Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Diskutime Shoqėrore (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=111)
-   -   Vrasja per nder (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=19495)

Kalt 22-05-06 21:03

Vrasja per nder
 
[U][B]Vrasja per nder (honour killing).[/B][/U]

Cfare eshte vrasja per nder dhe cfare kuptohet me humbje nderi?
Sa e vjeter eshte vrasja per nder, pra cfare historie ka?
Sa e perhapur eshte ajo nder popuj te ndryshem?
Sa e perhapur eshte ajo nder shqiptare?

Vrasja per nder eshte nje fenomen permes se cilit nje familje apo nje fis qe ka humbur nderin, e vendos ate permes kryerjes se nje vrasje ndaj atij qe ka shkaktuar humbjen e nderit.
Nje burre nuk mundet ne princip te kryeje vete nje vrasje te tille, pa marre miratimin e familjes ose te fisit.
[B]

Kjo ishte thjeshte sa per hapje apo sa per te ngacmuar anetaret per te hyre e per te dhene mendimet e tyre ne lidhje me kete lloj vrasje.


[/B]

LOJETARI 22-05-06 21:44

[FONT=Century Gothic][SIZE=3]Mungesa e fuqise mendore per t“u perballuar me gjerat tabu shkakton nje sere reaksionesh te pakontrollushme qe ne raste ekstreme munde te perfundojne edhe me vrasje.Motivet jane te natyres se ndryshme prandaj mendoj se edhe duhet diferencuar rasti nga rasti . Nderi si nder eshte veti njerezore dhe se eshte e natyrshme te mbrohet por assesi nuk guxon te shfrytezohet per te justifikuar nje vrasje me motive te ulta . [/SIZE][/FONT]
[FONT=Century Gothic][SIZE=3]Teme e ndieshme dhe jashtezakonisht prezente ne shoqerine tone ,vlene te diskutohet .[/SIZE][/FONT]

turisti 22-05-06 23:42

[B]Nderi nuk eshte me i vlefshem se jeta .[/B]

[B]thyjeshte & sinqerte,[/B]
[B]TURISTI.:smile: [/B]

Tomori 24-05-06 20:21

[quote=turisti][B]Nderi nuk eshte me i vlefshem se jeta .[/B]

[B]thyjeshte & sinqerte,[/B]
[B]TURISTI.:smile: [/B][/quote]
Turisti te lutem mos nxito..!
E gjitha mvaret nga rasti..Sa per vrasjen edhe une nuk justifikoj ket akte te shemtuar.
Por ju lutem mos ngatroni, nderin me vrasjen..!

Sa per vleshmeri nderi eshte me i vlefshem se jeta,
orrr Turisti mos ngatro Kekun me Burekun..! hahahahahahahahaaaa,,,,

Artisti 24-05-06 20:41

[quote=LOJETARI][FONT=Century Gothic][SIZE=3]Mungesa e fuqise mendore per t“u perballuar me gjerat tabu shkakton nje sere reaksionesh te pakontrollushme qe ne raste ekstreme munde te perfundojne edhe me vrasje.Motivet jane te natyres se ndryshme prandaj mendoj se edhe duhet diferencuar rasti nga rasti . Nderi si nder eshte veti njerezore dhe se eshte e natyrshme te mbrohet por assesi nuk guxon te shfrytezohet per te justifikuar nje vrasje me motive te ulta . [/SIZE][/FONT]
[FONT=Century Gothic][SIZE=3]Teme e ndieshme dhe jashtezakonisht prezente ne shoqerine tone ,vlene te diskutohet .[/SIZE][/FONT][/quote]


Te lumteeeee


.

turisti 24-05-06 20:44

[quote=Tomori]Turisti te lutem mos nxito..!
E gjitha mvaret nga rasti..Sa per vrasjen edhe une nuk justifikoj ket akte te shemtuar.
Por ju lutem mos ngatroni, nderin me vrasjen..!

Sa per vleshmeri nderi eshte me i vlefshem se jeta,
orrr Turisti mos ngatro Kekun me Burekun..! hahahahahahahahaaaa,,,,[/quote]

Tema titullohet ; [B]Vrasja per nder[/B] e jo [B]Keku & Bureku[/B],mirepo,une e komentova ne kushtet normale te jetes e jo ne disa raste specifike,ku ti po don me e arsyetue [B]vrasjen[/B] dhe [B]nderin[/B] te jen [B]mbi jetes.[/B]

Me vra,te vret dhe femiu,mirepo [B][I]a eshte qajo vrasje NDER ???[/I][/B]

halla e madhe 24-05-06 21:10

[quote=Kalt][U][B]Vrasja per nder (honour killing).[/B][/U]

Cfare eshte vrasja per nder dhe cfare kuptohet me humbje nderi?
Sa e vjeter eshte vrasja per nder, pra cfare historie ka?
Sa e perhapur eshte ajo nder popuj te ndryshem?
Sa e perhapur eshte ajo nder shqiptare?

Vrasja per nder eshte nje fenomen permes se cilit nje familje apo nje fis qe ka humbur nderin, e vendos ate permes kryerjes se nje vrasje ndaj atij qe ka shkaktuar humbjen e nderit.
Nje burre nuk mundet ne princip te kryeje vete nje vrasje te tille, pa marre miratimin e familjes ose te fisit.


[B]Kjo ishte thjeshte sa per hapje apo sa per te ngacmuar anetaret per te hyre e per te dhene mendimet e tyre ne lidhje me kete lloj vrasje.[/B]


[/quote]

Titulli i kesaj teme me vret syrin!:eek:
Nese dikush mendon qe me vrasje fitohet nderi, une theme se eshte IDIOTIZEM!!!

Te gjitha keto fenomene tragjike qe trasheguam nga perandorija Osmane dhe Kanuni i Lek Dukagjinit po perendojne dita me dite.
Fale fjales se plakut te mencur dhe vllezerve tane intelektual po tregohen shebuj te shkelqyer ne pajtimet e gjaqeve ne te gjitha trojet shqipetare.

pokeri 24-05-06 21:36

[quote=halla e madhe]Titulli i kesaj teme me vret syrin!:eek:
Nese dikush mendon qe me vrasje fitohet nderi, une theme se eshte IDIOTIZEM!!!

[B]Te gjitha keto fenomene tragjike qe trasheguam nga perandorija Osmane dhe Kanuni i Lek Dukagjinit po perendojne dita me dite.[/B]
Fale fjales se plakut te mencur dhe vllezerve tane intelektual po tregohen shebuj te shkelqyer ne pajtimet e gjaqeve ne te gjitha trojet shqipetare.[/quote]

[FONT=Century Gothic][SIZE=3]Me keqardhje mė duhet tė them qė ky konstatim i juaji, mė shumė ėshtė dėshirė se sa pasqyrė reale e pėrditshmėrisė shqiptare. Sinqerisht do tė kisha dėshirė tė jetė siē pohoni ju, por rasti i para disa ditėve, kur pėr motive tė hakmarrjes, nė rrethinėn e Podujevės u vranė dy veta (njėri i ishte fėmijė 12 vjeq), tregon qė akoma shoqėria jonė do tė pėrballet me marrėzirat e sė kaluarės. [/SIZE][/FONT]
[SIZE=3]Merreni me mend, njėra nga viktimat i kishte vetėm 12 vjet!!![/SIZE]
[SIZE=3]Tmerr, tmerr, tmerr... [/SIZE]

djal_serioz 24-05-06 23:22

Une mendoj se shoqeria jon ka nevoj per me shume informata rreth hakmarrjeve dhe pasojat qe dalin nga kjo veti e shemtuar , prandaj kem nevoj qysh neper shkollat tona fillore e te mesme te mesojm se si te sillemi ndaj njeri tjetrit , me butesi e me rrespekt ndaj qdo njeriu , me kso gjerash parandolohet gjdo e keqe , e jo te nxisim urrejtje ndaj njerzve te tjer .
nuk eshte burrni te dalesh e ta mbysesh njeriun , le ta gjykoj i madhi Zot e ne do te gjejm shperblimin nga Ai

Kodra 25-05-06 12:25

[B]**********[/B]
[B]**********[/B]
[B]**********[/B]

Pėr fat tė keq,shumė njerėz mendojnė se me vrasje bėjnė Nder,fitojnė Nder !!!!

Vrasja nuk ėshtė Nder,vrasja ėshtė Vrasje,shuarje e jetės,ndoshta e jetės sė pafajshme e cila jetė, nuk ka tė bėj asgjė me atė " Nderin qė ju ka marrė dikujt".

Vetė krahasimi i kėtyre dy fenomeneve ;

- Nder

-Vrasje

na bėn ta kuptojmė se Nderi ėshtė vetia mė e lartė e njeriut kurse Vrasja ėshtė vetia mė e ulėt e njeriut.
Me kėtė kuptohet se tė vrasėsh,bie nė pozitėn mė tė ulėt tė njeriut e jo ta ruash Nderin.



Ju pėrshėndet

[B]Kodra[/B]

Kalt 25-05-06 12:32

[FONT=Verdana, Arial, Helvetica][SIZE=1] Dy motrat Lina dhe Katrina, te prangosura ne qeline e komisariatit te Shkodres
Duart e tyre te nxira nga boja e shkrimit bejne nje kontrast te theksuar me shkelqimin e prangave. Mesa duket, polici qe u ka marre gjurmet e gishtave dy motrave vrasese, ka qene vizitori i fundit perpara nesh. Nen gjysmedriten e qelise, Lina dhe Katrina, dy vajzat e familjes Qyteti, qe vrane pak dite me pare per te marre gjakun e babait te tyre ne nje lagje periferike te Shkodres, duken te qeta. Avokati, i pajtuar nga familja, i ka keshilluar qe te mos pranojne vrasjen e hasmit, nje femije 16-vjecar. Por per hetuesit nuk ka me asnje pike dyshimi se behet fjale per viktimen e fundit te gjakmarrjes mes dy fiseve Qyteti e Hila.
Dy motrat jetime akuzohen se ne mesdreken e se henes se kaluar, kane qelluar kater here per vdekje Zef Hilen, nje bashkemoshatarin e tyre, i cili kishte fatin e keq te mbante mbiemrin e gjakseve. Ne nje familje te shkretuar nga hakmarrja kanunore, radha per te marre gjakun u kishte ardhur grave, ndersa per t'u vrare femijeve qe ende nuk kishin vene brisk ne faqe. Cmenduria e radhes e ketyre koherave te ashpra ka goditur perseri.
Banoret e "Ures se thive", lagjes se te ardhurve te viteve te fundit ne Shkoder, aty ku jane vendosur edhe dy familjet Qyteti e Hila, nuk duken fort te habitur me dy motrat. Shume prej tyre kane zbritur ne qytet, duke shpresuar se do t'i largoheshin gjakmarrjes dhe varferise. Por gjerat nuk kane ndryshuar as ketu, ne "token e premtuar". Edhe ne rrugicat e ngushta, qe nuk e kane pare ndonjehere driten e asfaltimit, dhe ne shtepite njekateshe te pasuvatuara te lagjes, rregullat makabre te Kanunit nuk jane hedhur pas kraheve: Gjaku paguhet me gjak. Dhe ata qe shkelin kete rregull te lashte duhet te perballen me opinionin e shumices mbytese. Ne nje rregull te tille, shteti dhe ligjet e tij jane perjashtuar prej kohesh.
Tringe Qyteti, nena e dy vajzave hakmarrese, nuk mund te jape nje sqarim te sakte se perse nuk ka denoncuar ne polici vrasjen e burrit te saj, pese vite me pare. "[B]Te gjithe e dinin se u vra per gjak dhe se vrasesit ishin nga fisi i Hilajve, por nuk denoncuam[/B]. Pse? Nuk e di". Ne te vertete, vrasja e Zef Qytetit, marangozit 42-vjecar, te ekzekutuar prane katedrales se qytetit, u arkivua pa shume kokecarje si e pazbuluar ne dosjet e policise. Nje [B]hetim qe nuk shkoi asnjehere deri ne fund dhe qe i dha krahe hakmarrjes se dy vajzave te mbetura jetime[/B]. Por Zef Qyteti ishte vetem nje prej viktimave te kesaj gjakmarrjeje te vjeter mes dy fiseve dukagjinase.
[B] Zanafilla[/B] e saj, sipas Tringes, [B]qendron vetem ne nje[/B] [B][COLOR=Red]shpulle[/COLOR][/B] [B]qe kane shkembyer anetaret e dy fiseve shtate vite me pare ne Kir, fshatin e larget malor[/B]. [B]Per te vendosur ne vend[/B] [B][COLOR=Red]nderin[/COLOR][/B] [B]e neperkembur, Hilajt vrane Mehillin, xhaxhain e vajzave, i cili ishte nje kusheri i larget i personit qe kishte goditur me shpulle mbi vrasesin[/B]. [B]Dy vjet me pas, Hilajt vrane edhe vellain tjeter, Zefin, babain e shtate femijeve ende te mitur. Per t'i shpetuar hakmarrjes, djali i madh i Qytetajve largohet jashte shtetit, ndersa motrat dhe nje djale tjeter, qe sot numeron vetem gjashte vjec, u vendosen ne shtepine e re ne periferi te Shkodres[/B]. Vajzat e mbetura nuk perbenin rrezik per Hilajt, te cilet leviznin lirshem edhe pse kishin ngritur shtepine e re vetem peseqind metra larg hasmeve te tyre. Nena e shtate jetimeve pranon se gjate ketyre viteve nuk kane patur ndonje konflikt me hasmet, edhe pse ne ndonje rast u duhej te ndanin te njejten rruge te perbashket. Por hakmarrja per babain e vrare kishte kohe qe bluhej ne mendjet e vajzave te saj.
"[B]Kishte ardh dekiku[/B]", thote, me syte e thare nga lotet, vejusha e Qytetajve. Mesa duket, Lina, Katrina dhe Maria, motra e tyre 17- vjecare, ishin rritur aq sa per te kuptuar shkaktarin e vuajtjeve te tyre. Gjate ketyre pese viteve, femijet jetime te Zef Qytetit, jetonin ne kufijte e skamjes me nje pension mujor prej 2 mije lekesh te babait te tyre. Ndersa me te vegjelit nuk vazhdonin dot as shkollen. Kater jave me pare, ne 5 prill, ne pese vjetorin e vrasjes se babait, motrat mesa duket, kane marre vendimin makaber.
Nena e tyre thote se nuk dinte gje per nje hakmarrje te tille, por megjithate pranon se "vajzat e saj mund te kene gisht ne kete vrasje". [B]Motrat e Qytetajve zgjodhen per te goditur gjaksit e tyre ne piken me te dobet, 16-vjecarin, qe, per ironi te fatit, mbante te njejtin emer te babait te tyre, Zef Hilen[/B]. [B]Djaloshi qe u godit ne fillimin e javes se kaluar me kater plumba, ishte nipi i vrasesit te babait te vajzave, i cili tashme ndodhet ne burg per nje vrasje tjeter. Pak vite me pare, gjakmarrja i kishte marre jeten edhe babait te adoleshentit dhe goditja ne familjen e Hilajve nuk ishte e vogel. Nje i aferm i moshuar, qe mberrin ne oborrin e shtepise se motrave vrasese, lajmeron se Hilajt u kane dhene tri dite bese, perpara se te nisin serish serine e hakmarrjes. Ata ua kane faturuar kete vrasje Qytetajve edhe pse drejtesia ende nuk e ka thene fjalen e saj te fundit. Tringa dhe femijet e saj duhet te ruhen tashme, sepse nuk jane te perjashtuar nga plumbat e hasmeve, si te vetmit te mbijetuar nga nje familje e goditur nga gjakmarrja. [/B]
Vete motrat e prangosura, Lina 23-vjecare dhe motra e saj dy vjet me e vogel, Katrina, nuk e pranojne vrasjen. Megjithate, versioni perfundimtar i tyre nuk ka arritur te binde gjykatesin, i cili ka vendosur t'i lere ne burg deri ne perfundimin e plote te hetimeve. Perpara bliceve te aparateve dhe syrit kureshtar te ndonje gardiani qe kerkon te shohe nga afer motrat vrasese, ato duken te qeta. U pergjigjen prere pyetjeve, edhe pse ne to ndjehet nje fare lodhje, e grumbulluar gjate ketyre 48 oreve te fundit te kaluara ne qeli. Lina, nena e tri femijeve (me e vogla, Laura tri muajshe), eshte thyer me shpejt nga kjo situate e rende. Pyet shpeshhere per shendetin e foshnjes se saj, e cila eshte shtruar ne spital me nje ftohje te rende. Gjate ketyre diteve te fundit, policeve u eshte dashur ta shoqerojne disa here ne dite te prangosur ne spitalin pediatrik, per t'i dhene qumesht foshnjes se semure. Te vendosur ne nje pozite te veshtire, drejtuesit e policise se qytetit kane arritur te sigurojne me shume mund transferimin e dy motrave ne Tirane. Aty, vajza mund ta shoqeroje Linen edhe brenda territorit te burgut gjate ketyre muajve te gjate te hetimit. Ndersa Katrina, motra tjeter, duket me krenare dhe ka nje veshtrim te rrepte ne perballjen e pare me te huajt. Familjaret e saj thone se eshte fejuar prej disa vitesh dhe se ne qershor do te martohej, por tashme dasma eshte gjeja e fundit qe mund t'i shkoje ne mendje. Pak muaj me vone, do te martohej edhe Maria, motra tjeter 17-vjecare e tyre, e cila u akuzua fillimisht nga policia si njera prej atentatoreve. Pas hetimeve te para, pergjegjesia e vrasjes iu ngarkua dy motrave te tjera. Dhe ajo u lirua si e pafajshme, edhe pse gabimisht fotografia e saj eshte shperndare te nesermen e arrestimit nga policia si njera prej atentatoreve.
E sigurte, tani per tani, per policine eshte se, ne vrasje kane marre pjese dy prej motrave. E vertetuar kjo edhe prej dy pistoletave te vrasjes, te cilat kane rene ne duart e policise pasi ishin groposur nen toke. Por vete Tringa, nena e vajzave, perserit here pas here se Lina, motra e madhe, eshte e pafajshme. "Per vajzat e tjera nuk jam e sigurte, por per Linen nuk kam asnje dyshim. Ajo kishte vajzen e semure dhe nuk kishte mendje per ato pune". Fjalet e pathena drejtperdrejte nga Tringe Qyteti, hedhin dyshime mbi nje ngaterrese qe mund te jete kryer gjate hetimeve me tri motrat. Ndoshta, Lina, motra e madhe, eshte vertet e pafajshme, por po vuan keto dite pasojat e nje keqkuptimi te hetuesve. Nje dyshim qe uniformat blu premtojne se do t'i shkojne deri ne fund.
[/SIZE][/FONT]

Kalt 25-05-06 12:34

[FONT=Verdana, Arial, Helvetica][SIZE=1][B] Tri motrat e familjes Qyteti jane teper te shokuara per ta kuptuar keto dite se me vrasjen e hasmit te tyre nuk kane zgjidhur asnje prej problemeve te tyre. Ne kete histori te pergjakur, ato i kane shtuar me teper telashet per familjen Qyteti. Me mbarimin e tri diteve te beses, Tringa, nena e tyre, duhet te heqe dore edhe nga misri qe fitonin nga ajo pak toke qe kane ne fshat. Me siguri qe Hilajt nuk do te qendrojne duarkryq.
Ne familjen e gjaksoreve te tyre; ajo nuk ndodhet me larg se gjysemkilometri te pershkuar mes rrugicave plot pellgje me uje te lagjes, morti eshte ne kulmin e tij.[/B] Shtepia njekateshe ende e pasuvatuar nga brenda dhe e mbuluar vetem me tjegulla eterniti, eshte teper e vogel per te mbajtur brenda te njohurit qe kane ardhur nga larg per ngushellim dhe trupi i pajete i Zef Hiles eshte vendosur ne oborr. Dhjetra gra qe krijojne nje rreth te zi prane trupit, zbatojne zakonet e vjetra te malesise per te mos qare me ze te larte. Eshte me shume nje murmurime e vazhdueshme qe ngaterrohet me ate te dhjetra burrave qe jane ulur ne oborrin e shtepise. Ne te njejten menyre, keta te aferm kane percjelle pak vite me pare edhe babain e Zefit, i vrare po ne emer te nje rregulli te eger kanunor. Per t'i shpetuar kesaj hakmarrjeje, djali i madh i Pal Hilajt u largua ne Itali dhe keshtu, Zefi mbeti i vetmi mashkull mes dy motrave te tjera ne shtepine e re te ndertuar ne Shkoder. Per pak kohe, edhe Zefi ishte detyruar te ngujohej per t'i shpetuar hasmeve te familjes se tij, por se fundi kishte fituar te drejten te kalonte pragun e portes se jashtme te shtepise. Hilajt nuk i druheshin me hakmarrjes se Qytetajve, per shkak te zhdukjes se burrave te tyre.
[B] Te henen e kaluar, 16-vjecari ishte derguar prej nenes se tij per te blere buken ne nje dyqan ushqimor jo fort larg shtepise, pa e ditur se po dilte per here te fundit nga shtepia.[/B] Te afermit e tij jane teper te shokuar dhe nuk pranojne te flasin, por ne fund te fundit, pergjigjen e tyre e kemi marre pak minuta me pare ne familjen tjeter, tek mesazhi i tri diteve te beses qe u kane dhene Qytetajve. Edhe pse drejtesia nuk e ka thene fjalen e saj te fundit, familjaret e viktimes se fundit te nje gjakmarrjeje te nisur per nje shuplake, e kane dhene verdiktin e tyre. [B]Pleqte e te dyja familjeve kane percaktuar tashme rregullat e "lojes" se hakmarrjes. Problemi qe i shqeteson me teper eshte ai i shenjestres ku do te merret gjaku. A do te hakmerren edhe ndaj grave, te vetmeve te mbetura gjalle ne familjen tjeter, apo duhet te presin rritjen e femijeve te tyre meshkuj[/B]?
[B] Ne kete medyshje, fjala e fundit me siguri i mbetet rregullave te cmendura te Kanunit. Sepse shteti dhe ligjet e tij jane harruar prej kohesh ne kete lagje te trazuar te veriut. Kur policia i druhet krimineleve dhe gjykata jep vendime qesharake per vrasesit e dyfishte, njerezit i kthejne syte nga Kanuni dhe vetegjyqesia. Te njejtave rregullave te lashta e te ashpra, u jane drejtuar viteve te fundit edhe rreth 2 mije familje te tjera qe qendrojne te ngujuara ne Shkoder ne emer te gjakmarrjes. Nje pergjakjeje qe i shton cdo dite viktimat e saj dhe ku shteti ndjehet krejtesisht i pafuqishem. Deri kur?[/B][/SIZE][/FONT]

Kalt 25-05-06 12:45

[FONT=Verdana, Arial, Helvetica][SIZE=1]Gjergj Fierza, 45 vjecar, ish-oficer eshte ekzekutuar ne varrezat katolike dje rreth ores 18.30, ne momentin kur po kryehej ceremonia mortore e Gjergj Tollozit te vrare tre dite me pare pas nje perplasje me policine. Jo vetem vendi, por edhe versionet e para e kane corientuar policine e cila ende nuk e ka zbardhur ngjarjen plotesisht. Megjithate, ajo qe mbetet tani per tani si me e sakte eshte nje hakmarrje pikerisht per Tollozin. Por, i vetmi element i lidhjes eshte se i vellai i Fierzes ka qene me sherbim ne postbllokun e policise ne te cilen Tollozi ishte perplasur. Megjithate edhe ky version ende nuk eshte i sqaruar plotesisht. [/SIZE][/FONT] [FONT=Verdana, Arial, Helvetica][SIZE=1][B]

