ANDON ZAKO CAJUPI
[b]Fyell' i bariut[/b]
Bariu, shokė, bariu, kur gjėmon e fryn veriu, ėshtė pėrjashta fatziu, e rreh breshėri dhe shiu! Barinė, shokė, barinė, mos e harroni fatzine, se lė gruan e shtėpinė t'u kullosė bagėtinė. kullotni, moj bagėti, ********************* ti, ti, ti. . . Kullotni, biro, kullotni, kur tė vdes te me kujtoni, Ndjesė pastė! tė mė thoni. Shikoni barin' e gjore: nė diell a nė dėborė, bariu me shkop nė dorė ruan deshtė me kėmborė. Vėshtronje barinė mirė, me tė ngrėn' e me tė pirė, t'u marrė dhėntė pa gdhirė, t'i kullosė me dėshirė, tė rrijė bashkė me to, ******************* to, to, to. Hani, moj bagėti, hani, kur tė vdes do tė mė qani, pėr mua zi do te mbani! |
[b]Besa-besė[/b]
Gjithė vendetė gėzojnė, ti, Shqipėri, pse pushon? Gjithė njerėzit kėndojnė, ti, shqiptar, pse rėnkon? Gjithė duanė lirinė dhe pa tė njeriu s'rron; ti, shqipėtar, Shqipėrinė nė zgjedhė si e duron? Zgjohuni, o shqipėtarė, erdhi dita pėr liri! Zini luftė me barbarė, pėrpiqi pėr Shqipėri! Tė krishter' e myslimanė, tė tėrė njė sua kemi; gegė, toskė, dibranė, gjithė shqipėtarė jemi. Mblidhuni te bėjmė benė, tė gjithė dorė pėr dorė: Tė duamė mėmėdhenė, edhe malet me dėborė. Qė ditėn qė u shkeli robėria dhe gjer sot nukė bėn mė bar Dhėmbeli dhe Tomori qan me lot. Male me krye nė qieli, |
[b]DHEU[/b]
Dheu i gjat' e i gjerė, na jep buk' e na jep verė pėr tė ngrėn' e pėr tė pirė, kush di ta punojė mirė. Si njeri i shtrėnguar, dheu nukė fal gjė kurrė, pa munduar, pa punuar' S'na jep as misėr, as grurė. Do ta punojė njeriu dhe ta vadisė me djersė qė tė hajė buk' i ziu, nga uria tė mos vdesė! Punoni, more tė mjerė, se dhe gjėri nė na mbetė, pas neve vinė tė tjerė, nukė sosetė kjo jetė. |
[b]Fshati im[/b]
Maletė me gurė, fushat me bar shumė, aratė me grurė, mė tutje njė lumė. Fshati pėr karshi me kish' e me varre, rrotull ca shtėpi tė vogėla fare. Ujėtė tė ftohtė, era pun' e madhe, bilbili ia thotė, gratė si sorrkadhe. Burrat nėn hie, lozin, kuvendojnė, pika qė s'u bie, se nga gratė rrojnė! Gratė venė nd'arė, dhe nė vreshta gratė, gruaja korr barė, punon dit' e natė. Gratė nė tė shirė, nė tė vjela gratė, ikinė pa gdhirė, kthenenė me natė. Gruaja pėr burrė digjetė nė diell, punon es'rri kurrė as ditėn e diel. 0 moj shqipėtarkė, qė vet' e nget qetė, edhe drek' e darkė kthehesh e bėn vetė; Moj e mjera grua, C'e do burrė zinė qė ftohet nė krua dhe ti mban shtėpinė!. |
[b]Korriku*)[/b]
Na erdhi korriku prapė, me grurė tė ri, me vapė. Mirė q'erdhr, o korrik, gjithė bota tė ka mik, tė duanė varfėria, se s'vdes njeri nga uria. Korriku, si flak' e drizit, na ngroh palcėn e kurrizit. 0 korrik, o faqezjarr, gjithė lule, gjithė bar, dhe me pemė barrė-barrė, s'dimė ē'tė hamė mė parė. Nė korrik piqen me radhė pjeshkė, mollė, thanė, dardhė; kur afrohet korriku, zė tė piqetė dhe fiku. Nga gjithė pemėt e tjera, fiku na mbiftė te dera, se gjersa ka shporta fiq, gjithė bota janė miq... Me shpresė tė kėtij muaj, punėtor, puno e vuaj, tė punojmė qė tė gjithė, tė mos mbetemi pa drithė, se nė kėtė muaj zoti na kėrren nga tėrė moti. Ata qė kanė punuar, nė kornk janė tė gėzuar, Se nė kėtė deli muaj nuk ka lėmė pa duaj. Vjen korriku, punėtorė, mirrni drapėrin nė dorė, tė korrij kush ka punuar, kush ka mbjell' e ka lėruar. Dilni, dilni nėpėr ara e shihni, ē'ka bėrė fara: shikoni njė koqe gruri, se sa koqe, grurė pruri. Shikoni kallinjt' e verdhė, nė korrik duhenė mbledhė. Shihni, shihni kur fryn era, kallinjtė, lozin si shqerra; me diell, kur fryn veriu, si floriri ndrit kalliu, fusha, ara, palė-palė, duken si deti me valė. Fush' e gjatė, fush' e gjerė, pse mė bėn tė qaj ngaherė?! Me djersėn e varfėrisė gjith' arat e Shqipėrisė vaditen, e gjė s'kėrrejnė, se tė huajt' i rrėmbejnė! Shqipėtari, dėm e kotė, punon gjithnjė pėr botė; arat qė mbjell, ngaherė vjen' e i korrin tė tjerė! 0 korrik, o faqezjarr, je dukur dhe luftėtar: nė Francė, kush nuk e di, u ngre vėndi pėr liri; nė korik lufta u zu, u bė gjaku gjer nė gju... kryengritjet q'u bėnė, prej korriku janė zėnė; se zjarrė qė ndez korriku, nuk' e shuan dot armiku; se dielli ėshtė i ngrohtė, ndez gjakun nė gjithė botė. Gjaku i trimit vėrtetė pėr liri ndizetė vetė, gjaku yt, o shqipėtar, s'tė ndizet as nė behar! Tė ndeztė vap' e korrikut, t'i biesh nė kok' armikut! * |
[b]Ku kemi lere[/b]
Ne c'vend kemi lere? Ku na bejne ndere? --Ne Shqiperi. Po njeriu vete, cile do ne jete? --Do vend' e tij. Ku i duket balta m'e e embel se mjalta? --Ne vend te tij. Ku munt te gezoje dhe me nder te rroje? --Ne Shqiperi. Perse te punoje dhe te lakemoje? --Per vend' e tij. |
[b]Punėrat e Perėndisė[/b]
Zot i math e i vėrtete, ēdo pun' e ke bėrė vetė; bėre qiejtė dhe denė, bėre yjtė dhe dhenė, bėre diellin' me dritė, bėre nat, e bėre ditė, bėre erėnė dhe retė, bėre pemėtė me fletė, bėre hėnėzėn me yje, bėre fusha, male, pyje, bėre zogjtė, qė kėndojnė dhe lulet qė lulezojnė, bėre dimėr' e beharė, bėre kuaj e gomarė, bėre misėr edhe grurė, po mė shumė bėre gurė. Si bėre kaqė tė mira, bėre dhe shumė egėrsira: bėre arinė dhe derrė, bėre... po ē'nukė ke bėrė? Bėre botėnė tė tėrė, bėre dhe djallė me brirė! Ēdo pun' e ke bėrė mirė, po njė gjė bėre pa mėnde dhe prishe punėn tėnde: Kur bėre derr' dhe arinė, Ē'deshe qė bėre Turqinė? Se tė mos qenkej kjo farė, bota do tė vinte mbarė, dhe do tė lulėzonte, Shqipėria do t'gėzonte. * |
[b]Roberia[/b]
E dashura memedhe, te dua dhe kshtu si je! Po kur te te shoh te lire do te te dua me mire. Qani pyje, fusha, gure, qani male me debore! Shqiperia mbet e gjore dhe nuke sheh drite kurre; nje mjegull e keq e shkrete e ka mbuluar perjete! Nje gazep, nje erresire, vetetit edhe gjemon! Rrojme me zemer te ngrire, nga frika kerkush sgézon! Njerzit kurre skendojne dhe bilbilete vajtojne! Qiameti, shkretetira! Zogu vete ze folene, njeriu le memedhene, se mbreteron egersira! Per Shqiperi desherojme se ne vend te huaj rrojme. Roberine si duron, o moj Shqiperi e mjere? Shpetove vende te tjere, vete nen zgjedhe rron! Shqipetare beni bene te leftoni per atdhene. E dashura memedhe, te dua dhe keshtu si je! Po kur te te shoh te lire, do te te dua me mire! |
[b]Shqipetar![/b]
Shqiperin' e mori turku, i vu zjarr! Shqipetar, mos rri, po duku, shqipetar! Mjaft punove per te tjere, o fatkeq! Kujto vendin tek ke lere dhe tek heq. Te ka bere perendia luftetar, si s'te lodhi roberia, shqipetar! Erdhi dita te ngresh koke, te kerkosh lirine, bashke me shoke te leftosh! Mos beni si keni bere gjer me dje, por te leftoni te tere per Atdhe. Peseqind vjet kemi rruar me pahir, Lidhure me kemn' e duar me zinxhir!... Myslyman' e te krishtere jemi keq! Te ngrihemi qe te tere, djem e pleq! Te ngrihemi te deftojme trimeri; ja te vdesim ja te rrojme per liri! O moj Shqiperiz' e dashur, memedhe, Te shoh me buze te plasur, si me sheh. U shkretove anembane, Shqiperi, se shqiptaret s'kane dashuri. Gjithe djemte qe ke qare dhe mban zi, per Morene jane vrare, per Turqi! Zhvish rrobat e roberise, memedhe, vish armet e trimerise se ke ne! |
[b]Sulltani[/b]
Jam sulltan, mbret i vertete, shok té tjere skam ne jete; gjaketor e zemerderr, nga frika me bejne nder! Dola nga fund i Azise si rrebesh i perendise: Vrava, preva e shkretova, boten me gjak e mbulova!) Kur zotova Anadolle, erdha mora dhe Stambolle, njerezit i shkova ne thike, dhe, kush mbeti, rron me frike!... Jam i keq si egersire, te urtet jane te mire, dua te quhem i marre, po puna te veje bare. Thera greker e bullgare, thera ermenet e mjere, thera sa munda te tjere! Egersire si ariu, *me fytyre si njeriu, me dergoi perendia, qe te vuaj njerezia! Evropa qe me shikon, te me beje gje sguxon, se ka mejtime te tjera... Prisha, vrava, preva, hera! Bera.. po cnuke kam bere? Prisha botene te tere! Mysliman e te krishtere Kam derguar nate jete, me teper se cvdiqne vete! Jam i zoti, rroj me palle, sdua te shoh njerez te gjalle! Nat e dite gjak kerkoj, pa pire gjak smunt te rroj! Dhe tani qu beshe plak, nuke munt te fryhem gjak! Ata qe kam nene zgjedhe, te mundije tok ti mbledhe, me dore time ti vrase, te pije gjakn e rajase! Pse su be nga perendia me nje koke njerezia, qe ta prese menjehere, te mos mbeteshin te tjere! Te mbetej dheu i shkrete, se doje te rroje vete: me egersira te rroje, pa frike tc mbreteroje, se me duan e i dua, jemi nje gjak e nje sua! Slash njeri pa te keq! Gra e burra, djem e pleq, dridhene kur me kujtojne: memate me mallekojne, me mallekojne te vete edhe qajne dit e nate! Qajne! Po kush nuke qa? Qajne burra, qajne gra, qajne malete per pyje, qajne fushate per lule!... Kudo shkela u tha bari, cla pushka e dogji zjarri!... Egersire si ariu, hengra dhe mish njeriu! Si kam dashur kam punuar, pse nuke jam i gezuar? I lig jam, te liga dua, nga kush me vjen frike mua? Nuke di se ckam i ziu, nga frika gjaku me ngriu... Me punera qe kam bere, me duken armiq te tere, mysliman e te krishtere; sa dhe trimat shqipetare zun e me punojne varre! Humba Moren e Vllahine, Bullgarine me Serbine. Bosnjene me Mal e Zi, Gjiritne me Thesali. Keshe kombn e Shqiperise, direk i gjithe Turqise; pse sme priti sa te vdese pa te me dil i pabese! Me Shqiperi te leftonem, kam frike mos turperonem; kam frike nga Skenderbeu mos dale prape nga dheu!... Se cmendoj, a cjam i marri! Sme ben dot gje shqipetari dhe sa te jem vet i gjalle, nga zgjedha ska per te dale. Pas meje ne kete jete, guri mbi gure mos mbete! * |
[b]Baba Tomori[/b]
Baba-Tomor, kish e Shqiperise, mal i larte, fron i perendise, tek ti vinin njerezit qe moti per te msuar se curdheron zoti... Tek te lutem dhe u duk e qare te msoj qthot dhe per shqipetare. Kane qene trima te levduar dhe ne lufte sjane turperuar, qene trima dhé memedhetare, besa, feja si kishne dhe ndare, Shkonin jeten me pucke ne dore, Donin shqipen, sqene tradhetore, lulezonte gjithe Shqiperia, se skish shkelur si sot roberia, gra e burra donin Shqiperine, djem e cupa kendonin Lirine. Sot qysh gjendet komb i Shqiperise! I permbysur nga zgjedh e Turqise, shqipetaret, si dhe bagetia, zbathur, zhveshur vdesen nga uria! Shqipetaret? Sot ska shqipetare, turku, greku na kane perndare! Prifti, hoxha, kisha dhe xhamia, Na genjejne... U prish Shqiperia... Mal i larte, me krye ne diell, fron i zotit qeshte mbret ne qiell, Baba Tomor, o mal i uruar, ckane ngjare, gjithe ckane shkuar, i di vete, sdubet te ti themi; Cdo te ngjajne, te lutem rrefemi, Sot e tutje, cthote perendia? Do te heqe shume Shqiperia? cfaj ka bere, cgjynahe paguan? Nga Turqia te tere shpetuan: Greku, serbi, velau, bullgari, nene zgjedhe mbeti shqipetari cthote zoti per kombine tone, do ta lere pene sulltan qene? Na shkretoi, na preu, na griu, na cnderoi dhe gjakne na piu, na mundoi, shpirtin na nxori!!1 Fshiu lotet dhe me tha Tomori: 0 shqipetaret e gjore, Ndegjoni Baba-Tomore: Kombi tuaj svete mbare se beset u kane ndare. Besa e bashkon njérine: Ju pse e ndani perendine? Si ungjilli dhe kurani: nuke na dihete fundi; me qiejte mos u mbani se nuke mbahen gjikundi. Te krishter e myslimane gjithe nje perendi kane; ini nje gjak, mor te ngere, se nde nje vend kini lere. Ini gjithe shqipetare, sini greker a tartare, hiqni dore nga rreziku, shihi se cpunon armiku i pabesi dhe i ligu. Mblidhuni te béni bene, te kujtoni Skenderbene, te duani Memedhene, te mos e lini te shkrete... Ngrihi ta shpetoni vete, se u ndin zot i vertete, mos e peshoni Turqine, mos e besoni Morene te duani perendine; te duani Memedhene Erdhi dita te leftojme per lirin e Shqiperise; ja te vdesim, ja te rrojme si burrat e trimerise. |
[b]Trim i Shqiperise[/b]
Kush ka qene trim nje here? Aleksandr i Math i vjere, Pirrua me shoke te tjere ne Shqiperi kane lere, Po nga te gjithe mi zoti, Skenderbeu Kastrioti. 0 mbret i dashur, ku je? Ku je, more Skenderbe? Si duron ti nene dhe? Nuke te vjen keq per ne? Qe ditdné, qé 'na le, vendi yn u be raje)... Te lutemi dit e nate, nate jete ku ke vate, dergona shprese e urate te mos rrojeme si grate... Te ngrihemi te leftojme, Turqit ti debojme, Shqiperine ta shpetojme Dhe lir' e me nder te rrojme. |
[b]Varferia dhe liria[/b]
Jam i varfėr, po i lire, ndaj* mė pėlqen* varfėria; kush do tė rrojė mė mirė, s'urdhėron dot veten e tia. Mbreti, sikur tė mė thotė: «Hajde nė pallat me mua, tė gėzosh dhe ti nė botė^, do t'i them: «Zot, nukė dua; pėr tė ngrėn' e pėr tė pirė nukė mund tė shes lirinė; i varferi rron mė mirė s'ai qė do madhėrinė. S'mė duhet ergjėndi mua, dua lirine dhe ndere, dua te bej si te dua, jo si te duan te tjere. Kush mund e ben si do vete, ben si thote Perendia, nuke ka ne kete jete gje m'e vyer se liria. |
[b]Naim Frasheri[/b]
Vdiq Naimi, vdiq Naimi, moj e mjera Shqiperi! Mendjelarti, zemertrimi, vjershetori si ai! Vdiq Naimi, po vajtoni shqipetarka, shqipetare! Naimne kur ta kujtoni, mos pushoni duke qare! .................................. Vdiq Naimi, gjithč thone, qani turq, qani kaure! Bilbil i gjuhese tone sdo te degjohet me kurre! Vdiq Naimi, qe kendoi trimerine, Skenderbene, vdiq Naimi, qe levdoi dhe nderoi memedhene! Vdiq Naimi, po cte gjeti, o moj Shqiperi e mjere! Vdiq Naimi, po kush mbeti? Si Naimi ska te tjeve. Vdiq Naimi! Vdekj e shkrete, pse more te tille burre? I ndrite shpirti per jete, mos i vdekte nami kurre! |
[b]ATDHEU DHE DASHURIA [/b]
Vitua nje pun' e madhe, e bukur si sorkadhe, nga gjithe shoqet shquan dhe gjithe trimat e duan. Per te tille bukuri kush nuke ka dashuri? Nje dite qe vij ne krua, duke ecure mbi thua, poqi njč turk, trim te marre tjeter here se kish pare. Rrobate qe kish, i ndrinin dhe armet i vetetinin! Kur shtiu syt e e pa: «Vito, te dua! i tha. Vito, do te te marr grua!» Uitua u turperua, po me shum u hidherua dhe iu pergjegj: «Sje per mua, se unje tjetere dua, jemi nje bes e nje sua; po merre fjalene prape dhe shko ketej me vrape!» Kush eshte me trim se mua, qe do te te marre grua? Ai qe jam vluare (fejuar) dhe per te martuare; eshte trim sa sgjendete, i mire sa sbenete; ish vet i trete vella, kush ka qene si ata? Trima sa si zinte plumbi, njeri vdiq, i dyti humbi. Jorgjin e la perendia shprese per memen e tia; eshte i vetem e jetim, i dashur i shpirtit tim, dhe nga te tere me trim, perdor pallen e hanxhare, eshte i zoti te me marre! Ndaj, té lutem, mos me nga, te mos biesh ne hata, se shejtani pune ska!» Turku me te tilla fjale, qiti te shkretene palle, nga inati u verdhua dhe thirri posi dragua: «Neshte mi zoti nga une, le te me dale ketune, ne me munte, besa-bese. Burri yt po le te jete, ne dergofsha nate jete, dije, do te te marr vete!» Vitua shumu frikua, lot i vinine si krua, dhe me shtepi, duke qare, rrefeu qi kishte ngjave. Po Jorgji, kur e degjoi, veshi armete dhe shkoi, u ngjit malite perpjete ashtu si ngjitene rete, dhe me zi te madh si shkembi po therret, sa tundet vendi: «Kush esht ai qu levdua, qe do te mundet me mua?» Me ze te math, si gjemimi, iu pergjegj ahere trimi.) «Une jam ai qe shtie dhe plumbi dem nuk bie. U jam ai qe kam vrare bejlere dhe pashallare, dhe kaure, mije vete, kam derguar nate jete! Dhe do te trembem tani nga nje fusharak si ti? Tani do ta shoq dhe vete kush eshte trim i vertete... Keto thosh turku dhe vinte, po dhe Jorgua e printe; hodhi armété perdheze dhe zuri te sgjeshe brezč, qe kish qepur Vitua vete, Si fustan e fermelete. Kur e kujtoi, u shemb, mos pandehni se u tremb, beri kryqn e fshiu lote: «Jam azer!» hidhet e thote, edhe me dore nje thike ju vcrsul turkut pa frike. Trimi rrembeu hanxhare dhe po hidhej si i marre, Fryjti era, nga rrembimi leshon flokatene trimi, Atje ku qe afčruar, me gjoks hapet leshetuar, ju duk, ne gryke te tij, varture nje hajmali. Jorgji, kur pa najmaline, syte permbi te i ngrine. Dale, tha, ashtu me rruash, pa leftojme kur tč duash, po, ne beson perendine, kush ta fali hajmaline? Nenia ne foshnjeri ma vari per mbaresi, po cte duhet kjo pune? Nje te tille kam dhe une! Shiko! Nena ma ka fale dhe mua, kur jesha djale! Te dy trimat hapne gjite dhe shikonin hajmalite qepur me pe te florinjte, si njera, si tjetera, te dya te vjetera; pérbrenda, pshelur') me karte, (mbeshtjelle) gjetén nga nje kryq te arte! Mbeten te mahniture dhe si te goditure! te tille pune, kur pane, u pushtuan dhe rane, Dhe te dy nje fjale thane: «Te kam vella, mor i mjere, nga njč bark paskemi lere! Jemi nje fis e n,je fare, jemi te dy shqipetare, po besa na paska ndaré, Sa na beri pér tč vrare! Sot qii dime vetčhene, duhet te bejme bene te duam memedhene. Tani te marreme male, te leftojme per lirine, te mos kthehemi te gjalle pa shpetuar Shqiperine! Tani Viton ta harrojme, me Turqine te leftojme, ta dergojme nga ka ardhe, te shome dite te bardhe.» * |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:59. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.