Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-12-07, 14:35   #7
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dera e familjes Berisha nė arkivat e historisė

Fatime (Tima) Ukė Sadiku, sė bashku me tė gjithė fėmijtė ishte mbėshtetur tek miqtė e familjes dhe shokėt e Sadik Ramės, si nė Kralanė, Kpuzė, Llaush, Korish, etj., vende, sepse lypeshin pėr internim nga forcat fashiste. Thuhej se edhe Uka kishte marrė njė plagė nė shpatullėn e djathtė dhe nga ai moment ishte strehuar nė Mitrovicė, qė ishte nėn okupimin e gjermanėve. Karabinierėt italianė, nė shenjė hakmarrje, tė nesėrmen pushkatuan Gjokė Marlekun nė derėn e shtėpisė sė tij. Uka qėndron nė Mitrovicė, gjer nė kapitullimin e Italisė fashiste, mė 9 shtator 1943.
Kur u kthye nga Mitrovica, e emėrojnė nėnprefekt nė Rahovec, detyrė e cila i dha mundėsi Ukė Sadikut tė organizojė forcat kryengritėse nė mbrojtje tė tokave shqiptare nga serbėt e malazezėt. Rahoveci ishte qyteti i fundit qė ra nė duart e komunistėve.
Me largimin e gjermanėve nga Kosova, vedin e goditi mortaja sllavo-komuniste e shqiptare, qė ishin betuar nė parrullėn mashtruese komuniste " vllazėrin-bashkim". Nacionalistėt kishin bėrė pėrgatitjet e duhuara pėr t’i pėrballuar hordhitė komuniste. Ukė Sadiku, Qazim Bajraktari me shumė kryengritės kishin zėnė zonat rreth Rahovcit e Pėrdrinit, Mulla Kadriu vepronte nė krahinėn e Gjilanit, Adem Voca nė Mitrovicė e Shalė Bajgorės, Ndue Pėrlleshi nė Lugun e Drinit dhe Anėn e Dushkajės, Sali Rama i Rugovės vepronte gjer nė Pejė. Jehonė rezistėncės, i jep dezertimi i Shaban Polluzhės nga radhėt partizane, ku, me 10.000 kryengritės, kishin filluar luftėn nė Tėrstenik tė Drenicės. Nė kėtė rrethim ishte edhe Ukė Sadiku me forcat e tij. Aty atė e emėrojnė nėnkomandant, i cili ndihmoi Shtabin e Pėrgjithshėm tė luftės.
Mė 14 shkurt tė 1945 u zhvillua ndeshja e parė midis brigadave komuniste dhe ēetės sė nacionalistėve nė majė tė Ēiēavicės, ku u zhvilluan perpjekje e luftime tė pėrgjakshme e cila vijoi deri nė fund tė muajit mars. Lufta e Drenicės zgjati rreth dy muaj dhe i dha grusht tė rėndė armikut, duke lėnė shumė tė vrarė nė fushėn e betejės, derisa u shpartalluan mė 20-21 shkurt 1945. Nė fillim qeveria zyrtare komuniste e Beogradit nuk i dha rėndėsi kėsaj kryengritje tė Drenicės dhe "mendoj", se ky zjarr i rezistencės shqiptare mund tė shuhet shumė shpejt, mbasi ishte njė rebelizėm sporadik. Por nė tė vėrtetė, jugosllavėt kishin gabuar, sepse tė gjithė forcat e armatosura tė tyre me armatime tė mėdha, filluan tė shkatėrrohen njėra pas tjetrės.
Pas dėshtimit tė luftės sė Drenicės, Kuvendi i Dobėrdolit pati rėndėsi, pėr organizimin e forcave nacionaliste. Kuvendi, u mbajt mė 4-5 gusht 1945 nė Llugėn e Dan Pjetrit. Aty u mblodhėn 2000 luftarė e prijės ēetash tė rajoneve tė ndryshme nga Kosova, Shqipėria e Veriut, Sanxhaku dhe Rozhaja. Kuvendin e hapi Ukė Sadiku, i cili i dha fjalėn Prof. Ymer Berishės. Procesverbalin e mbajti Marije Shllaku. Komandant u zgjodh njėzėri Ukė Sadiku, ndėrsa udhėheqės politik u zgjodh unanimisht prof.Ymer Berisha. Po ashtu u zgjodhėn komisarėt e ēetave kryengritėse, sipas territoreve dhe e tėrė Kosova u nda nė 12 sektorė luftarakė. Ata u quajtėn "dymbėdhjetė kėshillat". Pas Kuvendit tė Dobėrdolit, u bėnė shumė takime me popullatėn e vendit pėr organizimin dhe mobilizimin rreth organizatės "Besa Kombėtare".
Ukė Sadiku, Qazim Bajraktari, Ndue Pėrlleshi e Prof.Ymer Berisha, u nisėn pėr njė mbledhje tė pėrbashkėt me krerėt e Shqipėrisė sė Veriut, diku nė Malin e Pashtrikut.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė