Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-07-08, 07:51   #73
uliksi31
 
Anėtarėsuar: 19-11-03
Vendndodhja: catskills
Postime: 10,218
uliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shtetet e Bashkuara tė Amerikės

Shala: Takimi i udhėheqėsve tė Kosovės me presidentin Bush, me rėndėsi historike





Zėri i Amerikės

21-07-2008



Takimi i sė hėnės i udhėheqėsve tė Kosovės mė presidentin e Shteteve tė Bashkuara Xhorxh Bush, nė Prishtinė shihet si njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme dhe mė me peshė pėr tė ardhmen e Kosovės. Vizita e presidentit dhe kryeministrit tė vendit nė Shtetet e Bashkuara, ėshtė e para qė nga shpallja e pavarėsisė sė Kosovės mė 17 shkurt. Ky hap u mbėshtet nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore tė Bashkimit Evropian, ndėrsa u kundėrshtua ashpėr nga Serbia dhe Rusia.
Analistėt thonė se vizita nė shtetet e Bashkuara dėshmon pėr pėrkushtimin amerikan ndaj tė ardhmes sė shtetit tė ri. Publicisti e analisti i njohur Blerim Shala thotė se pa mėdyshje qė takimi i sotėm ėshtė me rėndėsi historike pėr Kosovėn.
"Nuk ka pasur takim mė tė preferuar pėr vetė udhėheqėsin tonė, pėr kosovarėt sesa tė shkojnė nė Uashington dhe tė priten nga presidenti Bush, nga zonja Rajs, nga sekretari Gejts, sepse dihet fare mirė se ēfarė kanė bėrė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės pėr Kosovėn, veēmas nė harkun kohor prej vitit 1992, pra prej kėrcėnimit tė Kėrshėndellave e deri sot. Pra ėshtė njė vizitė falėnderimi nga pala kosovare, por ėshtė njė vizitė ku pak duhet tė merremi me tė kaluarėn e shumė mė tepėr me tė ardhmen", tha zoti Shala.
Ai thotė se vizita e udhėheqėsve mė tė lartė tė vendit nė Uashington ėshtė njė rast i veēantė pėr vendosjen nė binarė tė duhur tė disa proceseve siē ėshtė njohja e Kosovės, vendosja e qėndrueshmėrisė, ēėshtja e integritetit tokėsor, e krijimit tė forcės sė sigurisė dhe nė pėrgjithėsi ndėrtimit tė shtetit funksional. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara kanė investuar pėr krijimin e njė shteti tė tillė dhe qė Kosova tė jetė njė rrėfim i suksesshėm. Zoti Shala beson se takimi i sotėm do tė ndikojė edhe nė shtimin e numrit tė vendeve qė do tė njohin pavarėsinė e Kosovės.
"Presidenti Bush takohet rrallė me burra shteti tė vendeve tė vogla, siē ėshtė Kosova. Dhe nė kėtė mėnyrė pėrēohet njė mesazh shumė i qartė se prapa kėtij shteti qėndrojnė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe perėndimi nė pėrgjithėsi. Kjo ėshtė njė punė e madhe. Asesi nuk duhet tė mos e vlerėsojmė me nota mė tė larta, megjithėse, duhet tė themi hapur qė, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė bėrė punė tė jashtėzakonshme prej 17 shkurtit. Duhet thėnė sinqerisht qė shumica e njohjeve qė kanė pasuar prej 43 shteteve, janė rezultat i partneritetit midis Uashingtonit dhe Brukselit, i partneritetit midis Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe bashkimit Evropian".
Zoti Shala, ėshtė pjesė e njė nisme joqeveritare qė angazhohet pėr shtimin e numrit tė njohjeve pėr Kosovėn. Ai thotė se njohja e deritashme e pavarėsisė nga mėse 40 vende tė botės paraqet njė fillim tė mirė tė procesit qė mė vonė shėnoi njė ngecje dhe kjo ēėshtje kėrkon njė analizė reale.
"Kemi njė koncentrim tė njohjeve. Kur e shihni hartėn e botės dhe ta zėmė, i bėni me ngjyrė tė kaltėr shtete qė na kanė njohur, ju do ta shihni qė kemi gati krejt Evropėn, kemi gati krejt hemisferėn perėndimore qė na kanė njohur, ndėrsa kemi probleme tė mėdha me shtetet e kontinenteve si nė Azi, nė Amerikėn Latine, nė Afrikė qė akoma hezitojnė, akoma nuk e dinė pėr ēfarė bėhet fjalė. Mendoj qė nė kėtė aspekt ne mund tė bėjmė, diplomacia jonė megjithėse i ka hedhur tek hapat e parė, kemi shumė pengesa nė kėtė aspekt, kemi shumė probleme, por mund tė bėhej shumėēka pėr arsye se shumėkush prej kėtyre shteteve dėshiron tė shohė se ēka ėshtė Kosova, pse nė jemi bėrė shtet, pse e kemi merituar qė tė bėhemi shtet".
Zoti Shala ėshtė i bindur se Shtetet e Bashkuara do tė vazhdojnė tė mbėshtesin Kosovėn edhe nė tė ardhmen pavarėsisht se kush do tė fitojė nė zgjedhjet e nėntorit. E kaluara ėshtė dėshmi e njė qėndrimi tė tillė tė Shteteve tė Bashkuara, roli udhėheqės i tė cilave nė procesin politikė nė Kosovė vlerėsohet i pazėvendėsueshėm.//kk//

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 23-07-08 nė 18:08
uliksi31 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė