Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-12-07, 13:36   #70
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Nga shpėrthime bombash nė Irak, vriten ose plagosen mbi 60 njerėz

Basra, Irak, 12 dhjetor – Nga shpėrthime bombash nė kryeqytetin shiitė Basra, tė provincės Majsan, nė jug tė Irakut janė vrarė ose janė plagosur sot (e mėrkurė) mbi 60 njerėz, kanė bėrė tė ditur burime spitalore, njofton Rojter. Bombat shpėrthyen nė njė parking automjetesh dhe nė njė treg nė qytetin Amara. Njė televizion irakian ka thėnė se kanė qenė tri shpėrthime. Ndėrkaq, BBCVorld bėn tė ditur se sipas policisė irakiane nė tri shpėrthime me makina bombė nė qytetin irakian Amara, 350 km nė jug tė Bagdadit, janė vrarė rreth 30 njerėz dhe janė plagosur 47 tė tjerė.

Tribunali i Hagės dėnon ish-gjeneralin serb me 33 vjet burg pėr granatimin e Sarajevės

Hagė, 12 dhjetor – Tribunali i Kombeve tė Bashkuara ka dėnuar sot (e mėrkurė) ish-gjeneralin serb tė Bosnjės me 33 vjet burg pėr urdhėrimin e granatimit tė pėrgjakshėm tė Sarajevės dhe terrorizimin e civilėve gjatė luftės nė Bosnjė nė vitet 1992-1995, njofton Rojter. Gjykatėsit e shpallėn fajtor Dragomir Milosheviqin pėr krime qė pėrfshijnė pėrgjegjėsinė pėr terror, vrasje dhe sulme kundėr civilėve.

Nga njė zjarr nė njė ndėrtesė 28-katėshe nė Kinė, vdesin tė paktėn 19 njerėz

Pekin, 12 dhjetor – Nga njė zjarr qė ka shpėrthyer nė njė shitore nė katin pėrdhesė dhe pastaj flaka ėshtė ngjitur nė bllokun e apartamenteve tė epėrme, kanė vdekur sot (e mėrkurė) tė paktėn 19 njerėz, kanė bėrė tė ditur mediet, njofton Rojter. Nga shpėrthimi kanė mbetur tė ngujuar shumė njerėz nė njė ndėrtesė 28-katėshe nė qytetin Venzhou nė provincėn bregdetare Zhejiang. Mbi 100 njerėz janė shpėtuar deri tash, kurse puna pėr shpėtimin e tė tjerėve po vazhdon.

Nga njė shpėrthim i njė makine bombė afėr Bejrutit, vritet njė gjeneral i armatės libaneze

Bejrut, 12 dhjetor – Nga njė shpėrthim i njė makine bombė nė periferinė e pasur tė krishterė afėr Bejrutit ėshtė vrarė sot (e mėrkurė) njė gjeneral i armatės libaneze, i cili pritej tė merrte postin e shefit tė armatės nga gjenerali Mishel Suleiman, i cili ėshtė bėrė president, njofton Rojter. Nė kėtė sulm ėshtė vrarė gjeneral brigade, Francois al-Haxh, udhėheqės operativ i armatės dhe disa truproje. Shpėrthimi, qė ndodhi nė Bakuba, goditi makinėn e tij, thuhet nė kumtesėn ushtarake.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė