Policia lituaneze pyet tė dyshuarėn: A nuk je e vdekur a?
Policia e Lituanisė nė qytetin Klaipeda ėshtė hutuar kur ka zbuluar se njė grua, e cila ishte arrestuar njė javė mė parė pėr vjedhje dyqanesh, ishte regjistruar si e vdekur njė muaj mė herėt.
Prindėrit e gruas e kishin identifikuar gabimisht trupin e njė gruaje tė vdekur tė gjetur nė njė pyll, si bija e tyre 27-vjeēare, Natalya Pavlova, e cila ėshtė zhdukur nga shtėpia qė prej muajit nėntor tė vitit tė kaluar, ka thėnė policia tė mėrkurėn.
Ka dalė nė shesh qė Pavlova ishte gjallė dhe me shėndet tė mirė, si dhe po jetonte me tė dashurin e saj nė po tė njėjtin qytet.
"Prindėrit e saj e kishin identifikuar trupin e vdekur si bijėn e tyre. Ēfarė mund tė bėnim?" ka thėnė pėr Reuters zėvendėskomandanti i policisė lokale, Petras Mikalauskis.
"Ka qenė rasti im i parė i kėtij lloji nė tėrė pėrvojėn time", ka shtuar ai.