Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-03-08, 23:49   #41
gen|us
WwW.Dardania.De
 
Avatari i gen|us
 
Anėtarėsuar: 17-05-07
Postime: 44
gen|us i vlerėsuar jo keq
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek gen|us Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek gen|us Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek gen|us Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek gen|us Send a message via Skype™ to gen|us
Gabim Titulli: Gazeta elektronike sportive: "FUTBOLLI

Liga e Kampionėve:Liverpool mposht Marseillen

• Liverpool ėshtė kualifikuar mė tej nė Ligėn e Kampionėve, pas fitores sė thellė prej 4-0, nė udhėtim tek ekipi i Lorik Canės, Olimpique Marseille - i cili tash do t'i vazhdojė garat nė Kupėn UEFA. Nga grupi A, i kualifikuar dhe nė pozitėn e parė tashmė ėshtė Porto, pas fitores 2-0, si nikoqir i Besiktasit.


Grupi A Ekipi anglez kaloi nė epėrsi mjaft herėt pėrmes Gerrard, qė humbi penaltinė por qė shfrytėzoi topin e rikthyer, pėr ta ēuar nė avantazh ekipin e tij (4’). Shumė shpejt shėnoi edhe Torres, pėr avantazhin 2-0.

Francezėt vazhduan tė bėjnė presion duke kėrkuar gol, por kjo nuk ndihmoi. Liverpool shfrytėzoi kundėrsulmet, pėr tė shėnuar edhe dy gola tė tjerė, tė cilėt erdhėn pėrmes Kuyt, me fillimin e pjesės sė dytė (48’), dhe Babel, nė minutat e fundit tė ndeshjes (90’).

Porto ka shėnuar fitore prej 2-0 nė vend tė vet ndaj turqve tė Besiktas, me golat e Gonzalez (44’) dhe Quaresma (62’), duke mbajtur pozitėn e parė nė grupin A me 11 pikė. Liverpool mbledh 10 nė pozitėn e dytė, ndėrsa Marseille mbetet me 7 dhe eliminohet nga Liga e Kampionėve, ndėrsa do ta vazhdojė betejėn nė Kupėn UEFA.

Grupi B

Chelsea, qė kishte siguruar kualifikimin qė nė ndeshjet e kaluara, ka barazuar pa gola nė fushė tė vet, pėrballė Valencias, nė kuadėr tė grupit B. Schalke po ashtu ėshtė kualifikuar, pas fitores nė fushė tė vet, me rezultat 3-1 ndaj Rosenborgut.

Gjermanėt kaluar dy herė nė epėrsi pėrmes Asamoah (12’) dhe Rafina (19’), para se norvegjezėt tė ngushtonin epėrsinė me anė tė Kone (23’). Por ishte Kuranyi ai qė vulosi rezultatin, qė nė pjesėn e parė (36’), duke siguruar edhe kualifikimin e Schalkes.

Chelsea mban 12 pikė nė pozitėn e parė, ndėrsa Schalke 8 pikė. Rosenborg me 7 pikė do tė vazhdojė garėn nė Kupėn UEFA.

Grupi C

Real Madrid dhe Olimpiakos, janė dy ekipet tjera qė do tė vazhdojnė garėn nė fazėn e ardhshme eliminuese, tė Ligės sė Kampionėve. Real shėnoi fitore tė lehtė ndaj italianėve tė Lazios, me rezultat 3-1, ndėrsa Olimpiakos 3-0 ndaj gjermanėve tė Werder.

Spanjollėt avancuan tri herė nė pjesė tė parė, pėrmes Baptista (13’), Raul (15’) dhe Robinho (36’). Golin e vetėm tė mysafirėve e shėnoi maqedonasi Pandev dhjetė minuta para pėrfundimit tė ndeshjes, ndėrsa Tomaso Rocchi humbi njė penalti nė minutat shtesė tė ndeshjes.

Olimpiakos ka qenė befasia e kėsaj faze grupore tė Ligės sė Kampionėve. Grekėt shėnuan fitore prej 3-0 nė fushė tė vet, ndaj Werder Bremen, duke vazhduar garėn e mėtejme. Stoltidis shėnoi dygolėsh (12’ dhe 74’) dhe njė tjetėr erdhi nga Kovacevic (70’).

Real Madrid dhe Olimpiakos mbledhin nga 11 pikė, por Real mban pozitėn e parė. Bremen do tė garojė nė Kupėn UEFA.

Ndeshjet e grupit D, janė luajtur qė nė javėn e kaluar, pėr shkak tė pjesėmarrjes sė Milanit nė Kupėn Botėrore tė Klubeve. Nga ky grup janė kualifikuar Milani dhe Celtic, derisa Benfica vazhdon garėn nė Kupėn UEFA.
gen|us Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė