Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-12-07, 14:31   #73
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Nga stuhia tropikale Olga nė Karaibe, vdesin tė paktėn 14 njerėz

Porto Riko, 13 dhjetor – Stuhia tropikale Olga, ciklon i rrallė nė dhjetor, ka shkaktuar vėrshime dhe rrėshqitje tė mėdha tė dheut nė Karaibe, ku kanė humbur edhe tė paktėn 14 njerėz, kanė bėrė tė ditur zyrtarėt, njofton BBCVorld. Mė sė rėndi ėshtė goditur Republika Diomenikane, ku kanė vdekur 11 vetė dhe mijėra tė tjerė kanė lėnė shtėpitė. Dy vetė njoftohet tė kenė vdekur nė Haiti

Nga bombat e mortajave vriten tė paktėn 9 vetė nė Mogadishu

Mogadishu, Somali, 13 dhjetor – Nga bombat e mortajave janė vrarė sot (e enjte) tė paktėn nėntė vetėn nė tregun Bakara, shumė tė frekuentuar, tė kryeqytetit somalez Mogadishu, njofton Rojter. Ky ėshtė sulmi mė i ri, pėr tė cilin fajėsohen rebelėt islamistė, kanė thėnė dėshmitarėt. Nė kėtė sulm janė vrarė dy gra dhe shtatė burra, kurse janė plagosur disa tė tjerė.

Nė luftimet nė Afganistan, vriten dhe arrestohen qindra kryengritės

Kabul, 13 dhjetor – Trupat afgane dhe tė koalicionit tė NATO-s kanė vrarė, kanė plagosur dhe kanė arrestuar qindra kryengritės gjatė luftimeve nė Musa Qala, nė provincėn Helmand, qė ėshtė bastion i kryengritėsve talibanė, ka bėrė tė ditur sot (e enjte) Ministria e Mbrojtjes, njofton Rojter. Mijėra trupa afgane dhe tė Forcave ISAF tė NATO-s kanė marrė qytetin Musa Qala nė njė nga operacionet mė tė mėdha, tė kryer nga armata afgane.

Janė shėnuar pėrparime tė dukshme nė procesin e kthimit nė Kosovė

Prishtinė, 13 dhjetor Grupi Punues pėr standardin III dhe IV, qė kryesohet nga Ministria e Administrimit tė Pushtetit Lokal, vlerėsoi sot se janė shėnuar pėrparime tė dukshme nė procesin e kthimit nė Kosovė. Grupet punuese gjatė takimit tė rregullt kanė raportuar pėr zhvillimet e fundit nė implementimin e standardit tre dhe katėr. Ata vlerėsuan se gjatė kėsaj kohe janė bėrė mjaft tė arritura nė "Lirinė e lėvizjes", dhe nė "Kthimin e qėndrueshėm" Besnik Osmani, sekretar i pėrhershėm i MAPL tha se nė Fushė Kosovė janė kthyer 30 familje dhe ky sipas tij, ėshtė njė rezultat konkret i kėtij tre javorit tė fundit. Ai bėri tė ditur se MAPL e ka finalizuar udhėzimin e ri administrativ qė do tė rregullojė transportin humanitar nė Kosovė. "Ėshtė njė trekėndėsh i bashkėpunimit midis Ministrisė sė Kthimit, asaj tė Pushtetit Lokal dhe MTPT sė dhe kėtė besoj se do tė jenė nė fuqi ta nėnshkruajnė javėn e ardhshme", tha Osmani. Ai tha se hapja e zyrės sė qeverisė sė serbisė nė veri tė Mitrovicės e ka dėmtuar imazhin e mirė tė kėtij procesi.

Merkel falenderon Ishingerin, pėr "fantazinė dhe forcėn qė pėrdori" nė procesin pėr Kosovėn

Berlin, 13 dhjetor - Kancelarja gjermane Angela Merkel, nė njė njė fjalim qė mbajti nė parlamentin gjerman pėr reformimin e Bashkimit Europian, theksoi se "roli qė luan Evropa nė globalizim bėn pjesė edhe politika e jashtme dhe e sigurisė". Pėr tė pėrfaqėsuar nė mėnyrė efektive interesat nė fushėn e sigurisė, tha ajo, duhet vullneti politik, duke marrė se shembull ēėshtjen e statusit tė Kosovės. "Me tė (Kosovėn) do tė merret Kėshilli i Evropės pasnesėr, pasi u morėn njė herė ministrat e jashtėm. Pėr fat tė keq bisedimet midis shqiptarėve dhe serbėve pėrfunduan pa sukses, por ishte e rėndėsishme qė tė zhvillohej edhe ky proces bisedimesh, pėr tė thėnė se vėrtet i provuam tė gjitha, dhe pėr tė shtuar kontaktet", tha Merkel para depetutėve dhe falenderoi Ishingerin, pėr siē tha "fantazinė dhe forcėn qė pėrdori" nė procesin pėr Kosovėn. Merkel porositi Bashkimin Europian "qė tė luftojė pėr stabilizimin e rajonit", si dhe tė "marrė pėrgjegjėsinė".

Qėndrimi i Uashingtonit nuk ėshtė nėse Kosova do tė bėhet e pavarur, por si tė realizohet ajo, thotė Gvozdev

Uashington, 13 dhjetor - "Treshja e madhe" evropiane - Britania, Franca dhe Gjermania, si dhe disa vende skandinave dhe tė Evropės Qendrore po shyrtojnė mundėsinė qė Kosova tė bėhet ēėshtje evropiane, tė cilėn Evropa do ta zgjidhte pa njė rezolutė tė re, e qė pastaj t'u bashkohet SHBA-ja me njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, me siguri nė muajt e parė tė tė vitit tė ardhshėm, - vlerėson analisti amerikan, Nikola Gvozdev, redaktor i revistės "National Interest". Gvozdev tha pėr "Zėrin e Amerikės" qė nėse zgjidhja pėr Kosovėn nuk gjendet nė Kėshillin e Sigurimit pėr shkak tė kundėrshtimit tė Rusisė, atėherė "SHBA-tė me njė numėr bashkėmendimatėrsh do tė niset nė drejtim tė njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės". "Lirisht mund tė them qė Uashingtoni angazhohet pėr njė opsion tė tillė, nė vend tė vazhdimit tė negociatave. E vetmja gjė qė mund tė ndikojė nė ndryshimin e qėndrimit amerikan do tė ishte qėndrimi i BE -sė qė negociatat duhet vazhduar... Mirėpo, pėr momentin, qėndrimi i Uashingtonit nuk ėshtė ai nėse Kosova duhet tė bėhet e pavarur, por si tė realizohet ky qėllim", thotė Gvozdev. Sipas kėtij analisti, ēėshtja e Kosovės nuk ka shumė lidhje me atė qė po ndodh nė Evropėn Juglindore, por me zgjedhjet presidenciale nė SHBA. Demokratėt mund tė thonė se e pėrfunduan atė qė Bill Klinton e nisi me intervenimin e NAT0-s mė 1999. Nga ana tjetėr, disa republikanė thonė se pavarėsia e Kosovės mund tė jetė njė "storje e suksesshme" e republikanėve. "Pra mendoj qė politika e brendshme amerikane nė njė masė tė dukshme motivon qėndrimin amerikan ndaj Kosovės", tha Govzdev, i pyetur se pėrse Uashingtoni mbėshtet aq fuqishėm pavarėsinė e Kosovės.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė