Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Historia Shqiptare (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=193)
-   -   Shqiptarėt ortodoksė nė Maqedoni u kthehen rrėnjėve (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=33873)

murrizi 16-06-13 02:48

Shqiptarėt ortodoksė nė Maqedoni u kthehen rrėnjėve
 
[IMG]http://www.koha.net/repository/images/f1_14manojllo-jpg1371212566.jpg[/IMG]


Prishtinė, 14 qershor
- Kryetari i Kuvendit tė Republikės sė Kosovės dr. Jakup Krasniqi, priti sot misionarin e ringjalljes kombėtare ndėr shqiptarėt ortodoksė nė Maqedoni, Branko Manojlovski , tė cilin e ka pėrgėzuar pėr punėn e madhe dhe tė mundimshme qė ėshtė duke e bėrė pėr vetėdijesimin kombėtar tė njė numri tė madh tė shqiptarėve ortodoksė nė kėtė vend fqinj, tė cilėt, nė kohėn e socializmit jugosllav kanė pėsuar goditje tė rėndė tė asimilimit kombėtar.

Misionari Branko Manojlovski, me origjinė nga Reka e Epėrme ( qė pėrfshinė 18 fshatra nė rrethinat e Dibrės), i cili tash e 40 vjet jeton dhe punon nė SHBA, por njė pjesė tė mirė tė kohės e kalon nė vendlindjen e tij, ka rrėfyer fakte pikėlluese pėr fatin e rreth 300 mijė shqiptarėve ortodoksė nė Maqedoni , ringjalljes kombėtarėve tė tė cilėve ua ka kushtuar jetėn e tij prej misionari.

Ai ėshtė shprehur optimist pėr suksesin e misionit tė tij tė vėshtirė: “Shqiptarėt ortodoksė nė Maqedoni po u kthehen rrėnjėve. Dua qė fėmijėt tanė dhe fėmijėt e fėmijėve tanė ta dinė se vijnė nga etėr e gjyshėr shqiptarė, e ta kuptojnė se gjaku ujė nuk bėhet”, ėshtė shprehur veprimtari nga Reka e Epėrme, duke pėrkujtuar rilindėsin e madh shqiptar tė asaj treve, Josif Bageri .

Ai ėshtė shprehur shumė i kėnaqur qė ndodhet nė Kosovėn e lirė, duke i uruar popullit shqiptar tė Kosovės suksese edhe mė tė mėdha nė tė ardhmen , e duke qenė i bindur se shteti i pavarur i Kosovės duhet tė bėjė mė shumė pėr bashkėkombėsit tanė kudo qė janė. ”Tė punojmė shumė dhe drejtė pėr ardhmėrinė e ndritur tė kombit tonė”, ka uruar Manojlovski.

Kryeparlamentari Krasniqi ka spikatur vėshtirėsitė qė kanė pasur rilindėsit dhe ēlirimtarėt e popullit shqiptarė nė faza tė ndryshme tė qenies sė tyre kombėtare, duke theksuar se sakrificat ia kanė vlejtur. “Sot e kemi edhe Kosovėn e pavarur, pėr pėrparimin dhe ngritjen e sė cilės duhet tė punojmė me pėrkushtim, siē do tė kujdesemi edhe pėr pėrparimin dhe emancipimin e ēdo pjese tė trungut kombėtar, tė mėrgatės e tė diasporės shqiptare”, ka theksuar Krasniqi.


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 05:39.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.