Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-07-07, 19:31   #6
lyra2
 
Anėtarėsuar: 28-04-07
Vendndodhja: Aty ku e kam vendin...
Postime: 6,243
lyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Platforma e KAFKAVE & Tzompantli-MISTER


Sot gurët e platformës janë gri në të bardhë por në kohën e ndërtimit te saj, na thotë z. Ugo, gurët kanë qënë të lyer me bojë të kuqe për te simbolizuar gjakun armik të derdhur aty.

Në fushën që sot shtrihet për krah platformës Tzompantli, gjendet një fushë e rrethuar nga mure të lartë ku bënin ndeshje gladiatorët. Ndryshe nga gladiatorët e Romës këtu ndesheshin Fisnikët e fiseve Maja. Në shkallët e dy krahëve që formojnë një si amfitheatër, qëndronin përkatësisht fiset e fisnikëve të ndarë secili në një krah.

E veçanta e kësaj fushe që është pak më e madhe se një fushë futbolli, është jehona e cila përsëritet shtatë herë! Kjo është një mrekulli që deri më sot askush nuk ka mundur ta shpjegoi. Provova të përplas duart fuqishem dhe dëgjova jehonën e saj në shtatë përplasje duarsh! Kjo gjë do ti ketë dhënë një bukuri të madhe përplasjes së shpatave në dyluftim pasi jehona e tyre kthehej në një melodi të këndëshme për spektatorët. Vallë çfar mjeshterie magjike ndërtimi kanë përdorur ata për të realizuar këtë oshëtimë të ëmbël të jehonës së shtatëfishuar?!
Përgjatë shkallëve të amfiteatrit dhe përgjate murevë të Platformës Tzompantli, shtrihën gjarpërinj të gdhendur në gur, me gojë dhe dhëmbë hapur, gati për sulm. Në fakt janë gati për të ndërruar lëkurën.

Një mrekulli tjetër e fushës ku ndesheshin gladiatorët eshte sepse aty, megjithëse është tokë e butë (dhè), kurrë nuk ka mbirë bar! Z. Ugo do të thoshte se, "Në vëndin ku derdhet gjak njeriu, bari dhe pema nuk mbijnë kurrë!!

Mundohem të kaloj muret dhe të hyj brënda në "depon" e kafkave për të parë se çfar ka atje me qëllim që të kem ç'far t'ju tregoj miqeve te mij në shqiptarë që nuk kanë qënë në këtë vënd, por Ugo më ndalon duke më thënë, "Shiko tabelat që thonë se është krejtësisht e ndaluar të shkosh mbrapa këtyre mureve!" E pyes pse dhe ai me shpejgon se, "Që kur vdiq një arkeolog me punëtorin e tij, aty nuk lejohet të hyjë njeri! Për këtë arsye muret janë ngritur më lart dhe pltaforma është rrethuar me gardh e jane vënë shënja që ndalojnë depërtimin. Askush nuk e di se çfar fshihet prapa këtyre mureve pasi edhe muratorët që bënë murin shtesë thonë se është nje mur i brëndshëm që pengon të shohësh brënda!!"
Yucatan është një nga vëndet që ka më shumë se ç'do vënd tjetër në botë kështjella, piramida, pallate, karakole, platforma, amfitheatre, fusha sporti (që quheshin Oborre Lodrash), tempuj, tregje, puse të shenjtë (Cenotes), observatorë, banja me avull, etj. të cilat qëndrojnë edhe sot në gjëndje relativisht të mirë. Duhet thënë se në këtë vend mendohet që të ketë akoma më shumë objekte të tjera arkeologjike të pazbuluara.

Ndërsa kaloja mespërmes gjithë atyre objekteve arkollogjike dhe gërmadhava që shtriheshin në një sipërfaqe saç është sot Voskopoja jonë, mu kujtua ky qytet i cili megjithëse i djegur e shkatërruar tre herë, ruan akoma në gjëndje të mirë disa objekte të lulëzimit të tij për të na treguar se kush ka qënë Voskopja (Voskopole). Në Voskopojë janë 6 kisha, disa pallate të vjetër, banja të rrënuara që mezi dallohen, një tempull në qendër dhe shumë, shumë gërmadha guri sa me to mund të ndërtosh një qytet të madh prej guri.

Në Voskopojë pas ç'do djegie të saj, voskopojarët u larguan në shumë drejtime si në Korçë, Follorinë, Janinë, Shpat të Elbasanit, Vienë të Austrisë e gjetkë dhe vendin e tyre e zunë çobanët e malit dhe vllehët të cilët gjetën strehim të gatshëm dhe të sigurtë për bagetinë e tyre e më pas me gurët e gërmadhave ata rindertuanë shtëpitë e tyre.
Në Yucatan u dyndën fise të tjera nga jugu dhe nga veriu, aty erdhen fise si Putunët, Uksmalët, Kokomët, Majapanët, etj. të cilët sollen kulturën e tyre. Ata shtuanë shumë ndërtesat dhe fuqinë për të bërë tempuj e kështjella. Yucatan-i erdhi dhe u bë kështu qëndra më e populluar e lashtësisë dhe kryeqëndra e saj u bë, siç e thashë më lart, Chichen Itza. Qëndra të tjera ishin; Tulum, Cancun, Ek' Balam, Coba, Uxmal, Dzibilchaltun, etj.

Deri në vitin 1185 fiset maja jetuanë në paqe me njëri tjetrin, në këtë vit filloi një luftë e Kokom-ve kundër Itza-ve që përfundoi me fitoren e të parëve, pastaj pasoi një paqe që nuk do të shkonte shumë larg.

Aty nga shekulli i XV plasi një luftë e përgjithëshme e brëndshme midis të gjitha fiseve e cila shkatërroi gjithëçka dhe e bëri vëndin germadhë. Ata që ngelën gjallë u shpërngulën për në vënde më të sigurta, në brëndësi të gadishullit, siç jane Quintana dhe Campeche si dhe akoma më tutje për në drejtim të Meksikës Kontinentale apo për në vënde më të largëta nga ku kishin edhur stërgjyshët e tyre.

Në shekujt që pasuanë, ndërtimet që u shpëtuanë djegieve dhe shkaterrimeve i mbuloi pluhri, llumi i vërshimeve të ujrave freatike (nëntoksore) dhe harresa. U harrua dhe historia e tyre. Gjithëçka që fliste për historinë e kulturën e fiseve Maja u duk se u fshih nga faqja e dheut. Vetëm në shekullin e XIX, arkeologë të guximshëm të cilët kishin dëgjuar gojëdhëna për fiset Maja, ndërmorën kërkime arkeologjike në vëndet ku mendohej se ata kishin qytetruar. Filloi kështu gjetja dhe restaurimi i qëndrave urbane të lashtësisë së popullit Maja. Fantazia e gojdhënave u bë realitet, qëndra të vëndbanimeve të fisve Maja u zbuluan njëra pas tjetrës duke nxjerrë në dritë një kulturë plot mistere që të le me gojë hapur. U riçfaq para epokes së sotme madhështia e nje qytetrimi që është për tu admiruar dhe mësuar.

Gjetja arkeologjike e fundit është një tempull në Chichen Itza në fillim të shekullit 21. Kërkimet vazhdojnë dhe vlerësimi për këtë qëndër të madhe arkeologjike vjen duke u rritur nga dita në ditë.

Piramida Kukulkan

Një nga ndërtimet më të bukura dhe më tërheqëse të fiseve Maja është padyshim Piramida Kukulcan në Chichen Itza. Kjo ndërtesë eshte një mrekulli dhe mister për shkencëtarët e sotëm. Një nga më të bukurat dhe më të rëndësishmet ndërtime të kulturës së popullit Maja të quajtur Cocom (Kokom)në kohën e Mayapan-ve (Majapan-ve).

Kukulkan është një piramidë me katër faqe dhe në kulmin e saj ka një ndërtesë tempulli katërkëndësh. Lartësia e saj është 26 jard, platforma katërkëndëshe e saj ka një sipërfaqe prej 61 jard, ka 9 breza katesh që vijnë duke u ngushtuar në majë të cilat përfaqësojnë nëntë rrethet e ferrit që besonin fiset Maja. Në të katër faqet e piramidës janë katër shkallë që ngjiten nga toka në majën e saj dhe që kanë se toku 364 shkallë, pra nga 91 shkallë secila dhe një që është platforma për të katërta shkallët dhe së bashku përbëjnë shifrën 365. Shkalla e veriut, anash ka dy gjarperinj guri (kollona guri) që janë gdhëndur shumë bukur. Në hyrjen kryesore gjendet një maskë e zotit Chaac (Ka-ak). Tempulli ka një dritare që sheh në drejtim të perëndimit, lindjes dhe jugut, pse? Sepse është hapsira që perëndon djelli në ekuinokset dhe solsticet gjatë stinëve të vitit. Çatia është në formë harku dhe e zbukuruar me një figurë që është perëndia e erës (Quetzalcoatl). Brënda tempullit gjendet një punim i bukur në gur i një Jaguari i cili (për ata që nuk e njohin) është një mace e madhe e egër si panterë por qe shpesh ka lekurë si të tigrit dhe konfondohet me të. Gjendet në Amerikën Qëndrore. Çfar mund të tregoi ky simbol? Është akoma një mister.

Të gjitha shkallët mbarojnë në kulmin e piramidës dhe në fundin e tyre kanë koka të perëndise Chac Mool (Kak Mo-ol). Se çfar përfaqëson kjo perëndi për fiset Maja, akoma askush nuk jep një përgjigje të saktë. Mendohet se mund të jetë perëndia e ujit.
__________________
...
lyra2 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė