Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Kultura kombėtare (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=129)
-   -   “Nė fillim na sabotuan, pastaj edhe na vran" (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=33547)

natyra 17-10-12 02:21

“Nė fillim na sabotuan, pastaj edhe na vran"
 
“Nė fillim na sabotuan, pastaj edhe na vranė”
Bota Sot | 16.10.2012 18:57

[url]http://images.botasot.info/uploads/largea_adelina-ne-foltore1350406639.jpg[/url]


Ahmet Krasniqi krenohej me ushtrinė qė kishte krijuar, por edhe me evitimin e luftės vėllavrasėse, edhe pse pėr evitimin e saj u bė vetė kurban.
Aktivitetet nderuese dhe pėrkujtuese pėr kolonel Ahmet Krasniqin – ish ministėr i mbrojtjes nė Qeverinė e Republikės sė Kosovės (nė ekzil), tė cilat filluan dhe u organizuan nga veprimtarėt e LDK-sė nė Gjermani, qė nga 21 shtatori i kėtij viti, pikėrisht nė 14 vjetorin e vrasjes sė tij, u pėrmbyllėn me njė Akademi Pėrkujtimore, qė u mbajt kėto ditė nė Ludvigsburg tė Landit tė Baden Vurtembergut.
Aty ishin tubuar mėrgimtarė e veprimtarė nga tė katėr anėt e Gjermanisė por edhe nga Zvicra, Franca e Austria, ku nuk mungonin edhe familjarė tė shumtė tė familjeve tė dėshmorėve e luftėtarė tė orėve tė para, bashkėpunėtorė tė Ministrit tė Mbrojtjes si dhe luftėtarė tė kolonelit e oficerė tė lartė tė kėtij organizimi, tė cilėt evokuan kujtimet e tyre si pjesėn mė tė veēantė tė pėrjetimeve ushtarake kur tė rreshtuar nėn urdhrat e tij po ushqenin deri nė sakrificė, detyrėn dhe obligimin e tyre pėr tė ēliruar atdheun.
Nderim tė veēantė kėtij shėnimi i dhanė me praninė e tyre sidomos ish zėvendėsministri i Mbrojtjes, Agim Mehmeti, kryetari i degės sė LDK-sė pėr Gjermani Qazim Bajgoraliu, kryetari i degės sė LDK-sė pėr Zvicėr Haki Latifi, krijues, publicistė e gazetarė tė shumtė si dhe kėngėtarja mė e popullarizuar e trojeve tona Adelina Ismajli, e cila pėr herė tė parė do tė merr pjesė nė njė eveniment tė tillė nderues nė Gjermani, si e ftuar e veēantė nga organizatori.


(Tekstin e plotė mund ta lexoni tė mėrkurėn nė publikimin e shtypur tė gazetės kombėtare “Bota sot” botimi i Diasporės – Perėndimit)

Abonohuni nė gazetėn “Bota sot”. Mundėsitė e abonimit janė nė Zvicėr e Gjermani.

Bona-us 17-10-12 07:42

Titulli: “Nė fillim na sabotuan, pastaj edhe na vran"
 
A do te marrin pjese edhe bashkeshortja dhe femijet e te ndjerit kolonel Ahmet Krasniqi?


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:43.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.