Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-07-08, 14:28   #165
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Dobins: As Serbia, as Rusia nuk mund ta bllokojnė anėtarėsimin e Kosovės nė BE dhe nė NAT0

Pragė, 23 korrik - Ish emisari amerikan pėr Ballkanin Xhems Dobins, mendon se Rusia dhe Serbia do tė vazhdojnė tė rezistojnė dhe t'ua vėshtirėsojnė punėn Qeverisė sė Kosovės, Kombeve tė Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Megjithatė ai nuk mendon se Moska dhe Beogradi janė nė pozitė qė fundamentalisht ta bllokojnė misionin e BE-sė. Ndonėse mund tė krijojnė komplikime, ato nuk mund ta bėjnė tė pamundshme vendosjen e EULEX-it. "Nė fund tė fundit, Bashkimi Evropian do tė vendoset dhe ende do tė ketė njė mbetje tė pranisė sė Kombeve tė Bashkuara, pėr aq kohė sa rezoluta e Kėshillit tė Sigurimit do tė jetė nė fuqi si kornizė juridike pėr praninė ndėrkombėtare atje", tha Dobins pėr REL, duke shtuar se kjo rezolutė nuk mund tė ndryshohet pa pajtimin e Rusisė. Duke folur pėr perspektivėn e integrimeve euroatlantike tė Kosoėvs dhe Serbisė, Dobins thotė se Shtetet e Bashkuara dhe pjesa mė e madhe e vendeve evropiane do tė dėshironin t'i shihnin tė dyja vendet si anėtare tė BE sė dhe tė NATO s. Por, anėn tjetėr Donbins mendon se "as Serbia e as Rusia nuk kanė ndonjė mundėsi pėr ta bllokuar anėtarėsimin e Kosovės nė kėto organizata". Nė kontekstin e kėrcėnimit real tė ndarjes sė Kosovės dhe reagimit tė bashkėsisė ndėrkombėtare, Dobins ėshtė mendimit se ndėrkombėtarėt nuk do tė lejojnė "de jure" ndarjen e Kosovės. "Kjo do tė thotė se nuk do ta njohė ndarjen", thotė Dobins, ndonėse siē shprehet "nė njė shkallė kjo ndarje tashmė ekziston". "Komuniteti ndėrkombėtar do tė vazhdojė tė pėrdorė masa ekonomike dhe politike, me qėllim qė gradualisht ta dobėsojė kėtė ndarje dhe ta riunifikojė Kosovėn". Ndėrkaq nė lidhje me mundėsinė e ndryshimit tė qėdrimit tė qeverisė sė Serbisė ndaj politikės karshi Kosovės sė pavarur, Dobins thotė se kjo nuk do tė ndodhė shpejt. "Mendoj se qeveria do tė vazhdojė tė rezistojė qė ta njohė pavarėsinė e Kosovės dhe do tė vazhdojė tė krijojė vėshtirėsi pėr Kosovėn. Por, ėshtė e qartė se fokusi prioritar i saj do tė jetė nė lėvizjen drejt marrėdhėnieve mė tė afėrta me Perėndimin", tha Dobins.

Qiproja thotė se nuk e pėrkrah pavarėsinė e Kosovės

Beograd, 23 korrik - "Qiproja ka pėrsėritur se nuk e njeh dhe nuk e pėrkrah pavarėsinė e Kosovės", ka thėnė sot ministri i Punėve tė Jashtme tė Serbisė, Vuk Jeremiq, nė konferencėn e pėrbashkėt pėr gazetarė me shefin e diplomacisė qipriote, Markos Kiprianu nė Beograd. Ministri i Jashtėm i Qipros ka thėnė se pėrkrahja qipriote pėr Serbinė rreth Kosovės konsiston nė "respektimin e parimeve tė sė drejtės ndėrkombėtare, qė ėshtė njė nga parimet themelore tė respektimit tė integritetit territorial dhe sovranitetit tė vendit". Qiproja bashkė me Spanjėn, Rumaninė dhe Sllovakinė kėmbėngul nė mosnjohjen e pavarėsisė sė Kosovės.

UNMIK u dhe Policia e Kosovės mohojnė se Karaxhiq e Mlladiq kanė qėndruar nė Kosovė

Prishtinė, 23 korrik - UNMIK ku dhe Policia e Kosovės kanė mohuar mundėsinė e qėndrimit eventual tė Radovan Karaxhiqit, me emrin e rremė, Dragan Dabiq dhe Ratko Mlladiqit nė vendin tonė. Nė konferencėn e sotme me gazetarė ata thanė se Policia e UNMIK ut dhe ajo e Kosovės ėshtė duke funksionuar nė veri dhe se nuk ka informacione tė tilla. Zėdhėnėsi UNMIK ut, Rasel Giki tha se UNMIK u mohon tė kėtė informacione se i shumė kėrkuari pėr krime lufte nė Bosnje Radovan Karaxhiq, me emrin e rremė Dragan Dabiq dhe bashkėpunėtori i tij gjithashtu i kėrkuar nga Gjykata e Hagės, Ratko Mladiq tė kenė qėndruar nė Kosovė. Edhe zėdhėnėsi i Policisė tė Kosovės Veton Elshani tha se deri mė tani nuk kanė ndonjė informatė pėr qėndrimin e kėtyre personave nė Kosovė. Por nė anėn tjetėr nė pyetjen nėse pėrfaqėsuesit e UNMIK, KFOR it dhe Policės sė Kosovės mund tė garantojnė se Karaxhiq dhe Maldiq nuk kanė hyrė kurrė nė Kosovė, zėdhėnėsi i UNMIK ut, tha "jo".

Propozohen ndryshime nė qeverinė shqiptare

Tiranė, 23 korrik - Kryeministri Sali Berisha i ka propozuar Presidentit tė Shqipėrisė Bamir Topi emėrimin nė postin e Zėvendėskryeministrit Genc Pollo, ndėrsa nė postin e Ministrit tė Arsimit dhe Shkencės qė e mbante Pollo, ai propozon emėrimin Fatos Bejės, nėnkryetar aktual i Kuvendit. Ndėrkaq nė postin e Ministres sė Shėndetėsisė ai porpozon znj. Anila Godo dhe lirimin nga kjo detyrė tė Nard Ndokės.

BE i pezullon miliona dollarė ndihma Bullgarisė

Bruksel, 23 korrik - BE ka pezulluar miliona dollarė ndihma pėr Bullgarinė pas njė serie raportesh qė kritikonin ashpėr qeverinė se kishte dėshtuar tė luftonte korrupsionin dhe krimin e organizuar. BE po i mban fondet nė linjė me paralajmėrimet e dhėna mė herėt Bullgarisė kur vendi u anėtarėsua nė BE nė janar tė vitit tė kaluar dhe ka ndaluar pagesat pėr dy agjenci qeveritare. Drejtuesit e BE sė thonė se megjithė disa pėrpjekje pėr tė luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, institucionet duken tė mira nė letėr, por nuk japin rezultate nė praktikė. BE ka paralajmėruar edhe Rumaninė pėr progresin e ngadaltė nė kėtė fushė. Njė zėdhėnės i Komisionit evropian tha se BE donte tė ndihmonte tė dy vendet, por rezulatat duhet tė vinin nga brenda vendit. Pėr shkak tė shqetėsimeve nė masė tė madhe, pėrsa i takon zgjerimit tė mėtejshėm tė Bashkimit Evropian, mesazhi nga Komisioni Evropian ėshtė se nėse tė rinjtė nuk sillen siē duhet ata do ta paguajnė.

Parlamenti maqedonas pritet tė miratojė ligjin pėr liberalizimin e vizave me Shqipėrinė

Shkup, 23 korrik - Parlamenti maqedonas pritet tė miratojė ligjin pėr liberalizimin e regjimit tė vizave me Shqipėrinė. Kohė mė parė ky ligj u bė tejet i diskutueshėm pėr shkak se autoritetet maqedonase thanė se ligjin pėr tė huajtė do ta zbatonin edhe pėr shtetasit e Shqipėrisė qė nėnkuptonte se shtetasit shqiptarė pėr hyrje nė Maqedon vizat duhej t'i siguronin nė Tiranė e jo nė vendkalimet kufitare. Ligji i ri mundėson qė qytetarėt e dy vendeve pa ndonjė procedurė tė theksuar tė mund tė kalojnė nga njėri nė shtetin tjetėr. Sipas marrėveshjes, shtetasit e njė vendi do tė mund tė qėndrojnė nė vendin tjetėr 90 ditė brenda njė periudhe prej gjashtė muajve. Gjithashtu, parashikohet qė banorėt e zonave kufitare, 20 kilometra nga kufiri, do tė mund tė kalojnė nė vendin fqinj vetėm me karta identiteti.

Obama thotė se Izraeli do tė jetė top prioritet

Tel Aviv, 23 korrik - Barak Obama u zotua tė forcojė lidhjet me Izraelin dhe tė konsiderojė prioritet kryesor sigurinė e kėtij vendi, nė rast se zgjedhet president i SHBA ve. Kandidati i Partisė Demokratike i bėri komentet gjatė takimit me presidentin e Izraelit Shimon Peres. Obama do tė vizitojė edhe Bregun Perėndimor dhe do tė takohet me presidentin palestinez Mahmud Abbas. Gjatė turneut, Obama ka vizituar Afganistanin, Irakun dhe Jordaninė. Gjatė javės, ai do tė qėndrojė nė Gjermani, Britani dhe nė Francė.

Rajs takon homologun nga Koreja Veriore

Kuala Lumpur, 23 korrik - Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs u takua me shefin e diplomacisė sė Koresė Veriore, pėr tė parėn herė nė katėr vitet e fundit tė karakterizuara nga mosmarrėveshjet rreth programeve bėrthamore tė Penjanit. Rajs dhe Pak Ui Chun u takuan nė Singapor me zyrtarėt e vendeve tė tjera tė pėrfshira nė bisedimet pėr ēarmatosjen e Koresė Veriore. Ministri i Jashtėm i Kinės Yang Jiechi e cilėsoi takimin tė rėndėsishėm dhe tha se tregon vullnetin pėr tė shtyrė pėrpara procesin e ēarmatosjes.

Irani nuk heq dorė nga programet atomike

Teheran, 23 korrik - Presidenti Mahmud Ahmadinejad tha se Irani nuk do tė lėshojė pe nė mosmarrveshjet rreth programeve bėrthamore. "Kombi iranian po ndjek rrugėn e tij tė drejtėsisė dhe dinjitetit, nuk do tė tėrhiqet nėn presionin e fuqive tjera" tha Ahmadinejad. Ai sidoqoftė, lėvdoi pjesėmarrjen e amerikanėve nė rrethin e fundit tė negociatave pėr programet bėrthamore.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė