Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-06-07, 23:12   #18
Gurbardhi
 
Anėtarėsuar: 29-05-06
Postime: 35
Gurbardhi i vlerėsuar jo keq
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Linka_pz
Kenga III


Ish te mbremja e shen Merise.
Vashat kishin lene lodrat
E te dyert kuvendonin,
se nuk qene ne shtepi
eterit e vrenjtur.
Kudo niste nje nxitim:
ndaheshin ar e kandile,
tek ne pritej nata.
Bija madheshtore zonjash
perdorez do luanin
me te nderem bij bujaresh.
ashtu si engjejt ne qiell,
me te mir` nga njerezit,
bejne vec harene e tyre.
Dola ne Rodh e , te kopshti,
ku po frushullonte elbi,
eca nen ullinjte.
Posht` te kroi, me kater vasha,
me te bardhe cip kreit,
erdh e bije e Kollogrese.
Dukeshin kallez te pjekur.
Vajza : -Fatmirosh ai qe na del,

mbi Rodhen fushamir
si vantilje Arberit!
Fanemir ajo kopilje
ka e jema e puthurez,,
ce te kragu t`i pushonj!
Ka te niset e magjepsur?
Ka vorea si dejti,
o ka e bardha mjezedit?

Mbi Rodhen e gjetheruar
si flamur i Arberit!
Fatmiroshe ajo cupe ,
qe, e puthur nga e ema,
do pushoje n`at krah!
Nga do niset, e magjepsur?
Nga veriu si deti,
Apo nga e bardha Juge?
Keto vargjet qe i bera me te zeze dalluese nuk i takojne Kenges III ,po origjinalit,Kangjelit III.


Pjesa tjeter,nen te,eshte vazhdimi i Kenges III.
Qe te dyja,origjinali(Kangjeli III) dhe pershtatja ne shqipen e sotme(Kenga III) duken si me poshte:



Kangjeli III

Ish e mbreme shen Meris
e vashat ljeshuame
ka te bridhurit, nder dier
fjisin, se nde vateret
s`in te jaterat e vreret.
Paru e zej nj`anankasi:
Ndaheshin ar e ljiner,
pritej nata tek na.
Gavnare bilja zonjash
Te ljuajin te perdorme
me te nderem bilj buljari.
Engjeljit ashtu nder qiell,
me te mire se njerezit,
mbanjen vece garen e tire,
Dolla u Rodh e kopshtin
Paru eljpit e perflushur,
ecia per nden ullinjet.
Posht te kroi, me kater vasha,
me te bardh sqepe nder kriet,
erth`e bilje Kollogres.
Dukeshin kallez te karpisur.
Vajza : - Fanemir kush na duall?


mbi Rodhen fushamir
si vantilje Arberit!
Fanemir ajo kopilje
ka e jema e puthurez,,
ce te kragu t`i pushonj!
Ka te niset e magjepsur?
Ka vorea si dejti,
o ka e bardha mjezedit?





Kenga III


Ish te mbremja e shen Merise.
Vashat kishin lene lodrat
E te dyert kuvendonin,
se nuk qene ne shtepi
eterit e vrenjtur.
Kudo niste nje nxitim:
ndaheshin ar e kandile,
tek ne pritej nata.
Bija madheshtore zonjash
perdorez do luanin
me te nderem bij bujaresh.
ashtu si engjejt ne qiell,
me te mir` nga njerezit,
bejne vec harene e tyre.
Dola ne Rodh e , te kopshti,
ku po frushullonte elbi,
eca nen ullinjte.
Posht` te kroi, me kater vasha,
me te bardhe cip kreit,
erdh e bije e Kollogrese.
Dukeshin kallez te pjekur.
Vajza : -Fatmirosh ai qe na del,

mbi Rodhen e gjetheruar
si flamur i Arberit!
Fatmiroshe ajo cupe ,
qe, e puthur nga e ema,
do pushoje n`at krah!
Nga do niset, e magjepsur?
Nga veriu si deti,
apo nga e bardha Juge?
Gurbardhi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė