Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-04-08, 19:29   #68
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shtetet e Bashkuara tė Amerikės

Hapja e ambasadės sė SHBA-ve, njė fazė e re e pėrkushtimit tė thellė amerikan nė Kosovė, tha Kajdanou

Prishtinė, 8 prill Zyra amerikane nė Prishtinė sot u ngrit nė nivel Ambasade tė Shteteve tė Bashkuara nė vendin tonė, gjatė njė ceremonie nė tė cilėn morėn udhėheqėsit mė tė lartė tė vendit - Presidenti i Republikės Fatmir Sejdiu, Kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe Kryeministri Hashim Thaēi. E ngarkuara me punė nė ambasadėn e posahapur nė Prishtinė, Tina Kajdanou, tha se si rrjedhojė e statusit tė ri tė Kosovės si vend i pavarur, i njohur nga shumė prej kombeve mė tė fuqishme dhe mė tė pėrparuara tė botės, kanė marrė leja nga Kongresi i SHBA ve pėr tė hapur formalisht si Ambasadė e Shteteve tė Bashkuara.

"Gjersa Zyra e SHBA ve nė Prishtinė ka funksionuar pėr shumė vite me tė gjitha pėrgjegjėsitė dhe detyrat e njė misioni tė zellshėm diplomatik, emėrimi si ambasadė pasqyron njė fazė tė re nė zhvillimin tonė dhe nėnvizon pėrkushtimin tonė tė thellė dhe tė qėndrueshėm pėr tė punuar pėr pėrparimin e Kosovės dhe popullit tė saj", tha znj.Kajdanou nė ceremoninė e hapjes. "Jam shumė krenare me atė qė ky Mision ka arritur gjatė kėtyre viteve, dhe jam posaēėrisht krenare me punėn e madhe dhe pėrkushtimin e stafit tim, si amerikan ashtu edhe vendor", vlerėsoi znj. Kajdanou.

Me kėtė rast znj.Kajdanou para tė pranshmėve pėrcolli urimet e Qeverisė amerikane dhe tė Sekretares sė Shtetit Kondoliza Rajs, e cila kishte dėrguar pėrshėndetjet e saja personale.

Nga ana e tij, Presidenti Fatmir Sejdiu nė fjalėn e tij tha se Kosova ka tashmė njė histori tė marrėdhėnieve speciale me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės qė janė farkuar nėpėr kohė tė stuhishme tė ekzistencės sonė.

"Po mbushen 12 vjet qė kur kemi njė pėrfaqėsim diplomatik tė SHBA ve nė Kosovė. Hapja e Zyrės amerikane mė 6 qershor 1996, qė u bė nga Nėnsekretari amerikan i Shtetit Xhon Kornblum, ka shėnuar vendosjen e pranisė amerikane nė Kosovė nė rrethana tė veēanta. Ky shėnonte njė moment tė rėndėsishėm tė marrėdhėnieve tė shkėlqyeshme nė mes tė Kosovės dhe SHBA ve, do tė thoshte mė 1996 Presidenti Ibrahim Rugova, i cili me tė drejtė e quante kėtė lidhje 'miqėsi tė pėrhershme' nė mes tė dy vendeve tona", theksoi Presidenti Sejdiu.

Presidenti Sejdiu shtoi se Presidenti amerikan George W. Bush, nė letrėn e tij tė njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės, qė ia ka dėrguar tė nesėrmen pas shpalljes, pėrkujtonte "lidhjet e thella dhe tė sinqerta tė miqėsisė qė bashkojnė njerėzit tanė". "Kjo miqėsi, theksonte Presidenti Bush, e farkuar gjatė orėve mė tė errėta tė tragjedisė sė Kosovės, ėshtė bėrė edhe mė e fortė nė nėntė vitet qė kur ka mbaruar lufta nė Kosovė", theksoi Sejdiu, duke shtuar se me hapjen e Ambasadės sė SHBA ve nė Prishtinė, po kurorėzohet njėra pjesė e punės pėr vendosjen e marrėdhėnieve tė plota diplomatike nė mes tė Kosovės dhe SHBA ve.

Kryeministri Hashim Thaēi e ka cilėsuar si ditė tė veēantė hapjen e Ambasadės amerikane nė Prishtinė. "Dita e sotme ėshtė e veēantė pėr ne sepse miku ynė i madh, SHBA tė po avancojnė statusin e pranisė sė tyre nė shtetin tonė tė ri. Por, dita e sotme nuk ka tė bėjė vetėm me ndryshimin e kėtij statusi, simbolika e kėsaj ngjarje ėshtė evidente dhe historike", u shpreh Kryeministri Thaēi. Ndryshe, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės (SHBA) ėshtė nė mesin e vendeve tė para tė botės tė cilat e kanė njohur Kosovėn shtet tė pavarur dhe sovran dhe qė po hap ambasadėn e saj nė Prishtinė.

QIK-u
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė