Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-01-08, 22:08   #40
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Mrekullit Shkencore ne Kur'an

Erėrat Mbarėsuese

Nė njė varg tė Kur'anit ėshtė pėrmendur karakteristika "mbarėsuese" e erėrave dhe formimi i shiut si rezultat i kėsaj:
Ne i lėshojmė erėrat mbarėsuese e nga qielli lėshojmė shi dhe atė ju japim ta pini… (Sure El-Hixhr: 22)
Nė kėtė varg tregohet se faza e parė nė formimin e shiut ėshtė era. Deri nė fillim tė shekullit tė 20-tė, lidhja e vetme e njohur mes erės dhe shiut ishte se era lėvizte retė. Megjithatė, gjetjet meteorologjike tė kohėve tė fundit kanė treguar rolin "mbarėsues" tė erės nė formimin e shiut.
Ky funksion mbarėsues i erės shpjegohet kėshtu:
Mbi sipėrfaqen e detėrave dhe oqeaneve, pėr shkak tė veprimit shkumėzues tė ujit, formohen flluska tė panumėrta ajri. Nė momentin qė kėto flluska plasin, nė ajėr shpėrndahen mijėra thėrrmija tė vogla me diametėr sa njė tė qindtėn e milimetrit. Kėto thėrrmija tė njohura si "aerosole" pėrzihen me pluhurin e sjellė nga toka me anė tė erės dhe ēohen nė shtresat e sipėrme tė atmosferės. Thėrrmijat e mbartura nė lartėsitė e mėdha nga era vijnė nė kontakt me avujt e ujit. Avulli i ujit kondenson rrotull kėtyre thėrrmijave dhe kthehet nė pika uji. Kėto pika uji nė fillim mblidhen dhe formojnė retė, pastaj bien nė Tokė nė formė shiu.
Siē shihet, erėrat "mbarsin" avujt e ujit tė ndodhur nė ajėr me thėrrmijat qė ato marrin nga deti dhe ndihmojnė kėshtu nė formimin e reve tė shiut.
Nėse erėrat nuk do ta kishin kėtė veti, nuk do tė formoheshin kurrė pikat e ujit lart nė atmosferė dhe nuk do tė ekzistonte shiu.
Pika mė e rėndėsishme kėtu ėshtė se ky rol kyē i erės nė formimin e shiut pėrmendej shekuj mė parė nė Kur'an nė njė kohė kur njerėzit dinin shumė pak rreth fenomeneve natyrore…
Njė informacion tjetėr rreth efektit mbarėsues tė erėrave ėshtė roli qė ato luajnė nė fertilizimin e bimėve. Shumė bimė mbi Tokė sigurojnė mbijetesėn e tyre duke shpėrndarė polenin me anė tė erės. Era merr polenin nga bimėt dhe ndihmon nė fertilizimin duke mbartur polenin nė bimėt e tjera tė tė njėjtit lloj.
Ky efekt i erės tek bimėt ishte i panjohur deri para pak kohėsh. Megjithatė, kur u kuptua se bimėt ndahen nė mashkull dhe femėr, u kuptua dhe efekti fertilizues i erės. Kur'ani e tregon kėtė fakt nė vargun: "...Ne kemi lėshuar shi e kemi bėrė tė mbijnė nė tė nga tė gjitha llojet mė tė dobishme, nė ēift." (Sure Llukman: 10)
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė