Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Biologji (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=181)
-   -   Zemra-anatomia dhe fiziologjia e saj (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=27292)

~AnnA~ 25-05-09 19:27

Zemra-anatomia dhe fiziologjia e saj
 
[FONT=Tahoma][SIZE=2][COLOR=#000000]Funksioni i sistemit qarkullues ėshtė qė tė furnizojė me lėndė ushqyese indet, tė largojė qė andej mbeturinat, tė pėrhapė nxehtėsinė nė periferi, dhe tė shėrbejė si rrugė pėr produktet e sistemit endokrin dhe tė sistemit imun.

Zemra ėshtė pompa. Pėrbėhet nga 4 dhoma, dhe ka 4 valvula. Barkushja e majtė (ventrikuli i majtė) pompon gjak nė qarkullimin sistemik, ku presioni ėshtė rreth 80-120 mm Hg, kurse barkushja e djathtė pompon nė qarkullimin mushkėror, ku presioni ėshtė rreth 8-25 mm Hg. Barkushet janė pompa tė fuqishme me mure tė trasha muskulore, dhe prandaj presioni i gjakut venoz (0-2 mm Hg) nuk arrin t'i tendosė. Veshoret (atrium) janė dhoma me mure tė holla e tė tendosshme, qė shėrbejnė si rezervuarė pėr gjakun venoz, por qė njėkohėsisht mund tė tkurren e ta pompojnė gjakun me njėfarė presioni pėr nė drejtim tė barkusheve.

Nė mėnyrė qė pompa (zemra) tė kryejė funksionin e saj duhet qė (1) muskuli i zemrės tė jetė shėndoshė e mirė; (2) duhet qė sistemi elektrik i zemrės tė koordinojė tkurrjen e veshoreve dhe tė barkusheve; (3) dhe duhet qė muskuli tė furnizohet rregullisht me gjak. Gjatė tkurrjes (sistolės) tė barkushes tė majtė, presioni brenda barkushes natyrisht ėshtė mė i lartė sesa presioni nė aortė. Kjo e pengon qarkullimin e gjakut nė shtratin koronar. Gjithashtu, fillesa e arterieve koronare gjatė sistolės mbyllet nga kuspet e valvulės tė hapur tė aortės. Si rrjedhojė, [B]enėt koronare nuk mund ta furnizojnė me gjak barkushen e majtė gjatė sistolės. Barkushja e majtė furnizohet me gjak vetėm gjatė diastolės [/B]. Nėse diastola shkurtohet, barkushja e majtė ka mė pak kohė pėr t'u furnizuar me gjak.

Valvulat e zemrės duhet tė jenė tė afta tė hapen plotėsisht dhe tė mbyllen plotėsisht. [I]Stenoza[/I] ėshtė ngushtim i vrimės tė valvulės. Mbyllja jo e plotė pėrbėn [I]pamjaftueshmėri[/I] tė valvulės. Pasojė e pamjaftueshmėrisė ėshtė [I]regurgitimi[/I] (rikthimi i gjakut).

Enėt e gjakut duhet tė kryejnė disa funksione. Arteriet duhet tė jenė nė gjendje tė durojnė presione tė larta dhe tė pėrballojnė rrjedhje tė shpejta tė gjakut. Problemi ėshtė se (1) rrjedha e shpejtė e gjakut i merr me vete ca nga qelizat e endotelit tė arterieve, sidomos nė pikat e degėzimeve ku rrjedha bėhet turbulente; dhe (2) presioni i lartė brenda arterieve paraqet probleme pėr furnizimin me gjak tė murit arterial nga vasa vasorum.
Kapilarėt janė enėt mė tė vogla tė gjakut. Funksioni i tyre ėshtė shkėmbimi i lėndėve, lėvizja e lėndėve midis enėve tė gjakut dhe indeve. Qė tė kryejnė kėtė punė, sipėrfaqja totale e gjithė kapilarėve ėshtė shumė e madhe (sipėrfaqja e madhe lehtėson difuzionin). Si pasojė, rrjedha e gjakut nė kapilarė ėshtė e ngadaltė dhe kapilarėve u duhet tė prodhojnė lėndė antikoagulante pėr tė parandaluar trombozėn (rrjedhja e ngadaltė ėshtė njė nga tre faktorėt qė predispozojnė pėr trombozė; 2 tė tjerėt janė dėmtimi i endotelit, dhe rritja e aftėsive koaguluese tė gjakut). Muret e kapilarėve janė shumė tė holla dhe mure tė tilla tė dobėta nuk mund ta pėrballojnė presionin e lartė arterial. Presioni kapilar ėshtė shumė mė i vogėl sesa presioni arterial. Ulja e presionit bėhet e mundur nga arteriolat.
Venat rikthejnė gjakun nė zemėr. Qė tė kryejnė kėtė funksion, venat janė tė pajisura me valvula qė nuk lejojnė kthimin e gjakut mbrapsht. Tkurrja e muskujve tė gjymtyrėve i shtrydh venat dhe e shtyn gjakun drejt qendrės ('pompa muskulore'). Po ashtu, presioni negativ gjatė frymėmarrjes ndihmon kthimin e gjakut pėr nė zemėr.
Nė fund, edhe dy terma tė dobishėm: [I]Pamjaftueshmėria kongjestive[/I] ose [I]kronike[/I] e zemrės (Congestive Heart Failure) ėshtė njė term qė pėrdoret pėr tė pėrshkruar njė sėmundje kronike nė tė cilėn puna e zemrės i duket e pamjaftueshme organeve nė periferi. Tėrėsia e pėrpjekjeve hormonale pėr tė korrigjuar pamjaftueshmėrinė shpie nė kongjestion tė enėve tė gjakut dhe nė keqėsim tė gjendjes tė pėrgjithshme tė organizmit. [I]Pamjaftueshmėria akute e zemrės[/I] (Acute Heart Failure) ėshtė njė term qė pėrdoret pėr tė pėrshkruar situatat nė tė cilat zemra bėhet e paaftė tė pompojė gjak (p.sh. pas kėputjes tė muskulit papilar nė infarktet e murit tė poshtėm). Pamjaftueshmėria akute e ventrikulit tė majtė shpie nė grumbullim tė gjakut nė qarkullimin mushkėror me edemė tė mushkėrive. [I]Astmė kardiake[/I] ėshtė njė term tjetėr qė pėrdoret nė kėtė situatė, sinonim me 'pamjaftueshmėri akute tė zemrės'.[/COLOR][/SIZE][/FONT]


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:48.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.