Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-01-08, 20:28   #10
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Akademi Perkujtimore edhe ne DARDANI!!

E shtunė, 28. Dhjetor, 2002 Dr. RUGOVA:"KĖRKOJMĖ NJOHJEN E DREJTĖPĖRDREJT TĖ PAVARĖSISĖ..."



Intervistė e Radios Evropa e Lirė me kryetarin e Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova

RFE/RL: Zoti president, kohėt e fundit ėshtė ngritur ēėshtja e statusit pėrfundimtar tė Kosovės dhe standardet qė duhet tė pėrmbushen pėr tė mundėsuar fillimin e diskutimeve mbi kėtė status. Sa ka baza reale pėr pėrmbushjen e kėtyre standardeve, duke pasur parasysh kompetencat qė keni Ju, institucionet vendore?

Dr. Ibrahim RUGOVA
Ju e dini se unė insistoj qė pavarėsia e Kosovės tė njihet drejtpėrdrejt nga Shtetet e Bashkuara, nga Bashkimi Evropian dhe nga OKB-ja qė do ta formalizonte. Ka mendime tė ndryshme se duhet bėrė sėrish diskutim pėr statusin, do tė thotė pėr pavarėsinė e Kosovės. Ju e dini se ne i kemi kryer njė palė diskutime nė Paris dhe atėherė pala tjetėr nuk ka pranuar dhe ėshtė ndėshkuar, pastaj intervenimi i NATO-s, situata e re e krijuar qe tri vjet e gjysmė nė Kosovė, pra progresi, realiteti i ri, tė gjitha, pra, janė parakushte qė tė njihet drejtpėrdrejt Kosova. Sa u pėrket standardeve, ne qe tri vjet e gjysmė punojmė nė kėto standarde. Tash kohėt e fundit, kryeadministratori Steiner i ka reduktuar nė pesė-gjashtė pika, qė, “de facto” janė tė gjitha ato nė tė cilat kemi punuar qe tri vjet e gjysmė. Them se mė pėrpara duhet tė njihet pavarėsia e Kosovės ose nėse shkojmė me kėto terma qė po thonė statusi para standardeve, ose pas standardeve, UNMIK-u do tė vazhdonte atėherė me njė formė mė tė reduktuar, ndėrsa NATO-ja do tė kishte baza kėtu pėrgjithmonė, pasi do tė jemi anėtar i NATO-s, anėtar i Bashkimit Evropian dhe do bėnte sigurinė e Kosovės dhe ne sigurisht do tė forcoheshim nė planin e sigurisė.

RFE/RL: Zoti president, ndėrkohė qė Ju vazhdimisht keni kėrkuar njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės, siē thatė edhe tash, tani kanė filluar tė pėrmenden edhe afate kohore pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė statusit. Kur mendoni Ju nė fakt se do tė pėrcaktohet statusi i Kosovės?

Dr. Ibrahim RUGOVA
Unė mendoj sa mė shpejt, sot ose nesėr, me njohjen e drejtpėrdrejtė. Ndėrkohė, ka spekulime tė ndryshme se mund tė fillohet vitin e ardhshėm ose mė vonė, ose mė herėt etj., por unė mė shumė i marr kėto si spekulime pozitive. Por, ėshtė me rėndėsi qė tash po flitet pėr kėtė ēėshtje, pra qė duhet tė njihet Kosova edhe nė planin ndėrkombėatr dhe kjo ėshtė pozitive, me tė gjitha spekulimet dhe parashikimet e ndryshme.

RFE/RL: Kur flasim pėr kompetencat, zoti president, Ju keni emėruar ish-senatorin Bob Dol ambasador nderi tė Kosovės nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, emėrim ky qė ėshtė kontestuar nga misioni i Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė. Cila duket tė jetė zgjidhja pėr kėtė problem?

Dr. Ibrahim RUGOVA
Ka pasur keqkuptime kėtu. Natyrisht, po e them edhe pėr ju se, ne dy vite kemi punuar me UNMIK-un bashkė, nėse ju kujtohet KPA, qeveria e pėrbashkėt dhe njė kėshill i vogėl. Ndėrsa, prej fillimit tė kėtij viti, me konstituimin e institucioneve tė Kosovės, tash punojmė nė dy vija, pra janė institucionet e Kosovės dhe UNMIK-u. Nė kėtė plan duhet tė krijojmė forma mė produktive tė bashkėpunimit edhe tė komunikimit. Sa i pėrket emėrimit tė senatorit Dol, ky ishte njė nder pėr mua dhe pėr popullin e Kosovės qė ta emėrojmė. E kam bėrė nė bazė tė kompetencave tė mia. Ėshtė njė pikė atje ku flitet se presidenti i Kosovės ka tė drejtė nė mirėnjohje, falėnderime dhe emėrtime tė ndryshme, ndėrsa pika tjetėr, sa i pėrket anės zyrtare nė planin ndėrkombėtar, kam tė drejtė tė marr masa nė planin ndėrkombėtar dhe tė hap zyra tė reja tė pėrfaqėsimit tė Kosovės, nė bashkėpunim me administratorin Steiner. Gjithsesi, ėshtė i plotfuqishėm ai vendim dhe zoti Dol tė vazhdojė tė punojė. Kėto, mė shumė ishin keqkuptime, nė pėrgjithėsi. Sa u pėrket kompetencave qė i pėrmendėt, duhet qė gradualisht tė barten kompetencat tek institucionet e Kosovės. Pėrndryshe, nėse ngadalėsohen, atėherė mund tė shkojmė nė dy binarė, ne edhe UNMIK-u. Ai konflikt i interesave duhet tė zgjidhet, prandaj tė mos mbetemi pushtet moral, por gradualisht duhet tė barten kompetencat, tė mos e harrojmė kėtė.

RFE/RL: Nė funksion tė pėrcaktimit tė kėtij statusi, Ju keni propozuar qė Kosova tė ketė simbolet e veta. A mendoni se simbolet qė Ju keni propozuar do tė jenė tė pranueshme pėr tė gjitha palėt?
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė