Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Kinematografia dhe Televizioni (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=132)
-   -   Lajme nga bota e artit (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=31771)

Ylli-1 18-12-13 07:38

Re: Lajme nga bota e artit
 
Di Caprio: Skenat e seksit nė filma, i bėj vėrtet
Bota Sot | 17.12.2013 21:50

Bota Sot | 17.12.2013 21:50

[img]http://images.botasot.info/uploads/largea_leonardo1387313433.jpg[/img]

Roli mė i fundit i Leonardo Di Caprios ėshtė ai i Jordan Belfort nė filmin e Martin Scorsese me titull ‘The Wolf Of Wall Street’. Nė kėtė dramė, aktori 39-vjeēar shfaqet nė shumė skena tė nxehta dhe nė njė intervistė pėr ‘Extra’ ka garantuar se nuk ka pėrdorur dublant pėr kėto skena.

“Jam vetėm unė aty. Kur merr pėrsipėr role si ky, duhet tė pranosh gjithēka. Duhet tė reflektoja karakterin e njė personazhi tė tillė dhe nuk mund tė mendoja pėr veten. Nė film jam dikush tjetėr dhe duhet tė bėj ēdo gjė qė bėn ky dikushi”, deklaroi Di Caprio.

Filmi ‘The Wolf of Wall Street’ pėrmban shumė skena me pullė tė kuqe, duke pėrfshirė njė skenė orgjie, ku shumė aktorė tė kastit shfaqen para kamerave krejtėsisht nudo.

Di Caprio shpjegoi se pse kishte 6 vite qė priste tė luante njė personazh tė tillė: “Mendoj se Jordan Belfort pėrfaqėson atė qė nuk shkon me Amerikėn e sotme. Doja me ēdo kusht qė sjelljen e tij ta vija nė ekranin e madh tė kinemasė.”

Zero Cool 30-12-13 16:38

Titulli: Lajme nga bota e artit
 
[B]“Engjėjt janė larg” rrėfim pėr luftėn e Kosovės[/B]



[IMG]http://www.knninfo.com/repository/images/engjujt.jpg[/IMG]



Prishtinė, 28.12.2013

“Engjėjt janė larg” filmi mė i fundit i regjisorit Gjergj Xhuvani ka qenė dhe prodhimi kinematografik, i cili ka marrė shumė vėmendje gjatė kėsaj kohe. Filmi me regji dhe skenar tė Xhuvanit pėrqendrohet te drama kosovare, dhe kjo ka bėrė qė nė kastin e aktorėve tė pėrfshihen edhe artistė nga Kosova, por nuk mungojė edhe aktorė nga Italia. Nė rolet kryesore interpretojnė aktori italian Rinaldo Rocco dhe Teuta Krasniqi.

Producenti Dritan Huqi tregon se filmi edhe pse ka nė vėmendje luftėn e Kosovės, nė qendėr tė tij ka histori njerėzore, me dramėn e saj. “Historia njerėzore, pėrfshihet nė atmosferėn e luftės sė Kosovės, por nuk ėshtė vetėm ajo. E gjitha vjen nga historia e personazheve, nga fėmijėria e tyre, ėshtė njė film dramatik, ka situata tė vėshtira”, tregon mbi filmin producenti Dritan Huqi, duke shtuar se mė e rėndėsishmja e filmit, ėshtė fakti se filmi do tė shfaqė njė atmosferė tė luftės nga fytyra e fėmijėve. “Nė fund tė luftės tė gjitha personazhet dalin tė ndryshuar, sepse kanė pėrjetuar njė situatė tejet tė vėshtirė dhe kanė mbijetuar nė luftė”, shton mė tej producenti Dritan Huqi.

Filmi i cili ėshtė miratuar nga Qendra Kombėtare e Kinematografisė nė vitin 2010, pėrballė problemeve me buxhetin qė nuk kanė qenė tė pakta vetėm gjatė muajve tė fundit tė 2013 arriti tė niste xhirimet pėr tė qenė tashmė pranė fundit tė tyre. Xhirimet e kėtij filmi pėrfshijnė Gjakovėn nė Kosovėn, Bajram Currin dhe njė pjesė e tyre do tė jenė nė Itali. Tashmė xhirimet nė Kosovė kanė mbaruar dhe zgjatėn 4 javė, pėr tė vijuar mė pas dhe nė Bajram Curri dhe Itali pėr disa ditė. Edhe pse me jo pak vėshtirėsi, sipas producentit Dritan Huqi nė vjeshtė tė 2014 “Ėngjėjt janė larg” mund tė vijė premierė.

Historia e filmit “Ėngjėt janė larg” zhvillohet nė mars tė vitit 1999, Kosovė. Periudha e bombardimeve tė NATO-s, shpėrngulja masive me karakter etnik tė shqiptarėve. Terrori, frika, pasiguria, uria ka pllakosur qytetin e Gjakovės nė kufi me Shqipėrinė. Ngjarjet e filmit zhvillohen nė harkun e 70 ditėve tė bombardimeve. Kohėzgjatja e filmit do tė jetė 90 minuta. Filmi ėshtė co produksion shqiptaro-italian dhe nga Kosova. Xhirimet kanė nisur nė vjeshtėn e kėtij viti.


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:35.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.