Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006 (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=144)
-   -   Sali Berisha: Rugova, Skenderbeu i dytė (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=33735)

Bajlozi i Zi 21-01-13 20:55

Sali Berisha: Rugova, Skenderbeu i dytė
 
[IMG]http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0121202608942_m.gif[/IMG]Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, nė mbledhjen e Grupit Parlamentar tė Partisė Demokratike, ndėr tė tjera ėshtė ndalur edhe pėr tė nderuar figurėn e Presidentit tė parė tė Kosovės, Ibrahim Rugova.
Ai tha se nė vitin 2006 u nda nga jeta, “nė vlerėsimin tim, personaliteti mė i shquar i kombit shqiptar qė nga koha e Skėnderbeut e deri mė sot, Presidenti Ibrahim Rugova”.

“Sa herė t’i rikthehemi ne historisė sė kombit, ta shqyrtojmė dhe ta lexojmė atė, nuk do mund tė gjejmė vlerėsim tjetėr pėr Presidentin Rugova si njė Mahatma Grandhi i shqiptarėve dhe jo vetėm i tyre, i Ballkanit dhe jo vetėm i tij, por edhe i Evropės, i cili me forcėn e ideve, me besimin e pathyeshėm te ēėshtja qė mbrojti u bė arkitekti i pavarėsisė”, ka theksuar i pari i qeverisė shqiptare.

Rugova, sipas Berishės, ēėshtjen e tė drejtės sė shqiptarėve tė Kosovės, e shndėrroi nė njė ēėshtje mbarėkombėtare, ēėshtje perėndimore, ēėshtje tė Shtėpisė sė Bardhė, Kongresit, qeverisė sė Shteteve tė Bashkuara dhe qytetarėve amerikanė.

Berisha kujtoi si Presidenti Rugova themeloi partinė e parė antikomuniste nė Ballkanin e diktaturave, duke krijuar kėshtu pushtetin paralel tė shqiptarėve, si kundėrshtim i pushtetit barbar tė Sllobodan Millosheviēit.

“Natyrisht, projekti i tij nuk mund tė realizohej pa luftėn e vendosur, heroike, tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe popullit tė saj, si dhe bombardimet ajrore tė Aleancės sė Atlantikut tė Veriut. Kontributi i Presidentit Rugova ėshtė i jashtėzakonshėm nė ndėrtimin e shtetit tė ri tė Kosovės sė pavarur. Ndaj dhe e gjykova qė nė kėtė datė tė ndarjes sė tij nga ne tė shpreh edhe njė herė mirėnjohjen mė tė thellė ndaj tij, tė shprehem se kam pasur fat tė madh, sepse ai ishte burri i shtetit me tė cilin unė kam pasur takimet mė tė shpeshta dhe mė tė ngushta, tė shpreh bindjen se shqiptarėt do tė vlerėsojnė gjithnjė e mė shumė veprėn e tij tė ndritur”, u shpreh Berisha, duke theksuar me bindjen mė tė madhe, se “nga koha e Skėnderbeut e deri mė sot, ai ishte Skėnderbeu i dytė, qė kishte pėr shpatė idetė dhe qė idetė e tij u shndėrruan nė realitet, para sė gjithash, pėr besimin e jashtėzakonshėm dhe pėrkushtimin e tij ndaj tyre”. /Telegrafi/

[IMG]http://images.botasot.info/uploads/mediums_011358703814.jpg[/IMG]


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:03.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.