Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-08-08, 01:46   #18
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lidhja shqiptare e Prizrenit



Mirdita ne vitet e Lidhjes sė Prizrenit

A. Mirdita nė formimin e Lidhjes sė Prizrenit
Lidhja e Prizrenit u formua pak dita pasi turqit shtypėn me zjarr e hekur Lėvizjen e Mirditės. Banorėt e kėsaj krahine megjithėse tė djegur e tė sakatuar nga operacioni ndėshkimor i ushtrive turke, ndoqėn me shqetėsim lajmin e parhapur nė rrethet patriotike, pėr vendimin e Shėn Stefanit, tė cilat cėnonin rėndė integritetin territorial tė vendit. Pėrfaqsuesit e Mirditės vrapuan pėr nė Shkodėr pėr t’u marrė vesh merrethet patriotike tė atij qyteti, se ē’duhej tė bėnin.

Llesh Nikoll Pėrmargjeta i Spaēit, Ndue Mark Prendi i Kthellės, Preng Llesh Biba i Oroshit dhe Dedė Kola i Kashnjetit bashkė me krerėt e Malėsisė sė Shkodrės nėnshkruan protestėn qė, rrethet patriotike tė Shkodrės i dėrguan Vezirit tė Madh nė Stamboll mė 12 qershor 1878, me tė cilėn e lajmėronin se nuk pranonin lėshimin e asnjė pėllėmbė toke nga trojet e tyre. Po atė ditė ata firmosėn kėrkesėn drejtuar Kryeministrit anglez, Kontit Bikosfild nė Kongresin e Berlinit, nė tė cilin thuhej qė: “Shqipėria nuk mund tė pėrfaqėsohej nė atė Kongres nga qeveria turke, shqiptarėt qofshin katolikė,ortodoksė a muslimanė e urrejnė pushtuesin osman, po aq sa urrejnė ēdo pushtues tjetėr tė huaj… Ashtu sikur nuk jemi e nuk duam tė jemi turq, po ashtu do tė luftojmė me tė gjitha forcat tona kundėr cilitdo qė kėrkon tė na bėjė sllav, austriak apo grek. Ne s’duam tė jemi tjetėr veēse shqiptarė…”.

Nė kėtė kohė disas krerė tė Mirditės dhe tė krahinave fqinje tė saj, i dėrguan Kongresit tė Berlinit tė 18 qershorit tė 1878 kėrkesėn pėr njohjen e principatės autonome tė Mirditės nėn drejtimin e Preng Bibė Dodės. Ato ditė kur politika austriake e franceze nxitėn hartimin e kėrkesės pėr krijimin e “shtetit-principatė” tė Preng Bib Dodės, mė 24 qershor 1878, Komiteti i Shkodrės nisi pėr nė Prizren delegatėt e vet pėr tė marrė pjesė nė mbledhjen e komitetit kombėtar tė Prizrenit. Bashkė me delegatėt e Shkodrės dhe tė krahinave tė tjera nė Prizren shkuan edhe pėrfaqsuesit e Mirditės, Llesh N. Pėrmargjeta, Prengė Ll. Biba e Ndue M. Prendi, e ndėrsa nė Prizren pėrfaqsuesit e popullit Shqiptar betoheshin pėr tė mos lėshuar trojet e tė parėve, nė Berlin Fuqitė e Mėdha morėn nėpėr kėmbė interesat kombėtare shqiptare, duke i copėtuar tokat e saj midis shteteve ballkanike.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė