Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Poezia (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=115)
-   -   Vargje nga autori Xhelal Ferizi (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=26361)

lirik 21-07-09 19:06

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Un ia kam pa vuajtjet gurit
---------------------------
Autori [B]Xhelal[/B] [B]Ferizi[/B]
------------------------
un ja kam pa vuajtjet gurit e kam pas si coptohej
tė shtresuara ja kam pa vuajtjet shum fish
merreni me mend guri nga vuajtjet lotohej
pse ather vuajtjet tė durohen nė mish
---
e mishi guri nuk ėsht pėrse vuajtjet nė njeri
pytja ime shekull nė shekull troket
mohuesit ksaj pyetje i shmangen me qesėndi
nuk mė pėrgjegjet as qiell as dhe as det
---
un nė damarėt e gurit kym hy
pėr ti pa vuajtjet duke i qarkulluar si gjak si lot
dhimbjet ja kam pa vet me sy
gurė tash u bė mishi tash njeriu dje e sot
------
pėrse vuajtjet nė mish kur guri nuk i duron
pėrse vuajtjet nė palcė kur guri dot nuk i mbanė
pėrse o sadist pėrse o i pashpirtė demon
pėrse mishin e shpirtin njerzorė me vuajtje mbi dhe e thanė
-----
mishi guri nuk ėsht o shekuj e mot
mishi ėsht tjeter material nga butsia
pėrse mishit i derdhni gjak e lot
e nuk prekeni nga dėnesjet e tija
-----
Autori [B]Xhelal[/B] [B]Ferizi[/B]
----------------------------
lexoni vargjet e autorit [B]Xhelal[/B] [B]Ferizi[/B] liriku nė mėrgim
ish i burgosur politik ish student
poet i ndaluar i perjashtuar nga shkolla e studimet ather
i ndaluar nė mbarė teritorin e ish jugosllavisė
vazhdimisht i perndjekur per shkaqe politike
tregoni shoqes shokut
pėr vargjet

--------------------------------

lirik 21-07-09 19:06

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

--------------------------------------------------------------------------------

Kur shekullit i dridhej buza shqip me qa
----------
Autori Xhelal Ferizi
--------------------
kur shekullit i dridhej buza shqip me qa
un me vargun tim e kam pėrkdhelė
shekulli u mbėshtet dčneshėm nė shpirtin tim dridhej pa ja nda
vargu im mundohej at'her tė mbinte por nuk kishte kah del.
-------
un dhe shekulli e kuptonim njėri tjetrin
tė dy ishim bijt e diskriminimit
askush nuk fliste me ne na mohonin pyetne kohorin mė tė vjetrin
fakt ėsht se tė dy ishim tė bijt e harrimit
---
ai qante se i hynin kuajt e drurit pushtues nė shpirtė pėr ta robruar
un qaja pėr atdhe pėr fjalen e lirė
tė dy pėrvajshėm tė lėnduar
shkėmbenim shpresat pėr ardhmėri mė tė mirė
---
shekulli qitte gjak i plagosur
thundrat e mbanin pėr tokė
un me varg i plandosur
tė dy ishim tė shtypur nė kokė
---
tė dy ishim tė lidhur nė pranga kohore
tė dy nė buzė dridheshim pėr liri e fjalen
ai qante pėr reformat njerzore
un qaja se lirinė fjalen ma ndalen
---
tė dy ia dinim njėri tjetrit hallin
shikonim me shpresa kah dielli
ai tė pėrgjakur mandej e pat dheun e zallin
un mbeta i varuri i vonė me sy kah qielli
---
un dhe shekulli miq tė pa ndarė ishim me vite
bisedonim fshehurazi mbanim besė e sekret
un cicėroja fshehurazi si zog dite
ai dridhej nga kėrcnimet me siklet
---
tė dy dridheshim nga diktatura
nga prangat e poshtrimi e kėrcnimi
tė dy ishim tė lidhur dashuruaras me ideale si ura
tė dy vuanim nga mohimi
---
shiprtin njėri tjetrit ia shpalosnim
shekulli trembej nga gjaku lufta e baroti
tė dy kur flisnim pėshpėrisnim ėngjėllsisht yjet dhimbshmėrisht i plagosnim
ai druhej nga gjaku un druhesha nga loti
---
kur na u burgosen gjysėm liritė
tė dy flisnim nė burg nė errsirė
ai mė fliste pėr ardhmėritė
un i flisja pėr atdhe e vargun e lirė
-------
miq e vllezėr tė pa ndarė ishim ne tė dy
edhe sot kėshtu jemi nė at besė
kur shihemi sinqert nė zemėr e nė sy
nė heshtje themi tė dy lidhja jonė nuk vdes
---
Autori xhelal ferizi
------------------------

lirik 21-07-09 19:08

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga lirik
.................................................. .....

Mohime nėpėr vite
---------------------------

Autori xhelal ferizi
*******************

e mohua mė ka edhe adina
edhe sara e diana
prandaj e huaj mė duket stina
thue puls shqip nuk rrehė dardana

***
edhe elina e admina
nuk gjejnė fjalė kund t 'zemres sė gjerė
dikurė ishin kanarina
sot m' kan lanė si zog tė mjerė
***
nuk ua ndjenė kush cicėrimen
buqja koken s' kthen sa i ...vrik
edhe lulja ma ktheu shpinen
nuk ma ndjenė lotin n 'qerpik
***
nuk po pyesin pėr plagė t'mia
as pėr zemer gjevahire
porsi e ftofta akull hieja
mi mohojnė shndritjet safire
***
veq pse un jam mėrgimtari
veq pse dhe dua e qdo pip
veq pse jam nji zog shqiptari
degė mė degė qė dua t' kndoj shqip
***
Autori Xhelal Ferizi
liriku miku i pandashėm i pendes shqiptare
.................................................. ................

lexoni vargje nga autori xhelal ferizi tregoni shokut shoqes
------------------------------------------------------------------------

lirik 21-07-09 19:10

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi
Nata dhe dita ime
----------------------
kushtuar tė dashuruarve
-----------------------------
naten shoh ėndrrat e dashurisė sė dikurshme
shoh mundim
shoh perlat e shpirtit nė secilin detal
diten vuaj nė meditim
vuajtja ėsht sa njė mal
ndal vuajtje ndal
dashuria ime ishte kulti mė i larti im
pėr te un kam pi shum art me fjalė
nė ndjenjat valė valė
kam pi nė majat e bukurisė
zemren dhe tik takun nė puthjet e sajė e kam ndalė
pa frymė kam ndejtė nė kullimsinė e sajė tė bilurshme
pėr tė thithė puthėrisht
tė saja magjike nektaret
dehur nė aromen e sajė shpirtėrisht jam ndalė
deri sa nė fytin e sajė nuk kishte halė
diten tash rri nė meditim
vuaj me gojė e me shkrim
nuk di si ta quaj enigmen me emer
vuajtja qenka rrisku im
dashurinė i kisha dikurė zemer
artin e shpirtit tim
nė kopshtin tonė erdhi njė ditė nji emer
i quajtur mallkim
besnikrisht un e prita
me miqsinė shqiptare
nė konakun tim
pikrisht ai mallkim
e vrau dashurinė margaritare
dhe diten tash jam vet dėnesja e shpirtit tim
naten quhem i dashurisė sė dikurshme ėndrrim
------------------------------------------------
Nga autori xhelal ferizi nė mėrgim
--------------------------------------------

lirik 21-07-09 19:13

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

--------------------------------------------------------------------------------

Vdekja mė vjen nga e kaluara
-------------------------
vdekja mė vjen nga e kaluara
nga shekujt pėrplot larmi
vdekja mė vjen nga mizoria e dėgjuara
qė dėgjuan veshėt e mi
---------
vdekja mė vjen nga habia
nga loti qė e kam pa mbi dhe
vdekja mė vjen nga e trazuara
shpirtėrore klithmė qė u ndje
-------
vdekja mė vjen nga dhuna
nga britma e kombit tim
vdekja mė vjen nga furtuna
e degdisjet qė mė sollen nė harrim
---
vdekja mė vjen nga stinėt e plagosura
nga absurdi i pa mėshirė
nga koha pėr'dhe e plandosura
nga robėria qė duket maskė e lirė
-----
vdekja mė vjen nga pendimi
nga labirintet enigmatike pa fund
mė vjen nga pėrthurja e trillimi
nga stėrmundimi i sizifit qė mbjellet si mund
---
vdekja mė vjen nga vetvetja
vetvetja ti nxjerrė sytė
mė vjen edhe nga stėrkeqja
qė e kultivon tash koha e ndytė
---
vdekja mė vjen edhe nga varfria
mė vjen edhe nga errsira
nga aktet teatrale tė pshtira
nga shtriga qė dukej ma e mira
---------
vdekja mė vjen nga mohimi
mė vjen nga buzėt e zeza
mė vjen nga injroimi
qė rritet si egjer nder breza
--------
vdekja mė vjen nga trilli
mė vjen edhe nga intriga
mė vjen nga i pėrgjakshmi prilli
nga aktet e pjelljeve tė liga
---------
Autori xhelal ferizi
---------------------

lirik 21-07-09 19:14

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Eh ti mė thuaj oj era e malit
---------------------------

Autori xhelal ferizi

------
eh ti mė thuaj o era e malit
ku ėsht sot penda e xhelalit
ku ėsht penda e lirikut
qe sa vite prej armikut
ndejtė rrethue e ju mor fjala
mos me ecė si lumi e vala
mos me rrjedhė mos me ligjrue
shqip si zog mos me cicrue
ja pat ndalė zėrin sllaviani
mercenari edhe dushmani
nuk e lan kund me u shpėrnda
me dritė lirike e as me qa
me vajtue as shqip me qeshė
nė ndoj festė ajo me u veshė
as me dalė kund mbi ndoj binė
por ma mbajten si robinė
tridhjet vjet nė errsirė ma mbshtollen
tridhjet ja ndalen shkollen
tridhjet vjet ma kan mohue
tridhjet vjet se lan me kndue
tridhjet vjet hasmi i shqiptarit
ma ndaloi penden e arit
tue ndry n'burgje e nė zingjirė
nuk ja lan fjalen e lirė
e sot me u derdhė siq derdhet deti
nuk po e len tash hijaneti
zemėrziu e blozagjia
ah! klanori e dilingjija
krahinori e vese' sėmuri
m'ja kan ndry fjalėn nė guri
edhe pse kjajnė hana e dielli
edhe pse pranvera e prilli
edhe stinė shum argjentare
po e kėrkojnė me ndjenjė shqiptare
por se sot thue s' ka shqipni
u shtuan klanorė e fajdegji
as pėr shqipe kush nuk qanė
as s' pėrfillė kush diell as hanė
as nuk ka zemer as mendė
as nuk ndjejnė pėr fjalė e pendė
veq pėr tė s'mura xhelozi
pėr grupime e pėr orgji
me pasė venė me pasė liker
kush nuk qanė pėr karakter
as pėr fjalen atdhetare
as pėr rimė n' vargje shqiptare
as pėr penden e lirikut
ma vleft ka fjala e armikut
e ndoj huti e ndoj kodoshi
batakqiu a ndoj sarhoshi
e ndoj zhgjyri nė rruspihane
se kjo penda feriziane
se tash keq na zu mallkimi
dual kamata e pėrfitimi
doli hilja e interesi
nuk tė thot kush mirmėngjesi
pa e pa ftyren e dollarit
pa u zgerdhi me ves t' tradhtarit
e jan sėmurė zemrat shqiptare
jan ngushtue jan ba tinzare
e nuk duken ma arbnore
veq provinca e krahinore
e gajaset biznesmeni
e mbi fron duket legeni
lart ka hypė taksa e mashtrimi
fjalė po mbanė degjenerimi
e ka fjalen edhe rruspija
u vyshk etnike shqipėrija
i vdiq fjala e burrnija
i vdiq nami u kurthue
ka nisė burri me u bė grue
nuk i vlon si dikurė gjaku
nuk i mbet besė as mustaku
nuk i mbet kund fjala vulė
as sa i kashtel kund me u ngulė
as sa i fije sa do e hollė
thue se qyqja ate e poll
e jo e lashta gjeraqina
prandaj qajnė tash moti e stina
edhe penda e lirikut
se tash loja e metelikut
e ka shtrue pėr dhe shqipninė
aj s' ėsht ma gjeraqinė
ajo s'ėsht ma tash bujare
ta shet gjakun pėr dy pare
ta shet ndjenjen ja shet organet
i shet gradat e nishanet
i shet tokė e gurė e dhe
e ka paren kult e fe
s' ka vyrtyt ma kastriot
sot paraja i rrin si zot
edhe i kjajnė zallina e deti
sot ma i ligu bėhet mbreti
quhet mbret ai mbrenda nate
rrin mbi fe e tarikate
rrin mbi post e rrin mbi shtet
dje rrogtarė sot bėhet mbret
veq pse i vjen koha bizare
i sjell kuroren fitimtare
edhe e bėn ma trimin t' logut
por ky pjellė e demagogut
ėsht e tjeter s' ka vyrtyt
veq njė maskė e do gjak t' ndytė
prandaj penda ime sot
ma shum lshon kjo gjamė e lot
se rrethue ėsht pėrsėri
me klanorė e tarikgji
kush m' ja din ksajė dhimbje e hallin
se kjo qanė pėr dheun e zallin
se kjo qanė e don me nxe
pėr tokė t' parve e pėr atdhe
-------
Nga autori xhelal ferizi fund i pjese sė parė
tė vargjeve me titull eh ti mė thuaj oj era e malit
pjesa e dyt vazhdon percjelleni lexues
-----------------------------------------
lexoni vargjet e xhelal ferizit lirkut mergimtarė
dikurė poet i ndaluar nga regjimi shovensit jugosllav
ish i izoluar i burgosur politik me vite
emigrant i ikur ne pas burgut pas vuajtjes se denimit ne azil politik ne
gjermani
------------------------------------------------------------------
lexoni shqip tregoni shokut dhe shoqes
------------------------------------------

lirik 21-07-09 19:15

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

--------------------------------------------------------------------------------

Malli nė gjakun tim
---
autori xhelal ferizi liriku nė mėrgim
kush e njeh mallin nė gjakun tim
ndoshta vetėm gjuha e frymes
ndjenja e diellit tim
shkrirja e veses e brymes
---
kush ma njeh mallin tim
vetėm pėrvoja e shekullit mendjehollė
vala mbi flakė e pėrvlim
e kohes formula me shkollė
---
mallin tim ma njerh gjuha e diellit
ma njeh dhimbja speciale
ma njeh dallėndyshja qė ndrron fole ikė qiellit
shtegtare mbi fusha e male
---
mallin tim ma njeh dheu etnik
ma njeh nė kafaz kanarina
ma njeh loti nė qerpik
e dhimbshmja elegjike stina
---
ma njeh edhe i pėrndjekuri bilbili
ma njeh i djeguri i gjallė
ma njeh lotbardhi i dhimbshmi currili
i pėrlotur pėrplasur mbi zallė
---
ma njeh fati nė cung i prerė
ma njeh vet pėrjetsia
ma njeh edhe qyqja mbi erė
me krah kah flutron kah etnija
---
mallin tim ma njeh penda ime
qė ngjyren e merrė nė plagė
ma njeh gjaku im nė rėnkime
barkushat dėneshėm qė i lagė
---
edhe shkrumbi vet me hi
ma njeh edhe shpuza e thingilli
ma njeh vuajtja qė ka pi
lot thyerje ather nė mes prilli
---
Autori Xhelal Ferizi
-----------------
L-i-r-i-k-u

lirik 21-07-09 19:17

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Fjala e dhanun
''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''
shkruan xhelal ferizi
'''''''''''''''''''''''''''''''''''''''

Sa her e kam dhėnė fjalen pėr ta mbajtė
o zot mė fal mė fal o fjalė
bashk pastaj me engjujt kam qajtė
kur fjalen e kam dhėnė nė kanibal
'''''''''''''''''''''''''
kur ia kam dhanė fjalen mosmirnjohsit kam qa
bashk me ndjenjen e qiellit humanitarė
edhe ti o qenje njerzore je tha
kur i miri ėngjėllori fjalen e ka dhėnė nder tradhtarė
''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''
fjala ėsht shejtėri e bukura besė ėsht ylber qė lidhė normė
fjala ėsht damarė qė lidhė forma si damari i shėndritjeve nė ingji
por fjala kur merr vulė dhėnje e formė
qanė vritet nėse jepet nėn gjarpi nėse i jepet maskes sė quajtur tradhti
'''''''''''''''''''''
mos e jep fjalen nder tradhtarė o njeri
se fjala tė vret si buka e jote
dhe tė vret pastaj pendimi shekullorė nė gji
bėhesh det dhimbjesh e noton neper lote
'''''''''''''''''''
kujdes fjalen njeri ate jepe vetem neper ėngjėllorė
mos e hudh me hamendje mos e qit nga damari
sepse vula e sajė neper dredhinė e lakut kohorė
tė kthehet si helm nga mosmirnjohsi e tradhtari
'''''''''''''''''''''
kujdesė me fjalen garancion e vulė
kujdesė o i sinqerti njeri
se fjala ka peshė e diellin e qiellit e shkulė
kur del nga e njeriut mbrendi
''''''''''''''''''''''''''''''''
kujdesė me fjalen me shkrim
kujdesė me fjalen nga goja
se fjala ėsht vullkan e vlim
kujdesė se fjala nganjiher ėsht si ploja
''''''''''''''''''''''''''''''''''''''
fjala fjala fjala o zot qka ishte kur i jepet gjithkujė
atyre qė e pėrdredhin si'q pėrdridhet njala
kur ecė gjithkah neper ujė
kah shkon kah e qet vala
''''''''''''''''''''
kujdesė me fjalen njeri kujdesė
ajo vret edhe pėllumba
fjala sa her'ė esht pre nė besė
ka nxjerrė barot e plumba
'''''''''''''''''''''''
fjalen mos e jep kudo se nuk jepet gjithkund
mbaje me kujdes ne gji
fjala me tradhtarėt nuk mbahet deri ne fund
se e mbysin satanėt e qthurur neper orgji
''''''''''''''''''''''
dhe fjalen kur e kam dhėnė pa e matė
satanin me milimeter
mė ėsht kthyer nė dėnim tė pėrjetshėm nė jeten e gjatė
nuk jepet e shejta jo nuk jepet fjala nder lugeter
''''''''''''''''
se fjalen pastaj tradhtarėt ta tugosin
me plehra qė nxjerrin nga intriga
dhe me dyftyrsi ligsi ta vulosin
tė bijat e pjellave tė liga

ruaje fjalen njeri
dhe mbaje nė ne te safiret ingji tė shpirtit mbshtjellur
shekuj tė ndershėm jepi me pi
mos e jep ndėr plehtarė satan qė koha i ka vjellur
'''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''' '''''''
autori xhelal ferizi
-------------------------

lirik 21-07-09 19:18

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Titulli: Vargje Nga Poeti Lirik Xhelal Ferizi

--------------------------------------------------------------------------------

Ankesat e shpirtit-
ankesat e shpirtit
titull
shkruar nga autori xhelal ferizi
ne mergim

*Oh shpirti im sa shu ankesat
*mos me ngarko me peshen e matereive me ide
*nuk te kam dhuru vetem helme poer edhe qaste melmesat
*diellin nganjeher ta kam sjell? je nxe

*ti mua me solle qka? po te drejt ke ti ! o' i padukshmi subjekt
*me solle larmi lot gzim denim nji pik? qast dashuri
*me b?re bashkvuajtes te perjeteshmin i padukshem objekt
*qe mban? me pend spontane vullnet qudi
*gjithqka me te instiktshmen te vet'dukshmen nga jasht bukuri
*nga brenda diktat per hir te shekujve perjetsi
*i paguar nga vetvetja asnjiher pa i marrur lekt
*per hir te ardhmeris? i gjysem vdekuri i gjall? per obligimin
*e quajtur hir? per hir? te se quajtures brezni
*po e vloj edhe me zjarrin e pavullnetshem varg shkrimin

*dhunshem artist i shpirtit
*dhunshem akujt duke shkri
*dhunshem i denuuari prej gjak ngrirtit
*dhunshem instiktin e ecjes duke e pertri

shkruan xhelal ferizi mergimtari ne mergim
-'''''''''''''''''''''''''''

lirik 21-07-09 19:18

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Titulli: Vargje Nga autori Lirik Xhelal Ferizi

--------------------------------------------------------------------------------

Nė kėt shekull
------------
autorė xhelal ferizik mėrgimtarė shqiptarė
----------------------------
Nė kėt shekull kalova edhe nėpėr njerz tė heshtur e tė ftoft si gurė
edhe nėpėr asi si me s“trukturė shpirtrore si hekur
edhe nėpėrmes tė atyre qė ishin si kufoma nė as tė vdekur
---------
kalova edhe ne mes te atyre qe hanin qelik
edhe neper mes te atyre qe trembeshin nga hieja e vet
takova edhe ata qė ishin ma tė kqi se qdo armik
kam pa edhe njerz tė gjerė me shpirtė si det
------------
kam pa besa edhe qyqarė
kam pa edhe tė heshtur si varre
kam pa edhe hyzmeqarė
qė lindnin e vdisnin me marre
-------------
kam pa edhe heroj tė heshtur
kam pa trima mbi trima
kam pa edhe tė gjveshur
kam pa edhe tė rrept si vetima
----------
kam pa edhe uritha e kopila
kam pa tė zi demonian
kam pa tė bardhė me zemer porsi karajfila
kam pa edhe djaj e satan
--------
kam pa gjithfar njerzish me soje e me gjak
kam pa gjithfar pjelle me hile
kam pa dinak dredharak
kam pa bijė dhelprash e skile
------------
kam pa edhe azgana
kam pa poet prozatorė
artista e djem si zana
trima mbi trima arbnorė
---------------
kam pa te ngrirė si akull
kam pa edhe shum dijetarė
kam pa qė binin shakull
se ishin me kokė trutharė
---------
kam pa gjithfar soje
kam pa tė heshtur si nata
kam lloje e lloje
me fjalė tė shkurta e tė gjata
--------
kam pa asi hekur qė hanė
nė vetull qė marrin gjak
kam pa si shqipe e si zanė
qe vdesin per atdhe e bajrak
-----------
Autori Xhelal Ferizi
------------------

lirik 21-07-09 19:19

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Titulli: Vargje Nga autori Lirik Xhelal Ferizi

--------------------------------------------------------------------------------

I varur nė varg
''''''''''''''''''''''''''''''''

Nė varg e vargje metaforike u vara me nji shpresė kohore
me shpresat e rimave ' ,nė varg
me njė njgyrė tė pendes,me njė shpresė diellore
me cakun e syrin larg
''''''''''''''''''
u vara nė varg un i mjeri i pėrjetsisė
i biri i pengut peng i joshjeve tė ngjyrave t' larmijshme
un i varuri mbi pendė mbi varg tė sė shėmtuares e bukurisė
dhe tė pėrgjithshmeve gjithqkaja rob i tyre nė mėnyrė tė vetėdijshme
''''''''''''''''
un i varuri nuk kam liri
rob pende e skamje e i shtyrje nga furia e trurit mendjehollė
un i varuri nė secilin varg me pangopėsi
i urituri i tė gjithave metafora i varur mbi tė gjitha shpresat
me penden time shekuj shkollė
me tė pangopuren jetė plot imagjinare grykėsi-
'''''''''''''
a e shihni si tundem i varur nėpėr kėto tė pa fundme komponime
nė secilin varg dhe nė secilen fjalė
me shekuj njohje me dijet nėpėr thėrmime t' stėrmundme
duke u munduar me penden time me shpirtė ndėr dhėmb per t' ia dalė
'''''''''''''''''
i varur nga njiher un rri edhe nė thėnjet e vargut
ngjyra ėsht litari im laraman kohorė
qė mė pėrthuret nėpėr fytin e krijim dashurisė -
e ju s po e shihni prej s ė largut
q'mė bėre ti o lak dijetarė qė me varė mbi varg me pend nė dorė
kur un kam mbetur nė erė duke u luhatur rob i vargut
''''''''''''

litarin ju mednjemdhejt nuk ma kėputni dot
se dijet per krueshtjeve aq shum mė kan lidhė
se un mbi vargun rob i varur rri mbi tė vargut metaforė e lot
e gaz e fenomene qė as enigma nuk i zgjidhė
''''''''''''''''
prandaj nuk mundeni apo nuk doni nga litari poetik tė mė lironi
i perjetshmi jam i varur mbi varg si poet
nėse doni me ndoj shpresė a rreze dashurije tė mė ndihmoni
lexoni germat me ndjenjė vlime si det
'''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''' ''''''''''
nga autori xhelal ferizi
--------------------------------

lirik 21-07-09 19:20

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Titulli: Vargje Nga Lirik Xhelal Ferizi

--------------------------------------------------------------------------------

Riana
***********
Shkruan autori i vargjeve shqiptare nė mergim xhelal ferizi
-------------------------------------
tue vrapue kah diell e hana
tue pyet yj't ku ėsht riana
ajo thonė ma s' rrin nder yje
as nder fjera e druj e pyje
as nuk rrin nėpėr livadhe
as n' kosoven hallemadhe
ajo thonė ka ikė pėrvjedhur
thonė se lotin e ka mbledhur
e ka fshi thonė prej qerpiku
thonė ka msy kah meteliku
---
punė me gjetė se ėsht zhgėnjye
dashuria e ka thye
e ka thye mu pėr mjedisit
siq bjen tha po dega e lisit
ndoshta jo k'to jan veq fjalė
ndoshta nė fron dikund ka dalė
mu nė fron tė lumturisė
kohrat vetit me i qėndisė
buzagazit tė ardhmėrisė
me ja shkrue zemres lavdinė
kushtetutė e dashurinė
---
athue djalė ajo kund ka gjetė
porsi flladi pėrmbi fletė
i lehtė e i dashur e pika e djalit
si shkėlqimi i kristalit
prandaj kohrat kan kalue
gjurmė as shkrim ktu nuk kan vlue
a thue riana ka vuajtri
ndoshta mbledhė ėsht kund n'mėri
mallkon fatin si shumkush
apo zemra i digjet prush
tu i rrahė kund pėr ndoj dashuri
porsi zogu i pa mashtri
porsi dėshira e pa maraz
si bilbili plot me gaz
a thue kund mos ėsht n. kujtesė
mos mendon kund ndoj fejesė
---
mos ka pa kund djalė tė ri
e ėsht dehė pa maturi
nė art t' mashtrimit n' gjuhė dredhuese
nėn ndikimet fjalė mashtruese
siq po din sot me i dredhė djalli
a thue kund ma ka zanė halli
ka dalė nė shi dikund e mjera
mos po e rrahė lagshtia e era
mos po e rrahin val't e jetes
se ajo ish si lulja e fletes
te butė e kishte shpirt gazmorin
si lule fleta ėmbelsorin
ėmbelsorin nė lang kėrcyelli
a thue po shkrihet kund si dyelli
mos po vyshket e ėsht tue kja
a thue zemra ju ka nda
mos p a besė djali i ka dalė
ai mandej thye e ka me fjalė
por s' tregojn as dielli as hana
ku ėsht tretė shega riana

ku ėsht tretur ajo shegė
nė cilin art e nė cilėn degė
a thua nė degė tė dashurisė
dikund fillin e ka nisė
mė thueni degė m: thuani qetina
ku ėsht e ėmbla kanarina
---
mė thuani mote tė mallėngjimit
mė thuani kohra tė mendimit
mė thuani o zalle tė kullimit
mos ka dalė nėpėr burime
mos po shkruan vargje e kujtime
mos ka dalė nė ledhatime
e ka gjetė kund lumturinė
mos ėsht dehė me dashurinė
mos ėsht dehė me stinė pranvere
mos ėsht dehė kund n' lule ere
un tash vargun do ta nisi
kah qetina e qiparisi
se mos n' zog ajo m' ėsht shndrrue
ka marrė kangen tue cicrue
prandaj un do tė nisi larg
poezi e art e varg
me kėrkue kahdo n'pėr kroje
zogjt me sqep eme kang goje
tė gjitha ngjyrat ku i kan nė lara
kanarina nisė ma a para
pėrmbas saj t' flutroj bilbili
lot tue derdhė porsi curili
derisa ta gjejnė t' bukuren mbi dhe
at rianen vashen t' re

'''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''' ''''''''''
autori xhelal ferizi
'''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''' ''

lirik 21-07-09 19:22

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi
Njė fije nė zemėr

Autori nė mėrgim xhelal ferizi

mė mbeti vetėm njė emer
njė pe qė e lidhė pėr shprese
njė fije lidhur me zemer
njė iluzion imagjinarė mėlmese
---
pėrse kėshtu e quaj
at fije qė mbahet sot
mė mbanė ajo kur vuaj
kthim e quaj un me shpresė lot
---
xhelal ferizi autori
------------------

lirik 21-07-09 19:23

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi
Vlerat tua
------
Pėr vlerat e tua e dashur do tė flas me gjuhen e tė gjitha luleve
pėr vlerat tua do tė flas me secilen fletė
do tė flas me vet artin e pyllit e tė lugjeve
do tė flas me vet diellin qė mbanė secilen jetė
------
pėr vlerat tua do tė flas me secilin ind e damarė
edhe me damarėt e kėrcyellit tė karajfilit
me gjakun e sajė lėngun aromtarė
do tė flas me cicėrimen e bilbilit
---
pėr vlerat tua do tė flas me kullimin
do tė flas me rrezet mbi safire
do tė flas me tė diamantit qehre vezullimin
me gjuhen e lashtė ilire
---
do tė flas drejt nga zemra nė zemėr me rimė fyelli a kavalli
do tė flas me shprehjet e flladit mbi valė
do tė flas me rrathė dielli nė ujė kthjelltit e zallit
me ngjyrat e ylberit me fjalė
---
un do tė jem vet kuvend
avokat i etikes qė e ke
do tė jem mentori ma i pasuri me mend
qė ti tė jeshė vlera mbi dhe
---
un pėr vlerat tua do tė flas me lirinė
do tė flas me artin e majen ma tė lartė tė dashurisė
do tė flas me gjuhė ciceroni me vet bukurinė
me vet artin ma tė gjerė tė mahnisė
---
do tė flas me palcen e humanizmit nektarė
ma i ėmbli nė boten e materje e gjithsi
do tė flas me damarėt e diellit rrezatarė
do tė bėhem vet pendė ngjyrtarisht me shkri
---
vetėm pėr ty e pėr vlerat tua
do tė bėhem kroje me fjalė
do tė shkėmbej fjalė me aromen nė ftua
me shndritė vlerat tua yjet kam i ndalė
---
se vlerat tua jan vet sharmi i jetes
ato jan vet ma tė kėndshme s e puhija
ato jan simobolet jan gjen i tė vertetes
ato jan vet stolia
-----------------------
Autori xhelal ferizi
--------------------------


lirikk
Shiko Profilin Publik
Gjej mė shumė postime nga lirikk

lirik 21-07-09 19:31

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

--------------------------------------------------------------------------------

Zakonet e tradhtarit
--------------------

kordinon me thinin e gjarprit edhe nė levizjet nė instikt
zvarritet si ai palohet rrathatarė
me ves gjarpri rrin kur i mbyllė e i hapė qerpikt
me cakun e vet tradhtarė
---
sytė i bėjnė dritė pėr tradhti
vesi i zi e joshė si magnet
hilja i jep me pi
etja pėr tradhti ja shterrė lum e det
---
ushqimin e ka tradhtarė
si tigri kur paloset nė fjerė
ai mish tė pa faj gjueton si gjuetarė
etikė nuk ka as nderė
---
tradhtin e han me buk gjithmonė
lavirėse e ka mėnyren
ai ngjanė nė njeri por nėn lėkurė ėsht demon
si maskė e ka fytren
---
ai gjuan kahdo pa mėshirė
tradhtarė me emer i thonė
zemren e ka tė pėshtirė
tugu nė vend t' gjakut i vlon
---
e prenė secilin nė besė
si takti i vampirit shpirtėron
pėr njė mikro interes
dhe e fe tradhton
---
e komb e fis e farė
e grua e fmi e fis
se gjeni i tij tradhtarė
nuk mbanė nė mish kurriz
-----
ai vret edhe diell e stinen
ai vret bilbila tė lirė
ai vret edhe kanarinen
veq gjahu me i dalė i mirė
---
Nga autori xhelal ferizi
-------------------------


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:52.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.