Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Poezia (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=115)
-   -   Vargje nga autori Xhelal Ferizi (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=26361)

lirik 21-05-09 01:15

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

--------------------------------------------------------------------------------

Kur i thash shekullit mos qajė
'''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''' '''''''''''''''''
Autori Xhelal Ferizi
:::::::::::::::::::::::::
kur i thash shekullit mos qajė pa shpresė
i dhash nga zemra e lirisė vullnet me pi
i thash tė mbahet me besė
nė artin magjik tė dashurisė
***
i dhash gjak dielli si infuzion
i dhash lėmim puhije nė brushė
i dhash aromė tė tokes tonė
ja thash fjalen e gjerė si fushė
***
shekulli tash pse nuk flet
a thua gjuhė nuk ka e sy
un fushė i dhash e det
ai fjalen tash e ka ndry
***
Autori Xhelal Ferizi
..................................

lirik 21-05-09 01:17

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

--------------------------------------------------------------------------------

pertej nji oh
Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

--------------------------------------------------------------------------------

Pėrtej nji oh
....................

Autori Xhelal Ferizi
.....................................
sa her mė ka therrė nji oh
.........................................

sa her kam shkuar pėrtej nji oh
dhimbje mu nė zemėr
por nuk kam ditė si i thuhet
si quhet
si njihet
si pėrshkruhet
aq e paspejguar ishte
aq shum pėr tu thėnė kishte
sa her kam mbetė nė moh
kur fatet dhimbjet mė godisnin
dhe mė buzqeshnin
vetmashtrime tė ksaj bote mashtrimtare vizlluese
maskė e bukur rrumbullake me dhe
qfar globi
vizllues nga jasht
pseudo hjeshi
i pėrzier me laramani mashtrimtare
oh dhe pertej oh
qeshur'qjerre'irrmė
qjerrje qeshur dhimbje pasthhirrmė
qė rrin nė dikundin e hapsires
pa rrėnjė duke u endur
prodhimtare e sė bukures maskė i quajtur detyrim jetė
i dhimbjeve prodhim
i pasthirrmave oh

dhe pėrtej oh
qė nė shekujmendje
pa fjalorė
na i thurė
qfar prodhimi qė oh dhe pasthirrma prodhon
her me gaz e lot e gjak
e her me entuziazėm
e gajasje
sa oh i quditshėm
ku nganjiher biem pėr toke duke qeshur
pa ditur
se nė rrugė ėsht nisur
edhe nji oh tjeter
se
se oh ja tjeter pėrtej
oh' jes na pret
oh'
e pėrtej oh
pse me oh
dhe prap vjen gėzimi deri nė qiell
aq sa mbėrriijmė re tė bardha
shkurt ky oh
e dalim pastaj pėrtej oh
kur biem pastaj pingul
prap nė ngrysje
nė lot nė smundje nė vdekje nė dhimbje
dhe prap
nė ahengje nė oh e pėrtej oh
q' pėrjetsi bizare mashtruese vetmashtruese
e pėrjetshmja e njejta maskė dinake qė jeten mashtron
q' paskurpullsi
qė nė shtratin e vdekjes dy syt ti len hapur
me oh e pėrtej oh
as at'her nuk e di si thuhet si pėrshkruhet
nuk e njoh
sa i quditshem oh
e dhimbjet
kur i sjell
qfar fenomen materie kapitale
oh
qfar lloj oh

oh e padukshme
por aq goditse
oh pėrtej oh
maskė qė nuk shihet
pėrtej oh
qė as ju as un
nuk e njihni
q' esht ky moh
qe nuk e njeh kush
as un nuk e njoh
sa her e kam shqiptaur nė ndarjet
pėr se gjalli
at oh
dhe kam shkuar shpirt' kureshtarė
nė strofulline e sajė
me nji kurreshtje shekull shkencore mendje
mendjekėrkimtare zbulimtare
pėr tė njoftė
aryseen esencen e thirrjes oh
dhe origjinen e sajė
oh dhe pertej oh
doja tė bėhesha i kti spjegimi
me cak definimi
hulumtimi
kam shkuar
pertej oh
me shekujndjenja
e shekumnedje
e shekuj penda
shekujdhimbje shekujgzime shekujpėrjetime
shekujqaste
deri nė orgazmen qfrenuese nga oh nė pėrtej oh
qė vėrtetė nė fjalorė nė shekujshprehje
nuk e njoh
jo jo mė besoni
nuk e njoh
sa dhimbjet i solli
pastaj
nga oh ja deri nė pėrtej oh
por pėr qudi nuk e zbėrthej dot
filozofikisht nuk e njoh
nė oh

menjiher mbas embelsive
nga oh
nė tjetrin ekstrem pėrtej oh
qfar esence njeri jam por nuk e njoh
zemra gjuhė nuk ka qė e zbėrthen
sa e quditshme pasthirrma oh
dhe ja po flas pėr nji oh
nga loja e vrapimi pas flutrave

pas dasmeve
pas vllzimeve
knaqsive defrimeve argtimeve
fėmminore rinore
dashurore
papritmas
dhimbjet pėrtej palce
ndarjet pėr sė gjalli
ikjet eksodet burgimet masakrat dhunimet
bėrtimat
pasthirrjet grithjet nxjerrje floksh
piskamat vetvrasjet varfria
populli im
mergimet
humbjket
smundjet
tradhtia
poshtrimet papunsia
uria dredhia
mafia makutria xhelozia
hutija roberia oh oh oh

pendimet
zhgenjimet
mallengjimet tharjet
dhunimet humbjet ete dahsurve
humbjet targjike
tragjikomike
dinake
plasese
oh pertej oh
perjetsi e mallkuar e kesaj bote
na trego ku esht qelsi yt
magjija dhe ligsija jote
dhe rrota jote e gradimit
qė te gradojmė ndryshe
na thuaj si quhet gjuha jote
njohja jote emri yt fjalori e
psehja jote
oh pertej oh
qe ne asnji jet ndoshta nuk do t e njoh
kush te ka ne dorė ty
zoti
engjulli
djalli
qe nga ohja jote pelcasin dheu guri e zalli

kam thirrė shekujshprehjet ne ndihmė
por nuk e kam gjetė mendjepalcen
diagnozen formim fjalė tė enigmave pertej oh
edhe pse qiellin e kam pergjakur trazuar
hallakatur
ne kontrollim egersisht
neper fjalorė te pafund
plot lot e mund
duke e shprishur
kur nevrik
ndezesha hallakmė kontrolli
dhe kur problemin nuk e zgjidhja
kthehesha ne oh
e pastaj ngadal
i lodhur ne ringjallje
deri sa sa vinte nji buzqeshje
knaqsi e sterknaqsi dhe prap oh
e pertej oh
dhe
keshtu vinin me radhė ne ket jet provokuese
her nxeht e her ftoft
te kilmave
e stinve mashtruese
oh e pertej oh
qe akoma
ne shekuj kerkimet e mia
ne fakt
nuk di si ti quaj
me penden tieme shekujshkencorė
te shtrenguar ne dorė
nuk e di
as me majen esaj te gjeniut shkollorė
si quhet ky fjalor jetsorė
perjetsorė
nuk di ku mbjelllen keto shprehje
ku i kan rrenjet
folozofike
jetsore qiellore gjaksore
lot burimore gzim qudije mahnije
dashurije
te gjitha keto vijn me oh
qe un akoma ne ngjyr as brum nuk po i njoh
qudi prejardhjesh fenomene
oh e pertej oh
nga dhimbjet pastaj
duke e shkyer token me thoj
nga dhimbjet goditse
sa her pertej oh
kam shkuar se paku ta kisha gjet spjegimin
pertej oh
pse me derguat
kush me dergoj
sa her kam pyetur
shekuj gjygjet qiellore
a e meritoj
oh ket lojė
lojė pafundsi
pakuptimsi
oh te perzierera dhimbje e dashuri
jeta katran i perzier
me sherbetet me te bukura
dhe pelime te zeza
ku secila ne oh dhe pertej oh e ah
pasthirrma marramendse
qudi vlime
te padukshme
qe as fjalori i gjakut te damarve
nuk i njeh
edhe pse direkt me lmim
e pelim e gezim
i nxjerr me ah me oh
q' esht ky fjalor
qudije
qe mbjellet pa pyetur nė ne
dhe nuk pranon njohje vetem moh
si ta them si ta njoh
parajs ferr legurė
qudije
q' formulė
Q# ekuacion i panjohur
kob gezim maskaradė
kombinim me gjurm te padukshme
por ndikim qudites
enigmė e kendshme e pakednshme laramane
oh pertej oh
sa esa her mi ka thyer shekumendjet
me ka zbrapsur
dhe pendat e holla te mia plot ngjyrė
e lotet ndermjetsuese
e lutjet
e majat mendjeholla
mi thermoj mi dermoj
o zot
por kot
ne te gjitha kohrat e mot
nuk enjoha ket pasthirm oh e pertej oh
mbeti kokforti moh
oh pertej oh
qe ne fjalorė te
pendes time nuk e njoh
nuk e njoh
jo jo nuk e njoh

a thua pikrisht mua mi mbollet oh et
nga kjo torturė shekuj kopshtesh pa gjurmė
ngjyrpadukshmet vepruese pse
o epoka qiellore pse pse
me q'drejtpse pa afat
pse me perjetsi
u nisa per ket spjegim
ne rruget e gjata diagnsotike kerkim shpetimi
zgjedhje te ketij problemi global
qfar aventure e shekullmendjes time e pednes time
dhe adresen qiellore nuk ia gjeta oh es as pertej oh es pasthirrmėfilozofi e mallkuar komplikim imagjinare
fjalor fenomen natyror
dua te iku nga burgu i perjetsisė tende
kam hy pertej oh eve sa e sa her
deri ne te heshturin gurė
me penden time plot kurreshtje
sa shekujt i kam pergjakė duke i shtryrdhur
origjinen e dukuris pertej oh
e fjalen per ta gjetur
si quhet
kurreshtje e quditshme kjo
sa shum me shtynė
te dij kah dhe pse vinte te un
e si quhej
qe as ne fjalorin e qiellit nuk po e gjej
oh dis a e her e kam gjetur
por jo
asnjiher pertej oh


oh ,jetė oh bukuri oh dashuri
oh penda ime
oh dhimbjet e mia
oh nėna ime
oh rrisku im
oh e paarritshmja ime
oh imagjinata ime
oh pervlimi im
nė vetedijen time dhe nėnvetedijen
nė lakmi shtytse dhe nė vdekjen e nėnės time
oh
nėna ime
oh e dashura nėnė
ne palcen e dhimbjeve
dhe ne vuajtjet e sajė
ne dhimbjet e pergjithsme
ne vdekjen e vllaut
ne vdekjen e babait
te shokut tim te ngushtė

ne dhunimet e femrave shqiptare
ne masakrat e kombit tim
ne lotin gjakun
ne humbjen e atdheut
ne lindjen dhe humbjen e dashurisė
ne shpresate rrejshme ne mashtrimin e zhgenjimit
oh dhe pertej oh sa e sa her per tej oh
si ta quaj
me ndihmoni dikush nga engjujt e qiellit
si ta njoh
qfar pasthirrme kjo
permbajtje e quditshme

kjo
sa her oh
ah kjo oh
sa her lotin tim e ka derdhė
nganijher e kam njkoftė ket oh
ne esencė
por pertej oh kur kam shkuar
ne mosnjohje pa gjetur shprehje kam ngecė
ket pertej oh
me thuani o engjujt e qiellit
si quhet kjo enigmė si emrohet
si ta njoh
oh dhe pertej oh
mė mirqenjen e kombit tim ne mirqenjen time dua ti njoh

xhelal ferizi autori ne mergim
krijuesi i vargjeve qe nga rinija
i mallengjyer per atdhe i lanun ne harresė

lirik 21-05-09 01:18

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

--------------------------------------------------------------------------------

Nėse yllė ėsht kjo diana
***********************

Autori xhelal ferizi nė mėrgim
****************************

nė qoftė se yllė ėsht kjo diana
pse s’ treguan kurr dielli as hana
pse s’ tregoj arti me fjalė
pse s' treguan currilt mbi valė
pse s’ treguan as moti as stina
as bilbili as kanarina
pse kan heshtur toka e deti
por me vargu s’ heshti poeti
ai e pau mshehur n’ rreztare
kah po shndriste kjo shqiptare
kah shqipninė kjo rrezanike
po e shėndriste estetike
penda ime tue ecė qiellit
gjith tue folė me rreze t’ diellit
nji ditė heret e ka pa
kur kjo n’ gurra shkoj me u la
mu nė at gurrė ku pin ylberi
mija yj ranė pėrnjiheri
me art fjale e fenomeni
foli balli e foli gjeni
balli i qiellit i kaltrisė
edhe hana e bukurisė
gjeni i nurit i gjenetikes
foli nė rreze pėr sharm t 'qikes
aty penda argjentare
e hetoj n’ kullim ujvare
si optika n’ mes t’ currilit
e porsi thyen zėri i bilbilit
e ktheu artin kjo n’ lakime
edhe e nisi n' fjalė rimime
siq pėrthyhet vala e detit
e ka nxitė nė art t’ poetit
mu aty nė gurrė ujvare
nisi e tha pėr kėt ylltare
pse o qiell ju yje e hana
pse ju o zogj ju shpendė e zana
deri tani ndejtė pa fjalė
pse ju o flutra nė fushė e mal
nuk treguat ju kėt thesarė
pse oj shkumba mbi ujvarė
pse e msheft ju bukurinė
pse s’ tregove oj kanarinė
priti e foli at'her mbi dhe
bukuria e hanes t’ re
diije mirė ore poet
se diana ėsht’ylli vet
ajo ėsht margaritare
qė e kan la sa shum ujvare
e kan la sa gurra zalli
prej safiri ju la balli
prej ingjije e prej biseri
me kullim ylli e ylberi
ju ka la qafa e krahnori
e prej gurrė kroni burimori
ndėr diamante ku rrin kthjellur
karajfili i zotit mbjellur
edhe bilbili pika pika
thua ka zbritė nga galaktika
thua ka ardhė me nji mij lara
ylli e solli te ujvara
se kurrr syt s’ kan pa t’askujė
veq kullimi pėr mbi ujė
kso hjeshije magjistare
si diamantet shkėlqimtare
e kan ruajt shum'dritė pasqyra
shum reflekse e bukur ftyra
ftyra e detit e qiellorisė
edhe e lehtė era e puhisė
jan shartue shum her jan pa
rreze ari e gurrė e va
gurra e zallit e sharmi i drites
vet burimi i kolorites
koloriti nė lule ere
edhe sharmi e gaz pranvere
gjith’her bashk kto jan vargisė
me i la ballin t' bukurisė
me shum art e shum kujdesė
jan shartuan qerpikt me vesė
n' vesė diamanti e dritė mahnije
e kan terė me fllad e hije
hije flete tė lehtė l’mimtare
me lang t’ kuq prej shege e nare
ja kan lye buzėt magjike
e kan sjellė n’ shqipni etnike
afėr lumi e afėr deti
ku e diktoj me pendė poeti
ky liriku kėrkimtari
e qėndisi n’ gjuhė shqiptari
qė nuk pyeti diell as hanė
as kullim as ujė as ranė
e nuk pyeti pėr sekret
e shartoj me gjuhė tė vet
edhe pse e quajn poet kryeneq
ehdhe pse i than s e syrit t’ keq
e kan mshefė kahdo dianen
por poeti s’ pyeti hanen
diell as fijet rrezatare
por e nisi n’ gjuhė shqiptare
kahdo nė art tė bukurisė
me e shpalosė n’ kolor t’ larmisė
n 'bukuri t’ gjuhes shqiptare
n’ zanafillat magjistare
ku i ka shqipja e lashtė etnike
e qėndisi nė rimė lirike
tue qėndisė si gurė biseri
si curril kur shndritė ylberi
driten t’tij’ me dritė tė hanes
kur sharton optikes t’ ranes
kur ajo shndritė me zallinore
me ujė ngjyre diamantore
kur bjen poshtė valbardha varė
me shartimin qėndistarė
shartim vale e shartim rime
me valbardha gurgullime
n’ kto shartime u la diana
e kan ditė po yje e hana
edhe vet qelsi i sekretit
era nė pyllė puhija e detit
por se penda e lirikut
ja zbuloj magjinė t'qerpikut
ai nder gurra tue vrapue
me pendė n’ dorė ky tue ligjrue
tu prekė gjith mbi dhe damarė
kahdo trupat rrezatarė
tue kėrkue n’ pėr gurra e vlime
me art pende vargu e rime
nėpėr vlera e hulumtime
tue marrė art prej dielli e hane
tue ligjrue shqip me gjuhė nane
kah bjen vala e bukuria
kah do lmojnė po flladi e hija
kahdo lirė shpėrndehet arti
e nė at lis tė atij shtat larti
ky tue pa si kndojnė bilbilat
tu i pa n’ brigje karajfilat
me pendė n’dorė ky tue vrojtue
ndoj hjeshi kund me e zbulue
ku dianen yjt e hanes
n’ besė ja dhan bilbil e zanes
qė ta lajnė n’ pėr t ‚bardha gurra
nė lugje e bjeshkė ndėr male e curra
ku e mahnitė toka e etnisė
vet at syrin e gjithsisė
edhe i lan ata porosi
kahdo ngjyrave n’ kolori
kahdo optikes qė dridhet nė ujė
tė mos e shoh kund syri u kuj'ė
se mund t'merret syshė diana
mandej plast bien dielli e hana
pėr kėt t’ shejt’ me bukuri
qė e mbajnė yjet si perri
e i tha fjalt e amanetit
kahdo lugut pyllė e detit
qė ta ruajn si sytė e ballit
i tha vales t’ kullim zallit
edhe i tha tokes shqiptare
qė ta ruaj me besė krenare

zana pran ti rrinte pyllit
n’ vrojtim arti t’ drites t’ yllit
deri sa ajo ta lante ballin
ku e ndriqonte vala zallin
syrit t’ keq kto gjith tue rue
por poeti e ka hetue
nėpėr gurra tue kėrkue
tue vrojtue ky gurrra e detin
e nė gurė qmue kahdo sekretin
nė vetull arti tė ylberit
e nė ngjyrat e sheqerit
nė sherbetin e kristalit
e kahdo rrin hjeshia e malit
tu e vrojtue kullimit ranen
mu n’ burim e pau dianen
Nė art ja dhe pendes sekretin
peshė e qoj po dhe e detin
hanė e yje re e qiellin
edhe gjersinė kjo qe e mbanė diellin
edhe driten kullimore
kah pėrthyen n' bilure arbnore
ja dha kodin tė bukurisė
ja shpalosi mbarė njerzisė
vet poeti kėngatarė
e kahdo vargut ndriqimtarė
nė vulė diamanti n’ piedestal
nė yllė tė qiellit ma ka ndalė
bukurinė tu ia lavdrue
para saj mi ka gjunjzue
te gjitha ngjyrat e larmitė
art e shend e t’ bardhen dritė
para sharmit tash po shtrohen
e gjith njerzia thonė betohen
me mahni me fjalė vlimtare
pėr dianen vashė shqiptare
aferim i thonė lirikut
qė e ka nxjerrė me sharm t’ qerpikut

me sharm balli e buzė magjike
kėt vashė ylli qiellorike
qė ky e gjet n’ shqipni etnike
kah po lahej nė buzė t’ nji ujvari
edhe e lshoj n’ kushtrim ma i pari
edhe e nxori nder visare
n’ sharm estet e n’ gjuhė shqiptare
mu nė vizllimė tė bukurisė
nė majė arti n’ fron t’ mahnisė
me shėrbye pėr stinė jetsore
sa tė jen kohrat shekullore
sa jan bjeshkė e shekuj e mote
rrnoftė dianė hjeshija jote
tu i mahnitė gjithmonė mbi dhe
kahdo zemrat me gjak rrke
tue mahnitė fe e etni
e gurė e dhe ku i thonė shqipni
*************************

Autori Xhelal Ferizi autorė i vargjeve shqiptare nė mėrgim
*********************************************
Xhelal Ferizi mergimtarė shumvjeqarė nė gjermani
(I njohur si Xhela i Mitrovices )
.................................................. .....................................

lirik 21-05-09 01:20

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

--------------------------------------------------------------------------------

Sytė e pendimit
**************

Shkruan Xhelal Ferizi
*****************

kush don tė lexoj ejani dhe shihni sytė e pendimit
kudo mund ti lexosh
ne dashuri nė zhgėnjime nėpėr mashtrimet e njerzimit
nė viktima e nė dheun kahdo tė shkosh
lexoni edhe nė sy tė hanes shihen
edhe nė diell
edhe nė yje shihen
nė det nė tokė e nė qiell
********************

Shkruar nga Xhelal Ferizi mėrgimtari
******************************

lirik 21-05-09 01:21

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

--------------------------------------------------------------------------------

GJenetika vajton shqip
---------------------------------

xhelal ferizi autori i titullit gjenetika vajton shqip
--------------------------------------------------------


Me na e prishė gjenetiken kan dalė te bijtė e sadomazohizmit
Tė bijt e sanksioneve dhe moteve shekuj'zi
Te bijt shekullorė tė politikave me qekane
secili shekull ma pedofil ma zemerzi
ma prodhimtarė ma djep vrastarė
mėshirė tash po quhet katrani i zi
drejtėsi po quhet me vra ma shum shqiptarė
o sa shekuj kohra prodhim 'zeza mjerane
nuk dihet se nga cila anė erdhen e u shtuan,pa masė
kombinim i zi i shoveno komunisto fashizmit
fjaltregtarė puthagjijė tė pshtymave lpisatarė
diplomat hendeqesh vorrtarė
krymbfarė se jo mahi
sa pijet sa gotat kemi cakrruar me ta
njimend diplomaci
ata mbi tė gjitha dijnė shum mirė me rrasė
ndoshta qiellin e diellin shakull pėr dhe kan me e plasė
ata na sjellin gjithfar lloj modelesh veshje tė satanit
se ku i marrin ato lėkura gjithkah nėpėr ferre tė pėrvlmit
na jepin ngjyrė per zemėr direkt prej gjentikes sė katranit
Na ushqejnė si foshnje me do far ujė t' pelimit
Na vijnė mysafir t' paftuar e tė ftuar me qeshje venerike
Lėkurė duket vėrtetė njerzore
Nuk dihet se nė cilin laborator vneri ėsht prodhue
Me maska tė pėrsosura me dofar zgėrdheshjesh cinike
Na ftojnė tė uritur tė leckosur djallzisht me vallzue
Aheng i pėrzier leckash e zotėrijsh' vėrrtetė kombinore
Valle ciganėsh shartojnė gajasur cinikisht tue aktrue
Artist tallavash na u mbush ah toka jonė arbnore
ėsht varė dielli pėrvajshėm e driten don me e shue
Yjet nuk flasin ma me dhe
e hana ma nė buzqeshje nuk don me vizllue
terri vetėm terri i don ata kalemgji
loja po shkon kurriz lak
na japin ujė moqalik e na marrin gjak
me vlerat lozin sarhosht e shartimit ,zanatli tė krimit fajdegji
kompozitorė kanibaloid qė nė mes tė zhurmes sė ballkanit
qetsisht thinin e ngulin nė qdo sferė gjenetike e qelizore
shesin e blejnė lirė e tregtojnė me nipa tė car dushanit
e i shtrojnė but nėn bark mandej do lavire tonat puthadore

epshin akulltarė pėr tė ua ngritė mediteranet nxeht vegla trupore
qė lojnat ti luajn' sipas modelit lakadredha
hamshorqe kta duke kaliruar sipas vesit tė orgjisė
tregje tė mėdha e tė vogla akrobacionesh
mallra s a tė duash tė skadim anarkisė
dhe varje gjithfare nėpėr qafa hajdutėsh varje medaljonesh
merita i mbetet gjithmonė dhunshėm etnike shqiperisė
ngreh e mos kėput shekujt nėpėr rruleta
dhe fjalen perdredhė rruspisht me mjeshtri me kuleta
lojrat e zotėrijtė ndrrohen sipas kohes e rrethanes
edhe valle kan aq shum kiq e shund sa shekujt moshatarė
sa tė gellltitura i dhan shqipnisė kosovė dardanes
tash njeriun e ri po e duan shartim jevgo shqiptarė
kurrizin po duan tė na e bėjnė model shtėpi publike
ndėgjueshmėrinė skllave e pėrjetshme e padronit
me na e prishė duan gjuhė e gjenet e lashta antike
me do far pėrzierjesh prodhim qė e kan t' zhargonit
zhargon paskan pasė vėrrtetė se jo mahi
moj nanė shqiptare etnike gjith kah je n' qdo skutė
ushqim pėr venash me zdrol tė kan dhėnė me pi
me ja pėrlye gjakun shqipes sqepekrrutė


xhelal ferizi autori shqiptarė nė mėrgim
-------------------------------------------------
i titullit
--------------------------------
gjenetika vajton shqip
----------------------------------------

lirik 21-05-09 01:21

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

--------------------------------------------------------------------------------

Tradhtarė tė shpallet
******************

Autori Xhelal Ferizi
******************

kush nxitė ndarje me krahina
ai tradhtarė gjith le tė shpallet
kush i ndanė shqiptartė me kthina
kush ua ndanė po gurė e zallet
***
gurė e zalle t'tok's shqiptare
ai gjak shqipje nuk mbanė n' zemer
vepra e ti si nji tradhtare
le tė jet mbi dhe me emer
***
trojet tona ku rrin etnija
duan si bleta kahdo nektare
shqip e ėmbėl nanė shqipnija
me vlue nė gjak si valė shqiptare
***
vet prej dielli e gjenetike
ku rrijn gjenet nė yje e drita
nisė ėsht gjaku nė vlerė etike
me ecė shqip kah moti e dita
***
prandaj driten kush ja ndalė
me verbri me nisma qorre
kush ndasi pėrhapė me fjalė
kush ju hapė shpresave vorre
***
įi ėsht vegel e armikut
ai ėsht qelbi pėrmbi dhe
at ma preftė tehu i qelikut
qė pėrqanė n' krahinė e fe
***
se me krahina e me fise
ndahet prore veq barbari
ai qė e ka vetėdijen pise
e nuk ka zemer shqiptari
***
............................................
Autori xhelal ferizi nė mėrgim
************************

lirik 21-05-09 01:27

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

--------------------------------------------------------------------------------

Dhimbjet mė kan bė poet
**********************
-----------------------------------

Autori Xhelal Ferizi
............................................
l i r i k u

duke kaluar padjallzueshėm nė pėr jetė
mė rrėmbyen
avokaturat
zemrat e plasura
tė kėputurat urat
fatkobet me identitet
mė kidnapuan
sa po e panė talentin tim pėr vargun
ato mė robėruan
vet dhimbjet
dhe detyrueshėm
u bėra me pendė
i dhimbjeve deputet
ato duhet un ti perfaqsoj
nė paralamentet
perbuzse
nė kuvendet e epokave injoruese
ne shekujt e intrigave
ne kohrate intereesave
e tė gjitha vorbullave ku zihen grabitje e tė liga
qfar sizifi jam
ku jam caktuar deputet
nėpėr kohrat tallse
ku veshin askush nuk ua ven fjalve
kot me pendė lotoj
pėr dhimbjet penda ime
nė kohrat qė zgerdheshen e gajasen
sot flet
me shkrime
qirresh kot oj e shkretė
penda ime
pse mua pse pikrisht mua
o dhimbje
mė zgjodhėt tuajin deputet
avokat
pėrfaqsues
ndjenjėtarė
pse
dikush tjeter
mbi dhe
mbi materje
pse nuk u gjet

xhelal ferizi autori nė mėrgim
-------------------------

lirik 21-05-09 01:28

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

--------------------------------------------------------------------------------

Un pėr ty

Shkruan autori xhelal ferizi nė mėrgim

un pėr ty nuk i lash tė qeta tė gjitha bukuritė
nuk i lash tė qeta as filozofitė mė tė holla
i shkunda esencat nėpėr kuptime tė tyre pėr tė depėrtuar me dashuri'dritė
pėr ty kam nxjerrė shprehje edhe nga pipa e molla

edhe ujvarat pėr domosdoshmėritė e shprehjeve i kam pi
tė gjitha pikturat i kam mohuar pėr tė lėnė ty pikturė mė tė bukuren
tė gjitha majat e zbėrthimet e arteve me qels pende nė dorė kam dashtė me i mbrri
vetėm qė pikturėn ma madhėshtore ta shpalli fluturen


un edhe shekujt i kam shkundė nėpėr qehre arkiva e shpirtė
nuk i kam lėnė tė qeta askund edhe kullimet
kam hulumtuar gjithkah nėpėr qendrat e bukurive edhe nė burimin ma tė dlirtė
kahdo i kam shpirtėzuar e fjalėzuar pėr ty nė botė!shpirtin tim pėrjetimet

un i lidha lumturueshėm secilen kokėrr zalli e tė dheut
pėr shpirtit tim duke i quajtur mahni vetėm pėr shkak se ty tė dashuroja
un me pendė kam vrapuar gjithkah gurgullimave prronit e sheut
pėr ty kam menduar kur gurgullimat e valėt dashurisht i testoja

ti u bėre mbretėreshė e zemres time sepse secila e jote pore nė lėkurė
e secila mikro gjurmė rrudhė e buzve tua ishte roman plot me art
ti secilen shprehje qehre e kishe pėr zemren tim grep e urė
qė mė bėre peshk i zanun qė rrij varė pėrjetsisht lidhur nė dashurinė e zjarrtė

edhe kokrrat e dheut nėpėr rrugė tė largta kur kam shkuar me makinė
meditueshėm i kam shiku lidhur secilen zemėrsisht shpirtlidhshmėrisht me ty e pėr teje
si ka mundėsi qė edhe relievet me qehre ti lidhi me ty e dashurinė
edhe qetinat e pishat e lidhura me degė me heshtje e neje

un kėt dashuri e quaj gjithqka e pashembullt shum ma absolute e ma e gjerė se secili deti
se secili qiell ma e gjerė se secila gjithsi
si ka mundėsi qė un edhe kur flisja vet me veti
nė krahėt e tu tė gjitha miliarda ndjenjat e shprehjet e jetės i vėrshoja pėr ti shkri

un flokun tėnd e kam nxjerrė tė pa konkurencė me tė gjitha garat botrore tė diamantit e arit sharm fijet
nuk lash as pejzė tė hollė lulje kund ma tė bukur mbi dhe
un flladin tėnd tė dashurisė pėr zemren time e kam shpallur ma tė lehtin nė mbretėritė mbi driten e hijet
jan habitė edhe ekspertėt e dritave yjet e dielli e hana qė shkojnė kahdo me nxe

dashurisht lidhur me ty kam shikuar pemėn arren man e bli
qershinė gėshtenjen thanat e mollen e trupin e sajė
un ma shum se secili ylber jam shtruar kahdo shprehje me pi
pėr ty dhe dashurinė o zot si po mundem nė miliarda kujtimet kaq shum ti mbajė

nuk lash kund mbi ty as mbret as mbretėreshė nė asnji absolute materie garė
nė asnji lėvizje tė bukurisė as pikturė as nė ma tė voglen mikropikė
askund as nė ma tė voglin curril as nė ma tė madhen ujvarė
nuk lash kullim ma tė bardhė dashurisht pėrvjedhurazi ma bukur se bukuria jote me ''pikė

prandaj habiten lulet me artin tim tė pa fund
habiten edhe mbretėritė e fenomeneve e tė gjitha mirsive
si ka mundėsi qė un nė qiell e dhe askund
nuk lashė garė mbi ty tė tjera prej tė gjitha bukurive

u habiten edhe pikturat mė tė bukura edhe ato mbi dhe edhe ato qiellore
se pa kunkrencė piktura jote nė shijen mbretrore tė zemres time
doli mė e pėrsoura nė secilėn pjesė fytyrore e pore
mbi tė gjitha majat tjera tė arteve me mahni pėrshkrime


Xhelal Ferizi autori me tė drejta

L I R I K U

lirik 21-05-09 01:29

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

--------------------------------------------------------------------------------

Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi
Fjala

Titulli fjala ėsht shkruar nga Xhelal Ferizi
autori nė mergim

Fjala nuk ecė ma
Kėmbėt ia mori djalli
Nuk ecė ma fjala
tė drejten ia mori pseudo'ligji
mbrapa'skena
kėrcnuesi me maskė demokrati
krahėt ia preu koha e pa kohė

lirinė ia mori pranga
vendin ia zuri hiqi
vleren ia mori hilja
Nuk ecė ma fjala
Se forca ia mori erzin
Se intriga ia shtrydhi gjakun
Se lufta ia mori paqen,
se paqja ia mori vleren
vullnetin ia mori degjenerimi
fronin ia mori myku
se brerjen ia futi i ligu
koken ia kputi injoranca
e vrullin ia ndali brryltari
i padijshmie e la pa famė
me te u tall analfabeti
nė gara mbeti shum mbrapa paraje
rrespektin ja vrau interesi
rrencarėt e pėrdorodhėn si njala
mashtruest e shtynė ne grenmina si vala
e poshtruan dobiqėt
fjala
arsyen nuk e ka nė pushtet
askund nuk pritet si mbretreshė
e shkeli paraja e korrupti
e shkelen shum luget
pėrthurjet ja ngatrroi laku
e loti i rrejshėm gradat ia hoqi
e shundi e kiqi lakuriq e lan
fjalen e gjveshi moda e re bizare
ajo nuk mund tė ecė cullak
mbretreshė nuk ėsht ma fjala
ajo nuk ecė ma as n' grada
ajo ngeci mbet
pothuajse shkret
e nėpėrkėmbi koha bajate
secili nalet
mbeti fjala krahthate
paraja po bėhet mbret
nuk ecė ma fjala mbi dhe
nuk ėsht ma ligj as fe
as pushtet
ajo nuk ėsht ma mbret
nuk ecė ma ndėr kombe e fe
fjala tash ėsht paraja
aj e ka ble
fjala
nuk ėsht ma ikonė kurorė
besė
fjala nuk nuk rrin ma ndėr ne
hilja paraja rruleta
e rrėzuan shakull pėr dhe
nuk ecė ma nuk ecė ma fjala
se i ligu lirė e ka ble

Titulli fjala nga autori Xhelal Ferizi
nė mergim

lirik 21-05-09 01:30

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

--------------------------------------------------------------------------------

Myku i shpirtit

Autori Xhelal Ferizi

l i r i k u n ė m ė r g i m
*********************************************


Myku i shpirtit i mbledhur nga knetat ku pshurrin gjarpij e krokodila
si modė e mendjeve tė prishura ka hypur nė fron
kujdes ruajuni nga ata o tė pa faj tė pa djallzuar bilbila
tinzri u bė tash besa jonė

besa jonė e dikurshme shqiptare
nuk ėsht ma mbi dhe
vendin ia zuri lakmija vrastare
demonja nga vesi i huaj qė u ble

ruajuni shqiptarė kujdes prapa shpine
se hardhuca e dhelpra e gjarpri jan bashkue
kan ndėrtuar njė qenje intresant nė kombinime
duket si njeri por gjithqka i ėsht kafshrue

duket me dy kėmbė por mbrendesinė e ka servile
e ka zemren qorre si urithi nėn dhe
kujdesė o ju shpirtra e zemra bilbile
kjo lloj kafshe sot po rritet ndėr ne


prandaj besen ma as mos e pėrshkruani

ajo iku e ndoqen me thikė
kujdesė mos besoni se shum do tė vuani
se kjo kafsha e re fare s njeh etikė

kujdesė pra alarm nga kėto kafshė tė reja qė veset perverse e pollen kėt ndėrtim
kėto kafshė jan tė ndertuara nga veset kanibale
shpirtin e kan nga lakmija e qakallit e nga vampirat e etur pėr krim
po vijnė tash kto kafshė nė skenė dal nga dale

kujdesė kujdesė o shpirti i pa djallzuar i njerzisė
kėtu nė kėt konstrukt prej kėti tė prishur mishi bizarė
kan dalė specialist pėr faisje etikash bijė tė stėrkequr tė tinzrisė
po ndertojnė kso kafshėsh i shartojnė si shqiptarė

kėtu edhe miu i nevojtoreve ka dorė nė kėt ndėrtimtari konstrukt muta' cion
prej flliqsirave e pollen kėt shpirtė tė gjetur nėpėr tė tilla kneta
po pjellin mijtė vrastarė e nevojtorja e zezė me demon
tinzarė me shpirta kanibal qė hanė tinza e pas shpine marrin jeta

u ndėrtua kafsha e re pėr qudi njerzore duket me fytyrė por konstrukt zvarraniku
kujdes shpinen ruajeni nga ky kafshues tinzak qė nuk njeh shok as mik as vlla
ruajuni nga ky dinak ky ėsht i civilizimit i njerzisė armiku
ky paranė dhe tinzrinė kult e shpirtė i ka

ky vret pėr para shok e mik e tjerė
kėdo vret sepse e ndertoj e gjarprit tinzria
ky nuk njeh besė nuk ka pi kurr etikė as nė ndoj krua njerzorė vlerė
kėto kafshė qė flasin ti izoloj etnija


kujdes askujt mos ja besoni paranė
se vesi i miut e urithit veq ka hy nder ne
lakmija tash e dora e demonit po na mbanė
me sekrete e kode ecni pėrmbi dhe

po se as shokut ma nuk i besohet besa na ishte njė her
ajo tash na duket si njė prrallė
njeriu tash nuk ushqehet me mėlmesa por me helm e vnerė
gjarpri i rrin nė zemer e maska i rrin nė ballė

me tinzri gjithnji e ma shum po ushqehen
po vijnė lėkura mashtruese tė reja me vizllime
shum shekujt nė shpirtė do tė thehen
se maska njerzore po joshet nė krime

ushqimi human shpirtrorė askund nuk po blehet
askush se kthen koken edhe pse falas ėsht ky margaritarė
kurva kohė e zezė qė nė hap qėllimi tė zi po krehet
do tė vret nė te ardhmen do tė vret edhe ma shum shqiptarė


************************************************** **
Xh e l a l F e r i z i
(xhela i Mitrovices
***********************************************

lirik 21-05-09 01:31

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

--------------------------------------------------------------------------------

Ikja nėpėr tė llahtarshmen rrugė

shkruan xhelal ferizi
l i r i k u * n ė *m ė r g i m
*****************************

nėpėr qdo rrudhė me nga njė det shekull pritje
me tė qelikten qėndresė
duke ecė nėpėr tė kota gjasa n' pėrpėlitje
me njė tė quditshme tė gozhduemen besė

as hapat e mi nuk i njihja
sa pėr stinėt qudi sa tė panjohurat monotoni
me njė mendje tė shpirtmallshme mallėngjyeshėm qė po i shkrija
duke ecė pendueshėm nėpėr udhėt si hi

kahdo po ndeshesha me stinė shpirt'huaja
qė flsinin njė gjuhė plot vdeksi
i thash shekullmendjes dil e,thuaja
kto fjalė pendės time o mjeshtri

po ku tė gjeja art shpirti
tė shprehesha pėr kėt lėngim
se as te akulli mė i ngrirti
se gjeja 'shprehjen pėr huazim

po ecja kėshtu pendesės
her gjallė e her gjysėm vdekė
kur dilja n' brigje tė shpresės
sizifat si gurė i ringrisja pėrpjetė

kėshtu rrokullismės hallemadhe
nėpėr qdo rrudhė shekull'trisht
kahdo nėpėr ato brigje e livadhe
kam shkelė me hapin e brisht


sa shum nė ato rrugė zhgėnjimi
kam pikė ah lotin qė flet
un isha nė at mbretri pelimi
si vetja me veten qė flet

xhelal ferizi L i r i k u
************************

lirik 21-05-09 01:35

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

--------------------------------------------------------------------------------

Lahuta e tokės Dardane

SHKRUAR NGA KRIJUESI I VARGJEVE SHQIPTARE XHELAL FERIZI
Nė MėRGIM

Ne sy lotin ma tė kthjellun curril
nė degė mė tė bukurin bilbil
nė lot ma tė kjartin qėllim
nė curril ma tė dhimbshmin burim
nė damarė ma tė vjetrin gjak
nė fyt,ma tė pazgjidhshmin lak
nė sahat,ma tė pabesen minė
nė udhė,gjithmonė shkja grek latin
shkronjat gjithmonė la me gjak
qyqet gjithmonė mbi ogjak
qiellit ,me re tė zeza sterrė
arat,baroti ti la djerrė
shum shtėpi tė mbyllura me therrė
Flokėt shum,her nxjerrė prej koke

gjakun pėr ujitje toke
penden pėr shkrime prej loti
lirinė ,ėndėrr ,nėpėr shekuj moti


Autori: Xhelal Ferizi nga Mitrovica

lirik 21-05-09 01:43

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

--------------------------------------------------------------------------------

Heshtja

xhelal ferizi autori

kur heshtjen e zbėrtheva,nė laboratorin tim
analizė mė doli,kjo e panjour prekje
dhe e quajta,me ,emėr nė ditarin tim
heshtja qenka njė vdekje

nga xhelal ferizi

lirik 21-05-09 01:48

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

--------------------------------------------------------------------------------

Njė her njė yllė mė tha


Shkruan Xhelal Ferizi(xhela i Mitrovices )

njėher mė tha njė yllė me gjuhė qiellore
nė gjuhen ma tė bukur tė jetes
kėshillė mė dha dritė shprehė'tare diamantore
mė tha miqsija ėsht kult cak jete shpirtė i tė vėrtetes

mbaje mė tha ai yllė mbaje si diamantin miqsinė
as diamanti nuk pėrmbanė pėrmbrenda tjetėr veq shkėlqim
si ai mbaje nė kėt jetė kullimsinė
gjithmonė miqsisė jepi vlim

fjala e atij ylli ishte nga vet zemra e tijė plot dritė
qė vinte mbėshtjellė nėpėr rreze nga lartsia
e hynte nė shpirtė secila qiltėrsi e tijė vėrtetė me tė mahnitė
rrezanishtja e tijė besa e urtsia

mbaje ai mė tha gjithmonė mbaje se mqisia ėsht si gjaku
qė mbanė zemren e damarin
miqsia ėsht si lėngu aromtarė qė e mbanė zambaku
si kullimi fisnik nė mbrendii qė e mbanė arin

ai yllė nga qielli kėshtu tha me kėshillen kullimtare humane
vėrtetė kėshtu qenka miqsija
vulė i jep k'saj' fjale shpirti i diellit e ajo zemėr hane
mbaje o njeri s tė jet perjetsia

Xhelal Ferizi liriku autori nga Mitrovica
(Xhela i Mitrovices)

lirik 21-05-09 01:53

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

--------------------------------------------------------------------------------

JAM SHQIPTARė

shkruan xhelal ferizi neper vite me vargje shqiptare
(autori njihet si xhela i Mitrovices )

jam shqiptar,lindur ,n’ gjak,rrke
s’ kam me u shitė as s’ kam,me u ble
as me joshje t’ metelikut
as ,n’dhelpri,e shkollė,t’armikut
kam me , e mbajtė besen,lidhė,toke
ku e kam pi po at gji lokje
kam me u lidhė me rreze hane
me gjuhė shqipe t, lashtė prej nane
kam me u lidhė me besė tė arit
me traditė ,,qė ,e kam prej t’ parit
kam me dhanė gjith pėr atdhe
pėr armiq do,t’ bahem rrfe
jam shqiptarė po thot shqiptari
nė europė un jam ma i pari
kur erdh dielli ktu m, ka gjetė
me dy kren dy krah tė lehtė
pyetni gurė e pyetni dhe
kur nuk kish ktu kombe as fe
kam pas kombė nėn diell tu u nxe
e kam pasė at,diellė e hanen
shtet e,komb ah ilirianen
e kam pasė ,at pelerinen
kam kndue bashk me kanarinen
ajo n, gjuhė t’ vet e, un n, gjuhė time
pyetni qyqet nder vajtime
pyetni trungjet pyetni ara
gjuha shqipe ish ma e para
ktu n’ kėt dhe,ku ,e vloj zoti
ku kan vlue po stina e moti
ktu ka vlue gjaku i shqiptarit
pytni fletė e fije t’ barit
pyet oj botė qeillin pasqyrė
pytni yjet t’ shndritshme, n, ftyrė
kqyr ,varreza e kqyr skeletin
pytne ujė e dhe e,detin
ktu shqipnija e pat adetin
jam shqiptarė pra ktu ndėr shekuj
e nuk jam ndoj rriqen rrekur
siq kan ardhė ,e siq jan rrekė
n,per lakmi,tė huaj tue vdekė,
ardhacakt,n,pėr lug e shtek
edhe n,pėr fusha e n pėr rrafshina
me na i marrė ara e ledina
blij e ftoj ah e qetina
me na i prishė t’ lashtat fole
me na nda n,krahinė e fe,
gjak e lot me na derdhė rrke
jam shqiptarė ,qe lidhun n’ gjak,
kam pas nderin,n’ trollė e prak
kam pasė gjuhė kam pasė lashtsinė
lidhė me diell kam pasė,hjeshinė
kam pasė vetull,,si ai hark
zhgjetė e shtizė e kam pasė qark
edhe trimrinė e kam pas n’ gjene
plot kala,rrethue n’ bedene
kam pasė vasha vetullholla
qė lakmue i ka lule molla
edhe pipat,e pranveres
fija e rrezeve n’ puhi t’ eres
me at bel,ma holl ,se thuper
me dy krih tė shkrue si fluter
qė pranvera ju ka kndue
mote e stinė ato i kan gzue
jam shqiptari moj europė
qė ma deshte trupin n’ copė
edhe shpirtin ,n’ lot pėrvlue
mua ktu hana m’ ka gatue
kur ka sitė ingji prej ylli
kur kan kcy currilt kah pylli
mbi valbardhat ah shkumbzore
m’ ka shartue me nderė arbnore
jam shqiptarė oj botė e gjakut
nuk i shtrohem karadakut
e serbijanit,mish qė han
as rusisė ,me at junan
tokė e dhe qė duan me i nxanė
pse un tash per t’ lashtin dhe
ku,tash jeten me tri fe
e kaloj,lidhur me vlla
nė nji besė,qe s, ka m e u,tha
sa t’, ket bota lum,e va
sa t’ ket bota lot prej qielli
rreze e dritė qe vijnė prej dielli
un shqiptarė jam me tri fe
kur nder hile s’ kam me u ble
as pėr kryq e as per dinė
kot e kan po shkja e shkinė
kot e ka kinė e rusija
se nji gjak e ka shqipnija
gjaku jonė nuk ėsht katran
me ngjyrė t’ zezė ,e demonian
por ai kuq qe rrJedhė nder vena
n, zemėr t, fortė si gurė n’ bedena
qė ,e,ndriqon humaniteti
qė i jep shpresė po toka e deti
jam shqiptari jam shqiptari
moj e mjera botė prej zhari
qė po mbahesh mbi shkėndija
qe po vlon,kah shkenca e dija
a ma sheh tue vlue dėshiren
shih shqipni at zemėrmiren
si po digjet ,nga ,lakmija
bashk me i ndeJtė n ,tri fe etnija
jam shqiptari jam shqiptari
kuq mė, ecė gjaku kah damari
jam pėr gjuhė e jam pėr dhe
,s,kam,me u shitė as s,kam me u ble,
as pėr pare e joshje n’ leter
kam me e,ruejt besen e vjeter
kam me mbajtė duart prej martine
laps e shkollė n’ pėr shekuj stine
jo nuk ndahem n ‘gurė e dhe
edhe n’ m’mbjellshin n’ treqind fe
pse nji zot ėsht pėr t ‘gjith ne
ai s, na len nė dorė t’ , krajlisė
me ia prishė hjeshinė shqipnisė
ai na e mbanė diellin me hanė
gjuhė tė lasht e shqipninė nanė
kod e ligj e shkollė e cak
na e,mbanė shqipen lidhė me gjak
kta damarė qė jan si rrjeta
nuk do t’ zgjidhen s a,t’ jet jeta
kan me ecė ujnat ndėr gurė
besa e jonė nuk ka me u qthurė
se ne jemi djem t’ nji nane
kemi gji ,po te nji zane
jem gatue prej asaj hane
kur ka shndrit ktu n’ shpirtė t ballkanit
n ‘gjysėm hark,tė ilirianit
bashk me pi ndėr t’ lashta troje
me ylbera ra nder hoje
nė hoje tona,ku ish balta
tokė e dhe ,ėmbėl si mjalta
ku ish foleja e,guximtarit
e qėndisi nė rreze t’ arit
jam shqiptari jam shqiptari
qė ju nda ,m ‘keni n’ tri fe
ktu ku m’ la n’ shekuj i pari
s, kam me u shitė as, s ,skam me u ble
as pėr zhele ,as,pėr,,premtime,
as me u ,joshė,me pabesi
se mua nana shqipni trime,
m’ ka dhan,gji, t, kulluem me pi
e ti moj botė qe sillesh kobit
qė rreziku t’ rrin mbi krye
mos mi lsho qakajt e lobit
me kto lojė shqipninė me e thye
se shqipnija ėsht etnike
kah i ka po gurė e dhe
gjuhė besė i ka magjike
lidhė i mbanė ,pėr deje nxe
jam shqiptari jam shqiptari
qiell e dhe le t’ marrin vesh
se nė europė un jam ma i pari
e nuk dua n ‘mjerim me u gjveshė
nuk i dua kto sabotime
nuk i dua nderskamcat n ‘fe
mos mi mbjellni kobe e,krime
se un reflekset, i kam rrfe
jam shqiptari jam shqiptari
n’ mes t’ europes afer deti
nuk dua luftė as s, dua zhari
nuk m, ka shtrua as krajl as mbreti
por i dua punė e,paqe
edhe botes ia dua t’ miren
pse m’ ngatrroni n’ fe e gjaqe,
a,thue bot’ė ma njeh deshiren
se un dhunen se kam ,kult
as nuk lutem n’ pushkė e thikė
as nuk jam ndoj soj i ult
i kam t’ drites djalė e qikė
i kam planet si i ka dielli
qė ne ag t’ mjesit n’ shpresė tė re
del me nxe ai pėr kah qielli
gaz e shend me lshue mbi dhe
jam shqiptari jam shqiptari
jam i lashtė pėrmbi argjil
ku ka toka plumb e ari
ku lshon erė ai karajfil
ku lmon era fletė larmije
ku sharton qielli mahni
ku bjen uji shkumBe e vije
me stėrkalat plot ingji
o jam shqiptari jam shqiptari
botė e tretur n’ pėr lakmi
a s’mi sheh fijet me bari
edhe gjelbrimet,n,pėr agni
nė at agni kur lshohet dielli
qė bjen shndritshėm pėrmbi vesė
a’ s’ mi sheh re t, bardha qielli
a’ s,ma sheh t’ stėrlashten besė
a ,s, mi sheh fusha e,bregore
a, s,mi sheh vashat plot nurė
pse ti caqet m’ len pas dore
don e,m m lanė qyqe mbi gurė
jo he botė europė luksoze
se t ‘dy sytė dielli ti merr
mos ma luaj kėt lojė,bigjoze
pse ballkani shndrrohet n, ferr
e mandej ndahet baroti
mblon gjelbrim e,mblon ,at fushė
,n’ lot e dhimbje gjamė lshon moti
ikė ,qdo paqe e ėngjellushė
nuk jet ėngjull nuk jet paqe,
pėrveq tymit mjegullimit
ke me u la edhe ti n’ gjaqe
jo nė ujė n ‘paqe t,kullimit
ps e ti tash po e lidhė shqiptarin
pėr nji pune jo fort t’ mirė
kob mbi krye edhe zharin
po i sjell hile me zingjirė
pranga t’ rejea e dofar ligje
qe si njeh sot kohė e re
keq po i mbyllė do rrugė e shtigje
n’ hasėm t vejter n’ hile e fe
edhe grupe mė ke mbjell ė sherre
thue s e,kopsht ktu paske gjetė
dy gisht diellin n ‘Me e vjerre
sy as vesh s, na len pėr jetė
jam shqiptari jam shqiptari
kah po thrras n ‘qdo kontinent
mbi barot me una zjarri
po na mbajn ė me parlament
po na mbajnė me t’ mbjella t’ kqija
paqe kurr nė shteg pa thurė
sot n’ tri fe po kjanė etnija
pamvarsi s’ po ka n, flamurė
as dardana e lashtė e vjeter
,as etnija qė na u tha
lidhė na e kan me do lugeter
her nėn grek e her nėn shkja
po ia gjuajn ,joshjet pėr rrotull
her rmjedisit mu nė shkollė
si ata juqt qė permbi strofull
ulėrijnė me nji za t ‘hollė
ashtu ne na sillen planet
kush tue rrejt kush tue bertitė
ndoshta prap ne shpija e stanet
me flak lufte kan me i shndritė
ps e kshtu nuk ec ma kjo e,keqe
prish me fe e prish me ,n qdo udhė
jo fabrikė ,po krim e leqe
n ‘ball t ’shqipnisė i kan shkrue n ‘rrudhė
jam shqiptari jam shqiptari
i due kombe e paqe e fe
dua laps e,jo at zhari
pse po i digjni gurė e dhe
ps e,po digjni pse kurthoni
ps e po shitni gjak pėr ujė
pse nė mes rruge na hutoni
kur shqiptari ,s don t ė,vuej
dua buk dua edhe punė
dua vllezer nėpėr botė
n, gjak si kam as krim as dhunė
dikush tjetėr m’suell kėt rrotė
dua pun e dua fryt
nuk dua pleh as myk e lot
as n, pėr,dete s’ dua me u mbytė
m’ lshoni diell pash’ t’ madhin zot
ah mi hiqni kto sanksione
kto varfri kto blerje ,n, hile
e mos m’ flisni n ‘kto zhargone
me nji gjuhė qė,e flet qdo skile
pse mua koka m’ punon n ‘paqe
me e pa boten rruzullore
pa grupime n’ fe e gjaqe
t ‘lidhur n’ gaz e dorė pėr dore
jam shqiptari jam shqiptari
nuk dua armė nuk dua hi
a s nuk dua shkrumb as zhari
dua jetė e dashuri
po pse ju m’ doni n’ pėr rrmore
thepash pre e zbathė mbi akull
a thue kujt fara arbnore
i ka rrxue planetin shakull
besa prekė s’ kemė n’ fis a s’ n’ fe
as s ‘kem pre as foshnje as djep
e ju n ‘besė na keni pre
na kan kndue qyqet n’ qdo shkrep
buk e,lot na keni dhanė
diellin n,gjak keni skurru
thye na i keni yj e hanė
kan ec shekujt n ‘gjak e prru
na kan ecė po diell,e hanė
pėrmbi gjak me rreze thye
edhe e lashta gjuha nanė
pėrmbi trajta shum ėsht thye
thye n’ latin e thye n’ junan
thye ndėr kelt thye ndėr ,bullgar
n ‘rus sherrgji e serbijan
n ‘tjerė pushtues e n’ tjerė barbar
tash pak dritė pėr shkollė e fletė
pėr me lshue do pendė me ngjyrė
po na duhet oj bot n’ kėt jetė
mos na e le kobin detyrė
mos na e l e varun at shpresė
pėrmbi ferr me t’ holla fije
pse un n ‘ty e kam do besė
ndoShta zoti ,t ‘dha pak dije
pėr me e pa ku ėsht drejtsija
edhe etika e normė mbi dhe
bashk , e jon ė kėrkon etnija
me jetue n’ paqe n, tri fe

vargjet ,,, jam Shqiptarė
i ka shkruar MERGIMTARI xhelal ferizi
nga Mitrovica
Mitrovica e kosoves ėsht pjesė e pa ndarė e shqipėrisė etnike
kontakti me autorin xhelal ferizi [email][email protected][/email]


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:47.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.