Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Mėsime nga Kurani (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=136)
-   -   A ėshtė hallall ky mish? (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=33821)

Zero Cool 21-04-13 09:29

A ėshtė hallall ky mish?
 
[B]A ėshtė hallall ky mish? Produkte tė rralla nė supermarketet gjermane.[/B]


[IMG]http://www.dw.de/image/0,,16758294_303,00.jpg[/IMG]




[B][I]Ushqimet konform fesė islame nė Gjermani shiten kryesisht nė dyqane turke dhe arabe. Klientela ėshtė nė rritje e megjithatė tregtia gjermane me pakicė ėshtė skeptike ndaj produkteve hallall.[/I][/B]

Ata qė duan tė blejnė nė Gjermani ushqime konform fesė islame, shkojnė nė shumicėn e rasteve tek dyqani mė i afėrt turk apo arab. Tė ashtuquajturat ushqime hallall i pėrgjigjen pėrcaktimeve tė fesė islame dhe ndėr tė tjera nuk pėrmbajnė asnjė gjurmė mishi derri apo alkooli. Myslimanėt shpesh nuk arrijnė tė gjejnė ushqimet qė kėrkojnė nė supermarketet gjermane, pasi tregtia gjermane me pakicė po hapet shumė ngadalė pėr kėtė segment klientele.

Nė Gjermani jetojnė rreth 4,3 milionė myslimanė. Sipas Mekkafood, njė prej prodhuesve kryesorė tė ushqimeve tė ngrira hallall, pjesa nė tregun ndėrkombėtar pėr ushqime hallall ėshtė rreth 450 milionė euro. Nė Gjermani kjo pjesė mund tė jetė pesė miliardė euro.

"Por ky segment vazhdon tė jetė njė treg qoshe, i cili zhvillohet shumė ngadalė", thotė Tom Buschmann nga Mekkafood, nė bisedė me Deutsche Welle-n. Kėtu tregtia me pakicė rrezikon tė humbasė njė potencial tė madh dhe lė pas dore njė grup klientele nė rritje. Pjesa mė e madhe e myslimanėve sipas tij, do t'i blenin produktet hallall edhe nė supermarkete, nėse ato do tė ofroheshin atje.


[IMG]http://www.dw.de/image/0,,16758287_404,00.jpg[/IMG]
Sigla pėr ushqimet hallall




[B][I]Ndalimet e fesė islame pėr ushqimin[/I][/B]
Edhe rrjeti McDonald's ėshtė pėrpjekur tė shfrytėzojė potencialin ekonomik tė produkteve hallall. Nė SHBA kompania ėshtė e detyruar tani t'u paguajė 500.000 euro organizatave tė ndryshme myslimane, pasi nė dy filiale ishin shitur si hallall produkte me mish pule pa qenė tė tilla.

Fjala arabe "hallall" mund tė pėrkthehet "e lejuar". Ajo pėrshkruan sende dhe veprime, tė cilat janė tė lejuara sipas sė drejtės islame. Kėtu bėjnė pjesė nė veēanti shumė rregulla pėr ushqimet. Sipas fesė islame, ushqimet duhet tė respektojnė kėrkesa tė veēanta sa i takon higjenės dhe mėnyrės sė prodhimit. P.sh. ushqimet duhet tė jenė tė pastra nga gjaku dhe fekalet. Veē kėsaj kafshėt duhet tė jenė rritur duke respektuar nevojat e tyre dhe tė kenė pasur ushqim tė mirė. Gjatė therjes, pėr ēdo kafshė duhet tė jetė thėnė njė lutje e shkurtėr dhe duhet tė jetė kthyer nė drejtim tė Mekės.

Por si mund tė dijė njė klient mysliman nė Gjermani se ēfarė ėshtė hallall dhe ēfarė jo? Deri tani atij i duhet tė lexojė tekstin me gėrma tė vogla nė paketim, pėr tė parė nėse nė ushqime ka lėndė tė ndaluara. Por kjo nuk ndihmon shumė pasi jo gjithnjė janė tė dhėnė tė gjithė pėrbėrėsit. Pėr shembull disa lloje lėngje frutash, tė cilat janė vetiu tė turbullt, bėhen tė kthjellėt me xhelatinė. Vendosja e siglave tė njėsuara do tė sillte qartėsi.


[B][I]Rezerva tek tregtarėt gjermanė[/I][/B]

Industria ushqimore, para sė gjithash koncernet e mėdha si Nestlč, Zentis, Wiesenhof, Meggle dhe Haribo, prej kohėsh i ēertifikojnė si hallall produktet e tyre. Vetėm me njė ēertifikatė tė tillė sipėrmarrėsit mund tė fitojnė besimin e klientelės myslimane. Megjithatė sipėrmarrjet gjermane vazhdojnė tė jenė tė kujdesshme me kėto ēertifikata.

Yavuz Özoguz, shef i qendrės sė ēertifikimit M-Haditec nė Bremen, e kritikon kėtė. Nė supermarketet e mėdha ka tashmė shumė produkte hallall, por pėr to nuk bėhet reklama nė mėnyrė ofensive. "Nė Francė, Belgjikė apo nė Holandė nė dyqane ka banakė ku ėshtė e shkruar me shkronja tė mėdha 'hallall'".

Pėr kėto rezerva tė tregtarėve gjermanė ka disa arsye: nga njėra anė tregtia ushqimore me pakicė nė Gjermani i druhet reagimit tė klientelės jomyslimane ndaj ofertės. Por ėshtė e paqartė nėse masa e klientėve gjermanė ka vėrtet problem me siglėn 'hallall' nė paketimin e produktit.


Veē kėsaj nė Gjermani ekziston frika ndaj njė problemi imazhi, thotė njė zėdhėnės i institutit evropian tė ēertifikimit hallall. Therjet hallall shumėkush nė Gjermani i konsideron torturė pėr kafshėt. Nė prodhimin masiv nuk ekziston mė therja e kafshėve pa mpirje.

Krahas sulmeve nga mbrojtėsit e kafshėve pėrmendet si arsye edhe fakti qė ēertifikuesit aktivė nė Gjermani nuk janė tė njė mendje. Mungesa e njė ēertifikimi tė njėsuar tė produkteve hallall konsiderohet problematike. Gjithsej janė pesė qendra ēertifikimi nė Gjermani, tė cilat kanė krijuar njė aleancė, por nuk kanė njė sigėl tė pėrbashkėt.

Megjithatė ēertifikuesit e produkteve hallall janė tė njė mendje se industria ushqimore hallall do tė etablohet edhe nė Gjermani dhe jo vetėm tek myslimanėt. Por kjo do tė zgjasė pak mė shumė se nė vende tė tjera evropian.

vjeshta 22-04-13 21:53

Titulli: A ėshtė hallall ky mish?
 
Nuk e di.

Kur te shkojsh me ble me pare hallall edhe mishin e thiut e ke hallall.(filozofia ime lol).

Fshatari 22-04-13 22:08

Titulli: A ėshtė hallall ky mish?
 
[QUOTE=vjeshta;2280257]Nuk e di.

Kur te shkojsh me ble me pare hallall edhe mishin e thiut e ke hallall.(filozofia ime lol).[/QUOTE]
Uria e barku i thate ta ben hallalla ēdo lloj mishi.

Guri i madh 25-04-13 21:12

Titulli: A ėshtė hallall ky mish?
 
kush nok po na pyt hall apo haram po hani mish kali u knaqum ani qka ishin DÜNER KEBAPAT e mir me mish kali

Dardanesha 26-04-13 10:44

Re: Titulli: A ėshtė hallall ky mish?
 
[QUOTE=Guri i madh;2280575]kush nok po na pyt hall apo haram po hani mish kali u knaqum ani qka ishin DÜNER KEBAPAT e mir me mish kali[/QUOTE]


Ani te bofshin mire pra :wink:



PS: S'thuhet kot, qka han ashtu je.

Guri i madh 26-04-13 17:57

Titulli: Re: Titulli: A ėshtė hallall ky mish?
 
[QUOTE=Dardanesha;2280599]Ani te bofshin mire pra :wink:



PS: S'thuhet kot, qka han ashtu je.[/QUOTE]



falmnderit:mad:

murrizi 26-04-13 22:40

Titulli: Re: Titulli: A ėshtė hallall ky mish?
 
[QUOTE=Dardanesha;2280599]Ani te bofshin mire pra :wink:



PS: S'thuhet kot, qka han ashtu je.[/QUOTE]
a po thu qe Guri ka honger mish kali a, dhe se nga ky fakt po sillet keshtu a ?

tybe estekfurullah ishalla se ka gjet kjo e lig.

po ata tjert qe kan honger mish lope, problem pak jo pun a !?

P.s une jam Vegetar

lovely 27-04-13 19:53

Titulli: Re: Titulli: A ėshtė hallall ky mish?
 
[QUOTE=murrizi;2280642]a po thu qe Guri ka honger mish kali a, dhe se nga ky fakt po sillet keshtu a ?

tybe estekfurullah ishalla se ka gjet kjo e lig.

po ata tjert qe kan honger mish lope, problem pak jo pun a !?

P.s une jam Vegetar[/QUOTE]


Hahaha, Mixha Murriz, pergjegjjen e pytjes kriesore te shume problemeve e ke parashtrue qitu.

Po presum pergjegjje qishti.

Dardanesha 27-04-13 21:34

Re: Titulli: Re: Titulli: A ėshtė hallall ky mish?
 
[QUOTE=murrizi;2280642]a po thu qe Guri ka honger mish kali a, dhe se nga ky fakt po sillet keshtu a ?

tybe estekfurullah ishalla se ka gjet kjo e lig.

po ata tjert qe kan honger mish lope, problem pak jo pun a !?

P.s une jam Vegetar[/QUOTE]


Murriz , bash mke bo mu qudit qysh nje njeri munet me hanger mishin e kalit, respektivisht, qebapat e mishit te kalit, e nderkohe me qene vegetar.


ps: qudia e Zotit :eek:

vjeshta 28-04-13 21:38

Titulli: A ėshtė hallall ky mish?
 
[QUOTE=Fshatari;2280263]Uria e barku i thate ta ben hallalla ēdo lloj mishi.[/QUOTE]


Harami del prej goje (si ne rastin e Dardaneshes) dhe asesi nuk hyn n'goje.


Ps: veshtire qe has ne mish kur barku mbetet ne te that ...,mu da i knaqun me buke e long.lol

Dardanesha 28-04-13 21:59

Re: Titulli: A ėshtė hallall ky mish?
 
[QUOTE=vjeshta;2280785]Harami del prej goje (si ne rastin e Dardaneshes) dhe asesi nuk hyn n'goje.


Ps: veshtire qe has ne mish kur barku mbetet ne te that ...,mu da i knaqun me buke e long.lol[/QUOTE]


Qa pi bjen qikjo " si ne rastin e Dardaneshes?!

vjeshta 28-04-13 22:04

Titulli: Re: Titulli: A ėshtė hallall ky mish?
 
[QUOTE=Dardanesha;2280790]Qa pi bjen qikjo " si ne rastin e Dardaneshes?![/QUOTE]



Ne menyren se si iu ke drejtu Gurit.

FJALA E KEQE ESHTE HARAM .

Dardanesha 28-04-13 22:17

Re: Titulli: Re: Titulli: A ėshtė hallall ky mish?
 
[QUOTE=vjeshta;2280792]Ne menyren se si iu ke drejtu Gurit.

FJALA E KEQE ESHTE HARAM .[/QUOTE]


Vjeshte e dashur,


1. Un vetem se ja ktheva respektin qe me kishte dhan te sondazhi per ditelindje.

2. Haram eshte edhe me u perzi ne pune te hujat me bajt llafe si ti qe me permene mu pa kane nevoja hiq, thone i 3-ti eshte i tepert, ose nese nuk e din qysh u kan puna prej fillimit mos fol hiq.

3. Besoj qe ska nevoje kerkush kerkujt me ju bo avokat,ketu secili flasim per veten e vet.

ps: sa i perket temes, eshte haram edhe nese e blen mishin haram me pare hallall, ska rendesi, mishi haram eshte i ndaluar me hanger, qyshdo qe e blen apo e mer fal.

premium 28-04-13 22:20

Titulli: Re: Titulli: A ėshtė hallall ky mish?
 
[QUOTE=Dardanesha;2280790]Qa pi bjen qikjo " si ne rastin e Dardaneshes?![/QUOTE]
A din cka e bjere ..???

Vjeshta nuk poe din me dallu ushqimin hallall e harram .. derdin e paska vetem me mbush barkun nga uria.
Keso njerez ja kisha preferu te mbushin barkun mire e mire ne ate shtet ku nuk dallojne asnje mish , ke skraja apo krryma . Ps kenaqen me ushqimin Kinez.

jadore 28-04-13 22:33

Titulli: A ėshtė hallall ky mish?
 
[FONT="Book Antiqua"][SIZE="3"]po a ka ma haram se me honger mish te gjallereses tjeter bre ? qudi si e duron kete organizmi i njeriut ..!

po te ishte ne dore time krejt mishin ju kisha ndalu , jetoni mire boll edhe pa to ..[/SIZE][/FONT]


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:53.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.