Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-01-08, 21:17   #4
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: SHqipėria GJatė SHekujve Tė Mesjetės (SHEK :V - XIV

Dyndjet e popujve, ngulimet sllave nė Ballkan
Nėn sundimin e Dioklecianit e mė tej tė Konstandinit, Perandoria Romake iu pėrshtat njė organizimi tė ri administrativ. Njėsia mė e madhe administrative u bė prefektura, qė pėrmbante disa dioqeza, tė cilat nga ana e tyre ishin tė ndara nė njė numėr edhe mė tė madh provincash. Prefektura e Ilirikut (praefectura praetorio per Illyricum), pėrfshinte dioqezat e Dakisė e tė Maqedonisė.
Nė kėtė tė fundit bėnin pjesė pronvincat e Prevalit, Dardanisė, Epirit tė Vjetėr dhe Epirit tė Ri, qė pėrfaqėsonin hapėsirėn gjeografike tė banuar nga pasardhėsit e ilirėve, shqiptarėt, pėrgjatė gjithė mesjetės e deri nė kohėt e reja. Funksionari mė i lartė i prefekturės sė Ilirikut, prefekti i pretorit pėr Ilirikun, e kishte selinė e vet nė Selanik. Po kėtu ndodhej edhe selia e kryetarit tė kishės sė kėsaj prefekture.
Ndonėse nuk ndodhej nė kushtet e dėshpėruara ku e kishte zhytur kriza e thellė ekonomike, shoqėrore e politike pjesėn perėndimore tė Perandorisė Romake, edhe Perandoria Romake e Lindjes po i vuante pasojat e krizės sė kapėrcimit tė dy epokave. Brishtėsia e strukturave tė saj shtetėrore e ushtarake doli nė pah gjatė ballafaqimit me dyndjet e popujve gjatė shek. IV-VII.
Megjithėse nuk pėrkonin me drejtimin kryesor tė dyndjes sė popujve, trevat shqiptare nuk mbetėn tėrėsisht jashtė tyre. Inkursionet e gotėve, gotėve tė lindjes (ostrogotėve) dhe atyre tė perėndimit (vizigotėve) aty nga fundi i shek. IV prekėn edhe trevat iliro-shqiptare.
Popujt qė u dyndėn dhe invaduan Ballkanin shkaktuan dėme e rrėnime tė mėdha nė tė cilat u futėn. Pėr periudhėn e “dyndjes sė popujve” burimet e shkruara janė mjaft tė rralla dhe pėrbėhen nga kronikat bizantine. Historianėt qė janė marrė me kėtė periudhė e kanė shpeshherė tė vėshtirė t’i akordojnė kėto burime midis tyre. Edhe materiali tjetėr burimor, arkeologjik ėshtė i pamjaftueshėm.
Sipas burimeve tashmė tė njohura vizigotėt, pas betejės sė Adrianopojės tė vitit 378, arritėn deri nė brigjet e Adriatikut. Nė marrėveshje me perandorin Theodhosi I, e me kusht qė tė kryenin shėrbimin ushtarak, ata u lejuan tė vendoseshin nė pjesėn veriore e perėndimore tė Gadishullit Ballkanik, dhe ndėrprenė pėr njė kohė sulmet e tyre. Dyndjet e “barbarėve” vazhduan edhe pas ndarjes sė Perandorisė Romake nė dy pjesė tė veēanta, nė atė tė lindjes dhe nė atė tė perėndimit (395).
Tė dyja pjesėt e perandorisė u detyruan pėr njė kohė tė gjatė t’u bėnin ballė sulmeve e invazionit tė “barbarėve”. Pėr pjesėn lindore tė Perandorisė, atė Bizantine, njė rrezik tė madh pėrbėnin asokohe gotėt e perėndimit qė ishin vendosur nė Gadishullin Ballkanik. Prijėsat e tyre kishin arritur tė zinin poste tė larta si komandantė tė besėlidhur - foederati, sikurse u quajtėn “barbarėt”. Kėta tė fundit ishin tė pakėnaqur nga marrėdhėniet me perandorinė. I pari u ngrit Alariku, prijėsi i vizigotėve, me pretekstin se nuk u ishin paguar rrogat e premtuara si tė besėlidhur. Me forcat e Alarikut u bashkuan edhe gotė tė tjerė tė vendosur nė krahina tė ndryshme tė Ballkanit; kryengritėsit filluan plaēkitjen e Greqisė dhe tė trevave iliro-shqiptare. Perandoria Bizantine mundi tė dalė nga kjo gjendje, pas paqes qė bėri me Alarikun nė vitin 398, duke lejuar vendosjen e ushtrive gote nė krahinat jugperėndimore tė Gadishullit si tė besėlidhur dhe duke e emėruar prijėsin e tyre si kryekomandant tė ushtrive bizantine nė Ilirik. Pas 10 vjetėve Alariku me vizigotėt u largua pėr nė Itali, ku nė vitin 410 pushtoi Romėn.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė