dhe edukata e tij... pafundėsisht mundohet me pėrfitu nė kurriz tė budallve tė fortė, (bile ia ka arritė me doktoru pa magjistru hiq, edhe nė Kosovė as qė guxon dikush me i thanė diēka nė lidhje me kėtė sot... sepse dihet, krejt e ka nė dorė pdk-ja)...
...nejse... kot shkrun njeri me juve shpijunėt e shikut tė pdk-sė... ju me dashtė edhe nėnė terezėn e bani titiste ose bashkpuntore tė serbisė, kur ju konvenon... po qe, tash po thuni qė astrit salihu nuk ka asnji vėrjetje... mirė boll... deri sa tu shkon kungulli mbi ujė...

GURI SYLAJ 13-10-09 04:56

Titulli: Astrit Salihu apo Isa Mustafa?
 
[quote=bert]nuk ka fare zgjedhje.me 15 nentor mos u afroni tek kutite e votimit se sdo dilni mire. patriotet jua kane dhene alarmin. do ju copetojme[/quote]

Nuk po e hjekim kete shkrim sepse eshte pasqyre e mire e "patriotizmit" qe servohet ketu !
Ata qe mendojne se ketu ka cenzure kan rastin me pa cka porositin "Patriotet"! Coptimin e atyre qe dalin ne zgjedhje!
Fatbardhesisht kjo eshte edhe "deftesa "me e mire e shkrueseve te ketyre porosive qE,ne rend te pare, nuk jan njerezore...!!

Troē 13-10-09 11:26

Titulli: Astrit Salihu apo Isa Mustafa?
 
[quote=bert]nuk ka fare zgjedhje.me 15 nentor mos u afroni tek kutite e votimit se sdo dilni mire. patriotet jua kane dhene alarmin. do ju copetojme[/quote]
Perqi na coptini jemi msu, kta e keni deshmu. Po kallzona ti a jeni duke bashkpune ksaj here veq me Tacistat a edhe me Tadiqat?

shfletuesi_ 13-10-09 15:53

Titulli: Astrit Salihu apo Isa Mustafa?
 
nccncncn

pirro 13-10-09 17:09

Titulli: Astrit Salihu apo Isa Mustafa?
 
[quote=bert]provoni e dilni ne zgjedhje dhe do e kuptoni cfare do tju ngjaje. kta zgjedhje sjane per kosoven por per kontrabanden e unmikut, eulexit, thacit e sejdiut. ne jua dhame paralajmerimin.[/quote]

A bon te dal veq une ne zgjedhje e te ja dha edhe ni mandat Isa Mustafes, se jon met edhe nja 2000 ndertime pa u ndreq pa leje e duhet me i qu premtimet e nentokes ne vend Isa.

bert 13-10-09 17:37

Titulli: Astrit Salihu apo Isa Mustafa?
 
• Ngjarjet ndodhin vetėm dy ditė para fillimit tė fushatės paraelektorale tė zgjedhjeve lokale nė Kosovė, tė parat pas shpalljes sė pavarėsisė si dhe njė ditė nga publikimi i raport progresit tė Komisionit Europian

PRISHTINE- Alarm pėr bombė nė Gjykatėn e Qarkut e Prishtinės. Alarmi ėshtė marrė rreth orės 14.00 tė ditės sė sotme nėpėrmjet njė telefonate anonime.

Policia e Kosovės ka urdhėruar menjėherė evakuimin e ndėrtesės sė gjykatės nga punonjėsit, nė afėrsi tė Kuvendit Komunal.

Njėsitet speciale tė policisė lanė nisur kontrollin e godinės.

“Ende herėt tė pėrcaktojmė se kush janė autorėt e kėtij alarmi” tha Baki Kelani zėdhėnėsi i policisė sė Kosovės i cili informoi se policia ka marė tė gjitha masat pėr tė ruajtur sigurinė nė Kosovė.

Po sot nė mėngjes njė granatė dore ishte vendosur nė Rektoratin e Unviersitetit tė Prishtinės. Forcat e KFOR kanė bėrė caktivizimin e granatės.

Ngjarjet ndodhin vetėm dy ditė para fillimit tė fushatės paraelektorale tė zgjedhjeve lokale nė Kosovė, tė parat pas shpalljes sė pavarėsisė si dhe njė ditė nga publikimi i raport progresit tė Komisionit Europian. qeveria e kosoves frikesohet se kjo do te detyroje kosovaret te mos marrin pjese fare ne votime. opozita ne kosove shprehet se kosova do i bojkotoje zgjedhjet e nentorit. edhe organizatat shqiptare jashte kane bere thirrje por bojkot te plote te zgjedhjeve
(s.g/BalkanWeb)
__________________


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:45.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.