Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-02-08, 11:51   #102
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Presidenti Bush i drejtoi njė letėr Presidentit Sejdiu

Uashington, 19 shkurt - Shtetet e Bashkuara njohėn zyrtarisht Kosovėn si shtet sovran dhe tė pavarur megjithė kundėrshtimet e forta tė Serbisė. Presidenti Bush e uroi popullin e Kosovės nė njė letėr drejtuar tė hėnėn Presidentit tė Republikės sė Kosovės Fatmir Sejdiu. Ja letra e plotė: "Nė emėr tė popullit amerikan, unė njoh Kosovėn si shtet tė pavarur dhe sovran. Ju pėrgėzoj Ju dhe qytetarėt e Kosovės qė keni marrė kėtė hap tė rėndėsishėm nė zhvillimin tuaj demokratik dhe kombėtar. Nė kėtė rast historik, unė pėrkujtoj lidhjet e thella dhe tė sinqerta tė miqėsisė qė bashkojnė njerėzit tanė. Kjo miqėsi, e farkuar gjatė orėve mė tė errėta tė tragjedisė sė Kosovės, ėshtė bėrė edhe mė e fortė nė nėntė vitet qėkur ka mbaruar lufta nė Kosovė. Prej asaj kohe, Kosova ka punuar pėr ta rindėrtuar shoqėrinė e shkatėrruar nga lufta, pėr tė ngritur institucionet demokratike, pėr tė mbajtur zgjedhje tė sukseshme pėr njė qeveri tė re, dhe pėr tė avansuar prosperitetin. Si shtet i pavarur Kosova tash merr pėrgjegjėsi pėr fatin e vet. Si edhe nė tė kaluarėn, Shtetet e Bashkuara do tė jenė partneri juaj dhe miku juaj. Nė kėrkesėn tuaj pėr tė vendosur marrėdhėnie diplomatike me Shtetet e Bashkuara, ju keni shprehur dėshirėn e Kosovės pėr tė arritur standardet mė tė larta tė demokracisė dhe tė lirisė. Unė e mirėpres kėtė ndjesi. Nė veēanti unė mbėshtes pėrqafimin nga ana juaj tė multienticitetit si parim tė qeverisjes sė mirė dhe pėrkushtimin tuaj pėr tė zhvilluar institucione tė pėrgjegjshme, nė tė cilat tė gjithė qytetarėt janė tė barabartė para ligjit. Po ashtu unė veneroj se nė deklaratėn e vet tė pavarėsisė Kosova me vullnet tė vetin ka marrė pėrgjegjėsitė qė i pėrshkruhen nė bazė tė Planit tė Ahtisarit. Shtetet e Bashkuara mirėpresin kėtė angazhim tė pakusht pėr t?i pėrmbushur kėto pėrgjegjėsi si dhe gatishmėrinė e Kosovės pėr tė bashkėpunuar plotėsisht me bashkėsinė ndėrkombėtare gjatė periudhės sė mbikėqyrjes ndėrkombėtare, pėr tė cilėn keni rėnė dakord. Shtetet e Bashkuara mbėshteten nė garancat e Kosovės se ajo e konsideron veten juridikisht e obliguar t?u pėrmbahet dispozitave qė pėrmban Deklarata e Pavarėsisė sė Kosovės. Jam i bindur se miratimi i plotė dhe me kohė i masave tė propozuara nga Emisari Special pėr Kosovė, Ahtisari, do ta sjellin Kosovėn mė afėr pėrmbushjes sė aspiratave tė saj evro atlantike. Nė bazė tė kėtyre garancave nga Qeveria e Kosovės, me kėnaqėsi e pranoj kėrkesėn tuaj qė dy vendet tona tė vendosin marrėdhėnie diplomatike. Shtetet e Bashkuara do tė mirėpresnin vendosjen e pėrfaqėsisė diplomatike tė Kosovės nė SHBA dhe planifikon vetė qė ta bėjė tė njėjtėn nė Kosovė. Teksa Kosova po hap njė kapitull tė ri nė historinė e vet si shtet i pavarur, pres me gėzim thellimin dhe forcimin e miqėsisė sonė tė veēantė", pėrfundon letra e Presidentit tė SHBA-ve Xhorxh Bush.

Deklaratė e sekretares sė Shtetit lidhur me njohjen e pavarėsisė sė Kosovės

Uashington, 19 shkurt - Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs ka dhėnė dje kėtė deklaratė pėr Kosovėn. - Shtetet e Bashkuara njohin sot zyrtarisht Kosovėn si shtet sovran dhe tė pavarur. Ne pėrshėndesim popullin e Kosovėn nė kėtė momet historik. Presidenti Bush iu pėrgjegj pozitivisht kėrkesės sė Kosovės pėr tė vendosur marrėdhėnie diplomarike mes dy vendeve. Vendosja e kėtyre marrėdhėnieve do tė kosolidojė lidhjet e veēanta tė miqėsisė mes popujve tė Shteteve tė Bashkuara dhe tė Kosovės. Nėntė vjet mė parė, komuniteti ndėrkombėtar, i udhėhequr nga NATO ja ndėrhynė pėr t'i dhėnė fund sulmeve brutale ndaj popullatės shqiptare tė Kosovės. Kjo ndėrhyrje nė kohėn e duhur i dha fund dhunės, duke ēuar nė vendimin e Kėshillit tė Sigurimit tė Kobeve tė Bashkuara pėr t'i pezulluar Beogradit tė drejtėn pėr tė qeverisur Kosovėn dhe pėr ta vėnė atė nėn administrin e pėrkohėshėm tė Kombeve tė Bashkuara. Qė prej atėhere Kosova ka ngritur institucionet e saj demokratike janė kontrollit tė Beogradit. Vitin e kaluar i dėrguari i posaēėm i Kombeve tė Bashkuara, Martti Ahtisaari, hartoi njė paln pėr ndėrtimin e njė Kosove demokratike dhe shumetnike dhe rekomandoi qė Kosova tė jetė e pavarur, njė pavarėsi e mbikqyrur pėr njė farė periudhe nga komuniteti ndėrkombėtar. Nė kudrin e konflikteve tė viteve 90 tė, pavarėsia ėshtė i vetmi opcion i mundshėm pėr tė nxitur stabilitetin nė rajon. Shtetet e Bashkuara mbėshtesin Planin Ahtisaari dhe do tė punojnė me partnerėt e tyre ndėrkombėtarė pėr ta vėnė atė nė zbatim. Ne mirėpresim angazhimet qė Kosova bėri nė shpalljen e pavarėsisė pėr tė zbatuar Planin Ahtisari pėr tė pėrqafuar aspektin shumė etnik si njė parim themeltar i qeverisjes sė mirė dhe pėr tė mirėpritur periudhėn e mbikqyrjes ndėrkombėtare. Kombinimi i pazakontė i faktorėve nė realitetin e Kosovės, pėrfshirė edhe shpėrbėrjen e ish Jugosllavisė, historinė e spastrimeve etnike dhe krimeve kundėr civilėve nė Kosovė, si dhe periudha e zgjatur e administrimit tė OKB sė, nuk gjenden tjetėrkund dhe prandaj e bėjnė Kosovėn njė rast unik. Kosova nuk mund tė shihet si njė rast pararendės pėr asnjė situatė tjetėr nė botė sot. Shtetet e Bashkuara e shfrytėzojnė kėtė mundėsi pėr tė ritheksuar miqėsinė tonė me Serbinė, si njė aleate gjatė tė dyja luftrave botėrore. Ne i ftojmė udhėheqėsit serbė tė punojnė sė bashku me Shtetet e Bashkuara dhe partnerėt tanė pėr tė pėrmbushur synimet tona si mbrojtjen e tė drejtave, sigurisė dhe jetesės sė komunitetit serb nė Kosovė. Ndėrkohė qė Kosova fillon sot jetėn e saj si njė shtet i pavarur, Shtetet e Bashkuara zotohen tė vazhdojnė tė jenė miku dhe partneri i saj i ngushtė.

Deklaratė e Kryeministrit tė Shqipėrisė pėr njohjen e pavarėsinė sė Kosovės

Tiranė, 19 shkurt - Shqipėria njeh pavarėsinė e Kosovės dhe vendos tė ngrejė nė nivel ambasadorėsh marrėdhėniet mes dy shteteve. Kryeministri i Shqipėrisė Sali Berisha nė deklaratėn e njohjes tė pavarėsisė sė Kosvės tha se vendimi pėr ngritjen nė nivel ambasadorėsh tė marrėdhėnieve mes dy vendeve bazohej nė njė deklaratė tė Kuvendit tė Shqipėrisė qė nė 21 tetor tė 1991 dhe nė mbėshtetje tė vendimit tė Kuvendit tė Kosovės pėr pavarėsinė e saj mė 17 shkurt 2008. Nė vazhdim po e japim tė plotė deklaratėn e Kryeministrit tė Shqipėrisė pėr njohjen e Republikės sė Kosovės. - Duke u bazuar nė Deklaratėn e Kuvendit tė Shqipėrisė, datė 21 tetor 1991, nė mbėshtetje tė vendimit tė Kuvendit tė Kosovės tė datės 17 shkurt 2008 pėr shpalljen e Pavarėsisė, bazuar nė tė drejtėn e popujve pėr vetėvendosje, nisur nga parimi i marrėdhėnieve tė fqinjėsisė sė mirė, nesėr do tė thėrras mbledhjen e Kėshillit tė Ministrave pėr tė vendosur ngritjen e marrėdhėnieve diplomatike midis Republikės sė Shqipėrsisė dhe Republikės sė Kosovės nė rang ambasadorėsh. Qeveria e Republikės sė Shqipėrisė e konsideron krijimin e Shtetit tė Kosovės njė ngjarje historike, qė sanksionon tė drejtėn e qytetarėve tė Kosovės pėr tė vetvendosur dhe qė e bėn Ballkanin mė tė lirė, mė tė drejtė se kurrė nė tėrė historinė e tij shekullore. Pavarėsia e Kosovės i jep fund procesit tė shpėrbėrjes sė ish Jugosllavisė, krijon kushtet e nevojshme pėr zhvillimin e qėndrueshėm e tė gjithanshėm tė tė gjithė shoqėrisė kosovare, pėrfshirė perspektivėn konkrete pėr integrimin sa mė tė shpejtė tė saj nė institucionet europiane dhe euro atlantike. Me shpalljen e pavarėsisė, Republika e Kosovės bėhet njė aktor i denjė nė arenėn ndėrkombėtare, faktor madhor paqeje dhe stabiliteti nė rajon, me orientim tė qartė euro atlantik, faktor i rėndėsishėm pėr paqen, stabilitetin, sigurinė, zhvillimin dhe integrimin e harmonizuar tė rajonit tė Evropės Juglindore. Qeveria e Republikės sė Shqipėrisė pėrshėndet angazhimin e Kuvendit tė Kosovės nė Deklaratėn pėr Pavarėsinė pėr zbatimin e paketės Ahtisari si dhe ftesėn pėr tė mirėpritur praninė ndėrkombėtare civile dhe ushtarake tė Bashkimit Europian dhe tė NATO s nė Kosovė. Qeveria shqiptare pėrshėndet angazhimin e qartė tė autoriteteve zyrtare nė Deklaratėn Pavarėsisė sė Kosovės, pėr ndėrtimin nė Kosovė tė njė shoqėrie demokratike, laike dhe shumetnike, ku, pavarėsisht nga pėrkatėsia etnike, ēdo banues i saj ta ndjejė veten qytetar tė lirė nė shtėpinė dhe pronėn e tij tė barabartė pėrpara ligjit, duke garantuar kėshtu mbrojtjen dhe nxitjen e tė drejtave dhe lirive tė individit dhe tė pakicave kombėtare. Duke konfirmuar angazhimin e plotė pėr respektimin e kufijve ndėrkombėtarė, Qeveria e Republikės sė Shqipėrisė ėshtė e vendosur qė marrėdhėniet e fqinjėsisė sė mirė, tė mirėkuptimit dhe bashkėpunimit me Republikėn e Kosovės, tė ndėrtuara historikisht dhe tė forcuara nė vijimėsi, t?i zgjerojė dhe t?i thellojė mė tej, duke e shtrirė dhe institucionalizuar bashkėpunimin dypalėsh nė tė gjitha nivelet, nė tė gjitha fushat me interes tė ndėrsjellė, nėpėrmjet vendosjes sė njė partneriteti tė ngushtė. Nė kėtė kuadėr, Kėshilli i Ministrave vendos nesėr pėr ngritjen e pėrfaqėsisė diplomatike tė Republikės sė Shqipėrisė nė Prishtinė, nė nivel Ambasadori. Qeveria e Republikės sė Shqipėrisė shpreh bindjen se shtetet anėtare tė OKB sė do ta njohin Republikėn e Kosovės si njė kontribut real shtesė tjetėr i tyre nė paqen dhe sigurinė nė Ballkan, duke respektuar kėshtu edhe vullnetin e ligjshėm tė popullit tė saj. Nė tė njėjtėn kohė, Qeveria e Republikės sė Shqipėrisė konfirmon vullnetin e saj tė plotė pėr marrėdhėnie tė mira e miqėsore me tė gjitha vendet e tjera tė rajonit, pėrfshirė dhe Republikėn e Serbisė nė perspektivėn evropiane tė vendeve tona.

Shtetet mė tė fuqishme perėndimore kanė njohur pavarėsinė e Kosovės

Prishtinė, 19 shkurt - Pavarėsinė e Republikės sė Kosovės deri mė tash zyrtarisht e kanė njohur Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania e Madhe, Italia, Belgjika, Shqipėria, Turqia dhe Afganistani. Ndėrkaq Austria dhe Gjermania kanė konfirmuar se njohjen e shtetit tė Kosovės do ta bėjnė tė mėrkurėn nė mbledhjet e rregullta tė qeverive dhe tė kuvendeve tė tyre. Kėtė e kanė bėrė tė ditur shefat e diplomacive tė Austrisė dhe Gjermanisė. Ndėrkaq Finlanda dhe Kroacia kanė paralajmėruar se shumė shpejtė do tė njohin pavarėsin e vendit tonė. Qeveria e Kosovės ka falendėruar Parisin zyrtar pėr njohjen e pavarėsisė. Deri mė tani edhe Ēekia dhe Holanda janė nė dijeni pėr pavarėsinė e Kosovės, mirėpo nuk do tė jenė ndėr vendet e para qė do ta njohin shtetin e Kosovės. Australia dhe Japonia kanė deklaruar po ashtu se janė tė gatshme qė shumė shpejtė tė vendosin marrėdhėnie diplomatike me Republikėn e Kosovės. Ndėrkohė ka pasur edhe gatishmėri tė madhe tė shumė shteteve qė ta njohin paavarėsinė e Kosovės. Agjencia Rojters njoftoi se edhe shumica nga 27 vendet anėtare tė Bashkimit Evropian janė tė gatshme pėr ta pranuar Kosovėn, ndėrkaq Spanja ka deklaruar se ka ndėrruar mendjen pėr ta bėrė kėtė. Po ashtu ka arritur lajmi se tre vendet baltike: Letonia, Lituania dhe Estonia kanė vendosur dhe janė tė gatshme qė ta njohin pavarėsinė e Kosovės. Letonia ka thėnė se do ta njoh pavarėsinė e Kosovės nė ditėt qė vijnė. Nga ana tjetėr Presidenti i Lituanisė ka uruar popullin e Kosovės pėr vendimin pėr pavarėsi dhe ka thėnė se ky vendim ėshtė rruga e vetme qė do tė sigurojė stabilitetin afatgjatė nė vend dhe nė rajon. Nga ana tjetėr nga Brukseli vijnė deklaratat e Ministrit tė Jashtėm tė Malit tė Zi,i cili ka thėnė se Mali i Zi do ta shikojė me kujdes sė pari implikimet nė ēėshtjet e sigurisė pas pavarėsisė sė Kosovės dhe mė pas do tė marrė vendimin pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Pėr momentin nuk ka njė vendim nga Podgorica. Ndėrkohė vijnė edhe lajmet e para nga pėrtej Oqeanit se Ministrat e Jashtėm tė Brazilit dhe Indisė nė njė konferencė shtypi nė Brazil kanė thėnė se kanė parė zhvillimet nė Kosovė, e kanė parė Deklaratėn e Pavarėsisė sė Kosovės dhe ndėrkohė po shqyrtojnė ēėshtjet ligjore lidhur me pavarėsinė e Kosovės dhe mė pas siē u shprehen do tė shohin si do tė procedojnė.

Sejdiu dhe Thaēi kanė pritur mbrėmė shefat e zyrave tė SHBA ve, Britanisė sė Madhe, Francės dhe Turqisė

Prishtinė, 19 shkurt - Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaēi kanė pritur mbrėmė shefat e zyreve tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Britanisė sė Madhe, Francės, Turqisė dhe Shqipėrisė, tė cilėt iu kanė konfirmuar fillimisht udhėheqėsve kosovarė vendimet e qeverive tė tyre qė tė njohin pavarėsinė e Kosovės. Tė gjithė diplomatėt ndėrkombėtarė qė u priten nė Presidencėn e Kosovės thanė se sė shpejti do tė hapin ambasadat e vendeve tė tyre nė Prishtinė. Pra nga zyrat ndėrlidhėse, Uashingtoni, Parisi dhe Ankaraja mbrėmė premtuan ngritjen e nivelit diplomatik, pėrkatėsisht tė hapin ambasadat e tyre nė Kosovė. Diplomatja amerikane Tina Kaidanou tha se Shtetet e Bashkuara tė Amerikės duan tė vendosin marrėdhėnie diplomatike, por edhe marrėdhėnie miqėsore me Kosovėn. Britaniku Dejvid Bland drejtoi mesazhe edhe nė gjuhėn shqipe si dhe nė gjuhėn serbe pėr komunitetet, sidomos pėr komunitetin serb, duke kėrkuar qė ata tė njohin dhe tė pranojnė realitetin e ri nė Kosovė. Pėrderisa diplomatja franceze Delfi Borion tha se Parisi beson se pavarėsia e Kosovės do tė jetė nė tė mirėn e stabilitetit tė rajonit. Nga ana tjetėr, Presidenti i Kosovės Fatmir Sejdiu tha se e mirėpret njohjen ndėrkombėtare tė Kosovės si shtet i pavarur dhe u angazhua qė edhe Kosova tė hapė shumė shpejt ambasadat e saj nė ato vende qė do ta njohin atė si shtet.
Pėr autoritetet e Shkupit ēėshtje prioritare ėshtė edhe demarkacioni i kufirit

Shkup, 19 shkurt Ministri maqedonas i Punėve tė Jashtme Antonio Milloshevski tha nė Shkup se si ēėshtje prioritare prej tė cilės do tė udhėhiqen autoritetet e Maqedonisė ėshtė edhe ēėshtja e demarkacionit tė kufirit. Ai bėri tė ditur se Qeveria e Shkupit me vėmendje i pėrcjell ngjarjet pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės.

Bashkimi Evropian ka miratuar njė qėndrim tė pėrbashkėt pėr Kosovėn

Bruksel, 19 shkurt - Bashkimi Evropian ka miratuar njė qėndrim tė pėrbashkėt pėr Kosovėn, me tė cilin marrin nė dijeni veprimin e Kuvendit tė Kosovės pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės dhe po ashtu marrin nė dijeni edhe principet e demokracisė, mbrojtjen e serbėve dhe komuniteteve tjera nė Kosovė, sikur edhe tė objekteve kulturore dhe fetare. Mirėpo i pyetur pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, Dimitrij Rupel tha se ėshtė ēėshtje e procedurave kombėtare. Ai tha se pret qė disa shtete do ta bėjnė njohjen e pavarėsisė sė Kosovės sot, disa nesėr, disa mė vonė pas disa ditėsh e disa pas disa javėsh. Kėshtu qė ai shprehu bindjen se Bashkimi Evropian do tė jetė mjaft unik nė kėtė vepriim. Rupel ka thėnė se Bashkimi Evropian edhe njėherė ka kaluar kėtė test tė unitetit Ai i bėri kėto komente pas takimit tė shefave tė politikės sė jashtme tė BE sė. Ndėrkaq, shefi i diplomacisė evropian Havier Solana tha se Bashkimi Evropian duhet ta kuptojė realitetin e ri nė Kosovė.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė