Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-03-08, 21:22   #48
VIRGJERESHA
 
Avatari i VIRGJERESHA
 
Anėtarėsuar: 28-11-07
Vendndodhja: GJAKOVE
Postime: 46
VIRGJERESHA me shokė shumeVIRGJERESHA me shokė shume
Gabim Titulli: A eshte DASHURIA e VERBER,dhe pse???

postimi origjinal Legenda

shum em ka pelqy tregimi yt

Dikur moti
Dikur moti, te gjitha ndjenjat dhe kualitetet e njeriut u gjenden se bashku ne nje
vend te fshehte ne toke. Kur MERZIA u kot per te treten here,QMENDURIA ,
si gjithnje e qmendur, propozoi:"Ejani te luajme symbyllaz!”INTRIGA ngriti
vetullen e djathte,ndersa KURRESHTJA,duke mos mundur te permbahet pyeti:
"Symbyllaz?Qfare loje eshte kjo?"
"Kjo eshte nje loje", filloj te sqaroje QMENDURIA,”ne te cilen une i mbylli syte
dhe numeroj deri ne nje milion, derisa te gjithe te fshiheni diku.Kur te perfundoj se
numeruari, nisem ne kerkim,ate qe nuk e gjej, ai eshte fitues”
ENTUZIJAZMI filloj te vallezoj nga gezimi, EUFORIJA e percillte pas.
FATI kercente aq shume keshtu qe arriti t’i binde edhe DYSHIMIN dhe
APATINE te cilen asgje kurre nuk e interesonte.
Por nuk ishin te gjithe te pajtimit qe te luanin.E VERTETA ishte kunder asaj qe te
fshehej,por edhe pse te fshehej? Edhe ashtu ne fund, te gjithe e gjejne.
KRENARIA mendonte se kjo ishte nje ide e marre,edhe pse ne nje menyre e brente
se pse nuk ju kish kujtuar kjo loje mu asaj. KUJDESI nuk deshironte qe te
rrezikonte...”Nje,dy,tre...” filloj te numeroje QMENDURIA.
E para u fsheh PERTACIA e cila si zakonisht , vetem u hodh pas gurit te pare qe
ishte ne rruge. BESIMI u fsheh ne qiell,VARESHMERIA u fsheh nen hijen e
SUKSESIT, i cili me shume mundime u ngjit ne majen e lisit me te gjate.
ZEMERGJERESIA assesi nuk arrinte te vendoste se ku te fshehej,sepse secili vend
i dukej i perkryer per t’i fshehur shoket se pari. BUKURIA kerceu ne liqenin e
kthjellet dhe te kristalte,ndersa TURPI u fut ne nje te qare te nje druri.
MREKULLIA gjeti vendin e vet ne krahet e flutures, e LIRIA ne krahet e eres.
EGOIZMI gjeti vendstrehim ne nje vend te bukur dhe plot rreze, por vetem per vete!
GENJESHTRA u fsheh ne thellesi te oqeanit ( e genjejne se eshte fshehur ne fund te
ylberit) ndersa MALLI
dhe EPSHI ne kraterin e vullkanit.HARRESA harroj te fshehej,por kjo nuk eshte me
rendesi.Kur QMENDURIA numeroi 999.999, DASHURIA akoma nuk kishte gjetur
vendin e saj per tu fshehur, sepse te gjitha vendet i kishin zene. Veshtroj lulishten me
trendafila , kerceu ne te duke u fshehur ne gongjet e bukura. "Nje milion", bertiti
QMENDURIA dhe filloj t’i kerkoje.Me te paren e gjeti PERTACINE pas gurit me
te aferm. Se shpejti degjoj edhe zerin e BESIMIT i cili po fliste per teologjine me
Zotin, ndersa MALLI dhe EPSHI te frikesuar dolen vete nga krateri i vullkanit.
Rastesisht aty ndodhej edhe VARSHMERIA dhe natyrisht SUKSESI, perderisa
EGOIZMIN nuk qe nevoja as ta kerkoje fare.Kerceu vet nga venstrehimi i bukur
dhe plot rreze, qe kishte qene nje zgjua bletesh.Nga ky kerkim i gjate
QMENDURINE e kaploi etja dhe ne liqenin e kristalte gjeti BUKURINE.Me
DYSHIMIN e pat me lehte, sepse ai nuk mund te vendoste per vendstrehim dhe kishte
zene vend pas nje guri qe ishte aty afer.Keshtu QMENDURIA dalengadale i gjeti
gati te gjithe.TALENTIN ne kallirin e arte te grurit,TELASHEN ne barin e djegur,
GENJESHTREN ne fund te ylberit( genjejne,ajo qe fshehur ne fund te oqeanit),
ndersa HARRESA kishte harruar fare se jane duke luajtur...Vetem DASHURINE
nuk mund ta gjenin askund!
QMENDURIA kerkoi ne qdo kaqube dhe ne qdo maje bjeshke, dhe atehere kur eshte
u zemerua , shikoj lulishten. Hyri ne te , mori nje rremb te thare dhe nga mossuksesi i
vet dhe nga zemerimi filloi t’i godase me te trendafilat e bukur.Pernjehere u degjua
nje klithme dhembjeje. Gjembat e nje trendafili gervishen syte e DASHURISE.
QMENDURIA nuk dinte se qka te bente apo nga t’ia mbante qe ta zhbente ate qe i
beri DASHURISE. Qante dhe kerkonte falje nga ajo. Me ne fund vendosi qe te rrinte
gjithmone perkrah DASHURISE dhe t’i ndihmonte.
Qe nga ajo kohe, kur per te paren here ne toke u luajt loja symbyllazi,DASHURIA
ESHTE E VERBER DHE QMENDURIA E PERCJELLE !!!
VIRGJERESHA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė