Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Kultura kombėtare (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=129)
-   -   Shtjefen Gjeqovi (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=26373)

Guri i madh 25-01-09 04:09

Shtjefen Gjeqovi
 
[IMG]http://www.shqip.dk/themes/DeepBlue/images/pixel.gif[/IMG] SHTJEFEN GJEQOVI


Atė Shtjefen Konstandin Gjeēovi (1874-1929)
Ndėr figurat mė tė rėndėsishme dhe mė tė qėndru-eshme tė Rilindjes Kombėtare, ėshtė edhe Atė Shtjefėn Gjeēovi, apo siē e quanin nė fėmijėri Hili (Mihilli) i Vogėl. U lind mė 12 korrik 1874 nė Janjevė tė Kosovės. Mėsimet e para i mori nė vendlindje, i vazhdoi nė Kuvendin franēeskan tė Troshanit (Shqipėri), nė Dėrventė (afėr Banja LLukės) dhe nė Fojnicė e Kresheve tė Bosnes e Hercegovinės. U shugurua prift nė Zllakuqan (afėr Klinės), mė 25 korrik 1896. Shėrbeu nė Zllakuqan, Pejė, Gllogjan tė Pejės, nė Gjakovė e Zym tė Hasit tė Thatė tė Kosovės, si dhe nė Theth, Gomsiēe, Rubik, tė Kurbinit, Vlorė, Prekal tė Shalės e vende tė tjera tė Shqipėrisė si edhe nė Zarė tė Kroacisė e Livno tė Hercegovinės. U vra nga okupatori serb nė Zym tė Hasit tė Thatė, mė 14 tetor 1929. Atė Shtjefėn Gjeēovi u lind dhe u rrit nė shtratin e Rilindjes Kombėtare. Ishte personalitet i rrallė i fesė dhe i kombit. I nderuar nga mbarė kombi shqiptar ishte pishtar i devotshėm i shqiptarizmės, atdhedashurisė dhe i arsimit e kulturės shqiptare. Atė Shtjefėn Gjeēovi bėri gjurmė tė pashlyeshme nė fushėn e teologjisė sė krishter (Katolike), nė fushėn e arsimit, tė arkeologjisė, historisė, etnografisė, mbledhjes, sistemimit e kodifikimit tė tė drejtave zakonore shqiptare, mbledhjes sė folklorit, nė fushėn e krijimtarisė sė prozės e poezisė, si edhe tė pėrkthimeve. Gjeēovi ishte njė figurė poliedrike qė do tė thotė se vepra dhe kontributi i tij pėrbėjnė tiparet dalluese tė atdhetarizmit e iluminizmit shqiptar. Ai hapi 11 shkolla shqipe dhe punoi nė detyrėn e mėsuesit tė shqipes nė mė shumė se 20 tė tjera (Shkolla). Themeloi koleksionin e parė arkeologjik nė trojet shqiptare. Pėr kontributin dhėnė afirmimit tė vlerave kombėtare fitoi admirim nė nivelin kombėtar dhe nga qarqet shkencore evropiane, pėr ēka edhe iu dha titulla e doktorit nderi nė Universitetin e Lajpcigut tė Gjermanisė. Ndėr veprat mė tė rėndėsishme tė Atė Shjefen Gjeēovit qė kanė lėnė gjurmė nė letėrsinė shqipe dhe pėrgjithsisht nė kulturėn tonė janė: "Dashnia e atdheut" (1901), "Jeta e shėn Luēisė" (1904), "Agimi i Gjydetnisė" (1910), "Nji argtim arkeologjik" (1902), "Sebaste s'Armeni apo nė Arbėri" (1921), "Trashėgime thrrake?iliriane" (1924), "Trashėgime pellazge nė traditėn shqiptare" (1914), si dhe veprat qė u botuan mė vonė si "Kanuni i Lekė Dukagjinit" (1933), "Shėrbyesi i botės ose Jeta e Jezu Krishtit" (1997), apo veprat qė ndodhėn nė dorėshkrim, si "Trashėgime ilire nė traditėn shqiptare", "Pėrrallat popullore" (1903), "Doke e zakone vdekjeje" (1907), "Mėnyra e jetės nė Malci" (1908), "Doke e zakone dasmash" (1910-1911) si dhe pėrkthimet e botuara "Atil Reguli" (1912), "Vajza e Orleansit" (1916), "Mark Kuli Kryeqitas" e shumė e shumė tė tjera. Atė Shtjefen Gjeēovi krijoi mbi 10 mijė faqe materiale e krijime tė tjera tė fushave tė ndryshme. Nė shenjė tė pėrkujtimit tė Atė Shtjefėn Gjeēovit, tash e 29 vjet me radhė nė Zym tė Hasit tė Thatė mbahet manifestimi tradicional kulturo-letraro-shkencor "Takimet e Gjeēovit", pastaj emrin e tij e mbajnė shumė shkolla fillore e tė mesme nė Kosovė, si dhe klubi letrar nė Zym e shumė grupe letrare nėpėr shkolla fillore e tė mesme tė Kosovės, si arkeologėt e grupit tė Historisė nė Universitetin e Prishtinės. Do t'pėrmendur se redaksia e botimeve tė "Rilindjes" nė vitin 1987 e ka botuar kompletin e veprave tė tij (ato vepra qė ia lejonte koha), si dhe janė botuar vepra tė ndryshme qė i kushtohen atij (Shtjefėn Gjeēovit).

Zero Cool 21-09-11 15:13

Titulli: Shtjefen Gjeqovi
 
[IMG]http://a1.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash4/284715_172470566156245_100001799075412_352308_3167985_n.jpg[/IMG]



[I](At Shtjefėn Gjeēovit)

Ti lartėsi e shkėlqyer e fisnikerisht i pėrulur,
ardhur nga rrashtė e lashtė e tokės arbėrore
qė veē lisa rritė e gra tė bukura si hana,
filiz i ri bulėzove u rrite e u burrėrove,
shpirt e zemėr gatove nė xhirmėn e lashtė
tė Dardanisė.

Botėn nė sy more me flakėn e shpresės
nė zemėr, nektar dijesh mblodhe ngado qė shkove,
si bleta lule mė lule shtegtove kurrė pa u ndalė,
ndriēim kėsaj toke i solle e zemėr tė zjarrtė,
vegim agimesh tė bardha mbi Alpet e larta
tė Arbėrisė.

Agimi i Gjytetnisė po vinte e ti mbi atin e bardhė
po vije bashkė me tė, o lajmėtar i agut tė ditės sė re,
fisnikri e lashtė spartane po ngjiste shkallėt e shekujve
e po vinte nė djepin e ri me Hyllin e Dritės
sė pashuar e tė bekuar nė Atmen e bukur
tė Shqipėrisė.

Sytė e tu tė mendjes tė mprehtė si tė shkabės
kurrė nuk pushuan, gjurmuan e kėrkuan
kurrė pa u ndalė mbi copa relikesh e legjendash
e mitesh, kanune malesh e dromca fisnikėrie,
kode tė shenjta tė trungut tė lashtė tė bardha si bora
tė Ilirisė.

Aty ne Hasin e thatė, pranė Prizrenit te lashtė
Pritė tė zunė e tė vranė kalorėsit e territ e vrerit
Se drita e jote e shkėlqyer sytė ua verbonte,
E shkėlqimi i syve tė tu shpirtin ua mallkonte,
O kalorės i dritės sė shenjtė, bime e fryt bashkė
i Shqiptarisė...[/I]


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:52.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.