Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-07-07, 18:28   #5
lyra2
 
Anėtarėsuar: 28-04-07
Vendndodhja: Aty ku e kam vendin...
Postime: 6,243
lyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Origjina, Shkëlqimi dhe Rënia e Chichen Itza-s

Një nga peridhat që pak a shumë njihet sot si zanafillë e disa fiseve Maja në Gadishullin Yucatan, mendohet ti përkasë periudhes 500 dhe 325 para Krishtit. Këtë fakt na e jep fshati (dikur qytet) që akoma ruhet disi i gjallë në këtë gadishull dhe thirret Old Chichen (Çiçeni i Vjeter). Në këtë fshat tërë kasollet janë prej balte të pjekur ose prej druri dhe aty ruhet fare pak qeramikë e kohës së shkëlqimit të Old Chichen. Është kjo qeramikë që jep datat e më sipërme për zanafillën e këtij fshati, ish-qytet. Fshatarët e këtij fshati kanë evuluar shumë nga ajo kohë e lashtë siç evulojnë tërë kombet. Megjithese ana e tyre sociale dhe jetesa e tyre është e ndryshme sot, etnografia e popullit Maja në Gadishullin Yucatan ruan aspekte te shkëlqimit të së kaluarës së lavdishme dhe flet pë një kulturë të lashtë shumë të zhvilluar.

Old Chichen ka kaluar disa periudha të rëndësishme në jetën e vet. Periudha e parë është quajtur periudha Teokratike që për qeveritarë qytetarët kanë patur priftërinjtë e asaj kohe të cilët adhuronin Perëndinë Chaac (Ka-ak). Ky fshat mendohet të këtë qënë qytet i zhvilluar dhe të jetë thirrur në atë kohë Uuj-yab-nal! pikerisht thirrej kështu pasi qyteti gjëndet afër disa cenotes prej të cilave ujë nxirret nga poshtë lartë (si në pus.) Çudi sa përkon me fjalët shqipe, Ujë- jap-naltë !!

Ka qenë fisi Itza që asimiloi më von kulturën e Old Chichen. Itza në atë kohë e kishte qëndrën atje ku sot është Laguna Bacalar. Ajo do të rritej e forcohej me njerëz të erdhur nga Chichen dhe mendohet që ka ekzistuarë para Old Chichen, që nga viti 900 para Krishtit. Kjo është dhe arësyeja që sot kjo qëndër ose me mirë kryeqënder e fiseve Maja në Amerikën Qëndrore njihet me emërin Chichen Itza, nga bashkimi ose asimilimi i Chichen-es nga Itza. Fisnikët e këtij qyteti të lashtë Maja patën krijuarë një ushtri të rregullt (mund të ketë qënë ushtria e parë në Amerikë.) Këta pushtuan të gjitha qytetet e tjera të fiseve maja duke e shëndrruar shtetin e tyre në një perandori (deri më sot kjo ka qënë krejt e panjohur) e cila, siç e thashë më lart ka qënë shtrirë në vëndet ku sot ndodhen pesë shtete të Amerikës Qëndrore; Uruguaj, Peruja, Salvadori, Panamaja dhe Meksika. Chichen Itza njohu kështu lulezimin e saj duke u bërë Kryeqytet i tërë fisve Maja. Fuqia e saj qëndronte tek një ushtri e madhe, tek tregëtia e madhe dhe tek prifterinjtë e mëdhenj udhëheqës. Fisi i Itzave ngriti kultin e Kukulkan-it (gjarpërit puplan) të cilin e kthyenë në Perëndi dhe i luteshin e faleshin duke e adhuruar. Kush gjente një lëkurë gjarpëri puplan (me pupla) shpallej automatikisht i shenjtë! Ata lekurën e gjarpërit e ruanin si gjënë më të shenjtë pasi ata mendonin se kjo lëkurë largon të keqen, largon magjinë, largon fatkeqësinë. (Këte traditë e ka edhe populli ynë.) Një rit tjetër i tyre ishte dhe prerja e kokës dhe grumbullimi i kafkave në një vënd që quhet Tzompantli. Atje ruhen edhe sot e kësaj dite me qindra kafka të gdhëndura në gurët e mureve të saj rrethuese. Thuhet se kafkat që janë gdhëndur në basoreliev janë origjinale me kafkat e armiqëve të kapur rob në luftë dhe të burgosurëve itzianë në Itza-n e lashtë të cilëve ju është prerë koka. Duhet rithënë se besimi i tyre ishte, po të pritej koka, dilte nga trupi një trup i ri së bashku me shpirtin. Kjo qe arësueja që në këtë fis dënimi me vdekje qe vetëm me prerje koke. Ata arsyetonin pak a shumë kështu, ashtu si gjarpëri çan lëkurën e kokës për të dalë i ri prej andej, ashtu jemi dhe ne!

Nga ky besim ata ndërtuan gjithëçka të dyzuar.

Nga shoqëruesi meksikan Ugo, mësuamë se edhe të gjitha piramidat kanë nga brënda nga një piramidë të ngjashme me atë që duket nga jashtë.

Militarizmi i skajshëm i Itza-s ka bërë qe të zhduken gjurmët e shumë kulturave të fiseve të tjera Maja në Yucatan dhe të lulëzoi vetëm kultura Itza.
__________________
...
lyra2 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė