Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Arena Ndėrkombėtare (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=158)
-   -   Mustafa : Po favorizohet Serbia, dialogut po i humb kuptimi (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=34253)

power8 31-10-20 11:01

Mustafa : Po favorizohet Serbia, dialogut po i humb kuptimi
 
[SIZE="3"]Kryetari i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Isa Mustafa, po thotė se dialogu i Brukselit po e humb kuptimin dhe se me sjelljet e Bashkimit Evropian ėshtė shndėrruar nė instrument tė Serbisė pėr tė blerė kohė me qėllim tė vendosjes nė harresė tė krimeve.

Mustafa nė njė reagim tė publikuar nė faqen e tij zyrtare, ka thėnė se Brukseli s’po e vlerėson konstruktivitetin e Kosovės dhe se BE’ja po tenton tė hapė tema tė cilat janė diskutuar nė procesin e Vjenės para shpalljes sė pavarėsisė.

“Bile ka tendenca tė hapen disa tema qė janė tė njėjtat me ato qė janė diskutuar nė procesin e Vjenės. Ndėrkaq, Kosova e ka shpallur pavarėsinė me mbylljen e atyre temave nė “Pakon e Ahtisarit””, ka shkruar Mustafa.

Reagimi i plotė:

Qytetarė tė nderuar,

Me sjelljet e Sebisė, nė njėrėn anė dhe tė BE-sė, nė anėn tjetėr, dialogu po e humb kuptimin. Sa po rrjedh koha, ai mė shumė po shndėrrohet nė instrument tė Serbisė pėr tė blerė kohė pėr ti vėnė nė harresė krimet e saj.

Kosova e vlerėsoi fjalimin e njė deputeti shqiptar nė Parlamentin e Serbisė. Ai e tha tė vėrtetėn!

Por ne dėgjuam edhe betimin e ēdo ministri serb , tjerė pėrveē serbėve nuk ka nė “demokracinė serbe” se “ do tė jem i pėrkushtuar ruajtjes sė Kosovės e Metohisė brenda Republikės sė Serbisė”.

Shtrohet pyetja si konvergjon dialogu pėr marrėveshje gjithėpėrfshirėse qė rezulton me njohje reciproke me kėtė zotim tė qeverise serbe! A mundet BE tė jap shpjegimin e saj?

Kosova ėshtė treguar konstruktive karshi dialogut dhe angazhimit tė BE-sė dhe SHBA-sė pėr kėtė proces. Edhe Kryeministri Hoti po tregon pėrkushtim shumė konstruktiv.

Por ky pėrkushtim i yni, kam pėrshtypje se nuk po vlerėsohet nga BE. Bile ka tendenca tė hapen disa tema qė janė tė njėjtat me ato qė janė diskutuar nė procesin e Vjenės. Ndėrkaq, Kosova e ka shpallur pavarėsinė me mbylljen e atyre temave nė “Pakon e Ahtisarit” .

Kundėrshtimi i vendeve tė caktuara tė BE-sė pėr liberalizimin e vizave pėr qytetarė e vendit tonė, edhepse janė pėrmbushur tė gjitha kriteret, mė shumė flet pėr njė qėndrim paragjykues tė tyre, sesa pėr parime. Ne kemi dėshirė tė besojmė se vendet e tilla ia duan tė mirėn Kosovės. Por kjo ide nuk pasqyrohet pėrmes politikave tė izolimit tė qytetarėve tė njė vendi. Politikat e izolimit nuk pėrkojnė me demokracinė dhe kulturėn evropiane. Ndėrkaq ne nuk heqim dorė nga tė qenurit evropian, me territor, me arsim, me kulturė e me ekonomi. As vizat dhe as Serbia nuk na ndalin nė kėtė rrugė. IM
---------------
[url]https://indeksonline.net/mustafa-po-favorizohet-serbia-dialogut-po-i-humb-kuptimi/[/url][/SIZE]


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:00.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2021, Jelsoft Enterprises Ltd.