Ngjarja[/B]
Ngjarja qe ka tronditur me se fundi Shkodren dhe ka shtrire rrafsh per toke te gjithe ata qe merrnin pjese ne funeral ka ndodhur rreth ores 18 te pasdites te se enjtes. E ralle por realitet ne absurdin qe perjetojne sot shkodranet ai qe nderon me pjesmarrje ne varrim te vritet nga njerezit e shtepise te te ndjerit qe varrosej. Vendi i shenjte eshte perdhosur ne menyren me absurde. Ne asje nga kanunet e shkruara dhe te pashkruara nuk lejohet dhe nuk tolerohet mosrespekti ndaj vendeve te shenjta. Varrezat dhe kapela e varrezave jane te tilla. Gjergj Fierza eshte vrare pa asnje motiv bindes. Ne fakt policia e Shkodres nuk jep shume te dhena lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe me motivet e kryerjes te krimit te tille. Por burime policore dhe deshmitare te rastit kane deshmuar se vrasja eshte bere pa u mbaruar mire ceremonia mortore. 45 vjecari eshte ekzekutuar nga njerezit e shtepise ku kishte shkuar te bente "erz". Vrasja e Gjergj Tollozit dy dite me pare nga policia e Shkodres mesohet te jete shkaku kryesor i vrasjes te Gjergj Fierzes. 45 vjecari nuk ka patur lidhje te drejtperdrejte me vrasjen e kryer dy dite me pare. Elementi i vetem ka qene nje vella i viktimes ka rastisur te jete ne postblloqet policore diten kur ka ndodhur vrasja e Gjergj Tollozi. Fakti megjithese nuk eshte konfirmuar zyrtarisht nga Policia e Shkodres por eshte bere e ditur nga burime policore dhe nga deshmitare te rastit. Gjergj Fierza eshte vrare ne momentet sapo kufoma eshte kallur ne dhe, dhe eshte mbuluar. Pa u bere ende pershendetja me te pranishmit ne ceremoni.
Ne fakt ende gjithcka mbetet ne fazat e te dyshuarit. Gjergj Fierza eshte vrare ne ceremoni varrimi dhe madje pa u kryer mire ajo. Njerezit e pranishem flasin fare per kete. Policia ka shoqeruar mjaft deshmitare por asgje nuk eshte e argumentuar. Fillesa dihet se ku eshte. Dy dite me pare ka ndodhur ne Mal te Jushit vrasja e Gjergj Tollozit. Ngjarja ka qene e rastesishme. Tollozi qe vinte nga Lezha i eshte kerkuar te ndalej nga postblloku i policise ne afersi te Bushatit. Por duke qene i ndergjegjshem se kerkohej nga policia ai nuk i eshte pergjigjur thirrjeve te policise. Tre vjet me pare ai ka vrare nje shtetas ne Sukth dhe Gjykata e Durresit e kishte denuar me 25 vjet heqje lirie. Por blute e postbllokut nuk e kane identifikuar ate pa undalur. Ngulmimi per ndalese lidhej me vrasjen e Lezhes nje ore me pare. Ketu ka nisur edhe ngaterresa e pare. Thirrjeve te policise per t'u ndale Tollozi i eshte pergjigjur me krisma ndaj policise. Ne kete menyre ai ka plagosur edhe nje polic, Myzafer Aline. Pas kesaj reagimi i policise ka qene i menjehershem. Te ndihmuar edhe nga uniformat e Nderhyrjes te Shpejte eshte bere e mundur te behet edhe rrethimi i shtepise ku eshte futur Tollozi. Riperseritjes te thirrjeve per dorezim i rrehuari i eshte pergjigjur me bresheri. Ne keto kushte perballe rrezikut per jete policet kane nisur te gjuajne ne drejtim te Tollozit, cka ka shkaktuar edhe vrasjen e tij. Pasditen e te premtes eshte bere edhe ceremonia mortore e Gjergj Tollozit. Sipas zakoneve katolike varrimi i behej ne Varrezat e vjetra te qytetit, ku dhe celebrohet nje meshe. Ne ceremoni per te bere nder ka shkuar edhe Gjergj Fierza. te dy palet dikur kane qene komshinj. Sipas disa prej te fermve te familjes Fierza ai kishte shkuar edhe ne paraditen e te premtes per ngushellim. Madje kish dashur te linte dicka, ca leke sipas zakoneve. Pas meshes eshte bere edhe kallja ne dhe e te vdekurit. Pak caste para pershendetjes te burrave ne varre ka ndodhur edhe gjema e madhe. Dikush nga familjaret e Tollozve ka gjuajtur ne drejtim te mikut qe kishte ardhur per nderim. Ndersa te githe te tjeret jane shtrire per toke te tmerruar. Ndonje madje edhe ka ikur ne perpjekej per te shperuar koken qe nuk ka qene e sigurte edhe ne ceremoni funerali. Asgje te keqe nuk kishte bere Gjergj Fierza. Oficeri ushtarak 45 vjecar nuk kishte ndonje lidhje me Tollozet dhe as me vrasjet qe i ishin bere atyre. E vetmja lidhje e mundshme ishte kjo qe Martin Fierza polic i qarkullimit rrugor ka qene vetem ne postbllokun qe deshi te ndaloje Gjergj Tollozin. Ne kete rast behet fjale per pisten ku po heton policia per te bere te mundur motivet e vrasjes te Fierzes. Pasi eshte qelluar me pistolete Gjergj Fierza ka mbetur per disa caste ne kembe duke mos arritur te kuptoje ate qe ndodhi. Madje ai ka dale deri te dera e varreve vete, ne kembe. Ne dere eshte rrezuar perfundimisht duke humbur edhe ndjenjat. Dergimi ne spital nuk i ka sjelle asnje te mire dhe nuk ka mundur ta sjelle ne jete me viktimen. Ndersa eshte vazhduar normalisht ceremonia mortore me pershendetjet e fundit dhe me dreken qe behet per nder te te ndjerit[/SIZE][/FONT]

LOJETARI 25-05-06 14:14

Asnje femije nuk linde i pajisur me energji vrasese ,e as qe munde te dalloj apo kuptoj fjalen [COLOR=red]nder .[/COLOR][COLOR=black]Kjo i " montohet " gjate fazes se edukimit ,ku rrethi ne te cilin rritet luan nje rol jashtezakonisht te madh .Raste te tilla PREKESE sic eshte ky i lartepershkruari nga KALT mjerisht jane shume te pranishem ne shoqerine tone .E permenda qellimisht Rrethin si nje faktore me rendesi te veqant edukimi, ngase jam i mendimit se nje numer i madhe i vrasjeve jane nxitur pikerishte nga RRETHI .Pra mbroje bindjen se ketu kemi te bejme me nje semundje ne pemasa te gjera e cila duhet te luftohet qysh ne fillim . Shoqeria jone duhet te investoj me teper ne edukimin e drejte te femijeve .Me kujtohet nje fjali e presidentit Bill Clinton kur ju drejtua prindeve ne Ferizaj nese nuk gaboj ne vitin 1999 " [COLOR=darkred]Tregonu femijeve tuaj se tani ka lodra tjera me te cilat duhet te rriten perveq pushkes[/COLOR] "[/COLOR]

Para tri vitesh ne qytetin ku jetoj ne Gjermani nje bashkekombas yni vrau gruan e vet ,me motiv se e kishte tradhtuar me shokun e tij me te ngushte .Ai u denua me 2o vjet burg ,ndersa dy vajzat e tyre tani jetojne diku ne Kroaci te prinderit e nenes se tyre .Ka qene nje raste qe na pat preke te gjitheve .Cka eshte me e keqja ,me vone pata ndegjuar se kryesesi e kesaj vrasjeje ate dite tragjike u kishte lene qelesin e vetures shokeve te tij dhe kishte kerkuar nga ata qe ta shesin duke iu bere me dije se ai po shkonte ta vriste gruan e vet .Asnjeri nga keta "shoke"nuk kishte tentuar te pengonte nje gje te tille.por perkundrazi e kishin nxitur edhe me shume duke e inkurajuar se ai po bente te DUHUREN.

Kalt 25-05-06 14:38

[CENTER]GJAKMARRJA dhe erė ēmendurie nė Shqipėri

[/CENTER]
[CENTER][/CENTER]
Bruno Masi

[IMG]http://www.shekulli.com.al/images/0.gif[/IMG]
Mė 15 maj tė vitit 2000 Pietėr Vukaj u largua nga shtėpia ku banon me gruan dhe tre fėmijėt. Ėshtė bujk dhe niset ēdo ditė qė pa gdhirė tė punojė. Me vete ka lidhur bukėn qė do tė hajė nė fushė. Gruaja e tij ėshtė shtatzėnė. Dy djemtė e tij, Kristiani dhe Aleksandri dhe vajza Albana do tė nisen sė shpejti pėr nė shkollė. Qė nga vdekja e kushėririt tė tij, tė vrarė gjashtė muaj mė parė, Pietri ėshtė i shqetėsuar. Ai duhet tė mbikėqyrė familjen e vet. [B]Ndėrsa vėren kolegėt tė mbėshtetur pas kamionit, tre burra dalin nga njė rrugicė. Nė duar mbajnė automatikė. I drejtojnė armėt nga ai dhe qėllojnė. Pietri bie nė sy tė tė gjithėve, i goditur nga shumė plumba nė kraharor, ndėrsa trupin ia pėrshkojnė konvulsionet. Njė siluetė afrohet dhe e godet me njė plumb nė kokė.
Shumė banorė tė Shkodrės, qyteti kryesor i Veriut tė Shqipėrisė, kanė asistuar nė vrasjen e Pietėr Vukajt. Por asnjėri nuk ka pranuar tė dėshmojė[/B]. Policia ka tentuar tė hetojė, por e ka pezulluar hetimin pėr mungesė provash. Nė Shqipėri rregullimi i hesapeve nga vetė njerėzit ėshtė gjė e zakontė. [B]Dobėsia e shtetit dhe korrupsioni i sistemit gjyqėsor i shtyjnė njerėzit ta vendosin vetė drejtėsinė[/B]. Nė tė shkuarėn Kanuni, njė libėr i hartuar nė shekullin XV nga njė fisnik i Veriut, Lekė Dukagjini, kodifikonte jetėn e pėrditshme tė popullsisė dhe rregullonte pikė pėr pikė hakmarrjen. Regjimi komunist i Enver Hoxhės, pėrgjatė 50 vjetėsh, shtypi me forcė ēdo referencė me kėtė tekst, duke ndėshkuar me ashpėrsi shqiptarėt qė e aplikonin.
Nė fund tė diktaturės, [B]ndarja e tokave prodhoi mosmarrėveshje midis fshatarėve. Ndėrsa tani mund tė vritesh pėr disa metra katrorė tokė, pėr shkak tė njė kafshe qė ka kapėrcyer gardhin, njė fyerjeje ose pėr para, pasi varfėria ėshtė ekstreme nė kėtė pjesė tė Evropės.[/B] Mė kot ky vend kėrkon respektueshmėri, duke vendosur kandidaturėn pėr nė Bashkimin Evropian. E mbėrthyer nga vėshtirėsitė sociale dhe nga zėnkat ndėrmjet partive, nė Shqipėri bėhen tė gjitha llojet e trafiqeve. Sot Kanuni konsiderohet si kod civil. Ligjet e tij shtrihen deri nė kufijtė e Shqipėrisė, aty ku ato tė shtetit dhe tė policisė mezi arrijnė. Nė Shqipėri janė nė gjakmarrje mė shumė se 10 mijė persona.
Nė apartamentin e saj, nė katin e katrėt tė njė pallati, Katerina Vukaj ul sytė mbi njė fotografi tė martesės sė saj me Pietėr Vukajn: “Ne erdhėm nė Shkodėr pas vdekjes sė vėllait tė burrit tim. Mendonim se ishim mė tė sigurt kėtu. Pietri pagoi pėr kushėririn e tij: para se tė arratisej, ai kishte vrarė njė njeri qė i kishte borxh para. Tani unė jetoj me frikė. Ata mund tė kthehen nė ēdo moment.” Dy djemtė e saj luajnė me vetura tė vogla mbi ca arka druri. Muret e rrjepura janė tė veshura me ikona katolike. “I kalojmė ditėt tona kėtu duke numėruar orėt. Asgjė nuk ndryshon dhe unė nuk punoj. Nuk dua t’i lė vetėm fėmijėt e mi. Ēfarė do tė ndodhte me ta sikur tė mė vrisnin mua? Nga ato 15 metra katrorė ku familja ushqehet, jeton dhe fle, fėmijėt nuk dalin kurrė. Nė hyrje, njė portė e trashė hekuri e mbyllur me njė kyē ndalon ēdo kontakt me jashtė.
Nė njė kontekst krejt tjetėr, Shkodra nuk do tė kishte asgjė pėr t’u pasur zili qyteteve tė tjera turistike tė kontinentit. E vendosur 200 kilometra nga kryeqyteti, Tiranė, e pėrshkuar nga lumenjtė e Bunės dhe tė Kirit, qyteti ndodhet nė kėmbė tė alpeve shqiptare, majat e tė cilėve dallohen qė nga qendra e Shkodrės. Kėtu jetojnė 80 mijė persona, katolikė dhe myslimanė. Qyteti ėshtė njė nga mė tė varfrit e vendit. Gjysma e popullsisė ėshtė e papunė. Nė shėtitore karrocat me kuaj kryqėzohen me mercedencat me kilometrazh zero. Shkodra ka pėrqendrimin mė tė madh tė familjeve nė gjakmarrje, tė cilat kanė zbritur aty nga malet ku mbretėron hakmarrja. Aty jetojnė tė ngujuara 600 familje nga frika se mos njėri nga anėtarėt e familjes sė tyre vritet.
“[B]Gjakmarrja ėshtė si njė tumor malinj[/B]. [B]Kur tė pėrfshin, ėshtė si tė kalosh nga drita nė errėsirė[/B]”. Nė moshėn 29-vjeēare, Lina nuk i heq kurrė rrobat e zeza qė nga vdekja e tė shoqit, mė 5 tetor tė vitit 1999. Ai quhej Dedė Hili: “Ishte llogaritar. Duke dalė nga banka ku kishte shkuar tė arkėtonte rrogat, dikush e ka sulmuar dhe e ka vrarė, duke i marrė tė gjitha paratė. Tani e kemi ne radhėn tė marrim hak. Por unė kam frikė pėr djalin tim se mund ta vrasin qė tė mos marrė hak. Ai jeton i fshehur.”
[B] Mė shumė se njė mijė fėmijė janė tė prekur nga gjakmarrja nė veri tė Shqipėrisė[/B]. [B]Djem dhe vajza qė nuk shkojnė nė shkollė dhe nuk dalin kurrė nė rrugė.[/B] E vetmja shpresė pėr ta ėshtė tė largohen pėr nė Itali, Gjermani, nė Francė ose nė Kanada. Pėr vajzat e reja vetėm njė martesė mund ta zbuste kėrcėnimin me vdekje. Shpesh ato martohen me burra nė gjak, duke i komplikuar edhe mė shumė konfliktet. Por kush ėshtė ai burrė pa probleme qė do tė merrte pėrsipėr rrezikun e vrasjes pėr hir tė dashurisė?
Kanuni i transmetuar gojarisht, ka evoluar me kohėn dhe tė pakta janė ata qė e kanė lexuar realisht. [B]Njerėzit i referohen Kanunit, pa ditur shumė se ēfarė thotė ai konkretisht. Thėrrasin hakmarrje nė emėr tė asaj qė besojnė se shkruhet aty[/B]. [B]Sipas shkruesit tė Kanunit, Lekė Dukagjini, vetėm vrasėsi duhet tė paguajė pėr vrasjen e bėrė. Sot gratė, fėmijėt dhe tė gjithė tė afėrmit e agresorit mund tė vriten.
[/B]
Marrė nga revista franceze “Marie Claire”


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:07.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.