Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Sporti (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=118)
-   -   Shorti pėr fazėn e grupeve nė Kampionatin Botėror 2014 (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=33977)

Ylli-1 07-12-13 08:55

Shorti pėr fazėn e grupeve nė Kampionatin Botėror 2014
 
[B]Spanja ndaj Holandės, Italia kundėr Anglisė, Portugalia sfidon Gjermaninė[/B].

Publikuar: 18:17 / 6.12.2013

[IMG]http://www.telegrafi.com/fo/sport/spanja-ndaj-holand-euml-s-italia-kund-euml-r-anglis-euml-portugalia-sfidon-gjermanin-euml_hd.jpg[/IMG]

Shorti pėr fazėn e grupeve nė Kampionatin Botėror 2014 ka sjellė pėrballje mjaft interesante sidomos tė pėrfaqėsueseve qė vijnė nga Evropa.
Pėrballja hapėse e turneut do tė jetė nė mes tė nikoqirit, Brazilit dhe Kroacisė, kombėtare kėto qė janė pjesė e Grupit A, ku gjenden edhe Meksika dhe Kameruni.
Kampioni nė fuqi, Spanja, do tė ketė punė me Holandėn, Kilin dhe Australinė nė Grupin B.
Njėri nga grupet e forta ėshtė Grupi D, ku pėr fazat e mėtutjeshme tė turneut tė madh do tė luftojnė Italia, Anglia, Uruguai dhe Kosta Rika.
Portugalia e Cristiano Ronaldos do tė ketė punė me Gjermaninė, Ganėn dhe SHBA-tė qė e pėrbėjnė Grupin G.
Argjentina e Lionel Messit ka njė grup relativisht tė lehtė, Grupi F, ku do tė luajė pėrballė Bosnje e Hercegovinės, Iranit dhe Nigerisė.
Zvicra, tė cilėn do ta pėrfaqėsojnė disa lojtarė shqiptarė, si kundėrshtar mė tė fortė e ka Francėn, ndėrsa nė Grupin E bėjnė pjesė edhe Ekuadori dhe Hondurasi.

--------------------------------------------------------------------------------
[B]Grupi A
[/B]Brazili
Kroacia
Meksika
Kameruni

[B]Grupi B
[/B]Spanja
Holanda
Kili
Australia

[B]Grupi C
[/B]Kolumbia
Greqia
Bregu i Fildishtė
Japonia

[B]Grupi D
[/B]Uruguai
Kosta Rika
Anglia
Italia

[B]Grupi E
[/B]Zvicra
Ekuadori
Franca
Honduras

[B]Grupi F
[/B]Argjentina
Bosnja e Hercegovina
Irani
Nigeria

[B]Grupi G
[/B]Gjermania
Portugalia
Gana
SHBA

[B]Grupi H
[/B]Belgjika
Algjeria
Rusia
Koreja e Jugut

--------------------------------------------------------------------------------
/Telegrafi/
Fotografia

Ylli-1 07-12-13 09:11

Re: Shorti pėr fazėn e grupeve nė Kampionatin Botėror 2014
 
[B]‘KB 2014’, kush pėrfitoi e kush humbi nga shorti[/B]

Publikuar: 21:11 / 6.12.2013

[IMG]http://www.telegrafi.com/fo/rishikime/lsquo-kb-2014-rsquo-kush-p-euml-rfitoi-e-kush-humbi-nga-shorti_hd.jpg[/IMG]

[B]Pas tėrheqjes sė shortit pėr fazėn grupore tė Kampionatit tė ardhshėm Botėror, disa pėrfaqėsuese festuan pėr fatin e tyre tė mirė, ndėrkohė qė disa tė tjera padyshim se nuk janė tė kėnaqura me caktimet nėpėr grupet e tyre.[/B]

Nė turneun ‘Brazili 2014’ qė zhvillohet nga 12 qershori deri mė 13 korrik tė vitit tė ardhshėm, do tė marrin pjesė 32 kombėtare tė ndara nė tetė grupe dhe tashmė dihet se kush kundėr kujt do tė luajė nė kėrkim tė pikėve tė nevojshme pėr t’u kualifikuar nė fazėn e eliminimit direkt.

[img]http://www.telegrafi.com/fo/2010/shortbra.jpg[/img]

[B]Fituesit[/B]

[B]Franca[/B]
Les Bleus morėn vizėn pėr Kampionatin Botėror nė momentet e fundit pas triumfit me rezultat tė pėrgjithshėm prej 3-2 nė ‘play-off’ kundėr Ukrainės, ndėrsa janė caktuar nė njė grup tė cilin mund ta kalojnė me lehtėsi. Krahas Francės, nė Grupin E janė Zvicra, Ekuadori dhe Hondurasi. Trekolorėt do ta fillojnė turneun kundėr Hondurasit, pastaj do tė luajnė ndaj Zvicrės dhe fazėn grupore e mbyllin me Ekuadorin. Fati i tyre nuk pėrfundon kėtu, pasi qė me Grupin F relativisht tė dobėt (pėrveē Argjentinės qė pritet ta zė vendin e parė), Franca mund tė luajė kundėr Bosnje e Hercegovinės ose Nigerisė nė 1/8 e finales.

[B]Argjentina[/B]
Kombėtarja e Lionel Messit bėn pjesė nė Grupin F dhe ka pėr kundėrshtarė Bosnje e Hercegovinėn, Iranin dhe Nigerinė. Nėse shikohen emrat e kėtyre pėrfaqėsueseve, atėherė qė tani mund tė konkludojmė se Argjentina do ta zė vendin e parė nė grup dhe tė shikojmė se kush do tė jetė kundėrshtari i radhės. Meqenėse gjasat janė qė Franca tė pėrfundojė e para nė Grupin E, atėherė Zvicra, Ekuadori ose Hondurasi do tė jetė kundėrshtari i radhės dhe qė tani Argjentinėn e shohim nė ēerekfinale.

[B]Bregu i Fildishtė [/B]
Grupi C ėshtė njė grup i lehtė pėr kombėtaren e Didier Drogbas qė pritet ta kalojė pa probleme nėse kemi parasysh kundėrshtarėt, si Kolumbia, Greqia dhe Japonia. Megjithatė, nė fazėn e ardhshme kanė pėrballje tė vėshtirė, pasi mund tė luajnė ndaj Italisė, Uruguait apo Anglisė (qė bėjnė pjesė nė Grupin D).

[B]Belgjika [/B]
Caktimi i kėsaj kombėtareje si kryesore nė grupin e vet ishte pjesė e kritikave tė mėdha ndaj FIFA-s qė ėshtė bazuar nė renditjet e muajve tė fundit. Nė kėtė mėnyrė, Belgjika mund ta kalojė me lehtėsi Grupin H, sepse kundėrshtarėt e saj janė Algjeria, Rusia dhe Koreja e Jugut. E njėjta vlen edhe pėr Rusinė e Fabio Capellos, qė ėshtė njė nga favoritėt nė kėtė grup.

[IMG]http://www.telegrafi.com/fo/2010/blatshorti.jpg[/IMG]

[B]Humbėsit [/B]

[B]FIFA[/B]
Vendimi qė pėrcaktimi i udhėheqėsve tė grupeve tė bėhej sipas renditjes nė rangimet e muajve tė fundit, ka bėrė qė disa pėrfaqėsuese tė mėdha tė vihen pėrballė njėra-tjetrės dhe nė kėtė mėnyrė disa prej tyre mund tė eliminohen qė nė fazėn grupore. Nga ana tjetėr, disa tė tjera (qė ndoshta nuk e meritojnė) mund tė vazhdojnė tutje. Spanja, Holanda dhe Kili janė caktuar bashkė (nė Grupin B), ndėrsa ndonjėra prej tyre mė pas do tė luajė kundėr Brazilit. Po ashtu, Italia, Uruguai apo Anglia (Grupi D), njė prej tyre do tė eliminohet qė nė fazėn grupore. Nė Grupin G do tė kmi pėrballje tė Gjermanisė, Portugalisė, SHBA-ve dhe Ganės. Ndėrkohė qė, siē treguam, Franca ėshtė nė grupin e Zvicrės dhe ka kundėrshtarė tė lehtė. Po ashtu, Grupi H (Belgjika, Algjeria, Rusia dhe Koreja e Jugut) do tė nxjerrė dy pėrfaqėsuese nė fazat e eliminimit direkt qė janė nė nivel shumė mė tė ulėt se emrat qė mund tė eliminohen.

[B]Kili[/B]
Kjo pėrfaqėsuese konsiderohet njė nga humbėsit pas shortit, sepse ėshtė caktuar nė tė njėjtin grup me Spanjėn dhe Holandėn. Padyshim qė kampioni nė fuqi dhe Holanda janė favoritė pėr ta kaluar Grupin B, ashtu qė Kili pritet tė pėrshėndetet nga turneu nė fazat e hershme tė tij.

[IMG]http://www.telegrafi.com/fo/2010/anglishort.jpg[/IMG]

[B]Anglia[/B]
Tre Luanėt duhet tė tregohen mė tė fortė se Uruguai dhe Italia pėr ta kaluar Grupin D. Bastvėnėsit e shohin Anglinė jashtė Kampionatit Botėror qė pas pėrfundimit tė fazės grupore.

/Telegrafi/

Fotografia: AP/Reuters

LaCoStA 08-12-13 16:29

Titulli: Shorti pėr fazėn e grupeve nė Kampionatin Botėror 2014
 
Mue po ma merr menja qe Barcelona e fiton kete kampionat, e tyy? :biggrin:

Po menoj, Spanja, Brazili ose Argjentina, kombetare ne te cilat rolin kryesor e kane lojtaret e Barcelones :smile:

Ylli-1 08-12-13 23:02

Re: Titulli: Shorti pėr fazėn e grupeve nė Kampionatin Botėror 2014
 
[QUOTE=LaCoStA;2290919]Mue po ma merr menja qe Barcelona e fiton kete kampionat, e tyy? :biggrin:

Po menoj, Spanja, Brazili ose Argjentina, kombetare ne te cilat rolin kryesor e kane lojtaret e Barcelones :smile:[/QUOTE]

Barcelona gjithesesi hahhahahha

Une kesaj radhe mendoj qe Brazili nuk ka me leshu pe!


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:35.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.