Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-03-08, 05:11   #61
uliksi31
 
Anėtarėsuar: 19-11-03
Vendndodhja: catskills
Postime: 10,218
uliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shtetet e Bashkuara tė Amerikės

Fried: Nuk do tė lejojmė ndarjen e Kosovės


Shtetet e Bashkuara e kundėrshtojnė ndarjen e Kosovės, tha pėr Radion Evropa e Lirė ndihmės-sekretari i Shtetit, Daniel Fried. "Ky nuk ėshtė vetėm mendim i Shteteve tė Bashkuara, por edhe i partnerėve tanė evropianė. Madje, edhe Rusia formalisht e ka hedhur poshtė ndarjen e Kosovės", tha ai.
“Ne e hedhim poshtė ndarjen e Kosovės. Ne e kemi njohur pavarėsinė e Kosovės dhe atė tėrė Kosovėn; dhe, nė tė njėjtėn kohė, kemi insistuar, ndėrsa Qeveria e Kosovės ėshtė dakorduar se duhet tė respektohen tė drejtat e komunitetit serb”, ka shtuar Fried.
“Ka pasur dhunė qė nga shpallja e pavarėsisė sė Kosovės, mė vjen keq tė them, nga radikalėt brenda komunitetit serb nė Kosovė dhe e cila, druaj se ėshtė nxitur edhe nga disa radikalė nė Beograd, i cili pėr fat tė keq ėshtė mjaft i papėrgjegjshėm”.
Fried ka shprehur keqardhje pėr incidentin, siē e quajti ai, tė madh, qė ka ndodhur ditė mė parė nė Mitrovicė. “Paqeruajtėsit e Kombeve tė Bashkuara, forcat e Kombeve tė Bashkuara dhe KFOR-i, forcat e NATO-s, u sulmuan me granata dhe armė automatike. Kjo erdhi nga radikalėt serbė. Kjo ishte gjė e keqe”, u shpreh ai.
Megjithatė ai thotė se Serbia duhet tė shohė pėrpara drejt tė ardhmes evropiane tė saj. “Unė shpresoj se do tė shohė. Serbia ka tė drejtė pėr njė tė ardhme evropiane. Populli i Serbisė nuk do tė duhej tė shtyhet nė izolim. Barriera tė vetme ndėrmjet Serbisė dhe Evropės tash janė ato, tė cilat serbėt do t'i vėnė nė rrugėn e tyre”, pėrfundoi Fried. /rel/telegrafi/

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 22-03-08 nė 10:48
uliksi31 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante