Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Shkenca & Teknologjia (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=138)
-   -   Kėshilla pėr fotografėt fillestarė (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=31222)

rastesishT 04-03-11 00:40

Kėshilla pėr fotografėt fillestarė
 
[B]Dėshironi tė futeni nė botėn e fotografisė, por nuk jeni tė sigurt si tė filloni? Pėrmbajuni disa kėshillave tė thjeshta dhe shpejt do tė pėrparoni. [/B]
[B]1. Mos i blini menjėherė pajisjet mė tė shtrenjta[/B]
Ėshtė e mundur qė tė bėhen edhe fotografitė e mira me pajisje tė lira, e derisa e praktikoni do tė shihni se pėr ēfarė aparati keni nevojė. Pėrvoja mė e mirė ėshtė ajo personale.
[B]2. Blini trekėmbėsh pėr fotoaparat[/B]
Me pėrdorimin e trekėmbėshit fotografitė do tė janė dukshėm mė tė pastra, posaēėrisht kur fotografohet nė kushte me mė pak dritė. Trekėmbėshi mundėson edhe disa efekte shumė interesante me ekspozimin e zgjatur, e ēmimi i njė trekėmbėshi solid pėr njė fotoaparat digjital nuk ėshtė edhe aq i madh.
[B]3. Gjithmonė bartni aparatin me vete[/B]
Edhe mos ngurroni qė ta pėrdorni. Shanset pėr tė bėrė fotografi tė mira janė kudo rreth nesh dhe ato duhet tė shfrytėzohen.
[B]4. Kėnaquni nė procesin e mėsimit [/B]
Shfletoni faqet e internetit si ajo e Flickr ku vendosen fotografi tė ndryshme, kyēuni nė komentimin e fotografive, pyetni se si janė fotografuar dhe nė fund paraqitni edhe fotografitė tuaja nė ndonjė galeri online dhe lexoni komentet e kėshillat pėr ato fotografi.
[B]5. Provoni mėnyrat e ndryshme tė funksionimit nė fotoaparat [/B]
Edhe pse fotoaparati juaj i parė pothuajse sigurt do tė jetė njė digjital kompakt, mos ngurroni tė provoni fotografimin nė mėnyrė tė ndryshme. Sigurisht qė fotoaparat mund tė bėj shumė mė shumė sesa qė ju e prisni, e ju do tė mėsoni diēka.
[B]6. Fotografoni ēdo ditė [/B]
Praktikoni qė tė fotografoni pėr ēdo ditė, por jo fotografi kot, por tentoni tė gjeni njė motiv qė ia vlen tė fotografohet. Mbani mend apo shėnoni motivet qė ju i vėreni edhe kur nuk e keni fotoaparatin me veti e mė pas kthehuni dhe fotografoni ato.
Shumė galeri online ka detyra tė javės pėr fotografim, provoni veten nė to.
[B]7. Mos keni frikė tė eksperimentoni[/B]
Mė sė pari mėsoni rregullat e kompozimit dhe ēfarė duhet tė evitoni, e me kohėn do tė mėsoheni qė t’i mos i shkelni – edhe vet do tė shihni se ēfarė do tė ndodhė. Shpesh herė eksperimentimi jep rezultate tė shkėlqyera.

Suksese amator.


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:40.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.