Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-02-08, 21:19   #6
dardan100
 
Anėtarėsuar: 14-11-06
Postime: 257
dardan100 i dashurdardan100 i dashurdardan100 i dashurdardan100 i dashur
Gabim Titulli: Ata kanė frikė tė jenė shqiptarė… !

Emrat e siperpermendur jane nder hartuesit kryesore te ProjektKushtetutes se Kosoves. Projekti i saj tashme eshte ne qarkullim. Por ne asnje faqe te saj nuk permendet fjala shqiptar. Pra me Kushtetute ne Kosove nuk ka shqiptare. Ka pakica serbe, boshnjake, turke etj, por jo shumice shqiptare. Dhe me Projekt-Kushtetuten, kur ajo te miratohet neser, mund te denohesh penalisht po te quhesh shqiptar!
Teksti i Projekt Kushtetutes eshte bere i njohur. Por as Hashim Thaci, as Fatmir Sejdiu dhe askush nga deputetet e Kuvendit te Kosoves nuk ka folur, nuk kane thene asnje fjale. Qe do te thote se edhe ata kane frike te jene shqiptare! (Per gati nje shekull, me dhune dhe masakra shovinizmi serb nuk arriti dot tua mohoje identitetin kombetar shqiptar. Por per nje dite, qeveritaret aktuale te Kosoves pranuan vete te mos jene shqiptare!!)
Pra ata pranojne te jene pa identitet kombetar, boll te qeverisin nje vend pa emer, pa komb shumice, por me pakica konkrete.


Shikoni, sa i perket kesaj ēeshtje eshte shume e thjesht!
Ne duhet te veprojme pike e per pe siq na thojne te huajt, Shba dhe Bashkimi evropian, dhe as nje presje ne ate Kushtetute nuk do te vihet pa e pase miratimin total te atyre fuqive qe na ben shtet. Pse ndodh kjo? Sepse ata na ēliruan nga okupatori Serbia. Na administruan per 8 vite me nje sundim kolonial (ne te vertet "sui generis" ishte Unmiku apo siē e kane quajtur "eksperiment", perderisa populli zhytej e mbytej ne varferi, papunesi, mungese drite, korrupcion etj....) Pasi na ēliruan, pas nje fushate bombardimesh ajrore 72 ditesh kunder Serbise qe u detyrua te gjunjezohet, SOT na e dhane edhe pavarsine, mirpo sipas "konceptit" te tyre, NA u imponuan simbolet _ dhe kjo ēeshtja e simboleve eshte vetem nje imponim i vogel, hajt se do ta shihni punen e Kushtetutes!
Per kete motiv, nuk eshte fer per kta udheqesit tane kur thojne se NA e ēliruam Kosoven, bile kur thojne kete gje duken shume te bindur per kete! E ēlirut K*** tem!
E kam thene edhe me pare, dhe po e perseris, luften ne e kemi humb !! Dhe kete realitet duhet ta pranojme. Kroacia e fitoj luften, per kete motiv i beri zyrtare simbolet e saj kuptimplote , kushtetute qe i mbron interesat e kroateve ne rend te pare. Kurse ne, ku jemi? Mendoni mire!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 01-03-08 nė 02:08
dardan100 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė